Festivali i pervitshëm i Famullisë së Shën Palit në Rochester Hills u hap me datën 3 Korrik 2014, për Festën e njohur të Pavarësisë së Amerikës. Për nder të kësaj feste, ky festival u themelua 23 vjet më parë , duke krijuar një traditë tashmë të njohur. Festivalin e organizon Kisha e Shën Palit nën drejtimin e Këshillit të saj dhe famullitarit, të cilët kujdesën për të gjitha detajet e mbarëvajtjes së tij, duke filluar që nga parkimi i makinave e deri në përcjelljen e të pranishmëve pa asnjë incident. Për këtë festival, organizohet guzhinë e posaçme ku, dikush në këmbë e dikush ulur nën tendën e madhe, e cila mund të sistemojë afro njëmijë përsona, pijnë dhe hanë, krahas muzikës dhe lojrave të ndryshme. Një kënd I posaçëm krijohet për lojrat e fëmijëve, ashtu siç disa vite ka pasur edhe gara për të rritur me kuaj, biqikleta etj…
Në katër netët e festivalit të këtij viti, moren pjesë mijëra shqiptar, nga të gjitha viset dhe besimet, duke u argëtuar nga artistet e njohur Joli Paparisto me grupin e valleve të rinjëve, Lindon Gjelaj, Gent Cakorja, Dorentina Berishaj, Fran Vulaj, Albina Ndreaj, Vasel Mitaj , Rrok Gjelaj dhe muzikanti B. Gjelaj
Në biseden që patëm me aktivistin e njohur Prenk Gjokaj, i cili për disa vite ka qënë kryetar i këshillit të kësaj Kishe, mësojmë se përpjekjet për këtë festival janë bërë disa vite para se të aprovohej, në vitin 1991. Porblemet e shqiptarëve (disave ) e vështirësonin dhënjen e lejes nga autoritetet e qeverisjes vendore, por më në fund u binden dhe, që prej fillimit e deri më sot nuk kemi pasë asnjë problem, veç disa ankesave të parëndësishme të ndonjërit prej komshinjëve ( atyre që e kanë shtëpinë afër Kishës).
Prenka tregon se, një vit pas këtij Festivali, fisi Gjokaj organizoi një piknik familjar, që e bëjnë çdo vit, prej vitit 1992.
Në netët e këtij festivali morën pjesë edhe amerikan nga qyteti i Rochester Hills dhe ndonjë mik i shqiptarëve me të cilët punojnë, ose kanë krijuar afinitete familjare. Majori i Qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett do ta përshëndeste këtë festival, duke falenderuar shqiptarët që vit për vit e kujtojnë 4 Korrikun në formën më të mirë të mundshme, duke mos lënë pa nënvizuar se dhe gruaja e tij i pëlqen shumë vallet shqiptare dhe ushqimet tradicionale të tyre.
Si prej shumë vitesh, Rrok Junçaj gjindet përherë në shërbim të këtij aktiviteti, sa te parkimi i makinave , sa te stafi i shërbimit. Në stafin e shërbimit të pijeve na bie në sy Kastriot Melakuqi dhe Petrit Doda. Gjatë shërbimit të tyre, shihet shumëllojshmëria e pijeve që shërbejnë. Vera e Rahovecit dhe Skraparit, vera dhe rakia e Malësisë, e Skraparit, konjaku shqiptar etj…
Poashtu, shërbehen byrekët tradicional, qoftet e zgares dhe sallatat. Veç këtyre edhe ëmbelsirat, akulloret për fëmijë, pufkat etj.
Këtë vit futet edhe një risi tjetër, llotaria ku disa përsona fitojnë televizorë të madhësive të ndryshme, biqikleta dhe ora, por edhe dyqanet e festivalit në anën lindore të Kishës. Aty do të gjëje vegla muzikore, CD dhe video me muzikë shqiptare nga Studio “ Malësia”, këndi i lojërave për fëmijë dhe të rritur. Nën çadra zhvillohej “kampionati” i shahut dhe dominove, ndërsa Ashley Wood shkrimtare amerikane, e ardhur me Bora Shehun nga Georgia, fotografojnë dhe kërcejnë valle shqiptare, ku sipas tyre janë krejt të veçanta dhe shumë dinamike.
Në veshjet popullore të ngjan se je në një mjedis shqiptar e jo në Veri të Amerikës, ne Michiganin e largët, ku një aktivitet të tillë do ta kishin lakmi edhe shqiptarët në Atdhe, në Kosovë a në Malësi, kudo që janë ata.
Rëndësia e tij është shumplanshe, por qoftë edhe për takimet që bëjnë njerëzit me njëri-tjetrin është i mjaftueshëm, larg metodave që pretendojnë dhe trumbetojnë prej vitesh disa “analistë” të komunitetit, të cilët kërkojnë ftesa përsonalitetesh e pritje me tufa lulesh që në aeroport, raporte e fjalime të gjata për Pavarësisnë e Amerikës, mbajtjen e festivaleve në qendra asnjanëse, thua se Qendra e Shën Palit po i bën katolikë , pse vijnë në një aktivitet me përmasa komëbtare, siç është ky Festival, apo shumë aktivitete të tjera, me përmasa kombëtare për nga përmbajtja dhe krejt shqiptare nga forma. Këtu, ne kemi parë prej vitesh të vijnë Ekrem Bardha, Nevruz Nazarko, Gëzim Basha e shumë e shumë të tjerë të besimit mysliman, por më së pari shqiptarë!
Don Fran Kola, si përherë i qeshur, është gjithnjë në levizje, duke u marrë edhe me detajet më të vogla të këtij aktiviteti, i cili u mbyll për t’u lënë vendin aktiviteteve të tjera që ka në kalendarin e këtij viti.