Nga: Shpëtim Zinxhiria
Arvanitasit në rolin si kryeministër e udhëhoqën Greqinë gjatë një periudhë të gjatë që nga pavarësia e saj e deri tek mbarimi i luftës së dytë botërore. Nuk ishte një rastësi që Greqia të ishte në duart e arvanitasve që nga 1847 deri më 1950. Nga të gjithë këta kryeministra që udhëhoqën Greqinë lë vend për tu përmendur Dhimitër Bullgari, që është zgjedhur 8 herë si kryeministër i Greqisë. Janë këta kapedanë që luajtën një rol të rëndësishëm në revolucionin grek të 1821, janë këta politikanë që udhëhoqën këtë vend për 100 vjet, duke shkruar një nga historitë më të lavdishëm të popullit grek, të këtij populli që sot u ka hapur dyert rreth 700 mijë emigrantëve shqiptarë.
Një fakt i çuditshëm është se nga shteti shqiptar këta njerëz të ndritur janë lenë në mjergullën e harresës të plotë.
KIÇO XHAVELLA – KRYEMINISTËR I GREQISË 5 SHTATOR 1847 – 8 MARS 1848
Kiço Xhavellas, kryeministri i parë që merr drejtimin e Greqisë menjëherë pas pavarësisë së vendit me 5 shtator të 1847 deri më 8 mars të 1848. Ai lindi në Suli të Epirit me 1800 në një familje të njohur luftëtarësh. U rrit në Korfuz dhe vdes në Athinë me 1855. Ishte djali i dytë i Foto Xhavellas dhe nipi i Llambro Xhavellas. Ishte një nga udhëheqësit kryesor të revolucionit të 1821. Ne moshën 19 vjeç merr gradën e kapitenit, me emërohet dy herë ministër i Mbrojtjes më 1844 dhe 1849. Më 1824 ka luftuar së bashku edhe me arvanitasin kapedan Karaskaqi. Nga Kapodistrias ngarkohet të luftoj për një Greqi të pastër nga turqit. Në vitet e rezistencës ndaj mbretit të Greqisë së bashku me Kolokotronin burgoset. Në 1854, kur në Greqi filloi Lëvizja Çlirimtare e vendit kundër skllavërisë, së bashku me disa oficerë të tjerë souliotas mori përsipër operacionet në Epir, pas dështimit të operacionit, ka dalë në pension. Vdes më 9 mars të 1855.
JORGO KUNDURIOTI – KRYEMINISTËR 8 MARS 1848 -15 TETOR 1848
Lindi më 1782 në ishullin Hydra në një familje të njohur. Ka punuar si këshilltar i ministrit të shtetit, senator etj. Në qeverinë Kapodistra u zgjodh anëtar i Panheleni dhe më 1843 zgjidhet anëtar i asamblesë Kombëtarë. Me 8 mars të 1848 zgjidhët kryeministër i Greqisë. Vdes në moshën 76 vjeçare më 1858 në Athinë.
ANTONIO KRYEZI – KRYEMINISTËR I GREQISË 12 DHJETOR 1849-16 MAJ 1854
Lindi më 1796 Troizina në ishullin Hydra. Ishte një luftëtar dhe udhëheqës në Revolucionin Grek të 1821. Ka qenë dy herë kryeministër i Greqisë. Ka marrë pjesë në operacionet detare në Samos (korrik 1821) dhe Betejën e Spetsës (8 shtator 1822). Së bashku me Kanarin ka marrë pjesë në 1825 në operacionin për djegien e flotës egjiptiane në portin e Aleksandrisë. Në 1828 emërohet kapiten i (i parë marinës greke në këtë rast). Në 1836 bëhet ministër i Mariners Armansperg Qeverisë. Ai gjithashtu ka shërbyer në të Sekretarit të qeverisë së Aleksandrit Marinës. Në 12 dhjetor të 1849 bëhet kryeministër duke zëvendësuar një tjetër arvanitas kryeministër Kanarin. Vdes në moshën 69 vjeç në Athinë më 1865. Ishte martuar me Qiriakula Bullgari nga një familje arvanitase e njohur.
DHIMITËR BULLGARI (8 HERË KRYEMINISTËR I GREQISË)
22 Shtator 1855 – 13 Nëntor 1857; 11 Tetor 1862 – 9 Shkurt 1863; 25 Tetor 1863 – 5 Mars 1864; 3 Nëntor 1865 – 6 Nëntor 1865; 9 Janar 1866 – 18 Dhjetor 1866; 25 Janar 1868 – 25 Janar 1869 dhe 9 shkurt 1874 – 27 Prill 1875
Dimitrios Voulgaris lindi më 20 dhjetor të 1802 në ishullin Hydra afër Athinës, nga një familje e pasur. Ishte djali i beut Jorgo Bullgari. Për Greqinë ishte një politikan i shekullit të 19-të. Jo rastësisht për tetë herë u zgjodh si kryeministër i Greqisë. Në moshën 19 vjeç i futet karrierës politike, pasi në rrethin familjar. Antoni Kryeziu ishte kryeministër i Greqisë se asaj kohë. Zgjidhet dy herë delegat për në Kuvendin kombëtar (1825 dhe 1829) si përfaqësues i Argos në Hydra. Në 1832 ai u emërua Ministër i Marinës, një pozitë nga e cila ai dha dorëheqjen për të mos rënë dakord për kompromis nga luftëtarët e 1821. Në 1837 ai u zgjodh kryetar i Bashkisë në Hidra ku mban fronin qytetit për gjashtë vjet. Në 1845 ai u emërua senator dhe dy vjet më vonë u betua si ministër Detar nga qeveria Kolettis. Viteve në vijim e mori ministrinë e financave në qeverinë Kanari (1848), por nga ku ai dha dorëheqjen. Në shtator 1855 caktohet për të formuar një qeveri në të cilën mban postin e ministrit te Brendshme. Në shkurt dha dorëheqjen si kryeministër për të formuar një qeveri përsëri në tetor të atij viti (1863). Në 1865 formoi qeverinë me jetëshkurtër për tri ditë në janar 1866 u emërua përsëri kryeministër. Në janar 1868 fiton zgjedhjet dhe formoi një qeveri për një periudhë njëvjeçare. Më 1871 fitoi zgjedhjet, duke u zgjedhur njëkohësisht kryeministër për të shtatën herë, ndërsa në shkurt të 1874 zgjidhet për të tetën herë dhe të fundit si kryeministër i vendit. Në mars të 1875 fiton përsëri po në mënyrë mashtruese, ku dhe jep dorëheqjen si kryeministër dhe politikan, duke dalë në pension. Vdes në moshën 75 vjecare më 29 dhjetor të 1877 në Athinë.
ATHANASIO MIAULI – KRYEMINISTËR 13 NËNTOR 1857 – 26 MAJ 1862
Ka lindur më 1815 në ishullin Hydra në familjen e luftëtarit patriot Andrea Miauli. Më 1828 mbaron shkollën ushtarake në Gjermani. Më 1855 bëhet ministër detar në qeverinë e Dhimitër Bullgarit. Dy vite më vonë më 1857 zgjidhet kryeministër i vendit dhe më 25 prill të 2862 jep dorëheqjen duke u zëvendësuar nga Kolokotroni.
Vdes në Paris në moshën 52 vjeçar më 1867.
DHIOMIDHIS QIRIAKO – KRYEMINISTËR I VENDIT, 27 MARS 1863 – 29 PRILL 1863
Ka lindur më 1811 në ishullin e Spetces. Vinte në jetë nga një familje e madhe detare dhe luftëtar me origjinë arvanitase Diomedes, me nënkuptimin – e diel. Ishte avokat dhe politikan, më vonë edhe kryeministër i vendit. Ka studiuar për drejtësi në Francë, ku më 1835 bëhet Prokuror. Më 1840 dhe 1862 zgjidhet përfaqësues i ishullit Spetces. Ka dhënë një të rëndësishëm në hartimin e Kushtetutës së Greqisë më 1843. Më 1851 ai u bë profesor i Ligjit Kushtetues dhe në 1863 ai u zgjodh anëtar I Kuvendit të Dytë Kombëtar dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për Trajnim të Kushtetutës së re.
Në 1863 u emërua Ministër i Arsimit Publik ku shërbeu për rreth një muaj (nga 18 mars 1863 deri më 29 prill 1863). Vdes në Itali me 1859 në moshën 58 vjeçare.
E. REPOULIS. LINDUR NË 1863 NË KRANIDI.
KRYEMINISTËR 21.8.1917-28.8.1917 DHE 19.10.1917-3.1.1918.
Studioi për drejtësi dhe punoi në gazetari. Shërbeu si Redaktor i gazetës “Akropolis” dhe ishte një gazetar madh për një dekadë. Ai u bë Sekretari i Brendshëm ne vitin 1910 në anën e Venizelos. Në vitin 1913 mori kontrollin e menaxhimit të përgjithshëm. Në vitin 1915 u bëhet Ministër i Financave dhe Ministri i Brendshëm, ndërsa në vitin 1916 dhe zëvendës Kryetar i Qeverisë. Si ministër i brendshëm ka punuar dhe arritur në miratimin e ligjit “Për Komunat” të cilat përcaktojnë sistemin e administrimit të komunave.
Kranidi vdiq në vitin 1924.
THEODHORO PANGALLO
KRYEMINISTËR I VENDIT, 5 QERSHOR 1925 – 19 QERSHOR 1926
Ka lindur më 1878 në ishullin e Salamines nga familja e Dhimitër Pangallo, mjek dhe deputet i martuar me një vajzë me prejardhje me origjinë arvanitase.
Më 14 Nëntor 1922 emërohet ministër i Jashtëm në qeverinë e Stiliano Gonata. Më 16 dhjetor te 1923 Partia Liberale fiton zgjedhjet, ku Pangallos zgjidhet deputet, ndërsa me 4 Shkurt TË 1924 ai përplaset në oborrin e Parlamentit me një deputet të qytetit të Artas. Kjo ndikon që kryeministri Jorgos Kafantaris të japë dorëheqje. Njëkohësisht hapen fjalë se Pangallos kërkon të përmbysë qeverinë. Më 26 Qershor të 1925 Pangallos zgjidhet kryeministër i vendit, ku në qeverinë e tij mban postin e ministrit të Mbrojtjes. Në politikën e brendshme të vendit ai mbetet në histori për dy gjëra. E para është se ai urdhëroi policinë që tu ndaloj grave veshjen e fustanit jo më shume së 30 cm nga toka. Ai është u cilësua si një diktator, pasi sulmoi ashpër dhe ndoqi figura politike, komuniste dhe gazetare. Ndër të arrestuarit ishte edhe Jorgo Papandreu, kryeministri i mëvonshëm, babai i ish kryeministrit Andrea Papandreu dhe gjyshi i kryeministrit të sotëm Jorgo Papandreu. Gjatë qeverisjes së tij ndaloi me ligj daljen e gazetave Estia, Kathimerini, dhe Rizospasi. Ai kishte ndërtuar edhe një trup gjykate ku dënonte me vdekje kundërshtarët e tij. Ai arrestohet së bashku me 36 ushtarake të lartë dhe me dhëndrin e tij me 30 tetor më akuzën për grusht shteti ndaj kryeministrit Elftherios Venizelos, kur ky i fundit ndodhej në Turqi.
ALEKSANDËR KORIZI
KRYEMINISTËR I VENDIT, 29 JANAR 1941- 18 PRILL 1941.
Lindi më 1885 në ishullin Poros. Zgjidhet kryeministër menjëherë pas vdekjes se ish kryeministrit Joani Metaksa. Vinte nga një familje me origjinë arvanitase dhe ishte djali Jorgo Korizi deputet si dhe bashkiaku i ishullit Poros. Ka studiuar për drejtësi. Më 1921 emërohet drejtor i Bankës Kombëtare, ndërsa më 1929 themeloi Bankën Agrare. Kryeministri Joani Metaksa e emëron Ministër i Shërbimeve Sociale. Më 1939 emërohet President i Bankës Kombëtare të Greqisë. Më 6 prill të 1941, Korziz duke qëndruar besnik paraardhësit të tij, hodhi poshtë kërkesën e gjermanëve për largimin e forcave britanike nga Greqia, duke bëre që gjermanët të fillojnë sulmin e tyre ndaj vendit. Më 6 prill të 1941, Korziz dukë qëndruar besnik paraardhësit të tij, hodhi poshtë kërkesën e gjermanëve për largimin e forcave britanike nga Greqia, duke bërë që gjermanët të fillojnë sulmin e tyre ndaj vendit. Brenda dhjetë ditëve, Greqia ka filluar të bjerë dhe gjysma e vendit ishin tashmë në duart e pushtuesve gjermanë. Fundi i karrierës së tij është tepër tragjik.
Më 18 prill të 1941 ai merr pjesë në një takim të kabinetit të qeverisë së tij përball mbretit Jorgo në një atmosferë e tensione të larta. Më tu kthyer në shtëpi bën vetëvrasje me dy plumba në zemër.
PETRO BULLGARI- KRYEMINISTËR I VENDIT, 8 PRILL 1945 – 17 TETOR 1945, (GJATË LUFTËS CIVILE NË VEND)
Lindi në ishullin e afërt të Hydras më 13 korrik të 1883, nga familje e njohur politike. Mbas vdekjes së të atit më 1855 vjen në Athinë, ku ndjek shkollën fillore, të mesme dhe shkollën e lartë ushtarake detare. Mbas mbarimit të shkollës së lartë emërohet drejtor i zyrës së ministrit detar. Në mars të 1943 kryeministri i asaj kohe e emëron ministër të Forcave Ajrore. Më 8 Prill të 1945 zgjidhet kryeministër Greqisë vetëm për një periudhë 6 mujore, në përpjekje për një unitet të përgjithshëm të forcave politike të vendit. Më 8 Tetor të 1945 jep dorëheqjen dhe i kthehet jetës së tij private si tregtar deri në çastet e fundit të jetës së tij. Vdes në spital më 26 Nëntor të 1957 në moshën 74 vjeçare.
ALEKSANDËR. DIOMIDHI. KYRIAKOS- KRYEMINISTËR 30/06/1949-1/06/1950
Lindi në Athinë në vitin 1874. Ai ishte nipi i Diomedës dhe bir i Nikolas. Studioi për drejtësi dhe ekonomi në Universitetin “Eimar” në Paris dhe diplomën e mbron në Universitetin e Berlinit. Në vitin 1905 behët profesor në Universitetin e se Drejtës Administrative, në 1909 bëhet Prefekt i Atikës-Boeotia, në 1910 deputet i Partisë Liberale në Spetsës, 1912, ministri i Financave në 1918 Banka Kombëtare, 1922 Ministri i Financave, në vitin 1923 guvernatori i Bankës Kombëtare, në 1927 Guvernatori i Bankës së Greqisë. Në 1949 ai u bë nënkryetar i Qeverisë. Më 30 qershor të 1949 – 1 qershor 1950 emërohet Kryeministër i qeverisë. Ai vdiq në Athinë në vitin 1951.
PRESIDENTË TË GREQISË
1. Theodhoros Pangallos (President 18.4.1926- 21.8.1926) vdiq më 1952 në Athinë
2. Pavllos Kunduriotis (President 1924-1926 dhe 1926-1929) vdiq më 1935
Sjellim dhe nje artikull tjeter, qe trajton te njejten teme.http://per7je.wordpress.com/2011/03/02/kryeministra-te-greqise-me-origjine-shqiptare/
KRYEMINISTRA TE GREQISE, ME ORIGJINE SHQIPTARE
Historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Gjithnjë nga historia kemi mësuar se shqiptarët kanë bërë karrierë udhëheqëse politike në Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por shumë pak është shkruar dhe folur që shqiptarët ose grekët me origjinë shqiptare ishin shumë kryetarë dhe kryeministra të Greqisë. Prandaj për lexuesit sot kemi zgjedhur të paraqesim biografitë të disa kryeministrave të shtetit Grek që ishin arvanitas. Qëllimi është për të ndriçuar rolin historik që luajtën arvanitasit për drejtimin e mbretërisë dhe shtetit grek. Kryeministra të Greqisë që ishin arvanitas janë më shumë seç paraqesim në këtë përmbledhje të përgjithshme, por mjerisht na mungojnë të dhënat biografie për më gjerë. Dhe këto biografi janë marrë nga arkiva e Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë. Arvanitasit, këta luftëtar trima, heronj të Kryengritjes të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për pavarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit grek, që drejtuan Greqinë drejtë zhvillimit të jetës europiane. Shumica e kryeministrave të Greqisë që ishin arvanitas janë me origjinë nga ishujt që historikisht njihen të banuar dhe banohen edhe sot me shumicë nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj.
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmonë nga vartësia e Fanarit të Stambollit.
Arvanitasi tjetër Dhimitër Vulgari pasi u zgjodh kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqinë.
Po ashtu Kryeministër të Greqisë kanë qenë edhe arvanitasit Teodoros Pangallos i cili më tej u zgjodh dhe Kryetar i shtetit grek. Kryeministër i Greqisë ka qenë edhe anëtari i Akademisë së Athinës Aleksandër Diomidhis për të cilin kemi shkruar në biografitë e arvanitasve që ishin anëtarë të Akademisë greke. Ai u zgjodh Kryeministër i Greqisë më 30.6.1949 deri më 6.1.1950.
Pra historikisht arvanitasit kanë dhënë një kontribut të madh në të gjitha fushat e jetës politike dhe kulturore të Greqisë. Shumë prej tyre përfshihen në listën e emrave më të shndritshëm, që i dhanë lavdi Greqisë së Re. Por sot pozicioni i gjuhës, kulturës dhe i traditave të tyre nuk e meritojnë vendin që u ka lënë shtetin grek. Ku çdo gjë që ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet nëpër bodrumet e harresës për të mos dalë më në dritë e vërteta e tyre që janë zotër të Greqisë.
1.- GJERGJ KUNDURIOTI (1782-1858) lindi në ishullin e Hidrës. I takon familjes së Kunduriotëve që ia dhanë shumë kryengritjes së 1821. Tok me vëllanë Llazarin, dhanë shumën prej 1.948.158 franga ari (4/5 të pasurisë së tyre) për mbështetjen të Kryengritjes të 1821. Ishte Kryetar i Greqisë në periudhën 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe anëtar i Komisionit Drejtues më 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes së Pleqërisë së parë(1844-1845), të mbledhjes së Pleqërisë së dytë(1845-1846), dhe të mbledhjes së tretë(1846-1847). Në janar të 1844 u bë kryeministër dhe ministër i Marinës.
U bë kryeministër përsëri në vitin 1848, dhe dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me mbretin Otton. Në vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit të mbretërisë së Greqisë më 1856. Vdiq më 1858 në ishullin e Hidrës.
2.- ANDON KRYEZIU (1796-1865) lindi në ishullin e Hidrës më 1796. Familja e tij kishte ardhur në ishull në shekullin XVII. Rrënjët e fisit të Kryezinjve gjenden në fshatin arvanitas Krieza të Eubesë jugore. Qysh në fillim të luftës së 1821 luftoi gjithnjë në vijën e parë dhe si dorë e djathtë e admiral Andrea Miauli. Më 1836 bëhet ministër i Marinës detare greke, më vonë bëhet krye kujdestar i oborrit të mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministër në 1842-1844, dhe në vitin1849-1854. Gjatë periudhës që ishte kryeministër zgjidhi problemin e madh kishtar të asaj kohe me shpalljen e Kishës Autoqefale Greke më 1850 duke e shkëputur përgjithmonë nga qendra e fesë ortodokse në Stamboll. Ishte i pari njeri që u bë nënadmiral i Marinës greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit të parë të Greqisë. Vdiq më 1865 në Athinë dhe u varros me nderime të veçanta të mëdha.
3. – DHIMITER VULGARI (1801-1877) lindi më 1801 në ishullin e Hidrës. Ishte bir i beut të Hidrës, Gjeorgjio Vulgarit. Në moshën 17 vjeç u bë anëtar i Këshillit të Hidrës dhe më 1822, u zgjodh kryetar i përfaqësisë së Hidrës, u bë dhe drejtues i anijes luftarake në ishull. Më 1826 ishte prokuror i Hidrës dhe më 1848 u bë ministër i Ekonomisë.
Ishte kryeministër nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Gjatë periudhës që ishte kryeministër u bë bashkimi i Shtat Ishujve me Greqinë, dhe mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës.
Vdiq më 1877 në Athinë.
4. -ATHANAS MIAULI (1815-1867) lindi në ishullin e Hidrës më 1815 dhe ishte djali i të lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pranë babait në det dhe mësoi në anije Fregatë shkrim e këndim në gjuhën greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak të Mynihut në Gjermani dhe shërbeu si oficer i marinës greke. U bë adjutant i mbretit Otton dhe ministër i Marinës në vitin 1855. Kryeministër i Greqisë u zgjodh nga viti 1857-1862.
Vdiq në Paris të Francës në vitin 1867.
5.- PAVLO KUNDURIOTI (1855-1935) lindi në ishullin e Hidrës më 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe bëri karrierë si oficer i Marinës, me një veprimtari të gjerë. Në vitin 1905 u bë adjutant i mbretit Gjeorgjio i Parë, në prag të luftës së 1912 u bë komandant i flotës së Egjeut dhe në vazhdim u bë nënadmiral.
Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi flotën turke në dhjetor të vitit 1912 dhe në janar 1913.
Më 1915 u zgjodh ministër i Marinës dhe më 1916 anëtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dangëlliu, Kundurioti që drejtonte lëvizjen më 1917, dhe u bë ministër i Marinës. Më 1920 u bë mëkëmbësi i mbretit të Greqisë dhe më 1923 u bë Kryetar i parë i Republikës Greqisë deri më1926. Në vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republikës Greke arvanitasi tjetër Teodoros Pangallos. Në vitin 1929 u rizgjodh përsëri Kryetar i Republikës së Greqisë dhe dha dorëheqjen për shkaqe shëndetësore në dhjetor të vitit 1929. Vdiq më 1935 në Faliro të Greqisë.
6.- PETRO VULGARI (1884-1957) lindi në ishullin e Hidrës më 1884. Ishte oficer i Marinës në Luftërat Ballkanike dhe mik i ngushtë i Pavlo Kunduriotit. U bë në periudhën 1926-1935, komandant i përgjithshëm i aviacionit të marinës, komandant i bazës së nëndetësve dhe më vonë atashe ushtarak në Ankara të Turqisë. U bë ministër i Aviacionit në Qeverinë e Lindjes së Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri më 17-10-1945 u bë kryeministër i Greqisë. Nuk pranoi kurrë shpërblimet për detyrën si kryeministër. Ai vdiq në Athinë më 1957.
7.- DIOMIDH QIRIAKO (1811-1869) lindi në ishullin e Specas në vitin 1811. Familja Qiriako i dha shumë Kryengritjes të 1821. Vëllai i tij, Jani Qiriako ishte nënadmiral i flotës së ishullit të Specas dhe u vra në luftën e Mesollogjis.
Diomidhi studioi për drejtësi në Universitetin e Pizës dhe të Parisit. Më 1835 u bë prokuror i Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 1840 u zgjodh i plot fuqishëm i ishullit të Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetutës të vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i së Drejtës Kushtetuese.
Ishte ministër i Fesë dhe Arsimit Publik, dhe më 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeministër i Greqisë. Vdiq në Itali në vitin 1869.
8.- EMANUIL REPILI (1863-1924) lindi më 1863 në Kranidhi. Studioi për drejtësi dhe u muar dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazetës “Akropol” dhe ishte artikullshkruesi special për më se një dekadë. U bë ministër i Jashtëm më 1910 dhe më 1913, në krah të kryeministrit Elefterios Venizellos. Ai mori administrimin e përgjithshëm dhe organizimin e Greqisë së Veriut. Në vitin 1925 u zgjodh ministër i Ekonomisë dhe më 1916 ministër i Punëve të Jashtme dhe nënkryetar i qeverisë. Si ministër i Jashtëm përpunoi dhe arriti të votohet ligji për Bashkitë dhe Komunat që tregonte sistemin e drejtimit të bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeministër më 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918. Vdiq në Kranidhi më 1924.
9.- ALEKSANDER KORIZI (1885-1941) lindi më 1885 në ishullin e Poros. Studioi për Drejtësi dhe në vitin 1903 u emërua nënpunës në Bankën Kombëtare Greke. U bë drejtor i kësaj banke më 1921 dhe nëndrejtor i saj më 1928. Në vitin 1929 krijoi Bankën Bujqësore dhe ishte i pari drejtor i saj. Më 1936 u bë ministër i Komunikacionit dhe më 1939 u bë përsëri drejtor i Bankës Kombëtare Greke. Me vdekjen e kryeministrit Metaksait në janar të vitit 1941, kur askush nuk ndërmerrte qeverisjen e Greqisë, mori detyrën e kryeministrit më 19-1-1941, dhe më 18 prill 1941, pas një mbledhje të vështirë të Këshillit të Ministrave, kur u kthye në shtëpi, vrau vehten.
10.- KICO XhAVELLA (1801-1855), në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithësesi, më i rëndësishmi i Xhavellave që morën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Kollokotroni thoshte: ‘’Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria. Kiço Xhavella u rrit në Kofuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas marrëveshjes të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, pavarësisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Kiço Xhavella shërbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrojtjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji.
Sot pjesëtarët e fisit të Xhavellave i kemi në Shqipëri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata që jetojnë në Shqipëri e kanë ndryshuar mbiemrin nga Xhavella në Tasho. Trashëgimtarët e fisit të Xhavellave çdo 6 gusht mblidhen në Melesin në kishën e Shën Sotirit ku festojnë së bashku dhe kujtuar të parët e tyre. Xhavellasit kanë qenë pjesëtarë edhe të gardës së Skënderbeut.
11. JONANI TEODOR KOLOKOTRONI (1804-1868) lindi më 1804 në Zakintho. Që në moshë të re 17 vjeçare mori pjesë në kryengritjen kundra turqve. Mori pjesë në disa beteja të mëdha për çlirimin e Greqisë si në Tripoli, Navplio, dhe luftoi përkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri në vrasjen e tij. Pas kësaj Joani u kthye në Peloponezi për të luftuar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjetër Joani Kapodistrisë dhe u burgos më vonë nga kundërshtarët politik që kundërshtoni ardhjen e mbretit Otton. Në vitin 1836, kur Greqinë e udhëhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtrisë së tij.
U zgjodh Kryeministër i Greqisë në vitin 1862 dhe luftoi për të mbrojtur mbretin Otton të cilët kundërshtarët politik donin ta rrëzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbretëror u largua për në Itali. U rikthye në Greqi pas ardhjes të mbretit Gjeorgjit të Parë. Vdiq më 20 maj 1868.
SHKRIMET TUAJA JANE TE KUPTUESHME,POR DISA NGA GREKET ULTRA NACIONALISTE MOHOJNE SHUME HISTORI TE ARVANITASVE,JO VETEM KAQ POR NDOQEN NGA GREQIA FAMILJEN MBRETERORE ,TE KOSTANDINIT,QE KA BERE SHUME PER GREQINE,ESHTE NJESOJ SI TE KESH KRISHTIN NE TAVOLINE DHE TI THUASH NREHU DHE IK ,KJO ESHTE E VERTETA.✔ ME RESPEKT F.B.