Kur erdhi Nana Tereze ne Kombet e Bashkuara per here te pare

 
NEW YORK : Kur erdhi Nana Tereze ne Kombet e Bashkuara per here te pare, kan qenë vetëm besimtarët e vertetë të krishter shqiptar, patriotët edhe atdhetarët, anti komunistët ata që dolën e pritën me plot dashuri dhe respekt këtë bijë shqiptare që Enver Hoxha nuk e la as të merrte pjesë në varrimin e nënës së Saj dhe ia ja ndaloi hyrjen deri sa erdhi demokracia – dhe Presidenti i parë i Shqipërisë, Sali berisha, ia hapi dyert që ajo zyrtarisht  të vizitonte Shqipërinë.
Këtu mund të shikoni një artikull me foton e Nanë Terezes , Nobelistes shqiptare, dalë në Qershor të vitit 1988, dhe e botuar në gazetën ATDHEU, organin e partisë Lëvizja e Legalitetit, një mbretëror i kulluar – anëtarë i Senatit të PLL në SHBA, zoti Musli Mulosmani, duke u përshëndet si e quan ai “me Shëjtnëshën Shqiptare – NANE TEREZEN, në mesin e shumë besimtarëve katolik shqiptarë në New York –  në Kishën Sant Ritas në Bronx NY”
Në kujtimet e tij zoti Mulosmani, thotë se sot shumë flasin për Nëna Teresen dhe mburren se e kan takuar ose e vlerësoin atë , por ne Mbretërorët shqiptar, Oraganizata Lëvizja e Legalitetit në Mërgim, sot Lëvizja e Legalitetit, besmitarët katolik atdhetar e patriot – anti komunistët, kemi qenë ata që luftuam dhe sakrifikuam duke mbajtur në dorë flamurin kuq e zi pa yll – dhe dashur gjithmonë këtë ikonë të Perendisë se besuam gjithmonë në Zot dhe Komb . “Ne  jemi të parët, dhe të vetmit thotë ai që e kemi dasht dhe respektuar si bijë shqiptare dhe e kemi quajtur qysh në atë kohë Shëjtënësh, Nanë Terrezen, edhe kur qeveria e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe veglat e Sigurimit të Shtetit, na thonin fjalët ma të ndyra për këtë njeri të Shejtë, dhe ne na përndiqnin duke na quajtur ne të arratisurit “Armiqtë të Popullit” dhe “tradhëtarët”.
Materiali është marrë nga gazeta” ATDHEU” ish – organi i organizatës kombetare “LEVIZJA E LEGALITETIT”, ku Drejtor i saj ka qenë  Rasim SINA, kryeredaktor Hysen MULOSMANI( të dy kan vdekur), Kjo gazetë ATDHEU, sot nuk ekziston,më arsyet e saj ende nuk dihen se Pse?.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *