DEPUTETI I KOSOVËS E QUAN SKËNDERBEUN HERO TË KATOLIKËVE

Nga Express | 10 Qershor 2013 15:42Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin – Skënderbeun hero të katolikëve, dhe jo hero kombëtar.

Kelmendi, e argumentoi këtë se në shekullin 15, në kohën kur ka vepruar Skënderbeu, nuk kanë ekzistuar kombet.
“Katolikët e kanë heroin e tyre – Skënderbeun. Në shekullin 15 nuk kanë ekzistuar kombet dhe luftërat janë bërë për çështje fetare”, tha deputeti Kelmendi, në një Show Televiziv.
Ai gjithashtu ka dyshime në prejardhjen e heroit kombëtar për shkak të nënës së tij dhe ekzistencës së shumë kombeve në Shqipërinë e asaj kohe.
Kelmendi, gjithashtu tha se pajtohet që të ndërrohet historia shqiptare.
Ai në këtë Show, pajtohet se Turqia nuk ka qenë okupator i Shqipërisë, por vetëm ka sunduar me këtë vend dhe si e tillë duhet trajtuar si vend mik.
“Ne kemi bashkësunduar me Turqinë dhe për këtë duhet të ndryshohet historia. Edhe ashtu historia që mësohet në shkolla nuk është shumë e vërtetë”, tha deputeti Kelmendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *