SHBA, Obama thirrje senatit të votojë ligjin e ri për emigracionin

UASHINGTON- Presidenti amerikan Barack Obama i bëri thirrje sot Senatit të votonte ligjin e ri për emigracionin gjatë javës së ardhshme. 

Ky ligj parashikon legalizimin e miliona emigrantëve pa dokumente dhe një reformë rrënjësore në sistem.

“Prej vitesh, sistemi ynë i emigrimit dëmton ekonominë dhe kërcënon sigurinë tonë”, theksoi presidenti gjatë një fjalimi në televizion.

“Projektligji i propozuar në Senat nuk është i përkryer, por është një kompromis që respekton parimet e sistemit”, shtoi ai.

“Them se nuk ka arsye pse ky ligj të mos njihet nga Kongresi dhe shpresoj që të ndodhet në zyrën time në fund të verës”, tha ai.

Ky ligj do të legalizojë 11,5 milionë emigrantë pa dokumenta në SHBA, shumica e të cilëve meksikanë.

(d.b/BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *