Pse nuk votojne grate dhe murgeshat per Papen!?

Klajd Kapinova

Sot ne media po abuzohet shume dhe krijohen shkrime artificiale, sikur Vatikani eshte shtet i mirefillte politik dhe duhet te lejoje besimtaret e per me teper grate dhe murgeshat, te marrin pjese ne votimin e Papes se Romes.

Ky akt me duket absurditet, sepse kryeqendra e krishterimit boteror, per besimtaret katolik eshte Shtepia e Zotit, e ndertuar me vullnetin e lire te besimtareve te vet tash 2000 vjet. Kisha, nuk funksionin permes votimeve politike, sikurse rendom ndodh me shtetet dhe qeverite e ndryshme ne bote.

Me vjen shume mire, qe hapet nje teme teper e debatuar sot per sot ne boten e civilizuar. Kisha Katolike ne bote, ka organizim tjeter administrativ shpirteror, ne krahasim me besimet e tjera te medha apo te vogla ne numer besimtaresh. Aty respektohet dhe funksionon me kujdes tash 2000 vjet hierarkia kishtare, qe ve ne levizje organizimin e strukturave administrative shpirterore ne boten e krishtere katolike (universale).

Ndoshta, duhen skjaruar disa gjera teorike, per t’u njohur dhe kuptuar me mire tema e diskutimit.

Te gjithe e dijme se Kisha, eshte e ndare nga shteti, ne cdo vend te botes se krishtere, duke ruajtur keshtu laicitetin, respektin dhe pavaresine nga njera-tjetra. Edhe fete e tjera te medha si budizmi dhe indu, jane te shkeputura nga shteti. Ato assesi nuk varen nga politika.

Vatikani, eshte qytet-shtet, e i pavarur me shtetin e Italise, ndonese perfshihet gjeografikisht ne territorin e saj dhe ka gjuhe zyrtare italishten dhe latinishten (gjuhe puthuajse e vdekur, qe perdoret sot vetem ne mjekesi), ne leximet lirurgjike te barinjve shpirteror. Te tilla shtete te vogla ka plot, si: Litenshteni, Luxemburgu, San Marino, Andora, Monako etj., ku disa prej tyre ndodhen brenda shteteve, qe flasin te njejten gjuhe si ato.

Meshtaret, jane barinj shpirteror, qe ungjillizojne popujt ne vendet, ku jane besimtaret e tyre. Ata s’kane lidhje me shtetin, por e ndihmojne ate ne shume aspekte humane, sikurse shihet cdo dite (Karitasi, organizatat bamirese etj).

Shteti i Vatikanit, nuk ka qeveri te votuar apo ministra, ne kuptimin e mbarevajtjes se ekonomise, turizmit, arsimit, shkences, kultures, bujqesise, ushtri apo ministri mbrotje e te brendshme etj., por ka vetem ambasador ne shtete te botes, c’ka tregon, se njeh shtetet dhe njihet nga shtetet, ku ka reciprokisht marredhenie diplomatike.

Gjate mbi 2000-vjeteve, organizmi kishtar eshte ne shkalle hierarkie dhe paraqitet ndryshe nga besimet e tjera ne forme dhe permbatje. E thene me thjeshte, shkalla e hierarkise, nis nga niveli i famullitarit, qe administron shpirterisht nje siperfaqe te caktuar dhe nje numer besimtaresh, qe bejne pjese ne ate territor te famullise. Ai jeton me pervujtni ne qele dhe mbahet nga ndihma apo lemosha e popullit, qe jepet rregullisht ne Kishe.

Kushdo e di, se per meshtarin nuk voton askush, sepse ai ka mbaruar shkollen si klerik, dhe eshte dorezuar me vulnet te lire shpirterisht ne sherbim te Zotit, per t’i sherbyer Hyjit e popullit, qe ndryshe njihet si vreshta e Tij shpirtnore.

P.sh. ne qytetin e Shkodres, ka disa meshtare (qe vjen nga fjala meshe), por qe mund te jene brenda nje famullie ose vecmas, ne katunde dhe qytete me te vogla. Te gjithe keto, perfshihen ne arkidioqezin e Shkodres, qe eshte nder me te vjetrit, ne historine e lavdishme te Kishes Katolike Shqiptare.

Nga ana e tjeter, hierarkisht, qyteti ka Ipeshkev dhe Arqipeshkev Metropolitan, qe perfshine ne vetvete kishat sufragane (sufragane, eshte fjala per famullite e provincave, qe bejne pjese ne Arqipeshkvine Metroplitane te Shkodres), i cili, shpirterisht drejtohet nga ipeshkvi me i larte, qe quhet Arqipeshkev. Eshte njesoj si te thuash me radhe, studentet e universitetit, profesoret, dekanet e departamenteve dhe rektori apo presidenti, qe eshte shkalla me e larte.

Te gjithe kleriket dhe urdherat katolike, qe veprojne ne qytet apo katunde, nese jane shqiptare apo kane shtetesi shqiptare, kane te drejte VOTE nga mosha +18 vjec, e drejte e cila mbrohet me ligjet e demokracive popullore boterore perparimtare dhe ne Kushtetuten e Shqiperise apo shteteve te tjera.

Por nga ana e tjeter, menyra se si funksionon administrativisht e fetarisht Kisha Katolike e Shkodres (fjala vjen), eshte e ndryshme me besimet apo hierarkite e tjera fetare jo te krishtera.

Kur nje klerik merr titullin Monsinjor (nga frengjishtja = Zotni apo ne latinisht Dominus = Zotni), ai mund te sherbej ne katedrale, sepse e permban titulli kishtar qe ka.

Ai mund te shugurohet me ceremoni meshe nga Arqipeshkvi i Shkodres si Kryeipeshkev, ne prani te besimtareve dhe klerikeve te tjere te larte me pushtet fetar. Keshtu nese Shqiperia s’ka Kardinal, atehere Arqipeshkvi i nje qyteti te Shqiperise shugurohet ne Vatikan. Nese do te kishim nje Kardinal, atehere prelati i larte, nuk shkon ne Seli te Shenjte, por ceremonia e Tij behet ne Shqiperi.

Titulli me i larte eshte Ipeshkev, ndersa te tjeret emerime te shkalles shpirterore ne Kishen Katolike, jane tituj te hierarkise fetare te cdo prelati apo Eminence.

Keshtu edhe Papa i Romes, ndryshe quhet Ipeshkevi i Selise se Shenjte, ndersa nga ana juridike kanunore fetare Ai eshte Pape i zgjedhur, me votim te fshehte, midis anetareve keshillit te kardinaleve nga e gjithe bota.

Eshte e rendesishme te ceket, se perpara se te jete Ati i Shenjte (Pape) apo Kryebariu me i larte udheheqes shpirteror ne Kishen e Shen Pjetrit ne Vatikan, Ai, ka kaluar edhe fazat, qe pershkrova me lart. Pra, prifti i thjeshte, kalon keto shkalle hierarkie kishtare, si: monsinjor, ipeshkev, arqipeshkev metropolitan (me pallium), kardinal dhe konklava ose kuria e kardinaleve me votim te fshehte mund zgjedh Papen.

Sikurse shihet, kur nje klerik shqiptar arrin te behet Kardinal (sikurse rasti i Kardinalit Shkelqesise se Tij Mikel Koliqi (1902-1997), vellai i Prof. Ernest Koliqit), pa voten e popullit te Tij (kisha nuk eshte e organizuar sikurse shteti, qe mund te zgjedh drejtuesit e tij politik dhe presidentin me votim te fshehte), por emerimi ka ardhur nga Selia e Shenjte.

Kur eshte emeruar Kardinal Koliqi, ai eshte shuguruar ne Vatikan, sepse Presidenti i Konferences Ipeshkvnore te Shqipnise, eshte me i vogel dhe s’mund te shuguroi Kardinalin, por eshte ky i fundit, qe mund te zgjedh dhe shuguroi, qysh nga niveli i Ipeshkvit deri tek Arqipeshkevi, mbasi eshte me i madh me pozite fetare, ne Kishen Katolike Romake.

Ne Vatikan, nuk voton populli, per te zgjedhur Papen e Ri, murgeshat apo meshtaret e thjeshte, por duhet vetem 115 kardinalet, qe vijne nga e gjithe bota te zgjedhin me votim te fshehte drejtuesin e tyre dhe te gjithe Kishes Katolike ne bote.

Nuk mendoj, se duhet vene shenja e barazimit ne menyre mediatike, midis motrave te kuvendeve katolike me besimtaret e feve te tjera. Cdo murgeshe, ka te drejte vote ne shtetin ku ajo sherben, nese eshte shtetase e atij vendi, ashtu sikurse kleriket.

Kush jeton ne vendet e civilizuara dhe me demokraci perparimtare, ku respektohen me ligj lirite dhe te drejtat elementare te njeriut, e di fare mire se asnjehere, nuk i eshte hequr e drejte e votes motrave te nderit te Kishes, ne jeten politike te vendit, megjithse ato nuk kandidojne asnjehere per parti apo administrate civile te vendeve te tyre.

Edhe nje here ritheksoj, se Kisha si institucion shpirteror, eshte e ndare nga shteti, por kjo s’do te thote se nuk e njeh shtetin dhe ligjet e saj, qe barabar si laiku i nderon dhe respekton me korrektesi e ndergjegje qytetari.

Ndryshe ndodh me disa shtete apo republika islame, qe e kane bashke si nje trup i vetem fene me shtetin, apo ku qeverisin klerike islam, duke qene (sikurse jane ne disa shtete monarkike mbreterore, ku, feja eshte primare dhe sundon mbi shtetin) ministra e deri tek presidenti, qe mund te jete edhe imam apo i rangut me te larte si kryemyfti…

Ne keto shtete apo republika radikale islame, nuk behet fjale per demokraci te modelit perendimore, por jane e kunderta dhe me force mediatike, ekspertet juridike islam luftojne ne forma te ndryshme “shkencore” vlerat e demokracise perparimtare perendimore.

Kjo diktature shpirterore teologjike e vendosur ne baze te Ligjeve te Sheriatit, po kundershtohet ne nje fare menyre ne Pranveren e Vonuar Arabe, te tejzgjatur dhe te dhunshme plot gjak pafajsie deri ne ditet tona. Keshtu ne Siri, presidenti antipopull i vendit, perdor ushtrine e popullit dhe armet kimike, per te asgjesuar kundershtaret politike, ku, deri me tani nga lufta fetare civile e tejdhunshme, kane humbur jeten mbi 70.000 vete, shumica e te cileve jane civile dhe gra e femije te pafajshem.

Nje pjese e te rinjve islam, qe jetojne ne vendet e Europes Perendimore, ne protestat e tyre ne mbeshtetje te reformave te stilit islam, po kerkojne me kembengulje shkeputjen e shtetit nga feja islame, per te eliminuar keshtu sektet fetare, qe shtypin njera tjetren per dominim ne pushtet e religion, dinastinte e korruptuara, nepotizmin, tarafllekun dhe sundimin e gjate mbreterve apo presidenteve diktatore, qe perdorin fene, forcen apo juntat ushtarake, per te thelluar shtypjen dhe shfrytezimin e popujve te tyre.

Ne Kishen Katolike, motrat e urdherit, nuk mund te behen klerike, per te thene meshe ne Kishe apo drejtuar si ipeshkeve (ato mund te ndihmojne ne ndarjen e kungimit apo sherbime te tjera humane), sikurse ndodh me protestantet dhe grupet e tjera te krishtera, por qe nuk kane lidhje me Kishen Katolike Romake.

Gjinia femerore, ne boten e krishtere ne teresi eshte shume e emancipuar, nderuar dhe respektuar. Diskutimi i kesaj pike, eshte naivitet i shtire nga ata qe e dijne shume mire realitetin dhe se duan te verteten historike, qe duket ne drite te Diellit. Vajzat dhe grate, kane te drejta te barabarta me burrat te sanksionuar ne kartat kombetare e nderkombetare te shteteve, qeverive, ku ato ndodhen.

Nocionet dhe e drejta juridike kishatare ndryshojne ne fe dhe shtete te ndryshme. Serisht, ndryshe paraqitet panorama ne disa vende, me strukture te thelle dhe baze te gjere fondamentale islame, me ndikim te drejtperdrejte imponues dhe thellesisht dominues, ne te gjithe jeten e vendit (politike, shoqerore, ekonomike, shpirterore) dhe ate private te njerezve e per me keq, duke mos nderuar dhe respektuar me dinjitet gjinine e brishte femerore, qe perben 50% te popullsise ne ato vende…

Kesisoj ne shtetet, ku jane ne fuqi rregjimet me emrin Republika Islamike, si ajo e Iranit, Afganistanit, Pakistanit etj., se shpejti Egjipti apo shtetet e perfshire ne levizjet me baze dhe pikesynime te pastra fetare te Pranveres Arabe, ku fatkeqsisht dominojne Vellazeria Kur’anore Radikale Islame etj., dhe qe aderojne me te drejta te plota ne Organizaten Islamike Boterore, femra fatkeqe islame ne teresi dhe vecanti ne shume aspekte, eshte e privuar nga shume te drejta civile e shoqerore dhe ne shume shtete grate e vajzat +18 vjec, nuk kane te drejte vote.

Tashme te gjithe e dijme, se gjinia femerore, eshte pare me perpara (kur islamizmi behet si fe sunduese) dhe shikohet ne vijimesi edhe sot si nje krijese humane e dores se dyte, e neperkembur.

Keto vajza dhe gra fatkeqe e analfabete, te vene perballe lirive dhe te drejtave te njeriut, qe gezojne cdo dite gjinia femerore, ne vendet e civilizuara te Europes Perendimore dhe Amerikes e gjetke, dallimi eshte si nata me diten ose me mijera vjet drite kozmike larg.

Niveli edukativ, shkollor, kulturore apo shkalla e emancipit, eshte i ndryshem ne shtete me shtrirje gjeografike katund-qytet dhe province te thella, ku, femra thjeshte trajtohet si kafshe per punet e rendomta shtepiake apo lope, qe riprodhon pa vetedije pasardhes.

Pra, ne jeten civile dhe fetare, ata jane te ndrydhur brenda mureve te gurta ne shtepi dhe nuk gezojne jeten sociale (jeten harame, apo te keqija te shteteve perendimore perparimtare, sikurse thuhet shpesh me perbuzje, per fete e tjera joislame apo te krishteret ne teresi) ne kinema, pub-e, bar, si drejtuese ne stafet elektorale, aktiviste ne levizjet feministe per fitmin e te drejtave te tyre, festa me shoket e shoqet ne grupe, disco, koncerte te muzikes bashkekohore, restorante me muzike moderne, sfilat mode, pushime ne plazhe dhe veshja me rroba plazhi (bikini), konkurset e bukurise (miss & mr) femerore brenda shteteve te tyre dhe ato nderkombetare, ushtrimi i sporteve te ndryshme si lokale brenda shteteve dhe ato nderkombetare etj.

Ne shume vende arabe, martesat me shkuesi dhe pagese te vajzave qumeshtore dhe tw pavetedijshme minorene 11 dhe 13 vjec, jane gje normale dhe te mbrojtura me ligjet e shteteve, qe kane te sanksionuar ligjin e vjeter te Sheriatit, me baze te thelle fondamentale islame, ndersa ne vendet perendimore e lindore te Europes e kudo tjeter, keto martesa anormale dhe teper absurd quhen me te drejte abusive dhe te denueshme me ligj.

Edhe komunitetet joislame, ne shtetet apo republikat islame, jane te neperkembur dhe grate e vajzat e ketyre komuniteteve me etni e fe te ndryshme u imponohet te mbulohen me shami (ne kundershtim flagrant me kulturen, traditen dhe fene e tyre), nje diktature e dhunim i hapur, qe behet ne baze te Ligjit te Sheriatit dhe rendit islam fundamental ne fuqi.

Kjo dukuri absurde, nuk ndodh ne vendet e civilizuara te Europes dhe botes, ku, komunitetet emigrante islame kane te drejta te barabarta dhe asnje njeri nuk i shikon sipas ngjyres, sex-it, nacionalitetit, orientimit sexual etj. P.sh. ne Republiken Islamike te Iranit, ka mbi 300.000 banore ebrej, nje komunitet ebraik (cifut), qe nuk gezon asnje te drejte civile. Po aty ka edhe te krishtere, qe nuk respektohen e i jane nenshtruar rregjimit te mullave, duke mos lejuar protestat, per te fituar e gezuar te drejtat e tyre themelore.

E njejta pamje ndodh edhe ne Egjiptin e sotem, ku, te krishteret perbejne 25% te popullsise se vendit apo mbi 20 milion banore. Ata shpesh jane bere objekt sulmesh dhe djegjesh te veprave dhe kishave fetare, me motivin e thjeshte pse nuk jane dhe s’besojne ne islam.

Keto gjera jepen cdo dite dhe shpejt nga media e pavarur nderkombetare apo Facebook etj. Femrat, ne boten islame te vendeve arabe, jane te privuar te zgjedhin dhe te zgjidhen (sipas Ligjit te Sheriatit), qe te marrin pjese ne jeten politike administrative lokale dhe qendrore, ne shtetet ku ato ndodhen, nese gjithnje ata bejne pjese ne O.I.B. dhe kane pranuar me vullnet te plote ne Kushtetuten radikale te tyre, me baze fetare Ligjin e Sheriatit.

Ne keto vende nuk ndertohet demokracia perendimore, por “demokracia”, sipas modelit radikal te Ligjit te Sheriatit, te bazuar ne teologjine vehabiste te islamit. Shume qeveri islamike, nuk u japing ABC-ne apo Oksigjenin e domosdoshme, sikurse njihen lirite dhe te drejta civile shtetasve te tyre, por punojne ne militarizimin e pushtetit dhe shtetit te tyre, duke harxhuar triliona dollare per radikalizimim islamik dhe varferuar ne maksimum ekonomine e lodhur te qytetareve te tyre. Keto dukuri anormale, per mendim tim jane shkaqet e largimit nga vendet islame te shume te rinjve, qe kerkojne nje jete me te mire dhe dinjitoze, sikurse bashkemoshataret ne vendet e perparuara boterore.

Shtetet islame te Sheriatit, nderhyjne me force ne jeten private fetare te individeve dhe nuk lejojne media te lira, kontrojme dhe shtypin ne force e gjak kundershtaret laike etj., apo debatin e hapur apo shprehjen e mendimit ndryshe, ne kundershtim me Ligjin famkeq te Sheriatit.

P.sh. nese dikush ben blasfemi nga bota e krishtere, ky veprim normal shikohet si dicka private dhe nuk ka presion nga jashte apo brenda familjes ose komunitetit, per t’a detyruar e ndeshkuar ate te qendroj brenda besimit te krishtere, qe sipas tij (asaj) nuk ploteson aspiratat shpirterore. Keshtu bindjet fetare jane personale dhe kurresesi kolektive.

Liria fetare dhe konvertimi (ndryshimi i bindjeve fetare), ne cdo besim tjeter, mbrohet me ligje kushtetuese, ne vendet e krishtera.

Ne vendet me rregjime islamike, nuk ka asnje ateist, por te gjithe “besojne” ne Zotin e doktrines islame, sepse keshtu thote Ligji i Sheriatit.

Europa tolerante dhe demokratike, fale ligjeve liberale, eshte sot nje konglomerat besimesh te reja dhe te hershme tradicionale.

Ne Europe, sot komunitetet jo te krishtera, mund te ndertojne xhami, tempuj per buden, indu, taoista, shiuntismo etj., dhe objekte te tjera te kultitt te tyre jo te krishtere, sikurse i kane ne shume shtete (kujtoj, se ne Rome jo shume larg Vatikanit ndodhet xhamia me e madhe e komunitetit islam ne Europe dhe une e kam pare me syte e mi.)

Ne vendet islame, per hir te se vertetes duhet thene, se nuk lejohet ndertimi i objekteve te kultit kristian. Kjo quhet herezi dhe mallkim, nese ndonje “kokekrisur”, do te guxonte te shprehte nje mendim apo arrinte te bente nje akt te tille.

A eshte kjo demokraci europiane perendimore edhe ne shtetet nga kane ardhur emigrantet e botes islame?! Pse ato i shfrytezojne miresite e demokracise perendimore dhe nuk dhurojne reciprokisht miresi nga bota e shteteve te tyre?!

Nese do t’u thuhet atyre, na lejoni te ndertojme edhe ne kishat tona te krishtera ne boten islame dhe ne ju lejojme te ndertoni objektet e kultit islam ne shtetet e krishtera si do te pritej ky mendim dhe sugjerim mese i drejte dhe se a do te pranojne ato!? Jo dhe vetem JO!!!

Nje gje e tille nuk ka ndodhur, por kemi pare vetem ekspansion ne nje krah, duke shfrytezuar lirine dhe demokracine perendimore nga emigrantet e vendeve arabe ose botes islame dhe asnjehere nuk kemi pare qe ata “tolerante” te ardhur, te thone, se: “Po ju keni te drejte te kerkoni demokracine ne vendet tona, ashtu sikurse ju na lejoni ne te ndertojme jeten tone te mire ketu, sepse demokracia dhe liria eshte reciproke etj…”

Ne Vatikan apo Sheshin e Shen Pjetrit, eshte i lire te hyj edhe besimtaret jo te krishtere dhe askush nuk u thote gje, kurse ne vendet e shenjta si Meke dhe Medine, eshte e ndaluar me Ligjin e Sheriatit, te futen besimtaret joislam apo turistet e shteteve te tjera te botes.

Ketu mendoj, sikurse dhe ne aspektet e tjera, duket tolerance e feve te tjera, ne krahasim me ate islame. Kurse raste te tjera te besimet jo te krishtera ka plot, qe perfundojne me histori te dhimbshme dhe drama te tmerrshme.

Keshtu, nese nje djale apo vajze, kerkon te diskutoje apo te arrij te lere besimin e tij tradicional dhe te konvertohet ne te krishtere apo ne nje fe tjeter sipas deshires, ai apo ajo, vihen nen bresherite e urretjes kolektive dhe shteterore nga njerez te irrituar, qe si “engjej te paperlyes ne flirte”, demostrojne me histerizem, ne rruge pikerisht ne vendet, ku sundon ligji i Sheriatit. Sipas ketij ligji kobndjelles, ai (ajo), duhet te vritet per blasfemi. A eshte ky respektim elementare i lirive dhe te drejtave te njeriut!?

Ai (ajo) nuk ka mohuar Zotin, por mendon se per te qene me prane Atij kerkon te zgjedhe nje forme tjeter besimi, qe i duket me shpresedhenes se ai i trasheguar nga familja…

Ky“krim I shkalles se larte”, i njohur ne boten islame si “blasfemi”, nuk ndodh ne vendet e zhvilluara me besime te krishtera, budiste, shiuntiste, induse, ateiste etj.

E trishtueshme eshte fakti, se vajzat, kane denim me te rende. Viktimat e pafajshme, duhet t’u nenshtrohen terbimit vrastar te stuhise se gureve, ne gropen e vdekjes, qe ajo e hap vete para se te ekzekutohet si kafshet ne kohet e lashta te mamutheve. Trupi i kufomes se dhunuar nga radikalet te cmendur, nuk mund te varroset prane vorrezave te tjera te qytetit apo katundit, sepse sipas logjikes absurd ai (ajo) nuk meriton te shkoj ne xhenet…

Keto gure gjaku vdekjeprures, hidhen me terbim mbi viktimen, pikerisht nga “te paperlyerit” ne “ndershmeri”, me vajza apo grate tjera, kur ato vijne si turiste ne vendet perendimore dhe freskuentojne shtepite e bukurosheve me pagese, prane vitrinave apo dhomave ekzotike ne Amsterdam etj.

Ne Kishen Katolike dhe ne cdo kishe tjeter kristiane ne Perendim, gjate mbi 2000 vjeteve, jane bere gabime te renda dhe pendesa te thella publike (duke kerkuar falje), por ama nuk mund te thuhet se nuk respektohen lirite dhe te drejtat e njeriut, ne nivelin admirues, qe te gjithe i gezojme sot, kudo ku jetojme dhe punojme cdo dite.

Keshtu Papa Gjon Pali II, para shume viteve, ka kerkuar ndjese publike te thelle per 14 pika kryesore te gabimeve te Kishes Katolike gjate 2000 vjeteve (si djegia e shkencetarit Xhordano Bruno mbi turren e druve, ne kohen e inkuizicionit kishtar, Galileo Galileo (pse tha se Toka rrotullohet rreth Diellit e vetvetes:“Eppur si muove”, Nikolla Kopernikut, etj.), ashtu sikurse edhe ish Papa Benedikti XVI, kohet e fundit, per aktet e denueshme te abuzimeve me femijet nga disa klerike ne mbare boten, duke u kerkuar ndjese te thelle viktimave kudo. Ai, eshte takuar personalisht disa here dhe u ka shpreh keqardhje shume viktimave, ne takimet e drejtperdrejta ne Vatikan.

Nje pjese e klerikeve (ketu ne Amerike), pervec demshperblimit qe jane detyruar nga gjykatat te paguajne ndaj viktimave te tyre (per veprimet e tilla te denueshme), po vuajne burgime te privimit te lire, sikurse vuajne denimin shume laike per krime te ndryshme.

Por nga ana e tjeter, ne mediat amerikane, gjithnje hapur raportohet, per raste te abuzimeve me femije minorene nga mesues (femra e meshkuj), te shkollave te ndryshme te mesme, disa tranjereve te futbollit amerikan, te kolegjeve apo universiteteve, qe sistematikisht kane keqperdor femijet apo te rinjte, per te cilat media televizive e radio flet dhe shkruajne me prova konkrete gazetat e perditshme…

Deri me sot ende nuk kam degjuar apo lexuar deri me sot asnjehere te thuhet, se: “Sporti i utbollit amerikan ne Amerike, po abuzon me femijet apo te rinjte, permes ngacmimeve sexuale”, sikurse thuhet ne teresi me germa kapitale per Kishen Katolike. Nuk kam pare ende asnje student, sportist, qe te lere studimet (pse tranjeret apo mesuesit e tyre kane abuzuar), mbasi pergjegjesine penale me te drejte e ka marre individi, i cili, sot vuan shkallen e denimit sipas fajit te tij.

Kujtoj, se edhe nje klerik ebrej (rabin, udheheqes shpirteror ne Sinagoge), kohet e fundit, ne mediat amerikane ketu ne New York, ka qene objekt i abuzimeve me femijet, por menyra se si eshte trajtuar nga media, eshte teper e vecante. Keshtu faji i rende i klerikut, eshte lokalizuar vetem tek ky njeri-klerik i besimit jude dhe se asnjehere nuk eshte thene apo shkruar, se “Sinagogat ebreje, po abuzojne me femijet minorene ne aspektin sexual”.

Mendoj, se fajin e ben individi dhe jo institucioni fetar, kulturor, apo sportiv etj., kjofte ky klerik apo laik, tranjer apo mesues, politikan apo bisnesman etj., dhe jo insitucioni apo komuniteti, ku ai punon dhe jeton.

Edhe ne rastin e Kishes Katolike, nuk eshte institucioni apo doktrina e krishtere, qe ben akte te tilla te denueshme, por individi, qe ka petkun e meshtarit dhe ka abuzuar me emrin e Zotit, mbi femijet e pafajshem dhe si i tille ai duhet t’i nenshtrohet ligjeve te shtetit, ku ai punon dhe jeton. Denime te tilla, per shkaqe te abuzimeve ne baze te ligjeve demokratike, po veprojne sot ne Amerike, si ndaj laikeve apo klerikeve te cdo besimi. Ketu ne Amerike ne shtetin kampion te demokracise boterore, para ligjit te gjithe jane njesoj!

Gjeja me e shtrenjte e shenjte ne Amerike eshte VOTA.

Duke iu rikthyer qellimit te temes qe po trajtoi, mendoj, se nese do te kishte femra meshtare, ipeshkve, monsinjore, kardinale, murgeshat, patjeter qe do te votonin. Per hir te se vertetes, duhet thene, se Kisha, nuk eshte e organizuar ne kete menyre, sikurse paraqitet fotoja fallco, me decidura shqetesuese: “Pse murgeshat nuk votojne per Papen!!!??”.

Ketu ne foto jepen si pamje disa muslimane me ferexhe te zeza, duke votuar dhe disa “murgesha”nervoze, tek protestojne pse nuk votojne per Papen.

Ky eshte nje abuzim dhe shkelje flagrante e lirise profesionale te shtypit (ku gazetaret jane pjese ose pale ne lojen e pamoralshme politike, ndonese paguhen nga agjencite e lajme apo redaksite e shtypit per te dhene lajme e jo nxite propaganden konfuze politike), sepse ne asnje rast murgeshat deri me sot nuk kane protestuar “Pse nuk votojne per Papen!?”.

Kushdo e di, edhe i verberi e ka mesuar se motrat e nderit te Kishes e dijne me mire se kushdo tjeter se si fuknsionojne rregullat ne Kishen Universale (Katolike).

Ne fotot e disa revistave dhe gazetave, jane paraqit te montuara me paramendim dhe mjeshterisht disa gra civile aktiviste, qe protestojne me parulla kunder Vatikanit, qe jane veshur me shkujdesje si murgesha dhe media i jep ato sikurse jane murgesha. Ku eshte gazetaria investiguese ne kete rast per te verifikuar lajmin!? Keshtu ndodhi edhe me disa te rinj protestues, te veshur teresisht me rrobat e kardinaleve, qe demostronin hapur prane Kishes se Shen Pjetrit ne Rome…

Pse ata aktiviste “murgesha”, asnjehere nuk jane pyetur para mediave te thone se nga kane ardhur dhe ku sherbejne si misionare?! Pse manipulojne “gazetaret” lexuesit, duke bere photoshope dhe truke mashtruese per te bere zhurme!?

Mendoj, se fotoja, eshte nje gjetje thjeshte kalimtare, per te bere zhurme mediatike ne boten e konsumit marramendes te informacionit, qe leviz me shpejtesine e drites sot…

Ju kerkoj ndjese, per zgjatjen dhe shpresoj e besoi se do te me mirekuptoni, per menyren se si u mundova, me modesti te jap nje informacion te shkrire me mendimin tim. Faleminderit, per kohen, qe mund te ju shpenzoi, per te me lexuar deri ne fund. Respekte!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *