Eliot Engel fiton me dieference te madhe

Eliot Engel një mik i madh i shqiptarëve në Washington fitoi me diferencë të madhe
BEQIR SINA, New York
Engel ka fituar me një rezultat të mbizotruar me 5019 vota ndaj 418, pra 92 për qind të votave të hedhura në “kutittë” e votimit të martën më 4 gusht.
SCARSDALE, NY – Kongresmeni Demokrat i New Yorkut, Eliot Engel ishte një fitues vendimtarë në natën e martë, zgjedhjet brenda partisë së tij, – javën e kaluar në Distriktin 16-të, të Kongresit Amerikan, duke e “shkërrmoqur” rivalin e tij, – demokrat, avokatin e njohur Aniello Grimaldi, sipas rezultateve zyrtare, të publikuara nga bordi i zgjedhjeve.

Distrikti 16 i Kongresit, ka nxjerr rezultatet përfundimtare të marra prej Raportimit nga Brodi Elektoral i Zgjedhjeve në Westchester County, ku thotë se Eliot Engel, shpallet fitues me 92 për qind të votave, dhe në këtë mënyrë, është kandidati i partisë Demokrate në New York, – Distrikti 16-të, duke “shpërfyturuar” avokatin e njohur Aniello Grimaldi.

Engel, ka fituar me një rezultat të mbizotruar -të padiskutueshem” : 5019 vota ndaj 418, pra 92 për qind të votave të hedhura në “kutittë” e votimit të martën më 4 gusht.

“Faleminderit, para së gjithash për votuesit e mi. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës dhe përulem para “votës” së tyre, për besimin që kan ndaj meje “tha Engel. “Njerëzit, që votuan për mua tha zoti Engel do të shohin, tek unë dikë që punon shumë për këtë distrikt dhe jeton me shqetësimet e juaja. Kjo, është një fitore e madhe dhe ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku, sepse, kjo tregon se distrikti i ri, ku unë po kandidojë beson shumë tek unë. ”

Joseph O’Brien, shef i zyrës së Eliot Engel, për marrëdhëniet publike tha se ata ishin të habitur me rezultatin e arritur në 4 gusht, një rezultat ky që quhet i “pabalancuar”, mbasi sipas tij, praktikat tregojnë se : “Zakonisht, ju mund të mbështeteni në garë, kur një kundërshtar më të paktën duhet marrë 20 për qind të votave, për një sërë arsyesh, sidomos kur janë vetëm dy kandidatë” tha ai.


Brodi Federal Elektoral i Zgjedhjeve, me reformën e re zgjedhore, kohët e fundit, e ka rindarë Qarku – Distriktit e 16-të të Kongresit, zonë elektorale, kjo që përfshin pjesën jugore të Westchester County dhe një pjesë e Bronxit verior, e cila, njihet mirë mbasi ka një numër të madh të familjeve shqiptare, të cilat jetojnë në këtë Qark, ku po kandidon kësaj radhe kongremeni Eliot Engel.
Shumica e zonës më parë se të bëhej rindarja, sipas reformës ishte një pjesë e Qarkut 18-të të Kongresit, të përfaqësuar nga kongresitja Nita Lowey Demokrate nga Qarku Harrison

Engel, i cili ishte më parë përfaqësues në Distriktin elektoral e 17-të, të Kongressit , ka mbajtur këtë detyrë për 12 mnadatura , pra ka 24 vjet përvojë në Kongresin e SHBA, në këtë qark. Ai, është vetë një ish banorë i vjetër, i Bronxit, i cili ka shërbyer, tashmë, disa mandatura edhe me disa nga këto zona të cilat janë të përfshira në rindarjen e re, në rrethin e tij të ri elektoral.

Eliot Engel, pas kësaj fitoreje në këtë Distrikt, u ka thënë gazetarve se prioritete e tij, – do të jenë, arsimi i përballueshm, reforma e kujdesit shëndetësor, dhe do të merret më shumë me ringjalljen e ekonomisë së këtij Qarku, të cilat, janë edhe ato që duan votuesit në rrethin e ri dhe janë prioritete mija” Tha Engel.

Pas fitores kryesor me një diferencë të madhe, Engel ka thënë se ai kurrë nuk mund t’a besonte se do të “kalonte” kaq lehtë kundërshtarin e tij, – dhe tha se ai do të shërbejë gjatë dy viteve të ardhshme me më shumë përkushtim.

Eliot L. Engel:
Ai është Anëtar i Kongresit për New York-un që nga viti 1989, Engel shërben sot si Kryetar i NënKomitetit të Çështjeve të Jashtme për Hemisferën Perëndimore në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai është anëtar i Partisë Demokratike Amerikane. Në ndërkohë që ne Shqiptarët e njohim më mirë si kryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongres, si një luftëtar i hershëm për demokratizimin e Shqipërisë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe si një mik i madh i shqiptarëve në Washington.
Vizita e tij që në vitet e ’90-ta në Kosovë dhe mbështetja e Kosovës në periudhën e paraluftës, gjatë luftës dhe sidomos pas luftës, si dhe ndikimi i tij në Kongresin Amerikan për Kosovën dhe lobimi i tij në vendet e tjera për njohjen e shtetit të Kosovës”, lidhjet e tija të mira me shoqatat dhe organizatat e komunitetit, miqësia e tij me veprimtarë të dalluar të komunitetit, janë disa nga arsyet që Eliot Engel të thirret Mik i shquar i shqiptarëve, dhe t’a ripresim zgjedhjen e tij, me një gëzim të madh.
Përndryshe Kongresmeni amerikan Engel në vitin 2004 është dekoruar me Medaljen e Artë të Lirisë të Shtetit të Kosovës, nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ndërsa nderimin e dytë ia ka bërë Peja në vitin 2005,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *