Sekretarja e Shtetit Hillari Clinton dënoi me forcë sulimin ndaj ambasadës së SHBA në Libi

Sekretarja e Shtetit Hillari Clinton dënoi me forcë sulimin ndaj ambasadës së SHBA në Libi
BEQIR SINA, New York
 “Ky është një sulm që duhet të ketë shokuar ndërgjegjen e të gjithë shteteve në mbarë botën”, tha zonja Clinton
WASHINGTON D.C:Sekretarja e Shtetit Hillari Clinton iu adresua pak më parë amerikanëve në kushtet e një tronditje të thellë dhe pikëllimin e shkaktuar nga sulmi dje në konsullatën amerikane në Bengazi, Libi, sulm ky që mori jetën e ambasadorit amerikan Christopher J. Stevens dhe tre anëtarët e stafit të tij dhe disa të huaj të shërbimit konsullor.
“Ky është një sulm që duhet të ketë shokuar ndërgjegjen e të gjithë shteteve në mbarë botën”, tha zonja Clinton, duke qëndruar në një nga hollet të Departamentit të Shtetit, murin e të cilit me pllaka mermeri gri e errët janë të gdhendura në ngjyrë floriri emrat e të gjithë diplomatëve amerikanë që kan vdekur në krye të detyrës.
Ambasadori Christopher J. Stevens, tha zonja Clinton , diplomat i karjerës kishte një prirje të gjatë për në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Libi, ku ai shërbeu dy mandate si ambasador përpara luftës civile të vitit të kaluar që rezultoi në rrëzimin e regjimit të Moamer el-Kadafi. Gjatë konfliktit të vitit të kaluar, zoti Stevens ishte ndërlidhës i Shteteve të Bashkuara, dhe të forcave rebele që rrëzuan Momar Kadafin. Ai u kthye në Libi, si ambasador amerikan në fillim të këtij viti megjithse kishte një detyrë në Departamentin e Shtetit shumë më të rëndësishme. Zoti Stevens, tha Clinton, ishte “i angazhuar për të ndihmuar njerëzit të arrijnë një Libi me një të ardhme më të mirë, pas një sundimi diktatorial në më shumë se 40 vjet.”
Sekretarja e Shtetit Hillari Clinton dënoi me forcë sulimin gjatë fjalës së saj, – dhe shtoi se sulmi që vrau ambasadorin amerikan Christopher J. Stevens, nuk ishte në asnjë mënyrë akt që ka të bëjë me qeverinë libiane. “Ky ishte një sulm i kryer nga një grup i vogël dhe i ” egër ” terroristësh, e jo populli apo qeveria e Libisë,” tha Zonja Clinton. “Libianët, shërbimi qeveritar por edhe qytetarët që janë ndodhur aty pranë kanë nxjerrë nga gërmadhat trupin e Ambasadorit Christopher J. Stevens, dhe e dërguan menjëherë në spital dhe kan ndihmuar të tjerët për të i shpëtuar nga ky sulm tragjik.”
Sekretarja e Shtetit Hillari Clinton gjithashtu vuri në dukje se është shumë e vështirë për t’a përcaktuar qysh tani se ky sulm ka lidhje me 11 vjetorin e ngjarjeve tragjike të 11 shtatorit 2001. “Kjo është veçanërisht e vështirë të lidhet menjëherë me atë që ka ndodhur më 11 shtator 2001,” tha ajo.
Pas këtyre komenteve në një nga hollet të Departamentit të Shtetit , zonja Hillari Clinton u nisë menjëherë duke u larguar nga gazetarët për në Shtëpinë e Bardhë, ku ajo do të bashkohet me Presidentin Obama, në një konferencë të përbashkët mbi sulmin mbi konsullatën amerikane ku mbeti i vrarë Ambasadori Christopher J. Stevens,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *