67 vjetori i bombës së parë bërthamore

6 Gusht 1945 : 67 vjetori i bombës së parë bërthamore
 BEQIR SINA, New York
 Dy bombat atomike, bashkë me deklaratën sovjetike të luftës kundër Japonisë më 8 gusht 1945 më në fund e lanë Japoninë pa asnjë zgjidhje. Japonia iu dorëzua aleatëve më 14 gusht 1945 duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore
Hiroshima – Ngasaki – Japoni : Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki ishte sulmi nuklear nga ana e ShBA, me në krye presidentin Harry S. Truman kundra Japonisë Imperialiste gjatë luftës së dytë botërore. Më 6 gusht, bombarduesi B-29 Superfortress, i emëruar “Enola Gay”, do të hidhte bombën atomike “Little Boy” (Djali i vogël) mbi Hiroshima me pasoja shkatërrimin e qytetit nga impakti i bombës. Hedhja e bombës atomike mbi Hiroshima, do të pasohej me hedhjen e një tjetër bombe atomike në Nagasaki, më 9 gusht të po atij viti.Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Është pak e vështirë të jepet një shifër e saktë për viktimat e Hiroshimës duke marrë në shqyrtim të vdekurit nga impakti dhe të vdekurit nga rrezatimi. Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit). Ndërsa për Nagasakin numërohen rreth 74 000 viktima. Nga të dy qytetet me një numër vdekjesh prej 210 000 jetësh, popullsia civile do të ishte ajo që do të vuante më shumë shpërthimet e dy bombave atomike.

Në 67 -vjetorin e tragjedisë së Hiroshimës, milona vetë vetë bëjnë thirrje për t’u dhënë fund armëve bërthamore në të gjithë botën . Kudo nën sloganët “Jo më luftë. Jo më Hiroshimë. Jo më armë bërthamore” protestohet por edhe kujtohet në mbarë botën 6 gushti 1945. Këto janë thirrjet që milionat e njerëzve në gjithë botën sjellin në kujtim të tyre të 67 -vjetorit të hedhjes së bombës së parë atomike në qytetin japonez të Hiroshimës.
Njerëzit anembanë botës e bëjnë këtë për të i kujtuar botës edhe një herë 6 gushtin 1945, (ora 8.15 e mëngjesit me kohën e Tokios) kur SHBA lëshuan nga një prej luftanijeve të saj, në mes të Atlantikut një bombë që përmbante 20 000 ton eksploziv. Një re e madhe tymi thanë njerëzit që e panë me sytë e tyre këtë tragjedi – u ngritë si një “kërpudhë gjigante” në mes të qytetit japonez të populluar nga 350 000 vetë.
Si rezultat i shpërthimit të kësaj bombe thuhet se : 160 000 të vdekur, rreth 60 % e ndërtesave u kthyhen në shkrumb e hi. Pamje të tmerrshme, njerëz të karbonizuar, të gjymtuar, të djegur, kronikat e kohës sollën nga vendngjarja. Mirëpo si për të mos mjaftuar shkatërrimi i Hiroshimës, 3 ditë më pas një tjetër bombë e këtij lloji hidhet në qytetin tjetër japonez Nagasaki, ku gjetën vdekjen 74 000 të tjerë. Kjo e detyroi Japoninë të tërhiqej dhe të shënonte fundin e Luftës së Dytë Botëore më 9 gusht 1945.
Kanë kaluar 67 vjet, por bota nuk do t’i harrojë lehtë pamjet e tmerrshme të Hiroshimës. Aty ku prej vitesh nuk mbiu as bari. Aty ku dhjetëra qindra të mbijetuar vuajtën vite më pas pasojat kanceroze të bombës dhe iu shtuan listës së viktimave të kësaj tragjedie. Bashkë me 5142 emra që kanë vdekur nga kanceri dhe nga sëmundjet e tjera që kanë lidhje me deformimet e shkaktuara nga bomba bërthamore numri i të vdekurve nga kjo tragjedi ka arritur në 237 062. Mes tyre, janë edhe shtatë të burgosur lufte amerikanë që kanë vdekur së fundi.
Për të kujtuar këtë ditë, mijëra japonezë zgjedhin në mënyrë të organizuar për të shkuar në Hiroshima dhe Nagasaki për të vendosur qirinj dhe buqeta me lule në harkun e Paqes dhe në Bomb Dome në Hiroshima, në pjesën perëndimore të Japonisë. Mijëra të mbijetuar, banorë, vizitorë dhe zyrtarë u mblidhen rreth vendit që i kujton viktimat e Hiroshimës duke mbajtur një minutë heshtje. Pas kësaj janë lëshohen në ajër 1000 pëllumba të bardhë, që simbolizojnë paqen. Duke folur për këtë ngjarje, qeveria japonez ka konfirmuar qëndrimin e Japonisë për të ndalur prodhimin, zotërimin dhe transportimin e armëve bërthamore brenda kufijve të këtij vendi.
Historia e Hiroshimës
Sot hedhja e bombës atomike në Hiroshima si edhe në Nagasaki, debatohet gjerë nga të dy palët në fjalë (ShBA dhe Japonia) dhe ndonjëherë debatohet edhe nga palët e tjera. Ky lloj sulmi ishte sulmi i parë nuklear në botë dhe shpërthimi i kësaj bombe do të përshpejtonte dorëzimin e Japonisë Imperialiste, duke i dhënë fund luftës. Japonia do të dorëzohej zyrtarisht më 2 shtator 1945, duke i dhënë fund luftimeve në glob. Por ndërkohë që njëra palë e shikon këtë gjest (hedhjen e një bombe atomike) si të domosdoshme për kohën (pikëpamja e ShBA), pala tjetër (pikëpamja e Japonisë) e shikon si një krim të shëmtuar kundrejt njerëzimit. Në ShBA, debati merr një formë krejt tjetër dhe kjo palë insiston se hedhja e bombës atomike, i dha fund luftimeve shumë më shpejtë se sa do të mund të përfundonte në kushte normale. Në kushte normale, hamendësohet se lufta do të shkaktonte një numër shumë më të madh viktimash nga të dy palët

Ishte mot i mire ne 6 gusht 1945 ne Hiroshima. Ne oren 07:09 te mengjesit nje avion gjurmues i motit kaloi mbi Hiroshima dhe raportoi: “Rete mbulojne me pak se 3/10. Keshille: perparesi bombat.”Kaq ishte. Qielli ishte mjaftueshem i paster per te hedhur armen e pare nukleare te perdorur ne lufte. Mungesa e mbuleses se reve vulosi fatin e Hiroshima dhe kurseu pajisjet ndihmese. Edhe me dramatik ishte efekti i mbuleses se reve ne Kokura.

Ne 8 gusht, arma e dyte nukleare ishte ngarkuar ne nje B-29 te quajtur makina e Bock. Qielli ishte nxire nga rete ne Kokura qe ishte shenjestra e pare dhe keshtu bomba u hodh ne shenjestren e dyte: Nagasaki.

Presidenti Truman kishte paralajmëruar se do të shkatërronte gjithë kapacitetin e armiqve për të bërë luftë. “Deklarata e Postdamit, e lëshuar dhjetë ditë më parë, i bënte thirrje Japonisë të dorëzohej pa kushte, si shansi i fundit për të shmangur një shkatërrim total”, -tha presidenti Truman atë kohë. “Nëse ata nuk pranojnë kushtet tona, ata duhet të presin një shi që do t’i shkatërrojë nga ajri, në një mënyrë që nuk është parë kurrë në tokë”.
Amerikanët kishin llogaritur se një pushtim i gjithë ishullit japonez do të çonte në vdekjen e rreth 1 milion vetëve. Hiroshima u mendua si objekti ideal për efektivitetin e një bombe atomike, pasi ky vend nuk po prekej dot nga bombat konvencionale. Në Hiroshimë ndodhej depozita kryesore e furnizimit të ushtrisë japoneze.
Ishte 6 gushti 1945 kur sulmi ndaj Hiroshimës u realizua. Presidenti Truman urdhëroi hedhjen e bombës atomike nga luftanija “Augusta” në mes të Atlantikut, e cila përmbante 20 000 ton eksploziv dhe ishte 2000 herë më e fuqishme nga çdo bombë që ishte përdorur deri atë kohë. Bomba e Hiroshimës, e njohur me emrin “Little Boy” (duke iu referuar presidentit Rusvelt) – shkatërroi një zonë prej 13 kilometrash katrorë. Sipas zyrtarëve në atë kohë u raportuan 118 661 të vdekur. Por më vonë u raportuan 150 000 vetë nga popullsia prej 350 000 banorësh. “Little Boy” kushtoi 2 miliardë dollarë.
Tre ditë më vonë u hodh një tjetër bombë, më e madhe kundër qytetit Nagasaki. Bomba tjetër u quajt “Fat Man”, (referuar kancelarit britanik Winston Churchill), dhe peshonte 4050 kg. Nagasaki rrethohej nga male, dhe niveli i shkatërrimit u llogarit në 6.7 kilometra katrorë. Aty gjetën vdekjen rreth 74 000 vetë dhe po aq të plagosur. Dy bombat atomike, bashkë me deklaratën sovjetike të luftës kundër Japonisë më 8 gusht 1945 më në fund e lanë Japoninë pa asnjë zgjidhje. Japonia iu dorëzua aleatëve më 14 gusht 1945 dhe në 16 shtator 1945 deklaroi kapitullimin që konsiderohet si dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/e/e0/Nagasakibomb.jpg

Reja në formë kërpudhe do të ngrihej 18 km në lartësi, kur do të ndodhte impakti i Bombës Atomike ‘Fat Man’ mbi Nagasaki.

 Uraniumi-bombë bazuar atomike, Little Boy.

Bomba e parë atomike, Little Boy ra gusht 6, 1945, at 08:15 e qytetit industrial në Hiroshima. Kjo ishte një nga uraniumi i bazuar bombë. Kjo mori formën e një cilindër, ishte i gjatë 3.05m dhe peshonte rreth 4 000 kg. Midis 90 000 dhe 120 e 00 popullatës është vlerësuar të jetë vrarë në çast kur bomba shpërtheu, ose dëmtime të tjera ditëve të ardhshme.
Japoni ende kishte mbetur krenaria e tyre të fortë dhe nuk pranuan të dorëzohen pas bomba e parë atomike.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/7/71/Bomba_atomike_mbi_Hiroshima.jpg

Impakti i bombës atomike në Hiroshima.

Vezë-bombë në formë atomike “Fat Man.

Bombë e dytë atomike, njeriu i shëndoshë, ka rënë 9 gusht në 11:02 të Nagasaki qytetit. Ai kishte formën e një veze, ishte 3,25 m të gjatë dhe peshonte rreth 4 050 kg. Midis 25 000 dhe 50 000 banorë vdiq menjëherë. Japonia ishte tani frikë e një sulmi nga Shtetet e Bashkuara. Më 14 gusht njoftoi se perandorit Hirohito Japoni në një fjalim në radio se vendi kishte qenë i mundur. Japonia u dorëzua dhe në këtë mënyrë i dha fund luftës në Paqësor dhe Luftës së Dytë Botërore, makth mori fund.

 

Memorial i viktimave të shpërthimit në Nagasaki, ndërtuar në vendin ku bomba ka kryer impaktin.

Harry Truman

 

hiroshima-memorial-1

 

memorial

Hiroshima

 

Pearl Harbour Hawaii U.S.A http://www.traveljournals.net/pictures/123935.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *