Gjokajt e Kojes

Mark (P)alokë Gjokaj,

profesor i historisë

 

Në Kojë, fshatin e Malësisë së Madhe, jashtë shtetit amë (Shqipërisë), bën pjesë edhe vëllazëria Gjokaj. Ata dikur më heret ishin në kuadër të Gorvokajve.Mirëpo, më vonë ndahen vëllazëri në vete. Kjo ndarje ndodhi para 250 vjetëve. Kështu na del në qoftë se

një brez llogaritet 25 vite (e sipas kritereve që di unë, brezi llogaritet 25-30 vjet), sepse prej atëhere janë largua 10 breza. Pra, sot Gjokajt përpiqen me Gorvokaj në brezin e 10-të.Kjo duket kështu nëse e paraqesim në grafik si më poshtë:

1.  Palokë Roberti,

2.  Robert Marku,

3.  Mark Paloka,

4.  Palokë Smajli,

5.  Smaijl  Uci,

6.  Uc Gjoka,

7.  Gjokë Gjokali,

8.  Gjokal Leka,

9.  Lekë Gjeloshi,

10. Gjelosh Gorvoka. Pra, Gjoka ishte ai që u bë mbiemër për vëllazërinë e vet, që do të vazhdojë me u zhvillua e përparua ndaras nga Gorvokët. Mbiemri Gorvokë është toponimë (emër gjeografik,emer i njënës nga lagjet e fshatit, përkatësisht bajrakut të Kojës). Edhe sot gjallëron edhe vëllazëria Gorvokaj, që u zvillua në kahun tjetër, pararel me vëllazërinë e Gjokajëve. Sipas gojdhënave Gjoka kishte këta djemë:

1.  Marashin

2.  Ucin

3.  Mirashin

4.  Prelën

5.  Smakën

6.  Gjekën

7.  Franin

Për Gjokë Gjokalin dhe shtatë djemtë e tij ka shumë legjenda.Thonë se ai kishte shumë tokë e bagëti.Ishte shtëpia e tij  e pasur në  atë kohë. Ai ishte shtëpiak i madh (përmenden shtatë (7) pushkët e bardha të shtëpisë së Gjokës). Nga kjo shtëpi delnin tetë ushtarë përnjëherë, Gjoka me shtatë djemtë e tij. Djali i dytë i tij Uci, ishte zot shtëpie (zot konakut).Ai kishte tre djemë:Lucën,Gjekën dhe Smajlin.

Luca kishte  dy djemë: Marashin, i lindur në vitin 1886 ( mbeti në luftën e Deçiqit më 6 prill 1911). Djali i dytë ishte Prela. Ai më 1924 shpërngulet prej Krushqicet (Kojet) në Ko-

sovë për arsye ekonomike dhe të tjera. Marashi la pas vetëm një djalë, që quhej Fran, i

lindur më 1909 dhe jetoi deri në dhjetor të vitin 1943, kur vdes në Pejë,përkatësisht ngrihet duke punuar në hapjen e rrugës automobilistike në malin Çakor. Franin, pasi mbeti jetim e merr për përkujdesje axha i tij Prelë Luca, kur shpërngulet në Kosovë,siç u tha më sipër.Frani u martua me një shkinë që quhej Magdalena, por e thirrnin Mage.Frani la një djalë Mirashin(Mirin) dhe vajzën Katrinën. Ata tash jetojnë diku në Serbi (Beograd).

Djali i dytë i Lucë Gjokës ishte Prela. Jetoi një kohë në Krushqicë, ku edhe sot shihen rrënojat e shtëpisë së tij. Ai, siç u tha më sipër, kaloi në Kosovë më 1924 dhe u vendos në Pejë e, më vonë e bleu një çiflik në fshatin Dobrushë nja 15 km në verlindje të Pejës. Edhe Prela ishte martuar me një malazeze që quhej Engjëja,ishte  mbesë e Duçës (fshat kufizues me Kojë, por i banuar me popullatë malazeze).Prela kishte tre djemë Gjokën: 1910-1043. Intelektual.E kryen drejtësinë në Beograd më 1932. Nga ushtria e kralit të Jugosllavisë (ku e kryen ushtrinë), del me gradën kapedan rezervë. Ai qysh  student inkuadrohet në organizatën përparimtare studenteske dhe pas kapitulimit të Jugosllavisë iu bashkangjitet radheve partizane dhe, për një kohë të shkurtër, arrinë me u ba komisar çete e mandej edhe komisar bataloni.Vritet në vitin 1943 në Bello Bërdo të Kopaonikut, në Serbi.Ishte i martuar me një serbe nga Sverligu ,fshat afër Nishit. Ai nuk la pasardhësa.Për Gjokën ka shkrua “Kuvendi” numër dy 2011 faqe: 115-120.

Djali i dytë i Prelës ishte Doda. Ai u lind në Kosovë,në Pejë. Martohet me Stefaninë Zogoviq nga Murino në Mal të Zi,malazeze. Patën pesë fëmi,katër djemë e një vajzë. Markun,Palin,Gjokën , Dragolubin dhe Marën. Doda me familje kryesisht jetoi në Pejë.Ishtë mjeshtër si babai Prelë.Edhe ky e ndihmon Lëvizjen NÇL.Fëmija i shkollohen dhe më vonë jetojnë në Beograd dhe në Sarajevë, si dhe në Pejë.

Pjetri ishte djali i tretë i Prelë Lucës. Edhe ai u lind në Kosovë.Kreu shkollën e mesme ekonomike dhe punoi kontabilist dhe sekretar shkolle në Pejë e në Prishtinë.Ishte i martuar me Zorkën,serbe nga fshati Starodvorane afër Gurakocit të Kosovës. Edhe Pjetri pati pesë fëmi: tre djemë dhe dy vajza. Zefin,Tomën,Nikollën, Lilianën dhe Verën.Edhe këta të gjithë u shkolluan dhe u punësuan mirë në Kosovë dhe jashtë Kosovet, në Serbi e gjetiu.Pas luftës së fundit në Kosovë me 1999 -2000 nuk dimë më për këta,për pasardhësit e Prelë Lucës.Ka gjasa se jetojnë në Serbi, ata që ende janë gjallë!

Djali i dytë i Uc Gjokës ishte Gjeka.Ishte i martuar me një trieshnjane ,Bjeshkë Palen Cacaj, prej vendit të quajtur Pasqafa e Rozdecit. Përndryshej nihej me nofkën Nama.

Gjekë Uci kishte dy djemë, Pjetrin e Zefin. Njëri vdiq fëmi, kur ishte bebë (Zefi),

kurse Pjetri  rreth moshës 12 vjeç theu qafën Pasrraset, te vendi i quejtur Turrluk.

Flitej se si bari  hypi mbi një rrasë që ishte curulajkë mbi një rrasë tjetër,që gjatë perkundjes së rrasës lëshonte krizëm ushtuese, interesante për fëmi të kësaj moshe.Një moment rrasa rrëshqet dhe Pjetri shkon me të. Ai me këtë rast bie nën rrasë dhe kështu vdes.Kështu me vdekjen tragjike të Pjetrit ,Gjekës i treti fara se nuk la pasardhësa, iu shkep hisja siç thohej në Kojë, përkatësisht në Malësi.

Gjeka më pas u sëmu psikikisht dhe vret vehten në Gropë të Vocit,kur ishte duke lërua këtë bashtinë bashk me Smail Ucin (vëllain).Vetvritet te Dolinat e Tekës. Smaili, kur e ndegjon krismën e pushkës, i len qetë në hullinë(brazdë) e vrap shkon,

por tash ishte vonë se e gjenë Gjekën duke dhenë shpirt.Kur e sheh se erdhi Smaili e shikon hidhërisht dhe i del shpirti.

Djali i tretë i Uc Gjokës ishtë Smajli.Ai pati tre djemë:Palokën 1896-1980.

Tomën,1904-1987 dhe Nikën që e thirrnin edhe Nilo (1907-1988).Smajl Uci kishte edhe dy bija,Maren dhe Lulën, që njihej me nofkën Cube.E para u martua në Triesh(Marja), ndersa e dyta, Lula ose Cubja në Grudë-Pikalë.Gruen Smajli e kishte prej Kelmendit,Selcet(Shqipëri),quhej Mrikë Ucja(Lucja).Rastësisht edhe baba i saj e kishte emrin si edhe baba i burrit-(vjehrri)- (Smajlit)Uc.

 

3.

Palokë Smajli-i martuar dy here. Të parën here prej Luharit (fshat i, vogël në kufi me Kojë,Krushqicë, ku u lind dhe jetoi Paloka). Grueja e parë-Marja, ishte bij Perkaj (Perkoviq),ishte motra e Gjokë Prelit (më vonë kumbarë kurore i Palokës).

Vdiq në lodhënim (lehoni) është dashtë me lind vajzë. Pas shumë vitesh, më vonë (9) Paloka martohet për të dytën here, me Lenë Zefen prej Selcet (Shqipëri).Kjo ishte e bija e Zef Marash Ujkë Hotit-Nicaj e më vonë e marrin mbiemrin Pepaj, për shkaqe praktike.Lena heret mbeti jetime, se nëna i vdes e Zefin ,babanë ia vrasin shkijet si bari (thonë se gabimisht,për një gjak që e paskan pasur seljanët borrxh në Rashoviq-Kuç).Për Lenën dhe motrën e saj Agen kujdesen axhallarët si Kola,Gjeka dhe Nou.Lena në vitin 1925 martohet  me Palokën në Kojë,ndersa motra e saj Agëja then qafën si bareshë, duke rrëshqit prej shkëmbit dhe bie në Cem. Lena kishte edhe një vëlla nga baba, Nikollën.Paloka e Lena patën disa fëmi:-Gjergjin që vdiq bebe,Katrinën që u vra në luftë nga partizanët në shtator të vitit 1943,me rastin e hyrjes së tyre në Kojë.Markun,Agen,Zefin,Mrinë,Tringën,Vitoren e Franin.

Marku-(1933) intelektual.Fakultetin filozofik-dega histori.Tash jeton në Michigan,Amerikë.I martuar me Elizabetën(1944).Kanë këta fëmi:-Robertin (1965)Muzikolog.Jeton në Norwegji me gruen Valentinën(1966) si dhe me djemtë Palokën,Lekën e Gjonin.Katrinën (1966)mjeke anesteziologe.Jeton në Orlando të Floridës me bashkëshortin Anton Berisha dhe fëmijtë e saj. Elena, Zana dhe Rina.Dijanën (1971)jeton në Michigan e martuar dhe ka dy fëmi,Hektorin dhe Hanën.Vatën po ashtu jeton në Michigan. I martuar dhe ka dy femi,Gjergjin dhe Marinë.

Djali tjetër i Palokës quhet Zef, i lindur më 1938.Ka dy djemë: Lekën e Kolën. I pari u lind më 1967 dhe Kola më 1974.Leka jeton në Zvicër (Biell) e Kola në New York.Leka ka dy djemë e Kola një vajzë. Zefi ka edhe një vajzë Dranen të martuar dhe me banim në New York.

Djalit të tretë të Palokës i thonë Fran. I lindur  më 1944. Jeton më se 40 vite në Skandinavi-Suedi. Ka dy djemë Timin,Nicki-n dhe një vajzë Katrinën.Ai merret me skulpturë.Përpos djelmëve të sipërpermendur,Palokë Smajli kishte edhe këto bija: Katrinën, që u vra në luftë në vitin 1943 kur partizanët hynë në Kojë dhe e pushtuen për here të parë. Ajo atëhere ishte 16 vjeç (shih “Kuvendin” e janarit 2002,faqe 107,108,109 botuar në Michigan). Agen(vdiq më 2010 në Triesh-Delaj),Mrinë jeton në Podgoricë (Mal i  Zi) Tringën,jeton në Gllaviçicë afër Peje-Kosovë dhe Vitoren (Viden)e martuar në Gjurashaj të Trieshit dhe jeton në Amerikë. Ajo e ka të kryer shkollën bujqësore dhe normalen. Ka punue do kohë mesuese në Triesh para se është shpërngul në Amerikë.

Tomë Smajl Uci,ishte djali i dytë i Smajlit.U lind më 1904 dhe jetoi deri më 1987.

Jetoi në Krushqicë.U martua me Maren prej Pikalet-Grudë.Ishte e bija e Gjokë Tomës Kalaj dhe e Bjeshkë Pllumbes.Në jetën bashkëshortore paten shumë fëmi: Zefin (1938),Gjonin(vdiq më 2009),ai nuk la pasardhës edhe se ishte i martuar me Koken nga Meduni, Nikollën (1947) jeton në Gropë të Morishit-Mal i Kakariqit Mali i Zi.

E ka një djalë Gjergjin (Gjovin) dhe shumë bija 4 ose 5 sosh.Ka për grua Palinën.

Pjetrin (1949 -1982) Vritet në Hamtramck-Michigan. Ka lane pasardhesa Markun,Luigjin

(Bigjin) Vinçencin (Vincin) dhe bijnë Sofinë.Ka pasur për grua Agen (të bijnë e Gjon Lucës Gojçaj prej Skoraqit –Hotit).Këta të gjithë jetojnë në Michigan Amerikë.Prelën (Fredin) i lindur më 1951 i pa martuar.Jeton në Hamtramck-Michigan.Gjeloshin (1955) është djali i fundit i Tomës i martuar. Ka djalë Pjetrin (Peterin) dhe binë Amandën. Në fillim Gjeloshi thonë se ishte aktivist ,por me kohë ai terhiqet nga aktivitetet në diasporë.Për çudi,asnjë fëmi i Tomës nuk kreu as një shkollë, madje as shkollën fillore tetvjeçare. Djali i madh jeton ende në Kojë Krushqicë (Zefi).Ai ka dy djemë Vasin dhe Franin si dhe një bijë Marinë,të martuar në Gjolaj të Grudës e që tash jetojnë në Michigan-Amerikë.

Zefi ka për grua Tolen po ashtu prej Grudet.Toma kishte edhe dy bija:-Tolen dhe Palinën.Të dyja të martuara pas Gjonajve nga Hoti dhe me banim në Podgoricë.

Kanë plot fëmi.

Nikë (Nilo) Smajli(1907-1988) ishte djali i tretë i  Smail Ucit.Nili ishte kryesisht bari dhe kohë pasë kohe merrej edhe me bujqësi. Ai ishte fellaxhi.U martua me Mri Prenkën prej Kastratit.Patën disa fëmi.Atyre edhe u vdiqën disa sish.Kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e mbrojtjes shëndetësore,në atë kohë bënin që shumë fëmi të vdisnin bebe.Rasti më i dhimbshmi ishte kur vdiq Gjergj i Nilit në moshën 13 vjeç nga anginat (hardhuca në fyt e quanin atëhere vendasit këtu).

Axhë Paloka prej vdekjes së tij nuk i ra më lahutës në shenjë zije.Nili la trashigi

gimtar Dedën që sot jeton në Michigan-Amerikë.Deda ka dy djemë Pashkun (Palin) dhe Martinin. Edhe këta janë të martuar dhe kanë fëmi. Jetojnë në Zllaticë

në periferi të Podgoricës.Këtu Nika e pati ble pak tokë prej se rrinte me grigje të dhënve dimërit e Deda më vonë e punoi shtëpinë.Deda ka edhe disa bija (katër).Ato janë martua dhe kanë krijua familjet e veta.

Marash Gjoka ishte djali i madh i Gjokës. Ai kishte këta djemë:Hasin (Lukën) Kolën dhe Keqon.Thonë se Marash Gjoka ishte i martuar me malazeze.Djali i madh i Marash Gjokës ishte Hasi. Ai e kishte emrin e vërtetë Lukë por e quenin Haso.Unë nuk di akoma pse quhej Haso,madje pakëkush dinte se si e ka emrin e vertetë edhe në kohën kur jetonte ai.Hasi pati tre djemë: Vatën (1867-1956);Mirashin (1881-1942) dhe Lucën (1891-1987).Vata dhe Mirashi ishin bujqë, ndersa Luca si i ri shkoi në ushtrinë e kralit. U aktivizua në xhandërmeri dhe arriti me qenë kapter (narednik) me gradë e që pas kapitulimit të Jugosllavisë së Parë,vjen në Kojë (në Sumrodol) ku edhe jeton deri në fund, duke u marrë ngapak me bujqësi dhe duke shfytëzua pensionin e stazhit të punës. Atij i vdiq grueja Mri Matja,trieshjane ,me të cilën kishte vetëm një djalë Pjetrin. Më pas ai martohet për së dyti me një malazeze të quejtur Stanisllava nga fshati Momçe (në Kuç), me të pati tre djemë dhe një vajzë. Dragolubin (Dragun), Markun, Nikollën (Niqon) dhe Danicën. Pjetër Luca ka dy djemë Gjevalinin dhe Lekën si dhe dy bija. Jetojnë në Amerikë. Pjetri ka vdekë. Gruen Hanën e ka ende gjallë. Dragolubi jeton në Beograd. Eshtë i martuar dhe ka dy vajza.Merret me shkrime.E ka studjua fillologjinë –sllavistikën.Ka disa libra të botuar në serbisht.Djali tjetër eshtë Marku.Jeton në Amerikë ka pesë djemë e dy vajza. Marjanin,Gjonin,Viktorin,Tonin  dhe Domenikun.Marku është martua dy here.Thrret vaj dhe është bemirës-njeri human.Djali i tretë i Lucës eshtë Nikolla (Niqu).Ai ka gruen dhe një djalë Daniellin.Lucë Hasi ka pasur   një bijë të quejtur Danica.Eshtë e martuar në Hot (Drume)ku edhe jeton).

Djali i madh i Hasit, siç është thënë edhe më parë, ishte Vata.Ai jetoi në Turluk.Për grua kishte Luke Nishen.Pati një djalë Marashin dhe dy vajza; Palin e Filen.Marashi ishte autodidakët dhe, perveç detyrave që kishte si bujk, ishte dashamirë i flakët i librit,përkatësisht i leximit.Ai si

bibliofil autodidakt që ishte arriti me krijua bibliotekë të madhe personale në shtëpinë e vet në Turluk.Ai, me anën e librave mësoi pjesërisht edhe sa gjuhë të hueja,si italishten,

frengjishten, ndersa latinishten e përdorte suksesëshëm në lexim e shkrim.Marashi u martua me Saven Zhivkoviq nga Kuçi dhe pati tre djemë: Nikollën, që jeton në New York. Ka gruen nga Koja Gjeloshaj,vajzën dhe djalin. Pjetri jeton në Mal të Zi i pa martuar, si dhe Gjokun që jeton në Michigan,ka gruan po ashtu nga Koja Lucaj dhe djalë e vajzë.

Mirash Hasi ishte djali i dytë i Hasit. Edhe ai jetoi në Sumrodol-paralagje në Kojë. Merrej me bujqësi dhe blegtori.U martua dy here me kuçase.Grueja e pare quhej Engje kurse e dyte ishte Vase.Ai kishte fëmi me të dyja.Me Engjen kishte dy djemë e dy vajza. Gjokun, Millun (Gjergjin), Lulën e Gjelinën. Djemtë u martuan me malazeze e bijat me malësorë. Gjoku pati katër djemë: Millovanin, Miomirin, Mirosllavin dhe Sllavkun,ndersa Millu (Gjergji) kishte Miodragun, Rankun e Vjerën. Këta nuk jetuan dhe as që jetojnë në Kojë (Sumrodol) ku jetoi Mirashi.Siç u tha edhe më sipër, edhe me Vasen kishte  fëmi; një djalë që quhet Nikollë.Ky jetoi deri vonë në Momçë, prej ka e pati edhe nënën e ma vonë ai u shpërngul në Podgoricë, ku edhe tash jeton me familjen e vet të ngushtë.

Djali tjetër (i dytë) i Marash Gjokës ishte Kola. Ai kishte një djalë që e kishte emrin Gjeto (1910-1989). Gjithë kohën (79) vjet ai jetoi në Radan-paralagjë e Kojës.Ishte i martuar me Maren nga Gruda.Patën një djalë e një vajzë;Markun e Mrinë. Mrija martohet në Hot e Marku me Bosiljkën prej Momçet (katund në Kuç).Marku me Bosiljkën formuen familje të madhe nëntë anëtarshe. Ata kanë pesë djemë e dy vajza: Vasin,Marashin,Martinin,Dodën dhe Obrenin,Dritën dhe Lulën.Të gjithë janë shpërngulë dhe jetojnë në Amerikë, në Michigan dhe në New York. Gati të gjithë pasardhësit e Mark Gjetit janë martua dhe kanë fëmi. Për djalë të tretë të Marash Gjokës, që quhej Keqo dihet fare pak.Ai është i pa njohur për shumë Gjokaj të gjallë sot, e jo vetëm sot por edhe më heret. Nuk dihet se ka qenë i martuar dhe se ka lënë pasardhës. Siç shihet, shumë nga djemtë e Gjokës nuk kanë lanë pasardhësa.Veç dy sish lanë pasardhës dhe ata: Uci dhe Marashi. Ndersa Mirashi, Prela, Smaka, Gjeka dhe Frani shkuen pa lanë farë pas.U treti fara siç thuhet në Malësi.

Siç dihet, mbiemër (vëllazëri ) Gjokaj ka edhe në Malin e Trieshit dhe në Grudë, në fshatin Milesh.Por këta absolutisht nuk kanë kurrfarë lidhjeje gjakut me Gjokajt e Kojës. As Gjokajt e Trieshit nuk kanë lidhje me ata të Grudës, Mileshit  e anasjelltas. Pra, bejnë krushqi që e verteton faktin se nuk kanë lidhje gjaku. Ndodh që mashkulli Gjokaj e merr femrën Gjokaj dhe ofiqari duke ditur se mbrena vëllazërive nuk ka krushqi reagon, por duke mos qenë i informuar se Gjokaj ka në tre bajraqe. Pasi e informojnë, pranon me u lidh kurorë. Kështu i ka ndodhur edhe autorit të këtyre rreshtave një here, kur ishte kumbarë i një çifti nga Trieshi dhe Gruda, Mileshi.

 

Referencat:

Dr. Jovan Erdelanoviq-“Kuçi,Bratonozhiqi ,Piperi”,Beograd 1907-flitet në kapitujt ku behet fjalë për Kojën edhe për Gjokajt e Kojës.Mirëpo, ai i quan Gjokiqi,si zakonisht që  i kanë quajtur sllavët në shkrimet e veta.

                    Marko B.Rashoviq-Pleme Kuçi (etnografsko istoriski pregled)-Beograd 1963.

Edhe ky autor ndokun i përmend  Gjokajt e Kojës në librin e tij kur shkruan për Kojën në tërsi.Ndërsa Milan M.Jokanoviq shkruan edhe për Gjokajt e Kojës në faqet: 80, 644-645 në librin e tij me titull:-“Pleme Kuçi”-etniçka istorija,Podgorica 1999.Ndihmesë e madhe për hartimin e këtij shkrimi kanë qenë edhe rrëfimet e sa kojasve si Palokë Smajl Uc Gjokajt,Marash Vatë Hasit Gjokaj,Mark Lucë Hasi e të tjerve.Në kohë të fundit në librin “Koja ndër shekuj” Fran Mirash Gjeloshaj,në pjesën integrale shkruan edhe për Gjokajt e Kojës.Libri u shtyp nga shoqata Ilirikumi,në Tuz më 2010.

 

One thought on “Gjokajt e Kojes

  1. Këte problematikë e njoh mjaftë mirë dhe duke lexuar shkrimin për Gjokajt e Kojës u binda se autori Mark P.Gjokaj,ka bërë një punë të mirë.Për këtë, arsye i thom me plotgojë profesorit të lumtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *