Shpiket vaksina kundër shëndoshjes

Shpiket vaksina kundër shëndoshjes, mund të hani sa të doni

UASHINGTON- Shkencëtarët kanë shpikur vaksinën kundër shëndetit, e cila shfrytëzon sistemin e imunitetit për të parandaluar shëndoshjen 

Vaksina revolucionare gjatë testimit u është dhënë minjve dhe pas katër ditëve, tek minjtë është vënë re humbja e peshës trupore për 10 për qind.

Kafshët gjatë kësaj kohe janë ushqyer me ushqim të yndyrshëm dhe kalorik. Nëse ky injeksion është i suksesshëm në njerëz; kjo do të thotë që do të mundësojë konsumimin e ushqimit të shijshëm dhe me shumë kalori pa frikë nga trashja, shkruan “Daily Mail”.

Megjithatë, ekspertët theksojnë që nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi i shëndetshëm, sepse ushqimi tepër i yndyrshëm lë pasoja të tjera të dëmshme për shëndetin. Hulumtimi më i ri është ende në fazën testuese, ndërsa injeksioni mund të gjendet në treg vetëm pas shtatë vjetësh.

Autori kryesor i studimit, Keith Haffer nga kompania amerikane Braasch Biotech ka thënë që ky studim tregon që trashja ka mundësi të shërohet me vaksinë
(e.m/BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *