Besa Rexhepi – Per konkursin

FRAGMENT NGA  NOVELA “ SHPRESE DHE DASHURI”

Sa shpejt koha kalon, pa e parë dy ditë sa dy orë. Sa shumë u gëzua pranë më të dashurve të tij, të cilët e duan shumë, e presin në çdo kohë, në çdo vend, kudo ata e presin, sepse atë e duan më shumë se çdo gjë, ku ndjejnë mall e dashuri. Koha nuk premtoj asgjë për një kohë kaq të shkurt, vetëm u çmallën! Kjo ishte një ëndërr e kujtimeve të pashlyera.

Ai ishte i lumtur në gjirin familjar, kishte derdhur shumë lot, ishte mërzitur shumë, shikimet e tij ishin të etura. U lumturua shumë edhe të tjerët rreth tij ishin shumë të lumtur, sikur koha të ndalet në këto momente të lumtura, ku gëzimi dhe lumturia kishte pushtuar zemrat e tyre të përmallueshme, koha po fluturon e momenti i ndarjes po afron. Dielli kishte lëshuar rrezet pingule dhe përvëluese në çdo gjë, por sot po nxen pak më ndryshe, sikur edhe dielli është pak më i ngrysur.

Rilindi kthehet në ushtri, menjëherë fillon punët e obligueshme ushtarake si çdo ushtar, në punën e tij të mërzitshme. Dëshira e tij e vetme është që të jenë të gjithë me shëndet mirë, sidomos shqetësohet për Shpresën. Ajo është e vetme pa mbështetje, në ditët më të vështira të jetës së saj. Mendja i fluturoi te ajo: – si të kam shpirt, a po mundesh, me probleme e punë si po kalon, unë e di që ke shumë probleme rreth punëve, se vetë je kryefamiljare, edhe bukur shumë je rënduar nga shtatzania, vetëm bjeri rrafshit e mos të kesh gajle për asgjë, as mua nuk më ban mirë kur ti stresohesh e bëhesh merak, mos u gajlo fare për asgjë, pos kujdesu për vete dhe për vajzën.

Sa ishte në shtëpi edhe shtëpia u mbush me gëzim, duke i lënë pas ditët e errëta, por fatkeqësisht nuk zgjati shumë ky gëzim, vetëm disa çaste dhe u tret, mbeti si një ëndërr e mirë!

“Sa bukur në shtëpi, po më duket se ndejta vetëm dy orë, s’mundem kurrë ta harroj momentin kur unë trokita në derë, kur ti e çele derën, ashtu u gjetëm ballë për ballë, m’u duk se tërë bota është e imja, kurrë s’të kam pa më të bukur, më të këndshme, më të ëmbël, nga gëzimi nuk pata fjalë të flas, pos të përqafoj, shumë të shtrëngoj!

Më habiti edhe Arjeta si nuk më kish harruar hiq, beterka e vogël, sa shumë po e dua, por edhe e mençur shumë, veç po rrebavke shumë, por akoma është e vogël.

Sot, Arjeta ka ditëlindjen – sot i mbushi tri vjet, engjulli ynë Arjeta, qofsh e gëzuar dhe e lumtur, plotë dritë e jetë! Të don babi shumë! Tregomë, Shpresë, a ja festove ditëlindjen dhe si tregomë në letër.

120

Tani Shpresë, siç i patëm fjalët më the se s’do të mërzitësh më, mbasi të pashë njëherë mu shëndosh zemra, por kur dola u mërzite shumë që s’mujte as “rruga e mbarë” me thënë, unë të kuptoj shpirt, por s’kem çka bajna. Shpresë, unë me vetveten time u çudita disi dola si tu qesh, nuk e di se si jam duk, por mjaft jam munduar me i dhënë vetës gajret se më vike inati me qajtë. Shpresë e dashur, më trego se si e pranoj Arjeta largimin tim, se në sytë e kësaj vogëlushe e pashë një lloj hutimi të përzier me mërzi, e vogël, por e mençur. Sa i përket kohës që isha në shtëpi me i mbush fletore të tëra s’mundem me e shprehë kënaqësinë që e kam ndier, por nga ana tjetër m’u duk tepër shkurt, prapëseprapë ishte mjaft se u pata mërzitur shumë, dy sytë mu patën qorruar, ja pata harruar çehren, por tash me të vërtetë jam liruar bukur shumë, veçse me padurim po e pres lajmin e lindjes, ishalla do perëndia si është më së miri”.

Në çdo letër porositë e tij nuk kanë mbarim.

Të dua Shpresë, pa masë të dua, ti je shpresa e fundit e jetës sime, pa ty jeta ime s’ka kuptim, ti je ajo që më jep shpresë të jetoj, të vazhdoj tutje, ku të jesh, kah të shkosh me veti më ke. Ty ta fala jetën, i tëri t’u fala, por edhe e imja je, buzëqeshja e jote tërë botën ma shndritë! Të dua!

Ende pa marrë përgjigje, se si ai ka kaluar rrugës, a ka mbërri me kohë ajo, mendoj t’i shkruaj ca rreshta, sepse ajo mendon se do të mërzitet ai shumë.

Shpirti im erdhe na vizitove, na gëzove shumë, të deshtëm shumë, por ishte kohë shumë e shkurt, ku mbeti vetëm një ëndërr e bukur e paharruar. Ti, Rilind, u mërzite shumë e pse të mërzitësh a nuk na le të gjithëve mirë? Çdo vështirësi do ta kalojmë, qe gati i bëre tre muaj, pas dy muajve prapë të presim si atë natë. T’i njoha hapat që vinin drejt dhomës tonë, prisja trokitjen në derë, atë trokitjen tënde magjike që vetëm unë e njoh, filloi zemra të rrahë fort, donte të dilte nga kraharori, nuk dita se çfarë të bëja, t’u hodha në përqafim, si ta shuaj mallin me këta lot gëzimi, në këtë moment të pashpjegueshëm që të dy ishim qorru nga malli për njëri-tjetrin…!

Ajo u shtri pranë tij, me kokën mbështetur në kraharor të tij dhe dëgjonte rrahjet e zemrës. Zemra jote, troket në zemrën time, o i njoh këto rrahje zemre! Janë si fjalët e ngrohta që më thua, si premtimet, si përqafimet, si puthjet. Ato nuk harrohen kurrë.

Qëndruan kësisoji një kohë të gjatë, të përqafuar. Dëgjohet vetëm një frymëmarrje, një e vetme për të dytë dhe vetëm një rrahje zemre, zemra e tyre! Dashuritë e mëdha lindin vetëm njëherë dhe flakërojnë gjithnjë, gjatë gjithë jetës.

Kaluan pak kohë vetë, ajo e ndjen vetën më të lehtësuar shpirtërisht, mërzia dhe malli që kishte për te ishte larguar pak. Kokë më kokë i zuri gjumi.

Dy ditë kaluan shumë shpejtë pa i parë, sa të lumtur ishin, kurse tash koha e ndarjes po afron, zemrat e tyre mbusheshin me vaj.

121

Atë ditë që ai shkoi, Shpresa u mërzitë pak, por ajo nuk dëshironte që ai të mërzitet. Unë ty po të dua, të dua më shumë se vetën.

Pasi që ajo e përcjelli deri te dera e oborrit, u kthye në shtëpi, sa e madhe, e ftohtë dhe zbrazët iu duk shtëpia dhe në vesh i tingëllonte kënga: “Përcolla dylberin ktheva hyra në odë”, kohë pas kohe ajo i fshinte lotët, por nuk donte që vajza ta shoh duke qa! Në pallto e kishte harruar gjysmë pako me cigare “Opati”, këto do t’i ruan ajo derisa të vije prapë, derisa të bëhet babi përsëri, pastaj Shpresa kish harruar me ja dhënë kimikun, po mirë mendoi ajo falma këtë kimik se nuk kam pasur, i kam harxhuar të gjithë duke marrë shënime.

Derisa ia pastroj rrobat, ajo u mërzitë shumë, dita iu duk shumë e gjatë, sa një vit. Ajo i lutet atij të mos mërzitet për te, se me vaj nuk bëhet asgjë. Dëshira e saj e vetme është vetëm të jemi shëndosh e mirë, sfidat e jetës nuk kanë të ndalur dhe i luftojnë si mundin ato.

Pas tri dite që shkoi Rilindi, sot festojmë ditëlindjen e Arjetës, pas mëngjesit Shpresa e pastroi vajzën dhe e veshi bukur, një fustan të bukur, një kordele në flokë ishte bërë shumë e bukur, fytyra e saj e vockël i shndriste nga gëzimi dhe lumturia.

-Nënë ku m’i ke lënë parat e ditëlindjes, që m’i la babai, dua të shkoj në market.

– Sa shpejt u rrite moj bijë, tash t’i jep nëna dhe shkojmë në market, blej çfarë të duash, pastaj e përgatisim tortën e ditëlindjes.

Në ditëlindjen e saj erdhi gjyshi i saj nga Tërpeza dhe daja i vogël, Lumi, i cili u ndal të rri për disa ditë te ne. Nëna e Shpresës kishte qenë shumë e sëmurë, tash ish më mirë, ajo u bë shumë merak për nënën, por nuk po mundet të shkoj për vizitë. Dy fustane ia kishte përgatitur gjyshja e saj dhe gjyshi i pruri dhuratë për ditëlindje, e cila menjëherë e veshi njërin. U bë e bukur si lule. Atë ditë që shkoi Rilindi nuk qajti fare, vetëm Shpresën nuk e lente rehat dhe i thoshte: mos qaj nënë, nuk donte të qaj ajo, sa shumë po i dhimbset ajo! Si erdhi Lumi, ajo u kënaq. Ajo tani po fle në vendin e babait dhe shumë po gëzohet e po thotë: “ja zura jenin babit, babi apet jen” etj.

S’po të shkruaj më shumë për Arjetën, se ti tani po mërzitesh më shumë, duhesh të jesh i fortë, i qëndrueshëm e jo me qenë i dobët, burri im i dashur, duhesh të jesh i fortë. S’jam duke të shkruar nga mërzia, por nga malli dhe dashuria. Derisa na nxen një diell e të na shndritë një hënë, ne nuk duhet të mërzitemi. Të dua, sepse ti më ruan si gjënë më të shtrenjtë të mendjes dhe të shpirtit. Të dua, sepse pranë teje ndihem e lumtur, siç mund të ndihet një grua e dashuruar. Je dielli i syve të mi!

Atë ditë që shkove, m’u duk se u mërzite shumë, por mirë u përmbajte, ndoshta t’u duk se për tre muaj ka ndryshuar gjithçka, por të jesh i bindur se

122

nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm janë ndërruar stinët, prapë do të vish në të njëjtën stinë, ku do ta pres babin edhe një fëmijë, atëherë do ta kuptosh se nuk ka ndryshuar asgjë, vetëm do ta kemi edhe një anëtar të ri.

Ditët që kaluam bashkë, m’u duken shumë të shkurtra, sa ndejtëm bashkë të ndjeka hap pas hapi në çdo vend, për fat të mirë erdhe natën, për pak kohë ishe vetëm imi e i askujt tjetër, ja momenti, ku u ndalën shikimet tona të përmallshëm në derë. Ky moment kurrsesi nuk më largohet nga mendja, një moment i qartë, harruam të marrim edhe frymë, kurse zemrat rrihnin fuqishëm, sikur donin të dilnin nga kraharori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *