Doktor Danja ne Detroit shpallë disa ndryshime të Qeverisë në Mergim

Të nderuar diasporikë dhe diasporike,

Jemi në një moment deciziv për të vëndosur të arthmen tone, edhe pse larg atdheut. Diasporikët tanë të mëdhenjë, gjithëmonë kanë menduar e vepruar për popullin, bile pikërisht për këtë e lanë vendin, që t’i shërbejnë

sa më mirë prej së largu. Premtimin që u dhamë në fund të korrikut dhe në fillim të Gushtit të këti viti po e mbajmë. Pas disa konsultimesh, arritem të biemë një vendim, që është pasojë e vullnetit të përbashkët, të të gjitha viseve shqiptare që, veç në emigrim bashkohet kombi. Këtu jemi nga të gjitha viset dhe zgjedhjet janë bërë sipas Shqipërisë së Bashkuar. Ministrat tanë janë nga të gjitha trevat. Ka sish nga Presheva, nga Gostivari, nga Tuzi e nga Çameria. Nuk mund të ketë kurrë një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Botë. Kjo do të jetë Qeveria e punës dhe respekteve, e zbrazjes së xhepave të popullit dhe e mbushjes së xhepave te tyre, e prishjes së eksperiencave të parezultatshme dhe e operacioneve përçarëse të komuniteteve në bazë feje e krahine, partie dhe niveli fromues, ku në kushtin e parë të ministrave kërkohej mjeshtria e marrjes së identitetit, çmoralizimit dhe dhe rrëmbimit të çdo të drejte që del mbi nivelin e fryrjes ministrore, një qeveri model i pronësimit të pasurive emocionale në të mirë të jetëgjatësisë popullore, duke e lënë popullin me gisht në gojë, sa herë e merr uria e pritjes së premtimeve. Kjo qeveri e modelit katër plus tri për vete e një të katërtën e plus katrës së tyre për masat popullore, që kosniderohet një tufë e vaksinuar kundër rrebelimit në dëm të partisë së ministrave. As më pak e as më shumë do të mblidhet njëherë në tre muaj për të bërë analizën e përvetësimit sasior në përpjestim me taktikat e përkohëshme të rritjes së ekonomisë përsonale në shumëfishimin e të ardhurave nga kontrollet punëtore, dmth financiare, që do t’i realizoj minsitri i Ekonomisë dhe ai i Arkave më mbushjen e Arkës përsonale së secilit në vete dhe të gjithëve së bashku në të mirë të partive qeverisëse, me referenca të tjetërsuara të burimeve prej nga vijnë, për t’i shpëtuar gjykimit të ndonjëhershëm a të dënimeve të papritura nga ndonjë fortunë popullore. Ministrat, në përgjithësi, duhet të jenë patriottë të klasit më të lartë dhe të kenë dhënë prova për dashurinë e pakufishme ndaj parasë për të dhënë kontri…tin e tyre të rëndësishëm për rritjen e fuqisë ekonomike në Atdhe nëpërmjet investimeve në dobi të tyre. Në përzgjedhjen e tyre janë marrë parasysh disa kritere, sidomos ai i reciprocitetit për të ruajtur lidhjen me njëri-tjetrin në të mirë të tyre, në ruajtje të posteve dhe përfitimeve marramendëse në vetëm një mandat.

QEVERIA NE EMIGRIM, SHTATOR 2016, e rinovuar ne Janar 2020

Kryeparlamentari, Zymbyl Kukuja ( Vajmedeti ) bashkë me Doktor Danen, si ideator i kesaj krijese, pas shumë takimesh gjatë muaj Gusht, erdhën në vëndimin për shpalljen e Qeverisë në Emigrim, duke i thirrur Kryeministrin dhe Ministrat e mëposhtëm, dje me 01 Shtator 2016 për të bërë betimin:

Kryeminister, Karafil Qorri ( Fili ), Shqipëria e Mesme ( nuk ndryshon )
Minister i Mbrojtjes, Top Fisheku ( Topi ), Malësia (Ish Lisan Rrasa) Lisi
Minister i Ruatjes se Rendit dhe Padive, Zhapik Kasketa ( Gjarpri ), Çamëria ( Ish Zhapik Vesa)
Minister i kulteve, Bylbyl Ferra ( Zogu ) nga Kosova  ( nuk ndryshon )
Ministri i Rregullit dhe Veprimit te Shoqatave, Verim Jugu, ( Imi )   ( nuk ndryshon )
Ministre e Shkembimeve Kulturore , Burbuqe Dushku ( Kangtarja ), Presheva  ( nuk ndryshon )
Minister i Udhetimeve dhe Sherbimeve Protokollare, Trumcak Harabeli ( Fluturusi ), Diaspora ( nuk ndryshon )
Minister i Parandalimit te se Keqes, Zullum Patllakja ( Llumi ) Diaspora ( nuk ndryshon )
Minister i Etikes dhe Letrave, Alban Shkëmbi ( Bani ), Veriu  ( nuk ndryshon )
Minister i Dasmava dhe Tarabuqeve, Plep Shkam Lumi ( Fylli ) Veriu ( nuk ndryshon )
Minister i Hajgareve ( humorit ), Trandafil Zambaku ( Thumbi ), Kosova ( nuk ndryshon )
Minister pa Portofol dhe pa celular, Molung Frashni (Lungu ), Veriu Qendror ( nuk ndryshon )
Ministri i Fjalimeve dhe Darkave, Zymbyl Kendezi ( Byli ), Veriu i qytetëruar ( nuk ndryshon )
Ministri i Punes dhe Pushimeve, Bedel Dembeli ( Beli ), Shqipëria e Mesme ( nuk ndryshon )
Minister Ekonomie dhe Tarafeve, Barkush Breshka ( Daullja ) Jugu i largët ( Ish Besim Karkaleci – Simi )
Ministri i Arkes dhe te Ardhurave Kombetare, Dorac Braci ( Raci ) Verilindja ( Ish Lirim Hajni – Rimi )
Ministri i Sajimit dhe Shuarjes se Sherreve , Karabush Huni ( Bushi ), Veriu, në kufi me Kosoven ( nuk ndryshon )
Ministri i Brrylave dhe Zhvendosjve Perfituese, Luftar Frika ( Veterani ) Malësia e Jugut ( nuk ndryshon )
Minister i Shperndarjes dhe Ruajtjes se Dekoratave, Kallam Shelgu ( I dekorumi ) Jugu ( nuk ndryshon )
Ministria e Shulave dhe Nderkamcave , Shul Qershia ( Shuli ) Jugu ( nuk ndryshon )
Ministri i Pyllit dhe Livadheve Harabel Çukapiku ( Çuku ) Veriu Perendimor ( nuk ndryshon )
Minister Rreserve, Pelivan Xukthi ( Vani ) Shqipëria e Mesme ( nuk ndryshon )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *