Federates “ VATRA” në 100 vjetorin

Federates “  VATRA” në 100 vjetorin

 

Pal Rakaj

 

Njëqind vjetor sot feston “ Vatra”

Delegatë si në Kongres

Asht ma e vjetra ndër shoqata

Që i dha vendit progress!

 

Një festim ju ba madhshtor

Me kujtu njëqind vjetor

Si vlerësim një çmim me namë

Prej kryetarit t’shtetit amë.

 

Njerëz të ndritun e krijuan

Ata diten ka xanë mik

Noli dhe Konica  shkuan

Te ma i madhi n’Amerikë!

 

Në festimin e lirisë

Ç’jemë shqiptarë të gjithë festoni

Në përpjekje t’Pavarësisë

E pat njoft atëherë Uillsoni.

 

Heroizma për vatan

Bani Vatra me vatran

50 vjet sundoi ai hori

S’desht me ditë ç’ndihmë dha Uillsoni

Kurrësesi s’duhet me ia falë

Paska kenë veç një bukshkalë.

 

Diktator në krye t’pushtetit

Gjithë meritat ia la vedit

S’desht me ditë ma ai tiran

Ç’ban diaspora për vatan!

 

Ç’ka ka ba për ne Uillsoni

Ia shndrit varrin rrezja e diellit

Sa lutet për ta  shqiptari

Zoti e pastë n’lumni të qiellit!

 

Vërtetë Vatra asht vjetrua

S’do ta lamë na kurrë me u shua

Në Florida e n’Michigan

Degë t’fuqishme si vatranë.

 

I uroj veç jetë të gjatë

Punë të mbarë n’çdo aktivitet

N’ mbrojtje për të gjithë shqiptart

Si gjithëmonë për komb të vet!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *