Xhanuvia ( tregim i jetuar )

Albana M. Lifschin Kur mё panё pёr herё tё dytё nё Tiranё, brenda tre muajve, tё njohurit e mi mbajtën kёmbёt: – Erdhe prapё apo s’ke ikur ende ? Çfarё ka bёrё vaki? Dukesh sikur ke lënguar! Kur je sёmurё kёto lloj pyetjesh tё bёjnё tё ndihesh edhe mё keq.