{"id":9978,"date":"2023-09-12T12:03:00","date_gmt":"2023-09-12T12:03:00","guid":{"rendered":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9978"},"modified":"2023-09-12T12:05:33","modified_gmt":"2023-09-12T12:05:33","slug":"poezia-nuk-eshte-nje-profesion-qe-mesohet-me-mesues-ripublikim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9978","title":{"rendered":"Poezia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion q\u00eb m\u00ebsohet me m\u00ebsues ( Ripublikim )"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-full\"><a href=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Inxhi-kopertine.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"180\" height=\"219\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/Inxhi-kopertine.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9979\"\/><\/a><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Inxhi Ali\u00e7ka<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Menduam qe ne kuadrin e Diteve te Letersise Shqipe, te ripublikojme disa shkrime qe kane te bejne me kete aktivitet. Po e fillojme me shkrimin e Inxhi Ali\u00e7kaj per poezine.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>(&nbsp; Per rubriken e Revistes Kuvendi \u201c A eshte Letersia Shqipe ne rrezik?\u201d )<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bised\u00eb me Inxhi Ali\u00e7ka<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Ali\u00e7kaj, \u00ebsht\u00eb autore libri, q\u00eb praktikisht ka provuar t\u00eb shkruaj poezin\u00eb dhe proz\u00ebn. Kjo nuk mjafton p\u00ebr Inxhin, pasi, ve\u00e7 k\u00ebtyre dy dhuntive, q\u00eb nuk i ka primare, \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebse e let\u00ebrsis\u00eb, ndaj ne po i drejtohemi me disa pyetje p\u00ebr rubriken e Kuvendit: \u201c Let\u00ebrsia shqipe n\u00eb rrezik!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;Pyetje: Si mendon Inxhi Ali\u00e7kaj p\u00ebr Let\u00ebrsin\u00eb Shqipe, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb periudh\u00ebn postkomuniste?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Alicka: K\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb komunikojm\u00eb me gjuh\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb shqipe. Besoj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb e dashurojn\u00eb let\u00ebrsin\u00eb, u dhemb shum\u00eb fakti q\u00eb, n\u00eb 26 vite, vijojm\u00eb t\u00eb kemi tranzicion trishtues letrar dhe nuk kemi mundur t\u00eb profilizojm\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. N\u00eb pozitat, m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb nj\u00eb dashamir\u00ebseje t\u00eb artit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, sesa t\u00eb nj\u00eb shkrimtareje t\u00eb profilizuar, nuk m\u00eb lejohet ta \u201cerr\u00ebsoj\u201d shum\u00eb realitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Por nuk e mbaj dot at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb perceptoj. Absolutisht, ka pasur zhvillime dhe tentativa, por jo t\u00eb mjaftueshme, ose munges\u00eb terreni, p\u00ebr t\u00eb spikatur apo b\u00ebr\u00eb \u201cepok\u00eb letrare\u201d. E th\u00ebn\u00eb shqip: \u201cna merr malli\u201d m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb rilexuar korifenjt\u00eb tan\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, sesa t\u00eb t\u00ebrhiqemi nga nj\u00eb titull a autor i dit\u00ebve t\u00eb sotme. P.sh, n\u00eb poezi, do t\u00eb lexoja m\u00eb me endje \u00e7far\u00ebdo q\u00eb vijon t\u00eb krijoj\u00eb i madhi Drit\u00ebro Agolli dhe t\u00eb m\u00eb mbetet n\u00eb mendje, sesa t\u00eb m\u00eb imponohet nd\u00ebr duar e n\u00eb ndjesit\u00eb e mia, nj\u00eb lib\u00ebr me poezi nga ndonj\u00eb autor i ri. Gjithsesi, nuk do t\u00eb doja t\u00eb isha drastike. Njoh miq t\u00eb mit\u00eb q\u00eb tentojn\u00eb fuqish\u00ebm ta mbajn\u00eb gjall\u00eb teknik\u00ebn dhe shpirtin e t\u00eb shkruarit realisht let\u00ebrsi. Madje, s\u00eb fundi, fal\u00eb panairit t\u00eb Librit n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb botim i poetit dhe shkrimtarit t\u00eb ri, Lisandri Kola, i titulluar \u201cSonete\u201d dhe t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn jam surprizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr letrare q\u00eb po \u201cshitet\u201d ngado, p\u00ebrjetova nj\u00eb mrekulli t\u00eb vargut, struktur\u00ebs, teknik\u00ebs s\u00eb nj\u00eb soneti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb nj\u00eb geg\u00ebrishte perfekte. Pas interesimit tim, m\u00ebsova se nga ky autor kishte vepra t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb mira. Por, t\u00eb till\u00eb poet\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb terrenin letrar, pasi komerci q\u00eb ka kapluar gjith\u00eb politikat institucionale t\u00eb menaxhimit t\u00eb aktiviteteve letrare dhe promovimit t\u00eb talenteve (\u00e7mimeve t\u00eb trumpetuara, orientimeve klienteliste, etj.), favorizojn\u00eb falsitetin letrar dhe len\u00eb n\u00eb hije ata q\u00eb realisht krijojn\u00eb me shpirt e talent.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetje: A \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik Let\u00ebrsia Shqipe, dhe pse?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Ali\u00e7ka: Absolutisht po. Pak a shum\u00eb e thash\u00eb edhe m\u00eb lart. Let\u00ebrsia Shqipe \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, ashtu si\u00e7 vijojm\u00eb t\u00eb jemi ende si shoq\u00ebri. Po \u201crritet\u201d nj\u00eb shoq\u00ebri e edukuar me shije \u201cpa shije\u201d p\u00ebr artin e mir\u00ebfillt\u00eb. E para, sepse nuk po shkruhet m\u00eb shqip, por kemi nj\u00eb deformim total. N\u00ebse nuk di ta shkruash fjal\u00ebn shqipe, nuk ke se si t\u00eb krijosh art me t\u00eb dhe t\u00eb tej\u00e7osh p\u00ebrjetim, bot\u00eb, zhvillim. Teknologjia, tek ne, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ka pasur ndikimin m\u00eb t\u00eb keq t\u00eb mundsh\u00ebm dhe vazhdon t\u00eb keqp\u00ebrdoret. I largoi njer\u00ebzit nga libri, rrjedhimisht nga krijimi i nj\u00eb boshti dijesh, ndjesish, fjalori, etj., q\u00eb pasurojn\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe krijojn\u00eb aft\u00ebsi shpreh\u00ebse. Lexojm\u00eb n\u00eb rrjete sociale \u00e7udira t\u00eb konsoliduara, q\u00eb i servirin si art, si poezi a proz\u00eb, t\u00eb shkruara m\u00eb s\u00eb keqi, me nj\u00eb shqipe t\u00eb p\u00ebrdhosur\u2026 Gjithsesi, m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb, sado q\u00eb jan\u00eb n\u00eb minoranc\u00eb, ka disa poet\u00eb e shkrimtar\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb \u201cluftojn\u00eb\u201d me artin e tyre, pavar\u00ebsisht se shpesh ai sfumohet nga imitimi apo loj\u00ebra fjal\u00ebsh q\u00eb nuk krijojn\u00eb dot nj\u00eb fabul q\u00eb t\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb, nga fillimi n\u00eb fund, t\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb pezull, t\u00eb t\u00eb shtyj\u00eb leximin drejt k\u00ebrsh\u00ebris\u00eb. S\u00eb dyti, k\u00ebto vite, referuar edhe zhvillimeve tranzitore t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, politik\u00ebs ton\u00eb, por edhe qasjes ndaj historis\u00eb dhe personazheve q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi, ka nj\u00eb fokusim te let\u00ebrsia memoristike, historike (absolutisht nj\u00eb zhan\u00ebr shum\u00eb i domosdosh\u00ebm). N\u00eb vitet e para, kjo lloj let\u00ebrsie, pati interesin e vet, etjen p\u00ebr informacion t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por kur ajo t\u00eb vjen ende dhe sot, e p\u00ebrs\u00ebritur, e rip\u00ebrs\u00ebritur, e transformuar, e trumpetuar n\u00eb ekrane, etj., b\u00ebhet e lodhshme. Shto k\u00ebtu faktin q\u00eb nuk do ta quaja let\u00ebrsi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, por thjesht nj\u00eb publicistik\u00eb, q\u00eb ka vler\u00ebn e saj t\u00eb padiskutueshme. Por.., ju lutem\u2026, mos ma servirni si let\u00ebrsi shqipe\u2026 \u00cbsht\u00eb thjesht tentativ\u00eb e rraskapitur p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb fokus.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetje: Pse, ende shitet m\u00eb shum\u00eb let\u00ebrsia e huaj n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Ali\u00e7ka: Po e nis nga eventi i fundit letrar, Panairi i Librit, n\u00eb Tiran\u00eb. M\u2019u desh t\u00eb hallakatesha 3 dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr panair, me gjith\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkova nga miq t\u00eb mit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb rekomanduar dhe orientuar mbi tiitujt e autor\u00ebt dhe, p\u00ebrfundimisht, p\u00ebrfundova n\u00eb blerje t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb huaj s\u00ebrish, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb vog\u00ebl si ai q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart. Sinqerisht, kam k\u00ebrkuar me kujdes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kisha di\u00e7ka shqip q\u00eb t\u2019ia vlente n\u00eb bibliotek\u00ebn time dhe nuk e gjeta. Tituj e autor\u00eb pa fund, por asgj\u00eb nuk t\u00eb mbetej. Nj\u00eb lib\u00ebr i mir\u00eb godet, q\u00eb n\u00eb parath\u00ebnie, n\u00eb p\u00ebrmbledhje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb fjal\u00ebs dhe p\u00ebrmbjatjes, qoft\u00eb edhe n\u00eb pak rreshta q\u00eb lexon. Por, t\u00eb mos harrojm\u00eb, q\u00eb edhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e huaj q\u00eb serviret n\u00eb Shqip\u00ebri, ndodh edhe nj\u00eb lloj tjet\u00ebr krize, ajo e p\u00ebrkthimit. P\u00ebrkthime pafund, por ama p\u00ebrkthyesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb num\u00ebrohen me gishta&#8230; Nj\u00eb tjet\u00ebr sfid\u00eb e madhe kjo.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetje: A ka let\u00ebrsi Diasapora?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Ali\u00e7ka: Realisht, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskutim shum\u00eb delikat. \u00cbsht\u00eb i pakontenstuesh\u00ebm fakti se diaspora \u00ebsht\u00eb gur i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb kombi. Natyrisht q\u00eb ka let\u00ebrsi, por mund t\u00eb themi me nj\u00eb intensitet dhe intens\u00eb tjet\u00ebr poetike prej Diaspor\u00ebs s\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, &#8211; referohem k\u00ebtu p\u00ebr at\u00eb Diaspor\u00eb t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb realizmit socialist-, e cila kishte p\u00ebrndritjen e vet m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb e letrave shqipe, edhe p\u00ebr vet\u00eb natyr\u00ebn specifike t\u00eb saj, le t\u2019i quajm\u00eb m\u00eb sakt\u00eb autor\u00eb t\u00eb ekzilit, me Ernest Koliqin, Martin Camajn, Arshi Pip\u00ebn etj., p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb vendet kryesore t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbotshme, si SHBA, Itali, Gjermani etj. Diaspora e sotme vijon t\u00eb jet\u00eb aktive, por tashm\u00eb me nj\u00eb shtrirje q\u00eb i referohet dhe synon nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin, jo natyr\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb Diaspor\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. Sot, n\u00eb Diaspor\u00eb kemi nj\u00eb q\u00ebllim\u00ebsi t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb vete dhe p\u00ebr vete, jo m\u00eb nj\u00eb Diaspor\u00eb q\u00eb i referohet problemeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb formimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar. Thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi autorial p\u00ebr artin dhe jo shqet\u00ebsimi mbi angazhimin e autorit p\u00ebrmes artit p\u00ebr kombin. Por, si \u00e7do aspekt tjet\u00ebr i let\u00ebrsis\u00eb shqiptare, k\u00ebto 25 vite, edhe let\u00ebrsia e diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrballuar sfidat e mediokritetit dhe fasad\u00ebs, ku n\u00eb shum\u00eb raste \u00ebsht\u00eb kthyer si element dyluftimi p\u00ebr em\u00ebr, mes komuniteteve dhe shoqatave t\u00eb diaspor\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Gjithsesi, shpresoj dhe besoj fort q\u00eb kjo Diaspor\u00eb do ta ruaj\u00eb thelbin e misionit t\u00eb saj, duke na afruar ne si popull, si let\u00ebrsi, me simotrat e saj kudo n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetje: A keni nj\u00eb autor q\u00eb mund ta ve\u00e7oni nga Diaspora?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Ali\u00e7ka: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ve\u00e7oj nj\u00eb autor, pasi p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mund t\u00eb themi q\u00eb Diaspora e sotm\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb globit dhe na b\u00ebn t\u00eb ndjehemi m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb si nj\u00eb let\u00ebrsi q\u00eb tashm\u00eb ka nj\u00eb tradit\u00eb q\u00eb vijon. T\u00eb marr\u00eb ve\u00e7mas, mendoj se ende nuk i kemi emrat q\u00eb p\u00ebrmendem m\u00eb sip\u00ebr, Koliqin, Camajn dhe Pipajn, por mund t\u00eb p\u00ebrmend disa autor\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, (duke k\u00ebrkuar falje, n\u00ebse nuk e kam njohjen e mjaftueshme, aq m\u00eb pak, ngaq\u00eb nuk na bien n\u00eb dor\u00eb botimet e t\u00eb gjith\u00ebve) si Lindita Harapi, Gezim Basha, Elinda Marku, Ramiz Gjini, Nexhip Ejupi, Iliriana Sullkuqi, Ndrek\u00eb Gjini, &nbsp;G\u00ebzim Hajdari, Ardian Christian Ky\u00e7yku, Qerim Sk\u00ebnderaj, deri tek m\u00eb e reja Qendresa Halili e ndonj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb zhanre t\u00eb ndryshme, poezi, proz\u00eb, ese, studime etj. Tashm\u00eb, k\u00ebta autor\u00eb kan\u00eb n\u00eb esenc\u00ebn e krijimit artistik tematika universale, duke iu larguar qasjeve periferike vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb kulture t\u00eb vog\u00ebl. Po k\u00ebshtu, veprat e tyre synojn\u00eb nj\u00eb lexues model nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs q\u00eb zgjedhin t\u00eb shkruajn\u00eb, duke mos u fokusuar vet\u00ebm n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, e cila n\u00eb fakt, ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar lexuesish.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetje: A mendoni se krijuesit duhet t\u00eb lexojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa shkruajn\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Ali\u00e7ka: E p\u00ebrmenda dhe pak m\u00eb lart dhe po e p\u00ebrforcoj: Ajo q\u00eb m\u00eb dhemb m\u00eb shum\u00eb, si nj\u00eb njeri q\u00eb e dashuroj let\u00ebrsin\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kemi pseudo shkrimtar\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb pa lexuar. \u00cbsht\u00eb kthyer si n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr tituj, si nj\u00eb gar\u00eb, ku n\u00ebp\u00ebr podium, i p\u00ebrplasin nj\u00ebri-tjetrit numrat e pseudoveprave. N\u00ebse do t\u00eb kishin lexuar sikur pak m\u00eb tep\u00ebr, sesa kan\u00eb shkruar vet, do t\u00eb stepeshin nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e madhe p\u00ebr t\u00eb shkruar. <strong><em>Let\u00ebrsia nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ambicje dhe konkurrenc\u00eb shifrash dhe emrash, let\u00ebrsia do konkurrenc\u00eb shpirti dhe profesionalizmi. Ose di t\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb shpirti, ose nuk di. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion q\u00eb m\u00ebsohet me m\u00ebsues, \u00ebsht\u00eb forc\u00eb q\u00eb buron nga arti i p\u00ebrdorimit t\u00eb fjal\u00ebs dhe ndjesive, nga talenti.<\/em><\/strong> K\u00ebta lloj shkrimtar\u00ebsh, i kap edhe deliri i madh\u00ebshtis\u00eb dhe harrojn\u00eb se nuk mund t\u2019i fyhet inteligjenca nj\u00eb populli, njer\u00ebzve q\u00eb realisht e kan\u00eb bot\u00ebn e brendshme t\u00eb tyre \u201cpoezi\u201d, pavar\u00ebsisht se nuk munden, nuk kan\u00eb kushte, apo nuk din\u00eb ta shprehin at\u00eb detyrimisht me artin e fjal\u00ebs. At\u00ebher\u00eb, njer\u00ebzit b\u00ebjn\u00eb zgjedhjen e tyre, t\u00eb penalizojn\u00eb duke t\u00eb mos lexuar. Por kjo \u00ebsht\u00eb vdekja m\u00eb e hidhur e let\u00ebrsis\u00eb. Ndaj jemi n\u00eb kriz\u00eb dhe varf\u00ebri librash.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pyetje:Cila duhet t\u00eb ishte politika e botimeve, sipas jush? A duhet t\u00eb kishte nj\u00eb lloj orientimi p\u00ebr lexuesit?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Inxhi Ali\u00e7ka: Politika e botimeve sipas meje duhet t\u00eb priret vet\u00ebm ndaj kriterit t\u00eb vet\u00ebm: atij meritokratik. Duke qen\u00eb se botimet, flas p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb botuese shqiptare apo n\u00eb trevat shqipfol\u00ebse, mb\u00ebshteten thelb\u00ebsisht n\u00eb komerc dhe p\u00ebrfitim monetar, niveli i lexuesit nga viti n\u00eb vit ka degraduar. Sepse ata po receptojn\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsi q\u00eb ka n\u00eb esenc\u00eb t\u00eb vet tregun. Natyrisht duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb orientim t\u00eb lexuesit, \u00e7ka m\u00eb i vyeshmi do t\u00eb ishte nj\u00eb institucion a organ botues, i cili do ta drejtonte at\u00eb kah vlerat reale letrare. Edhe ato raste q\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb orientim, kan\u00eb qen\u00eb provizore, sepse revista n\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb mbyllur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, duhej t\u00eb kishte nj\u00eb projektprogram institucional q\u00eb mb\u00ebshetet financimin e revist\u00ebs\/ave, librit\/ave. Po ashtu, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standardizim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb kritik\u00ebs letrare, gj\u00eb q\u00eb te ne kryhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sporadike.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Bisedoi: Pjet\u00ebr Jaku<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Dhjetor, 2016<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Inxhi Ali\u00e7ka Menduam qe ne kuadrin e Diteve te Letersise Shqipe, te ripublikojme disa shkrime qe kane te bejne me kete aktivitet. Po e fillojme me shkrimin e Inxhi Ali\u00e7kaj per poezine. (&nbsp; Per rubriken e Revistes Kuvendi \u201c A eshte Letersia Shqipe ne rrezik?\u201d ) Bised\u00eb me Inxhi Ali\u00e7ka Inxhi Ali\u00e7kaj, \u00ebsht\u00eb autore libri,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9979,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9978","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9978"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9981,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9978\/revisions\/9981"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}