{"id":9940,"date":"2023-06-17T15:43:38","date_gmt":"2023-06-17T15:43:38","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9940"},"modified":"2023-06-17T15:43:38","modified_gmt":"2023-06-17T15:43:38","slug":"ndahet-nga-jeta-naum-prifti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9940","title":{"rendered":"Ndahet nga jeta  Naum Prifti"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"190\" height=\"208\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/06\/NAUMI-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9938\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Naum Prifti, Mjesht\u00ebr i rr\u00ebfimit dhe i\ndialogut!<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimtari i njohur, Naum Prifti u nda nga jeta me daten 16\nqershor 2023. Revista Kuvendi, i shpreh ngushellimet familjes, te afermeve dhe\nmiqeve te tij! Naumi pushofte ne paqe! Mikja e Kuvendit, krijuesja e njohur,\nish Kryetarja e Shoqates se Shkrimtareve ne Amerikes, Raimonda Moisiu, na nisi\nme kete rast biseden qe ka realizuar me te ndjerin para disa vitesh, publikuar\nte Kuvendi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>In Memoriam: <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Intervista me shkrimtarin Naum Prifti <\/strong><strong>\u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb New York, Tetor 2010<\/strong><strong>,\n<\/strong><strong>p\u00ebr\nveten dhe v\u00ebllain e tij, eruditin prof. Peter Prifti.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;<\/strong><strong>Bisedoi: Raimonda\nMoisiu<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimtari i mir\u00ebnjohur Naum Prifti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pionier i\nletrave shqipe. Ve\u00e7 prirjes s\u00eb tij natyrale, shkak frym\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb shkruar u\nb\u00ebn\u00eb \u00ebndrrat dhe p\u00ebrvojat e jet\u00ebs. Personazhet e veprave t\u00eb tij letrare jan\u00eb\nnjer\u00ebs t\u00eb thjesht\u00eb. Ata kan\u00eb nj\u00eb fuqi t\u00eb magjishme plot jet\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e n\u00eb\nt\u00eb ardhmen, duke na rr\u00ebfyer lirin\u00eb e tyre, q\u00eb e kan\u00eb sh\u00ebndrruar at\u00eb n\u00eb Mjesht\u00ebr\nt\u00eb rr\u00ebfimit dhe dialogut. Shkrimtari Naum Prifti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ka\nshkruar shum\u00eb tregime p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rritur. Disa nga tregimet e tij jan\u00eb b\u00ebr\u00eb\nedhe filma dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me shum\u00eb \u00e7mime p\u00ebr veprat e tij letrare. N\u00eb nj\u00eb\nkontakt telefonik me z. Naum Prifti ram\u00eb dakort p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb s\u00eb\nbashku. Me qet\u00ebsi e durim burr\u00ebror, ia m\u00eb tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7ast po merrej me\narkivimin e dor\u00ebshkrimeve, studimeve dhe shkrimeve q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb v\u00ebllai i tij,\nprof. Peter Prifti, i sapondar\u00eb nga jeta. Para disa dit\u00ebve, un\u00eb bisedova\np\u00ebrs\u00ebri me shkrimtarin. Vecan\u00ebrisht d\u00ebshiroja ta pyesja at\u00eb p\u00ebr krijimtarin\u00eb e\ntij t\u00eb hershme letrare, koh\u00ebn kur filloi t\u00eb shkruante, gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb ti,j por\nedhe aktualisht. Duke shkruar p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rritur, ai u b\u00eb nj\u00eb nga\nshkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur e t\u00eb talentuar t\u00eb letrave shqipe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb\nintervist\u00eb, shkrimtari Naum Prifti flet p\u00ebr vete dhe p\u00ebr v\u00ebllain e tij,\neruditin prof. Peter Prifti. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Kush ka qene tregimi apo libri juaj i par\u00eb?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Krijimi im i par\u00eb artistik ka qen\u00eb nj\u00eb vjersh\u00eb\nhumoristike e ngjashme me bejtet popullore, t\u00eb cil\u00ebn e hartova kur isha 12\nvjet. At\u00eb ua recitova shok\u00ebve t\u00eb mij dhe m\u00eb pas dhe disa partizan\u00ebve, midis t\u00eb\ncil\u00ebve ndodhej edhe kushriri im Pali Prifti, njeri me shkolle, (m\u00eb von\u00eb\nd\u00ebshmor). Ai m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzoi dhe u habit paksa q\u00eb e kisha krijuar vet\u00eb. Vazhdova t\u00eb\nshkruaja vjersha humoristike n\u00eb frym\u00ebn e Kapa-s (Kristaq Cep\u00ebs) n\u00eb gazet\u00ebn e\nmurit t\u00eb shkoll\u00ebs unike Ersek\u00eb n\u00eb vitet 1946-48. Tregimi i par\u00eb \u201cLapidari\u201d\nbazuar te nj\u00eb ngjarje e v\u00ebrtet\u00eb ndodhur n\u00eb fshatin tim, Rehov\u00eb, u&nbsp; botua\nte gazeta \u201cLetrari i Ri\u201d m\u00eb 15 maj 1950. Prisja q\u00eb pas botimit urime e&nbsp;\np\u00ebrg\u00ebzime, por askush s\u2019u kujtua, sepse nj\u00eb em\u00ebr i panjohur, nuk bie n\u00eb sy. Gjithsesi\nvazhdova t\u00eb botoja tregime n\u00eb organet periodike, revista \u201cN\u00ebndori,\u201d gazeta\n\u201cRinia\u201d t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb i p\u00ebrmblodha te v\u00ebllimi \u201cTregime t\u00eb Fshatit.\u201d\nLibri&nbsp; u botua me 1956 nga Sh.Botuese \u201cNaim Frash\u00ebri.\u201d&nbsp; Nuk kaloi pa\nl\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shkroi recension kritiku Mark Gurakuqi dhe Razi Brahimi.\nPor v\u00ebllimi q\u00eb pati sukses e m\u00eb b\u00ebri t\u00eb njohur qe \u201c\u00c7ezma e Floririt,\u201d (1960).\nKy v\u00ebllim ra n\u00eb sy&nbsp; p\u00ebr frym\u00ebn lirike dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e ngjarjeve, ndryshe\nnga let\u00ebrsia descriptive dhe skematike e viteve t\u00eb para t\u00eb pasluft\u00ebs.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-A ka qen\u00eb dikush n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ju ka frym\u00ebzuar apo ju\nka inkurajuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shkrimtar?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Askush, ve\u00e7 prirjes sime natyrale. Un\u00eb u rrita n\u00eb fshat,\nnj\u00eblloj si lulet e egra n\u00eb mal, secila me ngjyra e arom\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Pata fat\nq\u00eb m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb \u201cShkrimtar\u00ebt Shqiptar\u00eb\u201d(pjesa I),&nbsp; nj\u00eb antologji e\nmrekullueshme hartuar nga Ernest Koliqi,&nbsp; Namik Resuli, Filip Fishta me\njet\u00ebshkrime shkrimtar\u00ebsh dhe copa t\u00eb zgjedhura. M\u00eb von\u00eb u mahnita kur m\u00eb ra n\u00eb\ndor\u00eb romani I M. Zevacco-s a \u201cUra e Psher\u00ebtimave,\u201d e pastaj me radh\u00eb \u201cBija e\nMallkuar,\u201d \u201cZonja me Kamelie,\u201de A. Dumas, etj. Fshati im qe ndryshe nga t\u00eb\ntjer\u00ebt. Nja pes\u00eb a gjasht\u00eb familje n\u00ebpun\u00ebsish apo arsimtaresh blinin libra dhe\nkishin biblioteka modeste n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyrte. Ky qe favor i madh p\u00ebr nj\u00eb djal\u00eb\nfshati. Me shok\u00ebt mi t\u00eb apasionuar pas librave,&nbsp; ne i huanim ato duke i\nkaluar dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb. Sa her\u00eb vija n\u00eb Kor\u00e7\u00eb pas lufte gjithmon\u00eb blija libra,\nkryesisht romane t\u00eb p\u00ebrkthyer.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>-\u00c7far\u00eb iu ka p\u00eblqyer t\u00eb lexonit n\u00eb adoleshenc\u00ebn tuaj? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk qe puna p\u00ebr t\u00eb zgjedhur, un\u00eb lexoja gjith\u00e7ka q\u00eb m\u00eb\nbinte n\u00eb dor\u00eb me huajtje. Ve\u00e7se let\u00ebrsia e huaj me etik\u00ebn e salloneve ishte\nshume larg jet\u00ebs son\u00eb, pikpamjeve tona, prandaj m\u00eb qe krijuar ideja se vet\u00ebm\np\u00ebr t\u00eb tilla gj\u00ebra e vlente t\u00eb shkruhej, ndaj u mrekullova kur lexova nj\u00eb\ntregim t\u00eb Sterjo Spases te v\u00ebllimi \u201cNusja pa duvak\u201d nj\u00eb fshatar shqiptar, Xha\nKoroveshin q\u00eb rrinte pran\u00eb oxhakut duke pir\u00eb kafe dhe bisedonte me t\u00eb af\u00ebrmit.\nM\u2019u duk \u00e7udi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej let\u00ebrsi edhe me jet\u00ebn ton\u00eb, me zjarrisht\u00ebn, postiqet,\npagurin me raki\u2026 Isha kurreshtar&nbsp;t\u00eb lexoja \u00e7do gj\u00eb t\u00eb shkruar, edhe nj\u00eb\ncop\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjeja n\u00eb tok\u00eb, do ta&nbsp; merrja n\u00eb dor\u00eb ta lexoja. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Cila \u00ebsht\u00eb sfida p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb tregim apo roman? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vlimi i brendsh\u00ebm, shtyrja e vetvetishme p\u00ebr t\u00eb\nshpalosur mendimet e tua, p\u00ebr t\u00eb kumtuar di\u00e7ka, a p\u00ebr t\u00eb shprehur ndjenjat e\ntua. Do t\u00eb thosha \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb kazan q\u00eb zien perbrenda e q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb\nderdhet jasht\u00eb q\u00eb t\u00eb qet\u00ebsohet. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cmuz\u00eb\u201d? A \u00ebsht\u00eb kjo aft\u00ebsi gjenetike sipas\nmendimit tuaj?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Me \u201cmuz\u00ebn\u201d \u00ebsht\u00eb spekulluar shum\u00eb, sidomos n\u00eb t\u00eb\nkaluar\u00ebn. Me an\u00eb t\u00eb saj shpjegoheshin edhe disa eksese t\u00eb shkrimtar\u00ebve, t\u00eb\natyre q\u00eb ngriheshin nat\u00ebn dhe shkruanin se u vinte muza, apo t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji.\nMadje muza p\u00ebrfytyrohej si fem\u00ebr e bukur, si zan\u00eb me flatra q\u00eb rrinte maj\u00eb\npen\u00ebs apo kalemit. Ky p\u00ebrfytyrim naiv, e trajton frym\u00ebzimin si di\u00e7ka q\u00eb autorit\ni vjen nga jasht\u00eb, nga hap\u00ebsira eterike dhe autori shkruan si n\u00eb trans. Kjo nuk\n\u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb. Nuk ka muz\u00eb! E domosdoshme p\u00ebr t\u00eb shkruar let\u00ebrsi\nartistike&nbsp; \u00ebsht\u00eb ngarkesa emocicionale, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb derdhur n\u00eb let\u00ebr\nndjenjat dhe mendimet. Pa k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb fjal\u00ebt e frazat dalin t\u00eb thata, si\nraport administrate. Fjala fiton pesh\u00eb specifike nga ndjenjat e autorit,\nprandaj thon\u00eb se p\u00ebr t\u00eb shkruar duhet n\u00ebnt\u00eb her\u00eb mundim, e nj\u00ebher\u00eb frym\u00ebzim.\nMbase \u00ebsht\u00eb huajtur nga sentenca angleze: \u201cnine time perspiration and one time\ninspiration.\u201d&nbsp; A \u00ebsht\u00eb kjo aft\u00ebsi gjenetike? Jo! Talenti nuk trash\u00ebgohet\nsi profesionet, por mjedisi ku rritet f\u00ebmija ndikon jasht\u00ebzakonisht p\u00ebr t\u00eb\nkultivuar prirjet e tij. K\u00ebsisoj f\u00ebmij\u00ebt e rritur n\u00eb familje intelektuale kan\u00eb\ndisa p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb krahasim me t\u00eb tjer\u00ebt.&nbsp;&nbsp; N\u00eb baz\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb\nun\u00eb duhet t\u00eb isha b\u00ebr\u00eb gurskalit\u00ebs si gjyshi i babait, t\u2019i bija buzukut ashtu\nsi gjyshi im, ose t\u00eb menaxhoja nj\u00eb restorant si babai. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>Cilat jan\u00eb shprehit\u00eb\ntuaja t\u00eb t\u00eb shkruarit? P.sh. shkruani p\u00ebrdit\u00eb, p\u00ebrdorni kompjuterin, apo\nshkruani me dor\u00eb? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fillim shkruaja me kalem plumbi, se ai shkiste mbi\nlet\u00ebr e nuk duhej ngjyer n\u00eb boj\u00eb si pena, pastaj me stilograf ose stilolapas,\nnd\u00ebrsa pasi erdha n\u00eb Amerike, u m\u00ebsova t\u00eb shkruaja me kompjuter. Esht\u00eb mjeti m\u00eb\nkomod sepse t\u00eb lejon t\u00eb fshish, t\u00eb shtosh, t\u00eb ndryshosh ato q\u00eb ke shkruar.\nMakin\u00eb shkrimi kam patur prej kohesh, por kurr\u00eb nuk kam shkruar\ndrejtp\u00ebrs\u00ebdrejti let\u00ebrsi, madje as gazetari, vet\u00ebm kopjoja shkrimet me dor\u00eb.\nMuzik\u00ebn e p\u00eblqej nd\u00ebrmjet pushimeve, por jo kur shkruaj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Kush ka qen\u00eb frym\u00ebzimi p\u00ebr \u201cPylli i liris\u00eb?\u201d <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E v\u00ebrteta jet\u00ebsore rrall\u00eb q\u00ebllon t\u00eb p\u00ebrkoj\u00eb plot\u00ebsisht\nme t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn artistike. Nj\u00eb kritik rus pohon se t\u00eb gjesh n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb subjekt\nt\u00eb gatsh\u00ebm, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj si t\u00eb gjesh n\u00eb natyr\u00eb flori t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb\npap\u00ebrzier\u00eb me skorie. Megjithat\u00eb jeta disa her\u00eb tregohet bujare, dhe rastis t\u00eb\ngjesh subjekte t\u00eb plot\u00eb, personazhe&nbsp; q\u00eb s\u2019ke nevoj\u00eb t\u2019u b\u00ebsh makijazh, pra\nt\u2019u shtosh a t\u2019u heq\u00ebsh di\u00e7ka. Nj\u00eb personazh t\u00eb till\u00eb un\u00eb e gjeta n\u00eb Divjak\u00eb\nkur njoha Vasil Shoren, protagonistin e tregimit \u201cNjeriu q\u00eb ndiqte kuajt,\u201d\nVlash Zak\u00ebn. U miq\u00ebsova me t\u00eb dhe ai m\u00eb tregonte ngjarje nga jeta e tij. Qe i\nvetmi q\u00eb i kapte kuajt e l\u00ebshuar azat n\u00eb pyllin e Divjak\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e\nmbret\u00ebris\u00eb, duke i ndjekur nga Shkumbini n\u00eb Seman, deri sa ata kapiteshin. Ai\nqe maratonomak I lindur dhe mund t\u00eb vraponte gjith\u00eb dit\u00ebn. E njoha kur qe plak\ndhe fatkeq, mbasi gruaja i kishte vdekur, vajza e vetme qe martuar n\u00eb nj\u00eb fshat\ntjet\u00ebr dhe ai jetonte i vetmuar n\u00eb kasollen e tij. Pjes\u00ebtari tjet\u00ebr qe nj\u00eb\npatok, t\u00eb cilit askush s\u2019ia dinte vitet, por e njihnin t\u00eb gjith\u00eb si patoku i\nVasil Shores. Jetonte si n\u00eb koh\u00ebn e gurit te nj\u00eb kasolle me kasht\u00eb, dhe zjarrin\ne ndizte n\u00eb mes. N\u00eb ver\u00eb hardhucat e zhapinjt\u00eb kalonin lirisht n\u00eb kasollen e\ntij. Mblidhte stika, fara pishash n\u00eb vjesht\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb strugat (lerat) gjuante\npeshk me f\u00ebshnjere. Qe pa shkoll\u00eb, ve\u00e7 pervoj\u00ebn nga jeta e kishte t\u00eb\npasur.&nbsp; Kapja e kuajve&nbsp; ergjele, ndodhte n\u00eb koh\u00ebn e Zogut, dhe un\u00eb i\nkisha q\u00ebndruar besnik rr\u00ebfimit t\u00eb tij, nd\u00ebrsa&nbsp; Ki\u00e7o Blushi, q\u00eb shkroi\nskenarin e filmit, i spostoi ngjarjet n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs. Kam edhe nj\u00eb kujtim\nt\u00eb&nbsp; pashlyer nga revista \u201cYlli\u201d kur e shpura per botim. An\u00ebtar\u00ebt e\nkolegjumit e p\u00eblqyen tregimin pa p\u00ebrjashtim, nd\u00ebrsa kryeredaktori&nbsp; Qamil\nBuxheli tha se tregimi ashtu si\u00e7 qe i p\u00ebrkiste realizmit kritik, prandaj duhej\nndryshuar fundi&nbsp; q\u00eb t\u00eb futej n\u00eb hullin\u00eb e realizmit socialist.\nProtagonisti, Vlashi, i pak\u00ebnaqur nga shp\u00ebrblimi i tregtarit cingun, pasi\nderdhte mbi banak qesk\u00ebn me oriz, ikte drejt kasolles s\u00eb tij, duke soditur\nkalin e duke th\u00ebn\u00eb me vete: \u201cKal\u00eb i bukur, kal\u00eb i mir\u00eb.\u201d Ai v\u00ebrejti&nbsp; se\nVlashi duhet t\u00eb protestonte kund\u00ebr treg\u00ebtarit Lam Shllapi, duke e liruar kalin\nt\u00eb kthehej s\u00ebrish n\u00eb pyll. Qe nj\u00eb redaktim i vog\u00ebl q\u00eb nuk m\u00eb mori as dy minuta\nkoh\u00eb dhe k\u00ebsisoj tregimi fitoi cil\u00ebsit\u00eb e k\u00ebrkuara nga metoda e realizmit\nsocialist. Kam gjetur edhe disa here t\u00eb tjera subjekte t\u00eb gatshme, sikurse\n\u201cG\u00ebrvishtje prapa der\u00ebs\u201d dhe \u201cI Plotfuqishmi n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Deri tani ju keni shkruar shum\u00eb tregime, novela dhe romane. Si\nnj\u00eb lexuese e rregullt qe n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time e disa prej tregimeve tuaja,\nmendoj se ato nuk jan\u00eb fantazi, por n\u00eb to \u00ebsht\u00eb bota e brendshme njer\u00ebzore. Si\nshkoni ju n\u00eb lidhje me vendosjen e emrave t\u00eb njer\u00ebzve, vendeve, n\u00eb nd\u00ebrtimin e\nnj\u00eb bote t\u00eb re\u201d m\u00eb tipike burim-rr\u00ebfim-frym\u00ebzim-kultur\u00eb?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Deri tani nuk kam shkrojtur asnj\u00eb roman, ose q\u00eb t\u00eb jem i\nsakt\u00eb nuk e kam v\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim gjinor mbi asnj\u00eb nga veprat e mia, ve\u00e7se\nmjaft kritik\u00eb serioz\u00eb disa nga novelat e mia i kategorizojn\u00eb romane dhe jo pa\narsye. Sa p\u00ebr vete pohoj se gjithmon\u00eb kam patur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb shkruaja nj\u00eb roman,\ne gjithmon\u00eb m\u00eb pengonin tregimet. Betohesha me vete, t\u00eb shkruaj dhe kete tregim\ne pastaj t\u2019i futem romanit, mir\u00ebpo ajo koh\u00eb s\u2019erdhi kurr\u00eb. Tani nuk jam\npishman. Let\u00ebrsis\u00eb nuk ia jep vler\u00ebn gjinija. E vlen t\u00eb theksoj se p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb\nt\u00eb gjat\u00eb tek ne, gati 15-20 vjet, zot\u00ebroi kulti i gjinive t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat\ncil\u00ebsoheshin&nbsp; \u201cartileri e r\u00ebnd\u00eb,\u201d si romani, drama, poemi; nd\u00ebrsa gjinit\u00eb\ne tjera , konsideroheshin t\u00eb ndorshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe un\u00eb iu futa dram\u00ebs her\u00ebt,\nn\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201960, jo nga ambicja t\u00eb hyja te artileria e r\u00ebnd\u00eb, po p\u00ebr\nshkak t\u00eb nxitjes nga pedagogu i Shkoll\u00ebs s\u00eb Aktor\u00ebve, regjisori Andrea Malo. Ai\nvuri se dialogjet&nbsp; te tregimet e mia ishin dramatike, shprehnin bot\u00eb e\nkaraktere.&nbsp; Dhe ai dramatizoi tregimin tim \u201cE fejuara\u201d p\u00ebr m\u00ebsim klase.\nShfaqja pati sukses. Pohoj se gati n\u00eb t\u00eb gjitha tregimet e mia b\u00ebrthama e\nngjarjes \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Un\u00eb kurr\u00eb nuk kam shpikur subjekte, si disa autor\u00eb.\nDisa her\u00eb jam frym\u00ebzuar nga leximet, por ato nuk jan\u00eb tregimet e mia m\u00eb t\u00eb\nmira. M\u00eb t\u00ebrhiqnin ndryshimet morale q\u00eb po ndodhnin n\u00eb gjirin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb\ndhe ato u b\u00ebn\u00eb objekti im kryesor. Sot, kur po i rishoh tregimet me q\u00ebllim t\u2019i\nribotoj,&nbsp; v\u00ebrej me k\u00ebnaq\u00ebsi se nuk kam nevoj\u00eb t\u2019i redaktoj , mbasi ashtu\nsi\u00e7 jan\u00eb&nbsp; ato pasqyrojn\u00eb besnik\u00ebrisht etapat e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb.&nbsp; E\nkisha parim t\u00eb mos p\u00ebrdorja emra real\u00eb, madje edhe emrat e vendeve i ndryshoja,\nq\u00eb t\u00eb mos ndizja protesta, sidomos kur vija ne dukje dukuri negative. P\u00ebr\ntregimin \u201cShoferi i Ambulanc\u00ebs\u201d autoritet administrative t\u00eb Ersek\u00ebs, edhe pse\nun\u00eb p\u00ebrdorja emrin Kumesh p\u00ebr Kolonj\u00ebn,&nbsp; u zem\u00ebruan,&nbsp; mbasi e muar si\nkritik\u00eb p\u00ebr vete dhe u&nbsp; b\u00ebn\u00eb &nbsp;gati t\u00eb protestonin pran\u00eb K.Q. se si\nishte lejuar nj\u00eb botim i till\u00eb. Q\u00ebllimi im qe t\u00eb vija n\u00eb pah heroizmin e nj\u00eb\nshoferi, q\u00eb i mbush kopertonat me kasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebne lehon\u00ebn n\u00eb spitalin e\nKor\u00e7\u00ebs. Te v\u00ebllimi im \u201cEr\u00eb mali- Er\u00eb fushe,\u201d&nbsp;pikturova adoleshenc\u00ebn time\nme ngjarje t\u00eb v\u00ebrteta e njer\u00ebz me mish e kocka. Lluka Prifti, kushriri im, kur\ne lexoi v\u00ebllimin, me tha se ai i kishte \u201czbuluar\u201d emrat e&nbsp; v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb\ncil\u00ebt shkruhej. E besova, se ai ashtu dhe un\u00eb, i dinte ngjarjet nj\u00eblloj.\nDrit\u00ebro Agolli thoshte se k\u00ebto jan\u00eb tregimet e para p\u00ebr pionier\u00eb, t\u00eb tjerat i\nquante sajime shkrimtaruc\u00ebsh.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Tregimi apo romani (v\u00ebllimi) i par\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 1956. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mendoni se krijimet tuaja t\u00eb m\u00ebpasshme kan\u00eb ndryshuar dhe \u00e7far\u00eb\nmendoni se ka mbetur konstante?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po, kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb. Un\u00eb iu largova me dashje\nm\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb rr\u00ebfimit popullor, apo folklorik, kryesisht nga kontakti me\ntregimtar\u00ebt e shquar t\u00eb bot\u00ebs. Vura re se rr\u00ebfimi popullor kufizon tipizimin e\npersonazheve me bot\u00eb intelektuale, ose t\u00eb sferave t\u00eb tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Ajo q\u00eb\nka mbetur konstante \u00ebsht\u00eb lirizmi dhe realizmi, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb i\nbesuesh\u00ebm e jet\u00ebsor. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Zhanrin e tregimit apo t\u00eb romanit \u201ce b\u00ebt\u00eb ju t\u00eb vinte te ju\u201d\napo \u00ebsht\u00eb preferenca tuaj?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tani, pas shum\u00eb e shum\u00eb viteve, mendoj se kam qen\u00eb\ntregimtar i lindur, edhe pse kam shkruajtur n\u00eb disa gjini. Tregimi ishte gjinia\nime m\u00eb e preferuar. M\u00eb kujtohet se edhe hartimet e shkoll\u00ebs unike, un\u00eb i\nshkruaja n\u00eb form\u00eb tregimesh. Pasi m\u00ebsova vet\u00eb fr\u00ebngjisht, pata mund\u00ebsi t\u00eb\nlexoja tregime nga gjith\u00eb autor\u00ebt e bot\u00ebs. Pastaj m\u00eb ndihmoi edhe gjuha ruse e\nm\u00eb von\u00eb edhe&nbsp; anglishtja. Pa gjuh\u00eb t\u00eb huaj qe e pamundur ta zgjeroje\nhorizontin letrar n\u00eb vendin ton\u00eb, ku p\u00ebrkthimet ishin t\u00eb kufizuara e t\u00eb\np\u00ebrzgjedhura. Preferoja ve\u00e7an\u00ebrisht Mopasanin dhe Alfons Dode-n\u00eb, e sigurisht\nedhe \u00c7ehovin, Tolstoin, Turgenievin, Shollohovin, Jack Londonin, Xh.\nGollsuorth, Somerset Mougham, etj. etj <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>Si mendoni ju,\ncilat jan\u00eb element\u00ebt thelb\u00ebsor\u00eb t\u00eb nj\u00eb nj\u00eb tregimi apo romani? Sfida q\u00eb\np\u00ebrballeni me nd\u00ebrtimin e tij, duke e krijuar at\u00eb me idet\u00eb q\u00eb keni n\u00eb mendje\np\u00ebr ecurin\u00eb e personazheve. Ju paraqesni personazhet tuaj nga jeta reale n\u00eb\np\u00ebrshtatje me koh\u00ebn e situat\u00ebn, apo anasjelltas? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Romani \u00ebsht\u00eb gjini e shtruar, me hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb madhe manovrimi,\nnd\u00ebrsa tregimi i p\u00ebrngjet vrapimit t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb duhet kryer me nj\u00eb frym\u00eb.\nGj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb tregim esht\u00eb ruajtja e ritmit t\u00eb brendsh\u00ebm, q\u00eb nuk\nduket, por ndihet. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re se edhe nj\u00eb tregim i\nshkurt\u00ebr duket i gjat\u00eb, kur ka gj\u00ebra t\u00eb tep\u00ebrta, jo t\u00eb domosdoshme. Dy faktor\u00eb\njan\u00eb vendimtar\u00eb p\u00ebr \u00e7do tregimtar: p\u00ebrshpejtimi dhe retardacioni (vones\u00ebzimi).\nK\u00ebto nuk m\u00ebsohen n\u00eb asnj\u00eb shkoll\u00eb, nga asnj\u00eb teoricien a estet, sepse jan\u00eb\nkrejt intuitive. Duhet hequr di\u00e7ka q\u00eb s\u2019ka vler\u00eb e duhet shtuar di\u00e7ka q\u00eb s\u2019ka\nngjar\u00eb, por mund t\u00eb ngjiste.&nbsp; M\u00eb duket se thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb pika e nisjes\ns\u00eb \u00e7do tregimi, sepse asisoj e intrigon lexuesin t\u00eb futet n\u00eb shtjell\u00ebn e\nngjarjes. Gjithmon\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer t\u00eb gjej personazhe n\u00eb harmoni me idet\u00eb e mija.\n<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; U ka takuar gjat\u00eb jet\u00ebs suaj t\u00eb jeni takuar apo pir\u00eb kafe me\nndonj\u00eb nga personazhet e tregimit, novel\u00ebs apo romanit? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po, megjithse rrall\u00eb. Disa personazhe m\u00eb kan\u00eb\nfal\u00ebnderuar e disa edhe kane ngulmuar t\u00eb m\u00eb qerasin me nj\u00eb kafe. Personazh q\u00eb\nm\u00eb ka l\u00ebn\u00eb mbresa m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt ka qen\u00eb Vasil Shorja, (Vlash Zaka) i\ntregimit \u201cNjeriu q\u00eb ndiqte kuajt.\u201d Pasi u largova nga Divjaka, ai m\u00eb d\u00ebrgonte\nn\u00eb Tirane qeska me stika nga bo\u00e7et e pishave t\u00eb detit. Qe dhurat\u00eb simbolike p\u00ebr\nmua dhe p\u00ebr familjen time. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; Ju i p\u00ebrshkruani mrekullisht e mjesht\u00ebrisht personazhet\nkomplekse q\u00eb lexuesit v\u00ebrtet lidhen me ta. \u00c7\u2019mund t\u00eb na thoni si e arrini ju\nk\u00ebt\u00eb? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb ma zbuloi Vath Koreshi, miku im dhe novelist i\nnjohur. Ai tha se Naumin e shquan nj\u00eb dashuri e thell\u00eb dhe e sinqert\u00eb per\nnjer\u00ebzit e thjesht\u00eb dhe t\u00eb mir\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Jeni tregimtar apo poet, apo t\u00eb dyja bashk\u00eb? Ku q\u00ebndron\nndryshimi midis tyre?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mitrush Kuteli, m\u00ebsuesi im shpirt\u00ebror p\u00ebr tregimin dhe\nmiku im thoshte: \u201cPoezia \u00ebsht\u00eb vet\u00eb e bukur, nd\u00ebrsa proza duhet b\u00ebr\u00eb e bukur,\nprandaj k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb mund. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Kush apo \u00e7far\u00eb ka qen\u00eb ndikimi juaj m\u00eb i madh si shkrimtar?\nCilat jan\u00eb sfidat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ju si njeri i letrave shqipe?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb them se brezi yn\u00eb, ku un\u00eb rendit Jakov\nXoxen, Dhimiter Xhuvanin, Sotir Andonin, Ismail Kadaren\u00eb, Vath Koreshin,\nGazmend Kongolin, e ngriti nivelin e tregimit shqiptar, ndihmuan q\u00eb gjinia t\u00eb\n\u00e7mohej si e meritonte duke kultivuar shije t\u00eb lakmueshme estetike. Shpesh\ndashamir\u00ebt m\u00eb quanin \u00c7ehovi shqiptar dhe kjo natyrisht m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelte sedr\u00ebn,\npo nd\u00ebrkoh\u00eb e ndieja se kahjet tona ndryshonin. \u00c7ehovi vinte buz\u00ebn n\u00eb gaz e\ntallej me \u00e7do gj\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb jet\u00ebs ruse, nd\u00ebrsa un\u00eb p\u00ebpiqesha&nbsp; t\u00eb\nzbuloja an\u00ebt pozitive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Nuk e harroj kurr\u00eb takimin me nj\u00eb\narsimtar n\u00eb \u00c7erm\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs, i cili sapo m\u00ebsoi se kush isha, nisi t\u00eb\nrecitonte p\u00ebrmend\u00ebsh tregimin \u201c\u00c7ezma e floririt.\u201d Vet\u00ebm veprat e bukura te\nshtyjn\u00eb t\u2019i rilexosh. U kujtova se edhe&nbsp; un\u00eb kisha&nbsp; m\u00ebsuar n\u00eb rinin\u00eb\ntime permendesh fillimin e romanit \u201cKasollja\u201d t\u00eb Blasco Ibanezit. Tregimi\nshqiptar doli nga faza infantile, u poq duke u renditur krahas v\u00ebndeve me\ntradita t\u00eb pasura n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Dob\u00ebsia kryesore e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb viteve t\u00eb para\npas lufte qe skematizmi dhe un\u00eb me nd\u00ebrgjegje b\u00ebja \u00e7mos t\u2019i m\u00ebnjanohesha e t\u00eb\nkisha z\u00ebrin tim.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Ju keni qen\u00eb shum\u00eb i suksesh\u00ebm si shkrimtar, biles edhe mjaft\npopullor n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, i vler\u00ebsuar edhe me \u00e7mime komb\u00ebtare dhe\nmarr\u00ebveshjen e mrekullueshme t\u00eb admirimit nga lexuesit e shumt\u00eb. Si ndjeheni\np\u00ebr k\u00ebt\u00eb? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>U p\u00ebrpoqa ta nxirrja let\u00ebrsin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb nga pellgu i\nskematizmit t\u00eb skajsh\u00ebm, nga subjektet e shpifura. Mora shembull&nbsp; p\u00ebrvoj\u00ebn\ne p\u00ebrralltar\u00ebve t\u00eb njohur, v\u00ebllez\u00ebrve Grim, Andersen, Pierro, Bret Hart,\nSalltikov-Sh\u00e7edrin, Marshak, etj, etj. Te p\u00ebrrallat e mia m\u00ebsimet morale shkriheshin\nme njohurit\u00eb shkencore, t\u00eb g\u00ebrshetuara edhe me humor. Ato pat\u00ebn sukses te\nlexuesit e vegj\u00ebl duke ndikuar edhe shkrimtar\u00ebt p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn m\u00eb von\u00eb.\nFilip Rrumbullaku, q\u00eb ka ribotuar&nbsp;disa nga p\u00ebrrallat e mia, m\u00eb ka treguar\nse mamat\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb librari, me ndonj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrdore, sapo marrin n\u00eb dor\u00eb\nndonj\u00eb ribotim, thon\u00eb m\u00eb g\u00ebzim: \u201cUa! E kemi lexuar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr kur ishim\nf\u00ebmij\u00eb.\u201d Kjo m\u00eb jep t\u00eb kuptoj se let\u00ebrsia e mir\u00eb e ka jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se t\u00eb\nautorit. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Z<strong>. Naum, para\ndo kohe u nda nga jeta v\u00ebllai tuaj, Prof. Peter Prifti, nj\u00eb nga personalitetet\ne shquara t\u00eb kultur\u00ebs shqiptaro-amerikane, dishepulli i devotsh\u00ebm dhe nx\u00ebn\u00ebsi i\nfundit dhe&nbsp; i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Fan Nolit. Si ishin momentet e fundit t\u00eb\ntij? A ka l\u00ebn\u00eb dor\u00ebshkrime?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebllai ka patur sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb, nuk ka vuajtur nga\nndonj\u00eb s\u00ebmundje, ve\u00e7 n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij iu shfaq leukemia e shoq\u00ebruar me anemi. U\nmjekua, b\u00ebri disa her\u00eb transfuzion gjaku, por pa dobi. Qe m\u00ebsuar t\u00eb jetonte\nvet\u00ebm, t\u2019i b\u00ebnte sh\u00ebrbim vetes, t\u00eb shkruante e t\u2019i kryente vet\u00eb pun\u00ebt\npersonale. Kur e pa se forcat po e linin pranoi t\u00eb shtrohej n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr\nleht\u00ebsimi, si i quajn\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb k\u00ebto lloj spitalesh. U shua si duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb\ngjum\u00eb, me buz\u00ebqeshje e nj\u00eb hir paq\u00ebsor n\u00eb fytyr\u00eb.&nbsp; Agron Alibali, m\u00eb\nk\u00ebshilloi t\u2019u d\u00ebrgoja let\u00ebr miqve e shok\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb mos d\u00ebrgonin lule p\u00ebr\nceremonin\u00eb mortore, por t\u00eb holla p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar arkivin e tij. E \u00e7moj\nk\u00ebshill\u00ebn e tij fisnike, mir\u00ebpo qe von\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrrmarr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb.\nGjithsesi arkivin e tij e shp\u00ebtova duke e marr\u00eb me vete n\u00eb New York, me shpres\u00eb\nt\u00eb vendoset n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe t\u00eb shfryt\u00ebzohet. Te&nbsp; 400\ndosjet e tij parakalojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt shqiptare, Presidenti Clinton,\nMadelen Ollbrajt, albanolog\u00ebt&nbsp; brenda e jasht\u00eb Amerik\u00ebs, E. Koliqi, A. Pipa,\nCamaj, Anton Athanasi, Trebicka, Astrit Leka, Rugova, Byty\u00e7i, Safete Juka,\nNasho Jorgaqi, Albana Lifschin, Agron Fico, studiues, shkencetar\u00eb e\npersonalitete politike me t\u00eb cil\u00ebt ka patur let\u00ebrk\u00ebmbim. Ka l\u00ebn\u00eb edhe\ndor\u00ebshkrime, t\u00eb cilat i em\u00ebrton \u201cFiction-nonfiction and semifiction.\u201d Un\u00eb e\nndiej veten t\u00eb qet\u00eb se e ndihmova t\u00eb sistemonte e t\u00eb botonte n\u00eb anglisht:&nbsp;\n\u201cRemote Albania,\u201d \u201cLand of Albanians \u2013 A crossroads of Paine and Pride,\u201d\n\u201cUnfinished Portrait of a Country,\u201d \u201cConfrontation in Kosova\u201d dhe v\u00ebllimin shqip\n\u201cMozaik Shqiptar.\u201d Mbaj mend se ai hezitonte t\u2019i ribotonte duke u justifikuar\nse ato e kishin kryer pun\u00ebn e tyre. \u201cMa d\u00ebgjo nj\u00eb fjal\u00eb, i thash\u00eb. Un\u00eb jam\nv\u00ebllai yt dhe nuk e di ku ndodhen shkrimet e tua. N\u00ebp\u00ebr gazeta e revista i\nshohin vet\u00ebm bibliograf\u00ebt, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt, po nuk i mblodhe n\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim,\nnuk kan\u00eb ku t\u2019i gjejn\u00eb.\u201d P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb i kishte ruajtur t\u00eb gjitha\nbotimet,&nbsp; ndaj s\u2019e pati veshtir\u00eb t\u2019i mblidhte. Por puna p\u00ebr to nuk ka\nmbaruar. Ato duhet t\u00eb p\u00ebrkthehen q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen&nbsp; pjes\u00eb e kultur\u00ebs komb\u00ebtare.\nShpresojm\u00eb se kjo ide t\u00eb gjej\u00eb mir\u00ebkuptim n\u00eb atdhe. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Prof. Peter Prifti do t\u00eb \u00e7mohet nga bota shqiptare si nj\u00eb\npatriot, dijetar i shquar, historian, politolog, gjuh\u00ebtar, p\u00ebrkthyes dhe\nletrar. P\u00ebrpos portretit dhe statur\u00ebs intelektuale t\u00eb tij, a do t\u2019i nxirrni p\u00ebr\nbotim dor\u00ebshkrimet e tij? N\u00ebse po cili do t\u00eb jet\u00eb roli hulumtus i tyre?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po. Tani un\u00eb po p\u00ebrgatit v\u00ebllimin e tij VI, me materiale\nanglisht e shqip, ashtu sikurse jan\u00eb shkruar. Ka materiale me interes t\u00eb\nve\u00e7ant\u00eb sikurse debati me A. Pip\u00ebn dhe S. Repishtin p\u00ebr Kosov\u00ebn, t\u00eb cilin p\u00ebr\nar\u00ebsye etike nuk deshi ta botonte sa qe gjall\u00eb. Nj\u00eb tjeter shkrim sikurse\n\u201cF.B.I. dhe Un\u00eb\u201d ka vlera t\u00eb posa\u00e7me, sepse tregon intrigat e pseudoshqiptar\u00ebve\nkund\u00ebr tij. Ishin ata q\u00eb e denonconin si agjent komunist, nd\u00ebrsa njerzit e\nregjimit n\u00eb Tiran\u00eb dyshonin se qe agjent imperialist. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ia\nrefuzuan&nbsp; viz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vizituar familjen dhe atdheun. Pak kush e di se\nSigurimi shqiptar u orvat ta rekrutonte agjent, por ai e hodhi posht\u00eb me\np\u00ebrbuzje at\u00eb propozim t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb. Ai e kishte zgjedhur rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer\natdheut, pa u futur n\u00eb kthetra politike. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-\u00c7far\u00eb mendoni jan\u00eb element\u00ebt thelb\u00ebsor\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb Prof. Peter\nPriftin erudit? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari p\u00ebrgatitja e tij arsimore dhe p\u00ebrvoja jet\u00ebsore.\nNga Penn State College u diplomua \u201cBachelor of Arts degree in Arts and\nLetters,\u201d m\u00eb 1949, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb ndoqi \u201cUniversity of Pennsylvania\u201d ku fitoi\ndiplom\u00ebn \u201cMaster of Arts degree in Philosophy.\u201d(1955).<\/p>\n\n\n\n<p>Puna si sekretar i Vatr\u00ebs dhe redaktor i gazet\u00ebs\n\u201cDielli\u201d e afroi me Nolin dhe e ndihmoi t\u00eb njihte m\u00eb mir\u00eb komunitetin shqiptar,\nnd\u00ebrsa puna shum\u00eb vje\u00e7are n\u00eb M.I.T. e aft\u00ebsoi p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me studime\npolitike. Rezultat i atyre viteve qe libri i tij \u201cSocialist Albania since 1944\u201d\nq\u00eb u \u00e7mua nga rrethet akademike, por nuk u prit mir\u00eb as nga m\u00ebrgata politike\nshqiptare n\u00eb Amerik\u00eb, as nga regjimi komunist i Tiran\u00ebs, se atje Enver Hoxha\ncil\u00ebsohej si diktator qe qeveris me dor\u00eb t\u00eb hekurt. N\u00eb Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare\nlibri u burgos n\u00eb kategrin\u00eb ekstreme \u201cshum\u00eb i rezervuar,\u201d deri n\u00eb shembjen e\nregjimit. Vajtja n\u00eb San Diego e ndihmoi t\u2019u kushtohej studimeve albanologjike\ndhe m\u00eb pas Kosov\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>V\u00ebllai juaj,\np\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb mendimtar dhe dijetar, ka qen\u00eb nj\u00eb djalosh i pash\u00ebm, inteligjent,\naristokrat n\u00eb kultur\u00eb, pasionant, I d\u00ebshiruar dhe i dashuruar nga shum\u00eb vajza.\nN\u00eb rast se kolonjari tjet\u00ebr, Fan Noli, k\u00ebrkonte nuse, -ky kolonjari sqimetar\nkishte mjaft dashnore, &#8211; t\u00eb cilat i kujtoi dhe n\u00eb momentet e fundit t\u00eb jet\u00ebs. Si\nFan Noli dhe Prof. Prifti kurr\u00eb nuk u martuan. Si do ta pershkruani nivelin e\nndjeshm\u00ebris\u00eb e pasionit t\u00eb tij? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjykoj se ai e kishte t\u00eb pamundur ta ndante jet\u00ebn e tij\nedhe me dik\u00eb tjet\u00ebr. Ai e donte shum\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e tij, ndaj dhe sakrifikoi\nshum\u00eb vajza gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-A do ta keni t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb romanc\u00eb dashurie\nrreth jet\u00ebs s\u00eb tij intime?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nuk di asgj\u00eb rreth k\u00ebsaj teme. Kurr\u00eb s\u2019kemi biseduar p\u00ebr\nndjenjat e tij intime. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-A ju ka rastisur gjat\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb jeni takuar me ndonj\u00eb nga t\u00eb\ndashurat e Prof. Peterit? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Filadelfia kam takuar nj\u00eb shqiptare t\u00eb bukur, t\u00eb\nsjellshme, t\u00eb edukuar, e cila e kishte dashur Peterin duke e pritur disa vjet.\nKur e njoha une, ajo ishte e martuar dhe me f\u00ebmij\u00eb, por sa her\u00eb vinte Peteri n\u00eb\nPhila, e merrte p\u00ebr drek\u00eb ose p\u00ebr dark\u00eb. Edhe ne na donte e na nderonte p\u00ebr\nshkak t\u00eb tij, se me ne nuk e lidhte asgj\u00eb tjet\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>-Kishte ndonj\u00eb t\u00eb dashur si m\u00eb e preferuara e tij? N\u00ebse nuk\n\u00ebsht\u00eb sekret, mund t\u00eb na e tregoni emrin e saj? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mishelle ishte nga shoqet e tij m\u00eb t\u00eb dashura, miq\u00ebsi q\u00eb\nvazhdoi gjat\u00eb, por nuk e di n\u00ebse e kishte dashnore, apo shoqen e nj\u00eb kosovari\nme t\u00eb cilin ajo ishte ndar\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<strong>-Kur nuk\nshkruani apo lexoni si e kaloni koh\u00ebn tuaj?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke sh\u00ebtitur, duke b\u00ebr\u00eb Pazar, duke gatuar e duke\nshikuar programe t\u00eb ndryshme n\u00eb TV. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;<strong>Kush jan\u00eb\nautor\u00ebt m\u00eb t\u00eb preferuar p\u00ebr ju?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Preferoj let\u00ebrsin\u00eb klasike, kryesisht realiste. Gjat\u00eb\nviteve lista eshte pasuruar duke u b\u00ebr\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen Volteri dhe Khajami,\nShekspriri dhe Show, Ibseni dhe Molieri. Tani s\u00eb fundi p\u00eblqej nj\u00eb autor p\u00ebr\nf\u00ebmij\u00eb q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq njihet vet\u00ebm n\u00eb Angli. Ky \u00ebsht\u00eb Roald Dahl, prej t\u00eb\ncilit kam p\u00ebrkthyer e botuar dy romane humoristike, e tani po p\u00ebrfundoj t\u00eb\ntretin. Shpresoj ta botoj\u00eb \u00c7abej. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;<strong>-\u00c7far\u00eb jeni\nduke punuar aktualisht?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb v\u00ebllim t\u00eb ri me tregime e novela q\u00eb ndryshon disi\nnga t\u00eb tjer\u00ebt si nga subjektet dhe nga hap\u00ebsira.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>-\u00c7far\u00eb k\u00ebshillash do t\u00eb d\u00ebsh\u00ebronit t\u00eb ndanit me ata q\u00eb aspirojn\u00eb\nt\u00eb b\u00ebhen shkrimtar\u00eb? <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u2019u ruhen lavd\u00ebrimeve t\u00eb kota dhe t\u00eb mos i marrin\nseriozisht. Sot n\u00eb internet ka shum\u00eb shum\u00eb elozhe me vlera t\u00eb dyshimta. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211;&nbsp;Jetoni n\u00eb SHBA-s. A ka ndikuar kjo l\u00ebvizje gjeografike n\u00eb\nkrijimtarin\u00eb.<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jo. Un\u00eb kudo q\u00eb vete jam nj\u00eb cop\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb shkrimet\ne mia publicistike Amerika ka ndikuar per mir\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb sorollatjet,\nhyrjet e gjata, karakteristika t\u00eb shtypit ballkanik. <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8211; A keni di\u00e7ka tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shtuar, q\u00eb ju d\u00ebshironi t\u2019u thoni\nlexuesve p\u00ebr vete dhe p\u00ebr v\u00ebllain tuaj?<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>U k\u00ebrkoj t\u00eb falur se u zgjata pak si&nbsp;shum\u00eb e kjo m\u00eb duket\nshenj\u00eb e qart\u00eb pleq\u00ebrie.&nbsp; <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ju faleminderit! Jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e plot sh\u00ebndet!<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Bisedoi: Raimonda Moisiu&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Author\/Freelancer&nbsp; <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>New York, USA<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tetor 2010 <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;P.S.\nIntervista <\/strong><strong>\u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga libri me intervista \u201dLetra shqipe k\u00ebtej e p\u00ebrtej\nAtlantikut\u201d e autores Raimonda Moisiu<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Naum Prifti, Mjesht\u00ebr i rr\u00ebfimit dhe i dialogut! Shkrimtari i njohur, Naum Prifti u nda nga jeta me daten 16 qershor 2023. Revista Kuvendi, i shpreh ngushellimet familjes, te afermeve dhe miqeve te tij! Naumi pushofte ne paqe! Mikja e Kuvendit, krijuesja e njohur, ish Kryetarja e Shoqates se Shkrimtareve ne Amerikes, Raimonda Moisiu, na&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9938,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9940","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9940","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9940"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9940\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9941,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9940\/revisions\/9941"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}