{"id":9896,"date":"2023-02-12T19:30:07","date_gmt":"2023-02-12T19:30:07","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9896"},"modified":"2023-02-12T19:30:07","modified_gmt":"2023-02-12T19:30:07","slug":"artistja-korcare-qe-le-korcen-pa-gjume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9896","title":{"rendered":"Artistja korcare q\u00eb l\u00eb Korc\u00ebn pa gjum\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"170\" height=\"180\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/jorgjeta-lazaj-kopertine.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9897\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Ju rr\u00ebfej Jorgjeta Lalazin \u2013Artisten korcare q\u00eb mahniti Jurin\u00eb\ndhe Publikun e \u2018\u201dGjeniu i Madh\u201d n\u00eb VizionPlus.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Jorgjeta Lalazi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkruar nga Raimonda Moisiu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"180\" height=\"180\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9781\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine.jpg 180w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 180px) 100vw, 180px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Serenata &#8211; kjo vash\u00eb e bukur, q\u00eb t\u00eb josh t\u00eb prek\u00ebsh, t\u00eb ndjesh deri n\u00eb shpirt ledhatimet e saj qoft\u00eb edhe nj\u00eb cast t\u00eb vet\u00ebm e pastaj, le t\u00eb p\u00ebrmbyset bota. Serenata \u2013 kjo lidhje shpirt\u00ebrore e fenomenit me esenc\u00ebn e ndjenjave dhe lindur nga per\u00ebndesha e tyre: Dashuria! Ato n\u00eb vetvete kan\u00eb nj\u00eb v\u00ebnd t\u00eb privilegjuar n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb korcar\u00ebve \u2013 forma m\u00eb perfekte, m\u00eb e ndjeshme p\u00ebr t\u00eb shprehur, mallin, dhimbjen, breng\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar shpirtin nga humbja e nj\u00eb dashurie, p\u00ebr t\u00eb shpresuar se nj\u00eb tjet\u00ebr dashuri lind, sikurse edhe h\u00ebna q\u00eb \u00ebsht\u00eb fshehur pas reve do ta nxjerr\u00eb patjet\u00ebr diku p\u00ebrtej syck\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb larguar lot\u00ebt.<br> Serenatat jan\u00eb hymni i veneracionit t\u00eb dashuris\u00eb eternale. Sa her\u00eb i kthehem v\u00ebndlindjes, aq m\u00eb shum\u00eb m\u00eb shtohet malli p\u00ebr to, p\u00ebr t\u2019iu bashkuar nostalgjik\u00ebve t\u00eb pandreq\u00ebsh\u00ebm \u2013serenatist\u00ebve t\u00eb Korc\u00ebs sime. N\u00eb nj\u00eb nga ato mbr\u00ebmjet e fresk\u00ebta dhe t\u00eb bukura, teksa sh\u00ebtisja n\u00eb sh\u00ebtitoren \u201cRepublika\u201d, t\u00eb v\u00ebndlindjes sime, -ndjeva tingujt e nj\u00eb serenate, q\u00eb i sillnin t\u00eb dridhurat e telave t\u00eb nj\u00eb kitare. Ato tinguj nga telat sillnin ca fjal\u00eb t\u00eb vecanta dhe t\u00eb papritura, sic mban fshehur n\u00eb shamin\u00eb e saj me lule nj\u00eb nuse q\u00eb prind\u00ebrit e kan\u00eb nisur nd\u00ebrsa valon dasma. Fjal\u00ebt i p\u00ebrcillte nj\u00eb z\u00eb melodioz, i \u00ebmb\u00ebl dhe sikur kishte mbledhur me nj\u00eb v\u00ebshtrim \u00ebmb\u00eblsir\u00ebn e luleblir\u00ebve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e bulevardit: \u201cLargohu, largohu, tjetri dashnin\u00eb le ta japi,\/I thuaj se ky \u00ebsht\u00eb fund i lumturis\u00eb son\u00eb,\/Largohu se nuk jam ai q\u00eb t\u00eb lutem,\/Megjith\u00ebse zemra vajton p\u00ebr dashurin\u00eb ton\u00eb\u2026Edhe djall t\u00eb\u00a0 ishe do t\u00eb kishe rendur drejt atyre val\u00ebve me luleblir\u00eb, jo m\u00eb nj\u00eb korcark\u00eb q\u00eb jam un\u00eb, q\u00eb do ta jepja me hare cdo rrahje t\u00eb zemr\u00ebr sime p\u00ebr t\u00eb, q\u00eb kjo Korc\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjet\u00eb, ashtu e qeshur, sic m\u00eb pret kur vij apo sic e p\u00ebrmban veten, kur m\u00eb p\u00ebrcjell me t\u00eb qeshura dhe q\u00eb un\u00eb i dalloj se jan\u00eb lot\u00eb p\u00ebr mua. Serenata po m\u00eb t\u00ebrhiqte p\u00ebr m\u00ebnge si nj\u00eb \u201csy i bukur dhe q\u00eb t\u00eb fton p\u00ebr aventura\u201d. U ndala te kafeneja dhe q\u00ebndrova e shtangur, si nj\u00eb adoleshente e r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb sakrifica gjithfar\u00ebshe t\u00eb gjej\u00eb djaloshin q\u00eb i shfaqet n\u00eb gjum\u00eb, por q\u00eb ja, nguron t\u2019i hidhet n\u00eb qaf\u00eb, isha shtangur edhe un\u00eb, dashnorja qiellore e Korc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><br> N\u00eb fund t\u00eb sh\u00ebtitores ngrihet madh\u00ebrish\u00ebm nj\u00eb nga lokalet m\u00eb t\u00eb bukura e t\u00eb vjetra t\u00eb Korc\u00ebs-me emrin simbolik t\u00eb nj\u00eb lumi n\u00eb Shqip\u00ebri :Valbona! Dikur ish- turizmi i vjet\u00ebr i qytetit, &#8211; me nj\u00eb arkitektur\u00eb antike, dizenjimi, tarraca me kollonat prej mermeri, mir\u00ebmbajtur dhe rinovuar tashm\u00eb nga pronari i saj, Z.Piro Duka, &#8211; rrethuar nga pem\u00ebt e blirit e t\u00eb g\u00ebshtenjave t\u00eb egra, f\u00ebshf\u00ebrima e gjetheve q\u00eb i ngjan gurgullim\u00ebs s\u00eb lumit dhe freskia e mbr\u00ebmjes q\u00eb analogonte me ujin e fresk\u00ebt t\u00eb bjeshk\u00ebve -aty ku rrjedh Valbona! Sapo l\u00ebshova syt\u00eb p\u00ebrqark, sikur v\u00ebrvit pas flok\u00ebt, ndjeva miqt\u00eb e mij q\u00eb ishin magjepsur, nd\u00ebrsa un\u00eb kisha harruar q\u00eb ata ishin me mua. Zum\u00eb v\u00ebndet n\u00eb tarrac\u00ebn nga ku shfaqej si n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs sh\u00ebtitorja dhe \u201cL\u00ebndina e lot\u00ebve\u201d, suprizat dhe befasit\u00eb po m\u00eb ndiqte ngado, aty ku dikur derdheshin lot\u00ebt e n\u00ebnave, nuseve t\u00eb reja, dashnoreve e dashnor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrv\u00ebluar nga malli e dashuria, teksa p\u00ebrcillnin t\u00eb dashurit e tyre n\u00eb kurbet, &#8211; sot derdhen tingujt e magjish\u00ebm t\u00eb serenatave. Para meje si me nj\u00eb t\u00eb l\u00ebvizur t\u00eb shkopit magjik, u cfaq fytyra \u00ebngj\u00ebllore e bukur, dy sy plot shk\u00eblqim si ai i blireve q\u00eb vareshin nga deg\u00ebt e pem\u00ebs, n\u00eb qoshe t\u00eb tarrac\u00ebs, i thirra kujtes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nd\u00ebrm\u00ebnd t\u00eb kujt ishin ata sy larush\u00eb aq t\u00eb bukur. Ajo q\u00ebndronte aty e hijshme e bukur, kryelart\u00eb, plot buz\u00ebqeshje si nj\u00eb \u201cpupe\u201d korcare, dhe k\u00ebndonte \u2026<br> Ishte artistja korcare -, Jorgjeta Lalazi- apo si e p\u00ebrk\u00ebdhelin bashk\u00ebqytetar\u00ebt e saj-\u201cLalazka e vog\u00ebl\u201d. U mrekullova, mikja ime e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb ishte ringritur, e kishin ngritur serenatat e Korc\u00ebs, k\u00ebto magjistarka zem\u00ebrp\u00ebrv\u00ebluara p\u00ebr pak dashuri dhe q\u00eb kan\u00eb dashuri m\u00eb shum\u00eb se askush tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, e bukura e Korc\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb sime! Ajo kishte hapur \u201cs\u00ebndyqin e vjet\u00ebr t\u00eb serenatave\u201d-t\u00eb LALAZ\u00cbVE- nj\u00eb familje muzikant\u00ebsh q\u00eb n\u00eb gen. Kjo ishte ar\u00ebsyeja q\u00eb t\u00eb fundit e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mjeshtrit, muzikantit, dirigjentit t\u00eb talentuar, nj\u00eb nostalgjik i pandreq\u00ebsh\u00ebm i muzik\u00ebs, Raqi Lalazi, -vajz\u00ebn e tij-e th\u00ebrrisnin:\u201dLalazka e vog\u00ebl\u201d. Artistja korcare u lind me muzik\u00ebn, u rrit me muzik\u00ebn, dhe jeton me muzik\u00ebn.<br> Jorgjeta Lalazi, rrjedh nga nj\u00eb familje nga m\u00eb t\u00eb vjetrat autoktone korcare, t\u00eb par\u00ebt e tyre nga babai, pik\u00ebrisht xhaxhai i babait t\u00eb artistes korcare -Pando Leka Polena e kush\u00ebrinjt\u00eb hap\u00ebn kazinon\u00eb e par\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Korc\u00ebs, po, po, kazino e hap\u00ebn ata. N\u00eb mjek\u00ebsi, do t\u00eb shk\u00eblqente Dr.Prof.Stavri Leka, Drejtor i senatoriumit t\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb muzik\u00eb artistja veterane dhe e talentuar Dhora Leka, poetesha Zhuljana Jorganxhi, apo kompozitori, Gjergji Leka. Rr\u00ebnj\u00ebt e tyre t\u00eb pem\u00ebs fisnore kan\u00eb p\u00ebrzjerje gjaku korcare e voskopojare nga babai, nd\u00ebrsa n\u00ebna nga Vithkuqi, nj\u00eb familje patriotike e intelektuale. Gjyshja e Jorgjet\u00ebs-Afroviti-nj\u00eb \u201cmjeke\u201d popullore ndihmonte n\u00ebnat e reja t\u00eb lindnin f\u00ebmij\u00ebt \u2013bekonte f\u00ebmij\u00ebt e dashurit\u00eb e pap\u00ebrligjura. Me mjaltin e nd\u00ebrtuar ka sh\u00ebruar me qindra t\u00eb rinj nga tuberkulozi, kjo p\u00ebrzjerje genesh e talentesh, kishte krijuar karakterin e fort\u00eb t\u00eb Lalaz\u00ebve. Muzika ishte dhunti e talent i lindur nga Zoti, n\u00eb familjen e tyre, Raqi Lalazi nj\u00eb pasionant i muzik\u00ebs, zot\u00ebronte t\u00eb gjitha veglat muzikore. Lidhjet e forta t\u00eb gjakut me xhaxhallar\u00ebt e kush\u00ebrinjt\u00eb n\u00eb kurbet, &#8211; n\u00eb Amerik\u00eb, nga ku ai mundi t\u00eb siguronte veglat muzikore q\u00eb nga mandolina, fyelli, kitara, fisarmonika etj. Kur kaloje pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Jorgjet\u00ebs, n\u00eb an\u00eb t\u00eb lumit, -q\u00eb kalonte n\u00eb mes t\u00eb qytetit t\u00eb Korc\u00ebs, nga ku dlloheshin edhe\u00a0 tre urat, &#8211; gurgullima e ujit t\u00eb tij, e humbiste zhurm\u00ebn, teksa d\u00ebgjoheshin tingujt e mandolin\u00ebs e t\u00eb fyellit t\u00eb Lalaz\u00ebve. T\u00eb krijohej ideja dhe ndjesia se aty mbret\u00ebronte lumturia. Raqi Lalazi, &#8211; babai i Jorgjet\u00ebs i donte shum\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, dhe cifti Lalazi, -p\u00ebr t\u00eb mbajtur oxhakun hapur lind\u00ebn gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb \u2013pes\u00eb cupa e nj\u00eb djal\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb i shkolluan, t\u00eb gjith\u00eb muzikant\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00ebve iu dha k\u00ebshilla t\u00eb vyera p\u00ebr t\u00eb ecur n\u00eb jet\u00eb: -Sinqeritetin!<br> -T\u00eb mos ndryshoni karakterin deri n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb mbyllni syt\u00eb, ndihmoni njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb!<br> Dhe, si p\u00ebr t\u2019ua treguar m\u00ebnyr\u00ebn, sekretin e forc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn si hajmali t\u00eb sh\u00ebnjta k\u00ebto tre pika, ai pati dh\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebshill\u00ebn e fundit:<br> -Kurr\u00eb mos ndalni s\u00eb k\u00ebnduari edhe serenat\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"493\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/monda-23-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9898\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/monda-23-1.jpg 350w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/monda-23-1-213x300.jpg 213w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Ja si shprehet artistja\nkorcare p\u00ebr t\u00eb atin:<br>\n\u201dIshte aq i apasionuar pas muzik\u00ebs sa edhe n\u00eb mosh\u00eb madhore nuk pretendoi se\ncfar\u00eb pune b\u00ebnte,\nbabai b\u00ebnte cdo lloj pune t\u00eb\nr\u00ebndomt\u00eb, gjithmon\u00eb me q\u00ebllimin e mir\u00eb t\u00eb na rrit\u00ebte ne dhe t\u00eb trash\u00ebgonte\nmuzik\u00ebn te ne. Me mandolin\u00ebn dhe z\u00ebrin e babait, harronim dhimbjet, streset e\ndit\u00ebs, ato vuajtjet, sakrificat dhe sfidat n\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshmen njer\u00ebzore.\nN\u00eb sht\u00ebpi krijohej, nj\u00eb kor\n\u201crus\u201d, ku sa veta kishte e \u00ebmbla sht\u00ebpi, aq z\u00ebra kishte dhe secili -n\u00eb\nantitez\u00eb, &#8211; sa t\u00eb kujtonte koret e fam\u00ebshme ruse, padashur t\u00eb p\u00ebrm\u00ebnd\nnostalgjin\u00eb ruse.\u201dB\u00eblb\u00ebzimet e para t\u00eb notave muzikore i ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00eb 6\nmuajshe, me guitjet foshnjore: \u201cM\u00eb vinin t\u00eb flija me tingujt e e vargjet e nj\u00eb\nk\u00ebnge-(k\u00ebtu artistja korcare fillon t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb ):<br>\n\u201cN\u00ebqoft\u00ebse t\u00eb kujtohet ,\/e kujton me marraz,\/nj\u00eb grua q\u00eb t\u00eb do,\/Dashuria ime!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb repertorin e korit \u201cLalazi\u201d,\nk\u00ebndoheshin, vec serenatave t\u00eb reja, natyrisht, edhe k\u00ebng\u00eb e vjetra korcare,\ngreke, italiane, spanjolle, ruse, etj. N\u00eb rast se dikush nga f\u00ebmij\u00ebt stononte\napo b\u00ebnte gabim, gjat\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit, jo vet\u00ebm q\u00eb shikohej shtr\u00ebmb\u00ebr, por edhe\nnd\u00ebshkohej, nga vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebt: q\u00ebllohej leht\u00eb me lug\u00eb n\u00eb kok\u00eb, apo \u2013 t\u00eb mos\nk\u00ebndonte nj\u00eb jav\u00eb, megjith\u00ebse ishte i nevojsh\u00ebm e i domosdosh\u00ebm. \u201c Sec na del\nnj\u00eb z\u00eb i \u00ebmb\u00ebl f\u00ebmije \u201c \u2013 flitej nd\u00ebr Lalaz\u00ebt. Ajo ishte \u201cJorgjetka me dh\u00ebmb\u00ebt si qershicka\u201d.\nHymni i familjes ishte \u201cNabuko\u201d\ne Verdit, Konstandin Lalazi, (v\u00ebllai i artistes) flinte me Verdin edhe ai ka\nk\u00ebnduar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebng\u00ebn spanjolle \u201cD\u00ebgjoje k\u00ebng\u00ebn time\u201d, q\u00eb prej asaj\ndite Koco Lalazi th\u00ebrritej\n\u201cHoselito\u201d. Artistja korcare Jorgjeta Lalazi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb\nsken\u00eb ka k\u00ebnduar nj\u00eb k\u00ebng\u00eb ruse p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb fabul\u00eb me titullin \u201cSharra n\u00eb\ngozhd\u00eb\u201d. Kur u rrit, filloi t\u2019i binte mandolin\u00ebs dhe kur e pyesnin secila \u00ebsht\u00eb\nX \u2013k\u00ebng\u00eb, Jorgjeta i p\u00ebrgjigjej me k\u00ebng\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse,\najo gjithashtu dilte\ndhe k\u00ebndonte me shok\u00ebt e babait, nga parku komb\u00ebtar i Shetros, sk\u00ebrkat n\u00eb malin\ne Morav\u00ebs, dhe n\u00eb vreshtat e Lalaz\u00ebve. K\u00ebndonin k\u00ebng\u00ebt me kitar\u00eb, mandolin\u00eb,\nfyell e violin\u00eb dhe nuk ndjenin t\u00eb ngopur, k\u00ebndonin derisa rr\u00ebzoheshin edhe\ngjethet e fundit t\u00eb vjesht\u00ebs dhe nga qielli i Korc\u00ebs qe larguar lejleku dhe\ndall\u00ebndyshja e fundit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, &#8211; te vasha e re korcare po ndjehej edhe doza e\nfanatizmit t\u00eb koh\u00ebs, pamvar\u00ebsisht k\u00ebng\u00ebs q\u00eb ajo nuk i ndahej, Artistja korcare,\nJorgjeta Lalzi e njohur si \u201cLalazka e vog\u00ebl\u201d k\u00ebndonte\nfshehurazi n\u00eb shkoll\u00eb.&nbsp; Ata q\u00eb e\nadhuronin muzik\u00ebn ngrinin q\u00eb nga shpirti edhe pjes\u00ebn e tij prej demoni &#8211;\nrrjet\u00ebn e fanatizmit, t\u00eb thashethemve, si hekurat e qelive. N\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb\nfillore merr pjes\u00eb n\u00eb festivalin e f\u00ebmij\u00ebve, me k\u00ebng\u00ebt \u201cNina Nana\u201d dhe \u201cLirka\nPartizane\u201d, ku fitoi Cmimin e Dyt\u00eb n\u00eb me tekst t\u00eb Pavllo Sholl\u00ebs, e muzik\u00eb t\u00eb\nGaqo Bajlozit dhe Haig Zaharianit\u2026.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Mosha\ne art\u00eb e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb duhej t\u00eb m\u00ebrgonte edhe ajo dhe korcarka e mbylli at\u00eb n\u00eb\nFestivalin e F\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs ku trioja korcare: Subashi-Lalazi-Balashi\nfitojn\u00eb \u201cCmimin e Par\u00eb\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Me\nlot nd\u00ebr sy artisjta shprehet p\u00ebr profesor\u00ebt dhe miqt\u00eb e saj t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb q\u00eb\nnuk jetojn\u00eb m\u00eb. N\u00eb kujtim t\u00eb tyre ajo z\u00eb e k\u00ebndon nj\u00eb serenat\u00eb, si nj\u00eb homazh,\np\u00ebr Prof. Ilo Evro, Tasi Poda, Prof.Vangjel Borova, Apostol Simoni, etj. Nuk l\u00eb\npa p\u00ebrmendur edhe koleg\u00ebt e saj, t\u00eb hersh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb para kohe nga jeta,\nsi v\u00ebllez\u00ebrit Arsen e Ilir Buzali, Bukurie Kalemin, apo ata q\u00eb sot rrjedha e\njet\u00ebs i ka d\u00ebrguar n\u00eb atdhe e rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs si: Prof.Josif Minga, Alma\nSubashi, Dhimitra Tr\u00ebndafilin, Nonda Kajnon, Astrit Kocibellin, Sk\u00ebnder Manen,\nSeit Furxhi, Adrian Jorgjin, Hatixhe Gedaj, Astrit Zegullaj, Antoneta Shanon,\nMihallaq Andrean, k\u00ebng\u00ebtaret e talentuara, pjes\u00ebmarr\u00ebse t\u00eb disa festivaleve n\u00eb\nRadio Televizion, si Elektra Hasimi, Zhuljeta Demce, Lazarela Detin, Mirela\nTashon, Emil Bibollin, Zhani Suljotin&nbsp;\netj. Artistja korcare me dashurin\u00eb, pasionin, talentin, shpirtin\nartistik e intelektual do t\u00eb vazhdonte t\u00eb k\u00ebndonte n\u00eb g\u00ebzime e ambiente\nfamiljare. Familja Lalazi me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tyre, Edmond Lalazi, do t\u00eb\nrreshtohej e para, kur u krijua filarmonia n\u00eb Korc\u00eb, Artisjta korcare,\np\u00ebrzgjidhet, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnduar me korin \u201c Lira\u201d t\u00eb qytetit. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nvitin 1972, me nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe, jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb familjes, p\u00ebr shkak t\u00eb\nkushteve t\u00eb r\u00ebnduara ekonomike, fiton konkursin p\u00ebr n\u00eb Liceun Artistik,\nporse&nbsp; n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta p\u00ebrballuar n\u00eb\nTiran\u00eb, Jorgjeta fillon studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Mesme t\u00eb muzik\u00ebs, \u201cTefta Tashko\nKoco\u201d, n\u00eb Korc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Jo vet\u00ebm k\u00ebng\u00ebtare \u2013por\nedhe aktore.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNj\u00eb\naktore p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e lindur \u201c -do t\u00eb shprehej rregjisorja shpirt-madhe dhe e\ntalentuar korcare e Teatrit t\u00eb Kukullave, Drita Kallamata, teksa e mb\u00ebshteti\nJorgjeta Lalazin t\u00eb punonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion si nj\u00eb imituese e z\u00ebrit\nf\u00ebminor. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nk\u00ebt\u00eb koh\u00eb, artistja korcare p\u00ebson nj\u00eb traum\u00eb shpirt\u00ebrore, divorcin me\nbashk\u00ebshortin, porse dora e ngroht\u00eb, si prej n\u00ebne e t\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb\nmrekullueshmes Drita Kallamata, e mbajt\u00ebn pran\u00eb p\u00ebr t\u2019ja leht\u00ebsuar dhimbjen. S\u00eb\nbashku me aktor\u00ebt e tjer\u00eb korcar\u00eb, si Emil Bibolli, V.Nico, Piro Qirjo dhe Lela\nAgushi, u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb frym\u00eb e jet\u00eb dhjetra personazheve n\u00eb teatrin e kukullave.\nTashm\u00eb \u201cLalazka e vog\u00ebl\u201d kishte krijuar profilin e saj si artiste: K\u00ebng\u00ebtare\ndhe Aktore!<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe\nerdhi dita e largimi nga Korca, me hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb me bot\u00ebn jasht\u00eb, ashtu\nsi shum\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb saj, Jorgjeta largohet p\u00ebr n\u00eb Greqi. Fillon t\u00eb b\u00ebj\u00eb\npun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb si larje pjatash, apo pastrim sht\u00ebpijash, si gjith\u00eb emigrant\u00ebt\ne tjer\u00eb ekonomik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cTeksa\nlaja pjatat n\u00eb restorant, k\u00ebndoja, pronari i restorantit m\u00eb d\u00ebgjoi e pas disa\nprovave fillova t\u00eb k\u00ebndoja n\u00eb bozuqe., k\u00ebndoja k\u00ebng\u00eb t\u00eb vjetra greke t\u00eb\ntrash\u00ebguara nga babai. Pata suksese jo vet\u00ebm n\u00eb promovimin e vlerave si\nk\u00ebng\u00ebtare, por ekonomikisht e shpirt\u00ebrisht, kur shprehem shpirt\u00ebrisht, -leht\u00ebsonim\ndhimbjen, sakrificat sfid\u00ebn e kurbetit, t\u00eb mosp\u00ebrkrahjes nga shteti, dhe\nlart\u00ebsonim krenarin\u00eb shqiptare, i kund\u00ebrviheshim asimilimit ton\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo,\nsikurse dall\u00ebndyshja kthehet n\u00eb folen\u00eb e vjet\u00ebr, n\u00eb at\u00eb t\u00eb par\u00ebn, edhe korcarja\nq\u00eb k\u00ebndonte e fitonte bozuqeve, erdhi dita q\u00eb t\u00eb kthehej edhe nj\u00eb her\u00eb -t\u00eb\nkthehej atje-n\u00ebn kuror\u00ebt e blir\u00ebve t\u00eb Korc\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>E nxitur dhe m\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e mbes\u00ebs s\u00eb saj, Auror\u00ebs- e\ncila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb menaxhere dhe kritike e repertorit t\u00eb k\u00ebng\u00ebtares, &#8211; Jorgjeta\nLalazi kthehet n\u00eb vendlindje, n\u00eb Korc\u00ebn e saj t\u00eb bukur.&nbsp; Ngado shkoja m\u00eb ting\u00ebllonin fjal\u00ebt e Auror\u00ebs, do t\u00eb shprehet\nartistja: \u201cMjaft lave pjata, a nuk e ndjen \u201cthirrjen e er\u00ebs s\u00eb gjakut\u201d, q\u00eb\nt\u00eb thot\u00eb t\u00eb kthehesh n\u00eb atdhe, ringrihu, k\u00ebndo, jepi jet\u00ebs gjall\u00ebri, at\u00eb q\u00eb ti\ne mban p\u00ebrbrenda jepja Korc\u00ebs s\u00eb Korca t\u00eb do e ka shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ty, z\u00ebrin dhe talentin t\u00ebnd.\u201d Fillimisht takon lidhjet e saj t\u00eb dikurshme,\nfamiljen Konopulli, disa element\u00eb artiste\ntejet t\u00eb vyer q\u00eb me dashamir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr artin, kultur\u00ebn, Korc\u00ebn,\nmuzik\u00ebn, dhe serenat\u00ebn, i shtrin\u00eb dor\u00ebn e ngroht\u00eb, duke njohur dhe promovuar\ntalentin e artistes- e ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ringjallur jo vet\u00ebm veten, por edhe\nserenat\u00ebn, muzik\u00ebn, k\u00ebt\u00eb perl\u00eb t\u00eb Korc\u00ebs, p\u00ebr ta kthyer v\u00ebndlindjen e saj t\u00eb\ndashur n\u00eb identitet. Jorgjeta Lalazi hap s\u00ebndyqin e serenatave dhe i k\u00ebndon cdo\nnat\u00eb ato, duke iu falur k\u00ebnaq\u00ebsi e arg\u00ebtim shpirt\u00ebror, korcar\u00ebve, shqiptar\u00ebve dhe turist\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb vizitojn\u00eb qytetin e Korc\u00ebs.Tashm\u00eb\najo ka krijuar individualitetin si nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtare e talentuar dhe profesioniste.\nArtistja korcare q\u00eb l\u00eb Korc\u00ebn pa gjum\u00eb, Artistja e cila brenda nj\u00eb nate, ka\narritur t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb, -150 serenata. Nj\u00eb shpirt njeriu dhe nj\u00eb Artiste dinjitoze\nq\u00eb ia ka dale t\u00eb nxjerr\u00eb nga sepetet e shpirtit artistik, 150-shpirt\u00ebra korcar\u00eb\nt\u00eb derdhur n\u00eb nj\u00ebqind e pes\u00ebdhejt\u00eb serenata, dhe q\u00eb t\u00eb gjitha i ka k\u00ebnduar\nLIVE! <\/p>\n\n\n\n<p>Era l\u00ebkund gjethet e blirit\u2026Kalldr\u00ebmet e Korc\u00ebs jan\u00eb\nintim\u00eb, si gjiri i n\u00ebn\u00ebs \u2026Korcar\u00ebt ecin n\u00ebp\u00ebr hallet e tyre p\u00ebrdit\u00eb dhe\nfluturojn\u00eb br\u00ebnda nj\u00eb casti sapo ndjejn\u00eb arom\u00ebn e serenatave diku, Jorgjeta Lalazi, mikja jon\u00eb shpirt\u00ebmb\u00ebl dhe\nArtistja korcare me at\u00eb z\u00ebrin e \u00ebmb\u00ebl si bilbil q\u00eb ia ka d\u00ebrguar\nper\u00ebndia n\u00eb shpirt p\u00ebr\nt\u2019u pasur zili, kjo buqeta e bukur e artit, muzik\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb, e Korc\u00ebs dhe korcar\u00ebve tashm\u00eb vazhdon t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb n\u00eb dhe n\u00eb skenat e\nShqip\u00ebris\u00eb, brenda dhe jasht\u00eb saj, tashm\u00eb edhe n\u00eb sken\u00ebn e \u201cGjeniu i\nmadh\u201d, n\u00eb VizionPlus. Kur Artistja korcare doli\nn\u00eb\nsken\u00eb nj\u00eb kor duartrokitjesh sikur&nbsp;\nsolli n\u00eb vehte Jurin\u00eb dhe publikun real dhe virtual e Vizion Plus.&nbsp; t\u00eb&nbsp; gjith\u00eb mor\u00ebn frym\u00eb lirisht.\nJorgjata&nbsp; b\u00ebri&nbsp; hapa para n\u00eb sken\u00ebn e \u201cGjeniu i Madh\u201d bashkoi duart\ndhe u p\u00ebrkul&nbsp; para Juris\u00eb dhe publikut.\nP\u00ebrs\u00ebri duartrokitje dhe m\u00eb pas mbizot\u00ebroi nj\u00eb heshtje e thell\u00eb, Orkestra e\nband-it e drejtuar nga i talentuar Altin LLakaj, filloi melodin\u00eb e k\u00ebng\u00ebs\nspanjolle t\u00eb\nHoselitos s\u00eb famsh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Juria dhe publiku e show-t\nteleviziv \u201cGjeniut i\nmadh\u201d do t\u00eb rrinin t\u00eb magjepsur dhe t\u00eb hipnotizuar nga ai z\u00eb melodioz i Artistes s\u00eb\ntalentuar korcare, Jorgjeta Lalazi, teksa ajo k\u00ebndonte k\u00ebng\u00ebn spanjolle \u201cD\u00ebgjoje k\u00ebng\u00ebn time\u201d e njohur\nnjohur ndryshe edhe si k\u00ebnga e Hoselitos s\u00eb famsh\u00ebm, dhe m\u00eb pas ata do t\u00eb brohorisnin\ndhe duartrokisnin gjat\u00eb n\u00ebn thirrjet \u201cBravo, bravo\u201d at\u00eb osh\u00ebtim\u00ebn,\nbukurin\u00eb dhe madh\u00ebshtin\u00eb e atij z\u00ebri t\u00eb ngroht\u00eb,\nfluid, me intonacione t\u00eb gjata, duke u ngritur lart note pas note, nj\u00eb gjer\u00ebsi\nfrym\u00ebmarrjeje q\u00eb ndienin dhe e p\u00ebrjetonin n\u00eb vokalin e pap\u00ebrseritsh\u00ebm t\u00eb\nArtistes! Mua q\u00eb\nndiqja Show-n n\u00ebp\u00ebrmet TV \u2013it m\u00eb ka ndelur n\u00eb mendje ai z\u00ebri i Jorgjet\u00ebs teksa k\u00ebndonte \u201cHoseliton\u201d, nj\u00eb z\u00eb mrekulli, nj\u00eb\nmarramenth, nj\u00eb hon dallg\u00ebsh, q\u00eb ta rr\u00ebmbente shpirtin e ta p\u00ebrplaste leht\u00eb n\u00eb\nbrigjet, aty ku gurgullojn\u00eb lumenjt\u00eb! Artistja k\u00ebndon cdo\nmbr\u00ebmje te <strong>Pazari\ni Kor\u00e7\u00ebs<\/strong>&nbsp;nj\u00eb nga monumentet e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore dhe\nhistorike t\u00eb qytetit\nt\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, e cila bie n\u00eb sy nj\u00eb nga nd\u00ebrtesat me t\u00eb bukura dhe me t\u00eb vjetra t\u00eb\npazarit, \u201c<strong>Hani<\/strong>&nbsp;i\nPazarit\u201d Botique Hotel-. N\u00eb\nsfond d\u00ebgjohet z\u00ebri i Artistes Korcare dhe i koleg\u00ebve q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb; Gjergji\nTerezi, Kristaq Fermani, Zhulio Morava, Kristi Sherko, Theofan Melko dhe Mjesht\u00ebri i\nTalentuar i klarinet\u00ebs dhe fizarmonik\u00ebs, i mir\u00ebnjohuri Zhani Struga\u2026 <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur\nnata Korc\u00ebn e mbulon\/kafenet\u00eb mbushen plot,\/aty qan zemra ime e vajton,\/e raki\nk\u00ebrkon\u2026\/do t\u2019vij, do t\u2019vij o xhan,\/se zemra po m\u00eb qan,\/do t\u00eb vij o shpirti\nim,\/zjarrin e zemr\u00ebs ooo,\/Ta shuaj me dashuri\u2026.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Raimonda\nMoisiu<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Author\/Freelancer<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Jacksonville,\nFlorida USA <\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ju rr\u00ebfej Jorgjeta Lalazin \u2013Artisten korcare q\u00eb mahniti Jurin\u00eb dhe Publikun e \u2018\u201dGjeniu i Madh\u201d n\u00eb VizionPlus. Jorgjeta Lalazi Shkruar nga Raimonda Moisiu Serenata &#8211; kjo vash\u00eb e bukur, q\u00eb t\u00eb josh t\u00eb prek\u00ebsh, t\u00eb ndjesh deri n\u00eb shpirt ledhatimet e saj qoft\u00eb edhe nj\u00eb cast t\u00eb vet\u00ebm e pastaj, le t\u00eb p\u00ebrmbyset bota. Serenata&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9897,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9896","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9896"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9896\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9899,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9896\/revisions\/9899"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9897"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}