{"id":9798,"date":"2022-10-29T23:21:22","date_gmt":"2022-10-29T23:21:22","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9798"},"modified":"2022-10-29T23:21:22","modified_gmt":"2022-10-29T23:21:22","slug":"festat-kalendarike-tradicionale-te-vitit-ne-luginen-e-presheves-dhe-ne-viset-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9798","title":{"rendered":"FESTAT KALENDARIKE TRADICIONALE T\u00cb VITIT N\u00cb LUGIN\u00cbN E PRESHEV\u00cbS DHE N\u00cb VISET SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"100\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/ARGJIRA-KOPERTINE.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8532\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>&nbsp;( Konference shkencore )<\/p>\n\n\n\n<p>ARGJIRA\nUKIMERI \u2013 MA.SC. PEDAGOGE<\/p>\n\n\n\n<p>22.10.2022\n\u2013 23.10.2022<\/p>\n\n\n\n<p>PRISHTIN\u00cb<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmbajtja<\/p>\n\n\n\n<p>Hyrja<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkufizimi\ni fes\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Nocionet\npsikologjike dhe filozofike t\u00eb fes\u00eb <\/p>\n\n\n\n<p>Dimensioni\nfetar <\/p>\n\n\n\n<p>Aspektet\nshkencoro-fetar<\/p>\n\n\n\n<p>Festat\nfetare mbar\u00eb shqiptare <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmbledhja\n<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>ABSTRAKT<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tema\nn\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam fokusuar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Festat Fetare n\u00eb Popullin Shqiptar.\nHistoria jon\u00eb shum\u00eb shekullore, na tregon p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pozit\u00ebs son\u00eb\ngjeografike, politike, sociale, ekonomike, kulturore dhe religjioze. Njihemi\nnd\u00ebr popujt m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb continent, dhe kjo ka ndikuar q\u00eb t\u00eb jemi krenar me\nat\u00eb&nbsp; se cka posedojm\u00eb. Traditat, zakonet,\ndoket, jan\u00eb vecori kryesore e jona. Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb\nshoq\u00ebrore, e luajn\u00eb edhe festat \u2013 qofshin ato komb\u00ebtare apo fetare. Feja ka\npatur dhe ka nj\u00eb ndikim pozitiv n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb shqiptar\u00ebve. Festat\nfetare si Rusicat, Dita e Ver\u00ebs, Dita e Pranver\u00ebs, Llazoret, Sulltan Nevruzi,\nt\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb krahinat tona, tregojn\u00eb karakteristikat e tyre, p\u00ebrmes s\u00eb\ncilave jepet ngjyrim jet\u00ebsor n\u00eb kombin ton\u00eb. Historit\u00eb q\u00eb ng\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb vete\nk\u00ebto festa, jan\u00eb shpres\u00eb dhe adhurim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. ruajtja e vlerave,\ncil\u00ebsive, traditave, zakoneve, m\u00ebnyra e organizimit, q\u00ebllimet e festave,\npjes\u00ebmarrja n\u00eb k\u00ebto festime, respektimi i t\u00eb tjerave, gatime t\u00eb ndryshme,\nmanifestimet e ndryshme, mik\u00ebpritja e mysafir\u00ebve,&nbsp; jan\u00eb karakteristik\u00eb e popullit ton\u00eb. Poashtu,\nnj\u00eb rol dominant e luajn\u00eb,&nbsp; Mitet,\nLegjendat, Historit\u00eb Gojore, jan\u00eb elemente kyce, p\u00ebrmes s\u00eb cilave\negzistojn\u00eb&nbsp; Festat Fetare. Ndikimi i\nfaktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm, Periudhat kohore n\u00eb t\u00eb cilat kan\u00eb egzistuara dhe ato q\u00eb\negzistojn\u00eb, jan\u00eb pasqyrim direkt i festimeve religjioze n\u00eb vend. Krahinat\nshqiptare, kan\u00eb m\u00ebnyra dhe tradita t\u00eb ndryshme p\u00ebr organizimet e festave\nfetare, dallojn\u00eb. Por kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar. T\u00eb mbret\u00ebroi Dashuria dhe\nLumturia mes nesh. Rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luajn\u00eb edhe&nbsp; objektet e kultit fetar, m\u00ebnyra e adhurimit.,\nStolisja e tyre, K\u00ebng\u00ebt, Vallet dhe cdo gj\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me festat fetare. Si\npopulli m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, ishim t\u00eb zhytur n\u00eb c\u00ebshtjet fetare \u2013 ishim\nnjer\u00ebz me besim pagan. Edhe festat pagane ishin aq t\u00eb shenjta sic \u00ebsht\u00eb vet\nNjeriu. Me kalimin e koh\u00ebs, pothuajse disa elemente pagane jan\u00eb huazuar nga\nReligjionet (fFet\u00eb) monoteiste. Roli dhe r\u00ebnd\u00ebsia e festave fetare ndikon\npozitivisht n\u00eb jet\u00ebn njer\u00ebzore. P\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebto festime, ngjall\u00eb tek ne\ng\u00ebzim, lumturi, hare, vizita t\u00eb ndryshme tek familjar\u00ebt, ndikojn\u00eb mir\u00ebsisht n\u00eb\nsecalin njeri. Mitet, legjendat, jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre festave, q\u00eb tregon\nhistorin\u00eb e gjith\u00ebsecil\u00ebs fest\u00eb. E gjith\u00eb kjo ngjall\u00eb nj\u00eb gjall\u00ebri tek secili.\nGjith\u00ebp\u00ebrfshirja n\u00eb festat fetare, Respketimi mes nj\u00ebri tjetrit, Dashuri dhe Lumturi\np\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, jan\u00eb vlera dhe virtyte, t\u00eb cilat i kemi trash\u00ebguar nd\u00ebr shekuj,\ndhe historin\u00eb ton\u00eb mij\u00ebvjecare globale. Si t\u00eb till\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella,\np\u00ebrmes adhurimeve, nd\u00ebrtimeve t\u00eb tempujve, kemi ndikuar fuqish\u00ebm n\u00eb krijimin e\nraporteve <strong><em>NJERI \u2013 HYJNI.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>HYRJE<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Si\u00e7 m\u00ebsojm\u00eb edhe nga Shkrimet e Shenjta, Zoti i krijoi njer\u00ebzit sipas\nsh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb tij. Sipas tij (Zotit), njeriu \u00ebsht\u00eb element zot\u00ebrues n\u00eb tok\u00eb,\nku p\u00ebrmes frym\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb arrin t\u00eb dalloj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen. Qysh nga fillimi\ne deri n\u00eb koh\u00ebt moderne, njer\u00ebzit kan\u00eb arritur t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb tempuj fetar\u00eb\n(Kisha, Xhamia), p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb dhe ndershm\u00ebris\u00eb q\u00eb kishin ndaj Zotit,\ndhe vazhduan t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lumtur mes vete. Pothuajse, ky bashk\u00ebpunim ka qen\u00eb\nfryt i harmonis\u00eb fetare edhe n\u00eb vendin ton\u00eb. Si nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb\nrajon, si nga pozita gjeografike dhe \u00e7\u00ebshtja historike, populli shqiptar p\u00ebrve\u00e7\nvlerave morale, kulturore, dhe intelektuale ka luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\nedhe n\u00eb aspektin fetar. Raportet e mira nd\u00ebrfetare kan\u00eb ndikuar edhe m\u00eb shum\u00eb\nn\u00eb aspektin social n\u00eb trevat shqiptare. Festat e ndryshme fetare, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb\nngjyrim jet\u00ebsor mbar\u00ebshqiptar\u00eb. P\u00ebrmes k\u00ebtyre festive, jan\u00eb bashkuar njer\u00ebz nga\nt\u00eb gjitha krahinat shqiptare, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ushqime t\u00eb ndryshme, valle e k\u00ebng\u00eb,\nvizita familjare,&nbsp; duke uruar m\u00eb t\u00eb mirat\np\u00ebr nj\u00ebri tjetrin. Brez pas brezi, k\u00ebto festa jan\u00eb bartur, duke shpreh\u00eb\ng\u00ebzimet, urimet dhe bekimet q\u00eb sjellin festat n\u00eb fjal\u00eb. <strong>RUSICAT, DITA E\nVER\u00cbS, DITA&nbsp; E PRANVER\u00cbS, LLAZORET,\nSULLTAN NEVRUZI, SH\u00cbN GJERGJI, SH\u00cbN MITRI,<\/strong> jan\u00eb disa nga festat q\u00eb jan\u00eb\ntrash\u00ebguar nd\u00ebr shekuj, n\u00eb popullin ton\u00eb. K\u00ebto festa, pasqyrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\ndirekte, kultur\u00ebn, traditat, Doket, Zakonet shum\u00eb shekullore shqiptare.&nbsp; Bashk\u00ebpunmi i nd\u00ebrsjell\u00eb mes bashk\u00ebsive\nfetare, martesat mes k\u00ebtyre bashk\u00ebsive, tregojn\u00eb qart\u00eb raportet dhe karakterin\nharmonik n\u00eb Prizren. N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb kur gjinia njer\u00ebzore nj\u00ebsohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb\nshum\u00eb dhe rritet nd\u00ebrvar\u00ebsia mes popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb fakt popujt e ndrysh\u00ebm\np\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb vetme. Ata kan\u00eb nj\u00eb zanafill\u00eb t\u00eb vetme, meq\u00eb Zoti ka\nb\u00ebr\u00eb q\u00eb krejt gjinia njer\u00ebzore t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb tok\u00ebn, me nj\u00eb q\u00ebllim: T\u00eb\nket\u00eb Paqe, Harmoni dhe mbi t\u00eb gjitha Dashuri mes vete, gjithmon\u00eb duke u bazuar\nn\u00eb Shkrimet e Shenjta, q\u00eb jan\u00eb fjala e Zotit n\u00eb Tok\u00eb. Vlen t\u00eb p\u00ebrmendet q\u00eb\nkrahinat mbar\u00ebshqiptare, jan\u00eb t\u00eb pasura me festa t\u00eb ndryshme pavar\u00ebsisht\noirgjin\u00ebs s\u00eb tyre, Monumentet Fetare, Banesa Popullore, Muzet\u00eb fetare dhe\nkulturore, Rrugicat e ngushta, Kalldr\u00ebmet, Galerit\u00eb t\u00eb ndryshme)Ku pasqyrohen\nkultura fetare dhe ajo kulturore), Kalat\u00eb, Kullat, Parqet Arkeologjike. T\u00eb\ngjitha k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb son\u00eb Kulturore dhe Fetare. Pjes\u00eb e\ntrash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb, jan\u00eb edhe Legjendat, Mitet Fetare, K\u00ebng\u00ebt, jan\u00eb pjes\u00eb e\nHistoris\u00eb sn\u00eb mij\u00ebvje\u00e7are. T\u00eb&nbsp; gjitha\nk\u00ebto elemente kan\u00eb shtrirje historike na Antika, Mesjeta e deri n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb\nmoderne. .&nbsp; P\u00ebrmes k\u00ebtyre d\u00ebshmive\nKulturo-Fetare, kombi yn\u00eb edhe nj\u00ebher\u00eb tregon q\u00eb, kemi vlera dhe cil\u00ebsi. Ku\njan\u00eb t\u00eb njjohura Brenda dhe jasht\u00eb vendit. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie fetare\n(Objektet dhe festat fetare), jan\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e UNESCO \u2013 s<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>NOCIONET\nMBI FEN\u00cb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u2022\nFjala religjion rrjedh nga gjuha latine \u201cReligio&#8221; q\u00eb n\u00ebnkupton Fe,\nFetar\u00ebsi dhe p\u00ebrkulje ndaj Zotit n\u00eb dashuri. N\u00eb terminologjin\u00eb Islame, Feja\np\u00ebrkufizohet k\u00ebshtu: Doke, Zakone, Tradita, Ligje,D\u00ebnime apo Shp\u00e8rblime. Feja\n\u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e jet\u00ebs p\u00ebrmes parimeve, rregullave, ecuris\u00eb s\u00eb saj drejt\u00eb\nadhurimit t\u00eb Zotit, n\u00ebnshtrumit ndaj urdh\u00e8rave t\u00eb tij, sepse jemi t\u00eb detyruar\np\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb vlera dhe vvirtyte.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>IDET\u00cb\nFILOZOFIKE DHE PSIKOLOGJIKE MBI FEN\u00cb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;William James fen\u00e8 e sqaron n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:\nFeja \u00ebsht\u00eb besimi n\u00eb gj\u00ebra Hyjnore, meditimi kur jemi para tyre, duke u\nmb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn, ndjenjat dhe aktivitetet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe\nndikojn\u00e8 n\u00eb sjelljet ton\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Emil\nDyrkem \u2013 Feja Feja \u00ebsht\u00eb bot\u00ebkuptimi i gj\u00ebrave t\u00eb shenjta, t\u00eb lejuara apo t\u00eb\nndaluara. Var\u00ebsisht nga ajo sesi ndihet induvidi dhe mb\u00ebshtetur n\u00eb praktikat q\u00eb\nai b\u00ebn. Sipas Dyrkem, Feja \u00ebsht\u00eb gj\u00eb psiko-emocionale. <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Psikologu\ni njohur ZIMBARDIO, fen\u00eb e p\u00ebrshkruan n\u00eb 4 aspekte kryesore:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Aspekti\nshkencor,<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Aspekti\nkarizmatik, <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Aspekti\npragmatic,<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Aspekti\npsikologjik<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nd\u00ebrsa\npsikologu tjet\u00ebr PARSON,&nbsp; fen\u00eb e sqaron\nk\u00ebshtu: Feja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb process unik dhe i zhvilluar mbi gjith\u00ebsin\u00eb, pozit\u00ebn e\nnjeriut n\u00eb gjith\u00ebsi, pozit\u00ebn e njeriut n\u00eb rrethin social dhe n\u00eb mjedisin ku\njeton. Bashk\u00eb me gj\u00ebrat e egzistuara dhe jo t\u00eb egzistuara.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>DIMENSIONET\nFETARE<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Besimi\ni njeriut shfaqet n\u00eb forma dhe n\u00eb ide t\u00eb ndryshme. Ajo shprehet edhe n\u00eb m\u00ebnyra\nt\u00eb ndryshme. N\u00eb etapa t\u00eb ndryshme kohore, ajo \u00ebsht\u00eb zhvilluar, duke u\nmb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb n\u00eb gj\u00ebra positive p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut. Poashtu, ndikimi i\nfaktor\u00ebve \u00ebsht\u00eb mjaft\u00eb dominant n\u00eb zhvillimin e personalitetit dhe t\u00eb\nkarakterit t\u00eb njeriut. Mjedisi familjar, mjedisi social dhe institucionet\nshkollore ndikojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb zhvillimin dhe reflektimin\ne fes\u00eb e luajn\u00eb edhe dimensioned fetare, q\u00eb tregojn\u00eb realitetin fetar q\u00eb\ngjindet brenda individit. M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmendin dimensioned fetare. <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Dimensiomet\nfetare q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e saj jan\u00eb: &#8211; Dimensioni ideologjik &#8211;\nDimensioni i adhurimit &#8211; Dimensioni intelektual &#8211; Dimensioni i p\u00e8rvoj\u00ebs dhe &#8211;\nDimensioni i ndikimit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas\np\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb matjet e para mbi \u00e7\u00ebshtjet\nfetare. <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Me\nmetod\u00ebn Eksperimentale, n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore, \u00ebsht\u00eb matur besimi\nfetar. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i qytetar\u00ebve kan\u00eb dal\u00eb q\u00eb jan\u00eb besimtar t\u00eb\ndevotsh\u00ebm, nd\u00ebrsa nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl kan\u00eb deklaruar q\u00eb nuk jan\u00eb besimtar\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Metoda\nAnketuese \u2013 \u00ebsht\u00eb metoda q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdour n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb Bosnje\nHercegovin\u00eb, p\u00ebrmes k\u00ebsaj metode \u00ebsht\u00eb hulumtuar q\u00eb kemi dy grupe besimtar\u00ebsh.\n1. Besimtar\u00ebt Tradicional\u00eb dhe Ateist\u00ebt. N\u00eb Serbi, j\u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb jan\u00eb 4\ngrupe t\u00eb besimtar\u00ebve: 1. Besimtar\u00ebt Tradicional\u00eb, 2. Besimtar\u00ebt laik, 3.\nBesimtar\u00ebt me besim minimal dhe 4. Ateist\u00ebt. Nd\u00ebrsa n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb treguar\nq\u00eb jan\u00eb dy grupe besimtar\u00ebsh: 1. Besimtar\u00ebt tradicional dhe&nbsp; 2. Ateist\u00ebt. P\u00ebrmes k\u00ebsaj metode, \u00ebsht\u00eb\nshprehur ideja se si \u00ebsht\u00eb zhvilluar feja, si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur feja n\u00eb k\u00ebto an\u00eb,\ndhe si praktikohet ajo (Feja), nga besimtar\u00ebt. <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>SH\u00cbN\nMITRI<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn1\">[1]<\/a>Sh\u00ebn Mitri \u00ebsht\u00eb\nfest\u00eb pagane. Rreth k\u00ebsaj feste ka data t\u00eb ndryshme. Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave data\n5 dhe 6 n\u00ebntor jan\u00eb mesdit\u00ebt e vitit. Mir\u00ebpo, Sh\u00ebn Mitri ka qen\u00eb fest\u00eb e\nr\u00ebnd\u00ebsishme sikur Sh\u00ebn Gjergji. Por me kalimin&nbsp;\ne koh\u00ebs, kjo fest\u00eb ka humbur efektin e saj. Festa e Sh\u00ebn Mitrit i\nkushtohej Hyjnis\u00eb s\u00eb kopes\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbrohen nga ujq\u00ebrit. Kjo fest\u00eb \u00ebsht\u00eb\nkrisht\u00ebruar nga Kisha Katolike q\u00eb festohet me dat\u00eb 8 tetor, nd\u00ebraa nga Kisha\nOrtodokse festohet me datat&nbsp; 24 dhe 26\ntetor. N\u00eb koh\u00ebn e k\u00ebsaj feste, bag\u00ebtia kthehej n\u00eb sht\u00ebpi. Mbilleshin&nbsp; tr\u00ebndafila dhe pem\u00eb t\u00eb ndryshme. Poashtu,\ngatuheshin dollma dhe \u00ebmb\u00eblsira t\u00eb ndryshme.&nbsp;\nN\u00eb Sh\u00ebn Mit\u00ebr, ndizeshin qirinj\u00eb q\u00eb t\u00eb ruheshin bag\u00ebtit\u00eb. Vlen t\u00eb\np\u00ebrmendet q\u00eb dy mesdit\u00ebt e vitit nuk gjinden n\u00eb asnj\u00eb muaj, por jan\u00eb t\u00eb ndara\nve\u00e7 e ve\u00e7. Ndryshe <strong><em>Sh\u00ebn Mitri njijet edhe me emrin Dita Pagomenale.<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn2\">[2]<\/a>\u201cShkurt o im v\u00eblla, m\u00eb jep 3 dit\u00eb hua, t\u00eb ngrij\u00eb plak\u00ebn me gjith\u00eb\u00e7ka ka\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb kjo th\u00ebnia q\u00eb nis kjo legjend\u00eb. Ishin 3 plaka: Zana, Migena dhe Zamira. Njihen edhe si plakat e legjend\u00ebs. Kjo goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb ka nj\u00eb histori prej 2000 vje\u00e7are. Kujtohet \u00e7do vit, \u00e7do her\u00eb n\u00eb muajin Mars, pik\u00ebrisht kur moti n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb p\u00ebson ndryshime t\u00eb dukshme. Goj\u00ebdh\u00ebna tregon se n\u00eb fillim dhe n\u00eb fund t\u00eb muajit Prill, at\u00ebher\u00eb kur moti ndryshon. At\u00ebher\u00eb kjo periudh\u00eb njihet si Plakat e Prillit. Shpesh-her\u00eb e nd\u00ebgjojm\u00eb kur thuhet se b\u00ebn t\u00eb ftoht\u00eb \u2013 sepse jan\u00eb plakat. Kjo p\u00ebrdoret edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Legjenda na tregon q\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, disa plaka u ngjit\u00ebn n\u00eb nj\u00eb mal dhe thirr\u00ebn me t\u00eb madhe \u2013 Lamtumir\u00eb Dim\u00ebr, vafsh n\u00eb djall. Ishte muaji prill. Mir\u00ebpo, dimri vendosi t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Muaji Prill k\u00ebrkoi nga muaji Shkurt q\u00eb t\u00eb ia huazonte disa dit\u00eb nga ai, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ngrinte plakat. Kjo ndodhi p\u00ebr shkak q\u00eb t\u00eb ua kujtonte plakave, q\u00eb dimri nuk ka ikur ende, dhe si stin\u00eb \u00ebsht\u00eb e fuqishme. Plakat vdiq\u00ebn nga t\u00eb ftohtit, ku m\u00eb pas erdhi dhe pranvera. Madje, legjenda tregon q\u00eb n\u00eb at\u00eb vend gjindet nj\u00eb gur n\u00eb form\u00ebn e plak\u00ebs. Sot e asaj dite, aty buron uj\u00eb, dhe mendohet q\u00eb jan\u00eb lot\u00ebt e plak\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"285\" height=\"287\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Argjira.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9799\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Argjira.jpg 285w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Argjira-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Argjira-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 285px) 100vw, 285px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong><em>FESTA\nE MALEVE<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn3\">[3]<\/a>Kjo fest\u00eb sh\u00ebnohet\nme dat\u00ebn 6 Gusht. Quhet <strong><em>Festa e MALEVE<\/em><\/strong>, sepse \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes t\u00eb\nstin\u00ebs s\u00eb Ver\u00ebs. Sipas krahinave t\u00eb tjera shqiptare njihet edhe me emra t\u00eb\nndrysh\u00ebm&nbsp; si: Festa e Gjallic\u00ebs, Festa e\nRun\u00ebs, Festa e Tomorrit. Me kalimin e kohes, kjo fest\u00eb ishte p\u00ebrvet\u00ebsuar nga\nKisha Katolike q\u00eb njihej me emrin Festa e Maris\u00eb. M\u00eb von\u00eb edhe feja Islame\nkishte p\u00ebrvet\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb fest\u00eb me emrin&nbsp;\nSali Sallteku n\u00eb Kruje<strong><em>. Festa e MALEVE<\/em><\/strong> festohet n\u00eb data t\u00eb\nndryshme.&nbsp; Sipas Mark Tirst\u00ebs, Festa e\nMALEVE \u00ebsht\u00eb me dat\u00eb&nbsp; 15 gusht,&nbsp; sipas besimit Islam Festa e Sali Sallt\u00ebkut\n\u00ebsht\u00eb me 22 gusht. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sakta, data e Fest\u00ebs s\u00eb <strong><em>MALEVE<\/em><\/strong>\n\u00ebsht\u00eb 6 gusht \u00ebsht\u00eb nata, nd\u00ebrsa me 7 gusht \u00ebsht\u00eb dita e saj. Kjo fest\u00eb ka nj\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, dhe festohej k\u00ebshtu: <a href=\"#_ftn4\">[4]<\/a>Ngjiteshin n\u00eb maj\u00eb t\u00eb malit\nndizeshin zjarre p\u00ebr t\u00eb pjekur mish, merrnin abdes te krojet, i&nbsp; faleshin diellit dhe flijonin dhi. Poashtu,\np\u00ebr 3 or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, njer\u00ebzit silleshin rreth majes s\u00eb malit me qiri n\u00eb dor\u00eb duke\nu lutur gjat\u00eb mesnat\u00ebs . N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kjo fest\u00eb u kushtohej Zanave, Rrufes\u00eb\ndhe Bubullimave. Sot njihet edhe me emrin Festa e Zanave edhe Festa e\nBubullimave <\/p>\n\n\n\n<p>FESTA\nE MALEVE<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>DITA\nE PRANVER\u00cbS<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn5\">[5]<\/a>\u00cbsht\u00eb fest\u00eb\npagane. Sh\u00ebnohet me dat\u00eb 14 mars. Mir\u00ebpo, n\u00eb koh\u00ebt e fundit sh\u00ebnohet me 24 mars\nnata nd\u00ebrsa me 25 dita. Njihet edhe si Festa e Sulltan Nevruzit edhe si Dita e\nZoj\u00ebs. Kjo fest\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb\nKosov\u00eb, sidomos n\u00eb fshatin Opoj\u00eb. Sidomos n\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr kujdes q\u00eb\nmos t\u00eb priten drunjt\u00eb sespe \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat. <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>DITA\nE VER\u00cbS<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn6\">[6]<\/a>Histori orale Dita\ne Ver\u00ebs \u00ebshtt\u00eb fest\u00eb me prejardhje pagane. Festohet n\u00eb nderim t\u00eb natyr\u00ebs dhe\nbukurive shqiptare, bim\u00ebsis\u00eb, ku kjo fest\u00eb merr fryme me dat\u00eb 14 mars. Sipas\nKalendarit Julian, kjo fest\u00eb tregonte fillimin e vitit, q\u00eb kremtohej me dat\u00ebn 1\nt\u00eb secilit vit. Nd\u00ebrsa soas kalendarit Gregorian festohet me dat\u00eb 14 nata dhe\nme dat\u00eb 15 dita. Dita e Ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lasht\u00eb se festat Kshtare dhe ato\nIslame. Ushqim dhe gatim tradicional i k\u00ebsaj feste \u00ebsht\u00eb BALLOKUMJA. N\u00eb krahina\nt\u00eb ndryshme, n\u00eb nder\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj feste, ndizen zjarre, nd\u00ebrsa n\u00eb disa vende\ngatuhet ushqim. Karakteristik\u00eb e k\u00ebsaj feste \u00ebsht\u00eb VERORJA. <a href=\"#_ftn7\">[7]<\/a>Vajzat lidhin byzylyk\u00eb n\u00eb\nky\u00e7et e dor\u00ebs. I mbajn\u00eb n\u00eb dor\u00eb deri sa te shohin dall\u00ebndyshen e par\u00eb q\u00eb\nparalajm\u00ebron edhe ardhjen e Ver\u00ebs. N\u00eb disa vende te tjera, Verorja varet\nn\u00eb&nbsp; deg\u00eb pem\u00ebsh she presin derisa\ndall\u00ebndyshet te marrin&nbsp; ato dhe t\u00eb\nsjellin Mbar\u00ebsi, Bekime, Lumturi dhe t\u00eb largojn\u00eb lig\u00ebsit\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p>DITA E VER\u00cbS<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"300\" height=\"168\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Argjira-ashura.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9800\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong><em>ASHURJA<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn8\">[8]<\/a>Rrjedh nga fjala\nArabe&nbsp; \u201cASHR&#8221;, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 10.\nAshura \u00ebsht\u00eb dita e 10 e muajit Muharrem, sipas kalendarit h\u00ebnor. Sipas t\u00eb\ndh\u00ebnave, our proferi Muhammad erdhi n\u00eb erdhi n\u00eb&nbsp;\nMedin\u00eb, e vuri se t\u00eb gjith\u00eb Hebrenjt\u00eb po agj\u00ebrojn\u00eb, i pyeti&nbsp; pse e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb tille?! Ata u\np\u00ebrgjigj\u00ebn: Kjo \u00ebsht\u00eb dit\u00eb e madhe p\u00ebr ne. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, Zoti e shp\u00ebtoi\npopullin ton\u00eb NHS Faraoni. N\u00eb shenj\u00eb t\u00eb falenderimit, respektit ne agj\u00ebrojm\u00eb.\nPoashtu, edhe profeti Musa ka agj\u00ebruar Ashuran.&nbsp;\nNe nderojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ju profetin&nbsp;\nMusa. Duke agj\u00ebruar edhe vet\u00eb Ashuran, profeti Musa urdh\u00ebroi q\u00eb edhe\npopulli t\u00eb agj\u00ebrojm\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb falendrimi dhe nderimi ndaj Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn9\">[9]<\/a>Ashura jan\u00eb dit\u00eb\nagj\u00ebrimi, dit\u00eb zie ku p\u00ebrkujtohet Tragjedia e Qerbelas\u00eb. K\u00ebtu ran\u00eb shehid\nprofeti Hysein s\u00eb bashku me 72 d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. U vet\u00ebflijuan p\u00ebr vlerat\njet\u00ebsore dhe u sakrofikuan p\u00ebr njer\u00ebzimin. 10 dit\u00eb mbahen agj\u00ebrim n\u00eb nder\u00eb t\u00eb\nk\u00ebsaj feste. Dita e 1p e Matemit,&nbsp; tregon\nfundin e agjerimit, ku ceremonia zhvillohet n\u00eb Teqe. Besimtar\u00ebt pijn\u00eb ujin e\njet\u00ebs dhe sherbetin e saj. Pas k\u00ebsaj ceremonie. ASHURA, futet n\u00eb zjarr\u00eb deri\nnes\u00ebr dit\u00ebn. N\u00eb fest\u00ebn e Ashur\u00ebs, recitohet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u2013 MERSIJE. Poashtu,\nb\u00ebhen lutje ne heshtje n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb zie. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb, b\u00ebhen vizita n\u00eb popull,\ndhe s\u00eb bashku han\u00eb Ashura. Ashura vazhdon edhe p\u00ebrgjat\u00eb muajit t\u00eb h\u00ebn\u00ebs\nMuharrem, t\u00eb rritur dhe f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrgatisin Ashur\u00ebn. Jo vet\u00ebm per familjen edhe\np\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit dhe popullin. Duke uruar Paqe dhe Mir\u00ebsi p\u00ebr nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p>ASHURA<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>SH\u00cbN\nVLASHI<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn10\">[10]<\/a>Sh\u00ebn VLASHI \u00ebsht\u00eb\nfest\u00eb me origjin\u00eb pagane. Festohet me dat\u00eb 3 dhe 11 gusht. Sh\u00ebn VLASHI njihet\nedhe si mbrojt\u00ebs i bag\u00ebtive, p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb ujq\u00ebrve ndaj bag\u00ebtive.\nNj\u00eb ritual i vjet\u00ebr <strong><em>TODORJA ,<\/em><\/strong> festohet n\u00eb fund te shkurtit.\nSidomos tek shqiptar\u00ebt e Rek\u00ebs s\u00eb Ep\u00ebrme, festohet \u00e7do her\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>SH\u00cbN\nGJERGJI<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn11\">[11]<\/a>Nd\u00ebr festat\nkryesore n\u00eb kalendarin ata ishte KRYEMOTMOTI apo KRYEVITI. Kjo fest\u00eb n\u00eb\nKrisht\u00ebrim njihet me emrin Sh\u00ebn GJERGJI. Si fest\u00eb \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb gjindet\nsepse \u00ebsht\u00eb 45 dit\u00eb para koh\u00ebs verore. Zakonisht, kjo fest\u00eb festohet n\u00eb ata 4,\n5, 6 Maj. Sh\u00ebn Gjergji si fest\u00eb Fetare, kishte rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebn dhe ishte I\nbarabart\u00eb me fest\u00ebn e VITIT T\u00cb RI sot. Karakteristik\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj feste jan\u00eb: <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>P\u00cbRSHESHI\nME QUM\u00cbSHT<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>FLIJIMI\nI QENGJAVE<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>FLIJAT\nN\u00cb SA\u00c7 <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>LARJA\nME HIDHRA DHE ME GJETHE T\u00cb NDRYSHME<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>K\u00cbNG\u00cb\nE VALLE, etj<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Tri\ndit\u00ebt e Kryevitit, nuk b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb muaj, por ndahen ve\u00e7mas s\u00eb bashku\nme dy dit\u00ebt e mesit t\u00eb muajit. Gjithesej 5 dit\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Epagomenalen, q\u00eb\nplot\u00ebojn\u00eb 8 muajt e vitit. Duke plot\u00ebsuar k\u00ebshtu nj\u00eb vit te plot\u00eb prej 365\ndit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>FESTA E SH\u00cbN GJERGJI<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"190\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/argjifest-e-shengjergjit.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9801\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong><em>RRUSICAT<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn12\">[12]<\/a>\u00cbsht\u00eb fest\u00eb e\nkrishter\u00eb, q\u00eb festohet 25 dit\u00eb pas Pashk\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi mblidhen gra dhe\nf\u00ebmij\u00eb, formojn\u00eb grupe. Me nj\u00eb shum\u00eb parash blejn\u00eb gjalp\u00eb, sheqer, miell, va\ndhe gj\u00ebra t\u00eb tjera. Gatuajn\u00eb&nbsp; lakror,\nbakllava, buk\u00ebvale, \u00ebmb\u00eblsira t\u00eb ndryshme. Para se te han\u00eb gatimet, dias prej\ntyre i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre q\u00eb t\u00eb han\u00eb edhe familjar\u00ebt&nbsp; e tyre. Pas ushqimit, k\u00ebndojn\u00eb dhe k\u00ebrcejn\u00eb.\nPoashtu, formohen grupe, ku secili prej tyre veshin vajzat e tyre dhe sh\u00ebtisin\nn\u00ebp\u00ebr katund. N\u00eb per\u00ebndim t\u00eb diellit, t\u00eb gjith\u00eb dalin jasht\u00eb&nbsp; katundit duke k\u00ebnduar, duke mbuluar k\u00ebshtu\nn\u00ebn\u00ebn&nbsp; e diellit. Karakteristik\u00eb e\nk\u00ebsaj&nbsp; feste \u00ebsht\u00eb, rr\u00ebhmimi me shati i\ngrop\u00ebs n\u00eb form\u00eb varri, b\u00ebjn\u00eb forma te fytyr\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve prej bafte, e\nmbulojn\u00eb me dhe figurat. M\u00eb pas rreth grop\u00ebs fillojn\u00eb t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb dhe t\u00eb\nvajtojn\u00eb k\u00ebshtu: N\u00ebn\u00eb oh moj N\u00ebn\u00eb, ardhi dielli e ty nuk t\u00eb gjeti. Pas\np\u00ebrfndimit t\u00eb k\u00ebsaj ceremonie, grupet&nbsp; e\nmbledhura, largohen NBA vendi dhe hyjn\u00eb n\u00eb katund duke k\u00ebnduar. Duke u\nshp\u00ebrndar\u00eb m\u00eb pas n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre secili. Vlen t\u00eb thuhet q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe <strong><em>K\u00cbNGA\nE RUSICAVE,<\/em><\/strong> q\u00eb k\u00ebndohet nq Pogradec. Kjo fest\u00eb njihet edhe si <strong><em>FESTA\nE RUSIC\u00cbS,<\/em><\/strong> q\u00eb festohet n\u00eb Krahina t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>FESTA\nE T\u00cb VJELAVE<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn13\">[13]<\/a>\u00cbsht\u00eb fest\u00eb\ntradicionale shqiptare. Festohet n\u00eb datat 1-3 tetor. Q\u00ebllimi I k\u00ebsaj feste\n\u00ebsht\u00eb ekspozimi i produkteve bujq\u00ebsore, gatimet tradicionale dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr\nq\u00eb ka te b\u00ebjn\u00eb me tradit\u00ebn dhe kultur\u00ebn ton\u00eb. Rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebn luajn\u00eb edhe\npanairet, ku q\u00ebllim kryesor \u00ebsht\u00eb promovimi i kulturave bujq\u00ebsore si: Moll\u00ebt,\nDardhat, Ftonj\u00ebt, Arrat, produktet blegtorale si: Djathi, Qum\u00ebshti, Kosi.\nPoashtu, n\u00eb k\u00ebto panaire ofrohen Turshi, Gatime tradicionale te zon\u00ebs, Mjalt\u00eb,\nRaki t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, Past\u00ebrma, Jufka etj. Fermer\u00ebt u ofrojn\u00eb qytetar\u00ebve\nk\u00ebto produkte, duke mir\u00ebpritur k\u00ebrkesat&nbsp;\ne tyre, dhe duke treguar tradit\u00ebn shum\u00eb shekullore n\u00eb fush\u00ebn e\ngastronomis\u00eb dhe kulturave bujq\u00ebsor. <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>SULLTAN\nNEVRUZI<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn14\">[14]<\/a>Fjala Nevruz vjen\nnga persiishtja q\u00eb n\u00ebnkupton&nbsp; \u201cDIQKA E\nRE\u201d, apo \u201cDIT\u00cb E RE&#8221;.&nbsp; Sulltan\nNevruzi&nbsp; apo Dita e Nevruzit, \u00ebsht\u00eb dit\u00eb\nkomb\u00ebtare dhe Fetare ne Iran. \u00cbsht\u00eb fest\u00eb QE tregon ardhjen e Pranver\u00ebs, m\u00eb pas\nedhe dit\u00eblindja&nbsp; e IMAM ALIUT R.A. Por\n\u00e7ka tregon n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo fest\u00eb dhe cila \u00ebsht\u00eb historia e saj.?!&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Para\nardhjes s\u00eb Islamit, pers\u00ebt kishin festuar k\u00ebt\u00eb fest\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb,l kishin dy\nstin\u00eb. Vera q\u00eb fillonte me 21 Mars dhe mbaronte me 22 shtator. Dimri fillonte\nme 22 shtator dhe mbaronte me 21 mars.&nbsp;\nN\u00eb bot\u00ebn Islame, 21 marsi \u00ebsht\u00eb dit\u00eblindja&nbsp; e Imam Aliut. \u00cbsht\u00eb f\u00ebmiu I vetem q\u00eb ka lind\nn\u00eb vendin&nbsp; e shenjt\u00eb QABE. Qysh at\u00ebher\u00eb,\nFesta e Sulltan Nevruzit, \u00ebsht\u00eb festuar nga t\u00eb gjitha tarikatet. Festohet\npothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha vendet me popullsi myslimane.N\u00eb nj\u00eb aspect tjet\u00ebr,&nbsp; Sulltan Nevruzi gjall\u00ebron natyr\u00ebn, qelin\nlulet, \u00e7do gje gjall\u00ebron, kafsh\u00ebt zgjohen nga gjumi dim\u00ebror, pem\u00ebt \u00e7elin, bim\u00ebsia\nmerr gjelb\u00ebrim. \u00c7do gj\u00eb fillon t\u00eb marr\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb gjall\u00ebrohet. N\u00eb trojet&nbsp; tona, Sulltan Nevruzi s\u00eb bashku me\nBektashizmin , datojn\u00eb nga shekujt&nbsp;\nXV-XVI. Nga nj\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare, Sulltan Nevruzi \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnd\u00ebrruar n\u00eb\nFest\u00eb mbar\u00ebkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dite, vizitohen familjet mes vete, Tradicionalisht ajo nis sapo ndodh\nekuinoksi pranveror. <a href=\"#_ftn15\">[15]<\/a>Kjo\nfest\u00eb sh\u00ebnon gjithashtu dit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb kalendarin Iranian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb,\ngatuhet p\u00ebrshesh me pul\u00eb, ose me&nbsp; mish\nqingji, qingji i pjekur, sultiash etj. Arsyea p\u00ebrse sultiashi \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb\ne k\u00ebsaj feste \u00ebsht\u00eb, sepse qum\u00ebshti \u00ebsht\u00eb symbol qum\u00ebshti i n\u00ebn\u00ebs. Nd\u00ebrsa orizi\nsimbolizon drith\u00ebrat , boll\u00ebkun,. Sh\u00ebrbeti merret duke k\u00ebnduar n\u00eb teqe, ku n\u00eb\ndisa raste gatuhet edhe Kabuni, me oriz l\u00ebng, mishi, sheqer, rrush, t\u00eb that\u00eb\ndhe arra. <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>LLAZORET<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn16\">[16]<\/a>Llazorja \u00ebsht\u00eb\nkelte, rr\u00ebnj\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb me origjin\u00eb pagane. Njihet edhe me emrin SAMIHIN\n&#8211;&nbsp; fest\u00eb&nbsp;\ne t\u00eb korrave. Pas nj\u00eb kohe, kjo fest\u00eb u kristianizua, dhe u sh\u00ebnrrua n\u00eb\nfest\u00ebn <strong><em>\u201cDITA E T\u00cb GJITH\u00cb T\u00cb SHENJT\u00cbRVE&#8221;<\/em><\/strong>, dhe festohet me 31 tetor.\nPoashtu,&nbsp; njihet si Festa e nj\u00eb Trinie t\u00eb\nFestave q\u00eb shtrihet n\u00eb dy data: 1 dhe 2 N\u00ebntor. K\u00ebto data tregojn\u00eb T\u00eb vdekurit,\nT\u00eb Shenjt\u00ebt&nbsp; dhe Martir\u00ebt. Shum\u00eb festa t\u00eb\ntilla n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, festohen me ceremoni t\u00eb ndryshme si: Mesh\u00eb, Vizit\u00eb n\u00eb\nvarreza, Ndezja e qirinj\u00ebve p\u00ebr t\u00eb vdekurit etj. Karakteristik\u00eb e k\u00ebsaj feste\njan\u00eb: Trokitjet n\u00eb dyer t\u00eb sht\u00ebpive, Veshka me rroba, Maska, Aktivitete t\u00eb\nparap\u00eblqyera p\u00ebr Hallo\u00ebeen, Gdhendja e kungujve n\u00eb fener\u00eb, Rrengjet,\nVizita&nbsp; e atraksione t\u00eb nemuna ku jetojn\u00eb\nfantazmat, Rr\u00ebfimi i historive t\u00eb ndryshme, Ndjekja e filmave horror etj.\nNjihet si Festa e Gjith\u00eb Shenjt\u00ebrve,. Festohet me dat\u00eb 31 tetor., q\u00eb njihet\nndryshe edhe si Festa e Trinis\u00eb. Zakonisht kjo fest\u00eb,&nbsp; organizohet me dat\u00eb 1 dhe 2 tetor, ku\np\u00ebrkujtohen T\u00eb shejt\u00ebt,&nbsp; T\u00eb vdekurit dhe\nMartir\u00ebt e krishter\u00eb. N\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, n\u00eb nder\u00ebt\u00eb k\u00ebsaj feste organizohen Mesh\u00eb,\nndizen qirinj\u00eb n\u00eb varret e t\u00eb vdekurve, b\u00ebhen lutje etj. Vlen t\u00ebp\u00ebrmendet q\u00eb,\nk\u00ebto Festa nuk kan\u00eb tradit\u00eb vendase. Thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb komercializ\u00ebm i past\u00ebr. N\u00eb tradit\u00ebn\nshqiptare, vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&nbsp; kan\u00eb k\u00ebto\nfestime. <a href=\"#_ftn17\">[17]<\/a>N\u00ebse\ntek t\u00eb krishter\u00ebt,&nbsp; rast unik \u00ebsht\u00eb\nringjallja e Krishtit, n\u00eb folklorin ton\u00eb, besohet ringjallja n\u00eb forca t\u00eb\nndryshme natyrore. Poashtu, edhe folklori luan nj\u00eb&nbsp; rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebn, sikurse edhe historia\norale.&nbsp; Nj\u00eb histori e till\u00eb na tregon\nk\u00ebshtu: F\u00ebmij\u00ebt t\u00eb maskuar me shport\u00eb n\u00eb duar, trokasin der\u00eb m\u00eb der\u00eb, duke\npyetur <strong><em>TRICK OR TREAT&nbsp; (Rreng ose\n\u00cbmb\u00eblsir\u00eb).<\/em><\/strong> T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb histori gojore popullore, n\u00eb fest\u00ebn\ne&nbsp; Hallo\u00ebeen. K\u00ebt\u00eb fest\u00eb e gjith\u00eb bota e\nfeston me dat\u00eb 31 tetor. <a href=\"#_ftn18\">[18]<\/a>Ndryshe Llazoret quhen <strong><em>KALIMERJA\nE LAXARIT<\/em><\/strong>. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb motiv m\u00eb shum\u00eb, dhe nj\u00eb element&nbsp; biblik q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebng\u00ebt popullore\nn\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha k\u00ebto njiheshin n\u00eb Greqi, Itali. Llazoret, jan\u00eb ato\nfestime, q\u00eb n\u00eb kalendarin e festave&nbsp; u\nnjoh\u00ebn si KARNEVALEVE.&nbsp; Vlen t\u00eb\np\u00ebrmendet&nbsp; q\u00eb kemi Festa p\u00ebr shpirtat, q\u00eb\nkarakterizon Hallo\u00eben, me kunguj e me maska. Jan\u00eb karnevalet q\u00eb jan\u00eb t\u00eb\nngjashme me Llazoret. Por k\u00ebto Festa nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb mes vete, sepse\njan\u00eb n\u00eb data t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb caktuara n\u00eb vet\u00ebvete, n\u00eb kalendar .&nbsp; \u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb thuhet q\u00eb, n\u00eb gadishullin\nBallkanik, n\u00eb koh\u00ebn para Otomane, n\u00eb koh\u00ebn Otomane, dhe pas Otomane, Llazoret\nnuk jan\u00eb festuar asnj\u00ebher\u00eb. Thjesht\u00eb, nuk kishte tradit\u00eb&nbsp; n\u00eb festoheshin&nbsp; k\u00ebto festa. Llazorja apo ringjallja e Sh\u00ebn\nLazrit,&nbsp; kremtojn\u00eb shpirtat&nbsp; e t\u00eb vdekurve. <\/p>\n\n\n\n<p>Me\nmaska dhe kostume q\u00eb b\u00ebn njer\u00ebzit mos t\u00eb dalloheshin mes vete. <a href=\"#_ftn19\">[19]<\/a>M\u00eb von\u00eb, kjo fest\u00eb u\nkristianizua. Llazoret festohet n\u00eb dy data:<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>25\nprill \u00ebsht\u00eb Dita e Sh\u00ebn Lazrit (Sipas Krisht\u00ebrimit Katolik), q\u00eb k\u00ebndohet edhe\nK\u00ebnga e&nbsp; Llazarit dhe 31 Tetor (nata e t\u00eb\nvdekurve) dhe 1 N\u00ebntor (Dita e t\u00eb vdekurve). <\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftn20\">[20]<\/a>Llazoret\u00a0 jan\u00eb\u00a0 fest\u00eb apo kremte pranverore. Festohet n\u00eb t\u00eb diel\u00ebn e par\u00eb t\u00eb muajit prill. Ndryshe quhet edhe Festa e Luleve. Historikisht, LLAZORJA ishte fest\u00eb me origjin\u00eb pagane, m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb\u00a0 huazuar nga Krsht\u00ebrimi. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ritet e k\u00ebsaj feste jan\u00eb simotra mes paganizmit dhe krisht\u00ebrimt, sepse ritet jan\u00eb t\u00eb g\u00ebrshetuara nj\u00ebra me tjetr\u00ebn. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj ka marr\u00eb dhe emrin LLAZORE.Po me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, quhen edhe vajzat q\u00eb\u00a0 shkojn\u00eb n\u00eb kremte nga l\u00ebma n\u00eb l\u00ebme, nga sht\u00ebpia n\u00eb sht\u00ebpi, si p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse kamba kamb\u00ebs etj. Karakteristik\u00eb e k\u00ebsaj feste \u00ebsht\u00eb mbledhja e dhuratave\u00a0 t\u00eb ndryshme si miell, gjalp\u00eb, mis\u00ebr, grur\u00eb, vez\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto dhurata, i ndanin\u00a0 mes vete, ose me organizator\u00ebt. Pas k\u00ebsa, b\u00ebhet edhe nj\u00eb gosti p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. <strong><em>MOTI I MADH<\/em><\/strong> \u2013 \u00ebsht\u00eb element historik dhe me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb\u00a0 kulturore dhe Fetare Arb\u00ebreshe. <strong><em>Moti I Madh<\/em><\/strong>, pasqyron\u00a0 pasurin\u00eb ton\u00eb shum\u00ebshekullore dhe kulturore. Permes k\u00ebtij riti, tregohen g\u00ebzimet\u00a0 e ndryshme familjare si: Lindja e femijeve, Martesa, K\u00ebng\u00eb dhe Valle. Kostumet (veshjet) komb\u00ebtare jan\u00eb identifikimi m\u00eb\u00a0 I mir\u00eb, m\u00eb i drejt\u00eb q\u00eb pasqyron Kultur\u00ebn, Traditat, Vlerat, Cil\u00ebsit\u00eb, identitetin ton\u00eb\u00a0 si popull mij\u00ebravje\u00e7ar. <a href=\"#_ftn21\">[21]<\/a>Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebn e kan\u00eb luajtur edhe let\u00ebrsia arb\u00ebreshe,\u00a0 dhe zejet\u00a0 e ndryshme, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ngjyrim\u00a0 multikulturor n\u00eb jet\u00ebn njerezore.\u00a0 Origjinalitet i k\u00ebsaj feste e kan\u00eb ruajtur me fanatiz\u00ebm\u00a0 Arb\u00ebresh\u00ebt e Italis\u00eb. 50 komunitete t\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve jetojn\u00eb n\u00eb <strong><em>7 komuna t\u00eb gadishullit Italian si: Molise, Abruzzo, Campania, Puglia, Calabria, Sicilia etj.<\/em><\/strong> <a href=\"#_ftn22\">[22]<\/a>K\u00ebng\u00ebt popullore, legjendat, p\u00ebrrallat, proverbat, jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme\u00a0 e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore arb\u00ebreshe. T\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb solidaritet etnik, n\u00eb komuniteti\u00a0 arb\u00ebresh. Tash e 600 vite me rradh\u00eb, n\u00eb k\u00ebto pjes\u00eb arb\u00ebrore, festohen t\u00eb gjitha festat Fetare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe llazorja n\u00eb ve\u00e7anti. <a href=\"#_ftn23\">[23]<\/a>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb, k\u00ebndohen k\u00ebng\u00eb t\u00eb ringjalljes, (q\u00eb I kushtohet ringjalljes s\u00eb par\u00eb t\u00eb Sh\u00ebn Lazrit), q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura edhe me fillimin e vitit. Poashtu, k\u00ebto k\u00ebng\u00eb sot jan\u00eb pjes\u00eb e liturgjis\u00eb kishtare, q\u00eb k\u00ebndohen n\u00eb koh\u00ebn\u00a0 e Pashk\u00ebs, n\u00eb fest\u00ebn\u00a0 e Rr\u00ebshajave, n\u00eb fest\u00ebn e Sh\u00ebn Gjergjit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Llazorja njihet edhe si fest\u00eb e luleve. <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"265\" height=\"237\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/argj-fes-e-shengjer.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9802\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong><em>LLAZORET<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>P\u00cbRMBLEDHJE<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qysh\nnga antika e deri n\u00eb dit\u00ebt&nbsp; e sotme, bota\n\u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar nga ngjarje t\u00eb ndryshme&nbsp;\nekonomike, politke, sociale, kulturore dhe religjioze. Thuajse, gjith\u00ebsecili&nbsp; ka dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb Fushat jet\u00ebsore.\nPeriudha antike ishte nana e t\u00eb gjitha gj\u00ebrave, sidomos n\u00eb fush\u00ebn&nbsp; e religjionit dhe festave t\u00eb ndryshme.\nSikurse n\u00eb vendet tjera antike fqinje, edhe vendi yn\u00eb ka traditat dhe zakonet e\nveta n\u00eb Festa t\u00eb ndryshme. Reportet nd\u00ebrfetare, kan\u00eb p\u00ebrqafuar nj\u00ebra tjetr\u00ebn,\nduke treguar nj\u00eb pasqyr\u00eb pozitive p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb shoq\u00ebrore. Kulturat e ndryshme\nt\u00eb vendeve fqinj\u00eb, kan\u00eb ndikur n\u00eb krijimin&nbsp;\ne personalitetit ton\u00eb komb\u00ebtar dhe fetar. Festat e ndryshme si Rusicat,\nDita e VER\u00cbS, Sulltan Nevruzi, Llazoret, tregojn\u00eb nj\u00eb identitet paq\u00ebsor mes\nkrahinave shqiptare. Pavar\u00ebsisht vendeve dhe krahinave, gjithmon\u00eb festat Fetare\nkan\u00eb gjetur mirekuptimin mes vete. Brez pas brezi jan\u00eb bartur k\u00ebto festime,\nduke krijuar emocione dhe tradita t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb popullin ton\u00eb. Historit\u00eb\ngojore, legjendat, praktikat&nbsp; fetare,\nvizita t\u00eb ndryshme, martesat mes shoq\u00ebrive, tregojn\u00eb pozitivitet tek ne.\nR\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe kan\u00eb, edhe aspektet shkencore, pragmatike dhe karizmatike q\u00eb\njan\u00eb nj\u00eb motor shtyt\u00ebs n\u00eb zhvillimin ton\u00eb si shoq\u00ebri. Dimensionet fetare,\nIntelektuale dhe ato t\u00eb adhurimit, nd\u00ebrtimet&nbsp;\ne tempujve fetar dhe adhurimi i nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb hyjnive, jan\u00eb nj\u00eb\npasqyr\u00eb reale e kombit ton\u00eb dhe historis\u00eb mij\u00ebravje\u00e7are e identitetit ton\u00eb\nShqiptar.<br><\/p>\n\n\n\n<hr class=\"wp-block-separator\"\/>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref1\">[1]<\/a> Histori Orale &#8211; Kosov\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref2\">[2]<\/a> Po aty<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref3\">[3]<\/a> Po aty \u2013 Kosov\u00eb <\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref4\">[4]<\/a> Po aty<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref5\">[5]<\/a> Histori Orale<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref6\">[6]<\/a> <a href=\"http:\/\/www.oranews.com\">\u00eb\u00eb\u00eb.orane\u00ebs.com<\/a> <\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref7\">[7]<\/a> Histori Orale<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref8\">[8]<\/a> <a href=\"http:\/\/www.botaislame.com\">\u00eb\u00eb\u00eb.botaislame.com<\/a> <\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref9\">[9]<\/a> Kryegjyshata Shqiptare<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref10\">[10]<\/a> Histori Orale<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref11\">[11]<\/a> Po aty<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref12\">[12]<\/a> <a href=\"http:\/\/www.gazetadielli.com\">\u00eb\u00eb\u00eb.gazetadielli.com<\/a> <\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref13\">[13]<\/a> Histori Orale &#8211;\nShqip\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref14\">[14]<\/a>\nKryegjyshata Shqiptare<strong><em><\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref15\">[15]<\/a> <a href=\"http:\/\/www.shqip\u00ebria.com\">www.shqip\u00ebria.com<\/a> <\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref16\">[16]<\/a> \u00eb\u00eb\u00eb.gazeta.al<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref17\">[17]<\/a> Histori gojore<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref18\">[18]<\/a> <a href=\"http:\/\/www.gazeta.al\">\u00eb\u00eb\u00eb.gazeta.al<\/a> <\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref19\">[19]<\/a> Po aty<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref20\">[20]<\/a> Shoqata Shqiptare\nIrland\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref21\">[21]<\/a> Histori Orale<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref22\">[22]<\/a> Po aty<\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"#_ftnref23\">[23]<\/a> <a href=\"http:\/\/www.observerkult.com\">\u00eb\u00eb\u00eb.observerkult.com<\/a> <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;( Konference shkencore ) ARGJIRA UKIMERI \u2013 MA.SC. PEDAGOGE 22.10.2022 \u2013 23.10.2022 PRISHTIN\u00cb P\u00ebrmbajtja Hyrja P\u00ebrkufizimi i fes\u00eb Nocionet psikologjike dhe filozofike t\u00eb fes\u00eb Dimensioni fetar Aspektet shkencoro-fetar Festat fetare mbar\u00eb shqiptare P\u00ebrmbledhja ABSTRAKT Tema n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jam fokusuar ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Festat Fetare n\u00eb Popullin Shqiptar. Historia jon\u00eb shum\u00eb shekullore, na tregon&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9163,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9798","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9798"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9798\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9803,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9798\/revisions\/9803"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}