{"id":9780,"date":"2022-10-15T23:58:48","date_gmt":"2022-10-15T23:58:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9780"},"modified":"2022-10-15T23:58:48","modified_gmt":"2022-10-15T23:58:48","slug":"kryetaret-e-qeverive-jane-33-po-ne-memorie-sa-mbeten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9780","title":{"rendered":"Kryetar\u00ebt e Qeverive jan\u00eb 33, po n\u00eb memorie sa mbeten!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"180\" height=\"180\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9781\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine.jpg 180w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-kopertine-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 180px) 100vw, 180px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>(Esse-analiz\u00eb rreth librit \u201cHistoria e 33\nKryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d e Gazetarit dhe Publicistit t\u00eb njohur, Roland\nQafoku.)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkruar nga Raimonda MOISIU <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<strong>Historia e 33-e Kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d nga Ismail Qemali tek Edi\nRama,<\/strong> titullohet vepra e Publicistit, Studiuesit dhe Analisit t\u00eb njohur\nRoland Qafoku \u2013nj\u00eb vep\u00ebr d\u00ebshmuese historike nga m\u00eb t\u00eb mirat (bestseller), dhe m\u00eb&nbsp;t\u00eb kompletuarat q\u00eb\n\u00ebsht\u00eb&nbsp;botuar deri m\u00eb tani, vep\u00ebr, e cila do t\u00eb \u201cmbret\u00ebroj\u00eb\u201d gjat\u00eb dhe do t\u00eb\nkonsiderohet; nj\u00eb enciklopedi e rrall\u00eb dhe e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb njohur shoq\u00ebrin\u00eb\nshqiptare nd\u00ebr etapa t\u00eb ndryshme&nbsp; t\u00eb\nhistories. N\u00eb\nk\u00ebt\u00eb vep\u00ebr gjendet thelbi i ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kryesore, dhe\nrr\u00ebfehen jet\u00ebshkrimet dhe b\u00ebmat e burrave t\u00eb shtetit q\u00eb kan\u00eb patur dhe luajtur\nrolin kryesor n\u00eb historin\u00eb dhe jet\u00ebn social-ekonomike, politiko \u2013historike t\u00eb\nshtetit dhe kombit ton\u00eb.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Fjala \u201cHistori\u201d ka dy kuptime\nkrejt t\u00eb ndryshme, porse n\u00eb vetvete i n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb dyja; at\u00eb se &#8220;\u00e7far\u00eb\nka ndodhur&#8221; dhe at\u00eb se \u201ccfar\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb p\u00ebrjetuar\u201d, at\u00eb se \u201ccfar\u00eb kan\u00eb\nm\u00ebsuar rreth jet\u00ebs dhe ngjarjeve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, dhe at\u00eb se \u201ccfar\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb\u201d\nose \u201ccfar\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar\u201d p\u00ebr to. <\/p>\n\n\n\n<p>Asnj\u00eb historian nuk mundet t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb se \u201ccfar\u00eb ndodhi\u201d qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme apo t\u00eb shkurt\u00ebr, q\u00eb madje mundet t\u00eb ken\u00eb\u00a0 ndodhur shum\u00eb gj\u00ebra, qoft\u00eb\u00a0 edhe n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb individi, porse\u00a0 q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet i mundur portretizim i plot\u00eb\u00a0 i statur\u00ebs s\u00eb tij, ajo duhet t\u00eb jepet sa m\u00eb e thjesht\u00eb dhe e kuptuesh\u00ebm, aq m\u00eb tep\u00ebr kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb drejtuar shtetin.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"800\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9782\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda-.jpg 600w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/monda--225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>&nbsp;Sikund\u00ebr d\u00ebshmohet edhe nga vet\u00eb titulli i\nlibrit,&nbsp; t\u00eb sjell\u00ebsh \u201c<strong>Historin\u00eb e 33 Kryeministrave t\u00eb\nShqipt\u00ebris\u00eb\u201d,<\/strong> t\u00eb cil\u00ebt&nbsp; kan\u00eb ushtruar\ndetyr\u00ebn, reformuar dhe forcuar pushtetin dhe&nbsp;\nt\u2019i&nbsp; portretizosh ata n\u00eb etapa t\u00eb\nndryshme&nbsp; t\u00eb historis\u00eb&nbsp; me personalitetin, karakterin, drit\u00eb-hijet,\nb\u00ebmat dhe gj\u00ebmat e tyre n\u00eb sken\u00ebn sociale, ekonomike e politike t\u00eb koh\u00ebs, k\u00ebt\u00eb\ne ka b\u00ebr\u00eb vecse aft\u00ebsia e pen\u00ebs publicistike&nbsp;\nbashk\u00ebkohore e analistit fort t\u00eb njohur, Roland Qafoku.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb jesh publicist, gazetar, studiues dhe analist dhe t\u00eb\nsjellesh nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb biografive dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb&nbsp;\nfigurave q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr shtetin dhe kan\u00eb&nbsp; l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb komb\u00ebtare dhe\nrelacionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb sinkron me t\u00eb shkuar\u00ebn<em>, t\u00eb <\/em>tashmen e t\u00eb\nardhmen, duhet t\u00eb mbledh\u00ebsh dokumente e fakte historike, do t\u00eb thot\u00eb- ta duash let\u00ebrsin\u00eb\ndhe publicistik\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>Autori i \u00ebsht\u00eb\np\u00ebrkushtuar denj\u00ebsisht k\u00ebsaj vepre, <\/p>\n\n\n\n<p>duke e zgjeruar mjesht\u00ebrisht\nsinoptik\u00ebn e v\u00ebshtrimit&nbsp;&nbsp; ideo-artistik\nn\u00eb kursin social-politik dhe shtrirjes\ns\u00eb gjer\u00eb t\u00eb kombinimit t\u00eb fakteve historike dhe&nbsp;\nkujtes\u00ebs, n\u00eb shkrimin e historis\u00eb midis&nbsp; let\u00ebrsis\u00eb dhe publicistik\u00ebs, me kombinimin e\np\u00ebrkryer t\u00eb&nbsp; modernes me tradicionalen,\nn\u00ebp\u00ebrmjet&nbsp; etapave, episodeve, ngjarjeve\ndhe&nbsp; ndikimeve t\u00eb kaosit jasht\u00ebzakonisht\nt\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb jet\u00ebs social-politike -ekonomike, ideollogjike dhe filozofike\nt\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, administrat\u00ebs,&nbsp;&nbsp;\nqarqeve t\u00eb larta dhe krer\u00ebve sundues t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb vecanti. <\/p>\n\n\n\n<p>Autori Qafoku i ka pasqyruar\ndhe rradhitur me nj\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi e besueshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb, dije e m\u00ebncuri,\njet\u00ebshkrimet e tyre, ngjarjet, dokumentat, shkaqet, rrjedh\u00ebn, pasojat dhe\nfaktet historike, por edhe ato sociale, ekonomike e politike, t\u00eb cilat b\u00ebn\u00eb\nedhe historin\u00eb e shtetit shqiptar. <\/p>\n\n\n\n<p>Sikund\u00ebr e p\u00ebrmenda edhe m\u00eb\nlart autori l\u00ebvron fush\u00ebn e publicistik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb analist, studiues dhe gazetar\nprofesionist fort i njohur, dhe e di fare mir\u00eb se \u00ebsht\u00eb &nbsp;pik\u00ebrisht gazetaria ajo &nbsp;q\u00eb\n&nbsp;furnizon&nbsp; makin\u00ebn narrative dhe historia shpaloset. Por jo vet\u00ebm\nkaq! Erudicioni i&nbsp; kock\u00ebs s\u00eb fort\u00eb intelektuale e qytetare t\u00eb\npublicisit, studiuesit dhe analistitRoland\nQafoku d\u00ebshiron t\u00eb nxit\u00eb, inkurajoj\u00eb dhe t\u2019u jap\u00eb zem\u00ebr&nbsp; historian\u00ebve q\u00eb&nbsp; t\u00eb shkruajn\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb audienc\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e\ninteresuar t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e shtetit shqiptar.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr nd\u00ebrthuren\netapa dhe situata t\u00eb ndryshme, fakte dhe v\u00ebrtet\u00ebsi historike t\u00eb\njasht\u00ebzakon\u00ebshme, si ato q\u00eb paraqesin luft\u00ebn politike p\u00ebr pushtet dhe si ato q\u00eb\njapin tablon\u00eb e p\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb jet\u00ebs intime t\u00eb kryeministrave shqiptar\u00eb nd\u00ebr\nvitet e jet\u00ebs s\u00eb\ntyre, n\u00eb akord me ngjarjet dramatike,\nsocial-ekonomike dhe politike t\u00eb koh\u00ebs. Duke lexuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb\njet\u00ebshkrimeve dhe biografive t\u00eb kryeministrave, v\u00ebren se je duke lexuar\nkronik\u00ebn e jet\u00ebs politiko-shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs e brejtur, p\u00ebrbrenda nga s\u00ebmundja\ne p\u00ebshtjellimeve, korruptimit, paaft\u00ebsis\u00eb, luft\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministrit,\nmunges\u00ebs s\u00eb parimeve, veseve dhe imoralitetit, dekadenc\u00ebs apo disa prej tyre\nedhe t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kryetar shteti. Porse dhe cila ka qen\u00eb\nnj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe historia e jet\u00ebs s\u00eb tyre, e mbuluar me aq mister, tragjedi,\nkomedi, sfida e kthesa, t\u00eb papritura dhe t\u00eb paparashikuara! Disa prej tyre,\nriosh\u00eb e t\u00eb mplakur, t\u00eb paaft\u00eb apo luftarak\u00eb, t\u00eb lodhur apo aktiv\u00eb, virtuoz\u00eb\napo t\u00eb korruptuar, modest\u00eb apo madh\u00ebshtor\u00eb, t\u00eb aft\u00eb apo&nbsp; t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, ama&nbsp; secili prej tyre ka hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e\nekzekutivit p\u00ebrmes nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vizionesh, triumfe dhe arritje historike, politike\ndhe social- ekonomike, madje disa prej tyre hyn\u00eb edhe aksidentalisht aty, disa\nprej tyre q\u00ebndruan p\u00ebr disa mandate, sikund\u00ebr shquhet ish-kryeministri Mehmet\nShehu, i cili&nbsp; q\u00ebndroi plot 27 vjet 4\nmuaj dhe 29 dit\u00eb, m\u00eb pas Fatos Nano, Iljaz Vrioni dhe Ahmet Zogu me disa\nmandate, pati kryeministra edhe me disa muaj, dhe <\/p>\n\n\n\n<p>ajo m\u00eb epikja n\u00eb <strong>Historin\u00eb e 33 Kryeministra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong>&nbsp; \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi vet\u00ebm p\u00ebr&nbsp; \u201cNj\u00eb Dit\u00eb Kryeminist\u00ebr\u201d, &#8211; i Qazim Koculit! <\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse, shumica e Kryeministrave\nkan\u00eb qen\u00eb bejler\u00eb, pashallar\u00eb, profesor\u00eb, doktor\u00eb shkencash, ekonomist\u00eb,\ndiplomat dhe me formim ushtarak, autori Qafoku ka mundur t\u00eb hedh\u00eb sadopak,\nsfid\u00ebn e&nbsp; p\u00ebrshtatjes s\u00eb personazhit t\u00eb\nnj\u00eb Kryeministri dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta paraqes\u00eb at\u00eb me&nbsp; m\u00ebncurin\u00eb dhe ambicjet e tij, ashtu sikund\u00ebr\nai ka qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me t\u00eb mirat e t\u00eb metat e tij, pra \u201cnj\u00eb\nsundimtar\u201d(n\u00ebnkupto-kryeminist\u00ebr)&nbsp; q\u00eb\nnd\u00ebrthurrte dhuntit\u00eb, aft\u00ebsit\u00eb dhe pushtetin e \u2018nj\u00eb mbreti\u201d, at\u00eb t\u00eb\nkryeministrit dhe komandantit t\u00eb&nbsp; forcave\nt\u00eb armatosura, me drit\u00eb-hijet e pushtetit, medokritetit dhe shk\u00eblqimit,\naventurat sentimentale t\u00eb tyre, abuzimeve t\u00eb pash\u00ebmbullta financiare, intrigave\np\u00ebr t\u00eb akaparuar pushtetin n\u00eb duart e nj\u00eb grupi. N\u00eb sh\u00ebnimet biografike t\u00eb\nkryeministrave p\u00ebrtej zyr\u00ebs qeveritare, Roland Qafoku ka shpalosur me holl\u00ebsi,\nguxim dhe mjesht\u00ebrisht karakterin individual t\u00eb secilit kandidat p\u00ebr postin e\nkryeministrit; nj\u00eb kryeminist\u00ebr kishte probleme me alkolin, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr\nkryeminist\u00ebr kishte probleme me l\u00ebnd\u00ebt narkotike, dhe&nbsp; kokain\u00ebn, nj\u00eb tjet\u00ebr kryeminist\u00ebr ishte\ntradh\u00ebtar i kombit, gjaksor&nbsp; dhe njihej\nper aventurat e tij sentimentale,&nbsp;\nbridhte bordellove t\u00eb Parisit, nj\u00eb tjet\u00ebr kryeminist\u00ebr luante bixhoz, e\nt\u00eb tjera vese t\u00eb \u201cdirty moral\u201d t\u00eb pajustifukuesh\u00ebm e t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb\nburr\u00eb shteti. Autori nuk ka ngurruar aspak, porse ka shpalosur edhe aventurat\nsentimetale t\u00eb bashk\u00ebshorteve apo t\u00eb ish -bashk\u00ebshorteve dhe t\u00eb\nvet-kryeministrave dhe t\u00eb elit\u00ebs qeveritare t\u00eb koh\u00ebs, madje pes\u00eb&nbsp; prej tyre i kishin bashk\u00ebshortet&nbsp; t\u00eb huaja \u2013jo shqiptare,(m\u00eb tipikja q\u00eb\nrespektohet e kujtohet me nderim edhe sot nga shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb hungarezja\nGeraldina, bashk\u00ebshortja e Ahmet Zogut).&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p>Lider\u00ebt e Europ\u00ebs, ishin t\u00eb m\u00ebncur n\u00eb politikat\ne salloneve mbret\u00ebrore dhe t\u00eb monarkis\u00eb, t\u00eb njohur gjithashtu p\u00ebr lidhjet e\ntyre me nj\u00ebri-tjetrin, dhe k\u00ebtu nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim edhe Ahmet Zogu, q\u00eb pasi u\nb\u00eb kryeminist\u00ebr u b\u00eb president e m\u00eb pas mbret, dhe q\u00ebndroi p\u00ebr 4 mandate si\nkreu i ekzekutivit duke mbajtur n\u00eb pushtet njer\u00ebzit e tij dhe lidhjeve familjare.<\/p>\n\n\n\n<p>Roland Qafoku rr\u00ebfen n\u00eb <strong>HYRJE <\/strong>t\u00eb librit se lufta p\u00ebr pushtet\ndhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kreu i ekzekutivit zhvillohej me ashp\u00ebrsi e ciniz\u00ebm t\u00eb pashoq,\ndhe i shnd\u00ebrronte ata&nbsp; n\u00eb&nbsp; armiq t\u00eb betuar me&nbsp; nj\u00ebri tjetrin: <\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cCfar\u00eb nuk b\u00ebri Esad Pash\u00eb Toptani p\u00ebr ta eliminuar\nthemeluesin e shtetit shqiptar\u2026dhe arriti eliminimin fizik t\u00eb Ismail Qemal\nVlor\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e realizoi kur njer\u00ebzit e tij i hodh\u00ebn helm n\u00eb kafen e\nm\u00ebngjesit n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Perugia.\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Watergate Scandal \u2013 it\u2019s not about Greedy, it\u2019s\nall about Power! (Skandali i Watergate-it nuk ishte p\u00ebr pangop\u00ebsin\u00eb, por e\ngjitha p\u00ebr Pushtetin!<br>\nKjo fraz\u00eb e nj\u00eb analisti amerikan t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Skandalit t\u00eb Watergate-it, m\u00eb\nerdhi nd\u00ebrmend teksa lexoja librin \u201c<strong>Historina e 33 Kryeministra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/strong>dhe sepse gjeta shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ngjashme te disa kryeministra\nt\u00eb koh\u00ebs,&nbsp; q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur\npolitik\u00ebn&nbsp; n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pushtet. P\u00ebr secilin prej kryeministrave q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb,\nautori rr\u00ebfen fundin fatal e nj\u00ebzet e dy prej tyre; dhjet\u00eb prej tyre t\u00eb vrar\u00eb\nn\u00eb rrethana t\u00eb paqarta dhe ende t\u00eb pazbardhura,&nbsp;\nnj\u00eb i \u201cvdekur\u201d n\u00eb detyr\u00eb,&nbsp; kat\u00ebr\nkryeministra t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb atentat, dhe kat\u00ebr kryeministra vdiq\u00ebn n\u00eb rrethana t\u00eb\ndyshimta, nd\u00ebrsa nj\u00eb kryeminist\u00ebr e la veten t\u00eb vdiste me d\u00ebshir\u00eb, nd\u00ebrsa dy\nkryeministra jan\u00eb vrar\u00eb e pushkatuar si tradh\u00ebtar\u00eb t\u00eb atdheut nga rregjimi\nkomunist i Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb nuk njihte ar\u00ebsye sado t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb moralit njer\u00ebzor\np\u00ebr t\u2019u zmbrapsur p\u00ebrpara akteve me barbare e c\u2019njer\u00ebzore. <\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, q\u00eb\nprej vitit 1912 kur Plaku i Vlor\u00ebs Ismail Bej Vlora shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e\nShqip\u00ebris\u00eb nga Perandoria Osmane, e cila domonoi p\u00ebr gati 500 vjet Ballkanin\nPer\u00ebndimor.-n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb ushtruar, reformuar dhe luftuar p\u00ebr kreun e\nekzekutivit, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se 110 vjet histori shteti, 33 Kryeministra; Ismail\nBej Vlora, Esad Pash\u00eb Toptani, Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmeti, Sulejman Delvina, Iljaz\nVrioni, Pandeli Evangjeli, Qazim Koculi, Hasan Prishtina, Idhomen Kosturi,\nXhafer Ypi, Ahmet Zogu Shefqet Verlaci, Theofan Noli, Mehdi Frash\u00ebri, Kostaq\nKotta, Mustafa Merlika Kruja, Eqrem Libohova, Maliq Bushati, Rexhep Mitrovica,\nFiqiri Dine, Ibrahim Bicaku, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Adil Carcani, Fatos\nNano, Ylli Bufi, Vilson Ahmeti, Aleksander Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majko\nIlir Meta, Sali Berisha Edi Rama- pra &#8211;<strong>Kryetar\u00ebt\ne Qeverive jan\u00eb 33, po n\u00eb memorie sa mbeten!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Publicisti, studiuesi dhe\nanalisti Roland Qafoku me inteligjenc\u00eb, m\u00ebncuri, profesionaliz\u00ebm dhe vet\u00ebdijen e\nsh\u00ebndosh\u00eb e t\u00eb mpreht\u00eb ka v\u00ebn\u00eb veten dhe historin\u00eb n\u00eb prov\u00eb duke na sjell\u00eb nj\u00eb\nvep\u00ebr t\u00ebshenjt\u00eb\ndhe tejet interesante me simbolik\u00ebn e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb vecant\u00eb p\u00ebr studimet\nhistorike n\u00eb letrat shqipe, sidomos shkencore dhe publicistike. P\u00ebrmbledhja e\nbiografive t\u00eb 33 Kryeministrave Shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar ndjesh\u00ebm <\/p>\n\n\n\n<p>dhe\nvazhdon t\u00eb vler\u00ebsohet gj\u00ebr\u00ebsisht nga nga kritika e koh\u00ebs, dhe audienca e\nadmirueshme e lexuesve. Libri n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebmbulli i m\u00ebncuris\u00eb, dijes dhe\nqytetaris\u00eb me principe thell\u00ebsisht demokratike t\u00eb pen\u00ebs publicistike\nbashk\u00ebkohore t\u00eb autorit, Roland Qafoku. Me modestin\u00eb dhe pjekurin\u00eb profesionale\ndhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, q\u00eb e karakterizon publicistin, studiuesin, dhe analistin\nRoland Qafoku, sapo botoi nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ri, i t\u00eb titulluar; &nbsp;\u201cAMBASADOR\u00cbT AMERIKAN\u00cb N\u00cb SHQIP\u00cbRI\n(1922-2022), q\u00eb p\u00ebrkon edhe me 100 vjetorin e vendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes\nSHBA dhe Shqip\u00ebris\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr lib\u00ebr me d\u00ebshmi e fakte historike i vler\u00ebsuar\nnga kritika e koh\u00ebs.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Duke i\nshprehur mir\u00ebnjohjen e thell\u00eb mikut tim Landit,&nbsp;\ndhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht i uroj;&nbsp; Urime\ndhe Suksese n\u00eb veprat e tjera!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Raimonda MOISIU<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Tetor 2022<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Author\/Freelancer<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Florida\/SHBA <\/strong><strong><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Esse-analiz\u00eb rreth librit \u201cHistoria e 33 Kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d e Gazetarit dhe Publicistit t\u00eb njohur, Roland Qafoku.) Shkruar nga Raimonda MOISIU \u201cHistoria e 33-e Kryeministrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d nga Ismail Qemali tek Edi Rama, titullohet vepra e Publicistit, Studiuesit dhe Analisit t\u00eb njohur Roland Qafoku \u2013nj\u00eb vep\u00ebr d\u00ebshmuese historike nga m\u00eb t\u00eb mirat (bestseller), dhe m\u00eb&nbsp;t\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9781,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-9780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9780"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9780\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9783,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9780\/revisions\/9783"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}