{"id":9769,"date":"2022-09-10T01:22:17","date_gmt":"2022-09-10T01:22:17","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9769"},"modified":"2022-09-10T01:22:17","modified_gmt":"2022-09-10T01:22:17","slug":"te-vertetat-per-vatren-nolin-dhe-diellin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9769","title":{"rendered":"TE VERTETAT PER VATREN, NOLIN DHE DIELLIN"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"140\" height=\"180\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/UNE-kopertine.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9754\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga :\nPjet\u00ebr Jaku<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>( Koment per\nlibrin \u201c Ekspoze Shqiptare\u201d)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qershor\n2022, doli nga shtypi libri \u201c Ekspoze Shqiptare\u201d, me autor amerikanin Glen A.\nMeklein. Libri u p\u00ebrcjell\u00eb me nj\u00eb parath\u00ebnie koncize, nga ish i burgosuri\npolitik, Viktor Martini, prej t\u00eb cilit po shk\u00ebpusim vet\u00ebm nj\u00eb fjali: \u201c Historia\nasht e paanshme, ajo nuk t\u00eb fal, po ta shtremb\u00ebrosh.\u201d Libri \u00ebsht\u00eb publikuar nga\nEnti Botues \u201c Muzgu\u201d, me pronar, poetin e njohur, Mark Simoni. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb\nekspozes\u00eb, paraqitet nj\u00eb tabllo e komuniteteve etnike dhe komb\u00ebtare t\u00eb disa\nvendeve, t\u00eb cilat kishin gjet\u00eb streh\u00eb dhe mbrojtje n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb\nAmerik\u00ebs. Ekspozeja b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb historike t\u00eb caktuar dhe\nvendimtare, p\u00ebr qendrimin e komunitetit shqiptar, sidomos n\u00eb lidhje me p\u00ebrcaktimin\npolitik t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb emigruar, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb s\u00eb shum\u00ebti ndodheshin n\u00eb\nBoston, konkretisht Masacustes, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm, p\u00ebr t\u2019u v\u00ebzhguar\nnga shteti Amerikan. Fill mbas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shqiptar\u00ebt duheshin\norientuar disi m\u00eb qart\u00eb, se sa i orientoi, kupola e atyre viteve, Kisha\nOrtodokse dhe Peshkopata e saj, t\u00eb cilen e drejtonte Fan Noli, si dhe gazetat &nbsp;\u201c Dielli\u201d e \u201cLiria\u201d ( duhet ditur se, q\u00eb nga\nviti 1906 deri 1918 jan\u00eb botuar 14 gazeta shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb,disa n\u00eb dy gjuh\u00eb\ndhe t\u00eb tjera vet\u00ebm n\u00eb shqip). Duhet theksuar ,se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb punuar m\u00eb\nshum\u00eb se dy vjet, ku nj\u00eb pjes\u00eb e materialeve jan\u00eb marr\u00eb nga procesverbalet e\nKongresit Amerikan. Periudha e analizes \u00ebsht\u00eb 1945-1952, dmth fill pas p\u00ebrfundimit\nt\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; VATRA DHE DIELLI\nGJATE PERIUDHES 1945 -1952<\/p>\n\n\n\n<p>Plot\u00ebsisht n\u00ebn\ndrejtim pro komunist dhe pro rus t\u00eb Presidentit t\u00eb Nderit t\u00eb Vatres, Peshkopit\nFan Noli dhe editorit t\u00eb gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d, G.M.Panariti! Influenca dhe pushteti\ni tyre ishin dominant tek shqiptar\u00ebt e paorientuar drejt. Ndikimet ruse dhe\nrevolucionare t\u00eb Fan Nolit ishin v\u00ebn\u00eb re nga Faik Konica, q\u00eb para se Fan Noli t\u00eb\nkthehej p\u00ebrfundimisht n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb vitin 1930, pas ecejak\u00ebve t\u00eb shumta n\u00ebp\u00ebr\nEurop\u00eb, nga viti 1920, q\u00eb u largua nga k\u00ebtu e, deri kur u kthye. P\u00ebrjashtimi i tij\nnga Vatra p\u00ebr afro 10 vjet, dhe caktimi n\u00eb Kanunore i n\u00ebnit t\u00eb p\u00ebrjashtimeve,\nmendohet se u b\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr Nolin, pasi Vatra kishte n\u00ebne t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr t\u00eb\nmos i pranuar n\u00eb gjirin e saj nj\u00ebr\u00ebz me ide revolucionare dhe komuniste. Gazeta\n\u201c Liria\u201d dhe Zeri i Popullit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb datave, 23 dhjetor 1949 dhe 18 n\u00ebndor\n1950 kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmbajtje, kund\u00ebr Presidnetit Turman, duke e paraqitur\nat\u00eb m\u00eb t\u00eb keq se Hitlerin. Poashtu, gazeta \u201c Dielli\u201d kishte marr\u00eb n\u00eb heshtje mb\u00ebshtetjen\ne plot\u00eb t\u00eb Nolit, n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb&nbsp;\nQeveris\u00eb Komuniste Shqiptare. Noli kishte nj\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb\nkomunitetin shqiptar, s\u00eb pari si p\u00ebrsonalitet fetar e, s\u00eb dyti, si njoh\u00ebs &nbsp;e p\u00ebrkthyes i let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. Ai,\nq\u00eb n\u00eb vitin 1927, krijoi n\u00eb Gjenev\u00eb gazet\u00ebn \u201c Liria Komb\u00ebtare\u201d t\u00eb financuar nga\nRusia, ku n\u00eb t\u00eb kishte firmosur nj\u00eb manifest bolshevik. Noli predikonte\nqendrimin e vazhdueshem antiamerikan, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb gazetat \u201c Liria\u201d dhe \u201c\nDielli\u201d t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb njollosur komunitetin shqiptar t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>A ISHTE NOLI\nNJE PROKOMUNIST?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb gjith\u00eb\nekspozen\u00eb e Meklein, Noli paraqitet me fakte si nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i flakt\u00eb i revolucionit\nrus, n\u00eb t\u00eb cilin shpresonte m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb shtetin e fuqish\u00ebm amerikan, ku edhe\njetonte. Noli, brenda dit\u00ebs i ndryshoi preferencat e Patriarkan\u00ebs s\u00eb Stambollit,\ne cila ishte proper\u00ebndimore, n\u00eb ato lindore t\u00eb Patriarkan\u00ebs ruse. Kjo ra n\u00eb sy\ndhe u vertetua me makinacionet e pashoqe p\u00ebr t\u00eb penguar Peshkopin Mark I. Lipa,\ni derguar nga Patriarkana e Stambollit, gjoja se ajo ishte progreke dhe Lipa do\nt\u00eb ndihmonte n\u00eb shkat\u00ebrrimin e&nbsp; Shqip\u00ebris\u00eb.\nKjo luft\u00eb, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ndahet komuniteti shqiptar i besimit ortodoks, ku p\u00ebrb\u00ebnin\ndhe shumicen deri n\u00eb vitet shtat\u00ebdhjet\u00eb, n\u00eb t\u00eb Nolit dhe t\u00eb Lipes. Lipe nuk\nkishte mb\u00ebshtetjen si t\u00eb Nolit, i cili zot\u00ebronte shtypin dhe mediat, duke\npenetruar deri te \u201c Z\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d. Por, megjithat\u00eb Peshkopi Mark Lipe e\nkrijoi Peshkopaten e tij me 31 dhjetor 1950. Noli, pati p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb\nkrijuar Gazet\u00ebn \u201c Republika\u201d, por n\u00eb vitin 1930, Gazeta \u201c Dielli\u201d e b\u00ebri President\nNderi. \u201c Dielli \u201c i 30 majit 1951 do ta vuloste antiamerikanizmin e&nbsp; Vatr\u00ebs dhe Nolit. Lidhur me k\u00ebto qendrime e t\u00eb\ntjera, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb e Kongresit Amerikan, ku i k\u00ebrkohet Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm\nt\u00eb Masacustit t\u00eb hetoj\u00eb burimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb gazetave shqiptare n\u00eb Boston \u201c\nLiria\u201d dhe \u201cDielli\u201d dhe, prurjen e shtypit komunist n\u00eb Boston. Dualiteti Noli-Lipa\nvazhdoi gjat\u00eb, debat i cili u publikua edhe ne Gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d me&nbsp; shkrime editorial te Panaritit, me p\u00ebrkrahje\nt\u00eb Nolit, si ai i dat\u00ebs 7 maj 1952, me titullin: Pse nuk p\u00ebrkrahet Mark I.\nLipa? P\u00ebr Fan Nolin ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash p\u00ebr prirjet e tij\nkomuniste, q\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Dualiteti fetar ( i stisur ) ishte ve\u00e7 nj\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb\nmos e lejuar Lipen t\u00eb mirrte Peshkopaten. Sipas Nolit, Lipe nuk i kishte\nkredencialet e duhura, pasi nuk ishte i lidhur me Tiranen. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto,\nsidomos n\u00eb lidhje me Nolin, Xhon C. Kampell, Drejtor p\u00ebr \u00e7eshtjet e Europes Lindore,\nshkroi nj\u00eb raport t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb Kongresin Amerikan,\nme 12 maj 1952. Rusifikimi i Kishes s\u00eb Nolit kishte q\u00ebn\u00eb i qart\u00eb dhe pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje.\nJa \u00e7\u2019shkruan autori, n\u00eb faqen 71 t\u00eb librit \u201c Ekspoze Shqiptare\u201d: \u201c Nga viti\n1945 deri 1952, \u201c Dielli\u201d ka ndjekur vazhdimisht linjen e partive komuniste.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Pse Noli e p\u00ebrkrahte\nqeverin\u00eb e Hoxh\u00ebs? Arsyet e formimit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ana kryesore, pasi ai vinte\nnga Revolucioni i 24-tes dhe nga humbja e tij. Edhe n\u00eb krijimtari, Noli kishte\nprirje revolucionare, ndikime t\u00eb revolucionit rus, q\u00eb nga thirrjet p\u00ebr t\u2019u r\u00ebn\u00eb\nbejler\u00ebve, q\u00eb nga himnet me dititrambe lufte etj, por arsye kryesore duhet t\u00eb\nket\u00eb q\u00ebn\u00eb ( n\u00eb mosh\u00ebn madhore t\u00eb tij &nbsp;P.J.)\narmiq\u00ebsia e tij me Ahmet Zogun! Para dhe sa ishte Ahmet Zogu n\u00eb Pushtet, Vatr\u00ebn\ndhe Diellin i drejtoi Faik Konica. Pas 1945-ses. \u201c Dielli\u201d theksonte hapur se\nSHBA-t\u00eb ishin gjith\u00ebmon\u00eb gabim, nd\u00ebrsa Rusia kishte gjith\u00ebmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb! Sipas\nk\u00ebsaj Gazete, p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Vatr\u00ebs, k\u00ebrc\u00ebnimi komunist, nuk ishte aspak k\u00ebrc\u00ebnim.\nPor , nj\u00eb gj\u00eb duhet theksuar, se gjepurat e Gazet\u00ebs \u201c Dielli\u201d nuk i kishte\nlexuar ndonj\u00eb amerikan dhe, as q\u00eb i lexonte! Edhe pse m\u00eb p\u00ebrpara ishte krijuar \u201c\nShoq\u00ebria e miq\u00ebve Amerikan t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, q\u00eb n\u00eb vitin 1932, organe t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs\nishin Gazetat \u201c Sk\u00ebnd\u00ebrbeu\u201d dhe \u201c Shqip\u00ebria\u201d, me drejtim t\u00ebr\u00ebsisht proamerikan,\nn\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur me teorit\u00eb lindore t\u00eb arritjes s\u00eb paqes s\u00eb popujve, ato u\ndetyruan t\u00eb mos jen\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb, pasi u mungonte financimi, si Gazetave \u201c Liria\u201d\ndhe \u201cDielli\u201d, por edhe lidershipi. Konkretisht, Noli hante buken e Amerikes dhe\nb\u00ebnte duan\u00eb e Rusis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto gazeta,\n\u201c Dielli\u201d dhe \u201cLiria\u201d, disa her\u00eb kan\u00eb ngritur n\u00eb piedestal banditat e Tiran\u00ebs\ndhe jan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb shtypin komunist t\u00eb regjimit delitant e antinjer\u00ebzor t\u00eb\nHoxh\u00ebs. Disa her\u00eb i jan\u00eb referuar gazet\u00ebs \u201c Zeri i Popullit\u201d dhe \u201c Bashkimi \u201c,\nsi dy organet kryesore t\u00eb propagand\u00eb s\u00eb kuqe.<\/p>\n\n\n\n<p>RAPORTET N\u00cb\nKONGRESIN AMERIKAN DHE SAKT\u00cbSIA E EKSPOZES\u00cb<\/p>\n\n\n\n<p>Roli i Kongresmen\u00ebve\nt\u00eb p\u00ebriudh\u00ebs n\u00eb studim ka q\u00ebn\u00eb vendimtar n\u00eb p\u00ebrcaktimin e k\u00ebsaj organizate si\nprokomuniste. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, jan\u00eb dalluar kongresmen\u00ebt e Ilinois, Harold H. Velde\ndhe&nbsp; \u00c7arls J. Kersten. Velde ishte nj\u00eb\navokat i njohur n\u00eb profesion, i cili kishte q\u00ebn\u00eb punonj\u00ebs i FBI dhe gjyqtar\nfederal, nd\u00ebrsa Kersten ishte lektor n\u00eb Bordin e Psikologjis\u00eb Strategjike n\u00eb&nbsp; \u201c War College\u201d n\u00eb Uashington. T\u00eb dy kishin b\u00ebr\u00eb\nraporte p\u00ebr Departamentin e Shtetit Amerikan dhe kishin arritur ti fusin n\u00eb\nKongresin Amerikan n\u00eb takimin e datave 12,13,15 dhe 16 maj 1952 dhe, nj\u00eb muaj m\u00eb\nvon\u00eb, me 19 qershor 1952, Kongresmeni Velde kishte paraqitur n\u00eb Kongres\ndiskutimin: \u201c Pushteti i shtypit dhe klerit n\u00eb pakicat komb\u00ebtare.\u201d, i ndalur\nsidomos n\u00eb fushat\u00ebn e urrejtjes kund\u00ebr Amerik\u00ebs n\u00eb komunitetin\nshqiptaro-amerikan. N\u00ebse detyra e pakicave, t\u00eb ikura nga vendi i tyre, p\u00ebr nj\u00eb\njet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose p\u00ebr politika diskriminuese e shtyp\u00ebse t\u00eb regjimit t\u00eb tyre,\nq\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb shpirt\u00ebrisht, fizikisht dhe ekonimikisht njer\u00ebzit dhe vendin e\ntyre p\u00ebr tu \u00e7liruar nga prangat komuniste, asnj\u00eb nga k\u00ebto detyra nuk \u00ebsht\u00eb\nzbatuar nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e Mosk\u00ebs n\u00eb komunitetin shqiptaro-amerikan. Shqiptar\u00ebt e\nVatr\u00ebs, t\u00eb dy k\u00ebta kongresmen\u00eb i akuzuan se kishin nevoj\u00eb p\u00ebr votat e\nshqip\u00ebtar\u00ebve, kur Ilinois kishte vetwm nj\u00eb shqiptar me n\u00ebnshtet\u00ebsi amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>RAPORTI I\nAUTORIT N\u00cb DEPARTAMENTIN E SHTETIT<\/p>\n\n\n\n<p>Autori i k\u00ebtij\nlibri, ve\u00e7 raportit n\u00eb Departamentin e shtetit Amerikan, lidhur me komunitetin\nshqiptaro-amerikan, pas disa konstatimeve ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ser\u00eb pyetjesh p\u00ebr vatran\u00ebt\ndhe diellar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\"><li>N\u00eb fush\u00ebn industriale, qeveria e Hoxh\u00ebs\n\u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur q\u00eb ta nd\u00ebrtoj\u00eb industrin\u00eb shqiptare, duke krijuar m\u00eb shum\u00eb\nskllev\u00ebr pune, q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb. <em>A \u00ebsht\u00eb kjo Shqip\u00ebria e s\u00eb arthmes, Zoti\nPanariti?<\/em><\/li><li>\u00c7do Kish\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\nndikimin komunist p\u00ebr \u201c lavdin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. <em>A \u00ebsht\u00eb kjo Shqip\u00ebria e s\u00eb nes\u00ebrmes,\npeshkop Noli?<\/em><\/li><li>Te rinj\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb rekrutuar\nforc\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb ushtri q\u00eb ka k\u00ebshilltar\u00eb dhe oficer\u00eb rus\u00eb. <em>A po detyrohet\nrinia q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, Zoti Trebicka?<\/em><\/li><li>T\u00eb gjitha partit\u00eb politike shqiptare\njan\u00eb \u201ckolektivizuar\u201d, derisa ka mbetur vet\u00ebm \u201c partia e popullit\u201d. <em>A \u00ebsht\u00eb\nkjo m\u00ebnyra demokratike, q\u00eb ju i citoni me k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb telegramet tuaja drejtuar\nHoxh\u00ebs, si dhe n\u00eb gazet\u00ebn tuaj Dr. Nase?<\/em><\/li><li>Shqip\u00ebria e vog\u00ebl mund t\u00eb orientoj\u00eb\nBallkanin drejt paqes dhe liris\u00eb. A jan\u00eb \u201c Dielli dhe \u201cLiria\u201d n\u00eb an\u00ebn e liris\u00eb,\nZ. Noli.<\/li><\/ol>\n\n\n\n<p>P\u00ebr nj\u00eb t\u00eb\nhuaj si Glen A. Meklein, k\u00ebto jan\u00eb konstatime, q\u00eb zor ti b\u00ebnte nj\u00eb shqiptar dhe,\npyetjet e m\u00ebsiperme duhej t\u2019ia b\u00ebnte \u00e7do shqiptar vetes, kur shihte se si ishte\nmbyllur qielli i vendit t\u00eb tij dhe, se si ata po jetonin n\u00eb rob\u00ebri e sundim antinjer\u00ebzor.<\/p>\n\n\n\n<p>KONKLUZIONI\nIM: A JANE VATRA DHE\nDIELLI I SOTEM SI NE ATO VITE?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim\nt\u00eb komentit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb mua m\u00eb vjen shum\u00eb aktual, m\u00eb erdhi kjo pyetje,\nsi nj\u00eb njoh\u00ebs i Vatr\u00ebs dhe gazet\u00ebs s\u00eb saj. N\u00eb koh\u00ebn ndryshe, ka ndryshuar shum\u00eb\u00e7ka,\npor pothuajse qendrimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Nuk dilet hapur, p\u00ebr mos prishje\nraportesh, por asnj\u00eb gabim i qeveris\u00eb komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk pasqyrohet n\u00eb\ngazet\u00ebn \u201cDielli\u201d, n\u00eb asnj\u00eb raport t\u00eb Vatr\u00ebs, nuk dilet me deklarata kund\u00ebr\nkorrupsionit t\u00eb qeveris\u00eb aktuale dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje komb\u00ebtare p\u00ebr nj\u00eb qeverisje\nm\u00eb t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. A d\u00ebgjohet sot Vatra dhe Dielli? P\u00ebr t\u00eb\nmos th\u00ebn\u00eb hi\u00e7, fare pak! N\u00eb Amerik\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb njezet fishuar. Komuniteti shqiptar\nnuk \u00ebsht\u00eb i konsoliduar rreth nj\u00eb kishe, por ka disa kisha e xhamia komunitare,\nka mbi 100 shoqata, t\u00eb cilat nuk i bashkohen Vatr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb z\u00eb n\u00eb Ameriken\ne madhe. Ka disa botime gazetash e radio televizione, ka disa sherbime online,\nku secili munjd t\u00eb jap\u00eb mendimin e tij i pavarur nga shoqata e gazeta dhe t\u00eb b\u00ebh\u00ebt\nreferenc\u00eb p\u00ebr mediat. Por, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, \u201c Dielli\u201d nuk ka orientime t\u00eb\nsakta dhe n\u00eb koh\u00eb. Prej vitesh asaj i mungojn\u00eb editorialet udh\u00ebrr\u00ebfyese, se i mungojn\u00eb\neditor\u00ebt me em\u00ebr dhe me vepra. P\u00ebr\u00e7arjet dhe interesat p\u00ebrsonale, t\u00eb individ\u00ebve\nt\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tyre, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb em\u00ebr me Vatr\u00ebn dhe Diellin, e kan\u00eb\nl\u00ebn\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb, n\u00eb bisht t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptaroamerikane.<\/p>\n\n\n\n<p><em>Detroit,\n9 shtator 2022<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga : Pjet\u00ebr Jaku ( Koment per librin \u201c Ekspoze Shqiptare\u201d) N\u00eb qershor 2022, doli nga shtypi libri \u201c Ekspoze Shqiptare\u201d, me autor amerikanin Glen A. Meklein. Libri u p\u00ebrcjell\u00eb me nj\u00eb parath\u00ebnie koncize, nga ish i burgosuri politik, Viktor Martini, prej t\u00eb cilit po shk\u00ebpusim vet\u00ebm nj\u00eb fjali: \u201c Historia asht e paanshme, ajo&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9754,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-9769","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9769","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9769"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9769\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9770,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9769\/revisions\/9770"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9754"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9769"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9769"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9769"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}