{"id":9762,"date":"2022-08-26T13:10:19","date_gmt":"2022-08-26T13:10:19","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9762"},"modified":"2022-08-26T13:10:19","modified_gmt":"2022-08-26T13:10:19","slug":"mark-tirta-profesori-mirditor-i-etnokultures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9762","title":{"rendered":"MARK TIRTA, PROFESORI  MIRDITOR I ETNOKULTUR\u00cbS&#8230;"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"140\" height=\"194\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/Fran-Gjoka-2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9763\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Shkruar nga: FRAN GJOKA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>MARK TIRTA, PROFESORI&nbsp; MIRDITOR I ETNOKULTUR\u00cbS, NJ\u00cb EM\u00cbR I NJOHUR I\nSHKENC\u00cbS SHQIPTARE DHE M\u00cb GJER\u00cb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>(Mesazh urimi me rastin e dhenies se\ntitullit te larte &#8220;Nder i Kombit&#8221;)<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb shkruash\np\u00ebr intelektual t\u00eb p\u00ebrkushtuar e me integritet, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, pasi tek ata\nmungon d\u00ebshira p\u00ebr dukje, por kan\u00eb me shumic\u00eb, ndjenj\u00eb, pasion, dashuri e\nhumanizem, gj\u00ebra t\u00eb cilat ne i k\u00ebrkojm\u00eb tek &#8220;heronjt\u00eb&#8221;. Por n\u00eb t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb, &#8220;heronjt\u00eb&#8221; jan\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, t\u00eb ditur dhe t\u00eb\np\u00ebrkushtuar, q\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tyre sakrifikojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim, p\u00ebr nj\u00eb ideal,\ndhe b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn p\u00ebr t&#8217;i realizuar, qoft\u00eb dhe me vet\u00ebmohim. Le t\u00eb\nndalemi tek njeri prej atyre njer\u00ebzve t\u00eb sakrific\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrkushtimit, t\u00eb\nvet\u00ebmohimit dhe t\u00eb pastertis\u00eb morale, i till\u00eb \u00ebsht\u00eb portreti i profesorit,\nakademikut ton\u00eb t\u00eb nderuar dhe t\u00eb respektuar Mark Tirta. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nburr\u00eb i zakonsh\u00ebm, i thjesht\u00eb, i buz\u00ebqeshur, pavar\u00ebsisht nga vitet q\u00eb ka mbi\nsupe, Mark Tirta \u00ebsht\u00eb stoik n\u00eb q\u00ebndrimet e tija, ndoshta mosha dhe s\u00ebmundja e\nkan\u00eb lodhur, por shpirti i tij mbetet gjithnj\u00eb i ri, modest dhe plot dashuri\np\u00ebr shkenc\u00ebn, p\u00ebr artin e kultur\u00ebn, p\u00ebr njer\u00ebzit. Vepra shum\u00ebplan\u00ebshe e\nAkademik Tirtes meriton respekte dhe p\u00ebrulje para Tij, para studimeve t\u00eb Tija,\npara kontributit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb shkencat albanologjike\ndhe sidomos n\u00eb etnokultur\u00eb. Mark Tirta ka mbi shatullat e Tija 87 vjet jet\u00eb\nnjer\u00ebzore, por edhe rreth 67 vjet pun\u00eb k\u00ebrkimore-shkencore, pun\u00eb e cila e kan\u00eb\nrradhitur profesor Markun nd\u00ebr personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb shkenc\u00ebs\nshqiptare dhe m\u00eb gjer\u00eb. Si studiues i talentuar, Ai gjith\u00e7ka e arriti me pun\u00eb\nk\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe me plot vullnet e dije shkencore dhe ishte rezultat i pun\u00ebs s\u00eb\nTij \u00e7do arritje. N\u00eb vitin 2020, doktorant Nikoll Loka, me rastin e 85 vjetorit\nt\u00eb lindjes s\u00eb profesor Tirtes, shkruan: \u201cE papritura e par\u00eb e jet\u00ebs: Marku e\nnisi rrug\u00ebn e dijes n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Fillimi i tij nuk lidhet me\nnj\u00eb m\u00ebsues t\u00eb zakonsh\u00ebm, as me nj\u00eb klas\u00eb, por si nx\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb kleriku q\u00eb do t\u2019i\njepte bazat fillestare p\u00ebr t\u00eb vazhduar Seminarin Papnor n\u00eb Shkod\u00ebr. Abati Frano Gjini, duke patur\nkonsiderata p\u00ebr t\u00eb atin, mendon q\u00eb nj\u00ebri nga djemt\u00eb t\u00eb ndiqte rrug\u00ebn e\nmeshtaris\u00eb. Babai, pasi vjen n\u00eb sht\u00ebpi dhe e pleq\u00ebroi k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb familje,\nvendos q\u00eb ta d\u00ebrgonte pik\u00ebrisht Markun, me arsyen e vetme se \u201dky p\u00ebr pun\u00eb nuk\nban, ishalla ban p\u00ebr kalem!\u201d Profecia e t\u00eb atit doli, Marku nuk zhg\u00ebnjeu.\nM\u00ebsuesi i par\u00eb i Mark Tirtes ishte Dom Mark Gjani, i diplomuar p\u00ebr\nteologji-filozofi n\u00eb Universitetin Antonianum t\u00eb Rom\u00ebs. Me Dom Markun djali\nzhvilloi l\u00ebnd\u00ebt: shkrim, k\u00ebndim, aritmetik\u00eb nga kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb jav\u00eb me dy or\u00eb\nm\u00ebsim n\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb, b\u00ebnte kat\u00ebr or\u00eb rrug\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb\nvajtje-ardhje nga Lgjini deri te Abacia n\u00eb Orosh; kishte lodhje, ndodhte q\u00eb t\u00eb\nshkonte n\u00ebp\u00ebr shi dhe bor\u00eb, terreni ishte i v\u00ebshtir\u00eb dhe sikur t\u00eb mos mjaftonte\nkjo, kishte shp\u00ebrthyer lufta e pas nj\u00ebfar\u00eb kohe, mbi qiellin e Oroshit nis\u00ebn t\u00eb\nkalonin avion\u00eb t\u00eb pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese. N\u00eb ato kushte, nd\u00ebrpreu m\u00ebsimet,\nnd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr tjet\u00ebr n\u00eb sirtar. Marku ka dhe nj\u00eb\nkoin\u00e7idenc\u00eb tjet\u00ebr,&nbsp; i takoi q\u00eb t\u00eb jetonte n\u00eb mes t\u00eb librave. Bilioteka i\nerdhi dhurat\u00eb nga dajt\u00eb prej Kryezezit t\u00eb Malsis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs. Pas vdekjes s\u00eb dy\nv\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb n\u00ebn\u00ebs q\u00eb kishin shkoll\u00eb, librat e tyre nuk kishte kush t\u2019i\nlexonte, prandaj u d\u00ebrguan p\u00ebr dy v\u00ebllez\u00ebrit e Markut, Pjetrin dhe Gjonin q\u00eb\nkishin kryer shkoll\u00ebn fillore.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"318\" height=\"159\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/mark-tirtja.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9764\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/mark-tirtja.jpg 318w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/mark-tirtja-300x150.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 318px) 100vw, 318px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Ne foto: Prof.Dok. Mark Tirta,\nAkademik &#8211; &#8220;Nder i Kombit&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Edhe pse ende nuk dinte t\u00eb lexonte mir\u00eb, Marku\ni kalonte librat n\u00ebp\u00ebr duar dhe mendonte q\u00eb sapo t\u00eb hapeshin shkollat, t\u00eb shkonte\ne t\u00eb m\u00ebsonte q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i lexonte.\u201d Marku i\nvog\u00ebl, shkoll\u00ebn fillore e mbaroi shk\u00eblqyesh\u00ebm. E kishte me paion shkoll\u00ebn.\nVijoi m\u00eb von\u00eb 7-vje\u00e7aren n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb vitet 1948-1950. Shkoll\u00ebn e Mesme\nPedagogjike e mbaroi n\u00eb Tiran\u00eb. &nbsp;Tani para tij dhe familjes s\u00eb tij kishte\ndy alternativa: i duhej t\u00eb zgjidhte t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb rrog\u00ebtar e t\u00eb ndihmonte\nfamiljen me rrog\u00ebn q\u00eb do t\u00eb merrte, apo t\u00eb vazhdonte dhe dy vite t\u00eb tjera\nshkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb t\u00eb formohej plot\u00ebsisht. Me p\u00eblqimin dhe besimin e familjes,\nzgjodhi t\u00eb vazhdonte studimet e larta n\u00eb Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik 2-vje\u00e7ar\nt\u00eb Shkodr\u00ebs. M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb pun\u00ebs, plot\u00ebsoi\ndhe studimet kat\u00ebrvje\u00e7are n\u00eb Fakultetin Histori-Filologji n\u00eb Tiran\u00eb. Prof. Dr.\nMark Tirta, etnolog, akademik i Associuar (2008), lindur n\u00eb Orosh t\u00eb Mirdit\u00ebs,\nm\u00eb 21 maj 1935, kryen studimet n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs e t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr histori-gjuh\u00ebsi,\nm\u00eb 1957- 1961. N\u00eb vitet 1955-1957 dhe 1959-1967 ka qen\u00eb arsimtar n\u00eb Mirdit\u00eb: m\u00eb\ntep\u00ebr drejtor shkolle a inspektor arsimi (p\u00ebr rrethin e Mirdit\u00ebs). Nga viti\n1961 e n\u00eb vazhdim, krahas pun\u00ebs n\u00eb arsim, merret duksh\u00ebm me k\u00ebrkime n\u00eb fush\u00eb t\u00eb\netnokultur\u00ebs, b\u00ebn eksplorime t\u00eb shumta n\u00eb Mirdit\u00eb e rrethet fqinje t\u00eb saj, si:\nmbledhje materiali etnografik e folklorik, zbulon e p\u00ebrshkruan qendra t\u00eb reja\narkeologjike t\u00eb Arbrit Mesjetar, po k\u00ebshtu dhe kultur\u00eb ilire e romake, ngriti\nnj\u00eb muze n\u00eb Rr\u00ebshen (1967), mbledh toponime, antroponime, fjal\u00eb t\u00eb rralla.\nBotoi shkrime t\u00eb ndryshme. Ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fjalor me 6500 toponime t\u00eb Mirdit\u00ebs,\ndepozituar n\u00eb Arkivin e Institutit t\u00eb Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsis\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebsaj\npune k\u00ebrkimore, m\u00eb 1968 e em\u00ebrojn\u00eb etnolog profesionist n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb\nInstitutin e Histori-Gjuh\u00ebsis\u00eb, dega e etnologjis\u00eb, (sot: Instituti i Kultur\u00ebs\nPopullore, Tiran\u00eb), pun\u00eb q\u00eb vazhdon ta kryej\u00eb edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, edhe pse\nka dal\u00eb n\u00eb pension m\u00eb 2008. M\u00eb 1967-1968 ka kryer n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00eb kurs nj\u00ebvje\u00e7ar\np\u00ebr filozofi, si kualifikim pasuniversitar. Titujt e gradat shkencore: m\u00eb 1968,\np\u00ebr veprimtarin\u00eb shkencore si bashk\u00ebpun\u00ebtor i jasht\u00ebm p\u00ebr 7 vjet, i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb\ntitulli &#8220;Bashk\u00ebpun\u00ebtor Shkencor i Ri&#8221;; m\u00eb 1978 ka mbrojtur\ndisertacionin n\u00eb mitologji e besime e ka fituar grad\u00ebn &#8220;Kandidat i\nShkencave&#8221;; m\u00eb 1983 i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb titulli &#8220;Bashk\u00ebpun\u00ebtor i vjet\u00ebr\nshkencor&#8221;; m\u00eb 1988 me tem\u00ebn &#8220;Migrime t\u00eb Shqiptar\u00ebve&#8221;:\ndisertacion, ka fituar grad\u00ebn &#8220;Doktor i Shkencave&#8221;; m\u00eb 1994 i \u00ebsht\u00eb\ndh\u00ebn\u00eb titulli &#8220;Prof. Dr.&#8221; (&#8220;Drejtues k\u00ebrkimesh&#8221;). \u00cbsht\u00eb\nb\u00ebr\u00eb Akademik i asociuar (2008). N\u00eb vitet e para, pasi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar etnolog n\u00eb\nTiran\u00eb, ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebto provime pasuniversitare: 1. Etnologji e p\u00ebrgjithshme, 2.\nEtnologji europiane, kur p\u00ebrqendrimi ka qen\u00eb duksh\u00ebm te Ballkani, 3. Etnologjia\nshqiptare, 4. Filozofi: ka sh\u00ebrbyer diploma e kursit t\u00eb p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr. M\u00eb\n1971 ka qen\u00eb 4 muaj p\u00ebr specializim n\u00eb muzeologji n\u00eb Rumani e n\u00eb Itali. Njeh\nmir\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebngjisht, rusisht, italisht, serbokroatisht; p\u00ebr t\u00eb t\u00ebra ka dh\u00ebn\u00eb\nprovime pasuniversitare. Ka botuar n\u00eb vende t\u00eb huaja mbi 70 shkrime\nshkencore. N\u00eb Spanj\u00eb, n\u00eb Franc\u00eb e n\u00eb Gjermani i jan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr botim librat,\nsi: &#8220;Mitologjia nd\u00ebr Shqiptar\u00eb&#8221; e &#8220;Etnologjia e\nShqiptar\u00ebve&#8221;, po nuk u b\u00ebn\u00eb. Ky etnolog disponon disa letra e k\u00ebrkesa t\u00eb\nb\u00ebra nga Instituti i Europ\u00ebs Juglindore n\u00eb Vjen\u00eb, ku ftohet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb n\u00eb\ntema t\u00eb popullsis\u00eb e t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera etnologjike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb\nnj\u00eb vep\u00ebr madhore t\u00eb k\u00ebtij Instituti. I kan\u00eb k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim p\u00ebr vepra\nmadhore t\u00eb emigracionit bot\u00ebror t\u00eb sot\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb:\nUniversiteti i Floridas n\u00eb SHBA, nj\u00eb Universitet i Torontos (Kanada), nj\u00eb\nkolegj ushtarak i studimeve gjeografike n\u00eb Kanada. T\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb fundit nuk u\nkan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive p\u00ebr t\u00eb mos u spostuar nga temat n\u00eb studim, por\ndhe p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb mjeteve financiare q\u00eb fillimisht i duheshin p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar\nharta, skica, grafik\u00eb e gj\u00ebra t\u00eb tjera teknike. M\u00eb 1988, k\u00ebtij etnologu, i\n\u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb Curriculum Vitae e disa dokumente t\u00eb tjera, por dhe\nnj\u00eb konfirmim vetjak pranimi, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i Akademis\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb\nShkencave t\u00eb Lutes\u00ebs (Paris), por bashk\u00eb me dokumentet duheshin d\u00ebrguar dhe nj\u00eb\nsasi dollar\u00ebsh si test miratimi q\u00eb i p\u00ebrmenduri nuk i dispononte; n\u00eb baz\u00eb t\u00eb\nstatusit t\u00eb k\u00ebsaj Akademie duheshin paguar dhe kuota mujore, t\u00eb shprehura n\u00eb\ndollar\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ishte e pamundur t\u00eb b\u00ebhej. Si rrjedhoj\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn e ktheu\nmbrapsht me nj\u00eb fal\u00ebnderim mir\u00ebsjelljeje ndaj atyre q\u00eb ia propozuan k\u00ebt\u00eb\ntitull.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka qen\u00eb\nan\u00ebtar i redaksis\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebsit &#8220;Etnografia shqiptare&#8221; dhe i\nrevist\u00ebs &#8220;Kultura popullore&#8221;, p\u00ebrkat\u00ebsisht dhe i &#8220;Ethnographie\nAlbanaise&#8221; e n\u00eb &#8220;Culture popularie albanaise&#8221;, n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb\nfundit, &#8220;Kultura Popullore&#8221;, q\u00eb n\u00eb themelimin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;N\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb \u00e7do numri t\u00eb tyre ka dh\u00ebn\u00eb\nnj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar me artikuj studimor\u00eb, me re\u00e7ensione librash, me\ninformacione shkencore, me redaktime, me zgjedhje dhe p\u00ebrpunim materialesh p\u00ebr\nrevist\u00ebn dhe p\u00ebrmbledh\u00ebsin. Si etnolog, prej shum\u00eb vitesh ka nd\u00ebrmarr\u00eb\nekspedita k\u00ebrkimore n\u00eb t\u00ebr\u00eb viset shqiptare, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00eb e\nMaqedoni Per\u00ebndimore, d\u00ebshmi q\u00eb i kan\u00eb vlejtur n\u00eb pun\u00ebn&nbsp; e tij studimore, si themel mb\u00ebshtet\u00ebs n\u00eb\npun\u00ebn e tij shkencore. Ka shkruar mbi 400 punime shkencore e kulturore n\u00eb fush\u00eb\nt\u00eb etnologjis\u00eb shqiptare e m\u00eb tej, kryesisht nga temat: <em>mitologji e besime, migrime t\u00eb shqiptar\u00ebve<\/em>, por \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dhe me\ntemat: <em>familja, arti popullor, e drejta\nkanunore, jeta sociale e fshatar\u00ebsis\u00eb, veshjet popullore, toponimet n\u00eb v\u00ebshtrim\netnologjik, probleme t\u00eb zhvillimit krahinor e etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve, histori e\netnologjis\u00eb e njer\u00ebz t\u00eb shquar, kritik\u00eb e bibliografi.<\/em> Jo pak punime t\u00eb\nk\u00ebtij etnologu jan\u00eb botuar n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, madje edhe n\u00eb disa revista e\nperiodik\u00eb prestigjioz\u00eb shkencor\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, gjithsej mbi 70 punime\nshkencore. Ky etnolog ka marr\u00eb pjes\u00eb me kumtesa, me referate, n\u00eb sesione\nshkencore, n\u00eb simpoziume, n\u00eb konferenca, n\u00eb kongrese shkencore, komb\u00ebtare e\nnd\u00ebrkomb\u00ebtare, brenda vendit e n\u00eb bot\u00ebn e jashtme, n\u00eb mbi 130 raste. \u00cbsht\u00eb\nmarr\u00eb duksh\u00ebm me muzeologji: n\u00eb ekspozita e muze n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb rrethe t\u00eb\nndryshme t\u00eb vendit, n\u00eb ekspozita muzeale e veprimtari jasht\u00eb shtetit. Ka botime\nshkencore jasht\u00eb shtetit, mbi 70 nj\u00ebsi, shkrime shkencore, p\u00ebrfshir\u00eb dhe\nKosov\u00ebn e Maqedonin\u00eb. Ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb b\u00ebrje t\u00eb veprave madhore, si: <em>\u201cQytet\u00ebrimi Ballkanik\u201d <\/em>n\u00ebn kujdesin e\nUNESKO-s; po k\u00ebshtu n\u00eb <em>\u201cAtlasi i vendeve\ndanubiane\u201d, <\/em>&#8211; drejtuar nga Instituti i Studimeve p\u00ebr Evrop\u00ebn Juglindore, n\u00eb\nVjen\u00eb. N\u00eb botimet madhore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb:&nbsp;\u201cShpati i\nSip\u00ebrm\u201d (i Elbasanit), \u201cFjalori enciklopedik shqiptar\u201d, \u201cVeshjet popullore\nshqiptare\u201d, \u201cE drejta kanunore shqiptare\u201d,&nbsp;\u201cShp\u00ebrngulje me forc\u00eb e\nq\u00ebndres\u00eb e Kosov\u00ebs martire\u201d (1998-1999); \u201cHasi n\u00eb etnokultur\u00ebn\nshqiptare\u201d,&nbsp;\u201cHimara n\u00eb shekuj\u201d, \u201cMigrime nga fshatrat malore\u2013kodrinore p\u00ebr\nn\u00eb vendet paraurbane e urbane (1991-2007)\u201d e me radh\u00eb. Ka disa shkrime\nshkencore n\u00eb botime e periodik\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Lezh\u00ebs e t\u00eb Mirdit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb\nbashkautor i monografis\u00eb \u201cMirdita. Njohuri p\u00ebr vendlindjen\u201d (1999). Ka n\u00eb\np\u00ebrgatitje p\u00ebr botim librat: \u201cEtnologjia e Mirdit\u00ebs\u201d, \u201cFjalori mitologjik\nshqiptar\u201d, \u201cEtnologjia e Europ\u00ebs Juglindore dhe e Mesdheut\u201d.&nbsp; Prej shum\u00eb vitesh ka dh\u00ebn\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e etnologjis\u00eb\nn\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, n\u00eb deg\u00ebt histori, sociologji. Nd\u00ebr to, p\u00ebr tre vjet\ndhe n\u00eb &#8220;Mitologjia&#8221; ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim edhe n\u00eb deg\u00ebn e gazetaris\u00eb. Prej\nshtat\u00eb vitesh ka ligj\u00ebruar l\u00ebnd\u00ebn \u201cEtnologjia e Evrop\u00ebs Juglindore dhe e\nMesdheut\u201d n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka udh\u00ebhequr studiuesit e rinj, si\nmentor, n\u00eb marrje t\u00eb gradave shkencore: mast\u00ebr e doktor i shkencave. N\u00eb arsimin\npasuniversitar ka b\u00ebr\u00eb programe e ka organizuar provimet n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e\nspecialitetit t\u00eb etnologjis\u00eb. Veprat e tij kryesore jan\u00eb: \u201cMigrime t\u00eb\nShqiptar\u00ebve\u201d (1999), \u201cVeshjet popullore shqiptare\u201d (me bashkautor\u00eb), V.I\n(1999), V.II (2001), V.IV (2016), \u201cEtnologjia e P\u00ebrgjithshme\u201d (2001, 2008),\n\u201cEtnologjia e Shqiptar\u00ebve\u201d (2003, 2006), \u201cMitologjia nd\u00ebr Shqiptar\u00eb\u201d (2004),\n\u201cL\u00ebvizje migruese t\u00eb brendshme nd\u00ebr Shqiptar\u00eb\u201d (2013), \u201cMjesht\u00ebria e k\u00ebrkimit\nshkencor n\u00eb etnologji\u201d (2006), \u201cPanteoni e simbolika, doke e kode&#8230;\u201d (2007),\n\u201cEtnokultura Shqiptare-Ligji Dokesor\u201d (2016). \u00cbsht\u00eb vler\u00ebsuar me shum\u00eb tituj e\ndekorata t\u00eb ndryshme, p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb studimet shkencore. Edhe n\u00eb dit\u00eb t\u00eb\nsotme vazhdon t\u00eb shkruaj\u00eb e t\u00eb botoj\u00eb studime shkencore e kulturore n\u00eb\netnologji, po k\u00ebshtu dhe t\u00eb botoj\u00eb libra t\u00eb natyr\u00ebs shkencore e kulturore ashtu\nsi dhe m\u00eb par\u00eb. \u00c7do vit ka botuar (duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe vitin 2018) nga 8 deri 12\nshkrime t\u00eb natyr\u00ebs shkencore-kulturore. Ka hartuar n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit dhe\n152 z\u00ebra p\u00ebr Fjalorin Enciklopedik t\u00eb Mirdit\u00ebs. S\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb dekoruar dhe\nnga Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me titullin \u201cNderi i Kombit\u201d, \u201cN\u00eb\nshenj\u00eb vler\u00ebsimi dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr zhvillimin e shkenc\u00ebs s\u00eb etnologjis\u00eb n\u00eb\nvendin ton\u00eb; p\u00ebr periodizimin e etnologjis\u00eb shqiptare n\u00eb shtat\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nga\nlasht\u00ebsia e deri m\u00eb sot, si dhe p\u00ebr v\u00ebnien e disiplin\u00ebs s\u00eb etnologjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb\nshkall\u00eb me nivelin e k\u00ebsaj shkence n\u00eb rajon dhe n\u00eb bot\u00eb.\u201d T\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb dhe\nshoket e tij kudo q\u00eb jan\u00eb, i urojn\u00eb sot sh\u00ebndet dhe vet\u00ebm sh\u00ebndet, pleq\u00ebri t\u00eb\nmbar\u00eb, jet\u00eb dinjitoze burrit t\u00eb vlerave e virtyteve t\u00eb larta njer\u00ebzore. Veprat\ne tij kan\u00eb q\u00ebn\u00eb edhe jan\u00eb e do t\u00eb jen\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyese p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm t\u00eb\nshkenc\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga: FRAN GJOKA MARK TIRTA, PROFESORI&nbsp; MIRDITOR I ETNOKULTUR\u00cbS, NJ\u00cb EM\u00cbR I NJOHUR I SHKENC\u00cbS SHQIPTARE DHE M\u00cb GJER\u00cb (Mesazh urimi me rastin e dhenies se titullit te larte &#8220;Nder i Kombit&#8221;) T\u00eb shkruash p\u00ebr intelektual t\u00eb p\u00ebrkushtuar e me integritet, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, pasi tek ata mungon d\u00ebshira p\u00ebr dukje, por kan\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9763,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9762","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9762"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9762\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9765,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9762\/revisions\/9765"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}