{"id":9756,"date":"2022-08-18T13:10:23","date_gmt":"2022-08-18T13:10:23","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9756"},"modified":"2022-08-18T13:10:23","modified_gmt":"2022-08-18T13:10:23","slug":"nje-mukje-e-re-dhe-beteja-per-dekaden-e-katert","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9756","title":{"rendered":"NJ\u00cb \u201cMUKJE\u201d E RE DHE BETEJA P\u00cbR DEKAD\u00cbN E KAT\u00cbRT"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"146\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/Majlinda-Zeneli.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8087\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Fier, m\u00eb 17 gusht<\/p>\n\n\n\n<p>PENG T\u00cb KATOVIC\u00cbS<\/p>\n\n\n\n<p>Nga MAILINDA ZENELI<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIdeali Komb\u00ebtar m\u00eb\nka ba q\u00eb jam kundra L\u00ebvizjes Nacional \u00c7lirimtare! Sot pushteti juaj i quejtun\npopullor asht n\u00eb rob\u00ebni t\u00eb Beligradit politikisht dhe ekonomikisht\u201d- shkruan n\u00eb\nletr\u00ebn drejtuar diktatorit, pak dit\u00eb para pushkatimit, nacionalisti\nantikomunist Edip T\u00ebrshana.<\/p>\n\n\n\n<p>80 vite t\u00eb mundur\nprej komunizmit dhe komunist\u00ebve! 80 vite t\u00eb sunduar prej rac\u00ebs son\u00eb, pjes\u00ebs q\u00eb\nna tradh\u00ebton dhe sakrifikon pa m\u00ebshir\u00eb. Kemi hyr\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e kat\u00ebrt post\ndiktatur\u00eb, t\u00eb mbetur ende peng i tradh\u00ebtis\u00eb. I nj\u00ebjti skenar \u201cgrindjesh\u201d e\nmarr\u00ebveshjesh p\u00ebr sundim. As n\u00eb horizontin m\u00eb periferik t\u00eb politik\u00ebs nuk duken\ngjurm\u00eb nacionalist\u00ebsh antikomunist\u00eb, q\u00eb t\u2019i japin fund loj\u00ebs s\u00eb shpifur e t\u00eb\ndal\u00eb boje t\u00eb Katovic\u00ebs, q\u00eb na e mban fundshpin\u00ebn n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb sot,\nNacionalizmi si antikomuniz\u00ebm, drejt shuarjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb tij? A ka mund\u00ebsi, q\u00eb\nn\u00eb realitetin e sot\u00ebm globalist, Nacionalizmi t\u00eb konsiderohet nj\u00eb relike e\nvjet\u00ebr, jo funksionale?<\/p>\n\n\n\n<p>Koha q\u00eb jetojm\u00eb vuan\ndiktatin okult t\u00eb Globalizmit komunist si regjim. Nj\u00eb realitet toksik e pushtet\nvrastar para t\u00eb cilit duhet \u201ct\u00eb mos fshehim m\u00eb kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cGlobalist\u00ebt kan\u00eb\nhumbur &#8220;durimin&#8221;! Duke par\u00eb q\u00eb imponimi i Rendit t\u00eb Ri \u00ebsht\u00eb vonuar\np\u00ebr shkak t\u00eb ngurrimit t\u00eb Trump p\u00ebr t\u00eb zbatuar politikat e tyre supranacionale,\nata vendos\u00ebn t\u00eb marrin vet\u00eb SHBA n\u00eb &#8220;duart e tyre&#8221; &#8230; Ta marrin pa\npyetur ask\u00ebnd &#8230; As edhe Amerikan\u00ebt. Duke &#8220;shfaqur&#8221; nj\u00eb plak, Biden,\nn\u00eb prag t\u00eb Alzheimerit, p\u00ebr ta kontrolluar at\u00eb plot\u00ebsisht dhe p\u00ebr t\u00eb imponuar\nRendin e Ri Bot\u00ebror Zionist. Prapa Biden fshihet nj\u00eb &#8220;konklav\u00eb&#8221;\nglobaliste, e cila aspiron t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb gjitha funksionet vitale t\u00eb\nAmerik\u00ebs, e cila ushtron imperializmin global!\u201d, &#8211; shkruan Ron Paul,\nkongresmeni amerikan republikan i mbi dy dekadave, si dhe dy her\u00eb kandidat p\u00ebr\nPresident.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSot ka dy Amerika,\nnj\u00ebra e patriot\u00ebve dhe tjetra e globalist\u00ebve\u201d,- pohon kongresmeni. <\/p>\n\n\n\n<p>Nacionalizmi dhe\nSovranizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ashp\u00ebr me komunizmin dhe internacionalizmin\nglobalist, q\u00eb po i imponohet gjithnj\u00eb e m\u00eb dhunsh\u00ebm bot\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Dkumentet historike\nflasin p\u00ebr lidhjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes Katovic\u00ebs polake t\u00eb \u201987 (me autor\u00ebsi\nzionist\u00ebt globalist\u00eb) dhe Katovic\u00ebs s\u00eb Ramiz Alis\u00eb. K\u00ebt\u00eb lidhje okulte e\nmb\u00ebshtet n\u00eb pohimet e veta edhe Servet P\u00ebllumbi, nd\u00ebrsa v\u00eb n\u00eb dukje se, L\u00ebvizja\nStudentore, si dhe PD-ja, kontrolloheshin gati t\u00ebr\u00ebsisht nga Ramiz Alia, n\u00ebn\nmbikqyrjen e t\u00eb d\u00ebrguarve (globalist\u00eb) t\u00eb SHBA-s\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Te Katovica e ka\nburimin dhe njohja e hershme e Berish\u00ebs me Soros. Te Katovica buron p\u00ebrpjekja e\ntij e sukseshme p\u00ebr t\u2019iu dor\u00ebzuar pushtet t\u00eb \u201cdjatht\u00eb\u201d sigurimsave t\u00eb\ndiktatur\u00ebs dhe bij\u00ebve t\u00eb tyre, nga Katovica buron projekti impenjativ i\nBerish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb penguar me t\u00eb gjitha mjetet integrimin e t\u00eb burgosurve dhe t\u00eb\np\u00ebrndjekurve antikomunist\u00eb n\u00eb rradh\u00ebt e PD-s\u00eb. Te Katovica dhe Sh\u00ebrbimet\nSekrete serbo-greke, i ka rr\u00ebnj\u00ebt pushteti i mbi tri dekadave i treshes:\nBerisha, Meta dhe Rama, autor\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb falimentimit dhe\nshpopullimit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb vendit. <\/p>\n\n\n\n<p>NJ\u00cb \u201cMUKJE\u201d E RE DHE\nBETEJA P\u00cbR DEKAD\u00cbN E KAT\u00cbRT<\/p>\n\n\n\n<p>Koha nxori n\u00eb\nsip\u00ebrfaqe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dramatike t\u00eb gjenocidit komunist gjysm\u00eb shekullor, si nj\u00eb\nprojekt sllav, specifikisht serb, i inkurajuar prej indiferenc\u00ebs p\u00ebrbuz\u00ebse t\u00eb\nPer\u00ebndimit, ve\u00e7an\u00ebrisht Anglis\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt. Por\np\u00ebrgjegj\u00ebsia reale e dor\u00ebzimit t\u00eb vendit n\u00eb duart e komunizmit dhe vasalitetit\nasimilues sllav, bie t\u00ebr\u00ebsisht mbi Nacionalizmin Shqiptar. <\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshtimi i Mukjes\nprej grushtit t\u00eb hekurt komunist, tregoi sa leht\u00ebsisht e thyeshme ishte\nrezistenca e Nacionalizmit Shqiptar, nj\u00eb formacion i pagrupuar, i cop\u00ebzuar, me\nndasi t\u00eb forta krahinore, fetare, kulturale e gjithfar\u00eb arsyesh jo thelb\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse nj\u00eb nga\nfaqet m\u00eb t\u00eb ndritura, nga m\u00eb epiket n\u00eb histori, rezistenca e Nacionalizmit\nShqiptar, ve\u00e7an\u00ebrisht atij t\u00eb Veriut, Mirdit\u00ebs dhe Dibr\u00ebs, por edhe Dukatit dhe\nLazaratit, e kishte t\u00eb parashkruar \u201cfatin\u201d e d\u00ebshtimit tragjik. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSot thuhet gjith\u00e7ka\np\u00ebr pushtetin, nd\u00ebrsa dje Nacionalistat thonin gjith\u00e7ka p\u00ebr Atdheun. A nuk jan\u00eb\ntradhti k\u00ebto?\u201d &#8211; shkruan nga burgu Nacionalisti i pushkatuar Edip T\u00ebrshana.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr gjat\u00eb tri\ndekadave t\u00eb pluralizmit, Establishmenti yn\u00eb komunist grumbullon dhe derdh\nenergjin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e vet ciklike p\u00ebr pushtet, nj\u00eb\npushtet i kriminalizuar, me lidhje pazaresh e tradh\u00ebtie ndaj vendit (shitja e\ndetit dhe jo vet\u00ebm, nga Berisha dhe Rama).<\/p>\n\n\n\n<p>Ideali Komb\u00ebtar p\u00ebr\nEstablishmentin Politik t\u00eb Katovic\u00ebs nuk ekziston as formalisht. Tashm\u00eb iu ka\nardhur koha, tokave, plazheve, pyjeve, gjith\u00e7ka po nxirret n\u00eb ankand n\u00eb nj\u00eb\nrit\u00ebm t\u00eb papar\u00eb. Pasurit\u00eb n\u00ebn dhe mbi tok\u00ebsore kan\u00eb dekada q\u00eb i jan\u00eb dor\u00ebzuar\nSorosit dhe mafjes politike t\u00eb Katovic\u00ebs, q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar jo thjesht\nn\u00eb kapitalist\u00eb, por n\u00eb oligark\u00eb t\u00eb gjith\u00ebpushtetsh\u00ebm, q\u00eb kontrollojn\u00eb dhe diktojn\u00eb\ngjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb falimentuar, q\u00eb pritet t\u2019u falet fqinj\u00ebve tan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tri dekada\nshkret\u00ebtir\u00eb! A ekzistojn\u00eb ende Nacionalist\u00ebt e ndersh\u00ebm e patriot\u00eb, me zem\u00ebr\ndhe gjak shqiptari?! Sigurisht q\u00eb jan\u00eb! Madje jo pak! Por fatkeq\u00ebsisht vuajn\u00eb\nt\u00eb njejtin problem t\u00eb vjet\u00ebr, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, zem\u00ebrthyer, shum\u00eb prej tyre t\u00eb\nizoluar dhe n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cQeverit\u00eb totalitare\nnuk do t\u00eb mund t\u00eb ekzistonin n\u00ebse nuk do t\u00eb shkat\u00ebrronin lidhjen njer\u00ebzore, q\u00eb\n\u00e7on n\u00eb veprime t\u00eb guximshme kund\u00ebr shtypjes. Shkat\u00ebrimin e lidhjes njer\u00ebzore\ntiranit\u00eb e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrmes instalimit t\u00eb IZOLIMIT.\u201d Hannah Arendt<\/p>\n\n\n\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb\nNacionalist\u00ebt tan\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb nj\u00eb \u201cMukje\u201d t\u00eb re, ku t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr\nlargimin e Establishmentit komunist t\u00eb Katovic\u00ebs, t\u00eb ndalin shpopullimin dhe\nfalimentimin e vendit. \u201cMukja\u201d e re, s\u00eb pari, nxjerr nga izolimi dhe bashkon\nnacionalist\u00ebt drejt projekteve t\u00eb reja politike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Idealit Komb\u00ebtar.\nPjes\u00eb e \u201cMukjes\u201d s\u00eb re, padyshim q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb dhe diaspora.<\/p>\n\n\n\n<p>Fatmir\u00ebsisht, ka ende\nmjaft emra patriot\u00ebsh nacionalist\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e familjeve, por\nedhe n\u00eb jet\u00ebt e veta, jan\u00eb t\u00eb pandotur nga pushteti 30 vje\u00e7ar i Katovic\u00ebs, t\u00eb\ncil\u00ebt munden dhe duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe detyra historike. <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse \u00ebsht\u00eb\np\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe burim komentesh, nuk do ngurroja t\u00eb p\u00ebrmendja emra\nnacionalist\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb vler\u00ebsimin tim, meritojn\u00eb plot\u00ebsisht emrin dhe\nmisionin e Nacionalistit modern Shqiptar:<\/p>\n\n\n\n<p>Fatmir Merko\u00e7i, Ibsen\nElezi, Nebil \u00c7ika, Jozef Radi, i biri i Laz\u00ebr Radit (i burgosur politik, publicist,\npoet dhe p\u00ebrkthyes), Shpend Sollaku Noe, Ergen Alia, nipi i Halil Aliajt\n(nacionalisti dhe antikomunisti, koloneli dibran), Mira Dine, Pjet\u00ebr Jaku etj. <\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb\nshqiptar\u00ebt atdhetar\u00eb, nacionalist\u00eb bashk\u00ebkohor, t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngritur dhe realizuar\nprojekte t\u00eb reja politike n\u00eb mbrojtje t\u00eb Idealit Komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>Dekada e kat\u00ebrt e\npluralizmit sh\u00ebnoi nj\u00eb hov t\u00eb ri sulmi t\u00eb Katovic\u00ebs p\u00ebr t\u2019u ricikluar s\u00ebrish n\u00eb\npushtet. Protestat (jo mitingjet e partive-biznes t\u00eb Establishmentit)\nmbar\u00ebpopullore, t\u00eb drejtuara nga nacionalist\u00ebt tan\u00eb, do duhet t\u00eb detyrojn\u00eb\npolitik\u00ebn t\u00eb b\u00ebj\u00eb dekomunistizimin dhe dekriminalizimin e politik\u00ebs, rruga e\nvetme e \u00e7lirimit t\u00eb vendit nga projekti vras\u00ebs i Katovic\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 na m\u00ebson edhe\nKatovica, pushteti nuk dhurohet (dhe m\u00eb mir\u00eb k\u00ebshtu!), por fitohet n\u00eb betejat\npolitike, n\u00eb t\u00eb cilat Nacionalizmi Progresiv Shqiptar do duhet t\u00eb organizohet,\nt\u00eb rris\u00eb kohezionin e rradh\u00ebve t\u00eb veta drejt krijimit t\u00eb nj\u00eb grupimi t\u00eb ri\npolitik, rreth t\u00eb cilit do duhet t\u00eb t\u00ebrheq mas\u00ebn e madhe t\u00eb nacionalist\u00ebve\nshqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dekada n\u00eb pritje d\u00ebshp\u00ebrimi.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cApatia \u00ebsht\u00eb virtyti\ni fundit i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb po vdes\u201d, &#8211; thot\u00eb Aristoteli.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne jemi nj\u00eb komb e\npopull vital, q\u00eb e duam jet\u00ebn dhe e meritojm\u00eb at\u00eb, ndaj t\u00eb bashkuar rreth\nNacionalizmit ton\u00eb, do duhet ta nxjerrim vendin nga pushteti i vdekjes drejt t\u00eb\ncilit na mban forc\u00ebrisht projekti i Katovic\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fier, m\u00eb 17 gusht PENG T\u00cb KATOVIC\u00cbS Nga MAILINDA ZENELI \u201cIdeali Komb\u00ebtar m\u00eb ka ba q\u00eb jam kundra L\u00ebvizjes Nacional \u00c7lirimtare! Sot pushteti juaj i quejtun popullor asht n\u00eb rob\u00ebni t\u00eb Beligradit politikisht dhe ekonomikisht\u201d- shkruan n\u00eb letr\u00ebn drejtuar diktatorit, pak dit\u00eb para pushkatimit, nacionalisti antikomunist Edip T\u00ebrshana. 80 vite t\u00eb mundur prej komunizmit dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8087,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-9756","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9756"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9756\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9757,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9756\/revisions\/9757"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8087"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}