{"id":9732,"date":"2022-08-14T10:46:28","date_gmt":"2022-08-14T10:46:28","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9732"},"modified":"2022-08-14T10:46:28","modified_gmt":"2022-08-14T10:46:28","slug":"historia-unike-e-nje-malesori-fisnik-mark-ukshini-i-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9732","title":{"rendered":"HISTORIA UNIKE E NJ\u00cb MAL\u00cbSORI FISNIK (Mark Ukshini i Berish\u00ebs)"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"180\" height=\"180\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/MARK-UKSHINI.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9733\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/MARK-UKSHINI.jpg 180w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/MARK-UKSHINI-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/MARK-UKSHINI-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 180px) 100vw, 180px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"has-medium-font-size\"><strong> Nga: NDUE DEDAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb disa njer\u00ebz, t\u00eb mir\u00ebnjohur n\u00eb zonat e\ntyre, q\u00eb meritojn\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb publike, qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb\npazakont\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb ata vet\u00eb e kan\u00eb krijuar, shpesh duke rrezikuar\njet\u00ebn, rav\u00ebs p\u00ebr kah dashuria. Mark Ukshin Deda, nga Berisha e Puk\u00ebs, ka\nvuajtur shtat\u00eb vite n\u00eb burgun e Spa\u00e7it e Ballshit, por nuk \u00ebsht\u00eb kjo ngjarja e\njet\u00ebs s\u00eb tij, pasi histori t\u00eb tilla salvimi politik kan\u00eb pasur dhe qindra e\nmij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb dikatur\u00eb. Marku, atdhedash\u00ebs i madh, idh\u00ebtar i liris\u00eb s\u00eb\nnd\u00ebrgjegj\u00ebs, kishte qen\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb hero i dashuris\u00eb dhe i familjes.\nPo, po, nj\u00eb hero i v\u00ebrtet\u00eb i dashuris\u00eb n\u00eb malet e Kanunit! E gjith\u00eb jeta e tij\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar e nderuar. Ai e thur si rrall\u00ebkush romanin e\njet\u00ebs s\u00eb vet, q\u00eb ne e m\u00ebsuam p\u00ebrmes flet\u00ebve t\u00eb librit \u201cKalvari i nj\u00eb martiri\u201d\nt\u00eb autor\u00ebve Ndrec\u00eb Mustafa dhe Gjergj Ndou, shkruar mbi baz\u00ebn e gjurmimeve t\u00eb\ntyre, kujtimeve t\u00eb Vitores, bashk\u00ebshort\u00ebs s\u00eb Markut dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb e\nkan\u00eb njohur at\u00eb, nj\u00eb protagonist q\u00eb sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb vetvetja si individ, \u00ebsht\u00eb dhe\ntipi i mal\u00ebsorit t\u00eb mbrujtur me cil\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb rac\u00ebs shqiptare, q\u00eb ai\nsi rapsod i krahin\u00ebs i k\u00ebndoi me \u00e7ifteli. <\/p>\n\n\n\n<p>Mark Ukshini, lindur m\u00eb 1923 n\u00eb Katundin e\nKish\u00ebs, ishte rritur n\u00eb nj\u00eb trev\u00eb ku historia e q\u00ebndres\u00ebs dhe lavdia kishin\nqen\u00eb si buka e p\u00ebrditshme. Aty ishte Lisi i Lek\u00ebs (Dukagjini), Suka e Kuqe, q\u00eb\nm\u00eb von\u00eb do t\u00eb merrte emrin \u201cKodra e Flamurit\u201d, rr\u00ebnojat e kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00eblbuemit,\naty kremtohej Sh\u00ebn M\u00ebria dhe n\u00eb Iballen fqinje Shmasjani (Sh\u00ebn Sebastiani) etj.\nQysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri ai kishte d\u00ebgjuar me adhurim k\u00ebng\u00ebn e Ndoc Mark Ded\u00ebs, nj\u00eb\nluft\u00ebtar i fisit t\u00eb tij t\u00eb Dedajve, p\u00ebr t\u00eb cilin pati shkruar gazeta n\u00eb\nStamboll, ngaq\u00eb ai ishte p\u00ebrballuar drejp\u00ebrdrejt me Pash\u00ebn, duke e kthyer\nmbrapsht ushtrin\u00eb e tij. Marku ishte pasardh\u00ebs i k\u00ebtij trimi t\u00eb \u201c\u00e7artun\u201d dhe i\nd\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb atdheut nga kjo der\u00eb n\u00eb z\u00eb. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb\nkish\u00ebn e fshatit nga prifti, At Gjoni, q\u00eb si n\u00eb shum\u00eb katunde t\u00eb mal\u00ebsis\u00eb ku\nprifti b\u00ebnte dhe pun\u00ebn e m\u00ebsuesit. Nis e shfaqet talenti i tij si nj\u00eb artist i\nardhsh\u00ebm, por i penguar. Thurte vargje dhe melodi, k\u00ebndonte k\u00ebndej e andej\nDrinit. At\u00ebher\u00eb nuk ishte nd\u00ebrtuar ende hidrocentrali i Komanit dhe nuk kishte\nliqen q\u00eb ta pengonte p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Toplan\u00eb e fshatrat e tjera t\u00eb Dukagjinit\np\u00ebrball\u00eb. Dy a tri male m\u00eb tej n\u00eb Temal kalonte rinin\u00eb bashk\u00ebmoshatari i tij\nMartin Camaj &#8211; djemt\u00eb e an\u00ebve t\u00eb Drinit ishin shquar gjith\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebng\u00eb, po\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00ebri do t\u00eb b\u00ebhej poet i d\u00ebgjuar i kombit, ngaq\u00eb doli n\u00eb Per\u00ebndim\ne tjetri rapsod q\u00eb n\u00eb atdhe nuk mundi t\u2019i dilte zani p\u00ebrtej Berish\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Marku i bashkohet Luft\u00ebs\nNacional\u00e7lirimtare dhe pas mbarimit t\u00eb saj em\u00ebrohet komandant poste n\u00eb Koplik,\np\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer pastaj ushtarak me pages\u00eb dhe n\u00eb Shkod\u00ebr e Gjirokast\u00ebr. Kur\n\u00ebsht\u00eb n\u00eb qytetin jugor akuzohet se kishte pasur dijeni p\u00ebr arratisjen e disa\nushtar\u00ebve n\u00eb Greqi, por pas hetuesis\u00eb lirohet si i pafajsh\u00ebm. Jo se nuk mund t\u00eb\narratisej dhe vet\u00eb, por ai e donte vendin e tij mbi \u00e7do gj\u00eb. Kthehet n\u00eb\nvendlindje, n\u00eb Belshin\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs dhe fejohet me Vitoren, nj\u00eb vajz\u00eb nga\nfamilja e njohur e Mirakajve t\u00eb Iballes. Por i ati i saj, Zef Nikoll\u00eb Miraka,\npas internimit, duke mos u ndjer\u00eb i sigurt\u00eb me qeverin\u00eb komuniste, arratiset me\ngjith\u00eb familje n\u00eb Jugosllavi n\u00eb vitin 1955. Mbas vdekjes s\u00eb t\u00eb shoqes n\u00eb mosh\u00eb\nt\u00eb re, ai kishte marr\u00eb miratimin e familjes s\u00eb Markut q\u00eb dasma t\u00eb b\u00ebhej mbas\nnj\u00eb viti, por rrethanat e kishin p\u00ebrshpejtuar ikjen e tij nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb,\nnat\u00ebn pa h\u00ebn\u00eb, duke marr\u00eb me vete krejt familjen, p\u00ebrfshi dhe vajz\u00ebn e fejuar,\nq\u00eb ishte dhe f\u00ebmija i madh. Nuk i kishte r\u00ebn\u00eb mohit dh\u00ebndrit, por besonte se\nkomunzimi nuk e kishte t\u00eb gjat\u00eb e familja e tij do t\u00eb kthehej prap\u00eb n\u00eb Iballe,\np\u00ebr t\u00eb vijuar jet\u00ebn, pun\u00ebn, miq\u00ebsit\u00eb. At\u00ebher\u00eb ata q\u00eb arratiseshin nga k\u00ebndej i\n\u00e7onin n\u00eb nj\u00eb kamp emigrant\u00ebsh n\u00eb Podujev\u00eb. Kufiri kishte k\u00ebputur n\u00eb mes sa e sa\ndashuri, q\u00eb nuk do t\u00eb \u00e7elnin kurr\u00eb m\u00eb. N\u00eb 48-n, kur u prish\u00ebm me Titon, q\u00eblloi\nq\u00eb gruaja mbeti n\u00eb Shqip\u00ebri e burri n\u00eb Kosov\u00eb e pastaj n\u00eb Amerik\u00eb, p\u00ebr t\u2019u\nritakuar vet\u00ebm pas 90-s kur ishin t\u00eb moshuar. Kurse Mark Ukshini do t\u00eb b\u00ebnte\nsfid\u00ebn e pashembullt, krejt si personazhet shekspirian, nuk do t\u00eb p\u00ebrfillte\nkoh\u00ebn, kufirin, shtetet, burgun k\u00ebndej dhe andej, p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt s\u00eb\nfejuar\u00ebs s\u00eb tij, ani se nuk e kishte njohur nga af\u00ebr. Ia kishte ndjer\u00eb zemra se\najo vajz\u00eb ishte fati i tij. Nuk kishte kurr\u00ebfar\u00eb shtyse tjet\u00ebr n\u00eb at\u00eb\n\u201caventur\u00eb\u201d, p\u00ebrpos dashuris\u00eb. Si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, drama familjare ishte e\nnd\u00ebrthurur me at\u00eb politike e komb\u00ebtare. Regjimi i ri \u201cdemokratik\u201d q\u00eb ishte\nvendosur n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1944 nuk ishte p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb banor\u00ebt i nj\u00ebllojt\u00eb, ca i\nkishte t\u00eb vet\u00ebt e ca t\u00eb tjer\u00eb armiq. Lufta e klasave tashm\u00eb ndante t\u00eb \u201ckeqin\u201d\nnga i \u201cmiri\u201d&#8230; Dhe Mark Ukshini merr vendimin e tij t\u00eb jet\u00ebs, shkon n\u00eb\nJugosllavi, gjen t\u00eb fejuar\u00ebn dhe e merr p\u00ebr grua sipas zakonit. Nuk ishte nj\u00eb\nfjal\u00eb goje, por nj\u00eb sakrific\u00eb e rrall\u00eb, q\u00eb ai e nd\u00ebrmori pa iu trembur syri.\nMundi ta kalonte kufirin pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb prit\u00ebn e kufitar\u00ebve, e la Drinin k\u00ebtu dhe e\ngjeti prap\u00eb atje. N\u00eb Gjakov\u00eb u dor\u00ebzua n\u00eb organet policore dhe mori rrug\u00ebn p\u00ebr\nn\u00eb Podujev\u00eb, p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar tre muaj n\u00eb hetuesi. Si mund ta besonin hetuesit\nserb\u00eb se ai burr\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb \u201cmaraton\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb fejuar\u00ebn? A nuk e\nkuptonte ai se k\u00ebto nuk ishin koh\u00ebra p\u00ebr loj\u00ebra dashurie t\u00eb tipit \u201cRomeo e\nZhuljeta\u201d, por akuzoheshe p\u00ebr tradhti n\u00eb nj\u00eb an\u00eb e p\u00ebr spiunazh n\u00eb an\u00ebn\ntjet\u00ebr!? <\/p>\n\n\n\n<p>Lirohet nga paraburgimi dhe th\u00ebrret n\u00eb\noborrin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb mikut, i thot\u00eb m\u00eb humor Zef Mirak\u00ebs, teksa ai ishte\nngritur t\u2019i hapte der\u00ebn, se ishte dikush q\u00eb ia kishte m\u00ebsy p\u00ebr mik, n\u00ebse ai\nkishte vajz\u00eb p\u00ebr t\u00eb? \u201cPo\u201d, erdhi p\u00ebrgjigja nga brenda, vet\u00ebm vajz\u00ebn e madhe e\nkam t\u00eb fejueme e s\u2019mund ta jap\u201d. \u201cUn\u00eb t\u00eb madhen due&#8230;\u201d, ngulmon miku q\u00eb priste\nt\u00eb \u00e7elej dera. I zoti i sht\u00ebpis\u00eb sa befasohet, aq g\u00ebzohet, kur sheh Markun dhe\ns\u00eb bashku b\u00ebjn\u00eb planin e martes\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb kryhet n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1956 n\u00eb\nkish\u00ebn e atyshme. Nd\u00ebrsa vazhdonin jet\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb Marku i thot\u00eb\nnuses se kishte nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb, iu ishte miratuar k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb\nBelgjik\u00eb si emigrant\u00eb politik\u00eb, ku kishte dhe mjaft shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb\nkishin pasur t\u00eb nj\u00ebjtin fat. Per\u00ebndimi ishte i hapur p\u00ebr mosdash\u00ebsit dhe\nkund\u00ebrshtar\u00ebt e regjimit komunist t\u00eb Lindjes. Vitorja ishte dakord p\u00ebr t\u00eb\nshkuar n\u00eb Europ\u00eb, pa\u00e7ka se n\u00eb Podujev\u00eb kishte familjen e saj prind\u00ebrore. Edhe\npse n\u00eb Bruksel tashm\u00eb i priste nj\u00eb jet\u00eb e qet\u00eb dhe pa trazime, duket se Marku\nkishte pasur nj\u00eb dyluftim t\u00eb fort\u00eb brenda vetes, se cil\u00ebn t\u00eb zgjidhte:\nShqip\u00ebrin\u00eb e tij, apo bot\u00ebn e lir\u00eb? Dhe kishte fituar atdheu, ndon\u00ebse nj\u00eb\nxhung\u00ebl politike e pashpres\u00eb. E shoqja nuk do t\u2019ia prishte p\u00ebr asgj\u00eb njeriut q\u00eb\nkishte kap\u00ebrcyer n\u00ebnt\u00eb male si n\u00eb legjenda p\u00ebr t\u00eb. Prova e tij e dashuris\u00eb\nkishte qen\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e t\u00eb pabesueshmes. Dhe kishin nd\u00ebrmarr\u00eb rrug\u00ebn e kthimit\np\u00ebr n\u00eb Berish\u00eb, ku kishin mb\u00ebrritur pas nj\u00eb jave. I mbajn\u00eb disa muaj n\u00eb hetuesi\nn\u00eb Shkod\u00ebr dhe i lirojn\u00eb, kthehen n\u00eb Belshin\u00eb, n\u00eb trojet e Ukshin Pjet\u00ebr Ded\u00ebs\ndhe nisin jetes\u00ebn, ku b\u00ebhen me gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00eb, tre djem e tri vajza. Marku her\u00eb\npas here merr \u00e7iftelin\u00eb dhe k\u00ebndon k\u00ebng\u00ebt e trimnis\u00eb t\u00eb atyre an\u00ebve, si\u00e7 kishte\nb\u00ebr\u00eb dikur rapsodi i njohur i Kabashit Prendush Gega. N\u00eb Berish\u00eb, M\u00ebrtur, Dushman\netj. njer\u00ebzit mbanin vesh dhe k\u00ebng\u00ebn e tij, q\u00eb ai i kishte kushtuar vetes, i\nbindur se historia e tij kishte qen\u00eb unike, sesi kishte shkuar drejt\nJugosllavis\u00eb me gjet nusen e arratisur me gjith\u00eb familje dhe sesi kishte ardh\u00eb\npastaj k\u00ebndej me gjith\u00eb nuse, por pa krushq. Nj\u00eb rapsodi e zjarrt\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb\ne Enver Hoxh\u00ebn, p\u00ebr fitoret e socializmit, mbase do t\u00eb kishte qen\u00eb shp\u00ebtimi,\nrehabilitimi, pse jo dhe ndonj\u00eb \u201cflet\u00eb nderi\u201d, por kjo nuk p\u00ebrputhej me moralin\ne njeriut t\u00eb nj\u00eb dere fisnike, q\u00eb gjith\u00ebhere ishte ngritur mbi klanet krahinore\ne politike. Rapsodi i ri i Berish\u00ebs nuk i p\u00ebrkiste realizmit socialist, dhe pse\nkishte qen\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201860 n\u00eb grupin folklorik t\u00eb zon\u00ebs, p\u00ebr\nta larguar shpejt p\u00ebr shkak t\u00eb biografis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kishte mbetur nj\u00eb shqiptar autentik i\nrac\u00ebs, vazhdues i traditave t\u00eb t\u00eb par\u00ebve, tek i cili nuk kishte ngjitur\nkomunizmi aspak. Ai ishte idealist, shihte gjithnj\u00eb nga e mira, pozitivja, por\nnuk i b\u00ebnte asnj\u00eb l\u00ebshim ideologjis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs. Ai kishte pasur rastin e \u201cart\u00eb\u201d\nt\u2019i ikte nj\u00eb martese t\u00eb rrezikshme, q\u00eb do ta ndiqte si mallkim gjith\u00eb jet\u00ebn, po\nkjo nuk ndodhi me nj\u00eb burr\u00eb dheu si Mark Ukshini q\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr dhe nj\u00eb\npersonalitet t\u00eb spikatur. P\u00ebrkundrazi, ajo martes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishte bekim, pasi\nvotra e tij do t\u00eb mbushej plot. Mark Ukshini kishte l\u00ebn\u00eb qytet\u00ebrimin\nper\u00ebndimor, Belgjik\u00ebn p\u00ebr tradit\u00ebn, atdhetarin\u00eb, familjen dhe e gjitha kjo\nk\u00ebtij shqiptari t\u00eb panjoll\u00eb i ishte shp\u00ebrblyer me \u201cSpa\u00e7in\u201d, shtat\u00eb vite burg\npolitik, pasi p\u00ebr Markun atdheu nuk kishte \u00e7mim. E kishte kund\u00ebrshtuar hyrjen\nn\u00eb kooperativ\u00eb, nuk kishte qen\u00eb dakord me prishjen e kishave m\u00eb 1967, \u00e7ka\nkishte ardhur duke e formuluar hap pas hapi akuz\u00ebn kund\u00ebr tij. Apo nuk ishte\ndhe dh\u00ebnd\u00ebr Mirakajsh? N\u00eb vitin 1969 d\u00ebnohet p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb dhe\nlirohet m\u00eb 1976. E kryen d\u00ebnimin dhe i rikthehet jet\u00ebs, por nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vitit\n1985, teksa po kujdesej p\u00ebr qet\u00eb e kooperativ\u00ebs, papritur e merr me vete\nvorbulla e Drinit, lumi q\u00eb e kishte dashur mbi \u00e7do gj\u00eb dhe kishte thurur \u00ebndrra\nbuz\u00eb tij. Paradoksi politik nuk mund t\u00eb mos shfaqet edhe k\u00ebtu, pa\u00e7ka tragjedis\u00eb\nfamiljare, sekretari i Partis\u00eb i drejtohet Vitores se n\u00ebse trupi i t\u00eb shoqit\nnuk gjendet brenda pes\u00eb dit\u00ebsh, at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb shpallim se ai \u00ebsht\u00eb arratisur\nn\u00eb Jugosllavi!? Kurse ajo ia kthen: \u201cAi nuk ndejti atje kur ishte pa familje e\nf\u00ebmij\u00eb, jo m\u00eb do t\u00eb arratisej tash!\u201d Dit\u00ebn e gjasht\u00eb trupi i tij u gjet n\u00eb breg\nt\u00eb lumit disa kilometra m\u00eb posht\u00eb&#8230;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Ja, k\u00ebshtu na e p\u00ebrcjell libri monografik\nfigur\u00ebn e Mark Ukshinit, q\u00eb autor\u00ebt e kan\u00eb shkruar me mb\u00ebshtetjen e familjar\u00ebve\nt\u00eb tij, sidomos t\u00eb djalit, Prel\u00eb Deda, nj\u00ebri nga themeluesit e Partis\u00eb\nDemokratike n\u00eb Puk\u00eb dhe drejtues i saj, q\u00eb prej vitesh rron familjarisht n\u00eb\nAmerik\u00eb, si dhe dy v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e tij. Atje \u00ebsht\u00eb dhe Vitorja, bart\u00ebsja e gjall\u00eb\ne k\u00ebsaj historie fisnik\u00ebsh, q\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb erdhi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb promovimin e\nlibrit kushtuar t\u00eb shoqit. Amerika q\u00eb dikur t\u00eb kallte frik\u00ebn, dhe kur p\u00ebrmendej\nsi em\u00ebr, erdhi dita e u b\u00eb votra e re e familjes s\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb Mark\nUkshinit. Vitorja kujton nj\u00eb ndodhi me \u201cAmerik\u00eb\u201d, aty nga fillimi i viteve \u201970,\nkur sekretari i Partis\u00eb mblodhi popullin dhe, p\u00ebr ta provokuar r\u00ebndsh\u00ebm, i\ndrejtohet asaj me pyetjen se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur sot n\u00eb Amerik\u00eb? Vitorja,\ne m\u00ebsuar me situata t\u00eb tilla kritike, i p\u00ebrgjigjet \u201cshokut\u201d t\u00eb Partis\u00eb se ku\nmund ta dinte ajo n\u00eb katund se \u00e7far\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Amerik\u00eb? Por komisari i kuq plasi\nbomb\u00ebn: \u201cSi nuk e ditke ti, ke dy v\u00ebllez\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb?\u201d Sado t\u00eb trysnuar,\nnjer\u00ebzit e tubuar aty nuk e duartrokit\u00ebn demaskimin publik q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u2019i\nb\u00ebnte gruas s\u00eb pambrojtur t\u00eb Ukshin\u00ebve dhe Mirakajve sekretari. Bashk\u00ebkoh\u00ebsit\nkujtojn\u00eb se dhe p\u00ebr Markun asokohe Sigurimi kishte trilluar \u201clegjend\u00ebn\u201d se ai\nd\u00ebgjonte radiot e Amerik\u00ebs&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundi, sot mund t\u00eb d\u00ebgjosh plot\ndrejtues shteti n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbetohen e t\u00eb rrahin gjoksin p\u00ebr Atdheun, por\nnj\u00eb vep\u00ebr si e Mark Ukshin Ded\u00ebs flet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do gj\u00eb. Ndaj kjo histori ia\nvlen t\u00eb p\u00ebrshtatet e t\u00eb vihet n\u00eb tekstet shkollore, p\u00ebr vlerat e saj edukative\nt\u00eb gjithkohshme. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: NDUE DEDAJ Jan\u00eb disa njer\u00ebz, t\u00eb mir\u00ebnjohur n\u00eb zonat e tyre, q\u00eb meritojn\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb publike, qoft\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb ngjarje t\u00eb pazakont\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb ata vet\u00eb e kan\u00eb krijuar, shpesh duke rrezikuar jet\u00ebn, rav\u00ebs p\u00ebr kah dashuria. Mark Ukshin Deda, nga Berisha e Puk\u00ebs, ka vuajtur shtat\u00eb vite&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9733,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-9732","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9732"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9732\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9734,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9732\/revisions\/9734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}