Interviste me ish Kryetarine  Vatres Dr. Gjon  Bu\u00e7aj<\/p>\n\n\n\n
March 20, 2022<\/p>\n\n\n\n
(Pjesa\ne dyt\u00eb)<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Intervisoi: Elida\nBu\u00e7papaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Grupi juaj i\nVatran\u00ebve nuk e njoh\u00ebt Kuvendin 19 janar 2020, p\u00ebrse?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2019 mbaroi afati i kryetarit\ndhe i t\u00eb gjitha organeve t\u00eb tjera t\u00eb Vatr\u00ebs. Gjat\u00eb atyne dy vjetve nuk u thirr\nkuvendi simbas Kanunores, prandej u krijue nji vakum ligjor institucional. Z.\nMishto me grupin e vet nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u2019u ul\u00eb me\np\u00ebrgatit\u00eb bashkarisht nji kuvend t\u00eb rregullt. Prandej nji grup Vatran\u00ebsh, t\u00eb\nshqetsuem p\u00ebr Vatr\u00ebn q\u00eb po shkat\u00ebrrohej, e pane t\u00eb domosdoshme nd\u00ebrmarrjen e\nnji veprimi. U ba nji takim me dat\u00ebn 5 tetor 2019 n\u00eb Bronx, NY, ku u analizue\ngjendja e Vatr\u00ebs dhe u vendos q\u00eb t\u00eb thirret kuvendi dhe t\u00eb baheshin p\u00ebrpjekje\np\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr bashk\u00ebpunim me pal\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr nji kuvend t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb\nqellim u krijue Komisioni Vatra 5 tetor 2019, i cili tentoi pa sukses t\u00eb fliste\nme z. Mishto me shok\u00eb. Komisioni caktoi mbajtjen e kuvendit me dat\u00ebn 25 prill\n2020 n\u00eb New York. Z. Mishto thirri nji mbledhje me bashk\u00ebpuntor\u00ebt me 11 dhetor\n2019 dhe vendosi me ba nji kuvend tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuem n\u00eb Michigan, me 19\njanar 2020. Praktikisht n\u00eb at\u00eb mbledhje Vatra u ba dysh\u00eb. P\u00ebrgatitjet p\u00ebr at\u00eb\nkuvend u ban\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e p\u00ebr\u00e7amjes dhe p\u00ebrjashtimit t\u00eb \u00e7do mund\u00ebsie p\u00ebr\nmarr\u00ebveshje e bashk\u00ebpunim. Nji nga organizator\u00ebt shp\u00ebrndau me shkrim k\u00ebrcnimin\nse \u201ci pret shpata e kuvendit ata q\u00eb nuk jan\u00eb me ne\u201d. Pik\u00ebrisht ky k\u00ebrcnues\nbahet edhe kryetar i kuvendit, ku u vendos p\u00ebrjashtimi i Komisionit 5 tetor,\ndhe i deg\u00ebvet q\u00eb ishin deklarue me Komisionin.<\/p>\n\n\n\n
Kryetari i sot\u00ebm q\u00eb u\nzgjodh me propozimin e z. Mishto, n\u00eb nji intervist\u00eb te Z\u00ebri i Amerik\u00ebs u pyet\nnga gazetari p\u00ebr p\u00ebrjashtimet dhe ai, tue e dijt\u00eb se p\u00ebrjashtimet jan\u00eb veprime\nnegative dhe t\u00eb turpshme, u p\u00ebrgjigjet se nuk ka pas\u00eb p\u00ebrjashtime, por \u201cka qen\u00eb\nvet\u00ebm nji keqkuptim\u201d, nd\u00ebrsa gazeta Dielli online e kishte publikue p\u00ebrshkrimin\nzhvillimit t\u00eb kuvendit, tue p\u00ebrfshi edhe p\u00ebrjashtimet. N\u00eb procesin gjyq\u00ebsor u\ndokumentue se p\u00ebrjashtimet u ban\u00eb me vot\u00eb unanime.<\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb\npandemis\u00eb Komisioni Vatra 5 tetor e shtyni kuvendin p\u00ebr 31 tetor 2020. Ai\nkuvend u ba n\u00eb p\u00ebrputhje me Kanunoren dhe me tradit\u00ebn e Vatr\u00ebs, u zgjodh\u00ebn n\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt Kryesia2 dhe Keshilli Drejtues3.<\/p>\n\n\n\n
Vatra me kryetar z.\nAhmet Xhafo kishte nji ekip intelektual\u00ebsh t\u00eb aft\u00eb dhe kompetent\u00eb dhe filloi\nveprimtarin\u00eb e saj kulturore e historike n\u00eb hulli t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrpreme p\u00ebr\nma se dy vjet. P\u00ebrve\u00e7 deklaratave p\u00ebr shtyp n\u00eb raste t\u00eb nevojshme, u sh\u00ebnue me\nnji seminar p\u00ebrkujtimor 100 vjetori i lindjes s\u00eb Arshi Pip\u00ebs i cili, p\u00ebrve\u00e7\nvlerave t\u00eb m\u00ebdha intelektuale e patriotike q\u00eb kishte, pat sh\u00ebrbye si kryetar i\nVatr\u00ebs dhe editor i gazet\u00ebs Dielli n\u00eb nji koh\u00eb kritike p\u00ebr k\u00ebto dy institucione\nkombtare. Gjithashtu, ky ekip organizoi edhe nji Symposium nd\u00ebrkombtar mbi\nrolin e Arvanitasve n\u00eb luft\u00ebn greke p\u00ebr pavar\u00ebsi, me pjes\u00ebmarrje ekspert\u00ebsh\nkompetent\u00eb shqiptar\u00eb e t\u00eb huej, tue p\u00ebrfshi edhe historian\u00eb nga universitete t\u00eb\nGreqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebrkoh\u00eb pala tjet\u00ebr,\ngjithnji n\u00eb k\u00ebrkim legjimiteti, n\u00eb vend q\u00eb me zhvillue aktivitete t\u00eb mbara n\u00eb\np\u00ebrputhje me programet tradicionale t\u00eb Vatr\u00ebs, vendos\u00eb me ba nji padi gjyq\u00ebsore\nkund\u00ebr k\u00ebsaj Vatre legjitime, p\u00ebr t\u2019ia shue veprimtarin\u00eb dhe emnin.<\/p>\n\n\n\n
M\u00eb duhet me p\u00ebrmend\u00eb se\nkur Komisioni p\u00ebrgaditor njoftoi mbajtjen e Sympoziumit p\u00ebr rolin e\narvanitasve, editori u vu n\u00eb veprim q\u00eb ta sabotonte. Njoftoi me e-mail se i\nkishte kontaktue s\u00eb paku 10 ligj\u00ebrues q\u00eb kishin konfirmue pjes\u00ebmarrjen, t\u00eb\ncil\u00ebvet u kishte k\u00ebrkue t\u00eb mos merrnin pjes\u00eb n\u00eb Sympozium, sepse ajo Vat\u00ebr nuk\nasht legjitime, dhe krenohej se ia kishte dal\u00eb me bind\u00eb s\u00eb pakut nji nga ata q\u00eb\nt\u00eb hiqte dor\u00eb nga pjes\u00ebmarrja. N\u00eb realitet Sympoziumi p\u00ebrfundoi me shum\u00eb sukses\ndhe asnji nga pjes\u00ebmarr\u00ebsat nuk mungoi, por ky gjest tregon se sa larg kan\u00eb\nshkue p\u00ebrpjekjet \u201cp\u00ebr t\u00eb mbrojt\u00eb Vatr\u00ebn\u201d, q\u00eb koha e ka tregue se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\nishin, dasht\u00eb a pa dasht\u00eb, n\u00eb mbrojtje t\u00eb procesit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb Vatr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet\nedhe nji gjest jo i mir\u00eb i editorit. Kur Komisioni Vatra 5 tetor 2019 l\u00ebshoi\nnji deklarat\u00eb, un\u00eb ua p\u00ebrcolla p\u00ebr dijeni tre miqvet An\u00ebtar\u00eb Nderi t\u00eb Vatr\u00ebs.\nAkademiku kosovar, prof. dr. Jusuf Bajraktari iu p\u00ebrgjegj Komisionit dhe\nshprehu gjykimin logjik se kur ka mosmarr\u00ebveshje, m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i zgjidh\u00eb asht\nveprimi i nji komisioni, t\u00eb cilit ai i d\u00ebshiroi sukses p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Vatr\u00ebs.\nEditori ia hoqi emnin nga gazeta. Duhet t\u00eb shtoj se emnimi an\u00ebtar\u00eb nderi i tre\npersonaliteteve t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare ishte vendim i K\u00ebshillit Drejtues p\u00ebr t\u2019i\nnderue ata por p\u00ebr t\u00eb nderue edhe Vatr\u00ebn. Ky gjest nuk ia cenon aspak\nprestigjin Akademikut t\u00eb nderuem, por ul\u00eb at\u00eb gazet\u00ebs Dielli dhe t\u00eb Vatr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Ka edhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb\ndiskreditue me qendrime negative e shpesh t\u00eb pakuptimta, por p\u00ebr mue viktima ma\ne dhimshme e fenomenit \u201cMishto\u201d ka qen\u00eb editori, i cili ka punue shum\u00eb p\u00ebr\ngazet\u00ebn dhe p\u00ebr Vatr\u00ebn, por me ardhjen e Mishtos, Dielli ka censurue\nbashk\u00ebpuntor\u00eb Vatran\u00eb e jo vatran\u00eb, ka botue shkrime false e shpifje q\u00eb ia\ncenojn\u00eb vler\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Meq\u00eb fol\u00ebt p\u00ebr\neditorin, p\u00ebr editorin e tanish\u00ebm, Sokol Paj\u00ebn, \u00e7\u2019mendime keni?<\/strong>
\nDr. Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Nuk e njoh, por vlen t\u00eb p\u00ebrmendi nji episod\ndomethan\u00ebs q\u00eb ka t\u00eb baj\u00eb me mue. Para disa muejsh vdiq Gjergj Balaj, i biri i\nPjet\u00ebr Balajt, kushri i imi, nanat motra. Dit\u00ebn e vorrimit, n\u00eb mesh\u00ebn e\np\u00ebrshpirtjes, mbas eulogjis\u00eb s\u00eb meshtarit dhe t\u00eb f\u00ebmjve t\u00eb t\u00eb ndjemit, fola\nedhe un. Ky editori i ri botoi p\u00ebrshkrimin e ceremonis\u00eb mortore dhe eulogjit\u00eb\ntjera, por fjal\u00ebt e mia as emnin tim nuk i p\u00ebrmendi, pra i censuroi. Nuk e\nkuptoj pse e bani k\u00ebt\u00eb gjest, por e dij se Mishto e kompani (kryetari i ri, ish\neditori e tjer\u00eb) ishin t\u00eb pranish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Ju si Vatran\nVeteran, plus si ish Kryetar i Vatr\u00ebs, a i shprehni qendrimet tuaja tek Dielli,\ngazeta e Vatr\u00ebs?<\/strong>
\nDr.Bu\u00e7aj:<\/strong> Jo! Kam pas\u00eb d\u00ebrgue 2-3 shkrime t\u00eb tilla, por editori nuk\ni ka botue. Shkrimin \u201cPse un\u00eb e p\u00ebrkrahi Komisionin\u201d, nuk e botoi, por shkroi\nnji editorial me titull \u201cPse Komisioni nuk asht legjitim\u201d, tue kund\u00ebrshtue\npohimet e mia, por shkrimin tim nuk e ka publikue q\u00eb lexuesi t\u2019i kishte t\u00eb dy\nshkrimet p\u00ebrpara p\u00ebr t\u2019i krahasue. K\u00ebshtu lexuesat e Diellit, Vatran\u00eb e t\u00eb\ntjer\u00eb, nuk i dijn\u00eb qendrimet e mia. E qart\u00eb q\u00eb ky ishte qellimi i editorit.\nK\u00ebtij t\u00eb tashmit nuk i kam d\u00ebrgue shkrime, tue pas\u00eb parasysh gjestin e tij q\u00eb kam\np\u00ebrmend\u00eb ma nalt.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Dikur Vatra\nb\u00ebnte protesta. Ku p\u00ebrfundoi shpirti i protest\u00ebs i Vatran\u00ebve ?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Mungesa e protestave pasoj\u00eb e kursit t\u00eb Mishtos dhe\nky tjetri duket se asht i t\u00eb njejt\u00ebs rrug\u00eb. Sepse Mishto ndryshoi vij\u00ebn\nkomb\u00ebtare t\u00eb Vatr\u00ebs e heshti kur duhej t\u00eb bu\u00e7iste kund\u00ebr ekstremistavet grek\u00eb\ndhe ngjarjeve dramatike q\u00eb ndodh\u00ebn, kur rrezikohej ndarja e Kosov\u00ebs apo\npretendimet p\u00ebr Open Balkan etj.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Vatra k\u00ebshtu u\nnda n\u00eb dysh. N\u00eb 2020 Vatra juaj q\u00eb kishte kryetar Ahmet Xhafon u hodh n\u00eb gjyq\nnga Vatra q\u00eb nga zgjedhjet e janarit 2020 kishte zgjedhur kryetar Elmi Berish\u00ebn\nme \u00e7far\u00eb akuze?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Akuza ishte p\u00ebr p\u00ebrdorimin e emnit dhe t\u00eb simbolit\n(logo) t\u00eb Vatr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: A ishte i\nshtrenjt\u00eb ky proces gjyq\u00ebsor dhe si p\u00ebrfundoi?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Dihet se nji proces gjyq\u00ebsor asht i kushtuesh\u00ebm, i\ntill\u00eb ishte edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb dy pal\u00eb. Edhe i pafajsh\u00ebm, kur je i\npaditun duhet t\u00eb paguejsh p\u00ebr t\u2019u mbrojt\u00eb. Shpenzimi i Vatr\u00ebs tradicionale ka\npas\u00eb nji dobi, sepse asht mbledh\u00eb nji material voluminoz, pothuejse i plot\u00eb, q\u00eb\ndokumenton n\u00eb detaje, nga nji an\u00eb veprimtarin\u00eb shkatrruese t\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb k\u00ebrkim\nt\u00eb nji legjimiteti, dhe nga ana tjet\u00ebr p\u00ebrpjekjet e parreshtuna t\u00eb Vatr\u00ebs\ntradicionale p\u00ebr ta k\u00ebthye n\u00eb binar\u00eb normal\u00eb. Ky dokumentim p\u00ebrfshin\u00eb periudh\u00ebn\nprej 10 qershorit 2017 e deri te hipokrizia e pashembullt e dit\u00ebvet tona dhe\nmendoj se duhet t\u00eb publikohet n\u00eb nji volum t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe nji kopje do t\u00eb\nmbetet n\u00eb arkivin e Vatr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Se si p\u00ebrfundoi procesi\ngjyq\u00ebsor, e kam spjegue pjes\u00ebrisht n\u00eb nji p\u00ebrgjigje ma nalt. K\u00ebtu po shtoj se\nmbas nji periudhe shum\u00eb muejsh me shpenzime kohe e t\u00eb hollash, dhe mbasi u\nplotsue grumbullimi i dokumentacionit, padit\u00ebsi vendosi me kontaktue zotin\nXhafo dhe i propozoi nji marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrpre procesin gjyq\u00ebsor dhe me u\nba Vatrat bashk\u00eb. Z. Xhafo, tue u mb\u00ebshtet\u00eb n\u00eb deshir\u00ebn q\u00eb Vatran\u00ebt t\u00eb jen\u00eb\nbashk\u00eb n\u00eb nji Vat\u00ebr t\u00eb vetme, u tregue i gatsh\u00ebm dhe k\u00ebshtu Vatra tradicionale\nra dakord. Por marr\u00ebveshja (Agreement) u ba kryesisht ashtu si e k\u00ebrkoi padit\u00ebsi\ndhe u aprovue me shumic\u00eb votash nga K\u00ebshilli Drejtues. E kam spjegue ma nalt\npse Dr. Nexhat Kali\u00e7i dhe un\u00eb nuk e kemi n\u00ebnshkrue4)<\/strong>. Shpenzimi asht dam\nmaterial, por asht ma i rand\u00ebsish\u00ebm dami moral q\u00eb ka psue Vatra me nji padi n\u00eb\nmes Vatran\u00ebve. Kryetari i sot\u00ebm, autor i k\u00ebsaj padie, ka krijue nji precedent\nt\u00eb damsh\u00ebm q\u00eb diskrediton rand\u00eb at\u00eb dhe bashk\u00ebpuntor\u00ebt e tij. Nuk e dij sa do\nt\u00eb jetoj\u00eb kjo organizat\u00eb, por historia e saj do t\u00eb jetoj\u00eb aq sa jeton kombi i\nyn\u00eb. Kjo padi dhe emni i autorit t\u00eb saj me bashk\u00ebpuntor\u00eb, do t\u00eb mbeten\nsi nji dang\u00eb e zez\u00eb n\u00eb historin\u00eb e lavdishme t\u00eb Vatr\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Pyetje: N\u00eb Kuvendin e 26\nshkurtit 2022 u ndryshua Kanunorja e percaktuar ne vitin 1926, a mund te\nndryshoj\u00eb Kanunorja, si dhe kur?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Kanunorja mund t\u00eb ndryshohet mbas nji diskutimi\nshkoqit\u00ebs nga individ\u00eb kompetenta, dhe mbasi t\u00eb formulohet propozimi i\nargumentuem mir\u00eb dhe t\u00eb paraqitet p\u00ebr aprovim n\u00eb nji kuvend t\u00eb rregullt e\nlegjitim. Votat pro ndryshimit duhet t\u00eb jen\u00eb s\u00eb paku nga 2\/3 e delegat\u00ebve t\u00eb\nrregullt. Duhet theksue se edhe n\u00eb t\u00eb kaluemen jan\u00eb ba tentativa p\u00ebr ta\nndryshue. N\u00eb vitin 1984 n\u00eb nji komision me eksperienc\u00eb dhe legjitim ka hartue\nnji Kanunore te re, por asht vendos\u00eb q\u00eb Kanunorja t\u00eb mos ndryshohet dhe k\u00ebshtu\nka mbet\u00eb vet\u00ebm si projekt, i cili mendoj se asht n\u00eb arkivin e Vatr\u00ebs. N\u00eb\nKuvendin e vitit 2013 u diskutue nevoja p\u00ebr ndyshime q\u00eb k\u00ebrkon koha dhe u\nformue nji komision p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb. N\u00eb Kuvendin e vitit 2014, komisioni paraqiti\nnji projekt dhe, nd\u00ebrsa diskutohej p\u00ebr projektin, dominoi nji mendim i cili\nqarkullonte edhe ma par\u00eb, q\u00eb Kanunorja orgjinale t\u00eb mos prekej, kur\u00ebse\nndryshimet e nevojshme t\u00eb hartoheshin si shtesa (Amendments), dhe ashtu u ba.\nShtesat u aprovuen, shumica u hartuen aty kurse nji pjes\u00eb iu la kryesis\u00eb p\u00ebr\nredaktim, me porosin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrktheheshin anglisht dhe to botohen s\u00eb bashku me\nKanunorn origjinale t\u00eb vitit 1926..<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Dometh\u00ebn\u00eb deri\nn\u00eb Kuvendin e 26 shkurtit 2022, Kanunorja e vendosur n\u00eb vitin 1926 nuk \u00ebsht\u00eb\nndryshuar kurr\u00eb apo jo ?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj<\/strong>: Kanunorja e botueme n\u00eb vitin 1926 nuk asht ndryshue\nkurr\u00eb. Por asht ruejt\u00eb e paprekun p\u00ebr vler\u00ebn historike edhe juridike t\u00eb saj.\nAsht ribotue si fotokopje n\u00eb vitin 1995, pa asnji ndryshim. Asht ribotue si\nfotokopje pa asnji ndryshim n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, me shtesat (Amendments) t\u00eb bashkangjituna\nn\u00eb fund t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Nga ndryshimi i\nKanunores u zgjat mandati i kryetarit nga dy vjet ne kat\u00ebr vjet, mandati dy\nvje\u00e7ar prej cilit vit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kanunore, cili eshte opinioni juaj\nper k\u00ebt\u00eb ndryshim?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Opinioni im dhe i shum\u00ebkuj\u00eb asht se ndryshimi\ni Kanunores asht ba n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pirateske<\/strong>, nga \u201cKomisioni i garancive t\u00eb\nkanunores\u201d(sic!), komision ilegjitim, i emnuem prej Dritan Mishtos menjiher\u00eb\nmbas kuvendit 2017, para se t\u00eb formoheshin organet tjera t\u00eb Vatr\u00ebs, njisoj si\nkrijimi i \u201cKabinetit t\u00eb Presidentit\u201d nji struktur\u00eb qesharake p\u00ebr nji organizat\u00eb\nsi Vatra. Kuptimi i \u201cGarancive t\u00eb Kanunores\u201d asht ruejtja, jo shuemja e\nKanunores. Ndryshimi i saj asht ilegjitim dhe i papranuesh\u00ebm!<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: N\u00eb programin e\nkryetarit n\u00eb pik\u00ebn 5. Elmi Berisha parashikon bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me\nqeverin\u00eb e Tiran\u00ebs, kur n\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb regjim hibrido-mafioz. N\u00eb mandatin\ne par\u00eb Elmi Berisha u takua me Gramoz Ru\u00e7in, nga ana tjet\u00ebr mban distanc\u00eb me\nopozit\u00ebn, bile tek Dielli ushtron censur\u00eb dhe nuk lejon as botimin e qendrimeve\nt\u00eb Vatran\u00ebve, \u00e7far\u00eb mendimi keni?<\/strong>
\nDr. Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Po, ashtu i ka qendrimet. N\u00eb intervisten dhan\u00eb tek\nVOA mbasi u ba kryetar, pat than\u00eb se \u201cna do t\u00eb promovojm\u00eb \u00e7do gja q\u00eb vjen nga\nTirana zyrtare dhe nga Prishtina zyrtare\u201d, ishte koha kur Tha\u00e7i ishte n\u00eb\npushtet dhe manipulonte p\u00ebr \u201cshk\u00ebmbim territoresh\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Mandati i dyt\u00eb i\nElmi Berish\u00ebs u pershendet nga Dritan Mishto, i cili midis t\u00eb tjerave vinte\ntheksin tek \u201creformat n\u00eb Vat\u00ebr q\u00eb kishte kryer Elmi Berisha gjate dy viteve\u201d,\nmendoni se ka kryer reforma ?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Ka pas\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta p\u00ebrsh\u00ebndesi, sepse ai (Elmi\nBerisha) ka vazhdue veprimet shkatrruese n\u00eb Vat\u00ebr. Reformat q\u00eb ka ba jan\u00eb:\nndryshimi i Kanunores, mohimi i shtesave (Amendments) t\u00eb aprovueme nga kuvende\nlegjitim\u00eb, ka p\u00ebrjashtue kund\u00ebrshtar\u00ebt e Mishtos dhe ka fut\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr praktik\u00ebn\ne padive gjyq\u00ebsore p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Si nj\u00eb Vatran\nVeteran si e p\u00ebrshkruani situat\u0113n n\u00eb Vat\u00ebr dhe si do ta desh\u00ebt t\u00eb jet\u00eb Vatra?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> N\u00eb kuvendin e 26 shkurtit jan\u00eb ndigjue fjal\u00eb\npozitive nga shum\u00eb fol\u00ebsa, se si duhet t\u00eb jet\u00eb Vatra pa p\u00ebrjashtime, me\nharmoni, duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb mbi interesat p\u00ebrsonale, duhet t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr\ninteresat komb\u00ebtare e tjera. Disa q\u00eb i njof kan\u00eb fol\u00eb k\u00ebshtu me zem\u00ebr, por me\nt\u00eb njejtin ton kan\u00eb fol\u00eb edhe disa q\u00eb kan\u00eb shum\u00eb \u201cmerita\u201d p\u00ebr gjendjen ku ka ra\nVatra. A jan\u00eb vet\u00ebdijsue shqiptar\u00ebt se Vatra nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb k\u00ebshtu dhe\nse Vatra duhet k\u00ebthye n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb na treguen themeluesat dhe na lan\u00eb\nVatr\u00ebn amanet?<\/strong> Le t\u00eb shpresojm\u00eb! Deshira e ime asht q\u00eb ta shoh Vatr\u00ebn\nn\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb ia p\u00ebrcaktuen themeluesat e ndritun dhe Vatran\u00ebt e mbajt\u00ebn me\nsakrifica dhe me ideliz\u00ebm p\u00ebr ma se nji shekull, me der\u00eb t\u00eb hapun p\u00ebr shqiptar\u00eb\nt\u00eb ndershm\u00eb, me respetimin rigoroz t\u00eb Kanunores.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Nga komunikimet\nme ju, m\u00eb keni treguar se k\u00ebto dit\u00eb del n\u00eb qarkullim libri juaj. Si titullohet\ndhe cila asht brendia?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> \u201cVATRA n\u00eb kap\u00ebrcyell t\u00eb shekujve\u201c, kurse mbrendia\nasht kryesisht arkivore.<\/p>\n\n\n\n
Ju faleminderit shum\u00eb i\nnderuari Dr.Bu\u00e7aj.<\/strong><\/p>\n\n\n\n
\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014<\/p>\n\n\n\n
1)<\/strong>Anetaret e Komisionit VATRA 5 Tetor 2019
\n[1] Z. Sergio Bitici
\n[2] Z. Ahmet Giaffo
\n[3] Z. Ahmet Hoti
\n[4] Dr. Nexhat Kalici
\n[5] Z. Kris Kirka
\n[6] Dr. Elton Mara
\n[7] Z. Armin Zotaj<\/p>\n\n\n\n
2)<\/strong>Kryesia
\nAhmet Xhafo \u2013 Kryetar
\nUk\u00eb Gjobalaj \u2013 n\u00ebn\/kryetar
\nAhmet Hoti \u2013 n\u00ebn\/kryetar
\nElton Mara \u2013 sekretar
\nEduard Bu\u00e7aj -thesari<\/p>\n\n\n\n
3)<\/strong>Keshilli Drejtues
\nAhmet Xhafo
\nUk\u00eb Gjobalaj
\nAhmet Hoti
\nElton Mara
\nEduard Bu\u00e7aj
\nDr. Nexhat Kalici
\nDr. Mithat Gashi
\nChris Kirka
\nZhan Lito
\nArmin Zotaj
\nAlbert Perndocaj<\/p>\n\n\n\n
4)<\/strong>Pikat pse nuk e kam n\u00ebnshkrue marr\u00ebveshjen\n(Agreement)
\n1- Inclusion of Vatra Foundation, Inc. has no place in the \u201cAgreement\u201d and it\nis non-negotiable, for The Vatra Foundation, Inc. is not in the legal suite and\nit makes no sense legally or logically.<\/p>\n\n\n\n
2. Discarding Amendments\nof the Bylaws (Agreement \u2013 Terms \u2013 #3 Definition) is in violation of the Bylaws\nitself. The Amendments were discussed and approved by two regular conventions\nin 2014 and 2015. Most of them were approved by earlier regular conventions,\nand Vatra has been operating in respect to those earlier amendments for\ndecades, although they were not joined to the printed Bylaws until 2017. Those\namendments may be changed or deleted by a regular convention with 2\/3 of votes\nONLY, while new amendments may be added with a majority vote of 50+1, at the\ncondition that the convention is held in accordance with the Bylaws.<\/p>\n\n\n\n
3. Exclusion of Dr.\nKalici from taking part in the convention is not justified even by their own\nstandards. Dr. Kalici is accused as Chairman of the Newburg Chapter, but he\nrefuses to implicate the Foundation by signing the Agreement, and not in regard\nto the Newburg Chapter.<\/p>\n\n\n\n
4. The Plaintiff VATRA\u2019s\nexecutive board or the \u201cCommittee\u201d may propose reinstating of chapters and\nindividuals that were expelled at the January 19 convention, but only the\nconvention may effectively readmit them (an apology for the expulsion would be\nappropriate),<\/p>\n\n\n\n
5. Both sides should\nmerge in one at the convention prepared seriously by the \u201cCommittee\u201d, regarding\nthe bylaws and\/or amendments. Mr. Giaffo going to be v\/c president in place of\nMr. Malota at the signing of the agreement doesn\u2019t look like the result of\nnegotiations in good faith.<\/p>\n\n\n\n
6. Confidentiality has no place in the Agreement; this is a public organization and the transparency is an obligation not only to the membership, but also to the public at large, here in the US and in the homeland. Regarding this law suit, the statement that \u201cIt was a passionate misunderstanding that has been resolved\u201d, is a flat lie, a hypocritic statement that discredits the signatories and the professionality of the Agreement itself.<\/p>\n\n\n\n
Publikuar ne : Voal.ch<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Dr.Gjon Bu\u00e7aj:Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkat\u00ebrruese n\u00eb Vat\u00ebr, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktik\u00ebn e padive gjyqsore Interviste me ish Kryetarine  Vatres Dr. Gjon  Bu\u00e7aj March 20, 2022 (Pjesa e dyt\u00eb) Intervisoi: Elida Bu\u00e7papaj Pyetje: Grupi juaj i Vatran\u00ebve nuk e njoh\u00ebt Kuvendin 19 janar 2020, p\u00ebrse? Dr.Gjon Bu\u00e7aj: N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2019…<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9603,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9605"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9606,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9605\/revisions\/9606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}