VOAL, March 19, 2022<\/p>\n\n\n\n
Intervistoi: Elida\nBu\u00e7papaj<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Prej sa vjet\u00ebsh\nkeni kontribuar n\u00eb Vat\u00ebr?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Prej kur kam ardh\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, nandor 1974.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: A mund t\u00eb\nkujtoni emra dhe figura Vatran\u00ebsh midis tyre ish kryetar\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs?<\/strong>
\nDr. Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> P\u00ebrve\u00e7 Anthony Athanas dhe Christo Thanas q\u00eb kan\u00eb\nqen\u00eb kryetar\u00eb ma heret, m\u00eb kujtohen: Peter Chicos, Llazo Vishnja, Harry Stoia,\nAhmet Dervishi, Peter Lukas, Paulin\u00eb Lukas, Arshi Pipa, k\u00ebta si kryetar\u00eb, por\nVatran\u00eb tjer\u00eb po p\u00ebrmendi vet\u00ebm disa, si Barny Kirka, Peter Ktona, Dr. Hamdi\nOru\u00e7i, Ing. Mahmud Cungu, Dr. Eduard Li\u00e7o, Dr. Selahedin Velaj, Xhevat\nKallajxhi-editor i \u201cDiellit\u201d, Ali Demirali, Rexhep Kumbar\u00e7e, Nexhmije Zaimi,\nRamiz Dani e tjer\u00eb.  Asht nji plejad\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt kam bashk\u00ebpunue dekadave\nt\u00eb fundit. Nga k\u00ebta po p\u00ebrmendi disa q\u00eb as k\u00ebta nuk jetojn\u00eb ma, si Ing. Agim\nKaragjozi t\u00eb cilin e pata kryetar p\u00ebr 18 vjet, Abdullah Kaloshi, Jonuz Ndreu,\nZef Perndocaj, Mustaf Elezi, Arif Nezaj, Hajdar Tonuzi. Bashk\u00ebpunimi me k\u00ebta ka\nqen\u00eb i sinqert\u00eb, mund t\u00eb them edhe i p\u00ebrzem\u00ebrt, t\u00eb gjith\u00eb aktiv\u00eb, asnjeni nuk\npunoi p\u00ebr \u201cpozit\u00eb\u201d n\u00eb Vat\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb ba em\u00ebn as p\u00ebr ta ndryshue Vatr\u00ebn, vet\u00ebm\np\u00ebr ta ndimue q\u00eb t\u00eb mbijetoj\u00eb dhe t\u00eb forcohet n\u00eb drejtimin dhe n\u00eb\nfrym\u00ebn q\u00eb i dhan\u00eb themeluesat, k\u00ebshtu q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb forc\u00ebn p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb zot\ninteresavet komb\u00ebtare.<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Pyetje: P\u00ebrpara pak\ndit\u00ebsh u mbajt Kuvendi i Vatr\u00ebs, a ishit i ftuar si ish kryetari i Vatr\u00ebs?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Nuk kam qen\u00eb i ftuem, p\u00ebrkundrazi e kam pas\u00eb \u201ct\u00eb\nndalueme\u201d pjes\u00ebmarrjen.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: T\u00eb mos ftosh n\u00eb\nKuvend nj\u00eb Veteran Vatran, ish Kryetarin e Vatr\u00ebs, duket krejt pa arsye\nnjer\u00ebzore. P\u00ebrse e keni pasur \u201ct\u00eb ndaluar\u201d ?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> P\u00ebrgjegjia p\u00ebr pyetjen p\u00ebrse asht histori pak e\ngjat\u00eb, por po e p\u00ebrmbledh shkurtimisht. Vatra e dal\u00eb nga kuvendi q\u00eb zoti Mishto\norganizoi n\u00eb Michigan me 19 janar 2020, ku me propozimin e tij u zgjodh\nkryetari aktual, paditi n\u00eb gjyq Vatr\u00ebn q\u00eb kryesonte zoti Ahmet Xhafo. N\u00eb\naktakuz\u00eb kishin vu 4 emna, z. Ahmet Xhafo \u2013 kryetar, z. Armin Zotaj \u2013 kryetar i\ndeg\u00ebs Washington, DC, Dr. Nexhat Kali\u00e7i \u2013 kryetar i Vatra Foundation, Inc.\n(Fondacioni i Vatr\u00ebs) dhe emni i im, megjith\u00ebse un\u00eb isha vet\u00ebm antar i thjesht\u00eb\nqysh prej kuvendit t\u00eb qershorit 2017 dhe nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e grupit\nvendimmarr\u00ebs, nuk kam pas\u00eb rol n\u00eb pun\u00ebt e Vatr\u00ebs prej 5 tetorit 2019 kur qe\nthemelue Komisioni1)<\/strong> i njohur si Komisioni Vatra 5 tetor\n2019.<\/strong> Mbas disa muejsh, procesi padi-kund\u00ebrpadi p\u00ebrfundoi me nji\nmarr\u00ebveshje, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kam n\u00ebnshkrue. Si rrjedhim, n\u00eb t\u00eb asht shtue pika\nse un\u00eb nuk mund t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb kuvendin q\u00eb do t\u00eb organizohej s\u00eb bashku. Kjo\nka ndodh\u00eb edhe me Dr. Kali\u00e7in, i cili nuk e ka pranue sepse marr\u00ebveshja parashihte\nk\u00ebrkes\u00ebn e kryetarit t\u00eb an\u00ebs tjet\u00ebr q\u00eb kryetari i adhsh\u00ebm i Vatr\u00ebs (e dinte se\ndo t\u00eb ishte ai vet\u00eb)<\/strong> do t\u00eb emnonte p\u00ebrsonin q\u00eb do t\u00eb drejtonte\nfondacionin, e kjo ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kanunoren (Bylaws) e\nFondacionit dhe t\u00eb vet\u00eb Vatr\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Pyetje: M\u00eb b\u00ebri\np\u00ebrshtypje kur pash\u00eb se delegat\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs ishin vet\u00ebm 26. M\u2019u duk\u00ebn pak, kur\nkam para sysh se p\u00ebr \u00e7do 15 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs ka nj\u00eb delegat, n\u00eb mos gaboj a\n\u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl numri i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb? Dhe p\u00ebrse?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Nuk jam n\u00eb dijeni p\u00ebr numrin aktual t\u00eb an\u00ebtar\u00ebvet,\npor e di se shum\u00eb jan\u00eb ftoh\u00eb e largue qysh me ardhjen e Dritan Mishtos bashk\u00eb\nme problemet q\u00eb ai ka sjell\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: T\u00eb kthehemi pak\ntek Kuvendi i 2017, ku nj\u00eb grup Vatran\u00ebsh, midis tyre edhe ju, ngrit\u00ebt\npretendimin se Dritan Mishto nuk ishte legjitim. P\u00ebrse?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Ilegjitimiteti i Mishtos filloi t\u00eb dukej q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn\ne kuvendit. Disa persona, q\u00eb u muer vesh ma von\u00eb se ishin mbledh\u00eb nat\u00ebn para\nkuvendit deri n\u00eb 3 t\u00eb m\u00ebngjesit dhe kishin p\u00ebrgatit\u00eb strategjin\u00eb p\u00ebr fitoren e\nMishtos t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb kuvend, u soll\u00ebn me agresivitet q\u00eb prej hapjes s\u00eb\nkuvendit, k\u00ebrcnuen kryetarin e kuvendit kur, simbas programit, e pyeti Mishton\nsa vjet kishte n\u00eb Vat\u00ebr. Kur erdhi koha e verifikimit t\u00eb delegat\u00ebve, disa\np\u00ebrsona, nd\u00ebr ta edhe kryetari i tash\u00ebm, filluen me ba pagesat e antar\u00ebsis\u00eb\nedhe p\u00ebr antar\u00eb q\u00eb nuk ishin prezent, p\u00ebr t\u00eb shtue numrin e delegat\u00ebve. Dritan\nMishto mbasi u shpall fitues, shkoi te mikrofoni, mbajti nji fjal\u00eb prej\ntriumfuesi dhe e deklaroi kuvendin t\u00eb mbyllun, detyr\u00eb kjo q\u00eb ishte e kryetarit\nt\u00eb kuvendit.<\/p>\n\n\n\n
Nji dit\u00eb mbas kuvendit\nDritan Mishto m\u00eb k\u00ebrkoi p\u00ebrkrahjen. I propozova q\u00eb t\u00eb bante p\u00ebr Vatran\u00ebt nji\ndeklarat\u00eb ku t\u00eb denoheshin dukunit\u00eb negative n\u00eb kuvend, k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb m\u00eb\nhapej rruga me u ba thirrje t\u00eb gjith\u00ebvet p\u00ebr ta p\u00ebrkrah\u00eb n\u00eb kryemjen e detyr\u00ebs\ns\u00eb kryetarit deri n\u00eb zgjedhjet e ardh\u00ebshme. Por z. Mishto refuzoi t\u00eb\ndistancohej nga agresiviteti dhe parregullsit\u00eb e shfaquna n\u00eb Kuvend dhe m\u2019u\np\u00ebrgjegj: \u201cNuk mund ta b\u00ebj k\u00ebt\u00eb, sepse k\u00ebshtu un pohoj se nuk jam legjitim\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Dy dit\u00eb ma von\u00eb, z.\nMishto bani dy deklarata me shkrim, \u201cSimbas vendimeve t\u00eb Kuvendit dhe n\u00eb baz\u00eb\nt\u00eb Kanunores vendosa\u2026.\u201d krijimin e \u201cKabinetit t\u00eb Presidentit\u201d me shefa t\u00eb\nKabinetit, t\u00eb protokollit, t\u00eb shtypit e tjer\u00eb, dhe krijimin e \u201cKomisionit t\u00eb\ngarancive t\u00eb Kanunores\u201d, vendime q\u00eb ishin personale t\u00eb z. Mishto, nuk ishin\naspak t\u00eb Kuvendit dhe ishin pik\u00ebrisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kanunoren.<\/strong><\/p>\n\n\n\n
N\u00eb vend t\u00eb raportit mbi\nzhvillimin e punimeve, hartue nga z. Armin Zotaj \u2013 Kryetari i Kuvendit, z.\nMishto ka urdh\u00ebnue hartimin e nji raporti tjet\u00ebr, t\u00eb \u201cp\u00ebrmir\u00ebsuem\u201d. Ai ka urdh\u00ebnue\nbotimin e falsifikimeve t\u00eb masip\u00ebrme, tue diskreditue k\u00ebshtu vet\u00ebveten si\np\u00ebrson dhe si kryetar i Vatr\u00ebs, gazet\u00ebn 109 vje\u00e7are \u201cDielli\u201d, si dhe disa\nindivid\u00eb rreth tij q\u00eb besonin se ai kishte mbrapa Berish\u00ebn e Bash\u00ebn, dmth\nPartin\u00eb Demokratike. Mishto ishte negativ p\u00ebr Vatr\u00ebn nj\u00eblloj sikur\nBasha ishte negativ p\u00ebr PD.<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Z. Mishto krijoi\np\u00ebr\u00e7amje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr, shkaktoi dobsimin e funksionimit t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb saj\ndhe entuziazmin e Vatran\u00ebve, krijoi taraf rreth vehtes, pruni miq t\u00eb vet\u00ebt n\u00eb\nk\u00ebshill pa qen\u00eb Vatran\u00eb ma par\u00eb, edhe pse Kanunorja p\u00ebrcakton periudh\u00ebn\ndyvje\u00e7are si antar i rregullt p\u00ebr tu zgjedh\u00eb n\u00eb organet e Vatr\u00ebs, pruni n\u00eb\nVat\u00ebr frym\u00ebn e intoleranc\u00ebs p\u00ebr mendimin ndryshe. Nuk pranoi me bisedue me\npal\u00ebn q\u00eb kishte ankesa p\u00ebr parregullsit\u00eb dhe shkeljet e Kanunores, as kur pat\ndhan\u00eb fjal\u00ebn publikisht n\u00eb nji mbledhje t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues.<\/p>\n\n\n\n
Me 28 dhetor 2017, n\u00eb\nzyr\u00ebn e Vatr\u00ebs, z. Mishto u suell n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebrcnuese dhe fyese me zotin Zef\nPerndocaj, nji Veteran i Vatr\u00ebs dhe shum\u00eb i respektuem nga Vatran\u00ebt dhe nga\nbashkatdhetar\u00ebt q\u00eb e njohin k\u00ebtu e n\u00eb vendlindje. Shkas ka qen\u00eb nji let\u00ebr\nanonime q\u00eb asht shp\u00ebrnda me post\u00eb, me p\u00ebrmbajtje t\u00eb dhanash diskredituese p\u00ebr\nMishton, i cili ka mendue se P\u00ebrndocaj mund ta dinte se kush e ka shkrue\nletr\u00ebn, prandej e ka marr\u00eb n\u00eb pyetje me za k\u00ebrcnues dhe ka p\u00ebrplas\u00eb karrik\u00ebn\npara Zefit; n\u00eb mbledhjen e 3 marsit 2018, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Lulzim Basha i\ntelefonoi Mishtos dhe i uroi sukses mbledhjes, Zefi e ka spjegue ngjarjen dhe e\nka gris\u00eb me indinjat\u00eb proklamat\u00ebn si \u201cVatran i p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d q\u00eb mbante firm\u00ebn e\nMishtos. Ky gjest e vuni n\u00eb pah hipokrizin\u00eb e shumic\u00ebs s\u00eb proklamatave e\nmir\u00ebnjohjeve q\u00eb ka shp\u00ebrnda z. Mishto gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n
Editori, n\u00eb p\u00ebrshkrimin\ne mbledhjes, e p\u00ebrmendi se Zef Perndocaj foli shum\u00eb, por nuk tregoi se \u00e7ka foli\nai as nuk e p\u00ebrmendi grisjen e proklamat\u00ebs, me pretendimin \u201cq\u00eb t\u00eb mos damtohej\nVatra\u201d.
\nZoti Mishto, tue shkel\u00eb Kanunoren dhe tradit\u00ebn e Vatr\u00ebs, ka injorue mbajtjen e\nKuvendit vjetor q\u00eb duhej t\u00eb mbahej n\u00eb qershorin e vitit 2018, si dhe mbledhjet\ne rregullta t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues.
\nN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante, z. Mishto e vuni Vatr\u00ebn n\u00eb heshtje ndaj veprimevet\nantishqiptare t\u00eb lobby-t grek, p\u00ebr ndryshim nga tradita ma se 100 vje\u00e7are e\nVatr\u00ebs q\u00eb i kund\u00ebrvihej ekstremizmit grek me deklarata dhe me protesta kur\nishte nevoja.<\/p>\n\n\n\n
\u00c7do veprim ve\u00e7mas q\u00eb\nasht sh\u00ebnue ma nalt, e diskualifikon zotin Mishto si kryetar t\u00eb Vatr\u00ebs, por dy\nprej tyne jan\u00eb t\u00eb randa p\u00ebrtej kulmit, q\u00eb e diskualifikojn\u00eb edhe si an\u00ebtar t\u00eb\nthjesht\u00eb t\u00eb saj: heshtja e qellimshme e Vatr\u00ebs ndaj propagand\u00ebs antishqiptare\ngreke dhe sjellja skandaloze me veteranin z. Zef Perndocaj. K\u00ebto jan\u00eb dy nga\narsyet, por ka edhe ma shum\u00eb arsye se p\u00ebrse z. Mishto ishte ilegjitim.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: N\u00eb Kanunore a\nparashihet se sa vite duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar q\u00eb t\u00eb zgjidhet kryetar?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Kanunorja origjinale parasheh q\u00eb \u00e7do Vatran, p\u00ebr tu\nzgjedh\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00ebdo organi, duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb s\u00eb paku dy vjet antar i rregullt.\nN\u00eb shtesat q\u00eb jan\u00eb hartue dhe aprovue n\u00eb kuvendet 2013 dhe 2014, neni p\u00ebr\nkryetarin p\u00ebrcakton s\u00eb paku 5 vjet antar i rregullt, t\u00eb ket\u00eb kontribue n\u00eb Vat\u00ebr\ndhe t\u00eb ket\u00eb tregue aktivitet, toleranc\u00eb  dhe t\u00eb jet\u00eb i shkuesh\u00ebm me\nan\u00ebtar\u00ebt. Dritan Mishto nuk e plot\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb kusht, por ai ka ba miq\u00ebsi me\nan\u00ebtar\u00eb edhe t\u00eb vjet\u00ebr dhe nga fakti q\u00eb ka qen\u00eb konsull i PD-s\u00eb i ka ndihmue\nshum\u00eb. Shtesat q\u00eb p\u00ebrmenda ma nalt p\u00ebrmbajn\u00eb disa pika n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilavet ka\nfunksionue Vatra disa dekada edhe para Karagjozit, por nuk kan\u00eb qen\u00eb shtyp\u00eb e\nbashkangjit\u00eb Kanunores. Ndryshimi i atyne shtesave mund t\u00eb bahej vet\u00ebm me votat\ne 2\/3 t\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb rregullt n\u00eb nji kuvend t\u00eb rregullt, njilloj si p\u00ebr\nKanunoren origjinale t\u00eb 1926-\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: I jati i Dritan\nMishtos ka qen\u00eb ish prokuror i koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs dhe sipas dokumentave ka\nd\u00ebnuar shqiptar\u00eb. Vatra deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e mandatit tuaj \u00ebsht\u00eb drejtuar nga\nantikomunist\u00eb dhe ish t\u00eb persekutuar nga regjimi diktatorial, si shpjegohet ky\nndryshim kursi?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> P\u00ebr bab\u00ebn e Dritan Mishtos nuk e dijshim se ka qen\u00eb\nprokuror, por kjo u zbulue nga Agron Tufa kur vizitoi Vatr\u00ebn bashk\u00eb me Ramiz\nGjinin. Duel edhe faksimile i dokumentit q\u00eb tregon se ai kishte k\u00ebrkue d\u00ebnim me\nvdekje p\u00ebr Shtjefen Lacukun n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n
Ndryshimi i kursit t\u00eb Vatr\u00ebs u ba me fitoren jo legjitime t\u00eb Mishtos, fitore q\u00eb ai siguroi fal\u00eb faktin se ishte i PDs\u00eb dhe kishte mb\u00ebshtetjen e disa p\u00ebrkrah\u00ebsave t\u00eb Berish\u00ebs  ( na ka than\u00eb Berisha n\u00eb telefon p\u00ebrkrahnie se ai asht njeri i joni dhe i Bash\u00ebs). <\/p>\n\n\n\n
Nji fakt tjet\u00ebr, nuk e kam besue se fiton kur ky nuk i kishte pes\u00eb vjet n\u00eb Vat\u00ebr. Dhe nuk do t\u00eb fitonte pa votat e manipulueme n\u00eb kuvend. Llogarinat dalin se prej votavet legjitime, shumic\u00ebn e ka fitue Prof. Mithat Gashi.<\/p>\n\n\n\n
Pyetje: Periudh\u00ebn prej\nKuvendit 2017 deri tek Kuvendi i janarit 2020 si mund ta pershkruani?<\/strong>
\nDr.Gjon Bu\u00e7aj:<\/strong> Shkelje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Kanunores e t\u00eb \u00e7do\nrregulli nga njena an\u00eb, dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta vu Vatr\u00ebn n\u00eb binar\u00eb normal\u00eb nga\nana tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n
(Nes\u00ebr do t\u00eb lexoni:\nPjesa e Dyt\u00eb: Dr.Gjon Bu\u00e7aj: Elmi Berisha ka vazhdue veprimet shkat\u00ebrruese n\u00eb\nVat\u00ebr, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktik\u00ebn e padive gjyq\u00ebsore)<\/strong><\/p>\n\n\n\n
\u2014\u2014\u2014<\/p>\n\n\n\n
1Anetaret e Komisionit\nVATRA 5 Tetor 2019
\n[1] Z. Sergio Bitici
\n[2] Z. Ahmet Giaffo
\n[3] Z. Ahmet Hoti
\n[4] Dr. Nexhat Kalici
\n[5] Z. Kris Kirka
\n[6] Dr. Elton Mara
\n[7] Z. Armin Zotaj<\/p>\n\n\n\n
2Kryesia
\nAhmet Xhafo \u2013 Kryetar
\nUk\u00eb Gjobalaj \u2013 n\u00ebn\/kryetar
\nAhmet Hoti \u2013 n\u00ebn\/kryetar
\nElton Mara \u2013 sekretar
\nEduard Bu\u00e7aj -thesari<\/p>\n\n\n\n
3Keshilli Drejtues
\nAhmet Xhafo
\nUk\u00eb Gjobalaj
\nAhmet Hoti
\nElton Mara
\nEduard Bu\u00e7aj
\nDr. Nexhat Kalici
\nDr. Mithat Gashi
\nChris Kirka
\nZhan Lito
\nArmin Zotaj
\nAlbert Perndocaj<\/p>\n\n\n\n
4.Pikat pse nuk e kam\nn\u00ebnshkrue marr\u00ebveshjen (Agreement)<\/strong><\/p>\n\n\n\n
1- Inclusion of Vatra\nFoundation, Inc. has no place in the \u201cAgreement\u201d and it is non-negotiable, for\nThe Vatra Foundation, Inc. is not in the legal suite and it makes no sense\nlegally or logically.<\/p>\n\n\n\n
2. Discarding Amendments\nof the Bylaws (Agreement \u2013 Terms \u2013 #3 Definition) is in violation of the Bylaws\nitself. The Amendments were discussed and approved by two regular conventions\nin 2014 and 2015. Most of them were approved by earlier regular conventions,\nand Vatra has been operating in respect to those earlier amendments for\ndecades, although they were not joined to the printed Bylaws until 2017. Those\namendments may be changed or deleted by a regular convention with 2\/3 of votes\nONLY, while new amendments may be added with a majority vote of 50+1, at the\ncondition that the convention is held in accordance with the Bylaws.<\/p>\n\n\n\n
3. Exclusion of Dr.\nKalici from taking part in the convention is not justified even by their own\nstandards. Dr. Kalici is accused as Chairman of the Newburg Chapter, but he\nrefuses to implicate the Foundation by signing the Agreement, and not in regard\nto the Newburg Chapter.<\/p>\n\n\n\n
4. The Plaintiff VATRA\u2019s\nexecutive board or the \u201cCommittee\u201d may propose reinstating of chapters and\nindividuals that were expelled at the January 19 convention, but only the\nconvention may effectively readmit them (an apology for the expulsion would be\nappropriate),<\/p>\n\n\n\n
5. Both sides should\nmerge in one at the convention prepared seriously by the \u201cCommittee\u201d, regarding\nthe bylaws and\/or amendments. Mr. Giaffo going to be v\/c president in place of\nMr. Malota at the signing of the agreement doesn\u2019t look like the result of\nnegotiations in good faith.<\/p>\n\n\n\n
6. Confidentiality has\nno place in the Agreement; this is a public organization and the transparency\nis an obligation not only to the membership, but also to the public at large,\nhere in the US and in the homeland. Regarding this law suit, the statement that\n\u201cIt was a passionate misunderstanding that has been resolved\u201d, is a flat lie, a\nhypocritic statement that discredits the signatories and the professionality of\nthe Agreement itself.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Dr.Gjon Bu\u00e7aj: Mishto ishte negativ p\u00ebr Vatr\u00ebn nj\u00eblloj sikur Basha ishte negativ p\u00ebr PD \u2013 Dritan Mishto ndryshoi vij\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb Vatr\u00ebs \u2013 Intervist\u00eb me ish Kryetarin e Vatr\u00ebs Dr.Gjon Bu\u00e7aj \u2013 VOAL, March 19, 2022 Intervistoi: Elida Bu\u00e7papaj Pyetje: Prej sa vjet\u00ebsh keni kontribuar n\u00eb Vat\u00ebr? Dr.Gjon Bu\u00e7aj: Prej kur kam ardh\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb, nandor…<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9603,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-9602","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9602"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9611,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9602\/revisions\/9611"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}