{"id":9596,"date":"2022-03-16T17:04:22","date_gmt":"2022-03-16T17:04:22","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9596"},"modified":"2022-03-16T17:05:33","modified_gmt":"2022-03-16T17:05:33","slug":"kushtetuta-e-re-qe-e-shkaterron-vatren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9596","title":{"rendered":"KUSHTETUTA E RE QE E SHKATERRON VATREN"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"140\" height=\"161\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2022\/01\/une4-2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9508\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Ruajtja e vleres historike t\u00eb nj\u00eb organizate si Vatra,\nnuk lejon prekjen n\u00eb thelb t\u00eb Kushtetutes s\u00eb saj! <\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>Hiqet nyja 8 e Kanunores s\u00eb m\u00ebparshme, e\ncila i mbijetoi koh\u00ebs, prej afro nj\u00eb shekulli:<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nyja 8:&nbsp; Nj\u00eb njeri\nq\u00eb ka marr\u00ebdhenie me revolucionar\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkrah k\u00ebta me para ose me artikuj,\nose me konferenca, ose me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, nuk pranohet si an\u00ebtar i Vatr\u00ebs,\nedhe sikur t\u00eb jet\u00eb njeri i ndersh\u00ebm e i urt\u00eb dhe, faji i tij t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb\nfaj moskuptimi. N\u00ebqoft\u00ebse nj\u00eb njeri i till\u00eb u pranua m\u00eb par\u00eb si an\u00ebtar, do t\u00eb\nshuhet nga lista e an\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga: Pjet\u00ebr Jaku<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Federata Panshqiptare, qe n\u00eb kushtet e sotme nuk mund\nt\u00eb quhet m\u00eb si e till\u00eb, pasi n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrj\u00eb t\u00eb saj, as n\u00eb koalicion nuk ka asnj\u00eb\nshoqat\u00eb, si\u00e7 i kishte kur u krijua. Arsyeja e bjerrjes fizike t\u00eb Vatr\u00ebs (n\u00eb\nan\u00ebtar\u00ebsi dhe koalicione) lidhet s\u00eb pari me vazhdim\u00ebsin\u00eb e mbi nj\u00eb dekade t\u00eb\nVatr\u00ebs&nbsp; p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar parimet\nideologjike dhe organizative t\u00eb Vatr\u00ebs tradicionale. Vatra e sotme k\u00ebrkon t\u00eb\nmoderohet p\u00ebrmes mohimit t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb Vatr\u00ebs s\u00eb djeshme, e cila\nu ngrit n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e funksionit t\u00eb vet\u00eb shtetit t\u00eb munguar. Tregues i qart\u00eb i\nk\u00ebtij realiteti dramatik jan\u00eb ndryshimet drastike t\u00eb b\u00ebra s\u00eb fundi n\u00eb Kanunore.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Me Kanunoren e re ( Statutin ) t\u00eb ndryshuar dhe\naprovuar ndryshimet n\u00eb Kuvendin e Vatres, me 26 shkurt 2022, e ka tjet\u00ebrsuar ,\npothuajse plot\u00ebsisht. Edhe korniza nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Kanunoren e\nfillimit, me pak ndryshime n\u00eb vitin 1926. Vatra u krijua n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Shtetit\nShqiptar, n\u00eb koh\u00ebn kur dhe Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb nuk kishte ndodhur dhe, pas\nLuft\u00ebs s\u00eb Dyte Bot\u00ebrore, ku marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike me Amerik\u00ebn&nbsp; u prishen. N\u00eb ato vite, Vatres i duhej t\u00eb\nlobonte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, ndaj dhe pati n\u00eb krye p\u00ebrsonalitete t\u00eb niveleve t\u00eb\nlarta, q\u00eb mund t\u00eb takoheshin e priteshin nga Presidentet e Amerik\u00ebs, si\u00e7 edhe\nka ndodhur. Pas viteve 90-t\u00eb, ndryshuan kushtet politike, ku marr\u00ebdh\u00ebniet\nShqip\u00ebri-Amerik\u00eb u rivendosen, diplomacia shqiptare u vu n\u00eb levizje p\u00ebr t\u00eb\nkrijuar lidhjet portokallare me Shtetin Amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto dit\u00eb, nga nj\u00eb miku im vatran, m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb\nKanunorja e ripunuar dhe aprovuar n\u00eb Kuvend. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, si ish njoh\u00ebs i\nVatr\u00ebs, q\u00eb para se t\u00eb vija n\u00eb Amerik\u00eb dhe, si ish vatran, para se Vatra t\u00eb\nndahej dhe, i regjistruar n\u00eb Vatren e 15 tetorit, deri n\u00eb fundvitin 2021, e\npash\u00eb me kujdes dhe do t\u00eb kisha k\u00ebto mendime: <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb eleminuar frym\u00ebn\nglobalisto-revolucionare-internacionale, e cila lexohet q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb hyrjes\n\u201c Ne shqiptar\u00ebt e Federates\u2026\u201d, ku mund t\u00eb thuhej \u201c Ne vatran\u00ebt e Federates\u2026\u201d!\nJo t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb Vat\u00ebr dhe, asnj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb. N\u00eb\nemigracion, sot ka me dhjetra shoqata e grupime, komb\u00ebtare e lokale, patriotike\ne letrare, sa kurr\u00eb nuk mund t\u00eb futen n\u00ebn ombrellen e nj\u00eb shoqate, federate,\napo grupimi lokal, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nenet 5,6,7 dhe 8 mund t\u00eb sistemohen n\u00eb nj\u00eb nen t\u00eb\nvet\u00ebm. N\u00eb nenin 9, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me lobimin, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb vihet&nbsp; \u201c\u2026 n\u00eb Amerik\u00eb dhe, po ashtu edhe vende t\u00eb\ntjera.\u201d Ku mund t\u00eb ket\u00eb lobim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se n\u00eb Amerik\u00eb dhe, \u00e7\u2019duhet hapja, si\nvaj n\u00eb lakra, pa lidhje dhe e panevojshme?! <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nenin 11, thuhet se Vatra \u00ebsht\u00eb apolitike, at\u00ebhere\npse i duhet struktur\u00eb politike?<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nenet p\u00ebr Kryesin\u00eb e Vatar\u00ebs duhej shtuar nga e\nm\u00ebparshmja, q\u00eb edhe n\u00ebnkryetari ( pa q\u00ebn\u00eb nevoja p\u00ebr dy n\u00ebnkryetar\u00eb), sekretari\ndhe editori t\u00eb votoheshin. Kalimi n\u00eb kat\u00ebr vjet i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb vendimarrje\ne mir\u00eb, por duhet theksuar, zgjedhja e tyre nuk lejohet m\u00eb shum\u00eb nga dy her\u00eb!.\nN\u00eb Kanunoren origjinale, ka qen\u00eb nj\u00eb nyje ku theksohej llogaridh\u00ebnia publike e\nshpenzimeve dhe t\u00eb ardhurave n\u00eb \u00e7do kat\u00ebr muaj, duke e publikuar n\u00eb Gazet\u00ebn\nDielli, nd\u00ebrsa n\u00eb Kanunoren e sapoaprovuar nuk ka nj\u00eb nen t\u00eb till\u00eb. Ky ndryshim\nnuk duhej toleruar. Mungesa e periodike e transparenc\u00ebs p\u00ebr shpenzimet\nfinanciare \u00ebsht\u00eb \u201cnyja Gordiane\u201d q\u00eb p\u00ebrcakton vet\u00eb fatin e Vatr\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nenin 44 p\u00ebr Deg\u00ebt e Vatr\u00ebs, mendoj se duhet th\u00ebn\u00eb:\n\u201c Deg\u00ebt, n\u00ebse duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Federat\u00ebs, duhet t\u00eb pranojn\u00eb Kanunoren dhe\nt\u2019i binden asaj. P\u00ebrsa i p\u00ebrket klubeve \u201c Miqt\u00eb e Vatr\u00ebs\u201d, mendoj se \u00ebsht\u00eb e\ntep\u00ebrt. Po ashtu edhe departamentet jofunksionale!<\/p>\n\n\n\n<p>Ne nenin 65, duket sikur sekretari e dikton editorin\nn\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e publikimeve, gj\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb. Edhe kontrata\nnj\u00ebvje\u00e7are me Editorin, mendoj se \u00ebsht\u00eb pa vend, e shkruar n\u00eb nenin 74. Cili\neditor do t\u00eb punonte me nj\u00eb kontrat\u00eb njevje\u00e7are, kur kryetari dhe kryesia\nzgjidhet p\u00ebr nj\u00eb mandate kat\u00ebrvje\u00e7ar?<\/p>\n\n\n\n<p>Neni 84 p\u00ebr pranimet n\u00eb Vat\u00ebr e thekson p\u00ebrs\u00ebri\ntendecen globalisto-revolucionare \u201c\u2026 kudo n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Neni 90, po ashtu e p\u00ebrforcon dukurin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb\nshprehjen totalitare \u201c\u2026 pa asnj\u00eb diskutim.\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mendoj, se \u00e7ka e nxjerr\u00eb nga shinat Vatr\u00ebn\n\u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i luft\u00ebs kund\u00ebr ideologjis\u00eb komuniste, revolucionare dhe ish\nspiun\u00ebve t\u00eb sigurimit, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vepruar n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, me sajesa\np\u00ebr t\u2019i internuar e burgosur pa faj dhe p\u00ebr idet\u00eb e tyre nacionaliste e\npatriotike! <\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vatra , n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve t\u00eb saj propoganduese\ninteresohet, zbulon dhe denon krimet e komunizmit shqiptar, si dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb\nmos lejoj\u00eb instalimin e atij sistemi, n\u00eb asnj\u00eb form\u00eb! Nj\u00eb nen i till\u00eb i duhet\nKanunores s\u00eb Vatr\u00ebs. Heqja e k\u00ebtij p\u00ebrcaktimi e nxjerr automatikisht Vatr\u00ebn nga\nshinat&nbsp; e saj, m\u00eb shum\u00eb se shekullore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nyja 8 e p\u00ebrcakton sakt\u00ebsisht dhe qart\u00eb: \u201c Nj\u00eb njeri\nq\u00eb ka marr\u00ebdhenie me revolucionar\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkrah k\u00ebta me para ose me artikuj,\nose me konferenca, ose me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, nuk pranohet si an\u00ebtar i Vatr\u00ebs,\nedhe sikur t\u00eb jet\u00eb njeri i ndersh\u00ebm e i urt\u00eb dhe faji i tij t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb\nfaj moskuptimi. N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb njeri i till\u00eb u pranua m\u00eb par\u00eb si an\u00ebtar, do t\u00eb\nshuhet nga lista e an\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nyja 14 , gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Kanunoren\ne re, \u00e7ka vret transparencen n\u00eb nj\u00eb organizim shoq\u00ebror, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Vatra!<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu dhe nyja 45 p\u00ebr frym\u00ebn e gazet\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb\np\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Kanunoren e re.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb vjen keq ta th\u00ebm, por Kanunorja e Re, e Vatres, n\u00eb\ncil\u00ebsin\u00eb e miratuar n\u00eb Kuvend, ka humbur shum\u00eb lidhjet me Kanunoren e Vjet\u00ebr\nTradicionale, me k\u00ebt\u00eb dokument historik, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb antik, pasi mbart\nhisorikun mij\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Kuvendeve e Kanuneve Shqiptare!<\/p>\n\n\n\n<p>Konstatoj se Kanunorja e Re \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kanunore e\n\u201ckompromisit\u201d mes dy ideologjive, q\u00eb dallon shum\u00eb prej Kanunores s\u00eb Vjet\u00ebr, e\ncila e kishte t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb qart\u00eb orientimin ideologjik antikomunist t\u00eb\nFederat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndarja e hapur e Vatr\u00ebs me globalizmin si sistem\nmajtist mbetet treguesi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i orientimit ideologjik antimajtist t\u00eb\nsaj. Kjo zgjedhje do t\u00eb thot\u00eb ecje n\u00eb gjurm\u00ebt dhe n\u00eb tradit\u00ebn antikomuniste t\u00eb\nVatr\u00ebs s\u00eb Konic\u00ebs, Nolit dhe Kirk\u00ebs, si dhe t\u00eb Vatr\u00ebs t\u00eb viteve gjat\u00eb dhe pas\nLDB-s\u00eb. Shmangia oportuniste e k\u00ebtij q\u00ebndrimi, fshehja e k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie\nhistorike nga Vatra e sotme, n\u00eb thelb sh\u00ebnon kapitullimin ideologjik t\u00eb Vatr\u00ebs,\ndor\u00ebzimin e kauz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin lindi dhe b\u00ebri histori Federata Panshqiptare\nVatra. <\/p>\n\n\n\n<p>Oportuniz\u00ebm i hapur, toleranca (me ngjyrime edhe\nfinanciare) ndaj qeveris\u00eb globaliste t\u00eb Tiran\u00ebs, por edhe ndaj globalist\u00ebve\nmajtist\u00eb e sorosist\u00eb, q\u00eb kan\u00eb gjetur streh\u00eb dhe po shumohen, d\u00ebshmon se Vatra e\nsotme refuzon me vepra m\u00eb shum\u00eb se me fjal\u00eb, t\u00eb ec\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn e Vatr\u00ebs\nantikomuniste, q\u00eb mbijetoi dhe u rrit plot dinjitet e vitalitet p\u00ebr mbi nj\u00eb\nshekull, vet\u00ebm prej kauz\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb drejt\u00eb antikomuniste. Antikomunizmi dje\ndhe antiglobalizmi majtist sot \u00ebsht\u00eb vet\u00eb q\u00ebnia, kuptimi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb\nVatr\u00ebs. Largimi hapur apo tin\u00ebzisht nga ky bosht \u00ebsht\u00eb vdekje e Vatr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, jo vet\u00ebm kriminel\u00ebt e sigurimit komunist, jo\nvet\u00ebm spiun\u00ebt e hajnat ordiner\u00eb kan\u00eb ba strofull n\u00eb Vat\u00ebr, por edhe sorosian\u00ebt\ne globalist\u00ebt. Tani u mungon, ve\u00e7 t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb internacionalen para Kuvendeve,\nn\u00eb \u00e7do kat\u00ebr vjet!<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb realitet dramatik q\u00eb duhet refuzuar me t\u00eb gjith\u00eb\nforc\u00ebn nga patriot\u00ebt antikomunist\u00eb t\u00eb djesh\u00ebm dhe t\u00eb sot\u00ebm. Beteja vijon!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ruajtja e vleres historike t\u00eb nj\u00eb organizate si Vatra, nuk lejon prekjen n\u00eb thelb t\u00eb Kushtetutes s\u00eb saj! Hiqet nyja 8 e Kanunores s\u00eb m\u00ebparshme, e cila i mbijetoi koh\u00ebs, prej afro nj\u00eb shekulli: Nyja 8:&nbsp; Nj\u00eb njeri q\u00eb ka marr\u00ebdhenie me revolucionar\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrkrah k\u00ebta me para ose me artikuj, ose me konferenca,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9508,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1,9],"tags":[],"class_list":["post-9596","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9596"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9596\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9597,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9596\/revisions\/9597"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}