{"id":9482,"date":"2021-12-08T19:57:39","date_gmt":"2021-12-08T19:57:39","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9482"},"modified":"2021-12-08T19:57:39","modified_gmt":"2021-12-08T19:57:39","slug":"vizita-incognito-e-km-rama-ne-detroit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9482","title":{"rendered":"&#8220;Vizita&#8221; incognito e KM Rama  ne Detroit"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"160\" height=\"158\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/nAZASRKO.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9483\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/nAZASRKO.jpg 160w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/nAZASRKO-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 160px) 100vw, 160px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>&#8220;Vizita&#8221;\nincognito e KM Rama ditet e fundit ne Michigan shpalosi dy tre fakte te cilat\nopinionit shqiptar i jane fshehur prej propogandes qe del nga makina gjigande\ndhe e mirepaguar per te lustrosur imazhin e rrenuar te kryeministrit:<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti 1: Kryeministri\nka frike nga populli i vet. Nuk ka aspak logjike qe nje kryeminister i cili\nviziton per here te pare shtetin e Michiganit, t&#8217;i shmanget nje diaspore qe\nsipas statistikave arrin numrat e 120,000 shqiptareve ketu ne Michigan.\nPerkundrazi, ky do te ishte rasti me i mire per te treguar se diaspora, e cila\neshte me teper se nje mikrokozme e kombit shqiptar, mbeshtet KM ne punen dhe\nprojektet e tij ne te dy anet e kufirit. Ngjashmeri per kete vizite mund te\ngjesh me friken e Ghadafit, i cili kur vinte ne SHBA, ngrinte cadrat e tij ne\nrrethinat e New York-ut per t&#8217;ju fshehur diaspores se tij dhe per te krijuar\nimazhet delirante te cilat jane tipar i lidereve autokrate. Eshte e vertete qe\nkomuniteti ne Michigan eshte shume divers, me bindje qe kaplojne te gjithe\nspektrat e politikave ne te gjitha trevat shqiptare, me te djathte te thekur ,\npor po aq edhe te majte te betuar. Por eshte po kaq e vertete se ky komunitet\nka ditur te nderoje te zgjedhurit legjitime ashtu si i ka hije shqiptarit e\nkodit te beses. Ne shtepine tone do te bejme te gjitha nderet edhe pse kur te\nlargohesh, je persei kundershtari yne. Fiasko-vizita ne Michigan, shton bindjen\nse ai nuk e konsideron veten legjitim e te pranuar gjeresisht, dhe nuk e\negzagjeroj po te them se makthi i maskarades patronazhisto-elektorale e 25\nPrillit vazhdon ta ndjeke kudo, edhe 7 mije kilometra larg vendit te krimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti 2: Rama ka\nshteruar nga idete dhe projektet me te cilat u mburr aq shume ne opozite, e per\nte cilat ka nevoje sot me shume se kurre Shqiperia, Kosova e te gjithe trevat\nshqiptare. Perkundrazi nuk shpjegohet fakti, qe i strukur ne makinen e policise\nse shtetit qe e shoqeronte, ai takohet me perfaqesuesit e nje organizate jo\nfitimprurese ketu ne Michigan e me pas me dekanin e nje universiteti publik,\nkur ky universitet ka 10 te tille e forca vendimmarrese e tyre eshte pothuaj 0.\nFakti tjeter qe kjo u trumbetua nga ERTV si binjakezim me Univeritetin Bujqesor\nte Tiranes, i jep jete idese se &#8220;akademia e cobaneve&#8221; paska qene\nnisme e tij dhe jo marrezi e nje ministreshe qe fshatin dhe bujqesine e njeh\nnga mbledhja ne mjediset e fish city&#8217;t te Gjergj Luces. Pervoja e vizitave te\nngjashme te thote se nje KM mund dhe duhej te takohej me figura politike te\nrangut te guvernatorit apo senatoreve etj. Mungesa e ketyre takimeve mbeshtet\nargumentat me siper per shterim idesh, paqartesi dhe mungese koherence qe vijne\nsi pasoje e humbjes se busulles ne kerkim te titujve qesharake qe pasuan ne NY\n.<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti 3: Nje miku im\nme pat thene qe ne 2013&#8217;n disa jave pasi erdhi ne pushtet, Rama i egzaltuar nga\nfitorja elektorale, tha se tani ai kishte pune vetem me historine. Se cfare\nhistorie ka pasur ne mendje, po shpaloset dita dites, megalomania per t&#8217;u hequr\nsi &#8220;lider global&#8221; lexohet qartazi ne fjalen e tij ne OJQ&#8217;ne e Hillary\nClinton me rastin e dhenies se certifikates me titullin ironik per te:\n&#8220;Vital Global Voice&#8221; (Zeri vital global). Pra dhe vizita ne Michigan\nka qene ne kete funksion, i pari kryeminister shqiptar qe viziton nje komunitet\n120 mije shqiptaresh, i pari KM qe i jepet nje titull global, por ne te vertete\ndo te mbetet si i pari KM qe erdhi naten e iku naten, i pa perfaqesuar, i\ntrembur, dhe nen elozhet e adjutanteve eunuke te cilet sa me shume ta mbajne te\nshkeputur nga masa aq me shume besojne se do e mbajne kufomen e tij ne pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne vend te mbylljes:<\/p>\n\n\n\n<p>Mandati i trete i tij\nka nisur ashtu si u &#8220;fitua&#8221;, nga patronazhistet, per oligarket, ne\nfunksion te mega-Serbise ballkanike, fasade qeverisjeje me ministreshat e\npakualifiikuara por, te vlefshme per statistika gjinore, dhe me nje Shqiperi qe\npo braktiset cdo dite e me shume me aksiomen e tij se eshte &#8220;me mire caush\nne Bigell se polic ne Korce&#8221;. Rruge te mbare KM, pasi urime te tjera nuk\nkane vlere nga nje emigrant i perfaqesuar nga vizita jote ne Zef&#8217;s Coney\nIsland. Ne fund te fundit ky mund edhe te kete qene qellimi real i vizites\ntende: Sa me te paedukuar e me te paorganizuar si diaspore, e si popull ne\npergjithesi, aq me lehte fabula jote e liderit te madh global. Personifikimi i\ndiaspores me Coney Island-et e famshme dhe barazvleresimi i kapaciteteve te\nmedha qe kjo perfaqeson me larjen e pjatave si koncept. E nuk ke faj, ti je\n&#8220;cun tirone&#8221; Mr. lider global, po nje dite te siguroj se kafen me ne\ndo e pish aty ku dikur ka qene &#8220;Caribou Coffee&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Vizita&#8221; incognito e KM Rama ditet e fundit ne Michigan shpalosi dy tre fakte te cilat opinionit shqiptar i jane fshehur prej propogandes qe del nga makina gjigande dhe e mirepaguar per te lustrosur imazhin e rrenuar te kryeministrit: Fakti 1: Kryeministri ka frike nga populli i vet. Nuk ka aspak logjike qe nje kryeminister&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9483,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-9482","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9482","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9482"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9482\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9484,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9482\/revisions\/9484"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9483"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9482"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9482"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9482"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}