{"id":9462,"date":"2021-11-27T17:14:37","date_gmt":"2021-11-27T17:14:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9462"},"modified":"2021-11-27T17:16:05","modified_gmt":"2021-11-27T17:16:05","slug":"28-nentori-dita-e-flamurit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9462","title":{"rendered":"28 NENTORI &#8211; DITA E FLAMURIT"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"121\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Zef-Pergega-1-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9065\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>ZEF PERGEGA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjithmone kemi lundruar ne dallge te\nveshtira, e kemi mbijetur ne 56 pushtime, cadra e zeze e politikes dhe e\narmikut, perhere na e kan zan diellin, por shqiptari asnje here nuk e ka mbajtur\ngjysem shtize flamurin e Gjergj kastrotit Skenderbeut dhe as e ka perthyer\nkurre karakterin!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E na vjen ndermend ky themel morali e\nbashkimi nga themeluesi i kishes \u201cZoja Pajtore\u201d Dom Prek Ndrevashaj ne respekt\nte flamurit dhe gjakut te derdhur per lirie pavaresi, sa me te do te mbusheshin\nte gjithe lumenjt e Shqiperise, kur meshtari pasi dha meshen e pare me 28\nqershor 1977, festoj diten e flamurit me 28 nendor te atij viti me nje porosi\nte vetme:<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n\u201cDuaje atdheun, ruaje flamurin, gjuhen dhe dashurine e Zotit!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Me 24 tetor\n1976 Ndrevashaj boton poezine me te bukur per flamurin: <\/p>\n\n\n\n<p><em>Kur te\nmbidhet ane e kend gjaku i shqiptarit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nen\nflamur, qe ende valon ne dite te sodit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Atehere\ndashuria e Perendise ma s\u2019parit <\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Do te na\nheq vallen qe na gezon&nbsp; si motit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ne\nShqipnine tone qe sot pushon nen hije<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Te dekes,\nban qe te ndricoje perseri dielli<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>E te\nkumboje ne ate vend te mjere nje za lirije!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E Mon. Dr. Zef Oroshi, kur e lexoi\nshkroi dy fjale: \u201cOrfeut te Detroitit. Te pergezoi me zemer. Poezia jote na\nsolli nje puhize freskuese ne mes tymit dhe mjegulles te katakombeve\nbumbulluese te ketij qyteti za madh:<\/p>\n\n\n\n<p>Pashe besen\no Orfe \u2013 Pashe kete Dhe<\/p>\n\n\n\n<p>Mos rri pa\nza \u2013 kujtona pa pra!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Me stafeten e fese, zjarrin plot\nregetime, per dashurine ndaj atdheut, lirise dhe ne meshen e rinise, Dom Ndue\nGjergji, ky Kardinal i mergimtareve dhe i zemres se Krishtit, e ka skalitur\nemrin, ne parzmoren e shenjte te trinise. Ngadhnjimi me i madh ne diasporen\nshqiptare, ka qene ngritja e kesaj kishe. E ne kete foltore, flamuri yne\nvazhdoi te flase, e te nderohet me madheshti, ne gjuhen shqipe. Ora pajtore\neshte ora e pare hyjnore e mergates!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas nje moti te lig, ma shume politik,\njemi perseri bashke ne kishen e Dom Ndoit, te re, qe per 30 vjet ka qene kripa\ne unitetit te ketij vendi. Krojet e shpirtit te tij kane rrjedh gjithmone fjale\nte embla ne driten e fese dhe te simboleve, ku qendron i shpalusur flamuri, se\nkomuniteti pa fe eshte si tufa pa bari, ndersa feja pa besimtare eshte si bariu\npa tufe, e pa flamur s\u2019ka liri!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pas kalimit ne amshim, kujtesa e\npaharruar e shqiptarit per Heroin tone kombetar, Gjergj Kastrotit Skenderbeut,\ni cili e ngriti flamurin e Arberit me shqiponjen dy krenare ne Kruje me 28\nnendor 1443, vazhdoi ritin ne viset malesore ne bese te Zotit, vendosen, qe\nnuset, kur dilnin nga kulla, ta merrnin flamurin bashke ne paje dhe kur shkonte\ntek burri, mes strenglave dhe syve plot drite, rrugezime te florinjta te\nxhubletave, bashke me flamurin te driste ftyra si nuri. E mirditorja mbajti\nxhurdinin e zi dhe kryqin e rrugezuar ne shpine, ne nderim te tij. Pala e\nflamurit ne syte e simbolit te shqipes eshte paja me e cmuar e kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 28 nendori 2021 perkon me 1019\nvjetorin e ngritjes se flamurit ne Vlore me 1912, shpalljen e Shqiperise shtet\ni pavaruar dhe 150 vjetorit te gjeniut te madh te kombit, Homerit\nshqiptar,&nbsp; At Gjergj Fishtes. Diten e\nmadhe te flamurit Luigj Gurakuqi, do te shkruante keto vargje:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Per Shqipnine dielli ka le<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Dite e re nafake e re<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kemi shtet flamur dhe ne<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ma nuk jemi pa atdhe!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Flamuri yne priu nder beteja te\npergjkashme, gjithmone ne mbrojtje te trojeve tona, prandaj ai eshte flamuri me\ni drejte dhe nje nga me te vjetrit e botes. I thurrur me gjakun e indeve te\nheronjeve dhe te martireve, ai permbledh ne vetvete kujtimet e lashta te nje\nkombi, qe me shume se cdo gje tjeter, i ka ruajtur mendja e holle e shqiptarit,\ne pjekur me buken e shenjte te shelbimit, te cilat mbidhen si nje liqen drite,\nne librat e letersise te te gjithe popujve te qyteteruar te botes, ku merret si\nlegjende e gjalle trimeria e shqiptareve, etja per liri dhe dashuri ndaj Zotit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kur nderroi jete fatosi i krishterimit\nGjergj Kastrioti, \u201cMbaroj Shqiperia!\u201d- thane armiqte dhe lakmiqaret e trojeve\narberore. Ata besuan se ne zemrat e shqiptareve u shua vatra e ndezur, te cilet\nme vetmohimin e tyre, ne gjokset e pjelles osmane, kishin celur mijra varre.\nShqiptaret ishin gjithnje te gjalle dhe shpata e tyre korrte lavdi mbi krena,\nsepse hija e rende e Kryeprijesit te tyre sillej si ylber drite, rreth\nkeshtjellave arberore, per tu dhene guximin e dikurshem, duke i frymezuar per\nvetmohim. Ata priten te ringjallej Heroi, e ky besim i rrenjosur thelle ne\nshpirtin e populli shqiptar, u kthye ne nje Fe te dyte, po aq te shenjte, e\ncila u vlejti, per ti udhehequr ne heroizem gjithe djelmrine shqiptare, per\nclirimin e atdheut, duke u kthyer ne nje shenj dallues, si fanar lundertaresh,\nqe e pershkoi kombin neper shekuj e breza deri ne Lidhjen Shqiptare te\nPrizrenit 1878.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Qe prej asaj dite te 28 nentorit 1443,\nkur nata e roberise e zhveshi lekuren e ligesise ne teh te shpates, brofi kumti\ni shqiptarit, i forte sa guri i kalase: \u201cKombi per flamur e flamuri per komb!\u201d\nE zani i At Gjergj Fishtes nga kalaja Rozafa, kur kleriku, Vincens Prenushi\ngriti flamurin, shpertheu ne tel te Lahutes hymni:<\/p>\n\n\n\n<p><em>Mbi njat\u00eb\nFlamur Perendija<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me dor\u00eb\nt\u2019 vet Ai e ka shkrue:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cPer\nShqyptar\u00eb do t\u2019 j\u00e9t Shqypnija;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kush u a\nprek\u00eb, ai kjoft\u00eb mallkue!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Bini\ntoske e bini gege<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Si lisi\nme dy dege!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kjo dite na kujton Atin e gjuhes shqipe,\nNaim Frasherin, qe ashtu si krojet e fresketa te maleve te kombit te tij,\nburonin vjershat per liri. E na sjelle ne vemendje 100 kryengritjet jug-veri<\/p>\n\n\n\n<p><em>Tym edhe\nflake, ujet e vale<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Zani i\nflamuri ze e bucet<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Te gjithe\ntrimat atje me dale<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Se erdhi\ndita e koha nuk pret!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E sot te dashur, motra e vellezer, kjo\nnate na kujton nje nja ngjarjet me te lavdishme te kombit tone, kryengritjen e\nMalesise Madhe dhe ngritjen e flamurit ne Deciq me 6 prill 1911 nga legjenda e\nflamurit Ded Gjo\u2019Lulit. Flaka e lirise u ndez ne perdritje ngjyrash, qe vetem\ngjoksi i shqiptarit di ta mbaje ato si pishtar. E ai ndricoi deri ne Amerike.\nKryengritja e Malesise se Mbishkodres ka nje rendesi te vecante ne levizjen e\nRilindjes Kombetare, sepse terhoqi vemendjen e opinionit publik europian. E\nrendesishme eshte te permendet se kulla legjendare e kapidaneve te Mirdites per\n500 vjet e mbajti lart flamurin e Kastrotit, birit te Kastres se vet, me\nshkaben dy krenare dhe me rrezet e diellit si perendi ilire. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Merita dhe trimeria e malesoreve, u\npraqit si perpjekje e pergjithshme e shqiptareve per shtetin e tyre te pavarur\ndhe per kete konkluzion punuan me kujdes e largpamesi Luigj Gurakuqi e Ismail\nQemali e Dom Nikoll Kacorri. Plaku i Vlores zbriti ne Durres dhe pasi bujti nje\nnate ne qelen e Imzot Nikoll Kacorrit, vendosen, qe flamurin ta ngrinin ne kete\nqytet te lashte, ku themelua e para Seli Ipeshkvnore ne vitin 58, pas\nkryqezimit te Krishtit. Me shume se garnizoni turk, perngese e madhe u be\nDhespoti i Durresit, i cili deklaroi se nuk njohim flamur tjeter pervec\nflamurit te Turqise.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Po nje ngjarje po aq e rendesishme ndodhi ne\nfshatin Kimez te Mirdites me 26 prill 1911, kur kreret e veriut u mbodhen dhe\nkrijuan qeverine e pare anti-turke me president Torenco Toccin intelektual dhe\nbotues arberesh.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Dhe me ne fund erdhi dita e 28 nentorit\n1912, kur ne ato momente para se te dilnin ne ballkonin e Vlores, Dom Nikoll\nKacorri u deklaroi me guxim delegateve nga te kater anet e Shqiperise se nese\nduhet te vdesim neser per flamur le te vdesim Sot. Shqiperia u shpall e\npavaruar e flamuri i saj nuk u ul me kurre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk duhet te\nharrojme gjakun e derdhur per token tone, te Kosoves shqiptare, te martireve,\nheronjeve dhe ushtareve te UCK-se Edhe sot jane aktuale fjalet e studentit te\nPrishtines ne pranveren e vitit 1981, kur ne demostraten para tankut serb, iu\ndrejtue nanave fisnike te dheut te vet:<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cNana te dashura. Per te mos harruar\nngjyren e flamuri, lidhni djepat me lulak kuq e zi, me ate ngjyre te flamurit\ntone te shtrenjte, qe te jemi sa me te lidhur rreth tij. Nuk mund te jetojme pa\nflamurin, pa atdheun, pa liri, pa Kosoven Republike, pa shtetin tone!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kete flamur te Katriotit, qe shqipet e\nfamiljes se tij, nga Italia e Jugut na e sollen ne San-Francisko e ne Kanada\nnga fundi i shekullit 16-te, i perulemi me nderim te madh dhe bejme ashtu sic\nbente Heroi yne kombetar, qe flamurit dhe kryqit, para Zonjes se Shkodres, i\nbinte ne gjunje, per te marre bekim e gjunje te forte, per fitoren e re.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mesazhi i flamurit na mekon sot, ne\nqe kemi lene atdheun, te qendrojme te lidhur me njeri- tjetrin, ta ruajme si\nsyte e ballit gjuhen e zakonet e mira, ti duam institucionet e kultit, si vatra\nte besimit dhe kultivimit te viryteve tona.<\/p>\n\n\n\n<p><em>E shenjte\neshte, lulja kuqe zi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me te\ncmueshmen e kesaj Shqiperi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ruaje\nshqiptar, lulen kuq e zi!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zoti e bekofte flamurin tone kombetar qe\nedhe ne Amerike na ben krenar se jemi e do te mbesim shqiptar!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Zoti e bekofte Shqiperine dhe\nshqiptaret,&nbsp; SHBA vendin qe na priti dhe\nna mbeshteti!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEF PERGEGA &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjithmone kemi lundruar ne dallge te veshtira, e kemi mbijetur ne 56 pushtime, cadra e zeze e politikes dhe e armikut, perhere na e kan zan diellin, por shqiptari asnje here nuk e ka mbajtur gjysem shtize flamurin e Gjergj kastrotit Skenderbeut dhe as e ka perthyer kurre karakterin! &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E na&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9065,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9462","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9462"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9462\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9464,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9462\/revisions\/9464"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}