{"id":9410,"date":"2021-10-27T20:57:18","date_gmt":"2021-10-27T20:57:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9410"},"modified":"2021-10-27T20:57:18","modified_gmt":"2021-10-27T20:57:18","slug":"poeti-yne-kombetar-at-gjergj-fishta-e-ripunuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9410","title":{"rendered":"POETI  YN\u00cb  KOMB\u00cbTAR  AT  GJERGJ  FISHTA  ( e ripunuar )"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/gjergj-fishta.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9296\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/gjergj-fishta.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/gjergj-fishta-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 150px) 100vw, 150px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Zadrim\u00ebs, m\u00eb 23 tetor 1871, u lind nj\u00eb djal\u00eb, i cili, i pag\u00ebzuar me emrin Zef, m\u00eb von\u00eb do t\u00eb njihej, n\u00eb bot\u00eb si Gjergj Fishta, poet komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve.\u00a0\u00a0 Por n\u00eb atdheun e vet, gjat\u00eb diktatur\u00ebs\u00a0 disa\u00a0 nga\u00a0 profesor\u00ebt\u00a0 e let\u00ebrsis\u00eb\u00a0 e njer\u00ebz t\u00eb letrave, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb regjimit ne fuqi, mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr\u00a0 t\u00eb p\u00ebrbaltnin\u00a0 e t\u00eb hidhnin posht\u00eb vepr\u00ebn e tij madhore n\u00eb sh\u00ebrbm t\u00eb atdheut.\u00a0 N\u00eb librin \u201cHistoria e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare -1983\u201d, me kryeredaktor Dh. Shuteriqin, larg \u00e7do vler\u00ebsimi letrar e artistik, u p\u00ebrdor fjalori politik, fyerja, shpifja,\u00a0 e mohimi, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb mefsht\u00eb: \u201cP\u00ebrfaq\u00ebsuesi kryesor i klerit\u00a0 fran\u00e7eskan Gjergj Fishta, poet, publicist , pedagog,\u00a0 politikan, drejtoi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb veprimtarin\u00eb kulturore e arsimore t\u00eb k\u00ebtij urdh\u00ebri. P\u00ebr t\u00eb interesat e kish\u00ebs e t\u00eb fes\u00eb q\u00ebndronin mbi interesat e atdheut e t\u00eb popullit, gj\u00eb q\u00eb ai e shpallte dhe e mbronte me t\u00ebr\u00eb demagogjin\u00eb, por edhe me ciniz\u00ebm dhe e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb themel t\u00eb pun\u00ebs si letrar. Vepra e tij kryesore, poema epike \u201cLahuta e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, propagandonte antisllavizmin dhe vinte n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr sundimit osman. Ajo i ngrinte himnin fran\u00e7eskan patriarkalizmit e bajraktarizmit, obskurantizmit fetar e klerikalizmit, dhe spekullonte me ndjenjat patriotike, kur ishte fjala p\u00ebr t\u00eb ngritur lart ngjarje dhe figura t\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes son\u00eb. Veprat e tjetra, si poema satirike \u201cGomari i Babatasit\u201d, ku u sulmuan me t\u00ebrbim laicizmi i shkoll\u00ebs dhe idet\u00eb demokratike, ishin karakteristik\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr q\u00eb b\u00ebri kleri katolik p\u00ebr t\u00eb ruajtur e p\u00ebr t\u00eb rritur ndikimin e tij n\u00eb jet\u00ebn mendore t\u00eb vendit. K\u00ebtij arti p\u00ebrpiqej t\u2019i sh\u00ebrbente nj\u00eb form\u00eb q\u00eb i q\u00ebndronte pran\u00eb folklorit. At\u00eb e shoq\u00ebronin shpesh proliksiteti, efektet e k\u00ebrkuara, retorizmi, brutaliteti i shprehjes e i stilit gjer n\u00eb banalitet, argumentet e tyre false, q\u00eb orvateshin t\u00eb imponoheshin me pahir, si dhe nj\u00eb q\u00ebndrim i theksuar konservator n\u00eb l\u00ebmin e gjuh\u00ebs. Fishta i mbaroi dit\u00ebt si akademik i Italis\u00eb fashiste.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>Kas\u00ebm Bajrami.\nLuigj Krasniqi, Kel Marubi, <\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"350\" height=\"237\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Fishta-etj.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9411\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Fishta-etj.jpg 350w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Fishta-etj-300x203.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 350px) 100vw, 350px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Gjergj Canco,\nShuk Sheldia.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Ulur: Lasgush\nPoradeci, at Gjergj Fishta, <\/p>\n\n\n\n<p>Asdreni, Ernst\nKoliqi.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Viti 1938<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; Nuk do t\u00eb\nmjaftonte ky q\u00ebndrim i paturpsh\u00ebm ndaj Fisht\u00ebs, as ndalimi barbar i librave t\u00eb\ntij, por duhej t\u00eb d\u00ebgjohej edhe z\u00ebri i nj\u00eb njeriu t\u00eb huaj ndaj Shqip\u00ebris\u00eb me\nemrin Rexhep Qose. N\u00eb librin \u201cPanteoni i rralluar\u201d i vitit 1985, tashm\u00eb i vlefsh\u00ebm\nvet\u00ebm p\u00ebr arkiv\u00eb, ndofta edhe p\u00ebr kosh, ai shkruan pa iu dridhur dora: \u201cGjergj\nFishta p\u00ebrkund\u00ebr Naim Frash\u00ebrit, ka shkruar p\u00ebr pjes\u00ebn katolike t\u00eb shqiptar\u00ebve,\nka folur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre dhe dy fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb shpeshta t\u00eb fjalorit t\u00eb tij ishin\nfeja dhe atdheu: gjithnj\u00eb p\u00ebrpara feja, mandej atdheu. N\u00eb zemr\u00ebn e madhe t\u00eb\nNaim Frash\u00ebrit kishte vend p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe, m\u00eb n\u00eb fund, p\u00ebr gjith\u00eb\nnjer\u00ebzit, kurse n\u00eb zemr\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb pat\u00ebr Gjergjit-p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb\nshqiptar\u00ebve, prandaj edhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve. Veprat e tij sot shijohen\nm\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi sesa at\u00ebher\u00eb kur ishin shkruar, qoft\u00eb edhe prej geg\u00ebve dhe,\nmund t\u00eb besojm\u00eb, pas ca dekadash do t\u00eb p\u00ebrkthehen si ato t\u00eb De Rad\u00ebs\u2026.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; Po ashtu gabuan\nedhe ata, q\u00eb shkruan se emri&nbsp; i Gjergj\nFisht\u00ebs pas vitit 1944, u harrua. P\u00ebrkundrazi, librat e tij mbaheshin si thesar\nn\u00eb bibliotekat vetiake, kudo n\u00eb Shqip\u00ebri. Leximi, apo p\u00ebrs\u00ebritja p\u00ebrmend\u00ebsh n\u00eb\nrrethe t\u00eb ngushta, gjallonte m\u00eb me zell. Edhe n\u00eb rastet, kur n\u00eb gazet\u00ebn \u201eZ\u00ebri i\nPopullit\u201c botoheshin shkrime zilare e fyese kund\u00ebr poetit t\u00eb madh, n\u00eb shumic\u00ebn\ne lexuesve ato zgjonin kund\u00ebrshtimin e menj\u00ebhersh\u00ebm, ashtu si\u00e7 nuk miratohej\nedhe gjykimi qesharak i diktatorit E. Hoxha aty nga viti 1949, kur n\u00eb nj\u00eb\nmbledhje t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb thoshte se \u201cFishta me satirat\ne tij nuk pi uj\u00eb p\u00ebrpara \u201cEpopes\u00eb s\u00eb Ballit Komb\u00ebtar\u201d t\u00eb Shefqet Musarajt.\u201d(?!)\n<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\nDrita&nbsp;&nbsp; e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs&nbsp; nga autor\u00eb vendas e t\u00eb huaj. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; N\u00eb\nnj\u00eb koh\u00eb, kur Fan S. Noli n\u00ebp\u00ebr ligj\u00ebrata shprehej: \u201cFishta \u00ebsht\u00eb i madh\u201d, Faik\nKonica shtonte:\n\u201cFishta \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm poet i madh, por edhe intelektual i dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb! Kot s\u00eb koti p\u00ebrpiqen grek\u00ebt e sot\u00ebm mbi vepr\u00ebn e Fisht\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e tyre nj\u00eb vep\u00ebr m\u00eb t\u00eb plot\u00eb se\n&#8220;Lahuta&#8221; e Gjergj Fisht\u00ebs&#8221;. Nd\u00ebrkoh\u00eb Lasgush Poradeci, do\nta quante Fisht\u00ebn me nderim: \u201cPoeti yn\u00eb komb\u00ebtar! Shk\u00ebmbi i tok\u00ebs dhe shk\u00ebmbi i\nshpirtit shqiptar!\u201d&nbsp; Dijetari i shquar\nEqrem \u00c7abej, teksa analizon romantizmin ton\u00eb, q\u00eb\nlidhej me luft\u00ebn p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, nd\u00ebrmjet Jeronim De Rad\u00ebs e Naimi\nFrash\u00ebrit, rendit edhe Gjegj Fisht\u00ebn p\u00ebr fuqin\u00eb e vet epike. Krahas tij, Engj\u00ebll Sedaj&nbsp;\ntheksonte se \u201ckrahasimi i poezis\u00eb epike t\u00eb Fisht\u00ebs me poezin\u00eb e Naimit\nb\u00ebhet jo vet\u00ebm n\u00eb punimet e ve\u00e7anta mbi Fisht\u00ebn, por edhe n\u00eb punimet e tjera t\u00eb E.\n\u00c7abejt, duke p\u00ebrq\u00ebndruar v\u00ebmendjen m\u00eb tep\u00ebr te k\u00ebta dy poet\u00eb sesa n\u00eb krahasimin\nnd\u00ebrmjet Fisht\u00ebs dhe poet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu, bie fjala, n\u00eb punimin\ne tij, \u201eRomantizmi\u201c, ndon\u00ebse nuk shqyrton n\u00eb ve\u00e7anti Fisht\u00ebn, por kryesisht De\nRad\u00ebn dhe Naimin, ai e ka krahasuar Naimin dhe Fisht\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb se &#8220;ky\nepos (Istoria e Sk\u00ebnd\u00ebrbeut) nuk u b\u00eb dot epos komb\u00ebtar, se k\u00ebt\u00eb ua fali m\u00eb\nvon\u00eb shqiptar\u00ebve Gjergj Fishta&#8221;. Aurel\nPlasari shkruante: &#8220;Gjysm\u00ebshekulli q\u00eb ka kaluar prej vdekjes fizike t\u00eb\nFisht\u00ebs, e ka v\u00ebrtetuar jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e vepr\u00ebs s\u00eb tij letrare, me gjith\u00eb\nkushtet specifike t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb t\u00eb cilat i \u00ebsht\u00eb dashur asaj t\u00eb\ngjalloj\u00eb.\u201d&nbsp; Albanologu i njohur Fulvio Cordignano shkruante: \u201cPakkush\nkujtoj n\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs, ia del At Fisht\u00ebs si poet satirik. Si i\ntill\u00eb, me nj\u00eb furi t\u00eb \u00e7udishme, ai ther e pret aty ku djeg.\u201d Nd\u00ebrsa poeti\nitalian me fam\u00eb bot\u00ebrore Gabriele D\u2019Annunzio thoshte: &nbsp;&#8220;Pat\u00ebr Fishta\nnjihet si poeti m\u00eb popullor i shqiptar\u00ebve, si poeti m\u00eb i p\u00ebrzem\u00ebrt i k\u00ebtij\npopulli, si k\u00ebt\u00eb kemi nj\u00eb t\u00eb&nbsp; madh\ntjet\u00ebr: Rabindranat Tagora.&#8221; <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\nPublicist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm&nbsp;\nshqiptar\u00eb&nbsp; me shkrimet e tyre kan\u00eb\nber\u00eb t\u00eb ditur lexuesin e gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e jet\u00ebs e vepr\u00ebs s\u00eb&nbsp; Fisht\u00ebs. Nd\u00ebr ta jan\u00eb shquar At Zef Plumi,\nSalih Kabashi,&nbsp; Arben Marku, Pjet\u00ebr Jaku,\nFritz Radovani, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebrkaq, disa nga profesor\u00ebt e moshuar, me dijeni t\u00eb\npakta p\u00ebr jet\u00ebn e vepr\u00ebn e poetit Gjergj Fishta, vijojn\u00eb t\u00eb botojn\u00eb e t\u00eb\nribotojn\u00eb t\u00eb ndrequra&nbsp; studimet e viteve\npara \u201990.&nbsp; Nd\u00ebrsa\naty &#8211; k\u00ebtu vihet re se disa, t\u00eb ashtuquajtur prof.dr. botojn\u00eb veprat e Fisht\u00ebs kund\u00ebr \u00e7do rregulli, duke\nd\u00ebmtuar dhunsh\u00ebm me ndreqje kund\u00ebrshkencore \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e gjuh\u00ebs dhe ritmin&nbsp; e vargjeve&nbsp;\nt\u00eb arta t\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs, ose dikush tjet\u00ebr, duke bredhur der\u00eb m\u00eb\nder\u00eb, mbledh letra t\u00eb mykura nd\u00ebr vite, pa adres\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkthyera, pra, t\u00eb\nsajuara, i boton me st\u00ebrhollime p\u00ebr t\u00eb zbehur drit\u00ebn e vepr\u00ebs s\u00eb Fisht\u00ebs, apo\nt\u00eb Nolit t\u00eb nderuar. K\u00ebta tipa keqdash\u00ebsh me frym\u00ebzim tymnaje, notonin&nbsp; dikur pa shpres\u00eb p\u00ebrmes dallg\u00ebsh n\u00eb gjurmim\nt\u00eb atdhetar\u00ebve t\u00eb m\u00ebrguar n\u00eb \u00e7aste tragjedish. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ndaj\nshkrimeve jasht\u00ebletrare, sot hedh drit\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs&nbsp; vet\u00eb poeti&nbsp;\nme veprat e tij. Fishta ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt, q\u00eb me vargjet e veta qortoi\nme vendosm\u00ebri veset e shoq\u00ebris\u00eb, apo, si poet i ndiesive atdhetare, u ngriti\nlavde mbrojt\u00ebsve t\u00eb atdheut. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Krijimtaria&nbsp; e botuar e Fisht\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Poezin\u00eb e par\u00eb Fishta e botoi m\u00eb 1900 n\u00eb revist\u00ebn \u201cAlbania\u201d t\u00eb\nKonic\u00ebs. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vet ai u shfaq si poet epik e lirik dhe\nprozator. N\u00eb krijimtarin\u00eb e tij t\u00eb gjithan\u00ebshme, p\u00ebrve\u00e7 poem\u00ebs epike, \u201eLahuta e\nMalsise\u201c, rreshtohen veprat: \u201eKang\u00eb Popullore\u201c, \u201eVierrsha t\u2019p\u00ebrshpirtshme  t\u2019rikthyem\u201c, \u201ePika voeset, \u201eAnxat e Parnasit\u201c,\n\u201eMrizi i Zanave\u201c, \u201eVallja e Parrizit\u201c,&nbsp;\n\u201eSh\u00ebn Fran\u00e7esku i Asizit\u201c&nbsp; \u201eGomari\ni Babatasit\u201e ,&nbsp; \u201eDredhit\u00eb e Patukut dhe i\nLigu p\u00ebr mend\u201c, \u201eShna Ndou i Padues\u201c, \u201eJuda Makabe\u201c, \u201eVllaznija\u201c, \u201eOdisea\nIfigjenija n\u2019Aulli\u201c, \u201eShqyptari i qytetnuem\u201c,&nbsp;\n\u201eSh\u00ebn Luigji\u201d, \u201cBarijt e Betlemit\u201c, \u201eMojsi Golemi i Dibr\u00ebs e Deli Cena\u201c,\n\u201eJerina ose mbret\u00ebresha e luleve\u201c e&nbsp; t\u00eb\ntjera. N\u00eb v\u00ebllimin \u201eMrizi&nbsp; i Zanave\u201c,\nrenditet&nbsp; \u201cGonzage\u201e dhe poezia \u201eNji Lule\nVjeshte\u201c,&nbsp; nga m\u00eb t\u00eb dhimb\u00ebshmet e m\u00eb t\u00eb\nbukurat&nbsp; e let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Proza e rrjedhshme e Fisht\u00ebs u shqua me shkrimet polemike\n&#8211; politike, filozofike, letrare dhe estetike n\u00eb gazeta e revista, ve\u00e7an\u00ebrisht\nn\u00eb t\u00eb p\u00ebrmuajshmen&nbsp; \u201eHylli i Drit\u00ebs.\u201c <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitet e diktatur\u00ebs, kur ai ndalohej t\u00eb p\u00ebrmendej n\u00eb\nvendlindje, emri i tij i kishte kaluar kufijt\u00eb. N\u00eb enciklopedit\u00eb e bot\u00ebs\ndallohej me p\u00ebrcaktimin: \u201eAt Gjergj Fishta &#8211; Poet Komb\u00ebtar Shqiptar\u201d, etj&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Fishta dhe \u201cLahuta e Malcis\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs, sado disa guxuan t\u00eb fyenin poetin\ne madh dhe drit\u00ebn e vepr\u00ebs s\u00eb tij ta mbulonin me mjegull\u00ebn e shpifjes,\nrrezatimi i saj \u00e7ante terrin: <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cShkundu pluhnit\npra, Shqypni!\/ Ngrehe ballin si&nbsp;\nmbretnesh\u00eb!\/ <\/p>\n\n\n\n<p>Pse me djelm, qi ngrof ti,\/\nNuk mund t\u2019quhesh, jo, robnesh\u00eb!.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>Vargje si k\u00ebta n\u00eb vet\u00ebdijen e rinis\u00eb, mbajt\u00ebn gjall\u00eb\nndjenj\u00ebn e kombit dhe t\u00eb liris\u00eb, shpres\u00ebn dhe besimin p\u00ebr shp\u00ebtim. Veprat e Fisht\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, jan\u00eb thesar p\u00ebr gjuh\u00ebn ton\u00eb.\nSipas Maximilian Lambertz-it\u201cvepra e Fisht\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shtylla kurrizore e Kombit\nShqiptar. Aq sa mund t\u00eb kuptohet Greqia pa Homerin, Italia pa Danten, Gjermania\npa Eposin e Nibelung\u00ebve, Anglia pa Shekspirin, aq mund t\u00eb kuptohet edhe\nShqip\u00ebria pa \u201cLahut\u00ebn e Malsis\u00eb\u201d t\u00eb At Gj. Fisht\u00ebs.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; P\u00ebr\nAt Gjergj Fisht\u00ebn kan\u00eb shkruar Norbert Jokl,&nbsp;\npas tij Gustav Weigand, i cili, p\u00ebrve\u00e7 punimeve t\u00eb ve\u00e7anta, do t\u00eb\np\u00ebrkthente n\u00eb gjermanisht : \u201cLahuta e Malcis\u201d von Gjergj Fishta, Balkan Archiv,\nLeipzig 1925), kurse Lambertz-i po n\u00eb gjermanisht: \u201cDie Laute des Hochlandes),\nVerlag R. Oldenbourg, Munchen, 1958. N\u00eb italisht, nga Papas Ignazio Parrino:\n\u201cIl Liuto Della Montagna, Palermo 1968, 1970). Pas shembjes s\u00eb\ndiktatur\u00ebs \u201cLahuta&nbsp; e Malsis\u00eb\u201d, u\nnjoh&nbsp; n\u00eb anglisht e p\u00ebrkthyer nga Robert\nElsie dhe Janice Mathie-Heck: \u201cThe Highland Lute\u201d, London, New York, 2005).<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\nFillimi e mbarimi i poem\u00ebs \u201cLahuta e Malsis\u00eb\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;\nFishta poem\u00ebn e filloi m\u00eb\n1905 me titullin \u201cLahuta e Malcis\u201d, me k\u00ebng\u00ebn&nbsp;\ne par\u00eb \u201cCubat\u201d dhe e\np\u00ebrfundoi m\u00eb 1937, me k\u00ebng\u00ebn&nbsp; e tridhjet\u00eb\n\u201cKonferenca e Londonit.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimet e veta Fishta, kujton se\nnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs&nbsp; s\u00eb pushimeve verore\nishte d\u00ebrguar n\u00eb katundin Rrapsh t\u00eb Hotit p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar famullitarin\nLeonard Gojanin. N\u00eb at\u00eb vend t\u00eb qet\u00eb u miq\u00ebsua me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb thyer n\u00eb mosh\u00eb,\nMarash Ucin nga&nbsp;Hoti. Mbr\u00ebmjet i kalonin&nbsp;\nbashk\u00eb. Nga Marashi Fishta d\u00ebgjoi&nbsp;\nrr\u00ebfime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet p\u00ebr luftimet e her\u00ebshme t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve\nshqiptar\u00eb dhe malazes\u00eb, edhe p\u00ebr betej\u00ebn e rrept\u00eb n\u00eb Ur\u00ebn e Rrzhanic\u00ebs, ku pati\nmarr\u00eb pjes\u00eb Marashi vet\u00eb.&nbsp; Fishta\nvijoi&nbsp; ta botonte&nbsp; e ribotonte poem\u00ebn t\u00eb zgjeruar m\u00eb 1912, 1923,\n1931 dhe 1933.&nbsp; P\u00ebrgatit\u00ebsi i k\u00ebtij\nstudimi ruan qysh nga viti&nbsp; 1950,, nj\u00eb\nlib\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl&nbsp; i ribotuar n\u00eb vitin 1923,\nme titullin&nbsp; \u201cLahuta e Malcis\u201d, vet\u00ebm me\npes\u00eb k\u00ebng\u00ebt e para.&nbsp; N\u00eb krye t\u00eb librit\nlexohet shkurt, ky sh\u00ebnim nga botuesi:&nbsp;\n\u201cMe ket botim shuhen ato t\u00eb p\u00ebrparshmet, edhe ndalohen t\u00eb gjitha t\u00eb\ndrejtat e rishbotimit e t\u00eb p\u00ebrkthimit.\u201d&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;\nLahuta e Malsis\u00eb me gjuh\u00ebn&nbsp; e pasur\nnga burimet e veriut, e ngritur n\u00eb art nga Fishta,\nu paraqit e plot\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb kremtimet&nbsp;\ne nj\u00ebzetepes\u00eb vjetorit t\u00eb shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Poema n\u00eb vargje tet\u00ebrrok\u00ebsh, sado me ngjyrimet e nj\u00eb rapsodie\nkreshnik\u00ebsh legjendar\u00eb, \u00ebsht\u00eb&nbsp;\nhistori&nbsp; n\u00eb vargje e luft\u00ebs p\u00ebr\nLirin\u00eb e Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, me heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, si Ali Pash\u00eb Gucia,\nDed\u00eb Gjo Luli, Oso&nbsp; Kuka, Marash Uci etj.\nBefas, n\u00eb \u00e7aste frym\u00ebzimi, poeti me sok\u00ebllima&nbsp;\nkreshnik\u00ebsh, i drejtohet Zan\u00ebs s\u00eb mir\u00eb, apo i shqet\u00ebsuar &#8211; Or\u00ebs s\u00eb\nMalit.&nbsp; Rimat, her\u00eb jan\u00eb t\u00eb puthura, her\u00eb\nt\u00eb kryq\u00ebzuara. K\u00ebng\u00ebt e krijuara n\u00eb rini jan\u00eb m\u00eb t\u00eb hov\u00ebshme, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim,\naf\u00ebr mbarimit, mendimtare, me shqet\u00ebsime p\u00ebr fatin e atdheut n\u00eb prag t\u00eb liris\u00eb,\npas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e konferencave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\nPjes\u00eb&nbsp; nga&nbsp; k\u00ebng\u00ebt e Lahut\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb\nlet\u00ebrsin\u00eb soc-realiste, zakonisht jepeshin citate apo shkurt vet\u00ebm disa pjes\u00eb.\nMeq\u00eb m\u00eb lart u p\u00ebrmend\u00ebn trajtime te zgjatura&nbsp;\narmiq\u00ebsore,&nbsp; del&nbsp; e nevojshme q\u00eb prej k\u00ebsaj kryevepre epike, me\ntridhjet\u00eb k\u00ebng\u00eb, t\u00eb zgjidhen t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb k\u00ebng\u00eb qoft\u00eb edhe jo t\u00eb plota.\nAt\u00ebher\u00eb lexuesi i m\u00ebsuar ndryshe, do t\u00eb befasohej e mahnitej me gjuh\u00ebn e past\u00ebr shqip&nbsp;\nt\u00eb poetit atdhetar At Gjerg Fishta.&nbsp; Shembuj shkrimesh n\u00eb libra t\u00eb till\u00eb jan\u00eb t\u00eb\nshumt\u00eb, nj\u00eb prej tyre,&nbsp; \u201cShkrimtar\u00ebt\nshqiptar\u00eb\u201d- 1942,&nbsp; n\u00eb dy v\u00ebllime duke filluar&nbsp; nga Buzuku, ku shkrimtari&nbsp; i njohur Karl Gurakuqi&nbsp; paraqet&nbsp;\nme imt\u00ebsi&nbsp; jet\u00ebn e&nbsp; Fisht\u00ebs vargje&nbsp; t\u00eb shumta e t\u00eb gjata, nga&nbsp; poema \u201cLahuta e Malsis\u00eb\u201d, nga&nbsp; poezia lirike, dramat e nga proza.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cLAHUTA E MALCIS\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebng\u00eb t\u00eb zgjedhura.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; C u b a t<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nNdihm\u00f2, Zot, si m&#8217;k\u00e8 ndihmue!&nbsp;<br>\nPes\u00ebqind vjet kishin kalue&nbsp;<br>\n\u00c7\u00ebse t\u00eb buk&#8217;r\u00ebn ket\u2019 Shqipni&nbsp;<br>\nTurku e mbate n\u00eb robn\u00ec,&nbsp;<br>\nkrejt tu&#8217; e l\u00e0 t&#8217;mjer\u00ebn n\u00eb gjak,&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>frym\u00ebn\ntue ia xanun njak,&nbsp;<br>\ne as tu&#8217; e lan\u00eb, jo, drit\u00eb me p\u00e0:&nbsp;<br>\nkurr\u2019 t\u00eb keqen pa ia d\u00e0:&nbsp;<br>\nrrihe e mos e l\u00e8n me kj\u00e0:&nbsp;<br>\nme iu dhimbt\u00eb, po, minit n&#8217; mur\u00eb,&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p>me iu\ndhimbt\u00eb gjarpnit n\u00ebn gur\u00eb!&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<br>\nVe\u00e7 si &#8216;i d\u00e8m, vu n&#8217;lav\u00ebr s\u2019pari,&nbsp;<br>\nqi, ka&#8217; e vret zgjedha e kulari&nbsp;<br>\nkah nuk b\u00e0n m&#8217;e thek\u00eb strumb&#8217;llari,&nbsp;<br>\ns&#8217;ndigjon me t\u00ebrhjekun m&#8217;pluer:&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p>e tue\ndhan\u00eb kryq e t\u00ebrthuer,&nbsp;<br>\ntu&#8217; i dhan\u00eb bulkut shum\u2019 m\u00ebrz\u00ec,&nbsp;<br>\nme u vu s&#8217; ryset p\u00ebr hull\u00ec&nbsp;<br>\ne as me shoq ai pend\u00eb me shkue:&nbsp;<br>\nk\u00ebshtu Shqiptar\u00ebt, t\u00eb cilt\u2019 m\u00ebsue<\/p>\n\n\n\n<p>s&#8217;din&#8217;\nme ndej\u00eb rob n\u00ebn zgjedh\u00eb t&#8217;huej,&nbsp;<br>\npag\u00eb e t&#8217;dheta me i l\u00e0 kuj\u00eb,&nbsp;<br>\npor t\u00eb lir\u00eb me shkue ata motin,&nbsp;<br>\nve\u00e7 mbi vedi tue njoht\u00eb Zotin,<\/p>\n\n\n\n<p>\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Vranina<\/p>\n\n\n\n<p>Vojti\nfjala te \u00c7etina:<\/p>\n\n\n\n<p>-Vall\u00eb!\n\u00e7\u2019po ban mi ShkjaVranina!<\/p>\n\n\n\n<p>Vall\u00eb!\n\u00e7\u2018po ban&nbsp; Vranina m\u2019Shkje?<\/p>\n\n\n\n<p>rob tue\nxan\u00eb&nbsp; e gjind tue pre,<\/p>\n\n\n\n<p>tue pre\ngjind, tue xan\u00eb kajduka<\/p>\n\n\n\n<p>qysh se\nduel njaj Oso Kuka! <\/p>\n\n\n\n<p>Oso Kuka,\n\u2019i&nbsp; burr\u00eb shkodran, <\/p>\n\n\n\n<p>shoq n\u00eb\nShkod\u00ebr, thon\u00eb, s\u2018ka lan\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>p\u00ebr kah\nbesa e kah trim\u00ebnia,<\/p>\n\n\n\n<p>qi zanat\u00eb\ni ka Shqipnia.<\/p>\n\n\n\n<p>Kaleshan\ne sy-p\u00ebrgjakun,<\/p>\n\n\n\n<p>mje\nm\u2019sylah mustakun:<\/p>\n\n\n\n<p>ushton\nmali, thon\u00eb, kur t\u2019flas\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>dridhet&nbsp; fusha kah t\u2019vikas\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>e kah\nt\u2019dredh\u00eb t\u00eb rrebt\u00eb taga\u2019n<\/p>\n\n\n\n<p>thue se\nrr\u2019feja shkrep p\u00ebr an\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>kaq\nvringllim ai shkon&nbsp; tu\u2019 i dhan\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Marash Uci<\/p>\n\n\n\n<p>Te nji mriz, te nji lejth\u00ed<br>\nkishin ndodhun tre bar\u00ed<br>\ndy me dhen e nji me dh\u00ed,<br>\nnjani plak e dy t\u00eb r\u00ed:<br>\nMarash Uci e t&#8217; bijt\u00eb e Calit: <br>\ndy djelm t&#8217; leht\u00eb si shpezt e malit.<br>\nMarash Uci i Uc Mehmetit,<br>\nan\u00eb e m&#8217; an\u00eb i kisht&#8217; r\u00e1 detit<br>\nkishte p\u00e1 pron\u00ebt e Mbretit<br>\n\u00e7ak prej Hotit tue xan\u00eb filli <br>\nd\u00e9r ku piqet buka m&#8217; dielli;<br>\npse, sa kje Marashi i r\u00ed,<br>\ni pat dal\u00eb Mbretit n&#8217; ushtr\u00ed<br>\nme arm\u00eb n&#8217; dor\u00eb, me zjarrm n\u00eb gj\u00ed,<br>\nsi qi doke asht n\u2019Shqipn\u00ed. <br>\nBurr\u00eb i fort\u00eb e trim si Zana,<br>\narm\u00ebt i kjen\u00eb atij baba e nana:<br>\nbab\u00eb tagani e nan\u00eb breshana,<br>\nv\u00ebll\u00e1 e mot\u00ebr d\u00fd pistolet<br>\nd\u00fd gjarpnusha prej Stambollet. <br>\nKy kje lypun edh\u00e8 gjetun,<br>\npat ken\u00eb thirrun edh\u00e8 p\u00ebvetun<br>\ne n&#8217; kushtrim e n&#8217; gj\u00fdq t&#8217; bajrakut,<br>\ne nd\u00ebr pr\u00e9 marr\u00eb Karadakut;<br>\ne kudo qi i doli pr\u00eeja <br>\nat\u00fd i dajti edh\u00e8 trimnija.<br>\nPor, si kripit i r\u00e1 bora,<br>\ne la kamba, e la dora,<br>\nedh\u00e8 i shkrefi arm\u00ebt besnike:<br>\nnjato arm\u00eb qi n&#8217;koh\u00eb jetike <br>\npa&#8217;n ken\u00eb ndera e Arb\u00ebn\u00eds\u00eb kreshnike;<br>\ne na doli bar\u00ed malit,<br>\ni shmrijak me t&#8217; bijt\u00eb e Calit<br>\nprore Mashi djelm\u00ebve t&#8217; Hotit<br>\nu kallxonte pun\u00ebt e motit, <br>\npun\u00ebt e motit, pun\u00eb trim\u00ebnie:<br>\nsi Shqiptari mbas lirie<br>\ne mbas bes\u00ebs e s&#8217; bardh\u00ebs F\u00e9<br>\nbate dek\u00ebn si me l\u00e9;<br>\n\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Te kisha\ne Shinjonit <\/p>\n\n\n\n<p>Prendoi dielli, n&#8217;qiell\u00eb duel hana,<br>\nn\u2019 Vele\u00e7ik po pingron Zana:<br>\nEhu! ju malet e Shqipn\u00eds\u00eb, <br>\nn&#8217; t&#8217; cilat struk\u00eb shqipja e lir\u00eds\u00eb<br>\nn&#8217; t&#8217; bardhat koh\u00eb qi kan\u00eb prendue <br>\ns&#8217; lete anmik, jo, me iu afrue!<br>\nE din shpat e di\u2019 edhe p\u00ebrrue,<br>\ne din land\u00eb e di\u2019 edhe g\u00far\u00eb,<br>\nShqiptar\u00eds\u00eb kryq e t\u00ebrthuer, <br>\nse sa gjak at\u00ebbot\u00eb i anmikut <br>\nvojti rr\u00ebkaj\u00eb prej t&#8217; bardh\u00eb \u00e7elikut,<br>\nqi flakote n&#8217; dor\u00eb t&#8217; Shqiptarit<br>\nPorsi rr\u00ebfeja majes s&#8217; Sharit.<br>\nA kish mujt\u00eb kurr n&#8217; at\u00eb koh\u00eb t&#8217; lume,<br>\n(Me lot gjakut sot t&#8217; lotueme!) <br>\nve\u00e7 nji troe t&#8217; tok\u00ebs Shqiptare<br>\nm&#8217;e r\u00ebmue dora grabit\u00e7are?<br>\nSot m&#8217;e d\u00e1 duen copa &#8211; copa,<br>\ne p\u00ebrse? Pse don Europa[<br>\n\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n&nbsp;Te ura e Rzhanic\u00ebs <\/p>\n\n\n\n<p>Riza Pasha del n\u2019 kal\u00e1,<br>\nI Madhi Zot, se shka me p\u00e1!<br>\nFort ndjegull paska r\u00e1<br>\nN\u2019 at Rrzhanic\u00eb, n\u00ebn Podgoric\u00eb.<br>\nS\u2019 k\u00e1 me ngiat\u00eb e do t\u2019 bjer\u00eb sh\u00ed: &nbsp;<br>\nHazna e madhe p\u00ebr bulq\u00ed!<br>\nT\u2019u ngjat\u00ebt jeta! &#8211; i thot\u00eb Myftija<br>\nS\u2019 k\u00e1 r\u00e1 ndjeglla kah Malcija,<br>\nKah Rrzhanica e Podgorica;<br>\nPor \u00e2sht \u00e7ue tymi i barotit, <br>\nDjelmt e Grud\u00ebs e Lek\u00ebt e Hotit<br>\nKah luftojn\u00eb me Mal t\u00eb Z\u00ed.<\/p>\n\n\n\n<p>\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Dhunimi&nbsp; i vepr\u00ebs s\u00eb isht\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Pas\nLuft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb, \u201cLahuta e Malc\u00eds\u201d&nbsp;\ndhe&nbsp; krijimet e tjera t\u00eb Gjergj\nFisht\u00ebs u ndaluan dhunsh\u00ebm nga pushteti i ashtquajtur popullor, por nd\u00ebrkoh\u00eb u\nribotuan n\u00eb Rom\u00eb m\u00eb 1958, n\u00eb Lubjan\u00eb, m\u00eb 1990 dhe s\u00ebrish n\u00eb Rom\u00eb m\u00eb 1991. <\/p>\n\n\n\n<p>Pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb diktaur\u00ebs, veprat e\nFisht\u00ebs dhe shkrimet p\u00ebrkujtimore botohen vazhdimisht. me titullin \u201cLahuta e\nMalsis\u00eb\u201d. Studimet p\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebn, tashm\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb thella, shkenc\u00eb\ne mir\u00ebfillt\u00eb, sepse lidhen&nbsp; me\nvler\u00ebsimin&nbsp; e vazhduesh\u00ebm e kujtimin e\npoetit ton\u00eb komb\u00ebtar. Studiuesit e brezit t\u00eb ri, si\nArben Marku, tashm\u00eb kan\u00eb shkuar m\u00eb tej, duke caktuar vendin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, bie\nfjala, p\u00ebr poem\u00ebn epike \u201cLahuta Malsis\u00eb\u201d p\u00ebrball\u00eb&nbsp; poem\u00ebs \u201cKunora e Malsis\u00eb\u201d t\u00eb poetit\nmalazes&nbsp; Negoshi. Me \u201cLahut\u00ebn e Malsis\u00eb\u201d,\npoeti yn\u00eb tregon historin\u00eb e shqiptar\u00ebve, zgjon e jep kushtrimin p\u00ebr bashkimin\ne kombit pa dallim feje n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb atdheut me ndihm\u00ebn e\nEurop\u00ebs, nd\u00ebrsa Negoshi k\u00ebrkonte bashkimin e malazesve n\u00eb nj\u00eb fe,&nbsp; n\u00eb&nbsp;\nluft\u00eb kund\u00ebr pueshtuesve turq me p\u00ebrkrahjen e Rusis\u00eb. Me krijimin e\nrrall\u00eb tridhjet\u00ebvje\u00e7ar \u201cLahuta e Malsis\u00eb\u201d, Fishta i dha kombit shqiptar nj\u00eb\nhistori t\u00eb art\u00eb, nd\u00ebrsa Europ\u00ebs, nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura\nkomb\u00ebtare, si rrjedhoj\u00eb e padrejt\u00ebsive t\u00eb koh\u00ebve. Ndaj ai meritoi titullin Poet\nKomb\u00ebtar\u201d. N\u00eb ve\u00e7anti Lahuta e Malsis\u00eb,\ni ngjan nj\u00eb simfonie klasike, ku n\u00eb rrjedh\u00ebn e ngjarjeve vargjet, rimat e\nritmi, jan\u00eb notat e saj. Her\u00eb t\u00eb zymta, her\u00eb shprehje dhimbjeje, her\u00eb si\nmallkim dhe n\u00eb \u00e7astet e ngadhnjimit, piskam\u00eb hareje e luft\u00ebtar\u00ebve. Mandej\nd\u00ebgjohen z\u00ebri i natyr\u00ebs s\u00eb bukur shqiptare dhe i zanave, jehona e bjeshk\u00ebve,\ngurgullimat e krojeve dhe e p\u00ebrrenjve, teksa rr\u00ebzohen tat\u00ebpjet\u00eb. N\u00eb brendi t\u00eb\nk\u00ebsaj poeme epike, gjejm\u00eb edhe vargje t\u00eb rralla lirike p\u00ebr nga bukuria e\nkuptimi, kushtuar vajz\u00ebs shqiptare, si k\u00ebto: <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cVarza ka e varza s\u2019ka,<\/p>\n\n\n\n<p>porsi asht nji varz\u2019 n\u2019Janin\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>kurrkund shoqen s\u2019ia ke pa,<\/p>\n\n\n\n<p>kah bje\u2018 diell e serotin\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>synin diell, ballin si hana,<\/p>\n\n\n\n<p>ardhun shtatit si selvija<\/p>\n\n\n\n<p>Efruazin e&nbsp;\nquejti nana, <\/p>\n\n\n\n<p>augur t\u2019mir me e pas Shqipnia.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Fishta p\u00ebr Atdheun<\/p>\n\n\n\n<p>Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Fishta e priti me\ng\u00ebzim, por edhe me breng\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb Luft\u00ebs Ballkanike e vendimeve t\u00eb\npadrejta t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb&nbsp; Londr\u00ebs\n-1913. Nj\u00eb gjendje e till\u00eb shpirt\u00ebrore shprehet n\u00eb poem\u00ebn \u201eLahuta e Malsis\u00eb\u201c\ndhe n\u00eb artikujt e botuar n\u00eb revist\u00ebn \u201eHylli i Drit\u00ebs\u201c, t\u00eb themeluar prej tij n\u00eb\nShkod\u00ebr m\u00eb 1913.&nbsp; N\u00eb&nbsp; shkrimin&nbsp;\nme&nbsp; titull: \u201cA jan t\u2019zot\nshqiptar\u00ebt me u mbajt shtet m\u2019vedi?\u201c, Fishta kritikon ashp\u00ebr, nga nj\u00eb an\u00eb\nveprimet grabitqare t\u00eb fqinj\u00ebve e nga ana tjet\u00ebr q\u00ebndrimin e shteteve europiane\nkund\u00ebr t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore, sidomos t\u00eb Rusis\u00eb.&nbsp;\nNd\u00ebrkoh\u00eb ai argumenton&nbsp; me fakte\nhistorike aft\u00ebsin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr krijimin e drejtimin e shtetit t\u00eb pavarur\nbrenda kufijve etnik\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb ngjarje e paharruar do t\u00eb mbetet n\u00eb histori dita 23\ntetor 1913, kur Fishta ngriti Flamurin Komb\u00ebtar n\u00eb Kish\u00ebn e Gjuadollit dhe e\nlidhi me drita me Xhamin\u00eb e Fush\u00ebs s\u00eb \u00c7el\u00ebs. Ishte ky nj\u00eb veprim i guximsh\u00ebm\np\u00ebr bashkimin&nbsp; e shqiptar\u00ebve me disa\nbesime&nbsp; fetare. N\u00eb vitet 1916-1917, n\u00ebn\npushtimin austriak, ai boton gazet\u00ebn &#8220;Posta e Shqypnis\u00eb.\u201c Pas mbarimit t\u00eb\nLuft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, nga prilli i vitit 1919 dhe gjat\u00eb vitit 1920, Gjergj\nFishta \u00ebsht\u00eb sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i delegacionit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e\nPaqes n\u00eb Paris, p\u00ebr mbrojtjen e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb nga\nligj\u00ebratat e vitit 1919,&nbsp; ai tha: \u201ePak i njohun dhe aq zi i gjykuem n\u00eb Europ\u00eb\nasht vendi yn\u00eb. I vjet\u00ebr sa fosilet, sa stalaktitet e shpellave jehuese t\u00eb\nmaleve t\u00eb veta vigane, dhe i lindun t\u00eb thuesh prej vet\u00eb rranj\u00ebve t\u00eb vjetra,\nai asht sot zot autokton i\npakund\u00ebrshtuesh\u00ebm i tokave t\u00eb tij. Po qe se pernjimend parimi i autodeterminacionit\nasht marr\u00eb prej Konferenc\u00ebs s\u00eb Paqes si karakter themelor p\u00ebr trajtimin e\nshteteve si dhe p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufijve t\u00eb tyne, e drejta e lyp\u00eb q\u00eb Shqipnia\nt\u00eb qitet shtet m\u00eb vete p\u00ebrbrenda kufijve t\u00eb vet etnik\u00eb dhe gjeografik. Por \u00e7ka, se simbas teoris\u00eb\nVilsoniane p\u00ebr me mund nji popull me u sundue n\u00eb vet\u00ebvete, p\u00ebrpos komb\u00ebsis\u00eb\nduhet t\u00eb mirret parasysh edhe nd\u00ebrgjergjja e tij komb\u00ebtare. Tashti p\u00ebr n\u00eb\nqoft\u00ebse si nd\u00ebrgjegje komb\u00ebtare duhet t\u00eb kuptohet ndjesija p\u00ebr liri, si edhe ai\nd\u00ebshir q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nji popull p\u00ebr t\u2019u zhvillue, gjithnji p\u00ebrbrenda qarkut\nt\u00eb forcave t\u00eb veta, un\u00eb them se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje Konferenca duhet t\u2019ia\nnjoh\u00eb Shqipnis\u00eb pamvarsin\u00eb si edhe sovranitetin e saj. E po thom\u00ebni, cili\npopulll&nbsp; n\u00eb Ballkan ka ndjesi ma t\u00eb\nthella p\u00ebr lirin\u00eb e vet sesa populli shqiptar?&nbsp;\nN\u00eb rast se ata nuk na duan n\u00eb nji shtet t\u00eb\nvet\u00ebm, pasi thon\u00eb se shqiptar\u00ebt qenkan Musliman, at\u00ebher\u00eb na Kristian\u00ebt, do t\u2019i\nshkrijm\u00eb kryqet tona dhe do t\u2019i bajm\u00eb fishek\u00eb, me mbrojt\u00eb vllaznit tan\u00eb\nmusliman\u00eb shqiptar\u00eb\u201d, Esht\u00eb kjo nj\u00eb shprehje&nbsp; e dal\u00eb nga shpirti i At Gjergj Fisht\u00ebs, e\ncila tregon shum\u00eb p\u00ebr harmonin\u00eb fetare nd\u00ebrmjet&nbsp;\nshqiptar\u00ebve. Gjithashtu d\u00ebshmon, se p\u00ebrjet\u00ebsisht nd\u00ebrmjet krer\u00ebve t\u00eb\nbesimeve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri gjithnj\u00eb ka ekzistuar nj\u00eb harmoni e mrekullueshme\nfetare. N\u00eb vitin 1922 Fishta pritet n\u00eb Uashington si personalitet i\nnjohur i kultur\u00ebs. Takohet e bisedon me sukses me senator\u00eb republikan\u00eb p\u00ebr\n\u00e7\u00ebshtjen e kufijve&nbsp; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>I ftuar, m\u00eb 1930, n\u00eb&nbsp;\nNju&nbsp; Jork, pranohet an\u00ebtar n\u00eb\nBashkimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb&nbsp; poet\u00ebve nga 60\nvendet e bot\u00ebs. Fishta p\u00ebrfaq\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb edhe n\u00eb mbledhjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare,\nm\u00eb 1930 n\u00eb Athin\u00eb, m\u00eb 1932 n\u00eb Stamboll e&nbsp;\nBukuresht. <\/p>\n\n\n\n<p>Me proz\u00ebn e tij t\u00eb shk\u00eblqyer p\u00ebrshkroi udh\u00ebtimin p\u00ebr n\u00eb\nTurqi, nd\u00ebrsa lundrimin p\u00ebrmes dallg\u00ebve t\u00eb oqeanit t\u00eb trazuar&nbsp; do ta rr\u00ebfente me nj\u00eb proz\u00eb plot humor,sipas\nndryshimit t\u00eb motit e gjendjes shpirt\u00ebrore, duke iu lutur,&nbsp; edhe shenjtor\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga leximi&nbsp; me\nv\u00ebmendje i proz\u00ebs s\u00eb&nbsp; Fisht\u00ebs, vihet re\nse ajo rrjedh&nbsp; po ashtu si poezia e tij.\nPoezia,&nbsp; ashtu edhe proza e Fisht\u00ebs, jan\u00eb\nburime frym\u00ebzimi&nbsp; p\u00ebr&nbsp; poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt, madje p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb\nduan&nbsp; t\u00eb flasin&nbsp; bukur shqip.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Veprimtaria e Fisht\u00ebs n\u00eb vitet 20 &#8211; 30<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitet 20, Fishta merr pjes\u00eb edhe n\u00eb veprimtari\npolitike. N\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti zgjidhet deputet i Shkodr\u00ebs. N\u00eb prill 1921,\nn\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb parlamentit shqiptar, zgjidhet n\u00ebnkryetar. Po at\u00eb vit\nthemelon Gjimnazin Fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb ngjarjet e Qershorit 1924, mban krahun e demokrat\u00ebve. Mandej largohet nga\natdheu dhe vendoset n\u00eb Itali.&nbsp; Atje, n\u00eb\nvitet 1925 e 1926, krijon, boton e riboton pareshtur. T\u00eb atyre viteve jan\u00eb&nbsp; pjesa m\u00eb e madhe e dramave, tragjedive, etj.\nI kthyer n\u00eb atdhe, si\u00e7 u tha m\u00eb lart, p\u00ebrfundon m\u00eb 1937 poem\u00ebn epike \u201eLahuta e\nMalsis\u00eb\u201c. <\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 1939, Fishta \u00ebsht\u00eb kandidat i\n\u00e7mimit Nobel, an\u00ebtar i\nAkademis\u00eb s\u00eb Shkencave dhe Arteve Italiane, nd\u00ebrmjet poet\u00ebve, shkrimtar\u00ebve,\nkompozitor\u00ebve dhe shkenc\u00ebtar\u00ebve me fam\u00eb bot\u00ebrore. Aty\nnga fundi i jet\u00ebs, m\u00eb 1940, pa pritur Fishta\ndo t\u00eb\ndeklaronte: \u201cqysh nga koh\u00ebt romake\np\u00ebrgjat\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb shekujve, pushtues t\u00eb ndrysh\u00ebm kaluen n\u00ebp\u00ebr Shqipni, por\nasnjeni prej tyne nuk e n\u00ebnshtroi dhe nuk e pushtoi dot shpirtin e shqiptarit.\u201d Ky z\u00eb jehon fuqish\u00ebm edhe p\u00ebr\nprofesor\u00ebt, q\u00eb rropaten e rr\u00ebmojn\u00eb m\u00eb kot n\u00ebp\u00ebr skutat e err\u00ebta t\u00eb arkivave, t\u00eb\ngjejn\u00eb ndonj\u00eb krisje n\u00eb p\u00ebrmendoren e shenjt\u00eb t\u00eb et\u00ebrve atdhetar\u00eb katolik\u00eb me\nFisht\u00ebn n\u00eb krye.&nbsp; Tashm\u00eb letrat e sajuara\nnga k\u00ebta profesore, askush nuk i beson.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po dokumentet \u00e7\u2019thon\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e\nveprimtarin\u00eb e Fisht\u00ebs?<\/p>\n\n\n\n<p>At Gjergj&nbsp; Fishta\np\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb m\u00ebsimet e para i mori nga&nbsp;\nm\u00ebsuesi e poeti&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;Leonardo de Martini.&nbsp; Shkoll\u00ebn e mesme&nbsp; e kreu n\u00eb Troshan t\u00eb Shkodr\u00ebs, kurse studimet\ne larta p\u00ebr teologji, filozofi e gjuh\u00ebt e huaja, n\u00eb institutet e seminaret\nfran\u00e7eskane n\u00eb Sutjek\u00eb, Livno e Kreshevo t\u00eb Bosnj\u00ebs. Pas mbarimit t\u00eb studimeve\nm\u00eb 1894, u shugurua meshtar dhe u pranua n\u00eb Urdh\u00ebrin Fran\u00e7eskan. N\u00eb vitin 1899\ns\u00eb bashku me Abatin e Mirdit\u00ebs Preng Do\u00e7in, me romancierin e par\u00eb shqiptar Dom\nNdoc Nikajn, At Pashko Babin etj., themelon n\u00eb Shkod\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb letrare\n\u201cBashkimi.\u201d N\u00eb vitin 1902, sapo qe caktuar drejtor i shkoll\u00ebs fran\u00e7eskane n\u00eb\nShkod\u00ebr, vendosi shqipen n\u00eb programin m\u00ebsimor. N\u00eb vitin 1908 p\u00ebrfaq\u00ebson\nshoq\u00ebrin\u00eb &#8220;Bashkimi&#8221; n\u00eb Kongresin e Manastirit dhe drejton Komisionin\ne Alfabetit. N\u00eb mbarim&nbsp; t\u00eb Kongresit,\nFishta&nbsp; kreu nj\u00eb veprim fisnik, kur\nfjal\u00ebn p\u00ebr njoftimin e vendimit ia dha Mit\u2019hat Frash\u00ebrit, aso kohe n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb\nre.<\/p>\n\n\n\n<p>D\u00ebshira e p\u00ebrkrahja e gjuh\u00ebs shqipe nxiti drejtuesin e arsimit n\u00eb\nShkod\u00ebr, Luigj Gurakuqin t\u00eb themelonte m\u00eb 3 gusht 1916 Komsin\u00eb letrare n\u00ebn\nmbrojtjen e komand\u00ebs ushtarake t\u00eb kryesuar nga gjeneral Trollman, i ndikuar dhe\nnga Dr.R. Nahtigal, studiues i gjuh\u00ebs son\u00eb, m\u00eb n\u00eb z\u00eb n\u00eb Europ\u00eb si dhe nga Dr.\nGjergj Pekmezi. N\u00eb Komsin\u00eb Letrare mor\u00ebn pjes\u00eb me punimet&nbsp; e tyre,&nbsp;\np\u00ebrher\u00eb t\u00eb vlefshme, At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjedja, Aleksand\u00ebr\nXhuvani, Sotir Peci e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga Veriu e Jugu. <\/p>\n\n\n\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e shtremb\u00ebrimeve dashakeqe ndaj jet\u00ebs e\nvepr\u00ebs s\u00eb At Gjergj Fisht\u00ebs ishin t\u00eb pakt\u00eb lexuesit e let\u00ebrsis\u00eb, q\u00eb kaluan\n\u00e7aste hutimi. Kritika shkencore e mir\u00ebfillt\u00eb e t\u00eb gjitha koh\u00ebve bashkohet n\u00eb\nnj\u00eb mendim se vepra e tij \u00ebsht\u00eb kulm i ndritur, q\u00eb u ngrit madh\u00ebrisht p\u00ebr rreth\ndyzet vjet mbi hap\u00ebsir\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare n\u00eb&nbsp; sh\u00ebrbim t\u00eb atdheut.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nderimet nga vendi e bota <\/p>\n\n\n\n<p>At Gjergj Fishta n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb z\u00eb nj\u00eb vend me\nr\u00ebnd\u00ebsi si vazhduesi i Rilindjes son\u00eb Komb\u00ebtare e shpreh\u00ebs i idealeve atdhetare\ndhe demokratike n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit nj\u00ebzet\u00eb. Krejt ndryshe&nbsp; nga shkrimi n\u00eb librin \u201cHistoria e Let\u00ebrsis\u00eb Shqiptare\u201d &#8211; 1983, Fishta njihej kudo, si poet,\nshkrimtar, dramaturg, kritik letrar, satirist, eseist, gjuh\u00ebtar, edukator,\npiktor, arkitekt, drejtues i lart\u00eb i fes\u00eb fran\u00e7eskane, publicist, politikan\ndemokrat, etj. M\u00eb 1941 shkrimtari i shquar Karl Gurakuqi shkruante: \u201cFishta i\nla&nbsp; nder gjithkund&nbsp; emnit shqiptar. Jo vet\u00ebm bota shqiptare e\nnaltoi edhe p\u00ebr s\u00eb gjalli tue i dhan\u00eb titullin \u201dPoeti Komb\u00ebtar\u201d, por edhe bota\ne jashtme, mbasi shijoi e \u00e7moi frytin e pend\u00ebs s\u00eb tij, ia njofti vleft\u00ebn dhe e\nnderoi me l\u00ebvdata, dekorata e tituj. Klubi \u201cGjuha Shqype\u201d i dhuroi n\u00eb vitin\n1911 dy basoreljeve symbolike t\u00eb punuem mjesht\u00ebrisht dhe nji kunor\u00eb argjendi;\nm\u00eb 1917 qyteti i Beratit i d\u00ebrgoi nji pend\u00eb ari, p\u00ebr kujtim t\u00eb veprimit t\u00eb tij\nletrar e politik. Perandoria Otomane i dha dekorat\u00ebn Mearif kl.II (1912);\nMbreti i Austro-Hungaris\u00eb e dekoroi me Ritterkreuz (1912); Papa Piu XI e nderoi\nme Medaljen e Meritimit (1925); Paria e p\u00ebrgjith\u00ebshme e Urdhnit fran\u00e7eskan me\ntitullin \u201cLector Jubilatus\u201d(1929): Greqia me dekorat\u00ebn.\u201c Phenix\u201d (1931), etj.\u201e P\u00ebr Gjergj Fisht\u00ebn kan\u00eb shkruar edhe n\u00eb bot\u00ebn gjermane.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas vitit 1990, At Gjergj Fishta u dekorua me Urdh\u00ebrin\nNderi i Kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkujtimi i tij me rastin e 100 &#8211; Vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb\ns\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,&nbsp; ishte&nbsp; nj\u00eb nga vler\u00ebsimet&nbsp; m\u00eb t\u00eb larta, q\u00eb&nbsp; mund t\u2018i b\u00ebhej nj\u00eb Poeti Komb\u00ebtar si At\nGjergj Fishta. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po \u00e7\u2019thot\u00eb Fishta me poezit\u00eb e veta?<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu si\u00e7 u tha p\u00ebr poem\u00ebn \u201eLahuta&nbsp; e Malsis\u00eb\u201c, gjithashtu duhet t\u2019u jepen\nlexuesve t\u00eb rinj edhe disa nga poezit\u00eb apo ting\u00ebllimet e zgjedhura me ndjenja\nt\u00eb p\u00ebrflakura atdhetarie.<\/p>\n\n\n\n<p>NGA \u201cMRIZI I ZANAVE\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjuha\nshqipe <br>\n<br>\nPorsi kanga e zogut t&#8217;ver\u00ebs, <br>\nQi vallzon n&#8217;blerim t\u00eb prillit; <br>\nPorsi i ambli flladi i er\u00ebs, <br>\nQi lmon gjinjt e drandofillit: <br>\nPorsi vala e bregut t&#8217;detit, <br>\nPorsi gj\u00e2ma e rrf\u00e9s zhgjetare, <br>\nPorsi ushtima e nji termetit, <br>\nNjasht\u00fb \u00e2 gjuha e jon\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nAh, po, \u00e2&nbsp; e&nbsp; amb\u00ebl fjala e saj, <br>\nPorsi gjumi m&#8217;nji kerth\u00ed, <br>\nPorsi drita plot uzdaj\u00eb, <br>\nPorsi gazi i pamashtr\u00ed; <br>\nEdh\u00e8 ndihet tu kumbue, <br>\nPorsi fleta e Kerubimit, <br>\nKa&#8217; i bjen qiellvet tue fluturue <br>\nN&#8217; t&#8217; zjartat valle t&#8217;am\u00ebshimit.<br>\nPr\u00e1, mallkue njaj bir shqiptari, <br>\nQi ket\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb Per\u00ebnd\u00eds\u00eb, <br>\nTrashigim, qi na la i Pari, <br>\nTrashigim s&#8217;ia l\u00ean ai fm\u00eds; <br>\nEdhe atij iu thaft\u00eb, po, goja, <br>\nQi e p\u00ebrbuz\u00eb k\u00ebt\u2019 gjuh\u00eb hyjnore; <br>\nQi n&#8217;gjuh\u00eb t&#8217; huej, k\u00far s&#8217;\u00e2sht nevoja, <br>\nFlet e t&#8217; veten l\u00ean mbas dore. <\/p>\n\n\n\n<p><br>\nN\u00eb gjuh\u00eb shqype nanat tona <br>\nSh\u00ec prej djepit na kan\u00eb th\u00e2nun, <br>\nSe \u00e2sht nji Zot, qi do ta dona: <br>\nNjat\u00eb, qi jet\u00ebn na ka dh\u00e2nun; <br>\nEdhe shqip na than\u00eb se Zoti <br>\nP\u00ebr shqiptar\u00eb Shqipn\u00edn\u00eb e fali, <br>\nse s\u00e1 t&#8217; enden stina e moti, <br>\nDo ta gzojn\u00eb kta djal\u00eb mbas djali. <br>\n<br>\n<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebp\u00ebr gjuh\u00eb shqipe bota mbar\u00eb <br>\nKa me u njoht\u00eb se \u00e7&#8217;fis ju kini, <br>\nKa me u njoht\u00eb j\u00fa p\u00ebr shqiptar\u00eb: <br>\nTrima n&#8217;z\u00e0 sikurse jini. <\/p>\n\n\n\n<p><br>\nPrandej, pr\u00e1, n&#8217;e doni fisin, <br>\nMali, bregu edh\u00e8 Mal\u00ebsija <br>\nPrej njaj goje sot t&#8217; brohorisin: <br>\nMe gjuh\u00eb t&#8217; vet\u00ebn: \u201cRrnoft\u00eb Shqipnia!\u201d <\/p>\n\n\n\n<p><br>\nShqipnia&nbsp;&nbsp;&nbsp; <br>\n<br>\nEdh\u00e8 h\u00e2na do ta dije, <br>\nEdh\u00e8 dielli do t&#8217; ket\u2019 p\u00e1, <br>\nSe p\u00ebr qark ksaj rrokullije, <br>\nSi Shqipnia &#8216;i vend nuk k\u00e1 ! <br>\nFusha t&#8217; gj\u00e2na e kodra t&#8217; blera, <br>\nZijes s&#8217; mnershme larg k\u00fb \u00e2sht droja, <br>\nMe gaz t&#8217; vet kt\u00fb i vesh\u00eb Prendvera, <br>\nSi t&#8217; Parrizit t&#8217; larmet shtroja. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebn nji qiell\u00eb perher\u00eb t&#8217; kullueme, <br>\nN&#8217; rreze e n&#8217; drit\u00eb pershkue unj\u00ed, <br>\nBjeshk\u00eb e male t\u00eb blerueme <br>\nSi vig\u00e2j shtiellen n&#8217; ajr\u00ed.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nKe ato bjeshk\u00eb e ke ato male <br>\nKroje t&#8217; kjarta e t&#8217; cemta gurra, <br>\nTue rr\u00ebmbye n\u2019p\u00ebr mriza hale, <br>\nGurgullojn\u2019 n\u2019p\u00ebr rr\u00e2j\u00eb e curra.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nMbi ato male e bjeshk\u00eb kreshnike <br>\nL\u00e9jn\u00eb mandej ata djelm si Z\u00e2na, <br>\nArm\u00ebt e t&#8217; cilvet, p\u2019rher\u00eb besnike, <br>\nJan\u00eb p\u00ebrmend\u00eb nd\u00ebr fise t&#8217; tana.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nAtje l\u00e9jn\u00eb, po Tosk\u00eb e Geg\u00eb, <br>\nSi d\u00fd rreze n&#8217; flak\u00eb t&#8217; nji dielli: <br>\nSi d\u00fd rrf\u00e9, qi shkojn\u00eb tue djeg\u00eb, <br>\nK\u00far shkrep\u00eb r\u00eaja nalt prej qielli.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nAto male t\u00eb madhnueshme, <br>\nAto, po, kan\u00eb m\u00fbjt\u00eb me p\u00e1 <br>\nSe sa forca e pafrigueshme <br>\nN&#8217; turr t&#8217; shqiptarit p\u00eet ka r\u00e1.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nDridhet toka e gjimon deti, <br>\nNdezen malet flak\u00eb e shkndija, <br>\nKa&#8217; i friguesh\u00ebm, si t\u00ebrmeti, <br>\nAtje rrmben k\u00fb e thrret Liria.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nLume e sh\u00e9 para atij ngelin, <br>\nIa lshojn\u00eb udh\u00ebn dete e male; <br>\nMbretnit\u00eb fjal\u00ebn s&#8217; mund t&#8217; ia shkelin, <br>\nTurrin ferri s&#8217; mund t&#8217; ia ndale.<\/p>\n\n\n\n<p><br>\nShkundu pluhnit, pr\u00e1, Shqipn\u00ed, <br>\nNgrehe ballin si mbretnesh\u00eb, <br>\nPse me djelm, qi ngrof\u00eb ti n&#8217; gj\u00ed, <br>\nNuk mund t&#8217; quhesh, jo, robnesh\u00eb. <br>\n<br>\n<\/p>\n\n\n\n<p>Po, edh\u00e8 h\u00e2na do ta dije, <br>\nEdh\u00e8 dielli do t&#8217; k\u00e9t\u2019 p\u00e1, <br>\nSe p\u00ebr qark ksaj rrokullie, <br>\nSi Shqipnia &#8216;i vend nuk k\u00e1! <br>\nRrnosh e kjosh, pr\u00e1, moj Shqipn\u00ed, <br>\nRrnosh e kjosh gjithmon\u00eb si vera, <br>\nE me dije e me Lir\u00ed. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; I&nbsp;\ndbuemi <\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019,\nvendet e mija,<\/p>\n\n\n\n<p>Qe, po\nzhduken dal\u2019ngadal\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjimon\ndeti, ushton duhija,<\/p>\n\n\n\n<p>Lkundet\nbarka&nbsp; val\u2019 mbi val\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>Kah njaj\ndiell, qi a tue flakue<\/p>\n\n\n\n<p>Andej\nfill un\u2019 tash do t\u2019vete\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019,\no dhe i bekue!<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019\np\u00ebrsa t\u2019jet jeta!<\/p>\n\n\n\n<p>Nes\u00ebr nadje kur mbi ne<\/p>\n\n\n\n<p>Rrezja e\ndiellit ka me ra,<\/p>\n\n\n\n<p>Kush e\ndin sa uj\u00eb e dh\u00e9 <\/p>\n\n\n\n<p>Mue prej\ntejet kan me m\u2019da?!<\/p>\n\n\n\n<p>E por\nn\u2019pyetsha ret\u00eb mizore,<\/p>\n\n\n\n<p>E por\nn\u2019pyetsha zogjt\u00eb e detit<\/p>\n\n\n\n<p>Se p\u00ebr\nty, moj tok\u00eb arbnore,<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019ka me m\u2019fol\u2019 kush mue t\u2019shkretit<\/p>\n\n\n\n<p>Tjera\nfush\u00eb e tjera zalle<\/p>\n\n\n\n<p>Kam me\npa, e tjera dete:<\/p>\n\n\n\n<p>Kam me\nndie, po, tjera valle,<\/p>\n\n\n\n<p>Tjera\ngjuh\u2019 n\u2019tjer\u00eb qytete;<\/p>\n\n\n\n<p>Vendin t\u2019em,\npor, s\u2019kam me e pa<\/p>\n\n\n\n<p>Ku kam le\ne jam burrnue;<\/p>\n\n\n\n<p>Syt e mij\nedhe kan me kja,<\/p>\n\n\n\n<p>Pa u\ngjet\u2019 kush, qi me i ngushllue.<\/p>\n\n\n\n<p>Pa k\u00ebnd\nt\u2019emin, po e\u2019 nji Zotit,<\/p>\n\n\n\n<p>Tue\nshtegtue p\u00ebr dhe t\u00eb huej,<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u2019 me\nm\u2019shkue mue ditt e motit<\/p>\n\n\n\n<p>Sha e\np\u00ebrbuzun prej gjithkuej.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam me\npas\u2019 shkretin\u2019 p\u00ebr vot\u00ebr,<\/p>\n\n\n\n<p>E p\u00ebr\nshtroj\u2019 t\u00eb ndezt\u00ebn ran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam me\npas\u00eb ulkoj\u00ebn mot\u00ebr,<\/p>\n\n\n\n<p>Kam me\npas\u00eb , ehu, tigr\u00ebn nan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nana e mbetne p\u00ebr s\u2019t\u00eb gjallit<\/p>\n\n\n\n<p>Ka me\nm\u2019kja, kushdi, ndo\u2019 i dit\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Der sa\nmotra dekun mallit,<\/p>\n\n\n\n<p>Kot ndo\u2019\ni her\u2019 mue ka me m\u2019prit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka me i\nnjeh\u2019, po, krushqit, e mjera,<\/p>\n\n\n\n<p>Me i pru\nnan\u00ebs n\u2019shpi nji re:<\/p>\n\n\n\n<p>Por i\nvllai, kushdi m\u2019 at-hera<\/p>\n\n\n\n<p>Ka me u\nkalbun p\u00ebr n\u00ebn dh\u00e9!<\/p>\n\n\n\n<p>E, njaj\ndh\u00e9-ehu! Kob prej qiellet!-<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019ka me\nken\u2019, jo, dheu i t\u2019 Par\u00ebvet,<\/p>\n\n\n\n<p>Ku ma\nbukur qielli kthjellet,<\/p>\n\n\n\n<p>Ku ma amb\u00ebl\nn\u2019gjuh\u2019 t\u2019shqiptarvet<\/p>\n\n\n\n<p>Para Hyut\nnaltohet luta,<\/p>\n\n\n\n<p>E ku besa\nasht e shejtnueshme,<\/p>\n\n\n\n<p>E ku\nzemrat, s\u2019dijn\u2019 shka a tuta,<\/p>\n\n\n\n<p>E ku\nbjeshk\u2019t jan\u2019 t\u00eb madhnueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Oh, ju\nbjeshk\u2019t e Shqiptaris\u2019, <\/p>\n\n\n\n<p>Ku ma\nmir\u2019 shndrit\u2019 dielli e hana,<\/p>\n\n\n\n<p>E ku logu\na i bujaris\u2019<\/p>\n\n\n\n<p>E ku\nrriten djelm si zana!<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u2019 ju\nkurr s\u2019kam me u harrue,<\/p>\n\n\n\n<p>Kahdo\nt\u2019m\u2019jet gjykue me u end\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Der\u2019 sa\nt\u2019muj me ligjrue,<\/p>\n\n\n\n<p>Ju\ngjithmon\u2019 kam me u p\u00ebrmend\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>E ato hal\u00eb e qipariza <\/p>\n\n\n\n<p>Kam me i\npas\u2019 nd\u00ebr mend gjithmon\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>E ato\nstane e njato mriza,<\/p>\n\n\n\n<p>E ato\nberre e ato kumbon\u00eb&#8230;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, oh,\nvaj! Malet e mija,<\/p>\n\n\n\n<p>Qe, po\nzhduken dal\u2019ngadal\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>Gjimon\ndeti, ushton duhija,<\/p>\n\n\n\n<p>Lkundet\nbarka val\u2019 mbi val\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019, pra, bjeshk\u00eb e male!<\/p>\n\n\n\n<p>E ju\nkrepa edhe ju curra;<\/p>\n\n\n\n<p>E ju\nbreshta e ju gjeth hale;<\/p>\n\n\n\n<p>E ju prroje\nedhe ju gurra!<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019\nju mrrize e stana!<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019\nkumbona e&nbsp; berre!<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019,\nju fusha t\u2019gjana,<\/p>\n\n\n\n<p>Ju\nlivadhe, ende ju djerre!<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019\nti, shpija e t\u2019Par\u00ebvet,<\/p>\n\n\n\n<p>Ku ma\ns\u2019parit m\u2019agoi drita<\/p>\n\n\n\n<p>E ku\nstreh\u00eb u dha\u00e7\u2019 shtegtar\u00ebve<\/p>\n\n\n\n<p>Miqt e\nbab\u00ebs\u2019 edhe ku i prita<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019,\ncarani m\u2019vot\u00ebr,<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019,\nju arm\u2019t e shkreta;<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019\nti, nan\u00eb e mot\u00ebr,<\/p>\n\n\n\n<p>Lamtumir\u2019\np\u00ebr sa t\u2019jet\u2019 jeta!&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Surgite\nmortui! <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; (\u00c7ohuni t\u00eb vdekun!)<\/p>\n\n\n\n<p>Po; per Shqyptar\u00eb pleqnue e ka\nEuropa,<\/p>\n\n\n\n<p>Qi shi njatyne ur\u00eb t\u2019u rrijn per dh\u00e9,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb cill\u00ebt Kishat rr\u00ebnue ua kan\u00eb me\ntopa<\/p>\n\n\n\n<p>E n\u2019 djep foshnjet e njoma ua k\u00e0n\npr\u00e9:<\/p>\n\n\n\n<p>Qi t\u2019 ndertat vasha u kan\u00eb korit\u00eb\np\u00ebrdhuni<\/p>\n\n\n\n<p>E rrugash bam\u00eb i kan\u00eb me dekun\n\u00fbni.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;E mbas sotit Shqyptar\u00ebt n\u2019\ngjuh\u00eb t\u2019 huej do t\u2019 flasin;<\/p>\n\n\n\n<p>E&nbsp;\ngjaksvet t\u2019 vet do t\u2019 bajn kta t\u2019u ngjat\u00ebt jeta?<\/p>\n\n\n\n<p>Hajnat lapera zot\u00ebni do t\u2019 thrrasin,<\/p>\n\n\n\n<p>E t\u2019pa rodit do t\u2019 i apin pag\u00eb e t\u2019\ndheta;<\/p>\n\n\n\n<p>Me arm\u00eb shqyptare, n\u2019 za gjithmon\u00eb e\nn\u2019 nam\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Sogje Shqyptari shkjaut do t\u2019 rrij\u00eb\nsod &nbsp;m\u2019 kam\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;Ah\nvaj! Ah kob! A ka ma zi n\u2019 ket\u00eb jet\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>A ka si\ni bahet kuj ma teper dh\u00fan?\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Ehu! Shka do t\u2019 bajn, thue, tash\nShqyptar\u00ebt e shkret\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Ata, qi m\u2019 vedi pas\u00eb e kan\u00eb kanun:<\/p>\n\n\n\n<p>Ata, qi n\u2019 dej kan\u00eb gjak t\u00eb\nSkanderbeut:<\/p>\n\n\n\n<p>Qi sheklli mbajt\u00eb i ka per burra t\u2019\ndheut? <\/p>\n\n\n\n<p>\u2013<\/p>\n\n\n\n<p>Shka bajn Shqyptar\u00ebt?\u2026 H\u00e1n\u2019 fiq e\nkastraveca: &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>E pijn mastik\u00eb, e qesin petlla n\u2019\nuj\u00eb;<\/p>\n\n\n\n<p>E ngrehen rrug\u00ebs e fryhen si\ngjeldeca;<\/p>\n\n\n\n<p>E rrijn tue kqyrun udh\u00ebs ushtar\u00ebt e\nhuej<\/p>\n\n\n\n<p>Pal\u00e8 a kan\u00eb ksulen qyp a se kapel\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>A e ka uficiali kalin at\u2019 a p\u00e9l\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;E arm\u00ebt e t\u2019 Parvet shkojn kta\ntue kerkue,<\/p>\n\n\n\n<p>Ndo \u2018i karajfile t\u2019 gjat\u00eb, a ndo \u2018i\ntagan: \u2013 &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Por, jo, \u2013 mos drueni! \u2013 jo per me\nluftue<\/p>\n\n\n\n<p>Me malazez t\u00eb shkyem a me serbjan:<\/p>\n\n\n\n<p>Por per me mujt\u00eb me xjerrun kund ndo\n\u2018i grosh<\/p>\n\n\n\n<p>Tue rr\u00eajt\u00eb me to ndonji hingliz\nbalosh.&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;Jo,\npo; Shqyptar\u00ebt kan\u00eb sot t\u00eb madh kujdes\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Njata, po thom, qi ndo\u2018i mir\u00e1s e\npresin,<\/p>\n\n\n\n<p>E druen se \u00eamta a gjyshi vrik s\u2019 u\ndes:<\/p>\n\n\n\n<p>Pse per Shqypni, qi krajlat po ua\nshesin,<\/p>\n\n\n\n<p>S\u2019 \u00e7ajn kryet aspak, me sa \u00e7aj kryet\nun sot<\/p>\n\n\n\n<p>Per shkarpa t\u2019 vjetra, qi kam shkye\nkahmot.<\/p>\n\n\n\n<p>Ahi!\nTurp e marre! Burra, l\u00e9 e rritun<\/p>\n\n\n\n<p>Me arm\u00eb mizore n\u2019 dor\u00eb, e qi fatosa<\/p>\n\n\n\n<p>T\u2019 Par\u00ebt i kan\u00eb pas\u00eb, me ndej\u00eb kshtu\nsod t\u2019 topitun<\/p>\n\n\n\n<p>Si t\u2019 dekunt n\u2019 vorre, sod qi i\nmbrrika sosa<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb mjeres moj Shqypni edhe\nShqyptarvet,<\/p>\n\n\n\n<p>E u shueka Atdheu e u shueka ndera e\nt\u2019 Parvet!&nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Ktu,\nktu Shqyptar\u00eb!\u2026 A ndiet?\u2026 Ku u kam\u2026Ku j\u00e9ni?\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Mo\u2019 l\u00eani, burra!\u2026 M\u2019 arm\u00eb!\u2026 Mbaroi\nKosova!\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Janina humbi!\u2026e ndoshta, Tepeleni\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova!\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Vendet ma t\u2019 mirat n\u00e9 na i mori\nshkjau,<\/p>\n\n\n\n<p>E, shk\u2019 asht ma zi, n\u00e9 vlla me vlla\nna dau!<\/p>\n\n\n\n<p>Ah! M\u2019\nkamb\u00eb, br\u00e8 burra! Shka jini mshehun<\/p>\n\n\n\n<p>Nder furka t\u2019 gravet, si do rrole t\u2019\nkqija?\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Sod arm\u00ebt duen rrok\u00eb; taganat sod\nduen prehun;<\/p>\n\n\n\n<p>Asht turp, per Zotin! Shurdh\u00eb me hup\u00eb\nShqypnija.<\/p>\n\n\n\n<p>Mo\u2019 l\u00eani, burra, bre! Kushtrim!\nKushtrim!<\/p>\n\n\n\n<p>A gjall\u00eb me nd\u00e9r\u00eb, a dekun grue e\ntrim!<\/p>\n\n\n\n<p>Ku j\u00e9,\nBibdoda, ti nji rrf\u00e9 prej qielle?\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>J\u00e9 der\u00ebs bujare, e trim i drejt\u00eb ti\nj\u00e9!<\/p>\n\n\n\n<p>Flamurin e Shqypnis, sod n\u2019 ajr ti\nshtielle;<\/p>\n\n\n\n<p>E grishi malet me qindrue p\u2019r Atdh\u00e9.<\/p>\n\n\n\n<p>Ku themra e jote per Atdh\u00e9 t\u00eb\nshklase,<\/p>\n\n\n\n<p>Atje kryet t\u2019on\u00eb, po, per Atdh\u00e9 t\u2019\nhumbase!<\/p>\n\n\n\n<p>Mo\u2019l\u00e9\u2019Toptan,\nqi me shpat\u00eb t\u2019ande binde<\/p>\n\n\n\n<p>Nji shekull mbar\u00eb m \u2019at maje\nTaraboshi!<\/p>\n\n\n\n<p>Prap shpaten njesh, e priju prap ti\ngjind\u2019e,<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Ndejun n\u2019voter s\u2019 prarohet jo\nkondoshi\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>Mblidh Tosk\u00eb e Lap\u00eb, e sod per\nShqyptari<\/p>\n\n\n\n<p>Qindro, s \u2018i her\u00eb qindrove me trimni.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u2019 kamb\u00eb\nDed\u00eb Gjo\u2019 Luli! Thon\u00eb se \u2018i &nbsp;t\u2019 biri t\u2019 shkin\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Lek\u00ebt e Malcis sod t\u2019 dhetat do t\u2019 ia\nlajn<\/p>\n\n\n\n<p>Se edhe do t\u2019 v\u00eajn kapicen e Cetin\u00ebs:<\/p>\n\n\n\n<p>A i mend, thue, ti, kaq marre do t\u2019 a\nb\u00e2jn;<\/p>\n\n\n\n<p>Ata sokolat t\u2019u Lek\u00ebt e Malcis,<\/p>\n\n\n\n<p>Qi aq gjak kan\u00eb derdhun per Liri t\u2019\nShqypnis?<\/p>\n\n\n\n<p>Jo kurr!\nJo kurr! Por mbi De\u00e7iq ti xiri<\/p>\n\n\n\n<p>Shka asht i Lek\u00eb, e thueju, se\nShqypnija,<\/p>\n\n\n\n<p>Aty kufin e ka, per ball me Viri,<\/p>\n\n\n\n<p>E k\u00e9 me p\u00e1 ti at\u00ebher\u00eb, se rrokullija<\/p>\n\n\n\n<p>Me u \u00e7ue m\u2019 e zhgul\u00eb andej, nuk mund\nt\u2019 a hjekun;<\/p>\n\n\n\n<p>Pse per Shqypni Malcor\u00ebt jan\u00eb msue me\ndekun.<\/p>\n\n\n\n<p>Ah! M\u2019 kamb\u00eb, Shqyptar\u00eb! E mos t\u2019 u\nlshoj\u00eb, jo, zemra,<\/p>\n\n\n\n<p>Po Perendija s\u2019 ka me u lan\u00eb me u\nthye.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u2019 u bij\u00eb nder mend, se fort ma e\nrand\u00eb asht themra<\/p>\n\n\n\n<p>E shkjaut kok\u00ebtrash\u00eb, se guri i\nvorrit m\u2019 krye.<\/p>\n\n\n\n<p>Urra! Po, djelm! Shqyptar kushdo ka\nl\u00e9,<\/p>\n\n\n\n<p>N\u2019 mos mujt\u00eb Shqyptar me mbet\u00eb,\nShqyptar t\u2019 hij\u00eb n\u2019 dh\u00e9!<\/p>\n\n\n\n<p>E n\u2019 kjoft\u00eb se lypet prej s\u2019\nhyjnueshmes Mni,<\/p>\n\n\n\n<p>Qi flije t\u2019 bahet ndo \u2018i Shqyptar m\u2019\ntherore,<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00e9, mue tek m\u2019 kini, merrni e m\u2019 bani\nfli<\/p>\n\n\n\n<p>Per Shqyptari, me shue \u00e7do mni\nmizore. \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>Oh! Edhe pa mue Shqypnija kjoft\u00eb e\nrrnoft\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>E nami i saj\u00eb per jet\u00eb u trashigoft\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Po:\nRrnoft\u00eb Shqypnija! E porsi krypa n\u2019 Dri<\/p>\n\n\n\n<p>E porsi krandja e that n\u2019nji flakad\u00e2,<\/p>\n\n\n\n<p>U shoft\u00eb me ar\u00eb, me far\u00eb me mal me\nvrri<\/p>\n\n\n\n<p>Kushdo Shqyptar, qi s\u2019brohorit\u00eb me\nz\u00e2,<\/p>\n\n\n\n<p>Kushdo Shqyptar, qi s\u2019brohorit\u00eb me\nuzdaj\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Oh! Rrnoft\u00eb Shqypnija! Rrnoft\u00eb\nFlamuri i Saj!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; Nga poezit\u00eb\nGjuha Shqipe. Shqipnia, i D\u00ebbuemi,&nbsp; \u00e7do shqiptar\nndien n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb zemr\u00ebs emb\u00eblsin\u00eb e shqipes posi fllad pranvere, ndien&nbsp; krenarin\u00ebp\u00ebr vendin&nbsp; e t\u00eb par\u00ebve. Papritur Fishta na shfaqet krejt&nbsp; ndryshe,&nbsp;\ntek Surgite mortui!&nbsp; B\u00ebhet fjal\u00eb\np\u00ebr fatin e atdheut&nbsp; t\u00eb rrezikuar&nbsp; nga cop\u00ebtimi. Z\u00ebm\u00ebrimi i poetit s\u2019ka kufi.\nSok\u00ebllin me sharrje ther\u00ebse e mallkime kund\u00ebr vendimeve t\u00eb padrejta t\u00eb\ndiplomacis\u00eb Europiane nga nj\u00eb an\u00eb, edhe ndaj shqiptar\u00ebve me ndjenja atdhetare,\nthuajse t\u00eb shuara, nga ana tjet\u00ebr. Poezia trondit\u00ebse, ngjan me nj\u00eb kull\u00eb baroti\nme fr\u00ebngji e luft\u00ebtar\u00eb n\u00eb \u00e7aste t\u00ebrmeti. Mandej shp\u00ebrthen kushtrimi e thirrja e\nluft\u00ebs&nbsp; p\u00ebr&nbsp; prij\u00ebsit e gjall\u00eb,&nbsp; burrat e djemt\u00eb e rinj&nbsp; apo&nbsp;\nata, q\u00eb nuk jetonin m\u00eb.&nbsp; N\u00eb\nfund&nbsp; vargjet e vrull\u00ebshme&nbsp; brohoriasin me besim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e\nflamurin e&nbsp; saj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Porosit\u00eb e fundit t\u00eb Fisht\u00ebs .&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; Sipas disa publicist\u00ebve shqiptar\u00eb dihet se\nshkrimtar\u00ebt e njohur n\u00eb bot\u00ebn e letrave, para largimit nga jeta kan\u00eb shprehur\nfjal\u00ebt e fundit prek\u00ebse, testamente, k\u00ebshilla, porosi\u2026 Pak para se t\u00eb\nshuhej&nbsp; n\u00eb spitalin e Shkodr\u00ebs, i\nftohur&nbsp; r\u00ebnd\u00eb n\u00eb th\u00ebllim&nbsp; e bor\u00eb, la k\u00ebshilla e porosi p\u00ebr fret\u00ebrit e\nrinj fran\u00e7eskan\u00eb. N\u00eb testamentin e tij&nbsp;\nlexohen&nbsp; k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cPo vdes i k\u00ebnaqun, sepse kam punue&nbsp; p\u00ebr atdhe e fe.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas At\nViktor Volajt, bashk\u00ebpun\u00ebtor i af\u00ebrt i poetit&nbsp;\nGjergj Fishta, kishte p\u00ebrmendur nevoj\u00ebn p\u00ebr rishikimin e \u201cLahut\u00ebs s\u00eb\nMalcis\u201d dhe p\u00ebrs\u00ebriti&nbsp; fjal\u00ebn: \u201c i\nkryq\u00ebzuemi\u201d n\u00eb latinisht. Pastaj k\u00ebrkoi t\u2019i pikturonin n\u00eb murin p\u00ebrball\u00eb\nshtratit t\u00eb tij skena nga \u201cGjyqi i fundit\u201d. Nd\u00ebrsa, nj\u00eb mik i poetit, p\u00ebrmend\nfjal\u00ebt e fundit t\u00eb Fisht\u00ebs: \u201cJo p\u00ebr\ntjet\u00ebr, por sepse po l\u00eb anmikun mbi trollin shqiptar, mue m\u00eb vjen keq se kam me\nvdek\u00eb.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas kujtimeve t\u00eb At Zef Pllumit, kur\nFisht\u00ebs iu k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb refuzonte titullin e Akademikut nga siv\u00ebllez\u00ebrit,&nbsp; Fishta sipas nj\u00eb rregulli t\u00eb caktuar duhej t\u00eb\nmbante nj\u00eb varg konferencash n\u00ebp\u00ebr institucione t\u00eb ndryshme kulturore, ai u\np\u00ebrgjigj se: \u201cUn nd\u00ebr konferencat do\nt\u2019u p\u00ebrs\u00ebris italian\u00ebve pa ja d\u00e0 se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Roma dikur e ka pas\u00eb namin e\nmadh, por legjionet ilire dhe perandor\u00ebt e m\u00ebdhaj ilirjan\u00eb ishin ata q\u00eb kishin\nn\u00eb dor\u00eb fatet e Rom\u00ebs. U b\u00e2j edhe nji premtim tjet\u00ebr se p\u00ebrnji&nbsp; ato konferenca do t\u2019i kryej p\u00ebr gjasht\u00eb muaj,\nsi\u00e7 e don rregullorja, un menjiher\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj me&nbsp;ardh\u00eb n\u00eb Shqipn\u00ec.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Poeti At Gjergj Fishta nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb mbarrim t\u00eb vitit 1940.\nNderimet&nbsp; fundit u&nbsp; kryhen n\u00eb Kish\u00ebn Fran\u00e7eskane t\u00eb\nGjuhadolit.&nbsp; Mor\u00ebn pjes\u00eb&nbsp; mij\u00ebra vet\u00eb nga&nbsp; Shkodra. Erdh\u00ebn edhe shum\u00eb telegrame, nga\nProf. Eqrem \u00c7abej, Zenel Prodani, Spiro Vinjau, Muharrem Bajraktari, Rexhep Mitrovica,\nBahri Omari, Karl Gurakuqi, Frano Alkaj, Mihal Bellkameni, Lasgush Poradeci,\nErnest Koliqi, Hafiz Murati etj. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; Duke\nlexuar shkrimin e prof. N.Jorgaqit. kund\u00ebr Fisht\u00ebs e fran\u00e7eskan\u00ebve, na del para\nsysh jeta e vepra p\u00ebr atdhe e krijuesit t\u00eb \u201cLahut\u00ebs s\u00eb Malsis\u00eb\u201d&nbsp; me t\u00eb cil\u00ebn iu drejtua t\u00ebr\u00eb kombit shqiptar\np\u00ebr bashkim&nbsp; kund\u00ebr pushtimit t\u00eb huaj.\nNga vepra e ndritur e Fisht\u00ebs plot larmi tingujsh, d\u00ebgjohet gjuha shqipe \u201c porsi kanga e zogut t\u2019ver\u00ebs.\u201d <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb Fisht\u00eb t\u00eb Zadrim\u00ebs, m\u00eb 23 tetor 1871, u lind nj\u00eb djal\u00eb, i cili, i pag\u00ebzuar me emrin Zef, m\u00eb von\u00eb do t\u00eb njihej, n\u00eb bot\u00eb si Gjergj Fishta, poet komb\u00ebtar i shqiptar\u00ebve.\u00a0\u00a0 Por n\u00eb atdheun e vet, gjat\u00eb diktatur\u00ebs\u00a0 disa\u00a0 nga\u00a0 profesor\u00ebt\u00a0 e let\u00ebrsis\u00eb\u00a0 e njer\u00ebz t\u00eb letrave, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9296,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9410","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9410"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9410\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9412,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9410\/revisions\/9412"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}