{"id":9403,"date":"2021-10-25T18:31:46","date_gmt":"2021-10-25T18:31:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9403"},"modified":"2021-10-25T18:36:18","modified_gmt":"2021-10-25T18:36:18","slug":"si-u-festuan-ditetet-e-letersise-shqipe-ne-michigan-dhe-150-vjetori-i-ditelindjes-se-fishtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9403","title":{"rendered":"SI U FESTUAN DITETET E LETERSISE SHQIPE NE MICHIGAN DHE 150                  VJETORI I DITELINDJES SE FISHTES\u2026."},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"121\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/Zef-Pergega-1-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9065\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>ZEF PERGEGA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/strong>Poezin\u00eb e festuam n\u00eb k\u00ebt\u00eb 21-vjetor me e vargun, me muzen,\nme krojet e krahasimeve e gurrat e metaforave, q\u00eb na freskuan shqip shpirtin. K\u00ebto\nfllade poetike, mb\u00ebrriten n\u00eb Michigan, si ujet&nbsp;\ne bores, t\u00eb shkrir\u00eb nga mali dhe, pasi kishin njomur rr\u00ebnjet e pishave t\u00eb\nlarta dhe lisave legjendar, q\u00eb s\u2019ka \u00e7far\u00eb t\u2019u b\u00ebjn\u00eb rrufet\u00eb, erdh\u00ebn e u mbodhen\nn\u00eb liqenin e Kuvendit, nga e gjith\u00eb bota shqiptare, nga vendildja e nga bota e\nlir\u00eb, me ba pak drit\u00eb e me u shum\u00ebfishue, si n\u00eb hyjni qirinjt\u00eb e fjales shqipe\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Poet\u00ebt ishin veshur bukur si\nkordele qiejsh, secili me yllin e vet dhe kur u ulen ne Kuvend secili zuri\nvend\u2026zuri vend , jo me mburrje, jo me kollare si kapister kali, jo me megallomani,\nsi re te mbarsura tinzisht nga kopila tradh\u00ebtar\u00eb. Secili ishte nj\u00eb pasqyr\u00eb e\nfjales, ku nuk mund te rrinte mikrobi politik. Ashtu si n\u00eb nj\u00eb heshtje magjike,\nn\u00ebn vezullime shpirt\u00ebrore e hove q\u00eb t\u00eb jep p\u00ebrjetimi dhe adrenalina e poezis\u00eb,\nata lexuan poezit\u00eb konkuruese\u2026sigurisht m\u00eb t\u00eb mirat. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ato z\u00ebra dhe ajo drit\u00eb sysh\u00eb q\u00eb l\u00ebshonin\naq amb\u00ebl ishte krejt nj\u00eb sfid\u00eb e madhe ndaj asaj q\u00eb ndodh r\u00ebndomt\u00eb, si nj\u00eb g\u00ebrdall\u00eb\ne plakur dhe hije keqe, q\u00eb ndodh n\u00ebp\u00ebr aktivitetet tona, as e hodhen shikimin\ntinzar me sekrecione t\u00eb unshme, sikur s\u2019kan\u00eb par\u00eb ushqim me sy, nga bab\u00ebzia,\nnga rakia, vena, birra e ftoht\u00eb, para dufit t\u00eb alkolit dhe mishit t\u00eb ngroht\u00eb\nngjyr\u00eb sholl\u00eb. Jo more, ata jan\u00eb engj\u00ebj t\u00eb zotit, q\u00eb kan\u00eb zbritur n\u00eb tok\u00eb, q\u00eb\nme an\u00eb t\u00eb fares s\u00eb poezise t\u2019i mbjellin t\u00eb gjith\u00eb shpirtrat me dashuri, per\nnjeriun e per kulturen e tij. N\u00eb darken e pritjes nuk pati konferencier\u00eb,\nfustane transparente, vithe me silikone, as njer\u00ebz q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me doemos t\u2019u p\u00ebrmendet\nemri, ku njer\u00ebzit e k\u00ebtush\u00ebm harrojn\u00eb Zotin dhe mish\u00ebrohen me antizotin, me at\u00eb\nq\u00eb u shkat\u00ebrron simbolet\u2026 e ecin ato si pula kok\u00ebprer\u00eb,&nbsp; q\u00eb kur i shikon t\u00eb ngjallin neveri\u2026se ato vet\u00ebm\nmbi dijen e kombit rrin\u00eb t\u2019ue pshty\u2026! <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Z\u00ebri i nj\u00ebrit lidhej bukur me z\u00ebrin e\ntjetrit, ashtu si\u00e7 bani Fishta, qq Kishen e Xhamin\u00eb i ndezi me drita. Rrija e\nshikoja n\u00eb sy poetet dhe krijuesit, se\u00e7 kishin at\u00eb nat\u00eb, nat\u00ebn e pare, t\u00eb\npremten me 22 tetor 2021!. M\u00eb dukej se kishin kohe qe frymonin me nj\u00ebri &#8211;\ntjetrin. Pash\u00eb Ardianen q\u00eb kishte ardhur nga New Yorku, Reshida \u00c7oben nga\nFlorida, se\u00e7 kishin ato t\u00eb dyja nj\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bot\u00eb e p\u00ebr at\u00eb bot\u00eb, se\npoezia nuk mund t\u00eb kuptohet p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb e, aq me keq, e zhytur n\u00eb kazanin e nj\u00eb\nzhurm\u00eb e pjata te fryra, ku k\u00ebrkush nuk d\u00ebgjon. Poezia \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjim i shpirtit q\u00eb\nflet, ndaj edhe t\u00eb huajt kan\u00eb th\u00ebn\u00eb shqiptari \u00ebsht\u00eb poet, se flet fjal\u00eb te m\u00ebdha\nn\u00eb Kuvend, si\u00e7 folem pra naten e par\u00eb n\u00eb \u201cKuvend\u201d , me Fishten e me Kuvendin.\nSe\u00e7 kishim disa kristale n\u00eb sy, q\u00eb shdrisnin si margaritar\u00eb te vegj\u00ebl, krenar\nse ato vinin nga nj\u00eb det i madh. N\u00eb fakt, poetet jan\u00eb si lumenjt\u00eb q\u00eb mbajn\u00eb\ndetin e madh dhe, k\u00ebshtu i vlersuam dhe i lexuam ato em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr. Sa t\u00eb bukur\ne ka emrin poeti, si lumi i lum lumit, o t\u00eb Lum\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Poet\u00ebt jan\u00eb esenca, palca e trungut, ku \u00e7el\nsythe kombi\u2026po k\u00ebtu i shkelin, i dhunojn\u00eb, ju krijojn\u00eb kurthe e\nmizanskena,&nbsp; si rrodhe leshit t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb\ndeles rud\u00eb, me e mbaj ngoht\u00eb morrin e lavdit t\u00eb palavdiesh\u00ebm q\u00eb s\u2019ua ndie\u2026!\nPast\u00eb faqen e zez\u00eb, kush ia ka me hile, poetit, kombit, Fishtes, simboleve komb\u00ebtare\ndhe mundit t\u00eb madh t\u00eb diaspores p\u00ebr \u00e7eshtjen komb\u00ebtare!<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>\u2026se dit\u00eblindjen festohen\nme njeriun\u2026qirinjts mbi torts fiken me njeriun\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ashtu ne e menduam me Pjetrin e Linden.\nDit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe k\u00ebt\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;vit, q\u00eb ishte fati historik, si gjithmon\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin\nme Fishten. Ky vit kishte t\u00eb ve\u00e7anten, se Fishta ka mbushur 150 vjet ,q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb\nthinj, nuk \u00ebsht\u00eb rrudh, as mban bastun n\u00eb dor\u00eb, por ecen tek njeriu, tek\nshpirti i tij, po me at\u00eb madh\u00ebshti e besa po me at\u00eb shpoti. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb,\nse n\u00eb diaspore na ka mbajt\u00eb pak me hater dhe, ende nuk e ka p\u00ebrdor satiren ther\u00ebse,\nmegjith\u00ebse disa q\u00eb flasin dhe e perdorin emrin e tij, ato, potretin dhe emnin\nia hodh\u00ebn, si eshtrat n\u00eb lumin e harres\u00ebs\u2026p\u00ebr t\u00eb zez\u00ebn e syve t\u00eb tyre t\u00eb pashpres\u00eb\u2026heshtja\ne shpotis\u00eb s\u00eb Fishtes do t\u2019i ndez\u00eb e s\u2019kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjet as nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb me u\nfik, n\u00eb shkret\u00ebtiren e shpirtit t\u00eb tyre shterp\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ne menduam pra, q\u00eb k\u00ebt\u00eb 21-vjetor t\u00eb\nFestes ton\u00eb letrare ( Dit\u00ebt e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe n\u00eb Amerik\u00eb), dhe 150 vjetorin e\nLindjes s\u00eb frym\u00ebzuesit ton\u00eb At Gjergj Fishtes, me nj\u00eb p\u00ebrlindje dhe, si nje ost\u00eb\ne bardh\u00eb kungimi, me nj\u00eb arom\u00eb karafili, q\u00eb kundrote avull hyjnor, ta festonim\nbashk\u00eb, n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me Fishten. Ai e ka pranuar p\u00ebr 21 vjet k\u00ebt\u00eb ftes\u00eb e m\u00eb b\u00ebhet\nsikur na tha: <\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cMos m\u00eb \u00e7oni ftes\u00eb, se tash jetoj n\u00eb\nsirtar\u00ebt e kujtimit tuaj, si nje pjestar familje me ju kuvendar\u00ebt e Detroitit!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E, k\u00ebshtu pra\u2026n\u00eb fjal\u00eb dhe kthjellt\u00ebsisht\nn\u00eb shpirt\u2026sepse i kishim menduar t\u00eb gjitha, se ku mund ta b\u00ebnim at\u00eb ceremonin\u00eb\ne ditelindjes s\u00eb tij?! N\u00eb salla t\u00eb zhveshura?! N\u00eb mure q\u00eb nuk flasin shqip?! N\u00eb\nskena, ku simbolet tona r\u00ebnkojn\u00eb krye posht\u00eb?! Hall i madh! Si pa e d\u00ebgjur\nkush, me nj\u00eb trokitje t\u00eb leht\u00eb, n\u00eb porten ton\u00eb, sikur Fishta na tha: <\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n\u201cKa mbetur nj\u00eb njeri, nj\u00eb shqiptar, si nj\u00eb katedrale tingulli me\ngjakonj, me nj\u00eb familje plot me meshtar\u00eb e me murgesha, se ka edhe nj\u00eb vella\nfilozof fetar, poet e shkrimtar\u2026pra shkoni tek Dom Ndue Gjergji!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E kishim n\u00eb mendje ta b\u00ebnim nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb\ntill\u00eb. Na priti me bujari, mua dhe Pjetrin, me fjlal\u00eb t\u00eb ambla, sa na dukej se\nn\u00eb \u00e7do hap e n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb na rrethonte nj\u00eb vezullim drite e ngroht\u00eb, q\u00eb\nemociononte edhe shpirtin m\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb. Na \u00e7oi te salla e femij\u00ebve\u2026e past\u00ebr,\nsi shpirti i tij, me kandeshenc\u00eb n\u00eb simbole komb\u00ebtare e mergimtare. Ai na tha:<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n\u201cMendoj k\u00ebtu ta b\u00ebni ceremonin\u00eb e festimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mur \u00ebsht\u00eb flamuri\nkomb\u00ebtar, potreti i Dom Prek\u00eb Ndrevashes, themelues i kishes \u201cZoja\nPajtore\u201d&nbsp; me 1977, dhurat\u00eb e piktorit\nProf. Ndue Gjelaj, skenarist i dokumentarit artistik mbi Gjergj Kastriotin\nSkenderbeun\u2026dhe, pastaj, Dom Nduja u ndal mendueshem tek portreti i At Gjergj\nFishtes,&nbsp; duke na spjegur se ky potret i\nmadh \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga piktori i fashem shqipta ne Itali, Lin Delija. Dom Nduja\ndrejtoj doren e syt\u00eb nga porteti i Fishtes: \u201cShikoni k\u00ebtu si e ka paraqit ky\npiktor, q\u00eb e kam takue n\u00eb Rom\u00eb e ma ka dhurue personalisht p\u00ebr Kishen ton\u00eb\n\u201cZoja Pajtore!\u201d Shikoni sa bukur e ka paraqit kryet e Fishtes me nje bot\u00eb t\u00eb\nmadhe e mendim t\u00eb thell\u00eb, se ashtu n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte Fishta&nbsp; yn\u00eb, q\u00eb i kap\u00ebrcen kufijt e nj\u00eb legjende n\u00eb\nlet\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb. M\u00eb te,j kemi portretin e Nana Terezes s\u00eb pervujt\u00eb dhe piktura e\nGjergj Kastriotit Skenderbeut. Besoj se k\u00ebto simbole me ato q\u00eb un\u00eb kam lexue\nkan\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb burim i kthjellt\u00eb p\u00ebr ju krijuesin!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pjetri e un\u00eb, ram\u00eb pak apo leht\u00eb n\u00eb\nmendime, t\u2019ue e p\u00ebrjetua fjalen e k\u00ebtij njeru ne shenjt\u00ebrim dhe me dashuri p\u00ebr\nnjeriun e me njeriun, se ne po ashtu e kishim menduar, ta b\u00ebnim fest\u00ebn e fjal\u00ebs\nshqipe, n\u00eb nj\u00eb tryeze me Fishten, k\u00ebshtu si nj\u00eb rrjedh\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt jet\u00ebsore\nbashkudhetar\u00eb, ku p\u00ebrvalon fjala si nj\u00eb vullkan mbi maja kuvendimi!<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u2026dhe erdhi nata e Fishta mb\u00ebrriti bashk\u00eb\nme vargun e fjalen e tij e p\u00ebr t\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Hym\u00eb n\u00eb sall\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Nuk\npritem, q\u00eb t\u00eb mbushej salla dhe pataj t\u00eb hynim ne, organizator\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar\nv\u00ebmendjen e t\u00eb tjer\u00ebve dhe ndonj\u00eb fjal\u00eb lavdie n\u00eb z\u00eb, si\u00e7 ndodh n\u00eb aktivitetet\ntona. E kishte rregulluar Gjon Pashki, ashtu si\u00e7 e donim e ne si\u00e7 e deshi vet\nFishta\u2026se e pash\u00eb kur qeshi! Secili zuri vendi si i barabart\u00eb ne shpirtra e n\u00eb\nfjal\u00eb, si\u00e7 rrjedh normalisht jeta e tyre. Erdhen pra p\u00ebr ta nderuar Fishten\naktori Cun Lajcaj \u201cMjeshtri i madh\u201d nga Kosova, q, me recitimet e tij e ndezi\nsallen, mdaje edhe kur e tradh\u00ebtoj nj\u00eb lot. Ai ia solli ndermend Fishtes fjalen\ndhe amanetin e nj\u00eb plaku shqiptar nga Kosova, kur para se t\u00eb ndrronte jet\u00eb i\nkishte thirr f\u00ebmij\u00ebt ta \u00e7onin n\u00eb bjeshk\u00eb e u kishte th\u00ebn\u00eb; m\u00eb ulni t\u00eb pushoj\npak tek ai lis e &nbsp;kishte viju fjal\u00ebn: <\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cUa la amanet t\u00eb dilni shpesh tek\nky lis, se k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet Fishta kur \u00e7do vit dilte n\u00eb malet tona, p\u00ebr ta\nfreskue mendjen e me e shkrue \u201cLahuten e Mal\u00ebsis\u00eb\u201d, se lisi i ka rranj\u00ebt e\nthella e k\u00ebrkon n\u00eb tok\u00eb ujin e rritjes, e Fishta k\u00ebrkonte fjalen me pesh\u00eb, p\u00ebr\nvargun e tij dhe p\u00ebr heronjt\u00eb!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Erdh\u00ebn n\u00eb takim me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb\nkthjellt\u00eb dhe t\u00eb \u00e7ilter, se fjala shqipe nuk duron ndryshe, edhe jugore t\u00eb mir\u00eb\nsi drejtori i financave n\u00eb nj\u00eb dikaster t\u00eb fuqiah\u00ebm amerikan , bashk\u00eb me\nfalmijen Nevrus Nazarko, aktori Arben Dervishi, i cili recitoj poezi e kendoj k\u00ebng\u00eb\nt\u00eb bukura kor\u00e7are, Prof Eduart Aliko, biznesmeni, Ben Spahi, ish kryetari i\nshoqates \u201cFishta\u201d Kanto Dushaj, aktori Ylli \u00c7ela, themeluesi i kishes s\u00eb Sh\u00ebn\nPalit, Prek Camaj, kryetari i shoqates \u201cDukagjini\u201d Ben Sokoli, shoqaten\n\u201cMirdita\u201d e perfaqesoi zv kryetari Fran Vokrri, esperti nga Ne\u00eb-Yorku Tony\nSalano, kryetari i keshillit te kishes \u201cZoja Pajtore\u201d Rrok Dedivani, Kryetari i\nLidhjes se Shkrimtareve nga Ne\u00eb-Yorku, poeti e shkrimtari Mhill Velaj. T\u00eb\nnderuarit special nga Lezha, diplomati Bardh Uldedaj dhe publicist Gjovalin\nGjeloshi, poetja Vjollca Keqi me bashk\u00ebshortin.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Po ashtu potetja Ardiana Mitrushi me\nbashkeshortin amerikan nga Ne\u00eb- Yorku, bizenezmeni Paul Berishja dhe si\ngjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet Paulin Muja dhe muzikanti Genti Cakorja. P\u00ebr\nACTV aktivitetin e p\u00ebrcolli Gjovalin Ka\u00e7orri e per AlbdreamsTv, vete pronari\nRush Dragu, i cili botoj nj\u00eb shkrim ndjesor informativ me foto t\u00eb shumta, si\nbot\u00eb e kujteses historike t\u00eb diaspores, si gjithmon\u00eb me arshiven e tij t\u00eb pasur\ne me lajmin e par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Si kyetar i komisionit t\u00eb k\u00ebsaj\nmbr\u00ebmje e mbajtja nj\u00eb fjal\u00eb hyr\u00ebse, nd\u00ebrsa fjalen e rastit e mbajti botuesi i\n\u201cKuvendit\u201d Pjeter Jaku. Aktivitetin e moderoi Albina Palushaj, e cila gjithom\u00eb\naktive n\u00eb k\u00ebto aktivitete p\u00ebr \u201cKuvendin\u201d dhe p\u00ebr Kishen \u201cZoja Pajtore\u201d, e\ndiplomuar n\u00eb gjuh\u00eb &#8211; let\u00ebrsi, me bashk\u00ebshortin e saj, fotografin e njohur t\u00eb\nartit t\u00eb fotografis\u00eb, Paulin Palushi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ativitet moren pjes\u00eb edhe t\u00eb rinj\u00eb.\nPoezi&nbsp; me nj\u00eb z\u00eb melodioz dhe artistik\nlexuan p\u00ebr Fishten dhe nga krijuesit e diaspores, t\u00eb talentuarat Lijana Kola\ndhe Flutura Gjonaj, kjo e fundit e hijeshoi g\u00ebzimin e mbr\u00ebmjes me k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebnduar\nenkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aktivitet. Aktori , poeti dhe shkrimtari Ylli Cela recitoi poezi\nnga Lazgushi e Kuteli, miq te ngusht\u00eb t\u00eb Fishtes. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbr\u00ebmje mori pjes\u00eb eshe ish\nkryetari i fondacionit \u201cVendlidja Th\u00ebrret\u201d, i krijuar n\u00eb Amerik\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb\nliris\u00eb dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit t\u00eb Kosoves biznesmeni Luigj Gjokaj, i cili\nrecitoi vet nj\u00eb poezi t\u00eb krijuar enkas p\u00ebr Fishten. Madje, ai mori edhe mir\u00ebnjohjen\nq\u00eb Kuvendi i akordoj k\u00ebng\u00ebtarit t\u00eb ndjer\u00eb Sali Mani, i cili ka jetuar n\u00eb mesin\nton\u00eb n\u00eb Detroit. Si mik i Saliut, Luigji foli disa fjal\u00eb t\u00eb ndjera, mbasi ai ka\nmarr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb varrimin e k\u00ebng\u00ebtarit n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Koplik t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb\ns\u00eb Madhe, n\u00eb Shqip\u00ebri. Ish kryetari i shoqates \u201cMal\u00ebsia e Madhe\u201d n\u00eb Michigan,\nRuzhdi Gjokaj lexoj pjes\u00eb nga krijimtaria e tij. Nd\u00ebrsa nj\u00eb poezi stigmatizuesi\nme nj\u00eb ironi t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Elinda Markut e recitoi mjeshtrisht aktori shqiptar\nArben Dervishi, q\u00eb jeton n\u00eb Detroit. Sekretari i shoqat\u00ebs s\u00eb Ish t\u00eb\nPerndjekurve nga diktatura komuniste n\u00eb Shqiperi, Gjon Ka\u00e7aj, nj\u00ebkohesisht dhe\nkrijues solli disa nga kujtimet e zhvarrosjes s\u00eb eshtrave t\u00eb poetit nga t\u00eb\nintervistuar nga ana e tij ,autor\u00ebve t\u00eb atij krimit ndaj varrit t\u00eb poetit n\u00eb\nkishen e fret\u00ebnve Shkod\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Pastaj Arta Simoni, kryetare e juris\u00eb dha \u00e7mimet e akorduar per kete vit nga Revista \u201cKuvendi\u201d. Arg\u00ebtim me muzik\u00eb e valle, ku k\u00ebnduan, Flutura, Arbeni, Meti e Beni me kitar\u00eb. Fishtes i \u201cshkuan\u201d lot nga g\u00ebzimi dhe, ne na vaditi nj\u00eb varg bashkimi, n\u00eb nj\u00eb harmoni qe \u00e7eli n\u00eb at\u00eb drit\u00eb bekimi\u00a0 Dom Ndoj, i biri. Se, k\u00ebshtu jan\u00eb bijt\u00eb e shenjt\u00eb e mbajn\u00eb nj\u00ebri &#8211; tjetri si diga rr\u00ebmbimin.<\/p>\n\n\n\n<p> \u00c7MIMET E KONKRUSIT TE DITEVE TE LETERSISE SHQIPE NE AMERIKE PER EDICIONIN E 21-te<\/p>\n\n\n\n<p>Juria e edicionit te ketij viti per Ditet e Letersise Shqipe ne Amerike e perbere prej:<\/p>\n\n\n\n<p>Arta Simoni Kryetare, poete  Michigan<\/p>\n\n\n\n<p>Agim Bajrami, poet Durres<\/p>\n\n\n\n<p>Brunilda Spiro, poete Michigan<\/p>\n\n\n\n<p>Qendresa Halili, shkrimtare, New York<\/p>\n\n\n\n<p>Fatmira Loci, poete Lezhe<\/p>\n\n\n\n<p>Erdhen ne kete perfundim:<\/p>\n\n\n\n<p>Poezi: \u00c7mim te pare nuk ka<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7mimi \u201cGjergj Fishta\u201d iu dha poetes nga Kosova , VIOLETA KADRIU<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7mimi \u201c Migjeni\u201d, poetes RESHIDA \u00c7OBA<\/p>\n\n\n\n<p>Proze: \u00c7mim te pare nuk ka<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7mimi \u201c Anton Pashku\u201d iu dhe shkrimtarit MHILL VELAJ<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7mimi \u201c Petro Marko\u201d iu dha BARDHYL  MEZINIT<\/p>\n\n\n\n<p>PUBLICISTIKE:  <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7mim te pare nuk ka<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7mimi \u201c Faik Konica\u201d iu dha eseistes dhe poetes ARDIANA MITRUSHI<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7MIMI \u201c Arshi Pipa\u201d iu dha kritikes se njohur EMRIJE KROSI<\/p>\n\n\n\n<p>JURIA E KONKURSIT23 tetor 2021 <\/p>\n\n\n\n<p><strong>24 tetor 2021, n\u00eb nj\u00eb nga &nbsp;mjediset e &nbsp;Kishes \u201cZoja Pajtore\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>fotografite do i gjeni ne fb, ne profilet e Albdreams TV dhe Pjeter Jaku<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEF PERGEGA &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Poezin\u00eb e festuam n\u00eb k\u00ebt\u00eb 21-vjetor me e vargun, me muzen, me krojet e krahasimeve e gurrat e metaforave, q\u00eb na freskuan shqip shpirtin. K\u00ebto fllade poetike, mb\u00ebrriten n\u00eb Michigan, si ujet&nbsp; e bores, t\u00eb shkrir\u00eb nga mali dhe, pasi kishin njomur rr\u00ebnjet e pishave t\u00eb larta dhe lisave legjendar, q\u00eb s\u2019ka&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9065,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-9403","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9403","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9403"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9403\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9405,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9403\/revisions\/9405"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9065"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9403"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9403"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9403"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}