{"id":9352,"date":"2021-10-05T21:13:35","date_gmt":"2021-10-05T21:13:35","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9352"},"modified":"2021-10-05T21:13:35","modified_gmt":"2021-10-05T21:13:35","slug":"tre-shkrime-nga-ndrek-gjini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9352","title":{"rendered":"Tre shkrime nga NDREK GJINI"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"140\" height=\"161\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/ndrek-gjini.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9353\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>(Sh)KRIME\nN\u00cb HISTORI *<\/p>\n\n\n\n<p><strong>PUBLICISTIKE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>2021<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Paganizmi\nshqiptar nuk \u00ebsht\u00eb primitiviz\u00ebm\u2026<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Paganizmi\nshqiptar nuk \u00ebsht\u00eb primitiviz\u00ebm e as barbariz\u00ebm si\u00e7 mundohen ta etiketojn\u00eb\ndisa. Ai \u00ebsht\u00eb vler\u00eb etnokulturore q\u00eb duhet mbrojtur, konservuar e m\u00eb pas\npromovuar p\u00ebr turist\u00ebt e huaj dhe p\u00ebr brezat e rinj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ruajtja dhe\nkonservimi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e ngutshme si p\u00ebr komunitetin ashtu dhe p\u00ebr\npushtetin ekzekutiv e at\u00eb legjislativ n\u00eb Shqip\u00ebri. Pa dashur t\u00eb shfaq poza\nhistoriani apo etnologu, mund t\u00eb them se paganizmi \u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb n\u00eb\nShqip\u00ebri dhe se duhet ruajtur e konservuar si vler\u00eb P 1 2 etnokulturore prej s\u00eb\ncil\u00ebs mund t\u00eb kemi ve\u00e7 p\u00ebrfitime n\u00eb industrin\u00eb e turizmit. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nnga vendet e vetme n\u00eb Europ\u00eb, ku p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb paganizmi ende jeton.\nPushtimet e gjata q\u00eb nga ato Romake e deri tek ato t\u00eb dekadave t\u00eb fundit, si\ndhe zhvillimet e vrullshme t\u00eb k\u00ebtij kontinenti kan\u00eb fshir\u00eb \u00e7do gjurm\u00eb\npaganizmi. Arsyet pse ai ka mbijetuar n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb shumta. N\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e\nk\u00ebtyre arsyeve gjenden histori turpi e krenarie, izolimi e vetizolimi, histori\nbetejash t\u00eb humbura e t\u00eb fituara, harres\u00eb, kameleoniz\u00ebm, inate, vetmi,\nhat\u00ebrmbetje e gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebtij lloj. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb paganizmi n\u00eb Shqip\u00ebri\n\u00ebsht\u00eb ende gjall\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trajtat e tij t\u00eb fundit n\u00eb Europ\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpirt\npara 30-40 vjet\u00ebsh n\u00eb Skoci, Irland\u00eb apo Norvegji. Hapja e Shqip\u00ebris\u00eb si dhe\nzhvillimet e vrullshme t\u00eb k\u00ebtij vendi n\u00eb k\u00ebto afro tre dekadat e fundit kan\u00eb\nb\u00ebr\u00eb q\u00eb paganizmi shqiptar t\u00eb plaket, dob\u00ebsohet e lihet n\u00eb harrese. K\u00ebto, jan\u00eb\nkostot e hapjes dhe zhvillimit. K\u00ebto, jan\u00eb ligje universale e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ne\nnuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrjashtim. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\naksion i madh komb\u00ebtar p\u00ebr mbledhjen dhe 1 3 konservimin dokeve, zakoneve,\ntraditave, k\u00ebng\u00ebve dhe praktikave pagane t\u00eb jetes\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb urgjente, pasi\nbrezi i 70-80-vje\u00e7ar\u00ebve shqiptar\u00eb, jan\u00eb muzeu i gjall\u00eb. Para pak vitesh, kur po\nshkruaja disertacionin mbi traditat zakonore t\u00eb dasmave irlandeze n\u00eb shekullin\ne 18-t\u00eb dhe 19- t\u00eb, m&#8217;u desh t\u00eb hulumtoja n\u00ebp\u00ebr disa arkiva e biblioteka t\u00eb\nIrland\u00ebs. M\u00ebsova se ajo ka arkivin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb folklorit me mjaft\nelemente pagane. Arkivi ende i gjall\u00eb shqiptar i paganizmit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i\nmadh dhe m\u00eb i pasur se ai irlandez. N\u00eb vitet 1937-1938 qeveria irlandeze,\nbazuar n\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb mori Parlamenti, akordoi nj\u00eb fond dhe nd\u00ebrmori nj\u00eb\naksion dyvje\u00e7ar p\u00ebr mbledhjen dhe grumbullimin e pasuris\u00eb folklorike dhe\netno-kulturore. U angazhuan t\u00eb gjitha shkollat fillore, t\u00eb mesme. \u00c7do nx\u00ebn\u00ebsi\niu dha nj\u00eb fletore, me nj\u00eb pyet\u00ebsor t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb detajuar p\u00ebr \u00e7do aspekt t\u00eb\njet\u00ebs, traditave, zakoneve, k\u00ebng\u00ebve, m\u00ebnyr\u00ebs se si procedohej n\u00eb kultivimin,\nkorrjen apo ruajtjen e t\u00eb korrave, zakonet e lindjes, dasmave dhe vdekjes,\ndata, histori lokale, emra, fise, gjenealogji. P\u00ebr dy vjet n\u00eb Republik\u00ebn e\nIrland\u00ebs n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e 14 m\u00ebsuesve i plot\u00ebsuan k\u00ebta pyet\u00ebsor\u00eb, vun\u00eb mjaft\nfoto, dor\u00ebzuan dhe objekte t\u00eb vjetra, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nj\u00eb Komision Shtet\u00ebror\nb\u00ebri m\u00eb pas seleksionimin, skedimin dhe arkivimin e tyre n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb\nnd\u00ebrtuar enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Dhe sot, pas kaq dekadave, Irlanda ia arriti\nedhe t&#8217;i dixhitalizojn\u00eb k\u00ebta arkiva, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nd\u00ebr m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebset\nn\u00eb bot\u00eb p\u00ebr turizmin me drejtim trash\u00ebgimin\u00eb kulturore. Ne tani jemi vendi i\nvet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb, ku paganizmi \u00ebsht\u00eb ende i gjall\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shans fatlum\ndhe duhet shfryt\u00ebzuar shpejt, pasi koha nuk pret. Pas pak vjet\u00ebsh nj\u00eb pjes\u00eb e\nmir\u00eb e k\u00ebtij paganizmi do t\u00eb ket\u00eb vdekur. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb irlandez\u00ebt\nb\u00ebn\u00eb m\u00eb 1937-1938. Dhe ta b\u00ebjm\u00eb tani. Jam i sigurt se nj\u00eb investim i till\u00eb n\u00eb\nmbledhjen, ruajtjen dhe konservimin e vlerave, traditave dhe praktikave pagane\ndo t&#8217;i sjelle Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb viteve 2018-2028 m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb se sa deti apo\nbregdeti Adriatik dhe Jon t\u00eb marr\u00eb s\u00eb bashku. 15.07.2018<\/p>\n\n\n\n<p><strong>SI IU\nDHURUA HRUSHOVIT KOSTUMI I PRENG BIBDODES ?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si iu\ndhurua Hrushovit, kostumi i Preng Bib\u00eb Dod\u00ebs? &#8230;do t\u00eb ishin me dhjetra mij\u00ebra\nturist\u00eb francez\u00eb q\u00eb do ta vizitonin k\u00ebt\u00eb muze (t\u00eb munguar) t\u00eb Bib Dod\u00ebs.\n&#8230;n\u00ebse do t&#8217;i p\u00ebrdornim k\u00ebto muze (t\u00eb munguara), p\u00ebr nxitjen e industris\u00eb s\u00eb\nturizmit, do t\u00eb kishim edhe m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Napoleoni\ni III, u b\u00eb kumbari i djalit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Preng Bib Doda, Preng\u00ebs. Napoleoni, i\ndhuroj nj\u00eb prej shpatave t\u00eb tij, me t\u00eb cil\u00ebn i biri, Prenga, ka pozuar me\nkrenari n\u00eb disa fotografi, i veshur me kostumin komb\u00ebtar shqiptar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb\nkryeqytetin shqiptar, Hrushovi ka marr\u00eb dhurat\u00eb nga Enver Hoxha nj\u00eb kostum\ntradicional shqiptar i veshur nga Preng Bib Doda.<\/p>\n\n\n\n<p>N 28\nhistoris\u00eb s\u00eb Bib Dod\u00ebs dhe faktit se si Napoleoni i III u b\u00eb kumbari i djalit\nt\u00eb vet\u00ebm t\u00eb tij, Preng\u00ebs. Napoleoni i dhuroj atij edhe nj\u00eb prej shpatave t\u00eb\ntij; shpat\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn i biri, Prenga, ka pozuar me krenari n\u00eb disa foto t\u00eb\ntij, i veshur me kostumin komb\u00ebtar shqiptar. N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim nisa t\u00eb g\u00ebrmoj n\u00eb\nbibliotek\u00ebn e Universitetit dhe n\u00eb internet p\u00ebr t\u00eb gjetur di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb rreth\nk\u00ebtyre fakteve. Pun\u00ebt e ngjeshura t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, ma b\u00ebn\u00eb ta l\u00eb pas dore\nk\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim. Por fatmir\u00ebsisht, krejt papritur nj\u00eb tjet\u00ebr koleg q\u00eb jep l\u00ebnd\u00ebn e\nHistoris\u00eb s\u00eb Rusis\u00eb, m\u00eb flet disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, rreth vizit\u00ebs s\u00eb Hrushovit n\u00eb\nShqip\u00ebri. Madje ai m\u00eb tregon edhe p\u00ebr nj\u00eb pem\u00eb q\u00eb Hrushovi ka mbjell\u00eb n\u00eb\nkryeqytetin shqiptar, dhe nj\u00eb dhurat\u00eb q\u00eb Hrushovi ka marr\u00eb nga Enver Hoxha. Kjo\ndhurat\u00eb ishte nj\u00eb kostum tradicional shqiptar i veshur nga Preng Bib Doda.\nPreng Bib Doda, ka qen\u00eb Princi i Mirdit\u00ebs. Ai lindi n\u00eb Orosh t\u00eb Mirdit\u00ebs n\u00eb\nvitin 1858 n\u00eb familjen e Gjomarkajve. Gjomarkajt ishte autoriteti m\u00eb i lart\u00eb i\npleq\u00ebrimit t\u00eb kodit zakonor shqiptar (Kanunit) n\u00eb Geg\u00ebri dhe prij\u00ebsit tradicional\nt\u00eb Mirdit\u00ebs. 29 Ai ishte nj\u00eb nd\u00ebr drejtuesit kryesor t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb\nPrizrenit. Komandant i Lidhjes s\u00eb Shkodr\u00ebs dhe komandant i forcave mirditore e\nshkodrane q\u00eb luftuan n\u00eb mbrojtjen e Hotit e Grud\u00ebs nga malazez\u00ebt n\u00eb vitin 1880.\nKandidat p\u00ebr fronin mbret\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitin 1914, dy her\u00eb\nz\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe dy her\u00eb minist\u00ebr. Nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit\nshqiptar, me nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb drejtimin e kryengritjeve p\u00ebr\nliri e pavar\u00ebsi! U vra m\u00eb 22 mars 1919, n\u00eb Zejmen t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Lezh\u00ebs. Pas\nvrasjes s\u00eb Preng Bib Dod\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr Mirdita, u drejtua nga\ne shoqja, Lu\u00e7ia. M\u00eb pas, parin\u00eb e Mirdit\u00ebs e mori kapedan Marka Gjoni, po nga\nfamilja e Gjomarkajve. K\u00ebto fakte nuk kan\u00eb ndonj\u00eb pesh\u00eb apo r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\nn\u00eb historin\u00eb e nj\u00eb vendi. Por, n\u00ebse do t&#8217;i p\u00ebrdornim k\u00ebto muze (t\u00eb munguara),\nvende, madje dhe pem\u00eb, p\u00ebr nxitjen e industris\u00eb s\u00eb turizmit, ato do t\u00eb luanin\nnj\u00eb rol jo t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb thithjen e turist\u00ebve t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb; turist\u00eb\nt\u00eb cil\u00ebt k\u00ebto vitet e fundit jan\u00eb kthyer n\u00eb trend n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Do ishin me\n30 dhjetra mij\u00ebra turist\u00eb francez\u00eb q\u00eb do ta vizitonin k\u00ebt\u00eb muze (t\u00eb munguar) t\u00eb\nBib Dod\u00ebs. Dhe, po aq, n\u00eb mos me shum\u00eb rus\u00eb, q\u00eb do vizitonin k\u00ebt\u00eb pem\u00eb, ndofta\ntani e prer\u00eb p\u00ebr t&#8217;i l\u00ebshuar vendin ndonj\u00eb pallati shum\u00ebkat\u00ebsh&#8230; . Pse e\nshkruajta k\u00ebt\u00eb histori K\u00ebto sh\u00ebnime t\u00eb shkruara nxitimthi n\u00eb laptopin tim muaj\nm\u00eb par\u00eb do kishin fjetur aty gjat\u00eb, ose mund t\u00eb kishin humbur krejt pas disa\nviteve, po t\u00eb mos ma nxisite kureshtjen rreth kesaj teme nje shkrim brilant i\nmikut tim nga Kosova, Profesor Nexhmedin Spahiu. Ja \u00e7far\u00eb shkruan ai nd\u00ebr t\u00eb\ntjera n\u00eb shkrimin e tij t\u00eb botuar para pak dit\u00ebve me titull: Katolik\u00ebt e\nMirdit\u00ebs me Sulltan Muratin I kund\u00ebr princit Llazar. Kur m\u00eb 28.06.1389 u zhvillua\nBeteja e Kosov\u00ebs, shqiptar\u00ebt u rreshtuan n\u00eb t\u00eb dy pal\u00ebt kund\u00ebrshtare. Derisa\nBalshajt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb an\u00ebn e princit Lazar Hrebljanoviq, mirditor\u00ebt &#8211; me\nkapedanin e tyre &#8211; u rreshtuan n\u00eb krahun e Sulltan Muratit I. Meq\u00eb osman\u00ebt e\nfituan luft\u00ebn, 31 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mirditor\u00ebve iu garantua autonomia, t\u00eb cil\u00ebn e g\u00ebzuan\nderi n\u00eb shekullin XIX. Mirditor\u00ebt nuk paguan fare taksa dhe qeveriseshin me\nkanunin e maleve, nd\u00ebrsa i vetmi detyrim i tyre ndaj Sulltanit ishte q\u00eb t\u00eb\nshkonin n\u00eb luft\u00eb kurdo q\u00eb t\u00eb kishte nevoj\u00eb, me \u00e7&#8217;rast u takonte pla\u00e7ka e\nluft\u00ebs. Bib Doda dhe Lufta e Krimes\u00eb Rasti me i njohur i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb\nmirditor\u00ebve n\u00eb luft\u00ebrat osmane ishte Lufta e Krimes\u00eb (1853-1856) kur roli i\n5.000 luft\u00ebtar\u00ebve n\u00eb krye me kapedanin Bib Doda (1820-1866) ishte vendimtar n\u00eb fitoren\ne betej\u00ebs. Ashtu si e shpjegon romancieri i par\u00eb shqiptar, Dom Ndoc Nikaj\n(1865-1951), q\u00eb ishte i biri Gjok\u00eb Jake Nikajt, nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre luft\u00ebtar\u00ebve\nt\u00eb Bib Dod\u00ebs, kur ushtrit\u00eb osmane, angleze e franceze ishin duke u mundur nga\nushtria ruse n\u00eb betej\u00ebn kryesore, mirditor\u00ebt &#8211; duke mos p\u00ebrfillur qoft\u00eb m\u00eb t\u00eb\nvoglin rregull ushtarak, duke rrezikuar jet\u00ebn e tyre n\u00eb maksimum &#8211; i shkaktuan\nhabi ushtris\u00eb ruse dhe e thyen at\u00eb. 3 2 P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Sulltan Abdylmexhiti I\n(sundoi n\u00eb periudh\u00ebn 1839-1861) i dha Bib Dod\u00ebs titullin Pash\u00eb, nd\u00ebrsa\nPerandori i Franc\u00ebs, Napoleoni III (sundoi n\u00eb periudh\u00ebn 1852-1870) u b\u00eb kumbar\ni djalit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Bib Dod\u00ebs, Prenkut (1860-1919). 02.09.2018<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rexh\nMeta dhe kushti i Enverit p\u00ebr Rose Wilder Lane &#8230;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptari\ni par\u00eb q\u00eb diplomohet me medalje t\u00eb art\u00eb n\u00eb Universitetin e Kembrixhit, shoq\u00ebroi\ngazetaren amerikane m\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb bot\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pas Luft\u00ebs I\nBot\u00ebrore, Rose Wilder Lane. Kushti i Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr gazetaren, pasi e d\u00ebnon\nRexh\u00eb Met\u00ebn me vdekje.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e\ndi, n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb kujtuar ta vler\u00ebsoj\u00eb apo dekoroj\u00eb k\u00ebt\u00eb figur\u00eb kaq t\u00eb\nmadhe. Nuk e di, n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb kujtuar t\u00eb shkoj\u00eb tek i biri, nipi apo\ndikush tjet\u00ebr q\u00eb jeton prej familjes, p\u00ebr t\u00eb shfletuar dor\u00ebshkrimet e tij. Rexh\nMeta, meriton nj\u00eb shtatore n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb mos harrojm\u00eb se ai ka\nshoq\u00ebruar nj\u00eb nga gazetaret m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Rexh Meta (1906-1985), nga nj\u00eb banor i Jetimores s\u00eb Shkodr\u00ebs, b\u00ebhet shqiptari i par\u00eb q\u00eb diplomohet me medalje t\u00eb art\u00eb n\u00eb Universitetin e Kembrixhit. Kjo fal\u00eb fatit, aft\u00ebsive dhe shoq\u00ebrimit q\u00eb ai b\u00ebn gazetares amerikane m\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb bot\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, Rose Wilder Lane. Rexh Meta d\u00ebnohet me vdekje nga Enver Hoxha. Por, gazetarja, shkrimtarja dhe antroR 36 pologia Rose Wilder Lane, sapo e m\u00ebson k\u00ebt\u00eb fakt, nd\u00ebrhyn gjer te Presidenti i SHBA p\u00ebr t&#8217;ia shp\u00ebtuar jet\u00ebn atij. Enver Hoxha pranon t&#8217;ia fal\u00eb jet\u00ebn Met\u00ebs, por me kusht q\u00eb Rose Wilder Lane, q\u00eb kishte nj\u00eb prestigj dhe influenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, t\u00eb mos fliste kund\u00ebr regjimit komunist n\u00eb Shqip\u00ebri. Lane e pranon kushtin e, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Rexh Met\u00ebs i falet jeta. Por ai mbahet n\u00eb burg p\u00ebr shum\u00eb vite, e m\u00eb pas n\u00eb internim, derisa vdes diku n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit q\u00eb vdes dhe Enver Hoxha. Po kush ishte Rexh Meta? Babai i Rexh\u00ebs, Met\u00eb Fazlia, bashk\u00eb me disa familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb vitin 1913 largohet nga Vuthajt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar familjen nga gjenocidi q\u00eb u b\u00ebhej shqiptar\u00ebve n\u00eb krahin\u00ebn e Plav\u00ebs dhe Gucis\u00eb nga forcat malazeze. Pasi shkojn\u00eb p\u00ebr disa vite n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1919, Met\u00eb Fazlia me djalin, Rexh\u00ebn dhe dy vajzat, Gjyk\u00ebn dhe Zoj\u00ebn, kthehen dhe jetojn\u00eb n\u00eb 37 Shkod\u00ebr. Aty, Met\u00eb Fasllia dhe gruaja e tij vdesin, k\u00ebshtu q\u00eb Rexha dhe dy motrat e tij strehohen n\u00eb Jetimoren e Shkodr\u00ebs, q\u00eb varej nga Kryqi i Kuq Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Rexha aty nis shkollimin dhe m\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer gjuh\u00ebn angleze. Q\u00eb 12 vje\u00e7 fillon t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb ekspeditat angloamerikane n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si p\u00ebrkthyes. Por, ekspedita q\u00eb i ndryshoi jet\u00ebn k\u00ebtij djaloshi, ishte ajo q\u00eb udh\u00ebhiqej nga Rose Wilder Lane. Ajo u kujdes p\u00ebr t\u00eb (disa burime thon\u00eb se ajo e bir\u00ebsoi Rexh\u00ebn) dhe i siguroi burs\u00ebn p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn teknike &#8220;Harry Fultz&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb. Lane e d\u00ebrgoi Rexh\u00eb Met\u00ebn m\u00eb pas n\u00eb Universitetin e Kembrixhit n\u00eb Angli, n\u00eb Fakultetin e Financave, t\u00eb cilin Rexh Meta e kreu me sukses duke mbrojtur n\u00eb vitin 1937 edhe tem\u00ebn e doktoratur\u00ebs n\u00eb l\u00ebmin e ekonomis\u00eb financiare. N\u00eb Librin e Art\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Kembrixhit gjendet edhe emri i shqiptarit Rexh\u00eb Meta. M\u00eb 1938-n ai kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe fillon pun\u00ebn si drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Financave t\u00eb 38 Shqip\u00ebris\u00eb. Dy vjet me pas internohet n\u00eb Itali, ku q\u00ebndron deri n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1943. Pastaj, kthehet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb shtator t\u00eb po k\u00ebtij viti merr pjes\u00eb n\u00eb mbledhjen themeluese t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit, si nj\u00eb nga 45 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebsaj lidhjeje, p\u00ebrkrah figurave t\u00eb tilla, si: Ismet Boletini, Xhafer Deva, Shaban Polluzha, Rexhep Mitrovica, Marie Kraja e patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pas Luft\u00ebs, Rexh Meta arrestohet nga pushteti komunist n\u00eb Shqip\u00ebri dhe d\u00ebnohet me vdekje. Rose Wilder Lane e m\u00ebson k\u00ebt\u00eb lajm dhe nd\u00ebrhyn deri te Presidenti i SHBA q\u00eb atij t&#8217;i falet jeta. Enver Hoxha v\u00eb kushte. Lane, p\u00ebr hir t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Rexh Met\u00ebs, e pranon kushtin dhe d\u00ebnimi i tij shnd\u00ebrrohet me 27 vjet burg. Ai e kreu d\u00ebnimin n\u00eb qelit\u00eb e Burgut t\u00eb Burrelit. Familja e Rexh\u00ebs, gruaja Pertefi, djali Fitimi dhe vajza Bora, p\u00ebrjetuan vuajtje, persekutim dhe mjerim ekstrem. Rexh Meta vdiq af\u00ebr Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 1985 (vit n\u00eb t\u00eb cilin vdiq dhe Enver Hoxha). Trupi i tij u varros n\u00eb Shkod\u00ebr. 39 Nj\u00eb shtatore p\u00ebr Rexh\u00ebn dhe Rose Wilder Lane Nuk e di n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb kujtuar ta vler\u00ebsoj\u00eb apo dekoroj\u00eb k\u00ebt\u00eb figur\u00eb kaq t\u00eb madhe. Nuk e di n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb kujtuar t\u00eb shkoj\u00eb tek i biri, nipi apo dikush tjet\u00ebr q\u00eb jeton prej familjes,p\u00ebr t\u00eb shfletuar dor\u00ebshkrimet e tij. Sikur asgj\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb b\u00ebr\u00eb Rexh Meta n\u00eb jet\u00eb, ve\u00e7 fakti se ai ishte shqiptari i par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Kembrixh me medalje t\u00eb art\u00eb, ai e meriton nj\u00eb shtatore n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb mos harrojm\u00eb se ai ka shoq\u00ebruar nj\u00eb nga gazetaret m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn. Rose Wilder Lane, e cila ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb shum\u00eb, se shum\u00eb e shum\u00eb shtetar\u00eb shqiptar\u00eb. Jeta e Rexh\u00eb Met\u00ebs meriton t\u00eb shkruhet. Ashtu si\u00e7 e meriton t\u00eb rivler\u00ebsohet dhe vihet n\u00eb piedestalin shqiptar q\u00eb meriton Rose Wilder Lane. Mendoj se Ministria e Kultur\u00ebs b\u00ebn m\u00eb mir\u00eb t\u00eb akordoj\u00eb fonde p\u00ebr libra e dokumentar\u00eb rreth k\u00ebtyre figurave t\u00eb ndritura t\u00eb historis\u00eb s\u00eb 40 Shqip\u00ebris\u00eb, sesa p\u00ebr ca programe televizive, libra apo aktivitete surrogate, t\u00eb cilat nuk po i p\u00ebrmend me em\u00ebr pasi nuk kam asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb apo nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj armiq. 30.09.2018<\/p>\n\n\n\n<p>*titulli i librit te publikuar kete vit, nga ku jane shkeputur shkrimet<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Sh)KRIME N\u00cb HISTORI * PUBLICISTIKE 2021 Paganizmi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb primitiviz\u00ebm\u2026 &nbsp;Paganizmi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb primitiviz\u00ebm e as barbariz\u00ebm si\u00e7 mundohen ta etiketojn\u00eb disa. Ai \u00ebsht\u00eb vler\u00eb etnokulturore q\u00eb duhet mbrojtur, konservuar e m\u00eb pas promovuar p\u00ebr turist\u00ebt e huaj dhe p\u00ebr brezat e rinj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ruajtja dhe konservimi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9353,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-9352","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9352"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9352\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9354,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9352\/revisions\/9354"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9353"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}