{"id":9263,"date":"2021-08-27T21:39:53","date_gmt":"2021-08-27T21:39:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9263"},"modified":"2021-08-27T21:39:53","modified_gmt":"2021-08-27T21:39:53","slug":"kosova-ne-kohe-te-rankoviqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9263","title":{"rendered":"KOSOVA N\u00cb KOH\u00cb T\u00cb RANKOVIQIT"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"126\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/1-Nik-Gashaj-1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9003\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>NIK\u00cb\nGASHAJ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Politika\nnacionaliste dhe shoviniste e Rankoviqit n\u00eb udh\u00ebheqjen e sigurimit shtet\u00ebror\njugosllave ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb u shpreh\u00eb dhe zbatua, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb\nperiudh\u00ebn e viteve 1951-1957.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nfillim t\u00eb vitit 1951 n\u00eb vij\u00ebn e nacionalizmit dhe shovinizmit t\u00eb Aleksaddar\nRankoviqit u nd\u00ebrmuar aksioni p\u00ebr deklarimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb turke.\nN\u00eb realizimin e k\u00ebtij aksioni pati q\u00ebndrime tendencioze dhe nxit\u00ebse, madje edhe\nstimulime materiale q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb deklaroheshin turq, edhe pse nuk e ndienin\nveten t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pati edhe presione brutale fizike q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb\ndeklaroheshin pjestar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb turke. Pas k\u00ebtij aksioni, prej 97.954\nqytetar\u00ebve q\u00eb m\u00eb 1953 u evidentuan si turq n\u00eb Jugosllavi, numri i turqve m\u00eb\n1961 u shtua n\u00eb 259.536 ose afro 260 p\u00ebr qind.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet\nv\u00ebn\u00eb re koicidenc\u00ebn nd\u00ebrmjet aksionit p\u00ebr deklarimin e shqiptar\u00ebve e t\u00eb\nmysliman\u00ebve si pjestar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb turke dhe aksionit p\u00ebr shp\u00ebrnguljen n\u00eb\nTurqi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb kushtet jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb presionit\nagresiv t\u00eb Stalinit ndaj Jugosllavis\u00eb, m\u00eb 1953 u arrit n\u00ebnshkrimi i\nmarr\u00ebveshjes mbi Paktin ballkanik nd\u00ebrmjet Jugosllavis\u00eb, Greqis\u00eb dhe Turqis\u00eb.\nQeveria turke e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb nga Jugosllavia t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zbatimin e\ntraktatit shtet\u00ebror t\u00eb n\u00ebnshkruar nd\u00ebrmjet Turqis\u00eb e Jugosllavis\u00eb m\u00eb 1938 p\u00ebr\nshp\u00ebrnguljen e qytetar\u00ebve nga Jugosllavia n\u00eb Turqi. Lidhur me k\u00ebt\u00eb u arrit\n\u201cmarr\u00ebveshje xhentlemene\u201d mbi zbatimin e atij traktati.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria\nJugosllave u p\u00ebrcaktua p\u00ebr shprnguljen individuale t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Turqi n\u00eb\nbaz\u00eb t\u00eb vet\u00eb deklarimit t\u00eb atyre qytetar\u00ebve dhe t\u00eb sigurimit t\u00eb \u201cvisik\u00ebs\u201d,\ndometh\u00ebn\u00eb t\u00eb flet\u00ebgarancionit t\u00eb qytetar\u00ebve nga Turqia se garantojn\u00eb mbajtjen e\nt\u00eb shp\u00ebrngulurve n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo,\ngrupi fraksionist i Aleksandar Rankoviqit dhe organet e sigurimit shtet\u00ebror shfryt\u00ebzuan\ndhe keq\u00ebp\u00ebrdor\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u201cmarr\u00ebveshje xhentlemene\u201d me q\u00ebllim t\u00eb nxitjes e edhe t\u00eb\nnd\u00ebrmarrjes s\u00eb presionit ndaj qytetar\u00ebve, posa\u00e7\u00ebrisht pjestar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb\nshqiptare q\u00eb t\u00eb deklaoheshin turq me q\u00ebllim t\u00eb shp\u00ebrnguljes n\u00eb Turqi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb\ndrejtim u stimuluan qytetar\u00ebt dhe u b\u00ebn\u00eb leht\u00ebsi e u thjesht\u00ebsua procedura p\u00ebr\nnd\u00ebrrimin e komb\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgatitjen e dokumentave p\u00ebr shkuarjen n\u00eb Turqi,\nderi te lirimi nga obligimi ushtarak i atyre q\u00eb shp\u00ebrnguleshin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb baz\u00eb u\nshtua numri i qytetar\u00ebve q\u00eb edhe k\u00ebshtu shkonin n\u00eb Turqi p\u00ebr shkaqe ekonomike,\nfamiljare, ideologjike e t\u00eb tjera.&nbsp; N\u00eb periudh\u00ebn prej vitit 1953 deri m\u00eb\n1966 n\u00eb Turqi u shp\u00ebrngul\u00ebn 230.716 persona, prej t\u00eb cil\u00ebve m\u00eb se 80.000\npjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Se\nshp\u00ebrngulja n\u00eb Turqi nuk ishte e natyrshme, por u stimulua politikisht dhe me\nzbatimin e metodave t\u00eb presionit shihet nga fakti se pas Plenumit t\u00eb Brioneve\nt\u00eb KQ t\u00eb LKJ( 1966) jo vet\u00ebm u pak\u00ebsua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike, por faktikisht u\nnd\u00ebrpre. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb periudh\u00ebn pasbrionase kemi madje edhe kthim t\u00eb\nqytetar\u00ebve nga Turqia n\u00eb Jugosllavi.<\/p>\n\n\n\n<p>Deformimi\nm\u00eb drastik i forcave nacionaliste dhe shoviniste n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrnacionale\nn\u00eb Kosov\u00eb dhe forma m\u00eb brutale e presionit ndaj masave shqiptare \u00ebsht\u00eb i\nashtuquajturi aksion i mbledhjes s\u00eb pushk\u00ebve n\u00eb dimrin e vitit 1955\/1956. Mbasi\nq\u00eb organet e sigurimit shtet\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb inscenuan gjoja p\u00ebrgatitjen e\nkryengritjes nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u2019iu bashkuar Shqip\u00ebris\u00eb. E gjoja t\u00eb sigurohej\ntubimi i&nbsp; arm\u00ebve, u nd\u00ebrmuar aksion masiv tremujor i presionit dhe rrahjes\ns\u00eb qytetar\u00ebve, kryesisht t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqqiptare p\u00ebr gjoja\ndor\u00ebzimin e arm\u00ebve. P\u00ebrkah masiviteti dhe metodat brutale t\u00eb presiont ndaj\nshqiptar\u00ebve, ky aksion ishte i ngjajsh\u00ebm me ato q\u00eb i nd\u00ebrmerrte borgjezia\nserbomadhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb\nk\u00ebtij aksioni u rrah\u00ebn jo vet\u00ebm ata q\u00eb faktikisht posedonin arm\u00eb, por edhe\nshum\u00eb banor\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe aktivist\u00eb politik\u00eb. K\u00ebshtu, pas Plenumit t\u00eb\nBrioneve u konstatua se gjat\u00eb k\u00ebtij aksioni u rrah\u00ebn m\u00eb se 30.000 perona, prej\nt\u00eb cil\u00ebve afro nj\u00ebqind qytetar\u00eb vdiq\u00ebn prej rrahjeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Se\nnuk ishte fjala p\u00ebr tubim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb arm\u00ebve nga popullsia, por p\u00ebr nj\u00eb\nmanipulm politik, shihet nga fakti sa ky aksion nuk u nd\u00ebrmuar n\u00eb mbar\u00eb\nJugosllavin\u00eb dhe nga ajo se prej afro 30.000 pushk\u00ebve, q\u00eb me at\u00eb rast u tubuan\nnga popullsia, menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb aksiont afro 15.000 sosh dhe\nrevolesh iu kthyen p\u00ebrs\u00ebri shqiptar\u00ebve, atyre q\u00eb me rastin e terrorit t\u00eb\np\u00ebrmendur dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eba t\u00eb tjera u p\u00ebrfituen si bashk\u00ebpuntor\u00eb t\u00eb sigurimit\nshtet\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke\ne kualifikuar k\u00ebt\u00eb aksion si keqp\u00ebrdorim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb sigurimit shtet\u00ebror, n\u00eb\ndokumentin e KK t\u00eb LK t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1966 thuhet: \u201cDeformimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda\ndhe pasojat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda politike i solli aksioni i mbledhjes s\u00eb arm\u00ebve n\u00eb\ndimrin e vitit 1956\u2026 Metodat me t\u00eb cilat u zbatua aksioni kaluan t\u00eb gjith\u00eb\nkufijt\u00eb e t\u00eb drejtave kushtetuese e ligjore t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb drejtave t\u00eb\norganeve. U b\u00ebn\u00eb maltretime prej shpullave e deri te masat drastike t\u00eb\nmundimeve, madje deri te linkuidimi fizik, paaft\u00ebsimi i p\u00ebrhersh\u00ebm, vrasjet\netj.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Form\u00eb\ntjet\u00ebr e deformimit drastik t\u00eb organeve t\u00eb sigurimit shtet\u00ebror, lidhur me\npjes\u00ebtar\u00ebt e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, ishte inscenimi i proceseve t\u00eb rr\u00ebjshme\ngjyq\u00ebsore dhe formimi i organizatave artificiale armiq\u00ebsore, me q\u00ebllim t\u00eb\nkopromitimit t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb Jugosllavi. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1956, mu n\u00eb\nkoh\u00ebn e aksionit p\u00ebr mbledhjen e arm\u00ebve dhe t\u00eb shp\u00ebrnguljeve intensive n\u00eb\nTurqi, u inscenua \u201cProcesi gjyq\u00ebsor i Prizrenit\u201d, me t\u00eb cilin u desht t\u00eb&nbsp;\ndiskualifikoheshin dhe t\u00eb likuidoheshin politikisht shum\u00eb funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb\nt\u00eb Kosov\u00ebs, pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb merituar t\u00eb LN\u00c7 dhe intelektual\u00eb eminent\u00eb shqiptar\u00eb.\nProcesi gjyq\u00ebsor duhej t\u00eb \u201cargumentonte\u201d se k\u00ebto kuadro ishin n\u00eb pozitat e\nirredentizmit dhe t\u00eb lidhura me sh\u00ebrbime t\u00eb huaja informative. Ali Shukriu\nkonstatoi me t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb Plenumin e KQ t\u00eb LK t\u00eb Serbis\u00eb m\u00eb 1966 se k\u00ebtu qe\nfjala p\u00ebr \u201cprerjen e knjaz\u00ebve\u201d, p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr likuidimin e kuadrove t\u00eb\nkomb\u00ebsis\u00eb shqiptare. Pas Plenumit t\u00eb Brioneve t\u00eb KQ t\u00eb LKJ, Komisioni zyrtar i\nK\u00ebshillit Ekzekutiv t\u00eb Kosov\u00ebs informoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dokumentuar opinionin se\nishte fjala p\u00ebr konstruktimin, p\u00ebrkat\u00ebsisht inscenim t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit\n\u201cProces t\u00eb Prizrenit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu,\npati raste q\u00eb organet e sigurimit shtet\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb formojn\u00eb organizata\nartificiale armiq\u00ebsore dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb akuzave t\u00eb rrejshme t\u00eb burgosin e\nmaltretonin pjes\u00ebtar\u00ebt e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. K\u00ebshtu, n\u00eb mbledhjen plenare t\u00eb\nKK t\u00eb LK t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 1966 u p\u00ebrmend rasti i krijimit t\u00eb organizat\u00ebs\nartificiale irredentiste prej 30 an\u00ebtar\u00ebsh n\u00eb rrethin e Lipjanit. Mir\u00ebpo, mbasi\nnuk qe e mundshme t\u00eb inscenoheshin akuza t\u00eb rrejshme, k\u00ebta qytetar\u00eb u liruan\nnga burgu si t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Mosbesimi\nndaj inteligjenc\u00ebs shqiptare dhe dyshimi n\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt kultro-arsimor\u00eb e\nartistik\u00eb, pjestar\u00eb t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, ishin karakteristik\u00eb e forcave\nnacionaliste dhe shoviniste n\u00eb krye me Rankoviqin. U krijua psikoza e dyshimit\ndhe t\u00eb mosbesimit ndaj \u00e7do aktiviteti t\u00eb karakterit krijues n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nga organet e sigurimit evidentoheshin personat q\u00eb blenin\nrregullisht \u201cRilindjen\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e botonte Lidhja Socialiste e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Deformimet\ne permendura, respektivisht politika nacionaliste dhe shoviniste lidhur me\nKosov\u00ebn dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare u manifestuan edhe n\u00eb politik\u00ebn\ninvestive ndaj Kosov\u00ebs. Deri n\u00eb vitin 1961 Kosova nuk b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb \u201cklubin\u201d e\nrepublikave dhe t\u00eb viseve jo mjaft\u00eb t\u00eb zhvilluara, kurse deri m\u00eb 1958,&nbsp;\nkur shkalla e shtimit t\u00eb t\u00eb ardhurave shoq\u00ebrore n\u00eb Jugosllavi ishte 8 p\u00ebr qind,\nn\u00eb Kosov\u00eb ajo qe 1,7 p\u00ebr qind, gj\u00eb q\u00eb solli shtimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb\nshp\u00ebrpjestimeve n\u00eb zhvillimin e Kosov\u00ebs n\u00eb krahasim me republikat dhe viset e\ntjera.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb\ne v\u00ebrtet\u00eb historike se forcat nacionaliste e shoviniste serbomadhe rankoviqase\nmanipuluan me organet e sigurimit dhe i keqp\u00ebrdor\u00ebn ato n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr presione\ndhe deformime lidhur me pjestar\u00ebt e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ajo\nishte nj\u00eb politik\u00eb antishqiptare me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr pozit\u00ebn popullit\nshqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet\nt\u00eb themi, se forcat e lartp\u00ebrmendura, nacionaliste dhe shoviniste n\u00eb krye me\nRankoviqin q\u00eb vepruan p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb u d\u00ebnuan dhe u hodh\u00ebn posht\u00eb n\u00eb\nPlenumin e Brioneve t\u00eb KQ t\u00eb LKJ m\u00eb 1966.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke\nfolur p\u00ebr deformimet lidhur me Kosov\u00ebn dhe komb\u00ebsin\u00eb shqiptare n\u00eb Jugosllavi,\nJ. B. Tito n\u00eb Kongresin XI t\u00eb LKJ mbajtur m\u00eb 1979, nd\u00ebr t\u00eb tjerat, tha: \u201cQysh\nnga koha e Jugosllavis\u00eb s\u00eb paraluft\u00ebs kemi trashiguar nj\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb: prapambeturin\u00eb e p\u00ebrgjithdhme ekonomike e shoq\u00ebrore dhe\nantagonizma t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare\u2026 Jugosllavia e re mori masa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr\neliminimin e trashigimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim arriti rezultate t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat asesi nuk duhet kurr\u00eb t\u2019 i n\u00ebn\u00e7mojm\u00eb, por, n\u00eb\nt\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim kritik dhe t\u00eb pyesim : A kemi\ngabuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn? Kuptohet, pati gabime, sidomos deri n\u00eb&nbsp; mbledhjen\nplenare t\u00eb KQ t\u00eb LKJ. At\u00ebher\u00eb KQ i LKJ d\u00ebnoi vendosmerisht elementat dogmatik\u00eb,\nt\u00eb cil\u00ebt nj\u00ebfar\u00eb kuptimi pat\u00ebn monopol mbi Kosov\u00ebn e Metohin\u00eb. Pati l\u00ebnie pas\ndore t\u00eb interesave t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, arbitrariz\u00ebm dhe veprime t\u00eb\npalejueshme. Ne edhe sot i ndiejm\u00eb pasojat e k\u00ebsaj, por p\u00ebrpiqemi t\u2019i\neliminojm\u00eb sa m\u00eb par\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo,\nmbetet \u00e7\u00ebshtje e hapur p\u00ebr shyrtime t\u00eb m\u00ebtejshme politike: &nbsp;Pse,\nPresidenti i Jugosllavis\u00eb J.B. Tito, nuk ka vepruar m\u00eb par\u00eb, dmth. para\nPlenumit t\u00eb Brioneve(1966),&nbsp; p\u00ebr ti ndal\u00eb forcat nacionaliste dhe\nshoviniste n\u00eb krye me Rankoviqin t\u00eb cilat kan\u00eb vepruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb\nnga pozita antishqiptare dhe kundra Kosov\u00ebs. A mund t\u00eb supozohet se nuk ka qen\u00eb\nmir\u00eb i informuar p\u00ebr nj\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb till\u00eb n\u00eb organet e sigurimit shtet\u00ebror, apo\ndo t\u00eb ket\u00eb patur arsyera t\u00eb tjera.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NIK\u00cb GASHAJ Politika nacionaliste dhe shoviniste e Rankoviqit n\u00eb udh\u00ebheqjen e sigurimit shtet\u00ebror jugosllave ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb u shpreh\u00eb dhe zbatua, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb periudh\u00ebn e viteve 1951-1957. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1951 n\u00eb vij\u00ebn e nacionalizmit dhe shovinizmit t\u00eb Aleksaddar Rankoviqit u nd\u00ebrmuar aksioni p\u00ebr deklarimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr komb\u00ebsin\u00eb turke. N\u00eb realizimin&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9003,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":["post-9263","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9263"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9263\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9264,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9263\/revisions\/9264"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}