{"id":9235,"date":"2021-08-12T20:02:14","date_gmt":"2021-08-12T20:02:14","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9235"},"modified":"2021-08-12T20:02:14","modified_gmt":"2021-08-12T20:02:14","slug":"brenda-nje-pikellimi-te-madh-si-mund-te-shkuaj-shkurt-per-humbjen-e-gjon-lulgjurajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9235","title":{"rendered":"\u201cBRENDA NJE PIKELLIMI TE MADH SI MUND TE SHKUAJ SHKURT PER HUMBJEN E GJON LULGJURAJT\u2026!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"140\" height=\"144\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/gjon-lulgjuraj-2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9236\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/gjon-lulgjuraj-2.jpg 140w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/gjon-lulgjuraj-2-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 140px) 100vw, 140px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>ZEF PERGEGA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><a href=\"https:\/\/www.google.com\/url?sa=i&amp;url=https:\/\/radaris.com\/p\/John\/Lulgjuraj\/&amp;psig=AOvVaw1oXmUAdCsOymhf1u014DC4&amp;ust=1628865396703000&amp;source=images&amp;cd=vfe&amp;ved=0CAoQjRxqFwoTCICC8c_aq_ICFQAAAAAdAAAAABAI\" target=\"_blank\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Gjon Lulgjuraj<\/strong> <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Gjon Lulgjuraj \u2013 Syri I kristalte i\natdhedashuris\u00eb ne mergaten shqiptare e malesore ne Amerike. Te zgjedhurit e\nshoq\u00ebris\u00eb, jetojne me qiellin edhe pas vdekjes. Ne Florida te Amerik\u00ebs pushoj\nse rrahuri zemra e Gjon Lulgjuraj. Lajmi u perhaps ne media me 11 gusht 2021.\nPushoj zemra e nj\u00eb patrioti te kulluar, pushoj mendja e nj\u00eb intelektuali\npoligot, e nje njeriu me shpirt engj\u00ebllor, e nje njeriu shume te dashur ne\nkomunitetin shqiptar, i nje humanisti te shkolluar dhe kulturuar, i cili jet\u00ebn\ndhe vepr\u00ebn ja kushtoj kombit e atdheut. Zemra e tij ishte modeste, por e gjere me\ndashuri p\u00ebr njerezit, kombin dhe atdheun e vet. Gjithkund shpaloste miresi me\nmodestin\u00eb, but\u00ebsin\u00eb, artin e perkryer te komunikimit, patriotizmin e plot\ncilesi te shkruara ne altarin e kombit tone.&nbsp;\nGjoni eshte lindur ne Grud\u00eb, ku nguliti thelle ne shpirt dashurine e\npast\u00ebr malesore per vend dhe popull te vet. Studioi p\u00ebr meshtar ne Kroaci. Ne\nmoshe te re emigroj\u00eb ne Sh.B.A. dhe vazhdoj studimet dhe masterin p\u00ebr Biznes.\nP\u00ebrve\u00e7 se ishte nder te diplomuarit e par\u00eb nga Malesia ne Amerike, Gjoni ishte\nnder aktivistet e par\u00eb malesor per \u00e7\u00ebshtjen kombtare qe ishin n\u00ebn pushtetin\njugosllav.<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\nPer 30 vite me radh\u00eb udhehoqi programin radiofonik: <\/em>&#8220;Zeri i komunitetitshqiptar n\u00eb Mi\u00e7igan<em>&#8220;, ku ushqeu shpirtrat e mergimtareve me dashuri p\u00ebr atdhe&nbsp; e komb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Ishte\nkryetar i organizat\u00ebs Albanian- Amerikan National Organization, ndermjetesues\nne Kongresin Amerikan ne mes Kongresisteve dhe delegacioneve nga Kosova,\npjes\u00ebmarr\u00ebs i demonstratave te mergates malesore neper Amerike kund\u00ebr dhun\u00ebs q\u00eb\nb\u00ebnte shteti Jugosllav mbi popullat\u00ebn shqiptare, levrues i kultur\u00ebs kombtare ,\nduke krijuar edhe grupin muzikor.<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjon Lulgjuraj me vepr\u00ebn dhe pun\u00ebn e\nvet, bashkoi malesoret ne idene se vet\u00ebm te unifikuar jemi ne udhe te rodit te\ndhe Zotit, se malesori kudo qe jeton duhet te krenohet me historin\u00eb, kultur\u00ebn\ndhe gjuhen e vet. <\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; Gjon Lulgjuraj do te shendrise ne qiellin\nkombetar, t\u2019ue ua cel syte gjeneratave te ardhshme, se si duhet vendi&nbsp; ne prosperitet dhe populli ne demokracine e\nlirine vet.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<\/strong>Gjon\nLulgjurajn e kam njohur ne Detroit, ne fakt, kur nderroi jete Prela i vellai,\npor kemi komunikuar me ane te telefonit. Biseda e pare ka qene ne zyren e Gjegj\nDedivanit, kur isha ne stafin e gazetes \u201cIllyria\u2019 qe botohet ne New-York&nbsp; dhe doja te shkruja per orkestren \u201cShqipoja\u201d\npasi e pashe foton ne zyten e Gjergjit, e ky me nje dashuri te thelle miqesore\ne shpjegoi foton e grupit muzikor\u2026dhae aty ai formuloi numerin e Gjonit ne\nFlorida. Keshtu nisi kontakti i pa ndare. Kur cela nje ekspozite fotografike me\n2004, Gjoni me dergoi disa fotografi te aktivitetit te tij publik ne drejtim te\naktiviteteve dhe emisionet ne&nbsp; radion\n\u201cZeri i komunitetit\u201d Mbaj mend qe me tha:<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\u201c\u2026Orkesta \u201cShqiponja\u201d u be ze shqiponje qe ne\ndasmat e aktivitete tona, sidos naten e flamurit kombetar, kuq e zime\nshpiponjen dy krenare, &nbsp;per here te pare\nte kendohej kenga shqipe, kenga e heroizmit dhe e atdheut tone!\u201d <\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;S\u2019e ka nje muaj, qe fola me Gjonin nese mund\nte gjendej interviza e Maritin Camajt dhene radios e komunitetit ne vitin 1984,\nkur ai erdhi ne Detroit dhe bujti ne shtepine e shkodranit Julian Cefa, i cili\ne mori Martinin ne interviste. Gjoni me premtoj se do te kontrollonte mbasi i\nkishte te rujatura te gjitha bisedat ne kaseta te vecanta. Kur kam patur nevoje\nte bej dokumetarin televiziv \u201cHervo\u201d, Gjoni me siguroj lidhje me njrezit e saj\ncam qe jetonin ne Florida. Ai ishte nje arshive e memorjes se komunitetit\nshqiptar ne Amerike. Por ai fatkeqesisht nderroi jete.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;E si mund ta bej nje shkrim te shkurter brenda\nkesaj dhimbje te madhe?!<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjoni kishte filluar transmetimin e\nemisione shqip ne, \u201cZani i Komunitetit Shqiptar n\u00eb Detroit.<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;\u201cPo si mund te benim ndryshe. Orketra te fliste\ne te kendonte shqip dhe \u201cZani i komunitetit\u201d te jehonte po&nbsp; ne gjuhen amtare, kjo ishte moto jone!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cShume veshtire se jugosllavizmi po\nna gerryente palcen e shpirtit. Ata kontraollonin cdo gje. Krijuan ekipin\n\u201cBesa\u201d emer atdhetar, por qellimin antikombatar. Nino ishte jugosllav. Ata\ndonin qe kulture, sportin dhe cdo aktivitet ta kishin ne grusht dhe keshtu\nshqiptaret te shkonin drejt asimilimit, sidomos malesoret, si shtylla vitale e\nidentitetit Krijimi i dy kishave i terboi ata sepse kishat me prifta atdhetare\ne antikomuniste u bene cerdhe shqiponjash te fjales se Zotit dhe te gjuhes\nshqipe. Shkrimtaret e medhenj,&nbsp; si Ernest\nKoliqi, Martin Camaj, Arshi Pipa\u2026, qe vizitonin komunitetin jepnin porosi per\ntraditen, gjuhen e kuluturen, sikur te ishin shenjtore dhe ne fakt te tille\nishin. Me shkuarjen ne Jugosllavi te ekipit \u201cBesa\u201d me trajner nje serb i thekun\npolitik, me 13 shkur 1977, tregohej dhe proklamohej si nje arritje e madhe e\nteorise se \u201cBashkim &#8211; vellazerimit\u2019 mes popujve dhe atij shqiptar ne diaspore.\nKjo per ne ishte nje brenge e nje sfide qe duhej ta perbalonin dhe ta\nshkaterronim kete ballone rrenash qe na valevitej mbi krye!\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kjo me pak fjale ka qene nje bisede\ntelefonike ne zyren e Agjensise se ushterareve te Gjergj Dedivanit<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjon Lulgjuraj, intelektual i formuar\nne Amerike, kishte studiuar per arkitekture dhe gazetari e biznes, pati nj\u00eb\nlidhje vlerash dhe p\u00ebr hir t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Radio \u201cZ\u00ebri i Komunitetit\u201d\nishte m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e vlefshme dhe sinjifikative, per te verten shqipe\nperkunder deformimeve nga armiqte tane shekullor. Ajo foli shqip dhe zgjoi njerezit\nnga gjumi. Me zerin e tij u parapriu, per te marre pjes\u00eb n\u00eb demonstrate,&nbsp; kund\u00ebr Jugosllavis\u00eb dhe kund\u00ebr rregjimit\nkomunist shqiptar. Flamuri kombetar dhe pankartat e medha \u201ccuan\u201d dallge para Shtepise\nse Bardhe. Gjoni largohet per ne Florida ne vitin 1987<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjon Lulgjuraj, Julian Cefa, Col\nPashku, Gjergj Dedivanaj. K. Qafa vazhduam programin p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kombin dhe\nkund\u00ebrshtuar politik\u00ebn e ndyr\u00eb Jugosllave q\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb Michigan deri\nne vitin 1992. Gjon Lulgjuraj ka marre pjese ne disa seanca degjimore ne\nKongresin Amerikan, per ceshtjen e Kosoves dhe te mesuesit malesore\nshqiptaro-amerikan Pjeter Ivezaj, te cilin e burgosin sapo ai shkon ne\nvendlindje ne Malesi<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Emisionet e kesaj radio vazhduan\nte transmetohen ne Florida derisa Gjoni papritmas dha jete\u2026duke na lene fjalen\ne bashkimit ne shpirt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; AI E KISHTE NE GJAK\nATDHEUN<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<\/em>Gjon\nLulgjuraj editor i radio &#8211; emisionit \u201cZeri komunitetit\u201d ne Florida, per 30\nvite. Fryma e ti ishte perbashkuese e faktorit poltik ne vendlidje me ate\nshqiptarve nga Malesia e Madhe ne Amerike te inkuadruar ne shoqata te vecanta.\nGjoni kontriboi, qe te hapej edhe nje zyre juridike ne Tuz me qellim qe te\ngrumbullonte te dhena mbi shkeljet e lirive dhe te drejtave te njeriut nder\nshqiptaret ne trojet e tyre shekullore ne Mal te zi. Ne nje konference qe\nmbajti \u201cAtdheu na Bashkon\u201d ne Detroit, qe te jem i sinqerte bera disa pytje qe\nkishin pak spec djeges, por Gjoni nuk shfaqi ndonje reagim, \u2026ma beri me shenje\nqe te flisnim pas takimit. Keshtu shkuam bashke ne nje kafe e folem gjate.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mbaj mend qe tha: \u201cSa ma fort\natdheun yne i nje gjaku, &nbsp;i nje gjuhe na\nbashkon aq me shume behet e gjalle lufta e armikut\u2026 kane marre jehone te madhe\ndemostrat per lirine e Kosoves. Mijera shqiptare nga Detroiti, New-Yorku e nga\ngjithe Amerika e Kanadaja me femilje e pleq, te veshur me kostume kombetare, po\njehojne sheshit te Shtepise se Bardhe. Na duhet nje unitet i fort atdhetar qe\nte dalim fitimtar. Bashkohemi ne ketu, s\u2019kane nga shkonjne edhe subjektet ne\nvendlidje. Eshte nje investim i madh, por i nevojshem, qe te dalim nga kthetrat\ne kesaj menxyre politike e kulturore te Jugosllavise komuniste. Kerkoi edhe nga\nju dhe miqt tuaj qe te angazhohen me shkrime ne shtyp e analiza ne radio. Radio\nime do te jete e hapur per keto tema. Shoqata \u201cAtdheun na bashkon\u201d eshte nje\nshoqate qe ka objektiva te qarta unifikimi te ideve dhe kerkesave, qe do tu\ndrejtojme organeve amerikane e boterore dhe atyre shqiptare e kosovare, qe e\nduan lirine dhe bashkimin. Nga konferenca dolen edhe keto vendime: <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;1. Konferenca e radhes te mbahet ne Nju Jork\ndhe te lajmerohen te gjitha shoqatat dhe veprimtaret per diten e mbajtjes&nbsp; se konferences qe te kene kohe te pergaditen.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 2.Te Thiren udheheqes politik dhe\nintelektual nga Vendelindja dhe me gjere.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;3.Te gjitha shoqatat kane te drejte te thrasin\n(Partit,Shoqatat, apo intelektual qe at o mendojne se me pjesemarrejen e tyre\ndo ndihmojne qe kjo konference te jete e sukeseshme.)<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n4.Te gjitha shpenzimet e udhetimeve dhe kontaktet me te ftusrit i mban\najo shoqat qe i ka ftuar mysafiret.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; 5. Shoqata Kraja do te jete mikpritese\ne Konferences se trete ne Nju-Jork nne bashkepun me shoqatat tjera nga New &#8211; Yorku.\nKonferenca e trete ne New-Yaork do te mbahet me&nbsp;\n30 prill 2006. Keshtu do te coi nje ftese personale dhe taohemi atje,\npor pa shkeput telefonatat. Pa droje e them se e vlersoi kontributin tend me\nlibra dhe ate mediatik. Cdo gazetar apo shkrimtar e ka per mision Atdheun qe na\nbashkon!\u201d <\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; LARG VATRAVE ZJARRI I TYRE\nSHQIP REGETIU<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;Larg\nvatrave t\u00eb tyre st\u00ebrgjyshore, emigracioni i vjeter nga jugu i Shqiperise edhe\nme vone ai nga veriu, sidomos malesoret jan\u00eb b\u00ebr\u00eb emblema e shqiptarizmit, symbol\ni lirise se flamurit e te gjuhes, me virtyte te larta bashkimi e uniteti, duke\nu v\u00ebn\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjekjeve dhe t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr lirin\u00eb e kombit shqiptar.\nAndaj vepra e paharrueshme e k\u00ebtyre burrave atdhetar\u00eb t\u00eb m\u00ebrgat\u00ebs&nbsp; son\u00eb&nbsp;\np\u00ebr nderkombetazimin, institucionalizimin, unifikimin&nbsp; e problemeve&nbsp;\ntona t\u00eb pa zgjidhura eshte nje shprehje e gjalle nderuese, qe ne fakt\nnuk ka dale plotesisht ne drite<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; E njeri rej tyre qe u be shkak te\nshkruaj keto radhe eshte Gjon Lulgjuraj i ndjere, protagonist, qe &nbsp;ka patur nje veprimtarin te shquar n\u00eb m\u00ebrgat\u00ebn\nshqiptare n\u00eb Amerik\u00eb. Gjon Lulgjuraj, synoi&nbsp;\nt\u00eb shpalos\u00eb me ze dhe me figure, ne radion e tij, ne shtypin shqiptar e\namerikena si dhe Tv e shqiptarve te Amerikes me te cilin kishte lidhje te\nngushta, veprimtarin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb&nbsp; dhe\nangazhimin e suksessh\u00ebm e devotsh\u00ebm t\u00eb bijeve te Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Mbishkodr\u00ebs, nj\u00eb\nnga krahinat m\u00eb heroike shqiptare &nbsp;t\u00eb\nq\u00ebndres\u00ebs kund\u00ebr pushtuesve, &nbsp;n\u00eb sh\u00ebrbim\nt\u00eb&nbsp; \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. K\u00ebtij&nbsp; njeriu t\u00eb&nbsp;\nheshtur, t\u00eb&nbsp; thjesht\u00eb e modest, p\u00ebr\nnga natyra,&nbsp; i gjalle per nga fjala e\nshpirti, inspirues per nga mendimi, frymezues per nga veprimi, miku im e miku\nyt i shtrenjt\u00eb,&nbsp; nuk i p\u00eblqent lavdata as\nmburrje, ato i sfidonte me thjeshtesi, p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe po b\u00ebn\np\u00ebr&nbsp; kauz\u00ebn shqiptare, p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb\ndrejtat e tyre , p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar, p\u00ebr angazhimin e tij p\u00ebr ta mbajtur\ngjall\u00eb&nbsp; gjuh\u00ebn e bukur shqipe n\u00eb\nm\u00ebrgim,&nbsp; p\u00ebr kultivimin e k\u00ebng\u00ebs shqipe\nq\u00eb&nbsp; prek zemr\u00ebn dhe gjall\u00ebron shpirtin e\n\u00e7do shqiptari ,&nbsp; me t\u00eb cilat p\u00ebrcillet\nbrez pas brezi&nbsp; n\u00ebp\u00ebr shekuj e gjith\u00eb\nhistoria jon\u00eb komb\u00ebtare, por edhe leht\u00ebsohet dhimbja e plag\u00ebve t\u00eb mallit p\u00ebr\natdheun.&nbsp; Prandaj, duke i respektuar k\u00ebto\nvirtyte njer\u00ebzore t\u00eb k\u00ebtij&nbsp;\nbashk\u00ebkombasi&nbsp; me shpirt t\u00eb madh&nbsp;&nbsp; t\u00eb nj\u00eb atdhetari q\u00eb u be nje shpirt simboli,\nsot ne diten e humbjes se tij fizike me dridhet dora dhe ndjehem si mangut se\nmos nuk mund ti permbledh te gjitha. Por te vjen ne ndihme Gjek Gjonaj me\ncitimet e tij!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shk\u00ebputja&nbsp;\ne k\u00ebtij&nbsp; mal\u00ebsori nga vendlinja e\ntij, fshati Llofk\u00eb&nbsp; buz\u00eb&nbsp; Suk\u00ebs s\u00eb&nbsp;\nGrud\u00ebs, mbi lumin Cem q\u00eb gurgullon&nbsp;\nprej bjeshk\u00ebve t\u00eb Kelmendit, ndodhi&nbsp;\npara dyezet e dy vitesh,&nbsp; sakt\u00ebsisht\nn\u00eb vitin 1970 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar.&nbsp; Ky\nlargim pakthim i&nbsp; Gjonit nga toka e t\u00eb\npar\u00ebve, kur ai ishte djalosh 18 vje\u00e7ar, ishte i p\u00ebrmallsh\u00ebm dhe natyrsh\u00ebm ka\nl\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb pashlyeshme&nbsp; n\u00eb shpirtin\nnjer\u00ebzor t\u00eb&nbsp; k\u00ebtij intelektuali fisnik\ndhe aktivisti n\u00eb z\u00eb n\u00eb komunitetin shqiptar n\u00eb&nbsp;\nShtete t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Gjoni si f\u00ebmij\u00eb u p\u00ebrkund n\u00eb djepin\ne&nbsp; historis\u00eb s\u00eb&nbsp; Mal\u00ebsis\u00eb, u rrit dhe u edukua&nbsp; n\u00eb frym\u00ebn e tradit\u00ebs s\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve, m\u00ebsimeve\nt\u00eb t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij&nbsp; duke d\u00ebgjuar pleqt\u00eb\ne&nbsp; fshatit ku l\u00ebnd\u00eb kryesore&nbsp; t\u00eb m\u00ebsimit kishin: virtytet e mira njer\u00ebzore,&nbsp; ndershm\u00ebria,&nbsp;\nmorali,&nbsp; besimi, besa, burr\u00ebria,\nfisnik\u00ebria, dashuria p\u00ebr kombin dhe vendlindjen, d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i&nbsp; sh\u00ebrbyer p\u00ebrparimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb\ntrevave shqiptare t\u00eb kudo ndodhura.&nbsp;\nAi&nbsp; pati fatin q\u00eb n\u00eb&nbsp; vendlindje&nbsp;\nt\u00eb&nbsp; mbaroj\u00eb shkoll\u00ebn fillore, ku\nnga&nbsp; m\u00ebsuesit e tij mori m\u00ebsimet e para\np\u00ebr gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn e shqiptar\u00ebve.&nbsp;\nNd\u00ebrkaq shkollimin e mes\u00ebm e kreu&nbsp;\nn\u00eb Gjimnazin Klasik Dominikan n\u00eb ishullin Brac t\u00eb Kroacis\u00eb. Kur mb\u00ebrriti\nn\u00eb Amerik\u00eb, ne Detroit, p\u00ebrfundoi me sukses&nbsp;\nstudimet e larta n\u00eb Mi\u00e7igan, n\u00eb deg\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb artit \u2013 periudha e\nRenesanc\u00ebs , kurse&nbsp; m\u00eb pas u magjistrua\nn\u00eb deg\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb arkeologjis\u00eb. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve hapi nj\u00eb\nbiznes n\u00eb Mi\u00e7igan, duke e mabjtur p\u00ebr 13 vjet. N\u00eb vitin 1989 shp\u00ebrngulet n\u00eb\nshtetin e diellit, n\u00eb Florida, ku jetoi dersa dha fryme. \u00cbsht\u00eb i martuar me\nbashk\u00ebshorten Shpresa&nbsp; me prejardhje nga\nP\u00ebrmeti, e lindur dhe e rritur&nbsp; ne\nTirane, me t\u00eb cil\u00ebn&nbsp; ka&nbsp; nj\u00eb djal, Leonardin dhe&nbsp; dy vajza, Jennifer&nbsp; e Jessica. Drejtoi operacionet e nje&nbsp; korporate t\u00eb madhe financiare n\u00eb Florida.\nHobi ka&nbsp; golfin.&nbsp; Ai i kujton me trishtim&nbsp; dit\u00ebt e para n\u00eb Amerik\u00eb, kur n\u00ebp\u00ebr dasma\nshqiptare k\u00ebndoheshin k\u00ebng\u00eb serbe.<\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n\u201cKur arrita n\u00eb Shtete e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, tregon Gjoni,&nbsp; e v\u00ebrejta menj\u00ebher\u00eb se&nbsp; Beogradi dhe Titogradi i at\u00ebhersh\u00ebm, t\u00eb\nk\u00ebnaqur q\u00eb shqiptar\u00ebt po largohen, donin me \u00e7do kusht t\u00eb mbanin komunitetin\nshqiptar n\u00ebn kontroll. \u201c <\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cAta i kishin edhe njer\u00ebzit e tyre\nsi Vladimir Sarceviq, Simo Biraq, Nik Najdoviq etj. q\u00eb ishin t\u00eb drejtuar nga\nQeveria Jugosllave te infiltronin komunitetin shqiptar. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb mesin\ne tyre ishin edhe shqiptar. M\u00ebnyra e veprimit te tyre ishte n\u00ebp\u00ebrmes\naktiviteteve t\u00eb ndryshme, koncerte, nat\u00eb muzikore etj. Fillimisht, n\u00ebp\u00ebr\nkoncertet jugosllave shkonin shum\u00eb shqiptar\u00eb.&nbsp;\nKishte raste q\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr dasma t\u00eb ndihej ndonj\u00eb k\u00ebng\u00eb serbe. Kjo nuk\nndodhte, sepse shqiptar\u00ebt ishin pro-serb, por nga fakti se shqiptar\u00ebt, sidomos\nn\u00ebn Mal t\u00eb Zi, kishin p\u00ebrjetuar nj\u00eb gjenocid kulturor t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Me fjal\u00eb\ntjera, me at\u00eb muzik\u00eb u rrit\u00ebn, sepse Radio-Titogradi rezervonte vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb\nn\u00eb jav\u00eb program shqip, dhe ajo or\u00eb ishte n\u00ebn drejtimin&nbsp; e plot\u00eb t\u00eb malazez\u00ebve\u201d .<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; AI QE ZERI I KOMUNITETIT SHQITAR\nNE AMERIKE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <em>Themelues\ndhe drejtues&nbsp; i&nbsp; programit radiofonik \u201cZ\u00ebri i Komunitetit\nShqiptar n\u00eb Detroit\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nd\u00ebr aktivitet e hershme kulturore\nt\u00eb Gjonit si student n\u00eb megrim, duhet ve\u00e7uar hapjen e programit radiofonik \u201c\nZ\u00ebri i Komuinitetit Shqiptar n\u00eb Detroit\u201d, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1971, me q\u00ebllim t\u00eb\nkund\u00ebrv\u00ebnies s\u00eb influenc\u00ebs represive t\u00eb Jugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Titos\nndaj shqiptar\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201c Ky&nbsp;\nishte programi i par\u00eb afatgjat\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb Mi\u00e7igan dhe vazhdoi\nedhe ne Florida te SHBA. Klika Jugosllave, me Simo Biraq dhe serb\u00eb te tjer\u00eb,\nhap\u00ebn programin televiziv, nj\u00eb pjes\u00eb e&nbsp;\nt\u00eb cilit&nbsp; ishte i drejtuar ndaj\nshqiptar\u00ebve. P\u00ebr t\u2019 iu kund\u00ebrvu k\u00ebsaj&nbsp;\ninfluence antishqiptare&nbsp; t\u00eb\nJugosllavis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme hap\u00ebm programin televiziv shqiptar,&nbsp; dhe organizuam aktivitete t\u00eb tjera\u201d, eshte\nshprehur Gjoni.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Adhurues, kultivues&nbsp; dhe promovues i kultur\u00ebs shqiptare. Mbrojt\u00ebs\ni flakt\u00eb i t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon ushtroj presion ndaj\nJugosllavis\u00eb, q\u00eb ta liroj\u00eb, mesuesin Pjeter Ivezaj ng burgu, pasi ai kishte\nshkuar ne vendlindje ne Male te Madhe tek te paret e tij ne Lekaj. Gjoni mori\npjese ne nje sence degjomore per kete problem bashme me kongresmenin Bloomfied\ndhe Ekrem bardhen. Pas revolucionit te Kosov\u00ebs t\u00eb vitit 1981, Gjoni&nbsp; ka ndryshuar strategjin\u00eb &nbsp;e veprimeve t\u00eb tij. Bashk\u00eb me Komunitetin\nShqiptar organizoi demonstrata kund\u00ebr festivalit Jugosllav n\u00eb Detroit, i cili ,\nsi\u00e7 shprehet ai ishte b\u00ebr\u00eb strehimi i agjentur\u00ebs jugosllave dhe qendra e\npropagand\u00ebs se tyre. P\u00ebr disa vite ka qen\u00eb kryetar i organizat\u00ebs m\u00eb prestigjoze\nt\u00eb dispor\u00ebs AANO (Albanian American National Organization!\u201d Organizata\nKomb\u00ebtare Shqiptaro Amerikane, e themeluar n\u00eb vitin 1946 me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb\nruajtur identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb megrim.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Kur vendosa te bej nje shkrim per\nkete organizate Gjoni nuk pranoi pak me lezet e shmangu pjesmarrjen e tij ne\nshkrimin tim per gazeten \u201cIllyria\u201d duke me thene se tani kryetare kemi nje\ngrua, prandaj shkruani pytjet ne shqip e une po ia dergoi asaj. Keshtu ne fakt\ne realizuam kete interviste per verimtarine e shoqates&nbsp; AANO. Me vone Gjoni u angazhua ne nje levizje\nte madhe atdhetare e kombetare dhe p\u00ebr disa vite ka drejtuar edhe L\u00ebvizjen\n\u201cAtdheu na Bashkon\u201d, e formuar n\u00eb vitin 2006, e cila nd\u00ebr t\u00eb tjera kishte p\u00ebr\nq\u00ebllim bashkimin e elementit politik shqiptar n\u00eb Mal t\u00eb Zi, gj\u00eb e cila&nbsp;&nbsp; p\u00ebr fatin e keq t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\nende nuk u realizua p\u00ebr shkak se, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mospajtimit t\u00eb lider\u00ebve\npolitik\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore prej 42 vjet\u00ebsh n\u00eb Amerik\u00eb Gjon\nLulgjuraj&nbsp; disa her\u00eb ka qen\u00eb i pranish\u00ebm\nme shkrimet e tij n\u00eb shytpin amerikan n\u00eb mbrojtjen e \u00e7\u00eblshtjes shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb&nbsp;\nvitin 1979, ai publikisht denoncoi shtypin amerikan q\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn e\nquanin \u201cMurgesh\u00eb Jugosllave\u201d, duke dh\u00ebn\u00eb fakte nga intervistat q\u00eb N\u00ebn\u00eb Tereza i\nb\u00ebri ne Detroit,&nbsp; ku ajo deklaroi se\nishte shum\u00eb krenare q\u00eb ishte shqiptare. Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj proteste, &nbsp;shtypi n\u00eb Mi\u00e7igan e identifikoi N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn\nme prejardhje shqiptare. Artikujt e Gjonit&nbsp;\ngjast\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb i kan\u00eb&nbsp;\nbotuar &nbsp;dy gazetat kryesore n\u00eb\nFlorida: \u201cSt. Petersburg Times\u201d dhe \u201cTampa Tribune\u201d.&nbsp; Ai eshte shprehur i lumtur dhe me fat q\u00eb p\u00ebrjetoi\ndemokratizimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Mbetej me shpres\u00eb s\u00eb s\u00eb\nshpejti do t\u00eb realizohet edhe \u00ebnd\u00ebrra e tij e tret\u00eb \u2013 bashkimi i t\u00eb gjith\u00eb\nshqiptar\u00ebve dhe trojeve shqiptare n\u00eb nj\u00eb simbol dhe parime demokratike. Intelektuali,\nbiznesmeni dhe atdhetari shqiptar&nbsp; Gjon\nLulgjuraj me veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb deritashme patriotike dhe kulturore&nbsp; n\u00eb m\u00ebrgim&nbsp;\nshleu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb detyrimit komb\u00ebtar dhe u b\u00eb shembull model i nj\u00eb\nnjeriu q\u00eb i del zot popullit t\u00eb vet dhe lufton p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij n\u00eb qarqet\ne&nbsp; njohura t\u00eb politke bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nga biografia e pasur e k\u00ebtij\nprotagonisti t\u00eb k\u00ebtij shkrimi sh\u00ebnojm\u00eb edhe angazhimin e tij atdhetar p\u00ebr\nzgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. Gjoni n\u00eb vitin 1979, i ftuar nga Sht\u00ebpia e\nBardh\u00eb&nbsp; ka marr\u00eb pjes\u00eb ne punime me\n\u201cDelegacionin&nbsp; Amerikan p\u00ebr Konferenc\u00ebn e\nMadridit\u201d p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, sipas marr\u00ebveshjes t\u00eb Helsinkit. Konferenca\ne Madridit u mbajt ne fund te vitit 1979. Delegacioni drejtohej nga z. Griffin\nBell, ish-ambasadorja amerikan n\u00eb OKB, zonja Jane Kirkpatrick, ish-ambasadori\nn\u00eb Jugosllavi z. Zimmerman etj. Gjate k\u00ebtyre punimeve ai k\u00ebrkoi nga Delegacioni\nAmerikan, q\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e tyre t\u00eb diskutohej p\u00ebr shkeljet flagrante t\u00eb te\ndrejtave t\u00eb njeriut ndaj popullit shqiptar ne Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme, si dhe\ngjendjen tep\u00ebr te v\u00ebshtir\u00eb te popullit n\u00eb Shqip\u00ebri nen diktatur\u00ebn Enveriane. Ka\nndihmuar organizimin dhe ka marr\u00eb&nbsp;&nbsp; pjes\u00eb\nn\u00eb shume aktivitete t\u00eb komunitetit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mitingje dhe\ndemonstrate ne p\u00ebrkrahje te popullit shqiptar. Nd\u00ebr demonstratat kryesore q\u00eb u\np\u00ebrgatit\u00ebn n\u00eb Mi\u00e7igan, ishte \u201cGreva e Uris\u00eb\u201d pran\u00eb Qendr\u00ebs Federale ne Detroit.\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb grev\u00eb 17 shqiptar\u00eb q\u00ebndruan pes\u00eb dite pa ngr\u00ebn\u00eb, derisa u realizuan\nk\u00ebrkesat e tyre p\u00ebr t\u2019u takuar me senator\u00ebt e Mi\u00e7iganit. Si pasoj\u00eb, senator\u00ebt\npremtuan se do ta p\u00ebrkrahin rezolut\u00ebn e parashtruar pran\u00eb Kongresit Amerikan\np\u00ebr Kosov\u00ebn. Demonstrata te tjera me rend\u00ebsi ishin ato qe shkaktuan mbylljen e\nfestivalit Jugosllav ne Detroit, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Gjon Lulgjuraj disa her\u00eb&nbsp; ka dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmi, pran\u00eb Kongresit Amerikan,\np\u00ebr gjendjen e Shqiptar\u00ebve ne Kosov\u00eb, Maqedoni, Mal t\u00eb&nbsp; Zi dhe Shqip\u00ebri. N\u00eb&nbsp; vitin 1982, gjat\u00eb nj\u00eb demonstrate t\u00eb madhe t\u00eb&nbsp; shqiptar\u00ebve n\u00eb Uashington, ai mbajti nj\u00eb\nfjalim n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, n\u00eb shkallet e Kongresit Amerikan,&nbsp; ku denoncoj aktet gjenocide\nSerbo-Malazeze-Maqedonase dhe Greke ndaj popullit Shqiptar. Nj\u00eb nga rastet e\nve\u00e7anta, ishte paraqitja pran\u00eb Kongresit se bashku me ish-n\u00ebnkryetarin e LDK\u2019se\nte Kosov\u00ebs, z. Anton Kola, si dhe gjat\u00eb&nbsp;\nrastit t\u00eb z. Pjeter Ivezaj, i burgosur politik , p\u00ebr t\u00eb cilin Qeveria\nAmerikane mbaj ti qendrim te prere. Me kete rast Gjok Matini i vuri flaken nje\nautomjeti \u201cyugo\u201d qe jugosllavet e tregotin ne Amerike. Gjoni ka qen\u00eb shum\u00eb\naktiv dhe i pasionuar pas muzik\u00ebs shqipe, ve\u00e7mas asaj popullore, e cila e mban\ngjall\u00eb dhe t\u00eb pavdeksh\u00ebm shpirtin e kombit ton\u00eb. Ai gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij\nn\u00eb&nbsp; Detroit&nbsp; ka bashk\u00ebpunuar me grupin muzikor \u201cShqiponja\u201d,\nq\u00eb&nbsp; ishte formuar me Gjergj Dedivanaj, Marie\nDushaj, Vasel Pepaj, Mark Dedivanaj dhe i ndjeri Gjergj Sinishtaj. M\u00eb pas,\ngrupi i dha detyr\u00ebn e drejtorit muzikor.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; \u201cKisha studiuar pianon, dhe me\np\u00eblqente muzika, mbi te gjitha me p\u00eblqente muzika shqipe, dhe k\u00ebshtu iu\nbashk\u00ebngjita grupit muzikor \u201cShqiponja\u201d. Q\u00ebllimi kryesor i grupit ishte q\u00eb\nn\u00ebp\u00ebr dasma dhe festa shqiptare t\u00eb d\u00ebgjohet k\u00ebnga shqipe e cila t\u00eb ushqen\nshpirtin\u201d, thot\u00eb Gjoni. Me k\u00ebto aktivitete muzikore&nbsp; Gjoni me an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb p\u00ebrmendur\nmuzikor , duke k\u00ebnduar&nbsp; k\u00ebng\u00eb patriotike\nn\u00ebp\u00ebr dasma,&nbsp;&nbsp; gazmende t\u00eb tjera\nfamiljare e koncerte arrit\u00ebn t\u00eb ngjallin emocione t\u00eb thella&nbsp; tek m\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr vendin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Nga viti 1972 deri ne vitin 1977 ka qen\u00eb n\u00ebnkryetar\ni organizat\u00ebs se njohurligjerisht \u201cEthnic Councel of Michigan\u201d, organizat\u00eb qe\np\u00ebrfaq\u00ebsonte te gjitha grupet etnike ne Mi\u00e7igan. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb, Gjoni e\nkujton vitin 1976, kur u nderuan me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hapur dhe drejtuar kremtimin\ne par\u00eb n\u00eb Mi\u00e7igan p\u00ebr \u201cBicentennial\u201d, 200-vjetorin e Shteteve te Bashkuara, n\u00eb\nprezenc\u00ebn e Guvernatorit t\u00eb Mi\u00e7iganit dhe shum\u00eb personalitete t\u00eb larta\nshtet\u00ebrore. Ky ishte nj\u00eb nderim&nbsp; i\nmadh&nbsp; q\u00eb iu b\u00eb Gjonit p\u00ebr faktin se&nbsp; kjo nat\u00eb historike n\u00eb Michigan, ku&nbsp; jetonin mbi 2 milion njer\u00ebz t\u00eb komuniteteve\nt\u00eb ndryshme, udh\u00ebhiqej nga nj\u00eb shqiptar \u2013 mal\u00ebsor!.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjoni me ndihm\u00ebn e Viktor Chachos dhe\nshume familjeve shqiptare, ne vitin 1976 formoi \u201cGrupin Vall\u00ebzues\u201d, i cili mori\npjes\u00eb n\u00eb programin e kremtimit t\u00eb 200-vjetorit t\u00eb Shteteve te Bashkuara.&nbsp; Ai ishte mjaft aktiv edhe n\u00eb fush\u00ebn e\nsportit. Sipas fjal\u00ebve t\u00eb tij&nbsp;&nbsp; pro \u2013\njugosllav\u00ebt infiltruan skuadr\u00ebn e futbollit \u201cBesa\u201d,&nbsp; kurse ai me shok\u00eb si kund\u00ebrvajtje&nbsp;&nbsp; formuan&nbsp;\nskuadra e re t\u00eb futbollit \u201c Iliria\u201d. Gjat\u00eb viteve 1978 dhe 1979 ka qen\u00eb President\ni Lidhjes s\u00eb Futbollit n\u00eb Detroit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;&nbsp;Julian Cefa, pas nje bisede telefonike me 12\nkorrik 2021, u shpreh: \u201c\u2026Pasi mora lajmin e hidhur fola ne telefon me\nbashkeshorten e Gjonit. Sipas saj Gjoni ka qendruar ne spital per 12 dite me\ntemperature. Ajo nuk u shpreh se cili ishte shkaku I vdekjes se bashkeshortit\nte saj. Sot ka shume abuzime. Njeri me tha se ka vdek ne shtepi pa e kuptuar,\nvetem ne mengjes ka njeh pa jete. Ai ka bere nje jete normale dhe te kujdeshme.\nEshte marre me sport, sidomos me tenis dhe ka patur nje trup elegant dhe\nenergjik. Gjoni ka pas edukate fetare mbasi shkollen e mesame e ka kryer ne\nKroaci per prit. Erdh i ri ne Amerike dhe punoi ne \u201cCraysler\u201d dhe vazhdoi\nshkollen e larte. Une e di se ka mbaruar krahas dy universiteteve te tjera edhe\nate te arteve figurative. Kishte nje za te jashtezakonshem per spiker ne radio.\nNje here nje plake malesore, qe une e njihja dhe ajo e degjonte cdo emision te\nradios tone, qelloi qe ishim bashke me Gjonin dhe une e prezantova plaken me\nte. Ajo e pa me vrejtje dhe i tha: \u201cA ti je Gjon Lulgjuraj, per nga zani\nmendoja se je nje burre i madh e tani ti qenke sa grima!\u201d Qeshem me plaken e\nmire\u2026. Gjoni ka qene i martuar me nje amerikane dhe ka patur dy vajza. Pas\ndivorcit more Shpresen me banim ne Tirane, nga nje familje fisnike te Jugut te Shqiperise.\nAta kane nje djale ne moshen 22-vjecare. Nuk kishte kohe te ikte. Dhimbje e\nmadhe kur ikin bashkepunetoret. Bashke ishim gati per 10 vjet ne trasmetimin e\nprogrameve ne gjuhen shqipe ne Detroit. Gjoni i kishte pre biletat te shkonte\nper pushime ne Shqiperi, por ja jeta keputet bashke me andrrat.&nbsp; Nje bilete tjeter ia preu vdekja. Desha ta\nmerrja ne telefon por thashe asht me pushime, kur te kthehej e ai s\u2019u kthye ma!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pasi mbarova biseden me Julianin mu kujtua\nse Gjoni me pat thene: \u201c\u2026kur te dal ne pension do te shkoi te jetoi ne Tirane!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp; Luigj Gjokaj: \u201c\u2026Gjoni ka qene nje njeri i\nshkelqyer, nje nga malesoret me te edukuar, qe kam njohur ne jeten time. E kam\nkam ndjere kete ne bashkepunimin, kur ai ishte kryatar i shoqates \u201cAtdheu na\nbashkon\u201d e une sekretar i saj. Gjoni gjithmone pa asnje ekuivok e vinte interesin\nkombetar mbi ate lokal. Ai ka krijuar ne komunitetin tone ne kohe shume te veshtira\nnje kulture tek malesoret tane, kur kendohej e vlonte kenga serbe, duke e thyer\nkete mit te zi per me shkelqye kenga e jone shqipe, e cila na frymonte ne\nidentitet e heroizem. Gjoni qe nje njohes i perkryer i gjuhes shqipe dhe fliste\ndialektin e Elbasanit dhe po ashtu, i gjuhes angleze&nbsp; qe sa here thirrej ne Kongresin Amerikan, per\nte perkthyer delegacionet shqiptare ne diaspore e ato kosovare, kur jepnin\ndeshmite e tyre. Humbem nje njeri qe rralle do ta kete fatin komuniteti te kemi\nsi Gjoni. Humba me shume se nje kushuri nje intelektual te vyer!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Sigurish qe Gjoni ka role kryesore, por\nketa i ka bere me malesore e jugore. Kurr nuk e ndante nga goja\nnacionalistet,&nbsp; Ferit Tomptanin, Tahir\nShashken, Petrit Butken. Madje ne biseden e fundit me foli per nje doctor nga\nJugu qe ka sherbyer ne Detroit, per te cilin do te me conte disa informacione,\n\u2026por mbeten udhes, se shpirti i tij mori udhe drejt qiellit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ZEF PERGEGA Gjon Lulgjuraj &nbsp; &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;Gjon Lulgjuraj \u2013 Syri I kristalte i atdhedashuris\u00eb ne mergaten shqiptare e malesore ne Amerike. Te zgjedhurit e shoq\u00ebris\u00eb, jetojne me qiellin edhe pas vdekjes. Ne Florida te Amerik\u00ebs pushoj se rrahuri zemra e Gjon Lulgjuraj. Lajmi u perhaps ne media me 11 gusht 2021. Pushoj zemra e nj\u00eb patrioti&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9236,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-9235","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9235","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9235"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9235\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9237,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9235\/revisions\/9237"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9235"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9235"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9235"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}