{"id":9229,"date":"2021-08-08T15:34:33","date_gmt":"2021-08-08T15:34:33","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9229"},"modified":"2021-08-08T15:34:33","modified_gmt":"2021-08-08T15:34:33","slug":"frano-alkaj-nje-shkendi-gjeniu-ende-i-pagjetur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9229","title":{"rendered":"Frano ALKAJ nj\u00eb shkendi gjeniu ende i pagjetur"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"140\" height=\"235\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/FRANO-ALKAJ-2.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9230\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Nga&nbsp;NDUE\nHOTI&nbsp;<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Homazh n\u00eb 115-vjetorin e lindjes t\u00eb Prof. Frano Alkaj<\/p>\n\n\n\n<p>Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb fole\nk\u00ebto 30 vitet e fundit p\u00ebr intelektual\u00ebt e viteve `30-`40, mes tyre \u00ebsht\u00eb\np\u00ebrmendur edhe Prof. Frano Alkaj. N\u00eb shkrime t\u00eb autor\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb\nShqip\u00ebri dhe n\u00eb diaspor\u00eb, n\u00eb simpoziume nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr vepr\u00ebn e\nk\u00ebtyre intelektual\u00ebve t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt me p\u00ebrkushtim e sakrifica\npunuan, q\u00eb shpirtin shqiptar ta njehsonin me at\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs e qytet\u00ebrimit\nevropian, duke p\u00ebrkthyer veprat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb poet\u00ebve antike si Homeri,\nVirgjili apo shkrimtar\u00eb t\u00eb mevonshem te m\u00ebdhenj.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp; &nbsp;\n&nbsp; &nbsp;Frano Alkaj u lind, m\u00eb 1 n\u00ebntor 1905, n\u00eb Alk-Gurez te rrethit t\u00eb\nKruj\u00ebs( sot nj\u00eb pjese ne rrethin e Lezh\u00ebs), rridhte nga nj\u00eb familje me tradita\ndhe elitare, por m\u00eb von\u00eb e humbi shk\u00eblqimin e saj me vdekjen misterioze t\u00eb\nprij\u00ebsve t\u00eb saj si Prel Tom Bajraktari, Losh Sokoli ,Pr\u00ebk e Gjergj Cala, Llesh\nKol Bajraktari. Kjo familje prej Alkut p\u00ebrfaq\u00ebsonte fisin e vog\u00ebl t\u00eb Bog\u00ebs n\u00eb\nKuvende, n\u00eb Shkod\u00ebr dhe N\u00ebnshkoder. Boga, nje fis i vog\u00ebl i Kemendit, pinjolle\nte saj kishin studiuar p\u00ebr teologji e filozofi, kishin shkruar p\u00ebr historin\u00eb,\nkultur\u00ebn e traditat&nbsp; si At Marin Sirdani dhe Dom Aleksand\u00ebr Sirdani. N\u00eb\nvitin 1903, Prel Toma merrte pjes\u00eb n\u00eb amendimin e nj\u00eb ligji n\u00eb kanunin e maleve\nt\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb Madhe apo i lek\u00ebve. Fati i keq merr jet\u00ebn e burrave t\u00eb k\u00ebsaj\nfamiljeje n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, familja rrudhet n\u00eb disa gra e vajza dhe dy djem\nt\u00eb mitur si Franoja 10 vje\u00e7 e Gjoni 3 vje\u00e7. Franoja kishte mbetur jetim dyfish\nm\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb mosh\u00ebn 7 vje\u00e7are, prifti i famullis\u00eb s\u00eb kishes Shen Gjergjit\nGur\u00ebzit(1827-1932), Dom Shtjefen Vjerdha, e d\u00ebrgon n\u00eb jetimoren austriake n\u00eb\nShkoder, ku fillon e mbaron studimet edhe n\u00eb Kolegjin Fran\u00e7eskan. N\u00eb sht\u00ebpi\nmbetet Gjoni i mitur dhe i pamundur t\u00eb drejtoj\u00eb bajrakun dhe grat\u00eb ua delegojn\u00eb\nrelikat a nishanet zv\/bajraktar\u00ebve, m\u00ebhalla e Olajve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues b\u00ebhet\nburri i njohur n\u00eb Bog\u00eb, Tom Gjieri. Dom Nikoll Gazulli shkruan n\u00eb H. D., se\nAlku e mori emrin prej Alkajve, nd\u00ebrsa Martin Boga (1919-2001) shton se kjo\nfamilje p\u00ebrfaq\u00ebsonte Gur\u00ebzin si bajrak. Kur Gjoni b\u00ebhet 21 vje\u00e7, pra n\u00eb v.1933,\nk\u00ebrkon nga grat\u00eb dhe fisi i Tij kthimin e relikave n\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb Alk ku i jan\u00eb\nl\u00ebn\u00eb n\u00eb trash\u00ebgim Z. Mark Bajraktari, 72 vje\u00e7. Un\u00eb shkruesi i k\u00ebtij shkrimi i\nkam par\u00eb vet\u00eb k\u00ebto relika, dhe p\u00ebrb\u00ebhen nga nj\u00eb medaljon sermi, yll me 8 cepa\ndhe nj\u00eb flamur i kuq shum\u00eb i vjet\u00ebr, futur n\u00eb portofol l\u00ebkure t\u00eb trash\u00eb me\nngjyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt e t\u00eb dal\u00eb boje. M\u00eb 1959, sht\u00ebpia e Bajraktarit t\u00eb Bog\u00ebs n\u00eb Alk\np\u00ebrmbytet si i gjith\u00eb fshati, pjesa veriore apo si\u00e7 e quajn\u00eb Alku i Madh, nga\nkalimi i lumit t\u00eb Matit nga shtrati i vjet\u00ebr n\u00eb shtratin e ri, hapur\nartificialisht nga bonifikimi i asaj kohe. Banor\u00ebt mbetur pa sht\u00ebpi dhe pa\ntok\u00eb, transferohen n\u00eb tokat e Gjo` Vat Zefit, fillimisht ne shtepi provizore e\nsot ku banojne edhe sot, ne ndertesa mjaft moderrne, nj\u00eb pjes\u00eb mbeten si\ntradicionalisht me Gur\u00ebzin e tjetra me Talen. Une isha konviktor ne shkolle te\nmesme kur nipit te tij iu kujtua te me tregonte per kushrinin e tij, edhe Frano\nAlkaj ka qene konviktor si ti. Me vone ne moshe te rritur pashe nje artikull te\nshkruar nga Stefan Capaliku, i cili e theksonte si nje nder perkthyesit model\nte autorve te antikitetit. At Zef Pllumi me pat treguar nje her&#8217; se Franon e\nkishte pare ne kohen kur ishte mesues ne Shkoder, e kishte pa ne bjeshke\nshoqeruar prej nje kushrini, quhej Nua Gjoka. Frano-ja kishte studiuar&nbsp; n\u00eb\nuniversitete t\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb per\u00ebndim e ishte shquar p\u00ebr p\u00ebrkushtimin ndaj\ngjuh\u00ebve klasike si helenishtja dhe latinishtja. Franoja mendoj se ndihej i\nkufizuar si student i Kongregacionit Franceskan te qytetit Weert te Holandes\n1927-30, dokumentat per te cilin ia pati pergatit drejtori i Kolegjit\nFranceskan ne Shkoder At Gjergj Fishta, por duke qen\u00eb laik do t`i sh\u00ebrbente m\u00eb\nmir\u00eb kultur\u00ebs shqiptare dhe vendosi me ndjek\u00eb studimet e larta n\u00eb Universitetin\ne Let\u00ebrsis\u00eb Klasike n\u00eb Bukuresht direkt ne vitin 1930, studimet e te cilit\nzgjatnin kater vjet. Vitin e pare Frano tregoi per nivelin e Tij te larte te pergatitjes\ndhe drejtoria e universitetit i dha ne vitin shkollor 1930-31 deftesen e vitit\nte dyte. Studimet Frano-ja i mbaroi ne v. 1933 ne vend te v. 1934. Pra, kishte\nkursyer nje vit burse. Frano-ja kete vit e shfrytezon per te kryer nje vit\ndoktorature nga dy qe ishte,&nbsp; per Shkencen e Gjuhesise Krahasuese, luks\nper nje shtet i varfer si Shqiperia. Gjysmen e burses e paguante shteti\nshqiptar dhe gjysmen shteti rumun sipas marrveshjes. Ne v. 1933, shteti rumun\nkalon ne krize financiare dhe Franos i nderpritet pjesa e burses qe i paguante\nqeveria rumune. Ky i ben nje kerkese ne Ministrine e Arsimit, qe kishte\nminister malsorin me origjine nga Trieshi Mirash Ivanaj dhe Alku nga vinte\nAlkaj kishte shume familje trieshjane dhe ky &lt;&lt;konflikt interesi&gt;&gt;\nishte nje favor per Te. Mirash Ivanaj ia ploteson kerkesen doktorantit Alkaj,\nia ben perseri &lt;&lt;sa te shokeve&gt;&gt; studente shqiptare, pra nga 50\nfranga ne 120. Kjo ndodhi pikerisht me 26 prill 1933. Frano mbaron me sukses\nvitin edhe vitin e pare te doktoratures. Vitin e dyte Franos i mbaronte bursa\nkatervjecare ne Universitetin Klasik te Bukureshtit, ben nje kerkese per te\nvazhduar vitin e dyte dhe te fundit te doktoratures, por ministri Ivanaj i\npergjigjet negativisht: &lt;&lt;Shqiperia nuk e ka luksin per nje burse te nje niveli\nte tille, por kthehu ne vendin tand, i cili ka nevoje per Ty &gt;&gt;. Franoja\npranon sfiden , kthehet per pushime ne Gurez, zevendeson disa jave mesuesin e\nlokalitetit sic kishte zevendesuar kur shkonte me leje mesuesin nga Kosova qe\nnga v. 1932, Ndue Vorfin dhe Kol Jakova 1934. Ne keto vite nje nxanes nga Alku,\nGjeto Frani, i kishte thane: more profesor Frano, pse e ndryshove mbiemrin nga\nBajraktari ne Alkaj. Frano ishte pergjigjur, se ishte nje mbiemer i i nje kohe\ntjeter. Mbaron edhe pushimet e asaj vere dhe nga fundi korrikut 1934 Frano\nparaqitet ne degen ushtarake per te kryer sherbimin ushtarak te detyrueshem tre\nmujor si pasuniversitar. Pasi mbaron ushtrine, paraqitet ne Shkoder ne\ndrejtorine arsimore te qytetit dhe aty ben betimin-deklarate, per te sherbyer\nsi profesor, para drejtorit Anton Deda, dt. 3 nentor 1934. Frano jep mesim ne\nGjimnazin Klasik te qytetit ne paralen A, ndersa nxansi Jup Kastrati ishte te\nB-ja. Ketu nga dt. 1 nentor 1934 deri ne 4 tetor 1935 eshte i emruar si\nprofesor ne Shkoder me rroge mujore 300 frang-ar. Kete vit Frano kryen nje\nudhetim te gjate jashtshtetit ne Iran dhe rruges qendron ne Gjermani. Per kete\nudhetim ambasada e Iranit i drejtohet me nje kerkese Min. Puneve te Jashtme te\nGjermanise, qe ka per objekt vendndodhjen e profesorit shqiptar ne Gjermani, i\ncili do te merrte pjese ne nje konference nderkombtare ne Teheran. Kerkesa mban\ndt. 27 qershor 1935 dhe eshte regjistruar ne arkivin e kesaj ministrie me dt. 2\nkorrik 1935. Ne vitin pasues 1935-36 eshte transferuar, ndoshta si gjithe ata\nte diplomuar, por pa perkrahje, larg ne Gjirokaster. Shkodra per kohen ishte\nnje qender e rendesishme ku ishte perqendruar thuaj gjithe kultura e shkollat\nshqiptare. Me qytetin e larget te jugut ishte akomoduar me profesorat e tjere te\ngjimnazit te ketij qyteti ne nje hotel prane Mitropolise se qytetit. Ne kete\nperiudhe nje nga nxenesit e tij ishte Muzafer Xhaxhiu.&nbsp; Ishte em\u00ebruar\nm\u00ebsues me disa koleg\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb katolik\u00eb nga veriu, shkruan ish-nxenes i ketij\ngjimnazi dy degesh, Klasik dhe Real, shkrimtari, kandidati per cmimin\n&lt;&lt;NOBEL&gt;&gt; I. Kadare n\u00eb fund t\u00eb librit te Tij, &#8220;\u00c7\u00ebshtje\nMarr\u00ebzie&#8221; . Pas Gjirokastres Frano transferohet ne gjimnazin e Korrces,\npor nuk kemi te dhena te mjaftueshme per arsyen e ketij transferimi, nuk dime\ngjithashtu sa vite qendroi ketu dhe me vone kthehet ne Tirane ne Liceun\n&lt;&lt;Naim Frasheri&gt;&gt;, ndertesa perdhese ku ndalojne autobusat e\nKombinatit, perballe Bankes se Shqiperise. Ishte nje vit kur vajzat e gjimnazit\nte Tiranes bashkoheshin me djemte deri ateher&#8217; te ndare. K\u00ebtu duket se sh\u00ebrben\nsi profesor nga v. 1941 deri me 1944, fillimisht ndoshta si profesor i jashtem,\nsepse ish-nxan\u00ebsja e atij viti, Shpresa Kalakula-Bejleri e kujton se u kthye te\njepte m\u00ebsim n\u00eb Gjimnazin e Tiran\u00ebs si profesor dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte, q\u00eb m\u00eb\n1940 an\u00ebtar i stafit n\u00eb Revist\u00ebn &#8220;Hylli i Drites&#8221;, reviste\nprestigjioze e koh\u00ebs, q\u00eb botohej nga fran\u00e7eskan\u00ebt n\u00eb Shkod\u00ebr, ku botonte\nperkthimet e ILIADA-s dhe ENEIDA-s . Perkthente veres gjate pushimeve ne\nbarakat e plazhit te Xhep Breshkes. Naten deri vone perkthente, diten i\nperseritte ne pranine e mikut te Tij, Vedat Kokona, ky i fundit e permend te\n&lt;&lt;Kujtimet&gt;&gt; e Tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kohe duhet te ket\u00eb kryer dorshkrimin e\nnj\u00eb fjalori latinisht-shqip deri tani i pagjetur, me bashkautor Gasp\u00ebr Shoshin,\np\u00ebr q\u00ebllime didaktike n\u00eb gjimnazet e Shqiperise. M\u00eb 1937 p\u00ebrkthen n\u00eb Rimini\ngjat\u00eb ver\u00ebs ENEID\u00cbN, tre libra, librin e II-t\u00eb ose Rr\u00ebnimi i Troj\u00ebs, librin e\ntret\u00eb, ose Zbritja e Eneut n\u00eb Butrint , librin e IV ose Vetvrasa e Didon\u00ebs. M\u00eb\n1938, ndodhet n\u00eb Bukuresht, k\u00ebtu p\u00ebrkthen e boton n\u00eb Shtypshkronj\u00ebn e\nFran\u00e7eskan\u00ebve Kang\u00ebn e XXII-t\u00eb ose &#8220;Vrasja e Hektorit&#8221; nga ILIADA e\nHomerit, t\u00eb cil\u00ebn e shoq\u00ebron me nj\u00eb parathanje skjaruese, mbi koh\u00ebt dhe veprat\ne Homerit. M\u00eb 1941 boton n\u00eb Hylli i Drit\u00ebs p\u00ebrkthimet e Tij, n\u00eb ve\u00e7anti Kang\u00ebn\nXXIV ose &#8220;Vorrimi i Hektorit&#8221; e boton lib\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ndihet\nshpirti dhe kultura e origjin\u00ebs s\u00eb Tij, motivi malsoro-homerik i vajtimit t\u00eb\nburrave, p\u00ebrkthimi brilant n\u00eb tradit\u00ebn e t\u00eb folmes gege q\u00eb ishte n\u00eb mod\u00eb aso\nkohe dhe shum\u00eb e p\u00ebrshtat\u00ebshme p\u00ebr p\u00ebrkthimet e t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb antikitetit.\nFranoja duket se pak q\u00ebndron n\u00eb Tiran\u00eb pasi ka turbullira e paqart\u00ebsi\nkulturore-politike, si\u00e7 e p\u00ebrshkruan I. Kadare gj\u00ebndjen n\u00eb Gjirokast\u00ebr e n\u00eb\np\u00ebrgjith\u00ebsi ne Shqiperi&nbsp; me mberritjen e ushtrise gjermane nga Greqia, n\u00eb\nlibrin e tij &#8220;Darka e Gabuar&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim me rastin e 115 &#8211;\nvjetorit te lindjes te profesorit qe eshte cilesuar si nje &lt;&lt;SHKENDI\nGJENIU&gt;&gt;, poliglot&nbsp; disa gjuhesh si, helenisht, greqisht, latinisht,\nitalisht, spanjisht, gjermanisht, holandisht, rumanisht, shqip. Frano shkruante\nedhe poezi dhe prove per kete eshte ajo qe i dedikon dasmes se ciftit mbretnor\ne cila botohet krahas parathanies te libri me kengen e XXII, jashtserie me 24\nprill 1938.&nbsp; P\u00ebr k\u00ebt\u00eb poezi ia le t\u00eb gjykoj\u00eb vet\u00eb lexuesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb\nperkushtim ndaj mbretnesh\u00ebs Geraldin\u00eb. Ja si e p\u00ebrjeton poeti, me profil mes\narealit heleno-latin martes\u00ebn e katolikes hungareze me Mbretin e shqiptar\n&#8220;Mbretnesha e Shqyptarve Geraldin\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>E cilla tue zbritun\nprej trollit t\u00eb Hungaris\u00eb kreshnike<\/p>\n\n\n\n<p>Si rrezja e kullueme e\ndrit\u00ebs<\/p>\n\n\n\n<p>Vetoi p\u00ebrmbi Tok\u00ebn\nArbnore jetike<\/p>\n\n\n\n<p>E parashenjueme qysh\nn\u00eb t`endun t\u00eb moteve<\/p>\n\n\n\n<p>Me kremtue hymenen\nfatbardh\u00eb e t\u00eb lumnueshme<\/p>\n\n\n\n<p>Me birin ma t\u00eb Madhin<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb rriti n\u00eb rilindje\nt\u00eb vet Toka Ilyre<\/p>\n\n\n\n<p>Me Trimin kreshnik\nZOGUN I<\/p>\n\n\n\n<p>Mbretin e Shqyptarve<\/p>\n\n\n\n<p>I cilli per hir te\nP\u00ebrgjithmonit e me vullndet t\u00eb Popullit<\/p>\n\n\n\n<p>Sundon e do t\u00eb sundoj\u00eb\np\u00ebrmbi Fronin e Kastriotit<\/p>\n\n\n\n<p>Brez mbas brezi der n\u00eb\nma t\u00eb largtat mote<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr n\u00ebn mburojen e\npathyeshme besnike t\u00eb qindrueshme<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb krahnorve t\u00eb\n\u00e7elikt\u00eb t\u00eb Djelm\u00ebnis\u00eb Shqyptare<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt vep\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl e\nt\u00eb p\u00ebrvujt\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Me dasht\u00ebnin ma t\u00eb\nflakt\u00ebn me besniki t\u00eb pafund\u00ebshme<\/p>\n\n\n\n<p>I Naltmadhnis s\u00eb Saj\nMbretnore<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebrbetuer fort i\np\u00ebrulun i bindun e i n\u00ebnshtruem<\/p>\n\n\n\n<p>Auktori<\/p>\n\n\n\n<p>I a truen I a fal\u00eb I a\nkushton&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Alkaj vjen i treti shqiptar, pas Naimit dhe Fisht\u00ebs, q\u00eb b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb shqip ILIADEN. Duke kujtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor t\u00eb 115-t\u00eb t\u00eb lindjes t\u00eb Prof. F. Alkaj. Prof. Isuf Luzaj(1913-nentor 1999), i semure rende, duke folur me shume veshtiresi ne telefon, ne ditet e fundit te jetes se tij, shtator 1999, me tha se Frano vdiq me 1992, ne Boston, por nuk thoshte me saktesi vendvarrimin e Tij, ndoshta edhe e ngatrroi me ndonje emigrant tjeter politik shqiptar. Frano sipas n je buletini zyrtar,\u00a0 arriti ne Buenos Aires me 11 korrik 1948. Vendqendrimin e perkohshem atje do ta\u00a0 vertetonte vetem &lt;&lt;Certifikata e Vdekjes>>, te cilen nuk kemi patur mundesi ta marrim deri me sot, me gjithe interesimin tone disa here te Zyra Konsullore ne Ministrine e Puneve te Jashtme ne Tirane. Me kete rast kujtojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata intelektual\u00eb, profesor\u00eb dhe p\u00ebrkthyes shqiptar\u00eb t\u00eb viteve `30-`40, te cilet regjimi komunist shqiptar i denoi, denigroi, i detyroi te lene vendin e tyre. Fal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje miqve, ish-nxansave te Tij, qe me kane mirpritur per interesimin tim gjate ketyre viteve postkomuniste, pasi Frano si edhe nja pese dyzina intelektualesh shqiptare kishin qene te denuar\u00a0 si dhe pasuria intelektuale e tyre e censurueme, e mbyllur ne arkiva sekrete\u00a0 nga viti 1958. Studimi i jetes dhe vepres se Frano ALKAJ nuk mbaron me kete artikull te thjeshte, ajo vazhdon edhe jashte kufijve te Shqiperise si ne Shkoder, Gjirokaster, Korrce, Tirane, Instituti Studimeve Shqiptare(1942-43), ne Rumani, Itali, Gjermani, Iran, Argjentine, ndoshta edhe ne ShBA.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"600\" height=\"800\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/FRANO-ALKAJ-2-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9233\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/FRANO-ALKAJ-2-1.jpg 600w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/FRANO-ALKAJ-2-1-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"540\" height=\"960\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/F.ALKAJ-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9232\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/F.ALKAJ-1.jpg 540w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/F.ALKAJ-1-169x300.jpg 169w\" sizes=\"auto, (max-width: 540px) 100vw, 540px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"328\" height=\"480\" src=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/F.-ALKAJ.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-9231\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/F.-ALKAJ.jpg 328w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/08\/F.-ALKAJ-205x300.jpg 205w\" sizes=\"auto, (max-width: 328px) 100vw, 328px\" \/><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga&nbsp;NDUE HOTI&nbsp; Homazh n\u00eb 115-vjetorin e lindjes t\u00eb Prof. Frano Alkaj Sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb fole k\u00ebto 30 vitet e fundit p\u00ebr intelektual\u00ebt e viteve `30-`40, mes tyre \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur edhe Prof. Frano Alkaj. N\u00eb shkrime t\u00eb autor\u00ebve m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb diaspor\u00eb, n\u00eb simpoziume nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr vepr\u00ebn e k\u00ebtyre intelektual\u00ebve&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9230,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-9229","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9229","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9229"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9229\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9234,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9229\/revisions\/9234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9230"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9229"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9229"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9229"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}