{"id":9069,"date":"2021-05-21T19:02:38","date_gmt":"2021-05-21T19:02:38","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9069"},"modified":"2021-05-21T19:02:38","modified_gmt":"2021-05-21T19:02:38","slug":"mesuesi-yne-i-letersise-jonuz-blakcori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=9069","title":{"rendered":"M\u00cbSUESI YN\u00cb I LET\u00cbRSIS\u00cb,  JONUZ BLAK\u00c7ORI"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"154\" height=\"208\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/05\/jonuz-blakcori.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-9070\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Jonuz Blak\u00e7ori<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;15 maj 1895- 6\nprill 1975<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga Agim Xh.\nD\u00ebshnica<\/strong>&#8211;<\/p>\n\n\n\n<p>Kur shtrohej \u00e7\u00ebshtja e nj\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs letrare dhe\nortografis\u00eb shqipe, m\u00eb ka q\u00eblluar t\u00eb lexoja diskutimet n\u00eb Sesionin Shkencor t\u00eb\nGjuh\u00ebs e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, t\u00eb Institutit t\u00eb Shkencave t\u00eb botura&nbsp; n\u00eb Buletinin e Shkencave Shoq\u00ebrore n. 4 &#8211;\n1952. Referuesi kryesor, Dh. S. Shuteriqi, me an\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave statistikore,\nnxirrte p\u00ebrfundime kund\u00ebrshkencore rreth dy dialekteve kryesore, ku dialekti\ntosk dilte mbizot\u00ebrues. Kam d\u00ebgjuar shpesh edhe nj\u00eb mendim tep\u00ebr t\u00eb gabuar, se\njugor\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb shquar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pen\u00eb dhe verior\u00ebt p\u00ebr arm\u00eb. Por,&nbsp; emra t\u00eb till\u00eb, q\u00eb p\u00ebrmend&nbsp; edhe kritika e huaj, si At Gjergj Fishta, Dom\nNdre Mjeda, At Vin\u00e7enc Prennushi, At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, Luigj Gurakuqi, Hil\nMosi, At Bernardin Palaj, At Donat Kurti, At Justin Rrota, Ernest Koliqi, Migjeni,\nArshi Pipa, Martin Camaj dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\nkund\u00ebr atij mendimi. Megjith\u00ebse u k\u00ebnd\u00ebrshtua nga Aleksand\u00ebr Xhuvani, ky\nparashtrim shifrash ndikoi m\u00eb von\u00eb n\u00eb gjykimin e intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb, me\nrrjedhoja t\u00eb d\u00ebmshme, kur u desh t\u00eb pranonin n\u00eb Kongresin e Drejtshkrimit &#8211;\n1972, si themel t\u00eb\ngjuh\u00ebs s\u00eb nj\u00ebsuar shqipe tosk\u00ebrishten, me paksim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb fjal\u00ebve,\nzanoreve, paskajores dhe nd\u00ebrtimeve t\u00eb mir\u00ebfillta shqipe nga veriu. Argumentat\nqen\u00eb t\u00eb shumta, gjoja patriotike, por si\u00e7 merrej vesh, vendimi ishte marr\u00eb qysh\nm\u00eb p\u00ebrpara nga diktatori Hoxha.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke d\u00ebgjuar n\u00eb vitin 1946 Prof. Jonuz Blak\u00e7ori nga Peja,\nm\u00ebsuesin tim t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Gjimnazit t\u00eb Tiran\u00ebs,\nmjesht\u00ebr n\u00eb p\u00ebrdorimin e dialekteve, shpjegues i shk\u00eblqyer dhe k\u00ebrkues, apo\nm\u00ebsuesin e gjeografis\u00eb Ahmet Gashin, mahnitesha nga pasuria e gjuh\u00ebs dhe\nbukuria e nd\u00ebrtimit t\u00eb shprehjeve, si dhe dijeve t\u00eb tyre, q\u00eb shtriheshin dhe n\u00eb\nzona historie. N\u00eb bised\u00eb p\u00ebr tema t\u00eb ndryshme me Prof. Blak\u00e7orin p\u00ebr gjuh\u00ebn,\nlet\u00ebrsin\u00eb e historin\u00eb n\u00eb studion e tij&nbsp;\nme nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb&nbsp; pasur n\u00eb\nsht\u00ebpin\u00eb e vet n\u00eb rrug\u00ebn <em>Fortuzi<\/em> n\u00eb\nTiran\u00eb, m&#8217;u p\u00ebrforcua bindja, se arm\u00ebn dhe pen\u00ebn e zot\u00ebronin nj\u00ebsoj t\u00eb gjith\u00eb,\nvet\u00ebm me nj\u00eb dallim, te ndjenjat atdhetare m\u00eb t\u00eb ndezura n\u00eb veri, q\u00eb vazhdon\ndhe sot n\u00eb Kosov\u00eb. Tek shikon fotografin\u00eb me fytyr\u00ebn fisnike, syt\u00eb rrezatuese\nt\u00eb Prof. Jonuz Blak\u00e7orit, shoq\u00ebrues i Bajram Currit n\u00eb Europ\u00eb, dallon paraqitja\ne shkollarit t\u00eb men\u00e7ur n\u00eb Kolegjin e Sh\u00ebn Mit\u00ebr Koron\u00ebs dhe laureatit t\u00eb Universitetit\nt\u00eb Rom\u00ebs. Po ashtu fotografit\u00eb me Fan Nolin, apo n\u00eb krah t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Avni\nRustemit n\u00eb kryesin\u00eb e Shoq\u00ebris\u00eb <em>Bashkimi<\/em>\nn\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebt e dhimbjes pas vrasjes me atentat t\u00eb Avniut, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb\nrreshtit t\u00eb vullnetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, shquhej shtati i tij, tip Kosove.\nSi p\u00ebr shum\u00eb vet\u00eb, k\u00ebto fotografi historike, kur botoheshin n\u00eb koh\u00ebn e\ndikatur\u00ebs komuniste, ose retushoheshin, ose fshiheshin emrat. <\/p>\n\n\n\n<p>Jonuz Blak\u00e7ori lindi n\u00eb fshatin Broj\u00eb t\u00eb Drenic\u00ebs s\u00eb\nposht\u00ebme m\u00eb 15 maj 1895. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Pej\u00eb. Vijoi gjimnazin n\u00eb\nShkup e m\u00eb pas shkoll\u00ebn Normale n\u00eb Elbasan. Pas k\u00ebsaj, kaloi n\u00eb shkoll\u00ebn\narb\u00ebreshe t\u00eb Sh\u00ebn Mit\u00ebr Koron\u00ebs, s\u00eb bashku me Avni Rustemin. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, kur Blak\u00e7ori jetonte&nbsp; n\u00eb Kosov\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare duke\nshp\u00ebrndar\u00eb trakte e gazeta n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb&nbsp;\nkryengritjeve shqiptare n\u00eb Kosov\u00ebs. Disa her\u00eb atij iu desh t\u00eb nd\u00ebrpriste\nm\u00ebsimet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb veprime p\u00ebr mbrojtjen e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb\ncunguar padrejt\u00ebsisht m\u00eb 1913 nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb\np\u00ebrkrahje t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs dhe Qeveris\u00eb s\u00eb saj, ai merr pjes\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn\ne Koplikut t\u00eb vitit 1920, kund\u00ebr agresionit jugosllav. N\u00eb Koplik Blak\u00e7ori dhe\npatriot\u00ebt e tjer\u00eb mblodh\u00ebn dhe d\u00ebrguan vullnetar\u00eb&nbsp; edhe n\u00eb&nbsp;\nLuft\u00ebn e Vlor\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1923 Jonuz Blak\u00e7ori mbaron studimet p\u00ebr\npedagogji, gjuh\u00eb dhe let\u00ebrsi n\u00eb Universitetin e Rom\u00ebs. I pajisur me kultur\u00eb t\u00eb\ngjer\u00eb, zot\u00ebrues i italishtes, fr\u00ebngjishtes, turqishtes e s\u00ebrbokroatishtes,\nkthehet n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb at\u00eb vit em\u00ebrohet inspektor arsimi n\u00eb Berat. Mandej\nd\u00ebrgohet m\u00ebsues n\u00eb fshatrat e Kurveleshit dhe t\u00eb Tepelen\u00ebs i ngarkuar&nbsp; me detyra p\u00ebr hapje shkollash t\u00eb reja, i\nmir\u00ebpritur nga prind\u00ebt, duke l\u00ebn\u00eb kujtime t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme te nx\u00ebn\u00ebsit e atyre\nviseve. Krahas p\u00ebrgatitjes s\u00eb teksteve dhe m\u00ebsimdh\u00ebnies, ai u mor edhe me\nstudimin e dialektit vendas dhe mbledhjen e folklorit t\u00eb pasur lab si, k\u00ebng\u00eb,\nfjal\u00eb t\u00eb urta, p\u00ebrralla, gj\u00ebegj\u00ebza, etj. N\u00eb vitet 1923 &#8211; 1924, disa nga k\u00ebto\nstudime i botoi n\u00eb t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebshmen \u201c<em>Revista\nPedagogjike<\/em>\u201d n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>I miq\u00ebsuar me Avni Rustemin qysh n\u00eb shkoll\u00ebn arb\u00ebreshe,\nBlak\u00e7ori pati pranuar idet\u00eb e demokrat\u00ebve p\u00ebr edukimin e popullit me kultur\u00eb\neuropiane, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs n\u00eb fshat, etj. Si\u00e7 dihet, k\u00ebto ide t\u00eb\nintelektual\u00ebve pat\u00ebn marr\u00eb udh\u00eb me krijimin m\u00eb 25 prill t\u00eb vitit 1921 t\u00eb\nFederat\u00ebs <em>Atdheu<\/em>, dhe m\u00eb pas, m\u00eb 13\ntetor 1922, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb <em>Bashkimi<\/em>. I\nzgjedhur n\u00eb kryesin\u00eb saj n\u00eb vitin 1924, ndodhet n\u00eb Tiran\u00eb. Punon si redaktor i\ngazet\u00ebs \u201e<em>Bashkimi<\/em>\u201c, me ide t\u00eb larta,\nsi atdheu, liria, uniteti, mbrojta e drejt\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore, zhvillimi i ekonomik\ni vendit dhe i kultur\u00ebs s\u00eb popullit, sipas frym\u00ebs europiane. P\u00ebr k\u00ebto ide Jonuz\nBlak\u00e7ori q\u00ebndroi i patundur dhe besnik gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Gazeta e ndihmoi t\u00eb\nshprehte p\u00ebrve\u00e7 idealeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb <em>Bashkimi<\/em>\ndhe protestat kund\u00ebr sjelljeve t\u00eb egra t\u00eb shteteve fqinj, n\u00eb Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri,\nme k\u00ebrkesa p\u00ebr bashkimin e tyre me Shqip\u00ebrin\u00eb. Punon edhe n\u00eb Ministrin\u00eb e\nArsimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Fan Nolit, me detyr\u00eb sekretar i par\u00eb. Pas r\u00ebnies s\u00eb asaj\nqeverie demokratike, u internua n\u00eb Gramsh. Me shpalljen&nbsp; e amnistis\u00eb nga mbreti Zog, u kthye n\u00eb\nTiran\u00eb. Fal\u00eb aft\u00ebsive dhe kultur\u00ebs s\u00eb tij, nderuar nga njer\u00ebz t\u00eb shquar t\u00eb\narsmit e kultur\u00ebs, nd\u00ebrmjet tyre nga Hil Mosi dhe Mirash Ivanaj, m\u00eb 1928 punon\nredaktor i revist\u00ebs \u201e<em>M\u00ebsuesi<\/em>\u201d dhe i\ngazet\u00ebs \u201e<em>Telegraf\u201c<\/em>. Pastaj\nem\u00ebrohet&nbsp; drejtor i Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare\ndhe m\u00ebsues n\u00eb Gjimnazin e Tiran\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve do t\u00eb botonte nj\u00eb studim\nt\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Makiavelin dhe shkrime t\u00eb ndryshme albanologjike.<\/p>\n\n\n\n<p>Pushtimin fashist t\u00eb 7 prillit 1939, I pajisur me ndjenja\nt\u00eb zjarrta atdhetare, veti e njohur e shqiptar\u00ebve, e priti me p\u00ebrbuzje. Duke\np\u00ebrfituar, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nga nj\u00eb far\u00eb l\u00ebshimi i pushtuesve me krijimin e\nnj\u00eb qeverie shqiptare, t\u00eb p\u00ebrfolur nga historian\u00ebt komunist\u00eb, vijoi pun\u00ebn e\nprofesorit t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Shkoll\u00ebn e pun\u00ebs. M\u00eb 23 qershor\n1941, sipas nj\u00eb dokumenti zyrtar, ministri i arsimit Ernest Koliqi<strong><em>,&nbsp; <\/em><\/strong>ngarkoi nj\u00eb mision <em>p\u00ebr&nbsp;studimin e gjendjes n\u00eb Kosov\u00eb&nbsp; t\u00eb arsimit fillor&nbsp; e t\u00eb mes\u00ebm si dhe rregullimin e kurseve\nverore t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhej e t\u00eb vegj\u00ebl. Misioni p\u00ebrbehej nga&nbsp; Ali Hashorva, Jonuz Blak\u00e7ori, Abdurrahim Buza\nnga Tirana,&nbsp; Flora Pali e&nbsp;&nbsp;Zef\nPali nga Shkodra,&nbsp; Shaban Arra,&nbsp; Xhavid Nimani e Fadil Haxhihoxha nga Kosova.\nAso kohe, ai dha ndihm\u00ebn e vet<\/em> p\u00ebr shkollat shqipe n\u00eb Kosov\u00eb dhe shkroi\nartikuj optimist\u00eb, sidomos p\u00ebr rinin\u00eb e Kosov\u00ebs kund\u00ebr d\u00ebshp\u00ebrimit. Mbajti\nq\u00ebndrim t\u00eb ftoht\u00eb ndaj njer\u00ebzve, q\u00eb ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb paqart\u00eb\ndhe pa rrug\u00ebdalje. Qe i bindur se luft\u00ebn do ta fitonin aleat\u00ebt me SHBA n\u00eb krye.\n<\/p>\n\n\n\n<p>Paslufta &#8211; m\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese se lufta<\/p>\n\n\n\n<p>Paslufta, si p\u00ebr mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb, qe m\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese se\nlufta. Regjimi komunist i vendosur me arm\u00eb dhe me ndihm\u00ebn e dushan\u00ebve, zhg\u00ebnjeu\nshum\u00eb njer\u00ebz, q\u00eb shpresonin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Pas votimeve fars\u00eb t\u00eb\nvitit 1945, u shpall nj\u00eb republik\u00eb, e cila ia mbylli popullit portat rreth e\nqark, sidomos ato per\u00ebndimore. Kjo mbyllje u shoq\u00ebrua me arrestime e pushkatime\nfigurash t\u00eb shquara t\u00eb kombit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bised\u00eb n\u00eb studio me profesorin, mund t\u00eb m\u00ebsoje holl\u00ebsisht\ntiparet e shkrimtar\u00ebve tan\u00eb, duke filluar nga Naimi, \u00c7ajupi, Mjeda, Noli,\nFishta, Koliqi, Poradeci etj. Fliste me komptenc\u00eb dhe p\u00ebr poezin\u00eb italiane, p\u00ebr\nDanten, Petrark\u00ebn, Foskolon e Manzonin. P\u00eblqente ve\u00e7an\u00ebrisht poezit\u00eb e\np\u00ebrflakura p\u00ebr atdhe t\u00eb Xhakomo Leopardit. P\u00eblqente prozator\u00ebt francez\u00eb, nd\u00ebr\nta Molierin, Hygon, Gi De Mopsanin, etj. Vler\u00ebsonte lart let\u00ebrsin\u00eb turke,\nsidomos poet\u00ebt e shekujve 19 &#8211; 20, romantikun Abdulla Hamit Torbin dhe\nkund\u00ebrshtarin e sulltanit, Tefik Fikret.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur niste bised\u00ebn p\u00ebr Isa Boletinin, Bajram Currin dhe\nHasan Prishtin\u00ebn, rr\u00ebfimi i tij rridhte. Fytyra i gjall\u00ebronte nga nj\u00eb shk\u00eblqim\ni kuq\u00ebremt\u00eb. Shpesh u tregonte nx\u00ebn\u00ebsve episode nga jeta, si dhe portretet e\ntyre t\u00eb hijshme. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb biseda me miqt\u00eb e vet, n\u00ebse binte fjala p\u00ebr Avni\nRustemin dhe fundin e tij, syt\u00eb ia p\u00ebrshkonte nj\u00eb hije trishtimi, q\u00eb nuk ishte\nn\u00eb natyr\u00ebn e tij. Kur bisedohej p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs, ai ngrysej dhe merrte\npamjen e nj\u00eb luft\u00ebtari t\u00eb armatosur. \u201e<em>P\u00ebr\nKosov\u00ebn<\/em>, &#8211; m\u00eb thoshte n\u00eb intimitet, &#8211; <em>asht\nderdhun gjak, vite me radh\u00eb. Ajo asht<\/em> <em>Shqipni\ndhe nuk mund t\u00eb mbetet n\u00ebn Jugosllavi. Autonomia nuk asht zgjidhje. Kosov\u00ebs i\nduhet pavar\u00ebsia. Un\u00eb kam besim, se ajo dit\u00eb e bekueme ka me ardh\u00eb, sepse Europa\ndhe Amerika po rishikojn\u00eb qendrimet e tyne. Mukja dhe paslufta d\u00ebshmuen se nga\nkjo qeveri dhe nga Rusia nuk duhet me shpresue. Kosova, me hir a me pahir, ka\nme u \u00e7lirue<\/em>.\u201d <\/p>\n\n\n\n<p>Her\u00eb pas here profesori kujtonte disi me lodhje dram\u00ebn e\njet\u00ebs s\u00eb vet aty nga fundi i luft\u00ebs, kur brigatat partizane ishin afruar n\u00eb\npjes\u00ebn veriore t\u00eb Tiran\u00ebs dhe hynin shpesh edhe n\u00eb rrug\u00ebn e Fortuzit. Nj\u00eb\nbr\u00ebmje sapo kishte r\u00ebn\u00eb muzgu, pes\u00eb partizan\u00eb t\u00eb armatosur u duk\u00ebn n\u00eb oborr.\nK\u00ebrkuan profesorin dhe e shoq\u00ebruan p\u00ebr te nj\u00eb&nbsp;\nvend grumbullimi njer\u00ebzish, diku n\u00eb Tiran\u00eb. Ai kishte marr\u00eb me vehte,\np\u00ebr \u00e7do rast, ushqim dhe nj\u00eb triko. Kur hyri n\u00eb sall\u00eb, pa mjaft vet\u00eb t\u00eb ulur\nnd\u00ebr stola. Shum\u00eb vet\u00eb i njihte, ishin m\u00ebsues, shkrimtar\u00eb, avoket\u00eb, tregtar\u00eb,\netj. Zuri vend aty nga fundi. Midis njer\u00ebzve t\u00eb shqet\u00ebsuar, vuri re&nbsp; publicistin e njohur Nebil \u00c7ika. Her\u00eb pas\nhere shfaqej nj\u00eb ushtarak dhe th\u00ebrriste nj\u00eb em\u00ebr. I thirruri dilte dhe nuk\nkthehej m\u00eb. Salla her\u00eb, mbushej me njer\u00ebz t\u00eb hutuar, e her\u00eb dukej sikur\nzbrazej. Disa \u00e7anta, me pla\u00e7ka e ushqime mbeteshin atje si t\u00eb harruara. Befas\nBlak\u00e7orit iu afrua nj\u00eb partizan, e pa me v\u00ebmendje dhe e pyeti:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Edhe ju, profesor, k\u00ebtu!? A po m\u00eb njihni?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo! &#8211; iu p\u00ebrgjegj ai.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jam nx\u00ebn\u00ebs i juaj, \u201c\u00c7akmaku\u201d! \u2013 shtoi tjetri dhe hoqi\nkapelen.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ashtu!? Tash po m\u00eb kujtoheni. G\u00ebzohem!<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Do prisni pak! &#8211; i tha ish nx\u00ebn\u00ebsi dhe u largua. <\/p>\n\n\n\n<p>Profesori pati parandjenj\u00ebn se fati po e ndihmonte.\nGjith\u00eb nat\u00ebn e kaloi zgjuar, i lodhur nga mendimet, se p\u00ebr \u00e7far\u00eb shkaqesh\nndodhej n\u00eb at\u00eb sall\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn, tek po zbardhte dita e re, at\u00eb e kaploi\ndremitja me \u00ebndrra pa kuptim. U zgjua i shqet\u00ebsuar dhe priti gjith\u00eb dit\u00ebn. Aty\naf\u00ebr mbr\u00ebmjes d\u00ebgjoi t\u2019i thirrej emri.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>-Je i lir\u00eb, mund t\u00eb kthehesh n\u00eb sht\u00ebpi! &#8211; e njoftoi nj\u00eb\npartizan tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky rr\u00ebfim p\u00ebrkon edhe me ato q\u00eb shkruhen n\u00eb librin \u201e<em>Antologjia e Krimit<\/em> <em>Komunist<\/em>\u201c, botim i vitit 2006: \u201c<em>Diktatori\nEnver Hoxha, nga Berati udh\u00ebzonte: Asgj\u00ebsoni t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb me ne,\nq\u00eb jan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb jet\u00eb vendimet e partis\u00eb son\u00eb heroike! Veproni pa\nm\u00ebshir\u00eb!\u201c. <\/em>M\u00eb tej<em>: \u201c Sapo binte nata<\/em>\n<em>dhe derisa<\/em> <em>zbardhte dita, skuadrat e vdekjes me lista n\u00eb duar, v\u00ebrtiteshin tutje &#8211;\nt\u00ebhu, n\u00eb rrugicat e kyeqytetit, hynin me dhun\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb sh\u00ebnuar\u00ebve,\nlidheshin me hekura e litar\u00eb dhe \u00e7oheshin para shtabit partizan, tek i\nplotfuqishmi Kristo Themelko ( Shuli.)\u201c <\/em><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1945 Jonuz Blak\u00e7ori u thirr t\u00eb jepte m\u00ebsim n\u00eb\ngjimnazin e Tiran\u00ebs, p\u00ebr gjuh\u00ebn e let\u00ebrsin\u00eb shqipe dhe italishten. Zakonisht\nm\u00ebsimin e jepte n\u00eb tosk\u00ebrisht. E mbaj mend, kur profesori shpjegonte m\u00ebsimin.\nT\u00eb gjith\u00eb e d\u00ebgjonim me v\u00ebmendje t\u00eb thell\u00eb, sa nuk merrej vesh se si kalonte aq\nshpejt ora, apo kur na jepte tema t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme p\u00ebr hartim. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb pleq\u00ebri,\ndo t\u00eb tregonte, sesi aty nga mbarimi i vitit shkollor 1945 &#8211; 1946, u shfaq n\u00eb\ngjimnaz nj\u00eb kuad\u00ebr i luft\u00ebs, nj\u00eb burr\u00eb i shkurt\u00ebr e vetullzi. U p\u00ebshp\u00ebrit nga\ndikush se qe inspektor i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. Nj\u00eb tjet\u00ebr tha, se ishte\ndrejtori i ri. M\u00ebsuesit u lajm\u00ebruan t\u00eb mblidheshin n\u00eb sall\u00ebn e tyre. Profesorin\ne pushtoi nj\u00eb parandjenj\u00eb e keqe. Z\u00ebvend\u00ebsdrejtori, pasi e shoq\u00ebroi t\u00eb sapoardhurin\nn\u00ebp\u00ebr klasa, e \u00e7oi n\u00eb sall\u00ebn e m\u00ebsuesve, dhe ua tregoi me dor\u00eb. \u201c<em>Ky \u00ebsht\u00eb shoku K. Babo\u00e7i, drejtori yn\u00eb i ri<\/em>!\u201d\n&#8211; tha. Ai foli shkurt, pa u ulur. N\u00eb fund lexoi emrat e profesor\u00ebve q\u00eb\nmbeteshin andej e tutje n\u00eb gjimnaz. \u201c<em>T\u00eb\ntjer\u00ebt<\/em>, &#8211; shtoi me seriozitet, &#8211; <em>nuk&nbsp; do t\u00eb punojn\u00eb m\u00eb k\u00ebtu<\/em>. <em>Sqarimet do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb von\u00eb<\/em>. \u201c Profesor\nBlak\u00e7ori nuk e d\u00ebgjoi emrin e tij. K\u00ebshtu, patriotin, luft\u00ebtarin e liris\u00eb,\ndemokratin, m\u00ebsuesin, gazetarin, studjuesin, profesorin me z\u00eb, e lan\u00eb pa pun\u00eb,\npa i dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim. N\u00eb ato koh\u00ebra t\u00eb turbullta, Ministria e Arsimit,\nsipas m\u00ebsimeve jugosllave, b\u00ebri shthurrjen e madhe, prishi gjimnazet me tet\u00eb\nvjet, me programe klasike e reale. Pas shkoll\u00ebs fillore me pes\u00eb klas\u00eb, vijonin\nuniket trevje\u00e7are dhe m\u00eb tej shkollat e mesme kat\u00ebrvje\u00e7are e teknikumet\ntrevje\u00e7are. <\/p>\n\n\n\n<p>M\u00ebsuesi i papun\u00eb professor Blak\u00e7ori, me ndihm\u00ebn e miqve,\np\u00ebrpiqej t\u00eb gjente pun\u00eb. Her\u00eb I jepnin or\u00eb si zevend\u00ebsues nd\u00ebr unike, her\u00eb n\u00eb\nnd\u00ebrmarrjen e nd\u00ebrtimit \u201c<em>Muhamet\nGjollesha<\/em>\u201d, apo n\u00eb ato t\u00eb grumbullimit, si n\u00ebpun\u00ebs i thjesht\u00eb, her\u00eb\nkujdestar konvikti i p\u00ebrkoh\u00ebsh\u00ebm n\u00eb shkoll\u00ebn bujq\u00ebsore n\u00eb Kam\u00ebz, duke iu hequr\n\u00e7do mund\u00ebsi t\u00eb jepte m\u00ebsime as n\u00eb shkollat fillore. Pra, n\u00eb at\u00eb gjendje e\nkatandis\u00ebn profesorin e aft\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb shk\u00eblqente me leksione&nbsp; p\u00ebr gjuh\u00ebn e let\u00ebrsin\u00eb&nbsp; shqipe e italiane n\u00eb \u00e7do universitet, qoft\u00eb\ndhe jasht\u00eb vendit ton\u00eb. N\u00eb kulmin e pjekuris\u00eb ai u largua me nj\u00eb pension t\u00eb\nul\u00ebt. Bija e vetme, Elizama, s\u00eb bashku me t\u00eb shoqin, mjekun e mir\u00ebnjohur Thoma\nNano, vinin shpesh e kujdeseshin p\u00ebr t\u00eb. Nd\u00ebrkaq dhe miqt\u00eb nuk e harronin.&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Studioja q\u00eb b\u00ebnte drit\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn\n\u201c<em>Fortuzi<\/em>\u201d&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n<\/p>\n\n\n\n<p>Aty nga vitet gjasht\u00ebdhjet\u00eb, pas nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb leht\u00eb t\u00eb\ndiktatur\u00ebs n\u00eb arsim e kultur\u00eb, Blak\u00e7ori hapi n\u00eb studio nj\u00eb kurs me pak student\u00eb\ndhe qytetar\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt d\u00ebshironin t\u00eb m\u00ebsonin gjuh\u00ebt italisht e\nfr\u00ebngjisht, q\u00eb ishin fshir\u00eb tashm\u00eb nga programet shkollore. Dhe k\u00ebshtu, merr\nveten pak prej v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike. N\u00eb ato vite p\u00ebrfundon dy libra, nj\u00ebra\np\u00ebr jet\u00ebn e Isa Buletinit e tjetra p\u00ebr Bajram Currin. Redakton p\u00ebrkthime t\u00eb\nshkrimtar\u00ebve t\u00eb rinj, etj. Shton p\u00ebrkthimet e veta nga poet\u00ebt e m\u00ebdhenj, si\nPetrarka, Leopardi dhe D&#8217; Anuncio dhe ua lexon miqve. Shkon p\u00ebr vizit\u00eb a pret\nn\u00eb studio shok\u00ebt e vjet\u00ebr, si Ahmet Gashin, m\u00ebsues e patriot i d\u00ebgjuar nga\nKosova, Xhevdet D\u00ebshnic\u00ebn, m\u00ebsues dhe ish kryetar i shoq\u00ebris\u00eb <em>Bashkimi<\/em> p\u00ebr qarkun e Beratit, shok\u00eb\nshkolle dhe p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr arsimin dhe demokracin\u00eb. Bisedojn\u00eb shtruar p\u00ebr\nproblemet e koh\u00ebs, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe autor\u00ebt e saj; kujtojn\u00eb s\u00eb bashku\np\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr atdheun, jet\u00ebn e shoq\u00ebrin\u00eb, etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendos lidhje\nme Institutin e Kultur\u00ebs Popullore. Dor\u00ebzon dosje me studime, krijimet e dikurshme\nt\u00eb miqve t\u00eb vet nga arkivat e tyre dhe fjal\u00eb t\u00eb urta nga gurra popullore, t\u00eb\nmbledhura kur punonte n\u00eb arsim. Duhej t\u00eb vinte viti 1983, kur profesori nuk\njetonte m\u00eb, q\u00eb disa nga ato fjal\u00eb t\u00eb urta filozofike t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb nj\u00eb\nnga botimet e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, p\u00ebrgatitur nga Instituti i Kultur\u00ebs\nPopullore. Japim disa prej tyre:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kali i arapit dhe inati i shqiptarit. \u2013 Jug<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Me gjum\u00eb e me zhele ngopesh kurdoher\u00eb. \u2013Jug<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ia hoqa goj\u00ebs dhe ia dhash\u00eb nevoj\u00ebs. \u2013Jug<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kush ka pak, t\u00eb prishi ma pak. \u2013Veri<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Hiqja goj\u00ebs e venia ftyr\u00ebs. &#8211; Shkod\u00ebr<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;-Miku i mir\u00eb t\u00eb\nneron shpin\u00eb. -Veri<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kur t\u00eb th\u00ebrret armiku p\u00ebr dark\u00eb, duket se i ka hyr\u00eb\nlepuri n\u00eb bark.- <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb do t\u00eb prishesh me mikun, epi pun\u00ebn q\u00eb s&#8217;mund ta\nbaj\u00eb.-Elbasan<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kush p\u00ebr k\u00ebshill\u00eb e kush p\u00ebr mill. \u2013Veri<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kur s&#8217;d\u00ebgjohet i pari, nuk shkon puna p\u00ebr s\u00eb mbari.\n-Tiran\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk du mish e kabuni, po du ner e sajdi. \u2013Kavaj\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ku qe? &#8211; N\u00eb Dom\u00ebn &#8211; \u00c7\u2019ka prune? &#8211; Krom\u00ebn. \u2013Shkod\u00ebr<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kush knaqet, e i urti fiton. \u2013Shkod\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kush nxitet, mbitet &#8211; Himar\u00eb- Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ma mir\u00eb tre m\u00ebsime, se tri qese. \u2013Kosov\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jet\u00eb \u2013 kulet\u00eb! Fukarall\u00ebk- maskarall\u00ebk! \u2013\u00c7am\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nevojtarit deri mini i breu pall\u00ebn.- Veri<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; S&#8217;e don kush at\u00eb qi s&#8217;ka \u00e7&#8217;i ha mica pas darke. \u2013Veri<\/p>\n\n\n\n<p>Ata q\u00eb kalonin n\u00eb or\u00ebt e vona, n\u00ebp\u00ebr trotuarin e rrug\u00ebs <em>Fortuzi<\/em>, vinin re, se drita e studios,\nn\u00eb katin e posht\u00ebm, rrinte ndezur deri von\u00eb. Profesori punonte. Nj\u00eb dit\u00eb tek\nmendohej rreth evolimit t\u00eb gjuh\u00ebve n\u00eb bot\u00eb, pa dashur b\u00ebn nj\u00eb gabim, i shkruan\nnj\u00eb let\u00ebr Sht\u00ebpis\u00eb Botuese t\u00eb d\u00ebgjuar <em>Zanichelli<\/em>\nn\u00eb Itali, me k\u00ebrkesa p\u00ebr fjalor\u00eb e metoda moderne t\u00eb italishtes e fr\u00ebngjishtes.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Me Sht\u00ebpin\u00eb Botuese Italiane<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte viti 1971. Profesor Jonuz Blak\u00e7ori ashtu i gjat\u00eb,\nme beret\u00eb n\u00eb krye dhe me hapin e sigurt, po shkonte, sipas nj\u00eb njoftimi zyrtar,\np\u00ebr n\u00eb hotel <em>Dajti,<\/em> drejt nj\u00eb takimi\nfatal, me nj\u00eb nga editor\u00ebt e Sht\u00ebpis\u00eb Botuese Italiane, q\u00eb kishte ardhur me\nsh\u00ebrbim, sigurisht, p\u00ebr ndonj\u00eb kontrat\u00eb me institucionet shtet\u00ebrore. Para se t\u00eb\nshkonte atje, k\u00ebrkoi mendimin e Deg\u00ebs s\u00eb Brendshme.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shqet\u00ebsuar. Shko takoje! &#8211; i\nthan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebpun\u00ebsi italian, pas nj\u00eb bisede t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb\np\u00ebrzem\u00ebrt, i dor\u00ebzoi librat e k\u00ebrkuara, me t\u00eb cilat pas takimit, profesori\nshkoi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Deg\u00ebn e Brend\u00ebshme.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; N\u00eb rregull. Pa merak, i g\u00ebzofsh! &#8211; i tha shefi, pasi u\nhodhi librave nj\u00eb sy t\u00eb ftoht\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Ardhja e tyre, nga nj\u00ebra an\u00eb, e ngriti m\u00eb lart cil\u00ebsin\u00eb e\nm\u00ebsimdh\u00ebnies, dhe, nga ana tjet\u00ebr, sigurimi i shtetit e shtoi vigjilenc\u00ebn, me\ngjurmim e p\u00ebrgjim. D\u00ebrgoi natyrisht njeriun e vet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar italisht e t\u00eb\nd\u00ebgjonte se \u00e7far\u00eb thoshte plaku prej Peje p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00e7far\u00eb thoshte p\u00ebr\nkultur\u00ebn europiane, \u00e7far\u00eb librash fshiheshin t\u00eb radhitura n\u00eb rafte pas perdeve\nvishnje. Pra gracka u ngreh brenda n\u00eb studio.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 1972 Jonuz Blak\u00e7ori do t\u00eb zbriste me\nlot nd\u00ebr sy shkall\u00ebt e banes\u00ebs s\u00eb mikut t\u00eb vet besnik, Xhevdet D\u00ebshnic\u00ebs, pasi\ne pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit, tek po shuhej, pas nj\u00eb jete t\u00eb mundimshme patriotike.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundi, mb\u00ebrriti viti 1975, viti i zi i \u201c<em>vigjilenc\u00ebs revolucionare<\/em>\u201d, kund\u00ebr\n\u201cagjenturave\u201c, \u201cagjent\u00ebve\u201c, \u201cpoliagjent\u00ebve\u201c, \u201cpu\u00e7ist\u00ebve\u201c,&nbsp; koha kur p\u00ebr shkak t\u00eb paudh\u00ebsive pa mbarim,\nE. Hoxha do t\u00eb p\u00ebsonte goditje n\u00eb zem\u00ebr. N\u00eb nat\u00ebn e ftoht\u00eb t\u00eb 8 janarit,\ntrokit\u00ebn te sht\u00ebpia e profesorit, i cili pas kat\u00ebr muajsh do t\u00eb mbushte mosh\u00ebn\n80 vje\u00e7are. I than\u00eb t\u00eb vishej e t\u00eb merrte me vete sende vetiake. Ia lidh\u00ebn\nduart dhe e nis\u00ebn. Pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb tmerrsh\u00ebm, mori vesh se ndodhej n\u00eb\nkampin e \u00c7erm\u00ebs, n\u00eb Lushnje. Nga t\u00eb folmet e djem\u00ebve, q\u00eb iu ndodh\u00ebn pran\u00eb,\nkuptoi se kishte t\u00eb b\u00ebnte me djem shqiptar\u00eb nga Kosova, t\u00eb internuar aty vite\nm\u00eb par\u00eb. Pra, bijve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs tragjedia nuk po u ndahej, me ndjekje\nk\u00ebmba &#8211; k\u00ebmb\u00ebs, jo vet\u00ebm n\u00eb vendlindje, por as n\u00eb tok\u00ebn am\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 vuajtjes\nfizike, kjo q\u00eb po ndodhte, qe nj\u00eb posht\u00ebrim i r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb godiste si var\u00e9 n\u00eb krye\ne n\u00eb shpirtin e sfilitur t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>I fyer dhe i tronditur, n\u00eb muajin prill t\u00eb vitit 1975,\nnd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb spitalin e Lushnj\u00ebs, Jonuz Blak\u00e7ori, luft\u00ebtari i liris\u00eb,\nbashkimtari, profesori dhe publicisti nga Peja, me gjith\u00eb kujdesin e djemve\nbashkatdhetar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i q\u00ebndruan mbi krye, si bijt\u00eb e vet, t\u00eb zhg\u00ebnjyer n\u00eb\nbarakat e kampit t\u00eb \u00e7farosjes, turpit, q\u00eb do ta ndiqte pas regjimin komunist,\nme shembje idhujsh e muresh argjili. Lajmi kaloi kufirin dhe d\u00ebshp\u00ebroi Pej\u00ebn\ndhe qytetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kalimtar\u00ebt, tek ecnin n\u00ebp\u00ebr trotuarin e rrug\u00ebs <em>Fortuzi,<\/em> n\u00eb Tiran\u00eb, v\u00ebrenin se pas\nbredhave, dritarja e studios nuk l\u00ebshonte m\u00eb drit\u00eb. Nj\u00eb hije e trisht\u00eb mbulonte\nsht\u00ebpin\u00eb dhe ata vet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky, p\u00ebrkujtim nderon gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs martire,\nme fshatrat e djegura, me t\u00eb vrar\u00eb dhe me d\u00ebshmor\u00ebt q\u00eb fal\u00ebn jet\u00ebn p\u00ebr lirin\u00eb e\nKosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, k\u00ebto sh\u00ebnime jan\u00eb edhe rr\u00ebfime p\u00ebr\nrinin\u00eb T\u00eb m\u00ebsoj\u00eb ajo se nga ka ardhur e vjen e keqja, sidomos tani q\u00eb shtrohet\n\u00e7\u00ebshtja p\u00ebr njohjen p\u00ebrfundimtare&nbsp; t\u00eb\nKosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jonuz Blak\u00e7ori &nbsp;15 maj 1895- 6 prill 1975 Nga Agim Xh. D\u00ebshnica&#8211; Kur shtrohej \u00e7\u00ebshtja e nj\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs letrare dhe ortografis\u00eb shqipe, m\u00eb ka q\u00eblluar t\u00eb lexoja diskutimet n\u00eb Sesionin Shkencor t\u00eb Gjuh\u00ebs e Let\u00ebrsis\u00eb Shqipe, t\u00eb Institutit t\u00eb Shkencave t\u00eb botura&nbsp; n\u00eb Buletinin e Shkencave Shoq\u00ebrore n. 4 &#8211; 1952. Referuesi kryesor, Dh.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9070,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9069","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=9069"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9071,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/9069\/revisions\/9071"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/9070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=9069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=9069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=9069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}