{"id":8982,"date":"2021-04-20T16:45:45","date_gmt":"2021-04-20T16:45:45","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8982"},"modified":"2021-04-20T16:45:45","modified_gmt":"2021-04-20T16:45:45","slug":"kujtese-per-ata-qe-do-te-votojne-per-ndryshimin-kunder-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8982","title":{"rendered":"KUJTES\u00cb P\u00cbR ATA Q\u00cb DO T\u00cb VOTOJN\u00cb   P\u00cbR NDRYSHIMIN, KUND\u00cbR KRIMIT"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"160\" height=\"91\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/dishnica.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8983\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>VILSON BLLOSHMI GENC LEKA<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica<\/p>\n\n\n\n<p><em>Ju q\u00eb do t\u00eb shkoni t\u00eb\nvotoni p\u00ebr ndryshimin kund\u00ebr krimit, ndaluni pak pran\u00eb p\u00ebrmendores s\u00eb Gencit e\nVilsonit, hidhni do lule e kujtoni me nderim dy djemt\u00eb e pafajsh\u00ebm, poet\u00ebt\ndemokrat\u00eb t\u00eb &nbsp;liris\u00eb, &nbsp;t\u00eb pushkatuar,&nbsp;\npasardh\u00ebs t\u00eb denj\u00eb t\u00eb m\u00ebsuesve atdhetar\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Si \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes her\u00ebt, pas nat\u00ebs s\u00eb 17\nkorrikut 1977, gra e vajza me drap\u00ebr n\u00eb dor\u00eb, tek zbrisnin, p\u00ebr n\u00eb arat e\nkooperativ\u00ebs s\u00eb B\u00ebrzhesht\u00ebs mbi &nbsp;Librazhd, s\u2019kishin d\u00ebgjuar krisma arm\u00ebsh\nn\u00eb mesnat\u00eb,&nbsp; as nuk dinin se n\u00eb hijen e malit t\u00eb Zgar\u00ebs, ishin pushkatuar\ndy m\u00ebsuesit e rinj, Genc Leka e Vilson Blloshmi! Kur kujtohen t\u00eb dy poet\u00ebt,\nshpaloset faqe maleve, bukuria e blert\u00eb e Librazhdit, d\u00ebgjohet jehona e poezive\nt\u00eb paharruara, k\u00ebng\u00ebt si vaje t\u00eb B\u00ebrzesht\u00ebs, isot e kabat\u00eb p\u00ebr vallen e vdekjes\nme dridhma shtatesh t\u00eb Rrajc\u00ebs n\u00eb livadhet e p\u00ebrzhitura nga vapa e korrikut.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb rrjedh\u00ebn e koh\u00ebs nga\nbrezi n\u00eb brez, kujtesa e ngjarjeve tragjike, mbart pamje nga t\u00eb &nbsp;v\u00ebrtetat e hidhura. Historia e trishtuar e\nviteve &nbsp;pas luft\u00ebs, flet sesi\n&nbsp;komisar\u00ebt me yll t\u00eb kuq n\u00eb ball\u00eb, tjet\u00ebrsuan jet\u00ebn, me vrasje e burgosje\nn\u00eb qytet e fshat, rr\u00ebmbyen tokat e buk\u00ebs, pronat, sht\u00ebpit\u00eb, hotelet, teatrot.\nkinemat\u00eb e dyqanet, rr\u00ebnuan e mbyll\u00ebn xhami, kisha e teqe. Nga shtati i\nmasakruar i poetit Dom Lazer Shantoja, pas sharrimit mizor t\u00eb gjymtyr\u00ebve, u\npushkatua \u00e7far\u00eb kishte mbetur gjall\u00eb.. M\u00eb pas vijoi pushkatimi i poet\u00ebve Manush\nPeshk\u00ebpia, Trifon Xhagjika, i muzikantit t\u00eb ri Gramoz Omari. N\u00ebp\u00ebr burgje,\nhumb\u00ebn jet\u00ebn nga torturat poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt Vin\u00e7enc Prennushi, Bernardin\nPalaj, romancieri i par\u00eb shqiptar Ndoc Nikaj, dramaturgu klasik Et\u2019hem\nHaxhiademi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Aso kohe Lidhja e shkrimtar\u00ebve, botonte poemat\n\u201cEnverit\u201d \u201cMe ty Stalin!\u201d, \u201cStrategu i fitoreve Stalini\u201d etj. Pas pushkatimit\npa gjyq t\u00eb 21 burrave fisnik\u00eb dhe dijetares Sabiha Kasimati pran\u00eb Ur\u00ebs s\u00eb\nBeshirit, nj\u00eb turm\u00eb e zhurm\u00ebshme, u mblodh para Legat\u00ebs Sovjetike duke\nbrohoritur p\u00ebr Stalinin, Enverin e Bashkimin Sovjetik.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00eb p\u00ebrfytyrim i rrejsh\u00ebm\nrreket t\u00eb tregoj\u00eb, edhe sot, sikur n\u00eb at\u00eb sistem t\u00eb \u00e7oroditur, gjth\u00e7ka shkonte\nvaj. Ve\u00e7se n\u00eb or\u00eb t\u00eb caktuara dit\u00ebn, madje, edhe nat\u00ebn qytetar\u00ebt mbanin radh\u00eb p\u00ebr buk\u00eb,\nkos e me raste p\u00ebr nj\u00eb a dy pula, t\u00eb heshtur e t\u00eb p\u00ebrulur para shit\u00ebsit n\u00eb\ndyqanet e shtetit. Nj\u00eb filozof gjerman shkruante: \u201d edhe populli gabon, madje\n\u00ebsht\u00eb fajtor, meriton qeverin\u00eb q\u00eb mban mbi shpin\u00eb.\u201d Shtet\u00ebzim, burgim e pushkatim-fjal\u00eb\ntmerri. Vendim p\u00ebr shembje nd\u00ebrtesash monumentale-\u00e7menduri &nbsp;sekretar\u00ebsh\n&nbsp;n\u00eb komitetet e partis\u00eb n\u00eb qend\u00ebr e n\u00eb rrethe. P\u00ebr t\u00eb ndalur sadopak dor\u00ebn\ne tyre rr\u00ebnimtare, studiuesit m\u00eb n\u00eb z\u00eb, botonin hera-her\u00eb shkrime&nbsp; p\u00ebr\nformimin &nbsp;e kombit&nbsp; shqiptar, p\u00ebr kultur\u00ebn, vlerat etnografike e nd<\/em><em>\u059d<\/em><em>\u00eb<\/em><em>rtimore.\nE megjithat\u00eb zjarri i luft\u00ebs kund\u00ebr feve, kanuneve e zakoneve, t\u00eb trash\u00ebguar\nbrez pas brezi, mbahej i ndezur nga poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt real.socalist\u00eb, t\u00eb\ncil\u00ebt ngrinin lavde p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb krisur me emrin Enver, mburrnin heronjt\u00eb e\nsigurimit t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimet n\u00eb ekonomi, me porosi t\u00eb\npartis\u00eb, sajonin grupe armiqsh e sabotator\u00ebsh.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;N\u00eb vitet 70, kur\nekonomia e p\u00ebrqendruar po&nbsp;tronditej n\u00eb themel, partia vendosi<\/em><em>\np\u00ebrs\u00ebri, t\u00eb vriste njer\u00ebz. Ndaj si ujku n\u00eb pergjim priste rastin te kapte\ngjahun e par\u00eb. Nisi me poet\u00ebt, shkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt e liris\u00eb n\u00eb burgje,\nkampe pune, e miniera. &nbsp;N\u00eb vitin e zi 1977, u d\u00ebnuan n\u00eb kund\u00ebrshtim me\nligjet, &nbsp;&nbsp;dy poet\u00ebt&nbsp; e rinj, me fat tragjik, Genc Leka 32 vje\u00e7 e\nVilson Blloshmi 29 vje\u00e7, p\u00ebr vargjet, \u00ebnd\u00ebrrimet e&nbsp; shpresat e tyre\ndjaloshare. K\u00ebta poet\u00eb t\u00eb mohuar, e t\u00eb pambrojtur nga askush, u rrezikuan jo\nvet\u00ebm nga d\u00ebshmitar\u00ebt e rrem\u00eb, por edhe nga ekspert\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebr\nrealizimin e skenarit vrastar me \u201cgrupin e sabotator\u00ebve\u201d n\u00eb Kooperativ\u00ebn e\nB\u00ebrzhesht\u00ebs. Skenari fillonte me nj\u00eb mushk\u00eb t\u00eb mbytur, diku n\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr. N\u00eb\nvijim u sajuan akuzat:&nbsp; \u201czjarrv\u00ebn\u00ebs e vjedh\u00ebs\u201d. Sipas partis\u00eb e sigurimit\nato \u201cakte sabotimi synonin rr\u00ebzimin e pushetit popullor!!\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebr d\u00ebnimin e tyre, u\nhartua nj\u00eb plan i gjer\u00eb masash nga Komiteti i Partis\u00eb s\u00eb Librazhdit me urdh\u00ebr\nt\u00eb sekretarit t\u00eb par\u00eb, druvarit Sotir Ko\u00e7ollari, bashk\u00eb me gjykat\u00ebn,\nprokurorin\u00eb, hetuesin\u00eb, drejtorin\u00eb e policis\u00eb etj. U ngarkua nj\u00eb lukuni hetuesish\nme detyra t\u00eb ve\u00e7anta&nbsp;me kryehetuesin kriminel, Selim \u00c7aka n\u00eb krye. N\u00eb\nakuz\u00ebn e sajuar u rendit\u00ebn shpifje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet: \u201ckrim e sabotim\n&nbsp;n\u00eb bujq\u00ebsi, axhitacion e propaganda.\u201d T\u00eb gjitha bashk\u00eb mor\u00ebn pamjen e nj\u00eb\nlitari t\u00eb p\u00ebrgjakur nga historia tragjike e fisit t\u00eb blloshm\u00ebve me zanafill\u00eb\nnga lufta v\u00ebllavras\u00ebse e vitit 1944, zgjatimi hakmarr\u00ebs n\u00eb koh\u00eb paqeje,\nshpallja \u201ckulak\u201d, nj\u00eb nofk\u00eb e ngjashme me emrin skllav e s\u00eb fundi, caktimi i\n\u201cgrupit t\u00eb tet\u00eb sabotator\u00ebve.\u201d N\u00eb p\u00ebrfundim u d\u00ebnuan me pushkatim dy m\u00eb t\u00eb\nrinjt\u00eb, Genci e Vilsoni \u201ckryetar\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebs grupi.\u201d, \u201cFajet\u201d &nbsp;e \u201ckrimet\u201d\ne tyre m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, ishin krijimi i poezive dhe p\u00ebrkthimet &nbsp;nga Volteri,\nViktor Hygo, Edgar Po, Alfred De Myse, Bodler, Rembo, Shatobrian, Maksim Gorki\netj. A ka ligj n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr vrasje&nbsp; poet\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt krijojn\u00eb poezi e\nk\u00ebnaqen vet\u00eb me to? Dokumente p\u00ebr d\u00ebnimin e tyre ishin ditaret, fletoret e\nsh\u00ebnimeve dhe let\u00ebrk\u00ebmbimi me t\u00eb af\u00ebrmit e dashur, ku poet\u00ebt shkruanin poezit\u00eb,\nmendimet &nbsp;p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, artin e kultur\u00ebn. Hetuesit pa shkoll\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse\nshqyenin syt\u00eb dhe me an\u00ebn e torturave shtazarake p\u00ebrpiqeshin t\u2019i detyronin t\u00eb\npandehurit, t\u00eb pranonin \u201cfajet, krimet dhe veprimtarin\u00eb armiq\u00ebsore.\u201d Peng\u00ebs\u00eb e\npakalueshme, p\u00ebr ata, q\u00eb mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr detyr\u00ebn e caktuar nga sekretari i par\u00eb\ni Komiteti t\u00eb Partis\u00eb, ishte vet\u00ebm nj\u00eb, Vilsoni i paharruar q\u00eb mbante emrin e\nnderuar t\u00eb presidentit shp\u00ebtimtar amerikan. Hetuesit-xhelat\u00eb, me britma e\nsharje, ua p\u00ebrplasnin kok\u00ebn nga muri n\u00eb mur, i q\u00ebllonin me grushta e shkelma,\nku t\u00eb mundnin. Vilsonit ia thyhen&nbsp; krahun, por ai qendroi i patundur,\nshk\u00ebmb-vigan. T\u00eb tjer\u00ebt, gjat\u00eb torturave t\u00eb padurueshme, u l\u00ebkund\u00ebn, pranuan\ndisa nga fajet e paqena.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Krejt ndryshe jan\u00eb zhvilluar ngjarjet n\u00eb koh\u00ebn e Monarkis\u00eb s\u00eb\np\u00ebrfolur, me Migjenin m\u00ebsues n\u00eb shkollat e shtetit, kur poeti &nbsp;i\ntrishimit, botonte lirsh\u00ebm poezi e shkrime kritike, si \u201cHidhet e p\u00ebrdridhet\u201d\n(me n\u00ebnkuptime kund\u00ebr Mbretit.), \u201cPoema e Mjerimit\u201d, \u201cMolla e Ndalueme,\u201d\n\u201cLegjenda e Misrit.\u201c \u201cBuk\u00ebn ton\u00eb falna Zot\u201d, nd\u00ebrsa poet\u00ebt m\u00ebsues &nbsp;Gencin\ne Vilsonin, i vran\u00eb p\u00ebr krijime t\u00eb pabotuara.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Ne fillimet e\ndemokracis\u00eb, nj\u00ebr\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs e t\u00eb kultur\u00ebs, u munduan m\u00eb kot t\u00eb\nshfajsoheshin me frik\u00ebn e diktatur\u00ebs, hesht\u00ebn&nbsp; p\u00ebr librat e botuar dikur,\npor p\u00ebr \u00e7udi, as sot nuk po e marrin veten, p\u00ebrpiqen t\u00eb harrohet gjith\u00e7ka nga e\nkaluara me shprehje t\u00eb tilla \u201cse ashtu ishin ligjet n\u00eb moniz\u00ebm.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb\ntjer\u00ebt p\u00ebr pak desh u fshin\u00eb nga kujtesa e kombit. Gjithsesi, ndihen t\u00eb qet\u00eb n\u00eb\nnd\u00ebrgjegje ndaj shkruajn\u00eb&nbsp; p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetat e asaj kohe t\u00eb mallkuar, kur ndalohej\nmendimi ndryshe, kur vriteshin poet\u00ebt e liris\u00eb p\u00ebr vargje kushtuar natyr\u00ebs e\ndashuris\u00eb njer\u00ebzore.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Si\u00e7 ndodh zakonisht me\npoet\u00ebt, n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, me an\u00ebn e poezive, Genci e Vilsoni shprehnin gjendjen\n&nbsp;shpirt\u00ebrore ndaj fatit t\u00eb mbrapsht, p\u00ebr humbjen e t\u00eb drejtave studimore,\nmendimin e heshtur kund\u00ebr padrejt\u00ebsive: largimi nga arsimi, n\u00eb minier\u00eb e\nbujq\u00ebsi, pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb pyje dhe ushtri. Ajo loj\u00eb hetuesish, ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim\nme faktet &nbsp;e ekspertiz\u00ebs&nbsp; ekonomike&nbsp; e juridike. Megjithat\u00eb t\u00ebr\u00eb\nato fakte pafaj\u00ebsije, u fshin\u00eb me vendosm\u00ebri nga sekretari i par\u00eb i cili\nkryente verb\u00ebrisht detyrat e caktuara nga lart\u00eb, sipas parimit komunist: \u201ct\u00eb\nvrasim njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Kjo detyre u plot\u00ebsua, edhe me ndihm\u00ebn e njer\u00ebzve\nt\u00eb kultur\u00ebs nga Tirana. Faktet jan\u00eb kok\u00ebfort\u00eb, nuk merren me nderime ndaj\naskujt, qofshin dhe profesor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk mund\u00ebn t\u00eb mbronin poet\u00ebt me\nargumentin e fuqish\u00ebm, se poezit\u00eb, as ishin botuar as t\u00eb shperndara dorazi..\nGazetarja \u00c7uli e tmerruar nga sigurimi, tejkaloi detyrat duke q\u00ebmtuar, edhe me\nhamendje vargjet e Gencit kushtuar dashuris\u00eb. Prof. Xhaxhiu b\u00ebri \u00e7mos t\u2019i\nkomentonte p\u00ebrkthime e krijimet si punime adoleshent\u00ebsh. Nd\u00ebrsa N.Jorgaqi p\u00ebr\npoezit\u00eb\u201c Vjesht\u00eb\u201d, \u201cRrethi i h\u00ebn\u00ebs\u201d, \u201cHarabelat\u201d, &nbsp;gjykon: \u201cVilsoni ka\nth\u00ebn\u00eb se q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh njeri i afirmuar, duhet t\u00eb studiosh dhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj.\nAi ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrkthime nga autor\u00eb dekadent\u00eb, si: Lamartin, Shatobrian, Rembo,\nBodler etj. Ka nxjerr\u00eb sh\u00ebnime me p\u00ebrmbajtje reaksionare si \u201cs\u2019ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur\nse ajo q\u00eb nuk sh\u00ebrben p\u00ebr asgj\u00eb\u201d, ka nxjerr\u00eb citime nga Gorki \u201cnuk ka njeri m\u00eb\negoist se i s\u00ebmuri\u201d, ose nga Naim Frash\u00ebri \u201cmos u b\u00ebj mjalt\u00eb se t\u00eb han\u00eb mizat\u201d\n\u2013 citime q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb tij\u201d. Bara m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ra mbi m\u00ebsuesin e\npoetin K. Petriti, me poezin\u00eb e Vilsonit&nbsp; \u201cSaharaja\u201d. Sado, u orvat me\ndisa e trajtime, me jo, t\u00eb paqarta apo t\u00eb err\u00ebta, nuk mundi t\u2019ia dilte mban\u00eb\np\u00ebr shkak t\u00eb hetuesve t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt me klithma, k\u00ebrc\u00ebnonin, se p\u00ebr idealin\nkomunist mund t\u00eb hidhnin n\u00eb er\u00eb, malet dhe vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pra, ishin, vet\u00ebm dy nga\nekspert\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt duke kryer detyr\u00ebn e letrarit bashk\u00ebkohor, shqyrtuan poezit\u00eb\nintime e p\u00ebrkthimet e bukura t\u00eb poet\u00ebve. Ishin ata t\u00eb dy, q\u00eb posht\u00ebruan veten\nme fyerjet ndaj poet\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhej europian\u00eb e k\u00ebsisoj leht\u00ebsuan pun\u00ebn e\nhetuesve p\u00ebr d\u00ebnimin e Gencit e Vilsonit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dokumenti i vendimit t\u00eb\njasht\u00ebligjsh\u00ebm, me vdekje, u miratua nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, Aranit\n\u00c7ela dhe Kolegji i Apelit, nd\u00ebrsa Presidiumi i Kuvendit Popullor, nuk e pranoi\nlutjen p\u00ebr faljen e jet\u00ebs. I fundit, ministri i brendsh\u00ebm, urdh\u00ebroi me shkrim\npolicin\u00eb e Librazhdit p\u00ebr ekzekutimin larg qytetit. Qarkullon dhe nj\u00eb d\u00ebshmi\nnga nj\u00eb pjes\u00ebtar i tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, i munduar nga\nankthi i paduruesh\u00ebm i heshtjes, si n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim, ai tregon p\u00ebr \u00e7astet e\nfundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb dy poet\u00ebve Genc Leka e Vilson Blloshmi. Para pushkatimit,\nkryehetuesi kriminel, iu qas buz\u00ebgas Vilsonit. Mesa kuptohej pas torturave\n\u00e7\u2019njerzore ai k\u00ebrkoi posht\u00ebrimin e tij, edhe n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, bashk\u00ebpunimin\nme organet e sigurimit. Kund\u00ebrshtimi k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs i poetit t\u00eb liris\u00eb, qe i\nmenj\u00ebhersh\u00ebm. Pas pak u dha komanda, \u201dzjarr!\u201d Gjith\u00e7ka mbaroi. Krismat n\u00eb\nhijen&nbsp; e malit t\u00eb Zgar\u00ebs u p\u00ebrzihen me\nzhurm\u00ebn e rrjedh\u00ebs s\u00eb Shkumbinit e jehon\u00ebn maleve, ku poet\u00ebt t\u00eb pandar\u00eb ndrijn\u00eb\nsi yje lart n\u00eb qiell, nd\u00ebrsa vepra e tyre e bukur jeton n\u00eb mendjen e zerat e\nrinis\u00eb.&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kur diktatori i pashpirt,\nu zhduk n\u00ebn dhe, degjohej gaz-hidh\u00ebt n\u00eb festivale, k\u00ebnga e vdekur, \u201cLule p\u00ebr\nxhaxhin Enver\u201d nga barinj\u00ebt\u00eb e dhive, \u201cbilbila me lule mbi qeleshe\u2026\u201d<\/em>Nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt-vall\u00ebtar\u00eb nga Librazhdi, mban emrin\nTaulant Balla. Sot ai esht\u00eb nj\u00eb prej mashtruesve t\u00eb koruptuar e g\u00ebnjeshtar i\ngjobitur n\u00ebp\u00ebr gjyqe. Nd\u00ebrkoh\u00eb, edhe sh\u00ebrb\u00ebtor besnik i kryeminitrit n\u00eb ikje\nRama. P\u00ebr \u00e7udi vet\u00ebm aty nga viti 2017, shkrimtari &nbsp;i realizmit socialist, Ismail Kadare, u b\u00eb i\ngjall\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, me parth\u00ebnien n\u00eb librin \u201cGenci&nbsp; e Vilsoni\u201d, botuar nga Sadik Bejko p\u00ebr dy\npoet\u00ebt e pushkatuar n\u00eb 1977. <em><\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>I pyetur disa vite m\u00eb\npar\u00eb&nbsp; Kadare ishte p\u00ebrgjigjur, se p\u00ebr\nvrasjen e dy poeteve.&nbsp; qe njohur nga nj\u00eb\nshkrim i historianit Uran Butka!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Nx\u00ebn\u00ebsit n\u00eb shkolla, kudo\nn\u00eb Shqip\u00ebri, presin t\u00ebkthehen\nm\u00ebsuesit e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, si krijohen poezit\u00eb e liris\u00eb. &nbsp;Tashm\u00eb poet\u00ebt, Genci e Vilsoni, &nbsp;ligj\u00ebrisht\njan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb pafajsh\u00ebm e Martir\u00eb t\u00eb Demokracis\u00eb, por &nbsp;Nderi i Librazhdit, e Nderi&nbsp; i Kombit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dy nga&nbsp; poezit\u00eb e d\u00ebnuara t\u00eb Gencit:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>KUJTIMI YT<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKujtimi yt m\u00eb hodhi k\u00ebt\u00eb nat\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e brengave pa fund\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>( Ah! \u00ebnd\u00ebrr e kalt\u00ebr,&nbsp; k\u00ebputur p\u00ebr mes)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe nis mendimi&nbsp; rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shtegun e blert\u00eb kur nuk e gjen gj\u00ebkund<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Vezulluar&nbsp; prapa mbr\u00ebmjes e \u00e7do m\u00ebngjes.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp; POEZIA E FUNDIT<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cO h\u00ebn\u00eb pse dole, moj kaq e trishtuar<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Mos vall\u00eb p\u00ebr mua po mban zi?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u00c7\u2019m\u00eb fsheh ashtu me sy t\u00eb lotuar,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Mos m\u2019u sos jeta dhe un\u00eb s\u2019e di?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Po dhe n\u00eb vdeksha, jeta s\u2019ka t\u00eb mbaruar<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe pse sot po shkruaj&nbsp; t\u00eb fundmen poezi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga dosja e Vilsonit:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;N\u00eb dosjen e Vilsonit u gjet\u00ebn&nbsp; sh\u00ebnime &nbsp;me\nshqipe t\u00eb pasur, arsyetime t\u00eb thella, ligj\u00ebrime prej shkrimtari, me vler\u00eb p\u00ebr\nata q\u00eb studiojn\u00eb gjuhen e let\u00ebrsin\u00eb shqipe:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cN\u00eb vitin 1966 mbrojta shkoll\u00ebn e mesme pedagogjike. Ishim 208\nmaturant\u00eb. Nga t\u00eb 208-\u00ebt vet\u00ebm un\u00eb u ndava: nuk m\u2019u dha e drejta p\u00ebr t\u00eb\nushtruar profesionin si arsimtar. Me sa duket, kjo lidhej me t\u00eb kaluar\u00ebn jo t\u00eb\nmir\u00eb t\u00eb familjes sime. N\u00eb vitin 1972 kam shkruar nj\u00eb poezi. E kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb dit\u00ebt\nkur po hapej viti i ri shkollor; isha i d\u00ebshp\u00ebruar, mbasi me koh\u00eb kisha k\u00ebrkuar\nq\u00eb t\u00eb ushtroja profesionin si arsimtar dhe kjo e drejt\u00eb nuk m\u00eb jepej. N\u00eb ato\nrrethana kam shkruar poezin\u00eb:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cN\u00ebse nuk munda breng\u00ebs t\u2019i b\u00ebj ball\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Zjarr p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb kam n\u00eb shpirt t\u00eb djegur<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00ebse m\u00eb i vdekur jam nga \u00e7do i gjall\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Mir\u00eb pra, m\u2019i gjall\u00eb jam se \u00e7do i vdekur.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Jam thyer para d\u00ebshir\u00eb sime, para d\u00ebshp\u00ebrimit tim. Koh\u00ebt shkonin\ndhe un\u00eb vazhdoja t\u00eb punoja n\u00eb prodhim. U b\u00ebra pesimist. Nuk jam llogaritur mes\nnjer\u00ebzve dhe shok\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt bashk\u00eb mbaruam shkoll\u00ebn, por u llogarita midis\nklasave t\u00eb vdekura, mes njer\u00ebzve t\u00eb vdekur. N\u00eb poezin\u00eb m\u00eb sip\u00ebr un\u00eb kam dashur\nt\u00eb them se jam m\u00eb i gjall\u00eb se t\u00eb vdekurit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sh\u00ebnimet n\u00eb ditarin tim japin mbresa nga jeta e p\u00ebrditshme,\nshprehje t\u00eb nxjerra nga studimi i autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb huaj,\nngjarje dhe ndodhi t\u00eb jet\u00ebs sime, t\u00eb jet\u00ebs shoq\u00ebrore. Me shprehjen se njer\u00ebzit\nmbajn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb emra fals\u00eb, dua t\u00eb them se njer\u00ebzit ndryshe hiqen e ndryshe\njan\u00eb. E kam shkruar k\u00ebt\u00eb si vler\u00eb njoh\u00ebse p\u00ebr njeriun, ose dhe p\u00ebr ndonj\u00eb njeri\nkonkret.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndryshe nga shok\u00ebt e mi t\u00eb shkoll\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb disa vjet q\u00eb\ne ushtrojn\u00eb profesionin e m\u00ebsuesit jeta ime \u00ebsht\u00eb monotone, e m\u00ebrzitshme dhe pa\nasnj\u00eb g\u00ebzim. Ata jan\u00eb arsimtar\u00eb, un\u00eb punoj n\u00eb minier\u00eb. Ky trajtim nuk m\u00eb p\u00eblqen\ndhe m\u00eb duket i padrejt\u00eb. Perspektiva ime \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb njeriu t\u00eb pafat n\u00eb jet\u00eb.\n\u00c7\u2019far\u00eb kam b\u00ebr\u00eb? I ri jam, forcat nuk m\u00eb mungojn\u00eb, por nuk kam qet\u00ebsi,\nnd\u00ebrgjegjja nuk m\u00eb l\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Kulmi i d\u00ebshp\u00ebrimit arrin atje ku un\u00eb them m\u00eb\nmir\u00eb t\u00eb mos kisha lindur sesa linda n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb q\u00eb m\u00eb vret e m\u00eb brengos. Un\u00eb\nkam nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb keqe, kjo \u00ebsht\u00eb natyra e trishtimit, un\u00eb m\u00ebrzitem shpesh. N\u00eb\njet\u00ebn e p\u00ebrditshme e kam p\u00ebr natyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i b\u00ebj keq askujt. Gjithmon\u00eb\nvrisja mendjen: \u00e7\u2019do b\u00ebhej m\u00eb von\u00eb, madje, duke qen\u00eb i brengosur, rrija zgjuar,\ni m\u00ebrzitur, i d\u00ebshp\u00ebruar, sa arrija ta bashkoj mbr\u00ebmjen me m\u00ebngjesin\u2026\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pra, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim&nbsp; e sip\u00ebr poeti p\u00ebrfytyronte veten n\u00eb nj\u00eb\nbot\u00eb t\u00eb ngjashme me Saharan\u00eb:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Saharaja, larg \u00ebsht\u00eb Saharaja,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Saharaja shk\u00ebmb e r\u00ebr\u00eb e gur\u00eb,<br>\nQ\u00eb ka shok ve\u00e7 emrin e saja<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe ngaq\u00eb s\u2019sheh \u00ebndrra, s\u2019sheh as drur\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Saharaja s\u2019di t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb.<br>\nAjo bluan gur\u00eb n\u00eb m\u00ebnt\u2019 e saj\u00eb\u2026<br>\nSaharaja s\u2019ka k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb,<br>\nSaharaja s\u2019ka as lot t\u00eb qaj\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>.Saharaja nuk ka miq e shok\u00eb<br>\nSaharaja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb,<br>\nThon\u00eb se dhe nat\u00ebn nuk shkon mir\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nat\u00ebs s\u2019i p\u00eblqen n\u00eb Sahara,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>S\u2019i p\u00eblqen t\u00eb ket\u00eb ve\u00e7 gur\u00eb p\u00ebr shtroj\u00eb;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Fjal\u00eb e dashuri e njer\u00ebz s\u2019ka;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shkret\u00ebtir\u00ebs shket e shkrep\u00eb<br>\nKur hyn\u00eb dielli e kur hesht th\u00ebllimi<br>\nShkret\u00ebtir\u00eb e shkret\u00eb mbetet shkret\u00eb\u2026\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n\u2014\u2014\u2014\u2013<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga Viktor Hygo:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\nEKSTAZE&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00eb nat\u00eb plot me yje, pran\u00eb dallg\u00ebve isha vet\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>As dhe nj\u00eb re n\u00eb qiell, as dhe nj\u00eb vel mbi det.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>M\u00eb larg nga bota jon\u00eb v\u00ebshtrimi zhytej thell\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe pyjet mbar\u00eb, dhe malet, natyra pa mbarim<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sikur po pyesnin ngjanin, me t\u00eb turbullt murmurim\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dallg\u00ebt e detit, zjarret edhe qiell.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Edhe t\u00eb lart\u00eb yje, legjiona me mij\u00eb<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb ul\u00ebt me mij\u00ebra harmoni&nbsp;&nbsp;&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Thoshin duke p\u00ebrkulur&nbsp; at\u00eb kuror\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe dallg\u00ebt blu&nbsp; q\u2019asnj\u00eb s\u2019mund, t\u2019i drejtoj\u00eb, t\u2019i ndal\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;Thoshin duke mb\u00ebshtjell\u00eb shkum\u00ebn mbi shkulm e vale:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb Zoti, Zoti i lart\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;\n&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;* * *<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb kujtim e peng nderimi, shkruesi i k\u00ebtyre rradh\u00ebve u ka\nkushtuar poezin\u00eb \u201cDy yje mbi hijen e malit.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>DY&nbsp; YJE&nbsp; MBI&nbsp; HIJEN&nbsp; E&nbsp; MALIT*<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb hijen e malit, n\u00eb p\u00ebrv\u00eblim korriku,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>shkret\u00ebtira bijt\u00eb e n\u00ebnave mbuloi,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>bylbylat&nbsp; e pyjeve, poet\u00ebt e freskis\u00eb rinore,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>poet\u00ebt e bukur t\u00eb qiellit, guximtar\u00ebt e liris\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Me klithma&nbsp; e flak\u00eb vrastare<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>n\u00eb terr mizor,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>shkret\u00ebtira e t\u00ebrbuar mori hak,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>kund\u00ebr ajrit, kund\u00ebr liris\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>kund\u00ebr drit\u00ebs,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>kund\u00ebr \u00ebndrrave, kund\u00ebr k\u00ebng\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Heshtja e thell\u00eb sundoi<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>ve\u00e7 nj\u00eb \u00e7ast!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Jehona&nbsp; e dhimbjes s\u00eb malit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>fluturoi gjithkund!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>S\u2019\u00ebsht\u00eb aq leht\u00eb&nbsp; t\u00eb vras\u00ebsh\npoet\u00ebt<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>n\u00eb hijen e malit,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>s\u2019\u00ebsht\u00eb aq&nbsp; leht\u00eb t\u00eb vras\u00ebsh poet\u00ebt,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>t\u00eb ndal\u00ebsh rrjedhat e mendimit,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>t\u00eb zhduk\u00ebsh shpirtin, t\u00eb fik\u00ebsh dit\u00ebn,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>s\u2019\u00ebsht\u00eb aq leht\u00eb&nbsp; t\u00eb vras\u00ebsh\npoet\u00ebt,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>krimin ta fsheh\u00ebsh n\u00ebn dhe!..<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga zemra e tyre,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>k\u00ebng\u00ebt e gjakosura, thirrjet p\u00ebr liri,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>me flatrat e shqipes,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>kryengrit\u00ebse u ngrit\u00ebn lart,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>murlanin e fjetur zgjuan,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>z\u00ebm\u00ebrimin ndaj tiranis\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>U rrafshuan dunat e sfilitjes,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb&nbsp; zhegu&nbsp; u shua,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>pluhuri gri&nbsp; u tret.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>U tund piramida n\u00eb themel,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>muret e ngujimit ran\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Fryma e koh\u00ebs i shkundi ret\u00eb uj\u00ebplota,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>u zbut dheu, ngriti kryet bari i njom\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>plas\u00ebn gonxhet, shp\u00ebrhyen lulet,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>mbi blerim e hijeshi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Frym\u00eb e koh\u00ebs me psher\u00ebtim\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>tymin shp\u00ebrndan nga hija e malit,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>gjurm\u00eb krimi, njolla gjaku zbulon.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb oborre shkollash,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>v\u00ebshtrojn\u00eb nd\u00ebr lot malin e trishtuar,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>rr\u00ebzimin e gjetheve n\u00eb vjesht\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pse vonojn\u00eb m\u00ebsuesit,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>pse s\u2019po vijn\u00eb poet\u00ebt<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Genci e Vilsoni?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shkumbini shkum\u00ebzon<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>dredhon nd\u00ebr&nbsp; gur\u00eb&nbsp;e kthesa,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>z\u00ebra val\u00ebsh zhurm\u00ebrojn\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>k\u00ebrkohen poet\u00ebt.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Osh\u00ebtima nga hija e malit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u00e7ohet&nbsp; n\u00eb qiell.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dilni e shihni,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>mbi&nbsp; rrethin e h\u00ebn\u00ebs<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>vezullues dy yje&nbsp; t\u00eb qet\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>dy yje t\u00eb bukur,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>dy yjet e ndritur t\u00eb zgjimit<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &#8212;&#8212;-<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>VILSON BLLOSHMI GENC LEKA Nga Agim Xh. D\u00ebshnica Ju q\u00eb do t\u00eb shkoni t\u00eb votoni p\u00ebr ndryshimin kund\u00ebr krimit, ndaluni pak pran\u00eb p\u00ebrmendores s\u00eb Gencit e Vilsonit, hidhni do lule e kujtoni me nderim dy djemt\u00eb e pafajsh\u00ebm, poet\u00ebt demokrat\u00eb t\u00eb &nbsp;liris\u00eb, &nbsp;t\u00eb pushkatuar,&nbsp; pasardh\u00ebs t\u00eb denj\u00eb t\u00eb m\u00ebsuesve atdhetar\u00eb. &nbsp;Si \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb m\u00ebngjes&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8983,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-8982","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8982"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8982\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8984,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8982\/revisions\/8984"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}