{"id":8967,"date":"2021-04-11T20:37:25","date_gmt":"2021-04-11T20:37:25","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8967"},"modified":"2021-04-11T20:37:25","modified_gmt":"2021-04-11T20:37:25","slug":"nje-mik-i-ri-per-lexuesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8967","title":{"rendered":"Nj\u00eb mik i ri p\u00ebr lexuesit"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"159\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Alma-Zekollari.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8968\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Alma-Zekollari.jpg 159w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Alma-Zekollari-150x150.jpg 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Alma-Zekollari-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 159px) 100vw, 159px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Ne foto: Alma Zekollari<\/p>\n\n\n\n<p>Nga: Armela Hysi<\/p>\n\n\n\n<p>Mbi librin \u201cUn\u00eb e vrava Ver\u00ebn\u201d nga Alma Ibi Zekollari<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr\nAlm\u00ebn<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c&#8230;<em>N\u00ebn skeletin e that\u00eb t\u00eb mir\u00ebsjelljes, zgjata\ndor\u00ebn. D\u00ebbora u step e trembur n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt tona. Drita e saj u rrek t\u00eb \u00e7elte\nkujtime e kujtime n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb lidhte dy syt\u00eb<\/em>&#8230;\u201d&nbsp; Me k\u00ebto fjali t\u00eb nj\u00eb pasazhi t\u00eb shkurt\u00ebr\nshk\u00ebputur nga tregimi \u201cGjurm\u00eb n\u00eb d\u00ebbor\u00eb\u201d, prezantohet q\u00eb n\u00eb faqen e par\u00eb\nautorja Alma Ibi Zekollari n\u00eb v\u00ebllimin e saj me tregime \u201cUn\u00eb e vrava Ver\u00ebn\u201d. Ky\nlib\u00ebr i par\u00eb i saj q\u00eb vjen n\u00ebn korrektimin letrar t\u00eb Eriketa Koll\u00e7aku Qorlazja\ndhe redaktimin p\u00ebr shtyp t\u00eb krijuesit Nase Jani, sapo \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\ndigjitale dhe mund ta gjejm\u00eb n\u00eb adresat elektronike <a href=\"https:\/\/www.smashwords.com\/books\/view\/1067951\">https:\/\/www.smashwords.com\/books\/view\/1067951<\/a> dhe <a href=\"https:\/\/issuhub.com\/view\/index\/32922\">https:\/\/issuhub.com\/view\/index\/32922<\/a> . K\u00ebshtu, lexuesi q\u00eb prej janarit t\u00eb k\u00ebtij viti ka mund\u00ebsi\nta shijoj\u00eb dhe t\u00eb njihet mir\u00ebsisht me nj\u00eb proz\u00eb t\u00eb kompletuar dhe p\u00ebrcjell\u00ebse. <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr Alma Ibi Zekollarin kam shkruar edhe her\u00eb t\u00eb tjera. N\u00eb radh\u00ebt e m\u00ebparshme p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr pasion t\u00eb saj, v\u00ebrtet mahnit\u00ebs e t\u00eb admiruesh\u00ebm n\u00eb syt\u00eb e mi, t\u00eb regjizimit dhe krijimit t\u00eb filmave. Edhe p\u00ebr \u00e7mimet e dallimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Disa nga shkrimet e saj jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur si l\u00ebnd\u00eb baz\u00eb, pra si ide e skenar\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekjet e saj t\u00eb para e t\u00eb suksesshme kinematografike. Prandaj nuk kisha sesi t\u00eb mos ndalesha edhe tek ky detaj dhe hap i ri n\u00eb jet\u00ebn artistike t\u00eb Alm\u00ebs, madje, duke qen\u00eb se njihemi personalisht, p\u00ebrher\u00eb e kam nxitur dhe d\u00ebshiruar botimin e nj\u00eb libri t\u00eb till\u00eb nga ana e saj. \u00cbsht\u00eb, pra, edhe p\u00ebr mua nj\u00eb pritje q\u00eb b\u00ebhet realitet.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"295\" height=\"448\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/alma-zekollari1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8969\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/alma-zekollari1.jpg 295w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/alma-zekollari1-198x300.jpg 198w\" sizes=\"auto, (max-width: 295px) 100vw, 295px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e njohur\nse, kushdo q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jet\u00eb nuk ka ve\u00e7se t\u2019i falet sa\nm\u00eb shpesh q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur librave dhe eksperiencave t\u00eb tyre mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse.\nK\u00ebshtu lexuesi \u2013 kur librat e heronjt\u00eb e tyre p\u00ebrkat\u00ebs nuk m\u00ebnojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb\n\u201cbujar\u00eb\u201d e t\u00eb arritur, sigurisht \u2013 tek i jepen brenda disa faqeve emocione,\nperceptime, ide, ndjenja e p\u00ebrvoja, do mund t\u2019i vesh\u00eb e t\u2019i shijoj\u00eb t\u00eb gjitha\nk\u00ebto si t\u00eb tijat. T\u00eb lidhet e t\u00eb provoj\u00eb me to t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7aste jetike, t\u00eb\nkrijoj\u00eb kujtime t\u00eb pasqyruara duke paralelizuar me t\u00eb tjerat t\u00eb vetat, e s\u00eb\nfundi t\u00eb hulumtoj\u00eb vet\u00eb jet\u00ebn si\u00e7 i p\u00ebrket ekzistenc\u00ebs. Jet\u00ebn e tij, jet\u00ebn e\nshoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn interesohet, jet\u00ebn si aspekt dhe jet\u00ebn si realitet. Ndaj,\nvuajtja a lumturia e personazheve, njohurit\u00eb q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb dhe bot\u00ebkuptimi\nb\u00ebhet fal\u00eb nj\u00eb libri, nj\u00eb jet\u00eb e t\u00ebr\u00eb shtes\u00eb e dhuruar p\u00ebr t\u00eb mbetur brenda\nshpirtit, brenda nd\u00ebrgjegjes, brenda kujtes\u00ebs, ashtu si\u00e7 mbeten tonat\neksperienca vitale. Me librin e Alm\u00ebs \u201cUn\u00eb e vrava Ver\u00ebn\u201d kalova edhe un\u00eb si\nlexuese pasditet e dy dit\u00ebve t\u00eb fundit. Ndon\u00ebse let\u00ebrsia e Alm\u00ebs nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb\nkrejt e panjohur (si\u00e7 sip\u00ebrp\u00ebrmenda, mjaft nga rreshtat e librit n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb\nhasura tek-tuk n\u00eb shtypin shqiptar t\u00eb Greqis\u00eb, i kam shijuar edhe m\u00eb her\u00ebt),\nndon\u00ebse arrita ta p\u00ebrfundoj librin q\u00eb n\u00eb pasditen e par\u00eb, (fal\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb\nrrjedhshme e t\u00eb zgjedhur q\u00eb krijon nj\u00eb lexim t\u00eb qet\u00eb dhe d\u00ebshir\u00ebn e ngroht\u00eb t\u00eb\nk\u00ebrsh\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos iu larguar \u00e7do tregimi faqe pas faqeje deri n\u00eb fund) e\nrilexova edhe dit\u00ebn e dyt\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi, duke e p\u00ebrvijuar k\u00ebndsh\u00ebm s\u00ebrithi.\nKryesisht, ngaq\u00eb si lexues arrin t\u00eb krijosh nj\u00eb lidhje simpatie t\u00eb sinqert\u00eb me\nt\u00ebr\u00eb rr\u00ebfimet, (shumica e tregimeve jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur me art n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e\nrr\u00ebfimit n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb)&nbsp; ata vijn\u00eb t\u00eb\nngroht\u00eb e p\u00ebrshkrues e arrin t\u2019i mbash mend gjat\u00eb. Ndaj, teksa zura ta shikoj\np\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb, nuk ishte m\u00eb k\u00ebrsh\u00ebria, padyshim, por m\u00ebnyra e kthjell\u00ebt e\nkrijimit t\u00eb lidhjes me lexuesit, e p\u00ebrshkrimeve t\u00eb p\u00ebrjetimeve, detajeve t\u00eb\ngdhendura q\u00eb d\u00ebftojn\u00eb qart\u00eb se prozat, megjith\u00ebse jo t\u00eb thurura tani von\u00eb, jan\u00eb\nshkruar nga nj\u00eb person me talent dhe me sy individual krijues, me gjuh\u00eb e stil,\nfreskia e t\u00eb cilit ballafaqohet pareshtur me temat.&nbsp; Kan\u00eb estetik\u00eb e p\u00ebrqasjen e let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb do\nt\u00eb p\u00eblqehet n\u00eb \u00e7do aspekt letraro-artistik apo struktural. Nd\u00ebrtimi i fjalive\nlarmon, por patroni i m\u00ebnyr\u00ebs ruhet p\u00ebrgjat\u00eb t\u00ebr\u00eb tekstit duke d\u00ebshmuar stil\ndhe jo rast\u00ebsi p\u00ebrdorimi. D\u00ebftojn\u00eb,&nbsp;\ngjithashtu, se syri estetik i autores dhe t\u00ebr\u00eb formulimi krijues i saj\nka tabanin e nj\u00eb l\u00ebvrimi q\u00eb i q\u00ebndron koh\u00ebs, i reziston firos artistike pa\nhumbje dhe pa mang\u00ebsi edhe kur reagimet e saj krijuese i p\u00ebrkasin nj\u00eb a dy\ndekadave m\u00eb par\u00eb, e diku di\u00e7 m\u00eb tep\u00ebr. Ai vjen i v\u00ebrtet\u00eb, i preksh\u00ebm dhe\nstatik.&nbsp; Gjallon i perceptuar, jo n\u00eb\nm\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb e kalimtare, por si nj\u00eb stacion q\u00eb t\u00eb mban edhe ty si lexues\nta shikosh me bindje e p\u00ebrvijosh personalisht. T\u00eb&nbsp; ndjesh se ajo q\u00eb lexon mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga\nngjarjet q\u00eb po ndodh tani, n\u00eb \u00e7astin e koordinat\u00ebn ku jemi, si nj\u00eb pasazh i\nshk\u00ebputur nga nj\u00eb ngjarje reale p\u00ebrball\u00eb nesh, brenda kontureve sociale me t\u00eb\ncilat ndeshemi \u00e7do dit\u00eb, ose dhe brenda nesh, personazhe t\u00eb vet\u00eb jet\u00ebs son\u00eb.\nAlma ka nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkruaj\u00eb, kjo e b\u00ebn proz\u00ebn e saj\nt\u00eb jet\u00eb nj\u00eb skel\u00eb e ngritur p\u00ebr t\u2019u mb\u00ebshtetur e bazuar si nj\u00eb shkallare\nndihm\u00ebse rikonstruktimi, qoft\u00eb edhe rifreskimi t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me veten, me\njet\u00ebn, me romanc\u00ebn e pakuptimt\u00eb t\u00eb ndrydhjes, apo me bot\u00ebn e qasht\u00ebr t\u00eb\ndashuris\u00eb. Dhe e gjith\u00eb kjo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kon\u00e7ize e t\u00eb kursyer. Proza e Zekollarit\nt\u00eb jepet aq sa dhe si duhet, p\u00ebrshkruan me intuit\u00eb perfekte dhe siguri josh\u00ebse\naq detaje sa e b\u00ebjn\u00eb rr\u00ebfimin t\u00eb bollsh\u00ebm e t\u00eb kuptuesh\u00ebm, por dhe t\u00eb shpejt\u00eb e\nt\u00ebrheq\u00ebs. Ajo lejon q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb si lexues brenda proz\u00ebs, duke t\u00eb\nmunguar enkas nj\u00eb p\u00ebrzgjatje planimetrike e cila do rrezikonte ta b\u00ebnte t\u00eb\ndilte nga kornizat e nj\u00eb tregimi t\u00eb arrir\u00eb, si nj\u00eb argument i l\u00ebn\u00eb n\u00eb tryez\u00eb\npasi sapo ka p\u00ebrfunduar, me indiferenc\u00eb ekstreme p\u00ebr rrjedhoj\u00ebn e komenteve,\ndebateve e hamend\u00ebsimeve. T\u00eb detyron ta \u00e7osh gjat\u00eb n\u00eb mendje, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb me\nvullnetin, d\u00ebshir\u00ebn e krejt\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde nj\u00eb dimension tjet\u00ebr relatave\nq\u00eb ke krijuar ti tashm\u00eb me let\u00ebrsin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb. Por kjo aft\u00ebsi konstruktive nuk\n\u00ebsht\u00eb aspak e ashp\u00ebr e nuk lejon mang\u00ebsi n\u00eb gdhendjen figurative: \u201c<em>Ajo ndjesi mbyt\u00ebse nga vetmia ime mes\nnjer\u00ebzve p\u00ebrs\u00ebritej shpesh dhe m\u00eb bindte se atje strukej shpirti im i plagosur<\/em>\u201d;\napo \u201c<em>An\u00ebve t\u00eb qiellit ishte varur nj\u00eb blu\ne tymt\u00eb q\u00eb t\u00eb sillte mesht\u00ebsi. Nj\u00eb grimcim i pluhurt shiu sikur t\u00eb mbyste. Ajri\ni lag\u00ebsht i atij m\u00ebngjesi t\u00eb ndillte p\u00ebrgjumje nd\u00ebrsa pellgjet q\u00eb kishin arnuar\nrrug\u00ebn t\u00eb ftonin n\u00eb dyluftim.\u201d<\/em> K\u00ebshtu shprehet autorja tek tregimi \u201cNjeriu\ni piteve\u201d q\u00eb \u00e7el v\u00ebllimin \u201cUn\u00eb e vrava Ver\u00ebn\u201d dhe, si n\u00eb nj\u00eb sken\u00eb Kafkjane\nmakthndjell\u00ebse,&nbsp; lexuesi ndjek hapat\nrr\u00ebfimtar\u00eb t\u00eb ngjyrosur n\u00ebn preversitetin e qytetit t\u00eb shum\u00ebkujt sot, populluar\nnga njer\u00ebz, por jo v\u00ebrtet human e t\u00eb ngroht\u00eb, n\u00eb p\u00ebrpjekjet e veta p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb\nfrym\u00ebmarrje. Po k\u00ebshtu tek tregimi \u201cGjurm\u00eb n\u00eb d\u00ebbor\u00eb\u201d ve\u00e7ojm\u00eb gjuh\u00ebn artistike\nq\u00eb e vesh me estetik\u00eb dhe linj\u00ebn e k\u00ebtij rr\u00ebfimi q\u00eb p\u00ebrmban dialog\u00eb, po aq sa\ndhe monolog\u00eb, dhe me fines\u00eb nd\u00ebrthuren s\u00eb bashku me t\u00ebr\u00eb faktor\u00ebt e nj\u00eb pasazhi\njetik, ku e brendshmja dhe e jashtmja jan\u00eb simbioza t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit \u00e7ast t\u00eb\nravij\u00ebzuar, tanim\u00eb, n\u00eb t\u00eb ndodhur\u00ebn po aq sa dhe n\u00eb t\u00eb pandodhur\u00ebn\nnj\u00ebkoh\u00ebsisht. \u201c<em>Koha sikur ishte tkurrur\nbrenda or\u00ebve, minutave, sekondave t\u00eb saj. Dukej e ngrir\u00eb, e pal\u00ebvizshme, e\nmurosur. Ishte mish\u00ebruar n\u00eb trupin e nj\u00eb skulpture me konture t\u00eb shprishura nga\nvitet, mbi t\u00eb cil\u00ebn pluhuri i tymt\u00eb ka zbehur freskin\u00eb e skalitjes<\/em>\u201d.\nTregimi i tret\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ai q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb titullin v\u00ebllimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga\nm\u00eb p\u00ebrshkruesit dhe t\u00eb dhimbshmit, jo vet\u00ebm p\u00ebrsa i p\u00ebrket ngjarjeve n\u00eb t\u00eb\ncilat na merr rryma t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb me intensitet, por dhe nuancave t\u00eb shpirtit\nnjer\u00ebzor, ato reflekse q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb thellohemi n\u00eb nj\u00eb tregim t\u00eb till\u00eb, jan\u00eb\npik\u00ebrisht ballafaqimi me dob\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim linjat\nkonstruktive kan\u00eb ve\u00e7ori t\u00eb mir\u00ebfillta artistike duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pamje plot\u00eb\nl\u00ebng-ngop\u00ebs vet\u00ebm n\u00eb disa sekuenca t\u00eb mir\u00ebtjerra. Surealiteti, q\u00eb diku-diku\nnxjerr krye, pa qen\u00eb enkas sakt\u00ebsisht i till\u00eb n\u00eb shkrimin e Alma Ibi\nZekollarit, ka tendenca m\u00eb primare tek ky tregim dhe jep kuptimplotshm\u00ebrin\u00eb\nspektrike t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, duke pasuruar jo vet\u00ebm tregimin, por t\u00ebr\u00eb librin,\nsi dhe m\u00eb tej lexuesin, s\u00eb pari gjat\u00eb p\u00eb\u00e7ueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ngjarjeve dhe n\u00eb vazhdim\nsi nj\u00eb hallk\u00eb emocionale q\u00eb mbetet e peshon.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Tregimet \u201cMysafirja e rrall\u00eb\u201d dhe \u201cKlithm\u00eb\nyjesh\u201d jan\u00eb shkrime t\u00eb dedikuar p\u00ebr dy \u00e7aste t\u00eb jetuar ekzakt\u00ebsisht, si\u00e7 jepet\njo vet\u00ebm p\u00ebrshtypja e sigurt p\u00ebr lexuesin, por edhe vet\u00eb sqarimi nga autorja.\nTek tregimi i par\u00eb autorja Zekollari&nbsp;\np\u00ebrshkruan me ndjenja fisnike dit\u00ebt tep\u00ebr t\u00eb ve\u00e7anta kur aktorja e\nkalibrit mbar\u00ebbot\u00ebror Margarita Xhepa bujti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e k\u00ebsaj n\u00eb Athin\u00eb,\nardhur p\u00ebr nj\u00eb takim mbresa-ndezur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit q\u00eb pat\u00ebm fatin e\nnderin ta takonim; e padyshim ve\u00e7antia e k\u00ebsaj ngjarjeje nuk mund t\u00eb mos\np\u00ebrshkruhej n\u00eb let\u00ebr nga Alma me t\u00ebr\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkon. Duhet theksuar\nse ky krijim \u00ebsht\u00eb dhe shkrimi ku Zekollari do t\u00eb na d\u00ebftoj\u00eb me nj\u00eb prekje tangjente\nedhe mbi pasionin e saj t\u00eb regjisur\u00ebs, prandaj besoj dhe k\u00ebshilloj edhe un\u00eb si\nautore e krijuese, por m\u00eb tep\u00ebr si lexuese, t\u00eb kemi n\u00eb t\u00eb ardhmen shkrime t\u00eb\ntjera e m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasion josh\u00ebs. Sepse\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli q\u00eb nj\u00eb letrar i mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb gjendet n\u00eb an\u00ebn e pasme t\u00eb\nsken\u00ebs dhe t\u00eb na marr\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, ne pasionant\u00ebve t\u00eb imt\u00ebsive, p\u00ebr dore e t\u00eb\nna sh\u00ebtis\u00eb n\u00eb l\u00ebme t\u00eb tilla. <\/p>\n\n\n\n<p>Tregimi tjet\u00ebr\nq\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmenda mban dat\u00ebn e vitit 1998, e ardhur si t\u00eb gjitha shkrimet q\u00eb nj\u00eb\nautor boton vite m\u00eb von\u00eb me estetik\u00ebn e t\u00eb sotmes, padyshim, nd\u00ebrsa kemi t\u00eb\nb\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb proz\u00eb disi m\u00eb poetike, q\u00eb i p\u00ebrshtatet ndjenj\u00ebs romantike dhe\np\u00ebrshkrimit t\u00eb ndjesive rinore me t\u00ebr\u00eb naivitetin e tyre t\u00eb preksh\u00ebm e plot\nbrisht\u00ebsi idilike dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht mosh\u00ebs s\u00eb autores-personazh. Ky shkrim sjell\np\u00ebr risi e larmi nj\u00eb tuf\u00eb pasazhesh t\u00eb stilit ditaresk, nd\u00ebrsa imagjinata e t\u00eb\ndashuruarve sjell mund\u00ebsin\u00eb e realizimit t\u00eb nj\u00eb dite, nj\u00eb takimi, nj\u00eb lidhjeje,\nnj\u00eb jete mbi koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00eb dhe mbi t\u00eb mundshmen, nd\u00ebrsa luan me nd\u00ebrrimin e\npasazheve duke krijuar ornamente me n\u00ebn-titujt ndar\u00ebs. Tregimin q\u00eb ve\u00e7ova p\u00ebr\nn\u00eb fund, \u201cLiri e bastarduar\u201d, e admirova ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr pafund\u00ebsin\u00eb e temave\nreal0-shoq\u00ebrore q\u00eb p\u00ebrmbledh, pa u r\u00ebnduar as zgjatur, por pa i munguar as\ndetajimi skulptural e as ngjyrosja plot reflekse emocionale. \u00cbsht\u00eb fare mir\u00eb\nsubjekti i nj\u00eb romani q\u00eb kursen aq bukur koh\u00ebn e lexuesit dhe v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb\nd\u00ebshmi, se p\u00ebr Alm\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi p\u00ebrzgjedhja e zhanrit n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrkundrazi.\nKudo n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mir\u00ebtrajtuar krijuesja d\u00ebfton themelet e thella t\u00eb veprimtaris\ns\u00eb vet me let\u00ebrsin\u00eb, edhe pse \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm botim i par\u00eb i saj, q\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb\nqen\u00eb i fundit dhe se ajo vet\u00eb s\u2019ka mund\u00ebsi t\u00eb harrohet apo anashkalohet si\nautore. Ky lib\u00ebr i shtohet vazhd\u00ebs s\u00eb krijuesve dhe vepr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb\npakrahasueshme letrare n\u00eb komunitetin shqiptar t\u00eb Greqis\u00eb, ku Alma Ibi\nZekollari duhet cil\u00ebsuar me mir\u00ebnjohje se \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht aktive e me debutim\nt\u00eb vlefsh\u00ebm n\u00eb dhjet\u00ebra drejtime, nj\u00ebher\u00ebsh dhe M\u00ebsuese Plot\u00ebsuese e Gjuh\u00ebs\nShqipe n\u00eb emigracion. Alma, s\u00eb bashku me korrektoren letrare t\u00eb k\u00ebtij libri, (dhe\njo vet\u00ebm) Eriketa Qorlazja, kan\u00eb vite tashm\u00eb q\u00eb japin kontributin e tyre n\u00eb\nkursin pran\u00eb Sht\u00ebpia Shqiptare \u201cPorta\u201d Athin\u00eb. Ftoj t\u00eb gjith\u00eb lexuesit t\u00eb shijojn\u00eb\ndhe vet\u00eb emocionet q\u00eb p\u00ebrshkova, me urimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr fluturim t\u00eb mbar\u00eb!<\/p>\n\n\n\n<p>Me k\u00ebnaq\u00ebsi<\/p>\n\n\n\n<p>Armela Hysi<\/p>\n\n\n\n<p>Mars 2021<\/p>\n\n\n\n<p>Athin\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne foto: Alma Zekollari Nga: Armela Hysi Mbi librin \u201cUn\u00eb e vrava Ver\u00ebn\u201d nga Alma Ibi Zekollari P\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr Alm\u00ebn \u201c&#8230;N\u00ebn skeletin e that\u00eb t\u00eb mir\u00ebsjelljes, zgjata dor\u00ebn. D\u00ebbora u step e trembur n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt tona. Drita e saj u rrek t\u00eb \u00e7elte kujtime e kujtime n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb lidhte dy syt\u00eb&#8230;\u201d&nbsp; Me k\u00ebto fjali&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8968,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-8967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8967"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8970,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8967\/revisions\/8970"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}