{"id":8762,"date":"2020-11-16T23:21:41","date_gmt":"2020-11-16T23:21:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8762"},"modified":"2020-11-16T23:21:41","modified_gmt":"2020-11-16T23:21:41","slug":"muci-xhepa-proze-per-konkursin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8762","title":{"rendered":"Mu\u00e7i Xhepa &#8211; Proze per konkursin"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"129\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/Muci-Xhepa.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8763\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>RRAPINI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ver\u00eb e nxeht\u00eb. Ata pran\u00eb partis\u00eb ishin\nrregulluar n\u00ebp\u00ebr kampe pushimi. Disa, familjet e t\u00eb cil\u00ebve kishin mundur t\u00eb\ngjenin kabin\u00eb ose \u00e7ad\u00ebr, ishin n\u00eb plazh. T\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrdornin mjetin rrethanor,\nujin e Shkumbinit. Grupi yn\u00eb, n\u00ebn hijen e pish\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb turizmit. Boz\u00eb,\ndhall\u00eb dhe rrahje mendimesh p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb. Na duheshin rroba t\u00eb reja.\nGard\u00ebroba jon\u00eb: nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb dhe nj\u00eb pal\u00eb pantallona. Shtatori ishte te dera;\nfillonim vitin e tret\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. Gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb. Po\nk\u00ebrkonim pun\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Babai m\u00eb tha ta provojm\u00eb nes\u00ebr, se\nkombinati i drurit k\u00ebrkon pun\u00ebtor\u00eb sezonal\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, &#8211; tha Namik Shehu dhe\nndezi cigaren \u201cPartizani\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Kishte filluar ta pinte duhanin her\u00ebt.\nTrupshkurt\u00ebr, muskuloz, i fort\u00eb si hekuri, por me zem\u00ebr t\u00eb but\u00eb si pambuku, bujar,\nsi asnj\u00eb i dyt\u00eb mes shok\u00ebsh. <\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu e lam\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes u\nnis\u00ebm n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Te porta e madhe prej hekuri nuk mund t\u00eb futej kushdo. Prit\u00ebm\nsa t\u00eb mbaronin pun\u00ebtor\u00ebt e turnit. Namiku e njihte roj\u00ebn dhe ai na tregoi zyr\u00ebn\ne kuadrit. Lam\u00eb t\u00eb futej Petrit Karabina i pari. Me trup t\u00eb gjat\u00eb, sportist,\nserioz, do ta kishte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb ta bindte zyrtarin t\u00eb na jepte pun\u00eb pa pyetur\np\u00ebr mosh\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po merrnim shkresat, hyri kryeinxhinier Roseni. Na\nv\u00ebshtroi me habi. Njihte Namikun. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Keni ardhur t\u00eb na m\u00ebsoni gjuh\u00eb t\u00eb huaj? &#8211;\nqeshi ai.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Jo, kryeinxhinier! Kan\u00eb ardhur t\u00eb punojn\u00eb\ndy muajt e ver\u00ebs, &#8211; tha punonj\u00ebsi i kuadrit, duke mbushur me shkrim dore\nurdhrat e pun\u00ebs. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; K\u00ebta duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb bibliotek\u00eb, jo\nk\u00ebtu, &#8211; buz\u00ebqeshi s\u00ebrish ai, duke i r\u00ebn\u00eb Namikut me dor\u00eb n\u00eb sup. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Vet\u00ebm n\u00eb Gat\u00ebr kemi k\u00ebrkesa p\u00ebr pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zyrtari i kuadrit nuk e kuptoi\nkryeinxhinierin. Mor\u00ebm shkresat t\u00eb g\u00ebzuar dhe dol\u00ebm jasht\u00eb. Petriti me Namikun\ndo t\u00eb punonin n\u00eb ngarkim vagon\u00ebsh, un\u00eb n\u00eb t\u00ebrheqje trupash. Ishte dit\u00eb e\nshtun\u00eb, fillonim pun\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Gatri, sektori m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i kombinatit. Dy\nlloj pun\u00ebtor\u00ebsh sistemoheshin atje: ish-t\u00eb d\u00ebnuar, t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr riedukim, dhe\najka e shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb \u201cbijt\u00eb e Stalinit\u201d e quanin \u201cklasa e p\u00ebrmbysur\u201d. Edhe n\u00eb\nburgje po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn posht\u00ebrsi p\u00ebrdornin. Me t\u00eb burgosurit politik\u00eb fusnin\nvjedh\u00ebs dhe kriminel\u00eb. K\u00ebta t\u00eb fundit nuk ishin armiq t\u00eb partis\u00eb, si rrjedhoj\u00eb\nnuk ishin t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr pushtetin. Caktoheshin n\u00eb vende pune t\u00eb besuara, i\np\u00ebrdornin p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb ndyra. Spiun\u00eb birucash. E kishin m\u00ebsuar nga v\u00ebllai i\nmadh, Bashkimi Sovjetik. N\u00eb Kolima, zemra e Arkipelagut Gulag, vjedh\u00ebsit dhe\nkriminel\u00ebt kontrollonin t\u00eb burgosurit politik\u00eb, ndon\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit ishin\nshum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ata. S\u2019ishte e nevojshme t\u00eb p\u00ebrdornin gardian\u00eb me pages\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Java e par\u00eb m\u00eb kaloi duke m\u00ebsuar si t\u00eb\np\u00ebrdorja capin\u00ebn. I vetmi mjet pune p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr trupat. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb shpikur n\u00eb Epok\u00ebn e Hekurit, kur\nnjeriu filloi t\u00eb lidh\u00eb dy element\u00eb bashk\u00eb, drurin dhe hekurin. Shoq\u00ebri e re me\nteknik\u00eb moderne. Nuk i thon\u00eb shaka, fjala e fundit e shkenc\u00ebs. Nd\u00ebrtojm\u00eb\nsocializmin me forcat tona, pa nevoj\u00ebn e makineris\u00eb, &#8211; thoshte Marku, me dy\ndh\u00ebmb\u00ebt e par\u00eb t\u00eb thyer. <\/p>\n\n\n\n<p>Marku t\u00eb bombardonte me t\u00eb v\u00ebrteta trondit\u00ebse.\nFjal\u00ebt i dilnin me f\u00ebshf\u00ebrim\u00eb. Duhej t\u00eb p\u00ebrqendroheshe t\u00eb kuptoje fjal\u00ebn, le\npastaj fjalin\u00eb. E kishin sjell\u00eb p\u00ebr ta riedukuar. Kishte kaluar disa vite burg\nsi i d\u00ebnuar ordiner. Burgun e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb kamp pune n\u00eb jug t\u00eb vendit, n\u00eb\nBorsh t\u00eb Sarand\u00ebs. Ishte \u201cprishur\u201d, sepse kishte punuar pran\u00eb nj\u00eb t\u00eb burgosuri\npolitik. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; P\u00ebr rrahje m\u00eb mor\u00ebn rinin\u00eb, &#8211; turfullonte\nMarku dhe ndizte cigare me filt\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cD.S.\u201d, komoditet i rrall\u00eb p\u00ebr vendin dhe\nkoh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Capina \u00ebsht\u00eb usht\u00eb e gjat\u00eb prej druri t\u00eb\nstaxhionuar mir\u00eb, l\u00ebmuar holl\u00eb, n\u00eb maj\u00eb ka t\u00eb ngjitur me gozhd\u00eb t\u00eb trasha nj\u00eb\ngrep t\u00eb madh hekuri. Kat\u00ebr skllev\u00ebr modern\u00eb ngulnin capinat mbi trupin gjigant\nt\u00eb prer\u00eb n\u00eb pyjet e Biz\u00ebs. Nj\u00eb miku im, shofer me Skod\u00eb, Llambi Leka, p\u00ebr pak\nhumbi jet\u00ebn kur zbriste lart\u00ebsin\u00eb e Biz\u00ebs dhe pesha e trupave ia nxori makin\u00ebn\njasht\u00eb rruge, drejt e n\u00eb gremin\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Trupat i t\u00ebrhiqnim nga nj\u00eb pun\u00ebtor n\u00eb \u00e7do an\u00eb\ndhe dy n\u00eb mes. Me mund zvarriteshin p\u00ebrgjat\u00eb fush\u00ebs, derisa p\u00ebrfundonin te\nsharrat e m\u00ebdha, q\u00eb i kthenin n\u00eb d\u00ebrrasa.<\/p>\n\n\n\n<p>Aty u njoha me Edmond Trebick\u00ebn. Kishte\nmbaruar shkoll\u00ebn e mesme elektrike dhe nuk kishte mundur t\u00eb gjente pun\u00eb n\u00eb\nprofesionin e tij, ndaj punonte n\u00eb Gat\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; K\u00ebtu b\u00ebhet si b\u00ebhet, &#8211; tha Mondi, &#8211; por,\nkur t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb turnin e nat\u00ebs, brenda nuk shtyhet fare.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Rrapini \u00ebsht\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtiri, por heroik, &#8211;\nnd\u00ebrhyri Marku plot kompetenc\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e kuptova mir\u00eb \u00e7far\u00eb donte t\u00eb thoshte dhe\ne pyeta p\u00ebrs\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Rrapini, sharra e madhe, kur futesh brenda.\nDhurat\u00eb e Stalinit. \u201c<em>Si rrap q\u00ebndron n\u00eb mes\u2026\u201d, <\/em>si ajo poema<em>,<\/em> &#8211;\nqeshte Marku.<\/p>\n\n\n\n<p>Marku, emrin Stalin e theksonte me forc\u00eb.\nKishte admirim p\u00ebr t\u00eb. E parafytyronte trim, t\u00eb fort\u00eb, t\u00eb pamposhtur.\nIdentifikonte veten. Si\u00e7 dukej, i burgosuri politik q\u00eb e kishte \u201cprishur\u201d, nuk\ni kishte treguar q\u00eb heroi Stalin, n\u00eb mosh\u00ebn e Markut, kishte qen\u00eb kriminel\nordiner e grabit\u00ebs bankash, me pseudonimin \u201cKoba\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Java e dyt\u00eb filloi si\u00e7 m\u00eb kishte\nparalajm\u00ebruar Mondi, brenda n\u00eb repartin e sharrave. U njoha me pun\u00ebtor\u00ebt e\nturnit. Vendi i pun\u00ebs ishte ku sistemoheshin d\u00ebrrasat p\u00ebr t\u2019u transportuar\njasht\u00eb godin\u00ebs. Pun\u00eb fizike e r\u00ebnd\u00eb. Aty kishte edhe gra. Disa prej tyre\npunonin prej vitesh. Kishin f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushqyer. Te sharra e mesit, ku\nshkurtoheshin dhe zdrukthoheshin d\u00ebrrasat, punonte nj\u00eb vajz\u00eb e re, e bukur,\ngjimnaste, me flok\u00eb t\u00eb verdh\u00eb, derdhur mbi supe, thurur g\u00ebrshet kur ishte n\u00eb\npun\u00eb. Syt\u00eb e saj ishin t\u00eb kalt\u00ebr si Gjiri i Parg\u00ebs. Atje kishin jetuar t\u00eb par\u00ebt\nnd\u00ebr shekuj. I ndoq\u00ebn jasht\u00eb trojeve hordhit\u00eb e p\u00ebrtej Mesdheut, ato q\u00eb e\nquajn\u00eb sot veten \u201cHelen\u00eb\u201d. E urt\u00eb, plot nur e magji, ruante tr\u00ebndafili i\n\u00c7am\u00ebris\u00eb nderin e saj. Baban\u00eb ia kishin d\u00ebnuar nj\u00eb pal\u00eb hordhi t\u00eb tjera, q\u00eb e\nquanin veten \u201cbijt\u00eb e Stalinit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qend\u00ebr, lart, ngjitur n\u00eb tra, ishte ora\nelektrike e repartit; edhe ajo dhurat\u00eb e Stalinit. Atje mbi krye, si mjet\ntorture, l\u00ebvizte ngadal\u00eb e turni s\u2019mbaronte kurr\u00eb. Fillonim n\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb\nmbr\u00ebmjes dhe e linim n\u00eb dy pas mesnate. Sharrat gjigante punonin pa pushuar. N\u00eb\nan\u00eb, madh\u00ebshtor, \u00e7ante trupat rrapini, krenaria e Gatrit, maja e shkenc\u00ebs.\nMburrej zyra teknike. Prodhuar nga v\u00ebllez\u00ebrit shkenc\u00ebtar\u00eb, n\u00ebn m\u00ebsimet\ndrit\u00ebdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb Stalinit. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb rrapinit, \u00e7anin trupat dy sharra m\u00eb t\u00eb\nvogla, defektoze, prodhuar m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Me shfaqe t\u00eb huaja, revizioniste, &#8211; thoshte\nMarku duke qeshur. <\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa rrapini i lart\u00eb, i lyer n\u00eb ngjyr\u00eb\nbari, se\u00e7 kishte di\u00e7ka si prej aristokrati. <\/p>\n\n\n\n<p>E diela e dyt\u00eb. U takuam n\u00eb mesdit\u00eb. N\u00ebn\npish\u00eb, me t\u00eb rejat nga puna. Parakrah\u00ebt e Petritit dhe Namikut ishin skuqur si\nt\u00eb prera me thik\u00eb n\u00eb vendin ku mb\u00ebshtesnin d\u00ebrrasat, kur i ngarkonin n\u00eb vagon.\nN\u00eb fytyr\u00eb ishin t\u00ebrhequr e nxir\u00eb nga dielli. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dukemi sikur kemi b\u00ebr\u00eb plazh edhe ne, &#8211; tha\nPetriti me shpoti, &#8211; nuk do t\u00eb ndjehemi keq kur t\u00eb kthehemi n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Namiku, i heshtur, thithte cigaren ngadal\u00eb,\nnd\u00ebrsa syt\u00eb i treteshin larg, buz\u00eb Shkumbinit, te kombinati i drurit, ku prej\nvitesh punonin njer\u00ebzit e familjes. <\/p>\n\n\n\n<p>Mesnat\u00eb. Tym tallashi n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt;\npunohej pa maska. U d\u00ebgjua nj\u00eb klithm\u00eb, t\u00eb thirrura; vrapuan ta t\u00ebrhiqnin\nvajz\u00ebn nga sharra, Marku i pari. Atje ku shkurtoheshin d\u00ebrrasat. P\u00ebll\u00ebmba e\ndjatht\u00eb i rrinte varur. Nuk e pash\u00eb kur ndodhi, por kur po ia lidhnin me nj\u00eb\ncop\u00eb k\u00ebmishe. U afrova. I kishte r\u00ebn\u00eb t\u00eb fik\u00ebt. E nxor\u00ebn jasht\u00eb tr\u00ebndafilin e\n\u00c7am\u00ebris\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Java e tret\u00eb. E h\u00ebn\u00eb. S\u2019po linin t\u00eb futej\nturni i dyt\u00eb brenda. Di\u00e7ka lyenin me urgjenc\u00eb te rrapini. Marku nuk duroi dot e\n\u00e7au me forc\u00eb. Po vonoheshin. M\u00eb n\u00eb fund u hap dera. I pari doli kryeinxhinier\nRoseni; dukej i m\u00ebrzitur. Kaloi pa folur. Pas tij operativi i nd\u00ebrmarrjes; na\npa ngultas. Doli dhe Marku, i pik\u00eblluar. U afrua, l\u00ebvizte syt\u00eb p\u00ebrreth; i\nkishte mbetur zakon nga burgu kur donte t\u00eb tregonte di\u00e7ka me r\u00ebnd\u00ebsi. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dikush ka g\u00ebrryer boj\u00ebn. Rrapini \u00ebsht\u00eb\nprodhuar n\u00eb vitin 1911. \u00cbsht\u00eb i Carit.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p><strong>ZOTI CEKA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ka ardhur zoti Ceka! M\u00eb ndihmo t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb\nkafet\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p>Gjyshi dhe nj\u00eb mik i tij i ngusht\u00eb ishin ulur\nn\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb, n\u00eb fundin e hajatit. Atje rrinte kur nuk donte q\u00eb biseda t\u00eb\nd\u00ebgjohej nga t\u00eb tjer\u00eb. Do t\u00eb thoshte bashk\u00ebbisedim me zarar. Ishin zhytur t\u00eb dy\nn\u00eb di\u00e7ka q\u00eb kishte ndodhur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Copa bisede arrinin deri tek un\u00eb n\u00eb\ndivitje. Dera ishte e hapur. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Edhe sot nuk e di ku m\u00eb mbyll\u00ebn nj\u00eb muaj t\u00eb\nt\u00ebr\u00eb, &#8211; d\u00ebgjohej me v\u00ebshtir\u00ebsi z\u00ebri i gjyshit. &#8211; M\u00eb mor\u00ebn n\u00eb mesnat\u00eb. S\u2019m\u00eb\nlinin t\u00eb kryeja as nevojat personale\u2026, &#8211; humbiste z\u00ebri. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; U tmerruan nga revolucioni antikomunist\nhungarez. I dogji populli n\u00eb gropa g\u00eblqereje t\u00eb pashuar kriminel\u00ebt komunist\u00eb,\ntradhtar\u00ebt e vendit t\u00eb vet\u2026 &#8211; arrinte nj\u00eb z\u00eb tjet\u00ebr, si nga qielli.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyshja ngjiti shkall\u00ebt shpejt dhe m\u00eb zgjati\ndy gota t\u2019i mbushja me uj\u00eb. Emrin e zotit Ceka e kisha d\u00ebgjuar m\u00eb par\u00eb nga\ngjyshi. Fliste me simpati dhe respekt t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ishin miq q\u00eb her\u00ebt.\nFamilje t\u00eb vjetra elbasanase. Miq\u00ebsin\u00eb e kishin forcuar nga q\u00ebndrimi heroik\nndaj pushtuesve t\u00eb rinj, \u201c\u00c7lirimtar\u00ebve\u201d. N\u00eb burgun e Elbasanit ishin torturuar\nbarbarisht. Gjyshit i k\u00ebrkonin parat\u00eb, q\u00eb nuk i tregoi kurr\u00eb, edhe kur e rrah\u00ebn\nme shuf\u00ebr hekuri n\u00eb \u201cK\u00ebnet\u00ebn e Vdekjes\u201d, n\u00eb Maliq. Zotin Ceka e torturonin\nngaq\u00eb kishte sjell\u00eb me vete kultur\u00ebn gjermane \u2013 t\u00eb ndri\u00e7onte kombin. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; T\u00eb jesh krenar q\u00eb je nipi i Cenit, &#8211; m\u00eb tha\nn\u00eb mesin e viteve shtat\u00ebdhjet\u00eb Petrit Guranjaku. Banonte nj\u00eb kat sip\u00ebr nesh, te\nnd\u00ebrtesa n\u00eb fundin e lagjes \u201cBanesa\u201d. &#8211; Ishim bashk\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn brigad\u00eb pune\nt\u00eb d\u00ebnuarish n\u00eb Maliq. N\u00eb barak\u00eb i kishim vendet e fjetjes ngjitur. <\/p>\n\n\n\n<p>Petriti fliste me adhurim p\u00ebr mikun e tij t\u00eb\nkoh\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ktheheshim nga kanali t\u00eb rraskapitur e\nt\u00eb lagur deri n\u00eb brez, &#8211; filloi t\u00eb m\u00eb tregoj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. &#8211; Na ndaluan pa hyr\u00eb n\u00eb\nbarak\u00eb. Cenin e thirri togeri. Mbante nj\u00eb shuf\u00ebr t\u00eb trash\u00eb hekuri n\u00eb dor\u00eb. \u201cNuk\ntregon ti? T\u00eb b\u00ebj un\u00eb t\u00eb tregosh si \u00c7e\u00e7o\u201d. E goditi n\u00eb bark me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn.\nCenit i shp\u00ebrtheu gjak me cop\u00ebza m\u00ebl\u00e7ie nga goja. U rr\u00ebzua n\u00eb tok\u00eb i palosur.\nTogeri e goditi p\u00ebrs\u00ebri, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb pas koke. Mbeti aty pa l\u00ebvizur. E mora n\u00eb\nkrah\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>Petrit Guranjaku ishte nga t\u00eb pakt\u00ebt trima n\u00eb\nqytet q\u00eb ia p\u00ebrplaste n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat pushtuesve t\u00eb rinj, \u201c\u00c7lirimtar\u00ebve\u201d.\nKishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb vite burg. E kishin kapur sapo ishte kthyer nga Kosova, ku\nkishte sh\u00ebrbyer gjat\u00eb viteve t\u00eb liris\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb kombit. P\u00ebr Petritin do t\u00eb\nflas n\u00eb nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr m\u00eb gjat\u00eb, sepse ishte nj\u00eb hero q\u00eb la gjurm\u00eb n\u00eb\nformimin tim. <\/p>\n\n\n\n<p>Kafet\u00eb dhe gotat e ujit n\u00eb tabaka i vendos\u00ebm\nn\u00eb shkall\u00eb, mes t\u00eb dyve. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb djali i vajz\u00ebs, &#8211; tha gjyshi. <\/p>\n\n\n\n<p>Zoti Ceka ma b\u00ebri me shenj\u00eb t\u00eb ulesha pran\u00eb\ntij. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ulu! Zoti Ceka \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej miqve m\u00eb t\u00eb\nmir\u00eb q\u00eb kam.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjyshi ndezi cigaren. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ngjasoka nga ana juaj, &#8211; tha ai, me\nbuz\u00ebqeshje fisniku. &#8211; Uroj t\u00eb t\u00eb ngjaj\u00eb edhe n\u00eb karakter!<\/p>\n\n\n\n<p>I lash\u00eb t\u00eb vazhdonin bised\u00ebn dhe zura p\u00ebrs\u00ebri\nvend te divitja me der\u00eb hapur. Po flisnin p\u00ebr nj\u00eb far\u00eb Thanas Caku. I kishte\ntorturuar n\u00eb burgun e Elbasanit. Pata rastin ta njoh edhe vet\u00eb \u201cLikantropin \u2013\nnjeriun-ujk\u201d. <\/p>\n\n\n\n<p>Ishte dit\u00eb e nxeht\u00eb vere. Me Ilir Mitaren,\nshok i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, u fut\u00ebm te klubi \u201c1 Maji\u201d, t\u00eb merrnim di\u00e7ka freskuese. Iliri\nndryshoi mendje, mori konjak, un\u00eb nj\u00eb aran\u00e7at\u00eb. Hyri \u201cLikantropi\u201d, me trup\ntashm\u00eb t\u00eb k\u00ebrrusur. N\u00ebna natyr\u00eb po merrte hak. Ndaloi. Na v\u00ebshtroi me sy t\u00eb\npic\u00ebrruar. U afrua te tryeza. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; I kujt je ti? &#8211; pyeti Ilirin. <\/p>\n\n\n\n<p>Ai i tregoi emrin e prind\u00ebrve.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Po ti?<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; I Musa Xhep\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb ke futur brenda n\u00eb aran\u00e7at\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Mori shishen, e ngriti lart dhe e pa me\nv\u00ebmendje. Nd\u00ebrhyri bufetierja: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Shoku Thanas, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm aran\u00e7at\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p>\u201cLikantropi\u201d e v\u00ebshtroi me inat. <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Nuk i njeh ti k\u00ebta. I njoh un\u00eb mir\u00eb. Ja,\nMitarja e pi hapur! Ky e fsheh! <\/p>\n\n\n\n<p>Doli jasht\u00eb, u ul te tryeza me pamje nga\nsht\u00ebpia q\u00eb kishte grabitur. Kishte qen\u00eb e Qamil \u00c7iftes, burrit t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb\ngjyshit tim. \u201c\u00c7lirimtar\u00ebt\u201d, kur kishin hedhur katundarin\u00eb n\u00eb luft\u00ebn civile, p\u00ebr\nt\u2019i joshur, u kishin premtuar sht\u00ebpit\u00eb e pronar\u00ebve shekullor\u00eb. Por, sapo kishin\nzbritur nga malet, ku kishin ndenjur t\u00eb fshehur, i kishin l\u00ebn\u00eb me gisht n\u00eb\ngoj\u00eb; bile nuk u lan\u00eb t\u00eb mbanin as pulat e veta. \u201c\u00c7lirimtari\u201d kriminel e kishte\ngrabitur p\u00ebr vete sht\u00ebpin\u00eb e \u00c7iftes dhe tani ulej karshi saj dhe shijonte\npron\u00ebn e vjedhur. Pse, nuk po b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe sot? Jan\u00eb po ata ujq\u00ebr\nt\u00eb veshur me l\u00ebkur\u00eb deleje. Nj\u00eb \u201c\u00c7lirimtare\u201d tjet\u00ebr, Katina Starja, kishte\ngrabitur sht\u00ebpin\u00eb e gjyshit tim. Cili \u201cpushtues\u201d e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb? Italian\u00ebt\nkishin nd\u00ebrtuar disa godina, q\u00eb edhe sot zbukurojn\u00eb kryeqytetin ton\u00eb.\nGjerman\u00ebt, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb thuash p\u00ebr ta? Miku yn\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm, Amerika e madhe,\nme shum\u00eb p\u00ebrpjekje, ka mundur t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm gjysm\u00ebn e tyre. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, pak m\u00eb lart, ishte\nsht\u00ebpia e zotit Ceka. \u201c\u00c7lirimtar\u00ebt\u201d nuk ishin ngopur duke e burgosur me vite t\u00eb\nt\u00ebra n\u00eb burgun m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb Gulagut, n\u00eb Burrel. Edhe arkitekti i ferrit,\nStalini, do ta kishte zili. <em>\u201cBurrel, ku hyn dhe nuk del\u201d<\/em>. Por, zotin\nCeka e ndiqnin hap pas hapi ngado q\u00eb shkonte. I godisnin me gur\u00eb sht\u00ebpin\u00eb,\n\u00e7atin\u00eb, i thyenin tjegullat, i prishnin der\u00ebn\u2026 Intelektuali trim vuri mbi\npjes\u00ebn e d\u00ebmtuar kompensat\u00eb t\u00eb shkruar: <em>\u201cK\u00ebtu banon zoti Salim Ceka\u201d.<\/em> U\nt\u00ebrbuan \u201c\u00c7lirimtar\u00ebt\u201d. Njer\u00ebzia g\u00ebzohej. Kultura gjermane, shkrir\u00eb me cil\u00ebsit\u00eb\nm\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shqiptaris\u00eb nd\u00ebr shekuj, kishte krijuar heroin intelektual,\nantikomunistin, q\u00eb frym\u00ebzonte rinin\u00eb e qytetit n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb\nhistoris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cIshte trim me karakter t\u00eb fort\u00eb\u201d, tha shum\u00eb\nvite m\u00eb von\u00eb miku im, Uran Kostreci, bashk\u00ebvuajt\u00ebs me t\u00eb n\u00eb Burrel. <\/p>\n\n\n\n<p>28 N\u00ebntori. Dita e Flamurit. Kaloi si \u00e7do\ndit\u00eb e r\u00ebndomt\u00eb; \u201c\u00c7lirimtar\u00ebt\u201d ishin p\u00ebrpjekur ta anashkalonin. Por,\nintelektuali trim, p\u00ebrkthyesi i Shopenhaurit, zoti Ceka jo. P\u00ebrgatitje t\u00eb m\u00ebdha\npo b\u00ebnin pushtuesit e rinj p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen, dit\u00ebn e \u201c\u00c7lirimit\u201d. K\u00ebshtu e quanin\ndit\u00ebn e pushtimit; kishte vendosur Neroni dhe emisar\u00ebt jugosllav\u00eb p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb\nmbr\u00ebmje, me Hajro \u00c7inin, mikun tim t\u00eb vjet\u00ebr, po b\u00ebnim xhiron e zakonshme n\u00eb\ntrotuarin e bulevardit qendror. Preferonim t\u00eb ecnim n\u00ebn pem\u00eb, dukej sikur\nmbroheshim nga e keqja. N\u00eb krye t\u00eb bulevardit, njer\u00ebzit filluan t\u00eb ndahen n\u00eb\nmes. I hapnin rrug\u00ebn zotit Ceka, q\u00eb festonte dit\u00ebn kur Gjergj Kastrioti kishte\nngritur flamurin e liris\u00eb. Ishte veshur p\u00ebr fest\u00eb, me pallto gup t\u00eb zez\u00eb, rreth\nqaf\u00ebs shall t\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb zbriste deri pran\u00eb brezit. Pantallonat e zeza stofi,\nme vij\u00eb hekuri, i flinin bukur mbi k\u00ebpuc\u00ebt lustrafine, t\u00eb zeza edhe ato. T\u00eb\ngjitha gjermane. Ecte krenar, me kok\u00ebn lart e fytyr\u00ebqeshur. Intelektuali antikomunist\ntrim, krenaria e qytetit t\u00eb dijes, z<em>oti Ceka festonte i vet\u00ebm<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p>29 n\u00ebntor. Zhurm\u00eb artificiale t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn me\ndaulle. Festonin pushtimin \u201c\u00c7lirimtar\u00ebt\u201d. Banderola gjaku mbulonin qytetin.\nAltoparlant\u00ebt gjigant\u00eb grisnin qiellin gri, q\u00eb duronte me dhimbje z\u00ebrin thik\u00eb\nt\u00eb Va\u00e7e Zel\u00ebs, e cila i k\u00ebndonte plot patos krimit. Fjalime n\u00eb foltoren\nqendrore, zemr\u00ebn e qytetit. Sot ai mban emrin e gjermanit \u201cGensher\u201d. Per\u00ebndia\nnuk harron. Mburreshin pushtuesit e rinj se kishin vrar\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb mir\u00eb, q\u00eb\nkishin luftuar p\u00ebr bashkimin e kombit. Kishin dor\u00ebzuar edhe mij\u00ebra djem t\u00eb\nDardanis\u00eb n\u00eb duart e shkjejve p\u00ebr t\u2019i mbytur n\u00eb gjak. <\/p>\n\n\n\n<p>Muzg. Bulevardi ndri\u00e7onte si asnj\u00ebher\u00eb\ntjet\u00ebr. Mbushur plot. B\u00ebnin shfaqje me rrobat m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb kishin. Dok i\nardhur nga motra e re, Kina e Maos. \u201cHapi i Madh P\u00ebrpara\u201d e quante p\u00ebrbind\u00ebshi\naziatik revolucionin e gjakut. Miliona kinez\u00eb kishin humbur jet\u00ebn n\u00eb Laogain e\ntij. I mbijetuari i ferrit komunist shqiptar, shkrimtari i madh, antikomunisti\nVisar Zhiti, kur vizitoi n\u00eb Uashington muzeun \u201cLaogai\u201d, u trondit r\u00ebnd\u00eb te\nqelia e nj\u00eb t\u00eb burgosuri politik.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb qeli burgu\u2026 \u00ebsht\u00eb varr, &#8211; tha\nVisari dhe lot dhimbjeje u krijuan n\u00eb syt\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>U ul\u00ebm n\u00ebn pish\u00eb. S\u2019na b\u00ebnin k\u00ebmb\u00ebt p\u00ebr\nxhiron e pushtimit. Ishim aty pran\u00eb kryq\u00ebzimit, ku nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte\nshfaqur zoti Ceka. Dhe ja, pik\u00ebrisht n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, filluan t\u00eb hapen\nnjer\u00ebzia p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb krye nj\u00eb burr\u00eb i gjat\u00eb, krenar, ecte me hap t\u00eb ngadalt\u00eb.\nXhupi q\u00eb mbante veshur s\u2019kuptohej se prej cil\u00ebs cop\u00eb ishte prer\u00eb. Qindra arna\nmbulonin at\u00eb rrob\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Pantallonat ngjyr\u00eb dheu; dukej sikur balta e\nferrit ishte copa prej s\u00eb cil\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb. T\u00eb grisura n\u00eb fund, linin zbuluar\nk\u00ebmb\u00ebt e futura n\u00eb nallane t\u00eb drunjta n\u00eb form\u00eb k\u00ebpuc\u00ebsh. I kishte gdhendur vet\u00eb\nme bishtin e mpreht\u00eb t\u00eb lug\u00ebs prej alumini. Atje, n\u00eb ferr. K\u00ebmb\u00ebzbathur me\nkok\u00ebn lart, ecte duke t\u00ebrhequr k\u00ebmb\u00ebt. Zakon i mbetur nga koha kur kishin qen\u00eb\nt\u00eb lidhura me pranga. Zoti Ceka, metafora e trim\u00ebris\u00eb, b\u00ebnte thirrje p\u00ebr\nliri.&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>Kur ora trokiti p\u00ebr t\u00eb flakur \u201c\u00c7lirimtar\u00ebt\u201d,\nnj\u00eb Cek\u00eb tjet\u00ebr, i prishur rrug\u00ebs, pengoi popullin t\u00eb shqyente prangat e\ntiranis\u00eb. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>RRAPINI Ver\u00eb e nxeht\u00eb. Ata pran\u00eb partis\u00eb ishin rregulluar n\u00ebp\u00ebr kampe pushimi. Disa, familjet e t\u00eb cil\u00ebve kishin mundur t\u00eb gjenin kabin\u00eb ose \u00e7ad\u00ebr, ishin n\u00eb plazh. T\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrdornin mjetin rrethanor, ujin e Shkumbinit. Grupi yn\u00eb, n\u00ebn hijen e pish\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb turizmit. Boz\u00eb, dhall\u00eb dhe rrahje mendimesh p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb. Na duheshin rroba&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8763,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-8762","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-poezi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8762"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8762\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8764,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8762\/revisions\/8764"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}