DYZIMI MENDOR I KRIJUESVE SHQIPTAR\u00cb
\nGJAT\u00cb DIKTATUR\u00cbS KOMUNISTE DHE PAS SAJ<\/strong>
\n(Ese)<\/p>\n\n\n\n
Kjo\nese nuk synon t\u00eb hap\u00eb polemik\u00eb mbi problemin e dyzimit mendor t\u00eb krijuesve\nshqiptar\u00eb n\u00ebn diktur\u00ebn komuniste, por vet\u00ebm t\u00eb ver\u00eb n\u00eb dukje dy dukuri:<\/p>\n\n\n\n
S\u00eb\npari, se gjat\u00eb atij regjimi pjesa m\u00eb morale e m\u00eb kurajoze e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb\np\u00ebrb\u00ebhej nga t\u00eb p\u00ebrndjekurit e nd\u00ebrgjegjes;<\/p>\n\n\n\n
S\u00eb\ndyti, se nga radh\u00ebt e krijuesve q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb diktatur\u00ebs nuk doli\nasnj\u00eb disident i v\u00ebrtet\u00eb dhe se pas kapitullimit t\u00eb sistemit asnj\u00eb krijues i\nk\u00ebtij grupi nuk k\u00ebrkoi t\u00eb falur serioze p\u00ebr gabimet e krimet artistike q\u00eb\nkishte kryer gjat\u00eb diktatur\u00ebs dhe nuk e vler\u00ebsoi sa e si duhej vepr\u00ebn e t\u00eb\np\u00ebrndjekurve t\u00eb nd\u00ebrgjegjesm, madje nuk shkoi as te varret ose memorialet e\nkoleg\u00ebve t\u00eb pushkatuar p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb tuf\u00eb me lule. <\/p>\n\n\n\n
Regjimi\ndiktatorial komunist arriti ta shtypte mendimin ndryshe m\u00eb fort se \u00e7do regjim\nq\u00eb kishte sunduar n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb shekujve XIX-XX. Ky regjim e ktheu shumic\u00ebn\ne banor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb njer\u00ebz me mend\u00ebsi t\u00eb dyzuar, q\u00eb ndryshe mendonin e\nndryshe shpreheshin.
\nQeveria turke i ndoqi dhe i luftoi rilind\u00ebsit tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrhapnin iden\u00eb e\nliris\u00eb komb\u00ebtare, pra mendimin dryshe, por nuk arriti ta shuante l\u00ebvizjen e\ntyre q\u00eb u kthye shpejt n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje mbar\u00ebkomb\u00ebtare. Kjo l\u00ebvizje kund\u00ebr\nzgjedh\u00ebs turke nd\u00ebrgjegj\u00ebsoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit dhe m\u00eb tej shpuri\nn\u00eb organizimin e kryengritjeve t\u00eb armatosura dhe s\u00eb fundi tek akti i shpalljes\ns\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, n\u00ebn trysnin\u00eb e politik\u00ebs sllavomadhe\nt\u00eb Rusis\u00eb cariste, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb asaj kohe krijuan nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb lir\u00eb n\u00eb\ngjysm\u00ebn e territoreve t\u00eb banuara nga shqiptar\u00ebt.
\nQeverit\u00eb shqiptare q\u00eb u krijuan n\u00eb vitet 1912-1913 dhe 1920-1939 e lejuan\nshprehjen e mendimit ndryshe n\u00ebp\u00ebr gazeta, revista, libra dhe n\u00eb debatet\nparlamentare. N\u00eb saje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb mendimit ndryshe lul\u00ebzoi n\u00eb\nShqip\u00ebrin\u00eb e atyre viteve gazetaria dhe let\u00ebrsia p\u00ebrparimtare q\u00eb iu kund\u00ebrvu\npolitik\u00ebs s\u00eb qeverive t\u00eb koh\u00ebs si dhe monarkis\u00eb Zogiste. Respektimi i shprehjes\ns\u00eb mendimit ndryshe vijoi edhe gjat\u00eb viteve 1939-1944, kur sunduan qeveri t\u00eb\nndryshme shqiptare bashk\u00ebpun\u00ebtore t\u00eb pushtuesve italo-gjerman\u00eb. N\u00eb ato vite u\nbotuan krahas organeve qeveritare q\u00eb propagandonin politik\u00ebn e pushtuesve t\u00eb\nhuaj edhe gazeta, revista, libra q\u00eb shprehnin mendime kund\u00ebr k\u00ebsaj propagande.\nU krijuan organizata patriotike si \u201cBalli Komb\u00ebtar\u201d, parti politike si \u201cPartia\nKomuniste Shqiptare\u201d, \u201cPartia e Legalitetit\u201d, \u201cPartia Social Demokrate\u201d t\u00eb\ncitat botonin buletinet e tyre ku propagandonin lirin\u00eb komb\u00ebtare.
\nMbas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare mendimi ndryshe, pra\nmendimi q\u00eb nuk p\u00ebrputhej me propagand\u00ebn e qeveris\u00eb n\u00eb pushtet, u luftua shum\u00eb\nashp\u00ebr. N\u00eb fillim lufta kund\u00ebr mendimit ndryshe u krye pa pasur ligje t\u00eb\nshkruar, por shum\u00eb shpejt u sajuan dhe nene e ligje q\u00eb d\u00ebnonin k\u00ebdo q\u00eb i\nshfaqte ato. K\u00ebtyre d\u00ebnimeve iu dha emri \u201cP\u00ebr <\/em>agjitacion e propagand\u00eb\nkund\u00ebr shtetit<\/em>\u201d, kurse t\u00eb d\u00ebnuarit shpalleshin \u201cArmiq t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb\natdheut<\/em>\u201d dhe d\u00ebnoheshim me 3 deri 10 vjet burg. Ky d\u00ebnim shoq\u00ebrohej, krahas\nburgimit t\u00eb personit, dhe me internimin e falijar\u00ebve. Shum\u00eb nga t\u00eb d\u00ebnuarit\ngjat\u00eb kryerjes s\u00eb d\u00ebimit rid\u00ebnoheshin me vite t\u00eb tjer\u00eb burgu. Pas burgimit ata\nd\u00ebrgoheshin n\u00eb kampe internimi p\u00ebr disa vjet, ose p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Me t\u00eb tilla\nd\u00ebnime u m\u00ebnjanua nga jeta krijuese pjesa d\u00ebrmuese e intelektual\u00ebve t\u00eb formuar\nn\u00eb shkollat per\u00ebndimore. N\u00eb popull u krijua nj\u00eb gjendje frike e terrori.
\nShum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb kishin fituar nj\u00eb far\u00eb formimi demokratik para luft\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb\nmbijetuar u detyruan t\u00eb mbyllnin goj\u00ebn. Edhe pse n\u00eb mendje mendonin ndryshe,\nkur flisnin n\u00eb ambjente shoq\u00ebrore ata aprovonin vendimet e partis\u00eb shtet, madje\ndhe i duartrokisnin fjalimet e udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb partis\u00eb. Frika stimuloi dyzimin\nmendor t\u00eb popullit dhe t\u00eb shum\u00eb krijuesve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe artit. Nd\u00ebr\nkrijuesit u zhvillua nj\u00eb dukuri e re, autocenzura. Ky vet\u00ebkontroll kryhej\nvullnetarisht p\u00ebr t’i krijuar veprat n\u00eb p\u00ebrputhje me vij\u00ebn politike t\u00eb partis\u00eb,\np\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebsuar d\u00ebnime. Shum\u00eb pak krijues q\u00eb mendonin ndryshe nuk vijuan t\u00eb\nkrijonin vepra t\u00eb reja pas vitit 1944. K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb ndoq\u00ebn Lasgush Poradeci, Ali\nAsllani, Mustafa Gr\u00ebblleshi e ndonj\u00eb tjet\u00ebr.
\nKrijues q\u00eb kishin filluar t\u00eb krijonin para vitit 1944, si Dhimit\u00ebr Shuteriqi,\nAndrea Varfi, Aleks \u00c7aci, Foto Stamo, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, etj, t\u00eb\ncil\u00ebt mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Luft\u00ebn Antifashiste n\u00eb krahun e Nacional \u00c7irimtares, pas\nvitit 1944 u b\u00ebn\u00eb flamurtar\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb partis\u00eb n\u00eb arte. Ata praktikuan\nmetod\u00ebn e re letrare, metod\u00ebn e realizmit socialist, e cila u importua prej\nBashkimit Sovjetik bashk\u00eb me th\u00ebnien e Leninit \u201cShkrimtar\u00ebt dhe artist\u00ebt\njan\u00eb vid\u00eb dhe burm\u00eb e propagand\u00ebs s\u00eb partis\u00eb<\/em>\u201d. <\/p>\n\n\n\n
Propagandimi\nse shoq\u00ebria komuniste synonte barazi midis njer\u00ebzve dhe krijimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie\nt\u00eb re pa shtypje e shfryt\u00ebzim b\u00ebri p\u00ebr vete shtresat e varfra, si dhe shum\u00eb\np\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb borgjezis\u00eb e mikroborgjezis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt shqiptare, sidomos t\u00eb\nrinjt\u00eb q\u00eb po shkolloheshin. Trysnia p\u00ebr n\u00ebnshtrimin dhe kthimin e gjith\u00eb\npopullit n\u00eb popull t\u00eb n\u00ebnshtruar e servil ushtrohej n\u00eb dy drejtime: nga nj\u00ebra\nan\u00eb p\u00ebrmes terrorit policor me burgime e internime q\u00eb kryenin Ministria e\nPun\u00ebve t\u00eb Brendshme me organet e veta dhe Komisioni i D\u00ebbim-Internimeve; dhe\nnga ana tjet\u00ebr p\u00ebrmes propagand\u00ebs me gazeta, revista, radio (m\u00eb pas dhe me\ntelevizion), me botime veprash letrare, prodhim filmash, organizim festivalesh\nt\u00eb k\u00ebng\u00ebs, ekspozita pikturash e skulpturash, etj.
\nTrysnia q\u00eb kryhej me an\u00ebn e propagand\u00ebs artistike ishte forma m\u00eb frutdh\u00ebn\u00ebse,\nprandaj shp\u00ebrblehej me lej\u00eb krijuese, honorare, d\u00ebrgime jasht\u00eb shtetit, tituj e\ngrada shkencore n\u00eb fush\u00ebn e shkancave shoq\u00ebrore. Ky lloj arti duke e pushtuar\nmendjen dhe zemr\u00ebn e lexuesit, spektatorit, d\u00ebgjuesit me figuracionin artistik\nt\u00eb krijuar me imagjinat\u00eb krijuese e kthente popullin n\u00eb simpatizant e rob t\u00eb\npropagand\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. K\u00ebtu q\u00ebndron d\u00ebmi i madh i helmit t\u00eb sofistikuar q\u00eb\np\u00ebrhapnin k\u00ebng\u00ebt, poezit\u00eb, poemat, romanet, dramat, filmat, tablot\u00eb murale,\nskulpturat e komplekset monumentale q\u00eb realizoheshin me nivel t\u00eb lart\u00eb\nartistik, por me brendi ideore t\u00eb gabuar. P\u00ebrmes tyre propagandohej Partia\nKomuniste dhe udh\u00ebheqja e saj si e vetmja forc\u00eb p\u00ebrparimtare q\u00eb po e shpinte\nvendin nga fitorja n\u00eb fitore, kur dihej tat\u00ebpjeta ekonomike, politike dhe\nmorale q\u00eb kishte marr\u00eb realisht Shqip\u00ebria. Po kaq t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm ishin dhe studimet\nn\u00eb fush\u00ebn e shkencave shoq\u00ebrore, ku shtremb\u00ebrohej realiteti dhe e v\u00ebrteta\nhistorike p\u00ebr ta p\u00ebrputhur at\u00eb me vij\u00ebn politike t\u00eb partis\u00eb shtet. T\u00eb tilla\nvepra shkencore bashk\u00eb me veprat artistike t\u00eb krijuara sipas normave t\u00eb\nrealizmit socialsit sh\u00ebrbyen p\u00ebr krijimin e bot\u00ebkuptimit t\u00eb gabuar t\u00eb brezit t\u00eb\nri.
\nNuk duhet mohuar se disa vepra letrare e artistike t\u00eb krijuara sipas parimeve\nt\u00eb realizmit socialist kan\u00eb nivel t\u00eb p\u00eblqyesh\u00ebm artistike. Ato jan\u00eb krijuar me\nfrym\u00ebzim dhe me imagjinat\u00eb t\u00eb spikatur. T\u00eb tilla vepra nuk ishin krijuar nga\nzori e frika, si thon\u00eb sot disa nga autor\u00ebt e tyre, por sepse t\u00eb tilla ishin\nbindjet artistike t\u00eb krijuesve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Niveli i lart\u00eb artistik i k\u00ebtyre\nveprave d\u00ebshmonte dhe d\u00ebshmon se partia shtet duke e p\u00ebrdorur politik\u00ebn e\nkula\u00e7it e k\u00ebrba\u00e7it, i pati b\u00ebr\u00eb ushtar\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb saj,\nsi an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb edhe krijuesit q\u00eb nuk ishin an\u00ebtar\u00eb partie. M\u00eb von\u00eb k\u00ebtij\ngrupi iu bashkuan edhe krijuesit e rinj q\u00eb filluan krijimtarin\u00eb pas viteti\n1955, t\u00eb indoktrinuar n\u00eb shkollat e koh\u00ebs.
\nNd\u00ebrkoh\u00eb kontakti me vepra t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebrparimtare bot\u00ebrore, kontakti me\nnjer\u00ebz si Lasgush Poradeci, Ali Asllani, vepra e Mirtush Kutelit q\u00eb nuk\nshkruhej sipas normave t\u00eb realizmit socialist, etj, i nxit\u00ebn disa shkrimtar\u00eb,\npiktor\u00eb, regjisor\u00eb, etj, t\u00eb kalonin n\u00eb trajtimin e tematik\u00ebs historike t\u00eb koh\u00ebs\ns\u00eb para krijimit t\u00eb Partis\u00eb Komuniste. Kjo lloj tematike i shp\u00ebtonte ata nga\ndetyrimi p\u00ebr t\u00eb krijuar n\u00eb veprat e tyre nj\u00eb hero pozitiv komunist ose sekretar\npartie.
\nN\u00eb Bashkimin Sovjetik pasi Nikita Hrushovi d\u00ebnoi kultin e individit dhe krimet\ne Stalinit, filluan t\u00eb delnin shkrimtar\u00eb dhe artist\u00eb disident\u00eb q\u00eb e\nkund\u00ebrshtonin parimin e realizmit socialist dhe politik\u00ebn e partis\u00eb shtet. N\u00eb\nk\u00ebt\u00eb koh\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri filloi t\u00eb shihej me simpati ideja se disidenca ishte\nnj\u00eb mend\u00ebsi pozitive, q\u00eb ndihmonte ecjen drejt liris\u00eb. Mir\u00ebpo, pik\u00ebrisht n\u00eb\nk\u00ebt\u00eb koh\u00eb partia shtet e forcoi edhe m\u00eb tep\u00ebr ndjekjen dhe shtypjen e \u00e7do\nshfaqjeje t\u00eb mendimit ndryshe n\u00eb shtyp dhe n\u00eb shoq\u00ebri. U arrestuan krijues si\nPjet\u00ebr Arbnori, Trifon Xhagjika (k\u00ebt\u00eb pas pak vitesh e pushkatuan n\u00eb burg).\nVala e p\u00ebrndjekjes u shtuan pas pleniumit t\u00eb IV t\u00eb PPSh-s\u00eb (1973). U arrestuan\nFrederik Reshpja, Luk Ka\u00e7aj, Vangjush Tushi, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela,\nJamarber Mako, Maks Velo, Visar Zhiti, etj. Terrori arriti kulmin me\npushkatimin e poet\u00ebve Genc Leka e Vilson Blloshmi m\u00eb 1977 dhe me varjen n\u00eb\nlitar t\u00eb poetit Havzi Nela m\u00eb 1988 (nj\u00eb vit para shembjes s\u00eb murit t\u00eb\nBerlinit).
\nKrijuesit shqiptar\u00eb brenda atdheut ishin ndar\u00eb n\u00eb disa grupe: Nj\u00ebri grup\np\u00ebrb\u00ebhej nga t\u00eb d\u00ebnuarit politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt formonin grupin e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb\nregjimit, vepra e t\u00eb cil\u00ebve u izolua e nuk ra n\u00eb kontakt me lexuesin. Nj\u00eb grup\ntjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebhej nga krijues, t\u00eb cil\u00ebt hiqeshin si neutral\u00eb, por kur vinte puna\nduarktokisnin b\u00ebmat e partis\u00eb edhe pse n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb mendjes s\u00eb disave prej\ntyre vlonin mendime kritike ndaj regjimit. Nj\u00eb grup tjet\u00ebr p\u00ebrb\u00ebhej nga krijues\naktiv\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmes veprave t\u00eb tyre mb\u00ebshtesnin hapur vij\u00ebn e partis\u00eb, pun\u00eb\nq\u00eb helmonte masat e popullit. Kurse disa m\u00eb t\u00eb pak\u00ebt p\u00ebrpiqeshin t\u00eb luanin nj\u00eb\nfar\u00eb roli disident n\u00eb ato kushte t\u00eb v\u00ebshtira. K\u00ebta krijonin her\u00eb pas here\nkrahas veprave socrealiste dhe vepra me n\u00ebntekst kritik ndaj disa aspekteve t\u00eb\njet\u00ebs e t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. Kritka e tyre godiste disa aspekte t\u00eb jet\u00ebs\ne t\u00eb propagand\u00ebs komuniste, por nuk kritikonte thelbin e regjimit komunist, pra\nk\u00ebta krijues nuk e mohonin sistemin, nuk arrinin t\u00eb ishin kund\u00ebrkomunist\u00eb. M\u00eb i\nguximshmi midis k\u00ebtyre krijuesve ishte shkrimtari i talentuar Isamil Kadare, deputet\nn\u00eb disa legjislatura dhe n\u00ebnkryetar i Frontit Demokratik. Vepr\u00ebn e tij lexuesit\nshqiptar\u00eb e p\u00eblqenin p\u00ebr figurat e goditura artistike, stilin letrar tep\u00ebr\nindividual, gjuh\u00ebn e pasur e t\u00eb past\u00ebr, etj. Ai I dha gjuh\u00ebs letrare komb\u00ebtare\nnj\u00eb nivel t\u00eb ri artistik. Kurse partia shtet filloi t\u00eb p\u00ebrkthente fr\u00ebngjisht e\nt\u00eb botonte n\u00eb Franc\u00eb disa vepra t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb treguar se ishte parti liberale\ndhe jo diktatoriale. Bota per\u00ebndimore e p\u00eblqeu dhe e p\u00ebrkrahu vepr\u00ebn e I.\nKadares\u00eb sepse ai ishte shkrimtar i talentuar q\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb stil t\u00ebrheq\u00ebs dhe\nq\u00eb n\u00eb disa vepra, sidomos te korpusi i veprave me tem\u00eb nga jeta e popullit ton\u00eb\nn\u00ebn zgjedh\u00ebn osmane, kritikonte si asnj\u00eb krijues tjet\u00ebr, p\u00ebrmes n\u00ebntekstit t\u00eb\nkapsh\u00ebm aspekte t\u00eb jet\u00ebs shqiprate n\u00ebn diktatur\u00ebn komuniste.
\nN\u00eb vitet 1990-1991 u pranua dhe n\u00eb Shqip\u00ebri d\u00ebshtimi i regjimit diktatorial. T\u00eb\nburgosurit e nd\u00ebrgjegjes u liruan dhe u krye nd\u00ebrrimi i sistemit socialist me\nsistemin pluralist me ekonomi t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb. Ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit e\nnd\u00ebrgjegjes botuan veprat e tyre, metoda e realizmit socialist u hodh posht\u00eb si\nmetod\u00eb e gabuar. Disa krijues dhe studjues t\u00eb shkencave shoq\u00ebrore, q\u00eb kishin\nkrijuar n\u00eb p\u00ebrputhje me vij\u00ebn e partis\u00eb shtet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb\npartis\u00eb u \u00e7liruan nga frika dhe filluan t\u00eb evoluonin drejt s\u00eb djatht\u00ebs. K\u00ebta\nfilluan t\u00eb hartonin vepra letrare artistike realiste dhe t\u00eb kritikonin krimet e\nkomunizmit, kurse studjuesit e shkencave shoq\u00ebrore filluan t\u00eb hartonin studime\nku respektonin me objektivitet ligjet e zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore.
\nNj\u00eb shumic\u00eb e madhe e krijuesve t\u00eb veprave t\u00eb realizmit socialist, edhe pse e\nbraktisi k\u00ebt\u00eb metod\u00eb krijuese dhe filloi t\u00eb shkruante ndryshe, nuk mundi t\u00eb\nevoluonte sa e si duhej. K\u00ebta nuk i kritikuan veprat e tyre t\u00eb shkruara para\nvitit 1990, nuk i d\u00ebnuan krimet e komunizmit dhe nuk desh\u00ebn t’i vler\u00ebsonin\nveprat e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. N\u00eb krye t\u00eb tyre q\u00ebndroi poeti e shkrimtari i\ntalentuar Drit\u00ebro Agolli, ish-kryetari i Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve,\nrreth t\u00eb cilit u bashkuan mjaft krijues, sidomos poet\u00eb, regjisor\u00eb, aktor\u00eb\nteatri e filmi, piktor\u00eb, etj. Ky grup e konsideroi evoluimin si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb\npanevojshme dhe nuk i d\u00ebnoi veprat e veta t\u00eb realizmit socialist.
\nP\u00ebr fat t\u00eb keq mosevoluimin e D. Agollit pas vitit 1992 e kritikuan shum\u00eb pak\nnjer\u00ebz. Madje studjuesi i talentuar i Kosov\u00ebs, Prof. Rexhep Qosja, me rastin e\nlargimit nga jeta t\u00eb k\u00ebtij krijuesi, e vler\u00ebsoi mosevoluimin e tij si tipar me\nvlera t\u00eb m\u00ebdha: \u201cP\u00ebr jet\u00ebshkruesit e tij Drit\u00ebro Agolli do t\u00eb mbetet i\n\u00e7muar, shum\u00eb i \u00e7muar edhe p\u00ebr nj\u00eb arsye: do t\u00eb mbetet i \u00e7muar p\u00ebrgjithmon\u00eb p\u00ebr\nq\u00ebndrimin e tij vertikal, t\u00eb dinjitetsh\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Ai nuk do\nt\u00eb provoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, me asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb arsyetohet p\u00ebr far\u00eb veprimesh a p\u00ebr\nfar\u00eb shkrimesh q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e shkuar mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb, si\u00e7 iu ka ndodhur, m\u00eb n\u00eb\nfund, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jo pak t\u00eb tjer\u00ebve<\/em>\u201d.
\nKurse I. Kadareja pas largimit nga Shqip\u00ebria, pra pas tetorit 1990, u largua\ngjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga ndikimi i klanit komunist. Duke jetuar n\u00eb Paris ai pati\nmund\u00ebsi t\u00eb kuptonte se regjimi diktatorial komunist ishte i gabuar dhe n\u00eb shum\u00eb\naspekte t\u00eb tjer\u00eb. U shpreh kund\u00ebr terrorit komunist, k\u00ebrkoi hapjen e dosjeve t\u00eb\nSigurimit dhe d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb komunizmit, vler\u00ebsoi vepr\u00ebn e At Gjergj\nFisht\u00ebs, Faik Konic\u00ebs, Ernest Koliqit, Martin Camajt, etj, t\u00eb cil\u00ebt i kishte\np\u00ebr\u00e7muar gjat\u00eb diktatur\u00ebs n\u00ebn presionin e propagand\u00ebs s\u00eb partis\u00eb. Shkroi vepra\nt\u00eb reja ku thelloi kritik\u00ebn ndaj regjimit diktatorial, ktheu syt\u00eb tek nj\u00eb pjes\u00eb\ne t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb regjimit komunist, por jo dhe ndaj t\u00eb p\u00ebrndjekurve t\u00eb\nv\u00ebrtet\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjes q\u00eb vuajt\u00ebn nd\u00ebr burgje e kampe internimi q\u00eb nga vitiet\n1945-1953. Pra evoluimi i I. Kadares\u00eb nuk ishte shembullor, gj\u00eb q\u00eb u duk edhe\nn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb muajve t\u00eb fundit ku pyetjes se a ndjente nevoj\u00eb p\u00ebr t’i\nk\u00ebrkuar t\u00eb falur popullit shqiptar, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cUn\u00eb kam kryer detyr\u00ebn si\nshkrimtar edhe n\u00eb koh\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs, prandaj nuk ndjej nevoj\u00eb t\u00eb\nk\u00ebrkoj ndonj\u00eb t\u00eb falur<\/em>\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Ata q\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb\nklanit Hoxha-Alia nuk e duronin dot evoluimin e I. Kadares\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\natyre q\u00eb u shk\u00ebput\u00ebn prej atij klani, prandaj u turr\u00ebn kund\u00ebr tyre me komente\nn\u00ebp\u00ebr faqe gazetash e interneti si sambist\u00eb, tashm\u00eb jo me shkopinj, por me\npenat e tyre t\u00eb f\u00eblliqura gjith\u00eb sharje e shpifje. Sjelljen dhe vepr\u00ebn e I. Kadares\u00eb t\u00eb shkruar n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs po e\nkritikojn\u00eb sot dhe disa t\u00eb p\u00ebrndjekur si Fatos Lubonja duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se\nkritika e tij ndaj aspekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs n\u00ebn diktatur\u00eb dhe e disa\npushtetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebsuar prej tij \u201cpashallar\u00eb t\u00eb kuq\u201d, ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb\nngritjes s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb diktatorit.<\/p>\n\n\n\n
Pas vitit 1991 rrug\u00ebn e\nevoluimit e ndoq\u00ebn shum\u00eb shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, piktor\u00eb, skulptor\u00eb, muzikant\u00eb, t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj, si dhe studjues t\u00eb shkencave\nshoq\u00ebrore. Num\u00ebri i krijuesve dhe studiuesve q\u00eb evoluojn\u00eb drejt s\u00eb djatht\u00ebs, q\u00eb\ni bashkohen grupit t\u00eb krijuesve dhe studiuesve t\u00eb p\u00ebrndjekur, vjen duke u\nshtuar. Krijuesit dhe studiuesit e k\u00ebtij grupi nuk vuajn\u00eb nga dyzimi. Ata\np\u00ebrdorin figuracion t\u00eb kuptuesh\u00ebm, secili ec\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e vet krijuese si\nkrijues i pavarur nga grupe ose parti politike. Ata l\u00ebvdojn\u00eb rrall\u00eb nj\u00ebri\ntjetrin, por nuk ngurojn\u00eb t\u00eb kritikojn\u00eb dhe\ndob\u00ebsit\u00eb e nj\u00ebri tjetrit.
\nKurse krijuesit dhe studjuesit q\u00eb i q\u00ebndruan besnik\u00eb vij\u00ebs politike t\u00eb PS-s\u00eb,\nvijueses s\u00eb PPSh-s\u00eb, mbet\u00ebn t\u00eb dyzuar. Ata p\u00ebrpiqen t\u00eb tregojn\u00eb se n\u00ebn\ndiktatur\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb sh\u00ebndosha, se pat\u00ebn krijuar vepra me vlera\nartistike, madje dhe me tipare disidente, se u jan\u00eb hequr nga shtypi nj\u00eb apo m\u00eb\nshum\u00eb poezi e vepra, etj. Po ashtu dhe studjuesit e shkencave shoq\u00ebrore t\u00eb\nk\u00ebtij grupi pretendojn\u00eb se studimet e tyre i pat\u00ebn hartuar n\u00eb p\u00ebrputhje me\nligjet e shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore me t\u00eb cilat, sipas tyre ishte n\u00eb p\u00ebrputhje vija\npolitike e partis\u00eb shtet. K\u00ebta b\u00ebn\u00eb shum\u00eb pak ndryshime n\u00eb studimet e tyre pas\nvitit 1992. E ripunuan dhe e ribotuan \u201cHistorin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb<\/em>\u201d s\u00eb\nperiudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe \u201cFjalorin Enciklopedik Shqiptar<\/em>\u201d\nduke p\u00ebrs\u00ebritur shum\u00eb gabime t\u00eb botimeve t\u00eb m\u00ebparshme. <\/p>\n\n\n\n
Sot\ndyzimi mendor i k\u00ebtyre krijuesve e studiuesve nuk lidhet me frik\u00ebn ndaj\npushtetit, por me frik\u00ebn ndaj opinionit shoq\u00ebror. Ata e mb\u00ebshtesin politik\u00ebn e\npushtetit, por hiqen sikur nuk jan\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij dhe kritikojn\u00eb aty k\u00ebtu\nndonj\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por jo thelbin enverist t\u00eb k\u00ebtij\npushteti, me t\u00eb cilin jan\u00eb lidhur me fije t\u00eb dukshme e t\u00eb padukshme. P\u00ebrpiqen\nt\u00eb paraqiten si p\u00ebrparimtar\u00eb e modern\u00eb duke u maskuar pas figurash letrare e\nshprehjesh t\u00eb pakuptueshme. P\u00ebrpiqen t\u00eb tregohen t\u00eb ditur duke cituar shprehje\ne ide autor\u00ebsh t\u00eb shquar t\u00eb bot\u00ebs, duke trajtuar shpesh tema kulturore elitare\ndhe rrall\u00eb tema q\u00eb interpretojn\u00eb problemet e s\u00eb sotmes dhe s\u00eb ardhmes s\u00eb\npopullit, gj\u00eb q\u00eb I nxit t\u00eb arratisen nga e sotmja me d\u00ebshir\u00eb. L\u00ebvdojn\u00eb nj\u00ebri\ntjetrin p\u00ebr t\u00eb krijuar tym e mjegull duke u veshur koleg\u00ebve t\u00eb grupit t\u00eb tyre\nepitete \u201ci madh<\/em>\u201d, \u201ci shquar<\/em>\u201d. U japin \u00e7mime miqve t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebr\nzhuri, nuk kritikojn\u00eb dob\u00ebsit\u00eb e nj\u00ebri tjetrit, kultivojn\u00eb frym\u00ebn e grupazhit,\nsi dikur frym\u00ebn partiake. Th\u00ebn\u00eb thjesht k\u00ebta krijues vijojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me\nnostalgjin\u00eb e s\u00eb kaluar\u00ebs, pra t\u00eb koh\u00ebs kur ishin rrethuar me aureol\u00ebn e\nlavdis\u00eb prej partis\u00eb shtet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
DYZIMI MENDOR I KRIJUESVE SHQIPTAR\u00cb GJAT\u00cb DIKTATUR\u00cbS KOMUNISTE DHE PAS SAJ (Ese) Kjo ese nuk synon t\u00eb hap\u00eb polemik\u00eb mbi problemin e dyzimit mendor t\u00eb krijuesve shqiptar\u00eb n\u00ebn diktur\u00ebn komuniste, por vet\u00ebm t\u00eb ver\u00eb n\u00eb dukje dy dukuri: S\u00eb pari, se gjat\u00eb atij regjimi pjesa m\u00eb morale e m\u00eb kurajoze e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga…<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8731,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8730","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8730"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8730\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8732,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8730\/revisions\/8732"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8731"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}