{"id":872,"date":"2012-05-23T23:25:53","date_gmt":"2012-05-23T23:25:53","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=872"},"modified":"2012-05-23T23:26:11","modified_gmt":"2012-05-23T23:26:11","slug":"kete-vit-kemi-100-vjetorin-e-pavaresise-plane-te-tjera-vijne-pas","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=872","title":{"rendered":"K\u00ebt\u00eb vit kemi 100 vjetorin e pavar\u00ebsis\u00eb, plane t\u00eb tjera vijn\u00eb pas"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/u1_AlfonsGrishaj.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-873\" title=\"u1_AlfonsGrishaj\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/u1_AlfonsGrishaj.jpg\" alt=\"\" width=\"359\" height=\"511\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/u1_AlfonsGrishaj.jpg 359w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/u1_AlfonsGrishaj-210x300.jpg 210w\" sizes=\"auto, (max-width: 359px) 100vw, 359px\" \/><\/a>Interviste e Kryetarit te deges s\u00eb Mi\u00e7iganit t\u00eb Federat\u00ebs Pan Shqiptare &#8221; VATRA&#8221; , zotit Alfons Grishaj, dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs &#8220;24-ore.com&#8221;<\/p>\n<p><strong>VATRA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb 100 vje\u00e7are.Ne njohim organizat\u00ebn VATRA t\u00eb viteve t\u00eb para,kryesisht aktivitetin patriotik t\u00eb saj, por pak dim\u00eb p\u00ebr aktivitetin e saj t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm. Mund t\u00eb na flisni pak mbi historin\u00eb dhe aktivitetin e organizat\u00ebs n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme?<!--more--><\/strong><\/p>\n<p><strong>Pergjigje:<\/strong> Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e intelektual\u00ebve dhe studiuesve shqiptar\u00eb e njeh kontributin e \u201cVatr\u00ebs\u201d n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore t\u00eb shp\u00ebtimit e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por shum\u00ebkush nuk e di se ajo Shqip\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht prej k\u00ebsaj organizate, e cila me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e madh t\u00eb saj Fan Noli, do t\u2019i k\u00ebrkonte Presidentit \u00cbilson, mbrojtjen e Shqip\u00ebris\u00eb. Presidenti \u00cbilson do ta p\u00ebrdorte vot\u00ebn influente t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shqip\u00ebtarve. Kontributi n\u00eb Kongresin e Lushnjes. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris,Venizellos, do t\u00eb pohonte se, e vetmja penges\u00eb serioze e Greqis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb aneksuar \u201cVorioEpirin\u201d ishte \u201cVatra\u201d e Amerik\u00ebs. K\u00ebto tre momente jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet n\u00eb pun\u00ebn e 100 viteve t\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb \u201cVatra\u201dndoqi me vemendje zhvillimet politike duke p\u00ebrsh\u00ebndetur ndryshimet e reja n\u00eb Shqip\u00ebri\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, pati nj\u00eb p\u00ebrpjekje nga njer\u00ebzit e Ramiz Alis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb manipuluar \u201cVatr\u00ebn\u201d, p\u00ebr ta sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Kjo p\u00ebrpjekje d\u00ebshtoi fal\u00eb m\u00ebn\u00e7uris\u00eb s\u00eb Vatran\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr. Ne Kuvend, i cili u drejtua nga Dr.Gjon Bucaj, Kryetar i \u201cVatr\u00ebs\u201d u zgjodh intelektuali i madh Prof. Arshi Pipa. Pas k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje \u201cVatran\u00ebt\u201d u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb rezervuar n\u00eb pranimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb vinin nga Shqip\u00ebria. \u201dVatra\u201d punoi pa u lodhur n\u00eb zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri, Maqedoni dhe Kosov\u00eb. N\u00eb qershor t\u00eb vitit 1998, drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb Vatr\u00ebs, Agim Karagjozi, Gjon Bucaj dhe Agim Rexhaj, do t\u00eb udh\u00ebtonin n\u00eb Shqip\u00ebri drejt Tropoj\u00ebs p\u00ebr te vizituar ushtar\u00ebt e plagosur te U\u00c7K-s\u00eb ne spital, ku sollen edhe nje sasi ilacesh. Vatran\u00ebt dor\u00ebzuan pran\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, 60 mij\u00eb dollar\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e Kosov\u00ebs. Dr.Bucaj dhe Agim Rexha, do t\u00eb udh\u00ebtonin p\u00ebr n\u00eb Maqedoni me qellim per te vizituar Rufi Osmanin q\u00eb vuante politikisht n\u00eb burgjet maqedonase. Nuk ia arriten ta shifnin te burgosurin, por i vajten familjes se tij ne vizite. Ata takuan lidere tjere politike si edhe Universitetin e Tetoves. Po k\u00ebshtu, Kryetari i \u201cVatr\u00ebs\u201dAgim Karagjozi s\u00ebbashku me atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb takohej me Presidentin Klinton p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, n\u00eb vazhd\u00ebn e tradit\u00ebs s\u00eb funksionit diplomatik t\u00eb ushtruar nga personalitetet e federat\u00ebs n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me institucionet e larta amerikane. N\u00eb pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO, krahas p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb shtetit Shqiptar, do t\u00eb ishte e pranishme dhe \u201cVatra\u201d, kur Presidenti Amerikan Bush, do t\u00eb firmoste pranimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Pra, si\u00e7 shikohet \u201cVatra\u201d nuk ka pushuar p\u00ebr asnj\u00eb minut aktivitetin e vet. Ka z\u00ebra, se \u201cVatra\u201d nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, k\u00ebto z\u00ebra ose jan\u00eb t\u00eb pa informuar, ose jan\u00eb dashakeqe.<\/p>\n<p>N\u00eb Mars t\u00eb 2010, dha dor\u00ebheqjen Kryetari i \u201cVatr\u00ebs\u201d Agim Karagjozi, i cili e udh\u00ebhoqi me merit\u00eb \u201cVatr\u00ebn\u201d p\u00ebr shum\u00eb vite. Kryetar u zgjodh Dr.Gjon Bucaj, deri n\u00eb Kongresin e \u201cVatr\u00ebs\u201d q\u00eb parashifet se do t\u00eb zhvillohet nga fundi i k\u00ebtij viti. Dr. Bucaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet, atdhetar i p\u00ebrmasave komb\u00ebtare, i cili t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e vet ia ka dedikuar \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare. Fal\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb tij me shoke, filloi riorganizimi i deg\u00ebve n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb Amerik\u00ebs, si n\u00eb W<a name=\"1376a695980f6d0c__GoBack\"><\/a>ashington, Michigan, Florida etj\u2026 K\u00ebshtu, deg\u00ebn e Vatr\u00ebs, n\u00eb Washington e drejton nj\u00eb atdhetare e nderuar, Zonja Merita Bajraktari-McCormack. N\u00eb Florida, \u00ebsht\u00eb kryetar Pishtari i Demokracis\u00eb, Kolec Ndoja, etj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/A2.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"354\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><em>( Me kryeministrin e Shqiperise z. sali Berisha ne New York ne 100 vjetorin e Vatres)<\/em><\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb misioni i organizat\u00ebs Vatra n\u00eb dit\u00ebt e sotme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> Misioni i organizat\u00ebs \u201cVatra\u201d n\u00eb dit\u00ebt e sotme nuk \u00ebsht\u00eb i ndrysh\u00ebm me vitet e kaluara. Kultivimi i identitetit kulturor shqiptar k\u00ebtu n\u00eb diaspor\u00eb, angazhimi n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare. Ne kemi nj\u00eb program dhe statut, apo si\u00e7 quhet q\u00eb prej themelimit, Kanunorja. K\u00ebt\u00eb Kanunore duhet t\u00eb zbatoj\u00eb \u00e7do an\u00ebtar i ri apo i vjet\u00ebr. Sigurisht, p\u00ebr Vatran\u00ebt, \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb alfa dhe omega.<\/p>\n<p>S<strong>i \u00ebsht\u00eb e organizuar Vatra dhe cilat jan\u00eb deg\u00ebt dhe organet e saj drejtuese?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> Vatra ka nj\u00eb K\u00ebshill Drejtues dhe an\u00ebtar\u00eb n\u00eb shtete t\u00eb ndryshme, m\u00eb s\u00eb shum\u00ebti ne New York me rrethe, por edhe n\u00eb shtetet tjera t\u00eb Amerikes, e cila \u00ebsht\u00eb ne procesin e rritjes s\u00eb numrit t\u00eb deg\u00ebve. Dega e Vatr\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet prej: Kryetarit, Sekretarit, Ark\u00ebtarit, kat\u00ebr oficer\u00ebve dhe an\u00ebtar\u00ebve sado q\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb num\u00ebr. Aktualisht, Vatra ndodhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme riorganizimi q\u00eb ka p\u00ebr synim modernizimin strukturor t\u00eb federat\u00ebs. Mb\u00ebshtetur n\u00eb udh\u00ebzimet e qendr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimi i numrit t\u00eb oficer\u00ebve nga kat\u00ebr n\u00eb tre, p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb zv\/kryetar. Sipas statutit, zgjedhjet b\u00ebhen nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit. S\u00eb fundmi po shqyrtohen propozimi q\u00eb zgjedhjet t\u00eb b\u00ebhen nj\u00ebher\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vite, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb amendament n\u00eb Kanunore, e cila parashef q\u00eb zgjedhjet t\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr \u00e7do vit. N\u00eb baz\u00eb numrit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb deg\u00ebve varet dhe numri i delegat\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt dega p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb kongresin q\u00eb mbahet n\u00eb NY. Aty zgjidhet Kryetari dhe K\u00ebshilli Drejtues, t\u00eb cil\u00ebt e drejtojn\u00eb \u201cVatr\u00ebn\u201d p\u00ebr nj\u00eb mandat. N\u00ebse do t\u00eb shikohet me v\u00ebmendje \u201cVatra\u201d ka organizimin e nj\u00eb shoqate t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar dhe si \u00ebsht\u00eb organizuar dega e Michiganit dhe sa an\u00ebtar\u00eb ka?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje<\/strong>: Dega e Michiganit, \u00ebsht\u00eb e organizuar si\u00e7 sqarova m\u00eb lart: Kryetar, Zv\/Kryetar, Sekretar, Ark\u00ebtar, dhe tre oficer\u00eb ose an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb. Dega e Michiganit, deri tani num\u00ebron 40 an\u00ebtar\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deg\u00eb n\u00eb rritje. An\u00ebtar\u00ebsimi mund t\u00eb b\u00ebhet pran\u00eb deg\u00ebs s\u00eb \u201cVatr\u00ebs\u201dn\u00eb shtetin ku jeton, por mundesh edhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohesh direkt n\u00eb qend\u00ebr pa pasur nevoj\u00ebn e var\u00ebsis\u00eb nga dega ku jeton. Kuota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb 100 dollar\u00eb, shum\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrfshihet dhe abonimi n\u00eb Gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d, e cila shp\u00ebrndahet rregullisht \u00e7do muaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet falenderuar i palodhuri, Kryredaktori i Revist\u00ebs \u201cDielli\u201d, z.Dalip Greca.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb njihemi me statutin e organizat\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> \u00c7do person q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i \u201c Vatr\u00ebs\u201d nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb pajiset me Kanunoren p\u00ebr ta lexuar dhe studiuar p\u00ebrpara se t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb vendi dhe raportet e organizat\u00ebs Vatra n\u00eb lidhje me organizmat e tjera t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Amerik\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht me K\u00ebshillin Komb\u00ebtar Shqiptaro-Amerikan?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> Vendi i organizat\u00ebs Vatra \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i nderuar, pik\u00ebrisht se \u00ebsht\u00eb pionieria e frym\u00ebs, shkall\u00ebzimit t\u00eb ringritjes s\u00eb nd\u00ebrgjegjes patriotike shqiptare. Ajo ka p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe p\u00ebrshendet \u00e7do organizat\u00eb si mot\u00ebr qoft\u00eb dhe e vog\u00ebl, por q\u00eb q\u00ebllimin e ka n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt. Organizata \u201cVatra\u201d, ka lidhje t\u00eb mira me t\u00eb gjitha organizatat Shqiptaro-Amerikane, biles nga k\u00ebto shoqata ka shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb inkuadruar tek \u201cVatra\u201d.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb raportet e organizat\u00ebs Vatra me organizimet fetare t\u00eb shqiptar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> Si\u00e7 u pa dhe n\u00eb 100 Vjetorin e \u201cVatr\u00ebs\u201d, Institucionet fetare zun\u00eb nj\u00eb vend nderi n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb. Shqiptar\u00ebt jane modeli bot\u00ebror i bashkjetes\u00ebs fetare. Si e till\u00eb \u201cVatra\u201d \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpuntore e ngusht\u00eb me t\u00eb gjitha besimet, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb themel vler\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtare. \u00c7do organizim fetar shqip\u00ebtar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur nga ajo dhe anasjelltas.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb Vatra nj\u00eb organizat\u00eb politike? N\u00ebse po, cilit krah politik i p\u00ebrket dhe si mendon se mund ta ushtroj\u00eb ndikimin politik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> Federata Pan Shqiptare Vatra, nuk \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb politike n\u00eb kuptimin e subjektit elektoral, prandaj dhe nuk mban krah politik. Vlerat e \u201cVatr\u00ebs\u201d jan\u00eb demokracia, atdhedashuria dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirja ndaj dhe filozofia e saj \u00ebsht\u00eb ajo e bashkimit. Ky pozicionim i siguron Vatr\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn morale t\u00eb q\u00ebndrimeve dhe kritikave n\u00eb adres\u00eb t\u00eb gabimeve t\u00eb klas\u00ebs politike shqiptare, pavar\u00ebsisht nga kahu politik, pa\u00e7ka se dikuj kjo mund t\u00eb mos i p\u00eblqej\u00eb. Vatra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb shekullore q\u00eb g\u00ebzon gjith\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn dhe pjekurin\u00eb p\u00ebr t\u2019i par\u00eb me qet\u00ebsi ngjarjet dhe jo me pasion politiko-partiak. Busulla e \u201cVatr\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb kombi. Ndikimi politik \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e politik\u00ebs, e cila ekzistenc\u00ebn e vet e mban n\u00eb aleancat fryt\u00ebdh\u00ebn\u00ebse dhe jofryt\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, n\u00eb kompromisin e dit\u00ebs dhe t\u00eb interresit t\u00eb \u00e7astit. Vatra ka parasysh modelin amerikan t\u00eb politik\u00ebs, i cili operon me projekte afatgjat\u00eb 100 vje\u00e7are, nd\u00ebrsa politika shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb implementoj\u00eb as projektet afatshkurtra. Po t\u00eb ishte Vatra nj\u00eb formacion i mir\u00ebfillt\u00eb politik, ju siguroj se politika shqip\u00ebtare do t\u00eb ishte ndryshe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim \u201cVatra\u201d nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk b\u00ebhet politike, por mund t\u00eb th\u00ebm se ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me politik\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb nga themelimi i saj.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2012\/05\/A17.jpg\" alt=\"\" width=\"550\" height=\"231\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><em>( Me Vatranet e Detroitit ne New York ne 100 vjetorin e organizates ) nga e majta: Alfons Grishaj,<\/em><\/p>\n<p><em>Nevruz Nazarko, Pjeter Jaku, Elinda marku dhe Flora Nikolla<\/em><\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb veprimtarit\u00eb q\u00eb dega e Michiganit ka n\u00eb plan t\u00eb zhvilloj\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e ardhshme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigje:<\/strong> Dega e \u201cVatr\u00ebs\u201d n\u00eb Michigan, ka aktivist\u00eb me em\u00ebr n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare dhe lista e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. Duke par\u00eb k\u00ebta emra dhe t\u00eb tjer\u00eb si k\u00ebta puna b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb dhe planet p\u00ebr t\u00eb ardhmen b\u00ebhen m\u00eb ambicioze. N\u00eb 100 Vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb kemi marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb s\u00ebbashku me institucionet fetare me n\u00eb krye Don Fran Kol\u00ebn, Don Ndue Gjergji, Imam Shuaip Gerguri, Dervish Elidon Pashain, Konsullin e Nderit, Ekrem Bardha dhe t\u00eb gjitha organizatat q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb Michigan t\u00eb kremtojm\u00eb 100 Vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb, ashtu si\u00e7 i ka hije shqiptar\u00ebve, t\u00eb bashkuar! Planet e tjera vijn\u00eb m\u00eb pas\u2026<\/p>\n<p>Ju faleminderit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Interviste e Kryetarit te deges s\u00eb Mi\u00e7iganit t\u00eb Federat\u00ebs Pan Shqiptare &#8221; VATRA&#8221; , zotit Alfons Grishaj, dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs &#8220;24-ore.com&#8221; VATRA \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb 100 vje\u00e7are.Ne njohim organizat\u00ebn VATRA t\u00eb viteve t\u00eb para,kryesisht aktivitetin patriotik t\u00eb saj, por pak dim\u00eb p\u00ebr aktivitetin e saj t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm. Mund t\u00eb na flisni pak mbi historin\u00eb dhe aktivitetin&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-872","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/872","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=872"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/872\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":875,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/872\/revisions\/875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}