{"id":8705,"date":"2020-11-15T13:57:18","date_gmt":"2020-11-15T13:57:18","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8705"},"modified":"2020-11-15T13:57:18","modified_gmt":"2020-11-15T13:57:18","slug":"pierre-pandeli-simsia-per-konkursin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8705","title":{"rendered":"Pierre &#8211; Pandeli Simsia &#8211; Per konkursin"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"122\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/11\/pierre.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8706\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Pierre-Pandeli Simsia<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>* * *<\/p>\n\n\n\n<p>Nazes vazhdonte t&#8217;i ndehej n\u00eb fytyr\u00eb nj\u00eb shprehje dhimbjeje.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndjeu nj\u00eb shtr\u00ebngim therr\u00ebs n\u00eb zem\u00ebr dhe iu duk sikur iu mor\nfrym\u00ebmarja. <\/p>\n\n\n\n<p>Mendimet e kobshme e nj\u00eb kohe t\u00eb shkuar t\u00eb hidhur, po i\ndavariteshin n\u00eb mendje duke ia l\u00ebnduar shpirtin e saj t\u00eb trazuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ooo,oh! Nuk dua ta kujtoj at\u00eb koh\u00eb t\u00eb hidhur t\u00eb shkuar, at\u00eb koh\u00eb\nt\u00eb dhimbshme, m\u00ebkatare: P\u00ebrse fati m\u00eb d\u00ebnoi kaq ashp\u00ebr at\u00ebher\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrse fati i keq po m\u00eb d\u00ebnon p\u00ebrs\u00ebri tani, nuk po m\u00eb l\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb\nedhe un\u00eb e mjera; nuk po i jep vajz\u00ebs f\u00ebmij\u00eb, jet\u00eb nga jeta e saj! Ia dha\nat\u00ebher\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur nuk duhet t\u00eb ndodhte kurr\u00eb ajo shtatzani&#8230;&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Oohh! \u00c7&#8217;gj\u00ebm\u00eb e madhe m\u00eb ra, o Zot! <\/p>\n\n\n\n<p>Dhe un\u00eb, sikur t\u00eb faj\u00ebsoja ty Ati yn\u00eb i gjithpushtetsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb\ngj\u00ebm\u00eb q\u00eb m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb. &#8220;P\u00ebrse ma b\u00ebre k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe, o Zot!&#8221; &#8211;\nm\u00ebrm\u00ebrisja shpesh me veten time. &#8220;Si nuk u p\u00ebrmbys bota e t\u00eb ishim\nvidhisur nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb nga kjo jet\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Zot i madh! Pse m&#8217;a solle p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb kujtes\u00eb sot at\u00eb plag\u00eb t\u00eb\ndhimbshme t\u00eb asaj kohe mynxyr\u00eb t\u00eb shkuar!&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>Drita verbuese e nj\u00eb vet\u00ebtime, duke u shoq\u00ebruar m\u00eb pas me zhurm\u00ebn\ntrondit\u00ebse t\u00eb bubullim\u00ebs, e b\u00ebn\u00eb gruan t\u00eb largohej nga dritarja duke folur me\nngadal\u00eb fjal\u00eb lut\u00ebse. T\u00ebrhoqi karrigen m\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb dhom\u00ebs dhe u\nul.&#8221;Ja, si kjo dit\u00eb e sotme ishte edhe ajo dit\u00eb e larg\u00ebt; shi, er\u00eb,\nbubullima, vet\u00ebtima, dit\u00eb e zymt\u00eb sk\u00ebterr\u00eb, kur ne t\u00eb dyja n\u00ebn\u00eb e bij\u00eb dol\u00ebm\nnga sht\u00ebpia si dy hije t\u00eb frikshme nate, t\u00eb m\u00ebnxyrosura, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat,\nm\u00ebkatin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb jet\u00ebs sime, q\u00eb nuk ia fal vetes n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve. <\/p>\n\n\n\n<p>Ne t\u00eb dyja n\u00ebn\u00eb e bij\u00eb, n\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb mallkuar, u nis\u00ebm p\u00ebr t\u00eb\nvrar\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sapokrijuar n\u00eb barkun e vajz\u00ebs sime, nj\u00eb krijes\u00eb t\u00eb pafaj,\nnj\u00eb jet\u00eb pa dal\u00eb akoma n\u00eb jet\u00eb&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7&#8217;t\u00eb b\u00ebja un\u00eb fatzeza n\u00ebn\u00eb! Vajza ime, Dina, f\u00ebmija im i vet\u00ebm,\ndrita e syve t\u00eb mi, m\u00eb kishte mbjell\u00eb far\u00ebn e turpit n\u00eb der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb sime.\nDhe ne t\u00eb dyja u nis\u00ebm p\u00ebr ta shkulur at\u00eb far\u00eb turpi&#8230; <\/p>\n\n\n\n<p>Hija e tim shoqi, z\u00ebri i t\u00eb ndjerit, nga ftoht\u00ebsia e varrit m\u00eb\nndiqte nga pas gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs, e m\u00eb thoshte: &#8220;P\u00ebrse grua e b\u00ebt\u00eb k\u00ebt\u00eb\nturp? Je edhe ti bashk\u00ebfajtore. P\u00ebrse nuk e mbajte amanetin tim q\u00eb t\u00eb lash p\u00ebr\nDin\u00ebn&#8230;?&#8221;&#8221;\u00c7&#8217;t\u00eb b\u00ebja un\u00eb e zeza n\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb ato kushte q\u00eb\nu ndodha! <\/p>\n\n\n\n<p>Nuk duhet ta m\u00ebsonte askush at\u00eb turp q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb\ntime. <\/p>\n\n\n\n<p>Edhe t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb vajza, moshatare si vajza ime, po p\u00ebrse t\u00eb m\u00eb\nbinte mua ky fat i sterrosur?! <\/p>\n\n\n\n<p>Mua, q\u00eb mbeta grua e ve n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re!&#8221;&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>* * *<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb muajin shkurt, n\u00eb muajin e ftoht\u00eb t\u00eb ngricave t\u00eb m\u00ebdha, pleqt\u00eb\ne mo\u00e7\u00ebm dikur kan\u00eb p\u00ebrdorur shprehjen: &#8220;Shkurti, shkurton urat&#8221;,\nshprehje q\u00eb vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n\n\n\n<p>Ashtu ishte edhe m\u00ebngjesi i atij messhkurti; b\u00ebnte ftoht\u00eb, shum\u00eb\nftoht\u00eb! Rrug\u00ebt kishin z\u00ebn\u00eb nj\u00eb cip\u00eb t\u00eb holl\u00eb akulli.<\/p>\n\n\n\n<p>Ora tregonte 6.07 e m\u00ebngjesit. Err\u00ebsira vazhdonte t\u00eb mbret\u00ebronte\ngjithandej.<\/p>\n\n\n\n<p>Greta veshi pallton e madhe, mb\u00ebshtolli shallin rreth gush\u00ebs,\nmblodhi flok\u00ebt brenda kapeles s\u00eb lesht\u00eb q\u00eb e kishte punuar vet\u00eb. Doli nga\nsht\u00ebpia p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb pun\u00eb. Era e ftoht\u00eb ia p\u00ebrpiu fytyr\u00ebn. Ftoht\u00ebsin\u00eb e\ner\u00ebs, e ndjeu t&#8217;i hynte edhe posht\u00eb kofsh\u00ebve. Mendoi se duhej t\u00eb kishte veshur\npantallonat at\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb ftoht\u00eb. Palltoja e gjat\u00eb deri posht\u00eb gjunj\u00ebve, i\nmbronte vet\u00ebm pjes\u00ebn trupore.<\/p>\n\n\n\n<p>Vazhdoi t\u00eb ecte. Duart i mbante t\u00eb futura n\u00eb xhepat e palltos,\nnd\u00ebrsa \u00e7ant\u00ebn e kishte hedhur krah\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Donte edha pak metra q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb kthes\u00ebn e madhe t\u00eb rrug\u00ebs\nq\u00eb t\u00eb shpinte n\u00eb stacionin e autobusave. Pran\u00eb der\u00ebs hyr\u00ebse t\u00eb nj\u00eb pallati, iu\nb\u00eb sikur d\u00ebgjoi nj\u00eb z\u00eb t\u00eb theksh\u00ebm. Ngadal\u00ebsoi ecjen; ktheu kok\u00ebn pas. Rruga\nishte e shkret\u00eb, agj\u00eb nuk pip\u00ebtinte! Vazhdoi t\u00eb ec\u00eb me hapa t\u00eb ngadalt\u00eb. Z\u00ebri u\nd\u00ebgjua m\u00eb i qart\u00eb, iu b\u00eb si t\u00eb ishte e qar\u00eb foshnje. Gjith\u00eb q\u00ebnien e saj, e\nkaploi nj\u00eb ndjenj\u00eb e frikshme. Ndaloi hapat; ktheu kok\u00ebn nga ana e majt\u00eb, andej\nnga vinte z\u00ebri. Edhe pse e frik\u00ebsuar, mendoi t\u00eb afrohej. D\u00ebgjoi, se nuk ishte z\u00eb,\nishta qarje foshnje.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; \u00c7&#8217;t\u00eb jet\u00eb? &#8211; pyeti veten pa marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Nj\u00ebher\u00eb mendoi se\nmund t\u00eb ishte ndonj\u00eb kotele mace e vog\u00ebl. Por jo, pak metra pran\u00eb der\u00ebs hyr\u00ebse\nt\u00eb pallatit, ajo pa di\u00e7ka; iu duk si nj\u00eb njoll\u00eb e madhe e zez\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e\natij m\u00ebngjesi ende t\u00eb pazbardhur. I dha trupit nj\u00eb rrotullim. Err\u00ebsira nderej e\nt\u00ebra n\u00eb gjith\u00eb qytetin. Vet\u00ebm ndri\u00e7imi i dob\u00ebt i dritave t\u00eb rrug\u00ebs, ishin\nudh\u00ebrr\u00ebfimi p\u00ebr kalimtar\u00ebt. Eci me hapa t\u00eb ngadalt\u00eb e trembur; frika i kishte\nhyr\u00eb deri n\u00eb palc\u00eb. E d\u00ebgjoi z\u00ebrin edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Nuk kishte dyshim q\u00eb atje\nishte nj\u00eb foshnj\u00eb q\u00eb po qante. Me zemr\u00ebn q\u00eb po i rrihte dhe gjunj\u00ebt q\u00eb po i\ndridheshin, u afrua shum\u00eb pran\u00eb. Dalloi njyr\u00ebn gri t\u00eb nj\u00eb batanije t\u00eb lesht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Hodhi edhe nj\u00eb hap dhe iu avit fare pran\u00eb. P\u00ebrkuli trupin. Vendosi\nnj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb sip\u00ebr batanijes. E qara e foshnj\u00ebs u nd\u00ebrpre n\u00eb at\u00eb \u00e7ast. Mendoi ta\nzbuloj\u00eb. Ashtu veproi; me duart q\u00eb po i dridheshin, l\u00ebvizi cepin e batanijes.\nDalloi nj\u00eb kok\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nj\u00eb foshnjeje. &#8220;O, Zot&#8221; i doli\nmenj\u00ebher\u00eb ajo fjal\u00eb. Iu duk se po shihte \u00ebnd\u00ebrr.<\/p>\n\n\n\n<p>Kishte par\u00eb foshnje, por ajo q\u00eb kishte p\u00ebrpara syve, po i dukej\nshum\u00eb e vog\u00ebl. Ndoshta, nga q\u00eb fati i keq, nuk i kishte g\u00ebzuar at\u00eb dhe\nbashk\u00ebshortin e saj gjat\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb viteve bashk\u00ebshortore, t\u00eb g\u00ebzoheshin me\nnj\u00eb shtatzani t\u00eb mundur, t\u00eb kishin edhe ata f\u00ebmij\u00ebn e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Tek e shihte, menj\u00ebher\u00eb ndjeu dhimbsuri n\u00ebne, t\u00eb pa ndjer\u00eb\nndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>E mori me ngadal\u00eb, si\u00e7 merr prindi f\u00ebmij\u00ebn e vet kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb\ngjum\u00eb dhe mundohet q\u00eb t\u00eb mos zgjohet. Po e mbante p\u00ebrpara duarve. Ishte e\nhutuar. Nuk po dinte si t\u00eb vepronte. N\u00eb rrug\u00eb nuk pip\u00ebtinte asnj\u00eb k\u00ebmb\u00eb njeriu.\nDonte t\u00eb th\u00ebrriste me gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit, dhe ashtu veproi. &#8211; A ka njeri\nk\u00ebtu? Zonja, zot\u00ebrinj, ju, banor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje, a ka njeri k\u00ebtu?<\/p>\n\n\n\n<p>Heshtje! Foshnja filloi t\u00eb qaj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri. Greta faj\u00ebsoi veten nga\nai veprim i saj: &#8220;Nuk duhet t\u00eb kisha th\u00ebrritur me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar foshnjen, i vuri dor\u00ebn e saj n\u00eb kraharorin e tij\nt\u00eb vog\u00ebl. Dora i preku di\u00e7ka. Nuk ishte but\u00ebsia e batanijes, ajo ndjeu di\u00e7ka t\u00eb\nashp\u00ebr, si let\u00ebr po i dukej. Futi dor\u00ebn dhe nuk u zhg\u00ebnjye, ishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb\nlet\u00ebr e mbledhur shuk. E mori letr\u00ebn dhe dalloi se ishte shkruar di\u00e7ka. U\nmundua t\u00eb lexoj\u00eb \u00e7&#8217;far\u00eb ishte shkruar n\u00eb at\u00eb cop\u00eb let\u00ebr, por nuk po kuptonte\nasgj\u00eb. Eci pran\u00eb nj\u00eb shtylle elekrike. Drita e zbeht\u00eb, e ndihmoi q\u00eb ajo t\u00eb\nlexonte ato pak rreshta. &#8220;Zot! T\u00eb m\u00eb fal\u00ebsh! T\u00eb m\u00eb fal\u00ebsh, o Zot, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\ngabim, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00ebkat q\u00eb po b\u00ebj ndaj teje, ndaj vetes sime dhe ndaj k\u00ebsaj\nkrijese t\u00eb pafajshme. Por, nuk mundem, kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj.\nPo braktis foshnj\u00ebn, djalin, f\u00ebmij\u00ebn tim t\u00eb par\u00eb, krijes\u00ebn time n\u00eb dit\u00ebn e dyt\u00eb\nt\u00eb lindjes, e ngjizur jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs dhe vullnetit tim, nga tradh\u00ebtia q\u00eb m\u00eb\nb\u00ebri babai i k\u00ebsaj foshnje dhe nga turpi q\u00eb do bjer\u00eb mbi familjen, prind\u00ebrit e\nmi, n\u00ebse un\u00eb do e mbaj dhe do e ris k\u00ebt\u00eb foshnj\u00eb&#8230; &#8220;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pierre-Pandeli Simsia * * * Nazes vazhdonte t&#8217;i ndehej n\u00eb fytyr\u00eb nj\u00eb shprehje dhimbjeje. Ndjeu nj\u00eb shtr\u00ebngim therr\u00ebs n\u00eb zem\u00ebr dhe iu duk sikur iu mor frym\u00ebmarja. Mendimet e kobshme e nj\u00eb kohe t\u00eb shkuar t\u00eb hidhur, po i davariteshin n\u00eb mendje duke ia l\u00ebnduar shpirtin e saj t\u00eb trazuar. Ooo,oh! Nuk dua ta kujtoj&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8706,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8705","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8705","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8705"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8705\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8707,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8705\/revisions\/8707"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8705"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8705"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8705"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}