{"id":8649,"date":"2020-10-29T19:30:37","date_gmt":"2020-10-29T19:30:37","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8649"},"modified":"2020-10-29T19:33:20","modified_gmt":"2020-10-29T19:33:20","slug":"binjak-me-shkumbinin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8649","title":{"rendered":"BINJAK ME SHKUMBININ"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"133\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/nexhipi-per-kopertine.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8650\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>BINJAK\nME SHKUMBININ<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>Bised\u00eb\n&nbsp;me poetin e nohur, NEXHI EJUPI<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Realizuar\nnga Pjet\u00ebr Jaku<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nexhip Ejupi, \u00ebsht\u00eb brezi i dyt\u00eb i realizmit\nsocialist, ose vet\u00ebm nj\u00eb gjys\u00ebm hapi kishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb strikte, ku e pengonte\nshum\u00eb t\u00eb shprehurit&nbsp; jasht\u00eb kornizave, nd\u00ebrsa\nhapin e plot\u00eb po e b\u00ebn\u00eb me botimet e shum\u00ebta t\u00eb pas 90-t\u00ebs. I angazhuar, perve\u00e7\npun\u00ebve rutin\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, me poezin\u00eb dhe vet\u00ebm me poezin\u00eb. Duke&nbsp; njohur Nexhipin, bindem se natyra e poetit\nshihet para se t\u00eb lexohet. Xhipja \u00ebsht\u00eb krejt gjuh\u00eb dhe figur\u00eb, i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb\nkrijuesit e k\u00ebtyre&nbsp; 30 viteve, por edhe\njasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb qarqeve letrare. Ndoshta n\u00eb turpin e&nbsp; tyre! A presin ata q\u00eb Nexhipi t\u2019i th\u00ebrras ta\nlexojn\u00eb, ta promovojn\u00eb, ta vler\u00ebsojn\u00eb?! Ka institucioni q\u00eb paguhen p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb\nt\u00eb njohur poet\u00eb t\u00eb till\u00eb. Aq me tep\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb\nnominohet Laurat\u00eb i Poezis\u00eb Shqipe, si Institucion qe do te drejtoje p\u00ebr dy\nvjet leximet dhe promovimet. Kush i b\u00ebn k\u00ebto p\u00ebrzgjedhje, si e kur b\u00ebh\u00ebn, nuk\nreklamohen, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kur secilit krijues mund t\u2019i shkoi n\u00ebp\u00ebrmjet e-mailit,\napo mediave t\u00eb tjera elektronike.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"336\" height=\"448\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/nexhipi-1.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-8651\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/nexhipi-1.jpg 336w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/nexhipi-1-225x300.jpg 225w\" sizes=\"auto, (max-width: 336px) 100vw, 336px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebr\nInstitucionet kulturore le t\u00eb p\u00ebrmendim librat:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pesha\ne duarve, 1978<\/p>\n\n\n\n<p>Shqet\u00ebsime,\n1990<\/p>\n\n\n\n<p>Drith\u00ebrima\nere, 1991<\/p>\n\n\n\n<p>Agshol\n( bashkautor\u00eb), 1994<\/p>\n\n\n\n<p>Lirika\nElbasani, 1998<\/p>\n\n\n\n<p>H\u00ebna\ne vlleh\u00ebve, 2001<\/p>\n\n\n\n<p>Hajku\n( bashkautor ) 2003<\/p>\n\n\n\n<p>Fyelli\ni Kami\u00e7anit, 2003<\/p>\n\n\n\n<p>Ma\nmori era kapelen, 2004<\/p>\n\n\n\n<p>Psher\u00ebtima\nt\u00eb m\u00ebrguara, 2007<\/p>\n\n\n\n<p>Brenda\nmeje rrjedh nj\u00eb lum, 2008<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebtin\u00eb\nnj\u00eb vetull reje, 2008<\/p>\n\n\n\n<p>Fjala\nka shpirt, 2009<\/p>\n\n\n\n<p>Bora\nqan me nj\u00ebmij\u00eb sy, 2010<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nmbyllje t\u00eb k\u00ebsaj bisede, mendoj se Ministria e Kultures dhe Drejtoria e Librit\ndhe Leximeve duhet t\u00eb kujtohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krijues t\u00eb rrall\u00eb, t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje\nn\u00eb nj\u00eb botim special krijimitrais\u00eb s\u00eb Nexhip Ejupit. Edhe ndonj\u00eb dekorat\u00eb e\nmeriton!<\/p>\n\n\n\n<p>P.J.: A mund te na\nthoni, zoti Nexhip, di\u00e7ka rreth jeteshkrimit tuaj,vendlindjes dhe ndikimit te\nsaj ne formimin e profilit te ardhem poetic, si dhe per studimet e tua.\nLexuesit, para se te njohin Nexhipin poet, u duhet te njohin Nexhipin njeri&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.:Po,i dashur\nPjet\u00ebr, eshte e vertete kjo qe thate ne fund te pyetjes. Kam lindur ne\nmespranvere, me 16 prill,1949, ne \u00c7erme te Lushnjes. Aty qe vendosur im\nate,Mehmeti. Babai ka lindurvme 1908 ne Poro\u00e7an te Gramshit dhe atje kaloi\nvogeline dhe rinine, gjer ne moshen per te kryer sherbimin ushtarak,qe e ka\nkryer ne Tirane,ne oborrin mbreteror te Zogut. Meqe ishte i paraqitshem dhe\nshume korrekt si ushtar,e mbajten si nenoficer, qe nga viti 1924 deri ne\npushtimin e Shqiperise nga Italia,me 1939. Pastaj kaloi ne radhet e Ushtrise\nNacional\u00e7lirimtare per kater vjet,1944-1948, ne Brigaden XII. Me t&#8217;u liruar nga\nsherbimi ushtarak ne kete brigade, mori familjen qe nga Poro\u00e7ani i Gramshit dhe u vendos nja dy vjet ne\n\u00c7erme te Lushnjes. Per me mire, u shperngul familjarisht ne Elbasan, ku punoi\nne kombinatin e drurit, ne sektorin e kompesatave deri me 1956, pastaj hyri ne\nkooperativen e qytetit, qe me vone u be NBSH, deri me 1970,ku edhe doli ne\npension.<\/p>\n\n\n\n<p>Vitet kalonin dhe une\nu bera binjak me Shkumbinin, qe nuk ishte larg prej shtepise ku banonim. pastaj\nerdhi mosha per shkolle dhe im ate me regjistroi te shkolla &#8221;Ptoleme Xhuvani&#8221;,\nku kreva vetem dy klase, sepse u hap gjimnazi &#8221;Qemal Stafa&#8221;qe e kisha me\nprane lagjes sime dhe babai me regjistroi atje, ku kreva edhe krejt ciklin e\nshtatevje\u00e7ares. i kujtoj me respekt mesuesit,qe me dhane njohurite epara, por\nedhe do te me nxitnin pasionin per letersine. Mbaj mend mesuesin\nkujdestar,Ibrahim Ganin,qe m&#8217;i lavderonte detyrat me karakter krijues,mbaj mend\ndy piktoret e vizatimit, qe ishin piktore te mirenjohur, si Bukurosh Sejdinin\ndhe Xhemal Luften.<\/p>\n\n\n\n<p>Me t&#8217;u hapur gjimnazi\n&#8221;Dhaskal Todri&#8221; im ate me regjistroi atje, ku prirjet e mia letrare m&#8217;u zhvilluan\nme shume,sepse mesuesit e letersise qene me te specializuar. Shoqe klase kam\npasur edhe poeten Iliriana Sulkuqi,qe dallohej ne hartime dhe ne esete e\nshkurtra. Ne keto vite, edhe pse ende adoleshent i nje moshe aguridhe,me\nndihmen e poetit te shquar,Musa Vyshka,m&#8217;u botuan vjersha ne organe qendrore\nper elektrifikimin, qe me ndihmuan per te drejten e studimeve universitare.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb UTSH, djalosh, plot\nvrull e entuziazem, me deshiren per poezine njoha edhe shoke te tjere krijues,\nsi Bedri Zenel Islami,Tonin Shtjefni, Alfred \u00c7apaliku,(nga Shkodra),Shpetim\nGina dhe Zoi Dashi,(nga Fieri),Spiro Kote (nga Lushnja dhe une nga Elbasani). Jetonim\nne nje dhome dhe diskutonim per krijimet tona me njeri-tjetrin. Po jap edhe\nlendet dhe pedagoget perkates per secilen lende, qe perbenin fondin e studimeve\ntona universitare.<\/p>\n\n\n\n<p>1.Folkloristike -Zini\nSako,<\/p>\n\n\n\n<p>2.Fonetike &#8211; Anastas\nDodi,<\/p>\n\n\n\n<p>3.Morfologji &#8211; Mi\u00e7o\nSamara,<\/p>\n\n\n\n<p>4.Letersia e viteve\ntridhjete &#8211; Drita Siliqi dhe Fatos Arapi,<\/p>\n\n\n\n<p>5.Letersi e realizmit\nsocialist &#8211; Nasho Jorgaqi,<\/p>\n\n\n\n<p>6.Letersi dekadente\nperendimore &#8211; Ismail Kadare,<\/p>\n\n\n\n<p>7.Estetike &#8211; Alfred\nU\u00e7i<\/p>\n\n\n\n<p>8.letersi e realizmit\nkritik &#8211; Nexhip Gami,<\/p>\n\n\n\n<p>9.Letersi greko-romake\nper dy vjet radhas &#8211; Muzafer Xhaxhiu,<\/p>\n\n\n\n<p>10.Gramatike historike\n&#8211; Shaban Demiraj,<\/p>\n\n\n\n<p>11.Fjaleformim &#8211;\nFatmir Agalliu,<\/p>\n\n\n\n<p>12.Sintakse &#8211; Remzi\nPernaska,<\/p>\n\n\n\n<p>13.Dialektologji &#8211;\nJorgji Gjinari,<\/p>\n\n\n\n<p>14.Kolokiume per\nletersine moderne perendimore &#8211; Viktor Qurku.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne kete proces\nmesimdhenieje kam pasur fatin te kem nje personel pedagogesh qe u ngjitej fjala\nsi me zamke. Ne fakultetin tone kish edhe nje rreth letrar ku numeoroheshin nja\n50 krijues, nder te cilet shquheshin qe atehere Mehmet Elezi me vellimin poetik\n&#8221;Vershimet e ujevarave&#8221;, Foto Malo &#8211; &#8221;Zjarret e vjeshtes&#8221;, Moikom Zeqo &#8211;\n&#8221;Vegimet e vendlindjes dhe &#8221;Qyteti Feniks&#8221;,Vllasova Musta me \u201cPa\nkopertine&#8221;,Shefki Karadaku &#8221;Kenga e karrove te drithit\u201d,dhe &#8221;Melodite e\nShkumbinit&#8221;, Niko Kacalidha me &#8221;Fjale te thena ne pranvere&#8221;, Roland Gjoza me\nvellimin&#8221;Mozaik&#8221; dhe te tjere me cikle te mrekullueshme te botuara sidomos te\ngazeta &#8221;Zeri i rinise&#8221; si Rudolf Marku, Zoi Dashi,Thanas Dino dhe bashke me\nta edhe une, ndonese me pak&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Thanas Dino u be sebep\nqe te hapej nje fushate e gjere kunder kesaj lloj letersie plot ndikime te\nhuaja ekzistencialiste, do te perfshinte Sadik Bejkon, Zhuliana Jorganxhiun, por\nedhe Mi\u00e7o Verlin, qe ishte kreu i kesaj levizjeje per nje frymezim te ri dhe\ntematika te letrare.Qe atehere lexonim fshehurazi letersi te autoreve te huaj,\nperkthyer nga Rudolf Marku.Kjo fushate na i preu krahet fare. Pastaj erdhi nje\nbrez i ri,qe ngrinin zerin ne gazeten &#8221;Studenti&#8221; kunder ndikimeve te huaja ne\nte gjitha gjinite e artit. Kesaj fushate i shpetuan vetem dy &#8221;ndocet\u201d e\nveriut, Ndoc Gjetja dhe Ndoc Papleka, te cilet merreshin me tema larg\nrrezikshmerive ekzistencialiste, duke trajtuar me art probleme te perditshme te\naktualitetit. I shpetoi talenti dhe nuhatja e holle e situates aktuale.<\/p>\n\n\n\n<p>P.J.Po me tutje,Nexhip,\u00e7\u2019u\nbe me krijimtarine tende te atyre viteve rinore\/&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.:Me te mbaruar\nUTSH,u caktova nga &nbsp;seksoni i arsimit &#8211;\nElbasan ta kryeja stazhin e mesimdhenies ne Mollas.Gjate stazhit te praktikes\nper mesues, pergatita vellimin me vjersha per ne Shtepine Botuese &#8221;Naim\nFrasheri&#8221; me titull &#8221;Trokitje&#8221;.Nuk ma botuan me nje recension te Ruzhdi\nQatipit.Vetem ky elbasanas ngulte kembe, qe libri te mos botohej, per paqartesi\nideore, per shmangie nga realiteti socialist, per prirje moderne, per\nmosperputhje me kerkesat e partishme te diteve tona,etj.,etj.Isuf\nNelaj,pergjegjesi i botimeve poetike ne Shtepine Botuese, me keshilloi qe te\nbisedoja me Ruzhdiun,qe ishte asi kohe redaktor ne gazeten &#8221;Drita&#8221;. E mbaj\nmend si sot ate takim me redaktorin Ruzhdi Qatipi. Ky po zbriste shkallet, qe\nte ngjiteshim te zyra e redaktoreve.Me njohu dhe me tha:<\/p>\n\n\n\n<p>-Kam nje verejtje per\nty, Nexhip. \u00c7\u2019vjen ketu ne Tirane si katundar? Ti je dhe me shkolle te larte.Ke\nprure dhe nje vellim per botim&#8230; E lexova permbledhjen dhe, te them te\ndrejten, me zhgenjeve. Ketu i paske kepucet me balte, te palustruara, por ne\nliber te mungon balta e Dumrese&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Une u meka fare.<\/p>\n\n\n\n<p>U skuqa vesh me vesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj i ke dhe shume\nlirika, more Nexhip. I ke me shume dashuri\u00e7ka. Pa le, por i ve dhe nje titull\nte \u00e7uditshem,&#8221;Trokitje&#8221;. &nbsp;Pa me sqaro, kujt\ni troket ti, ciles kohe?&#8230;Veri gishtin kokes, Nexhip! Shkruaj per kapulet e\nmisrit, per taracat, per korrjet e shirjet pa firo, ec me hapin e shokeve\nletrare te diteve tona&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Pastaj, trokitjet e\nmia u pine me kafen e dopion e konjakut te klubi i gazetes &#8221;Drita&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Me 1984 m&#8217;u dha nga\nLidhja nje muaj leje krijuese. Me thirri shefi i seksionit te arsimit, Agim\nLeka, dhe me tha se kisha nje mundesi te mire te vazhdoja nje kurs\npasuniversitar ne Tirane, letraro-gjuhesor per specializim. E pranova kete\nfatmiresi, qe m&#8217;u be papritur dhe, me 1tetor 1985fillova kursin, qe zhvillohej\nne Akademine e Arteve, prane godines qendrore te UTSH. Vajtja ne kursin\nspecializues, qe me perteriti leksionet e bera ne universitet, ve\u00e7ese me\nkerkesa me te rrepta. Kursi perbehej nga dy grupe,nga ai i letrareve dhe ngaai\ni skenaristeve. Atehere, sapo kisha botuar vellimin &#8221;Pesha e duarve&#8221;. Disa\nnga lendet qe zhvilloheshin ishin keto:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Estetike &#8211; Jakup\nMato,<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dramatizim dhe venie\nne skene &#8211; Piro Mani,<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Letersi shqiptare &#8211;\nAdriatik Kallulli,<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Dramaturgji boterore\ndhe shqiptare &#8211; Kudret Vel\u00e7a,<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Venie ne skene dhe\nloja e aktoreve -Esat Oktrova,<\/p>\n\n\n\n<p>Poezia dhe te fshehtat\ne te shkruarit poetik,kishim dy pedagoge, Razi Brahimi dhe Gjergj Zheji.Pas\nspecializimit, me emeruan ne shkollen tetevje\u00e7are &#8221;Qemal Stafa&#8221;, ku zuri fill\nedhe komentari per pjeset letrare klasa e peste:&#8221; Sa e bukur gjuha shqipe&#8217;.\n&#8216;Deri ne vitin 1990 ndenja ne kete shkolle,pastaj u shkeputa vete, <strong>mora deren ne krahe per te vajtur emigrant\nilegal<\/strong> ne Greqi.Tre muaj vere dhe nje muaj vjeshte isha ne Janica te\nGreqise. Kur u merzita me pambuktoret e shtetit fqinj, u ktheva ne Elbasan per\nte rifilluar si mesues ne Floq te Suloves, pastaj ne Kozan te Qafe-Kerrabes, pastaj\nne Cerrik e me pas ne Xibrake te Cerrikut, ku iu nenshtrova fatit per te mos e\nkundershtuar me&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Per \u00e7udi te \u00e7udive, ime\nbije, Ariana Guri ,asi kohe ne Amerike, kishte bere kerkese ne ambasaden\namerikane per bashkim familjar, qe m&#8217;u realizua me 21 maj 2005 si emigrant, shteti\nMichigan , Detroit, ku jam familjarisht edhe sot e kesaj dite,qe po shkruaj\nketo radhe te jeteshkrimit tim..<\/p>\n\n\n\n<p>P.J.:A ka ndikuar\nEmigracioni ne krijimtarine tuaj?<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.:Ka ndikuar shume\ndhe ma ka zgjeruar tematiken e motiveve, ma ka mprehtesuar kendin e veshtrimit\ndhe m&#8217;i ka qartesuar te gjitha shqisat qe ka njeriu.<\/p>\n\n\n\n<p>M&#8217;i ka theksuar disa\nndjenja dhe disa m&#8217;i ka zbehur fare.Ta zeme, ma ka theksuar ndjenjen e mallit, per\nata qe kam pasur shoke e miq e qe nuk jane me, <\/p>\n\n\n\n<p>si Tonin Shtjefni, Zoi\nDashi ,Shpetim Gina, qe i kam pasur edhe shoke studimesh, krijimesh e\ndiskutimesh&#8230; Ka ndikuar dhe me eshte bere i paperballueshem te duroj larg\nsyvwe qe jane gjalle e qe me presin t&#8217;i rishikoj edhe nje here. Syte e moter\nLiklit.Te tim kunati, te niperve ete mbesave te mia, qe tani jane rritur, fejuar\napo martuar dhe une s&#8217;kam pasur mundesi t&#8217;ua uroj gezimet, apo edhe t&#8217;i\nngushelloj per ndonje te papritur qe u ka ndodhur&#8230;Ndikimet e tjera te\nemigracionit jane te zakonshme si buka qe hame, si punet qe bejme, si\u00e7 jane te\nthjeshta, jane edhe te kapitshme&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>P.J.:Jeni i vetmi\nkrijues shqiptar me nje krijimtari kaq te pasur. A mendoni se poeti mund t&#8217;i\nshmanget perseritjes se motiveve dhe a ka letersia jone shembuj te renies ne\nperseritje?<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.: &#8211; Faleminderit\nper pohimin qe m&#8217;i ben krijimtarise sime nder vite, qe kur isha gjimnazist e\nderi tani. Vertet, ne veshtrim te pergjithshem, si te thuash,nga dritarja e nje\navioni, terreni i krijimtarise duket i pasur, por po ta shohesh nga afer, nuk\neshte aq i pasur. Ka edhe krijime qe nuk e kenaqin lexuesin e kohes sone, qe\nben nje jete krejt ndryshe nga e imja, e jotja apo e moshatareve tane. Ne jemi\nte vjeter, ata &#8211; te rinj. Ne kemi lindur atje ku kemi lindur, ata ne vend krejt\ntjeter. Perjetimet nuk jane te njellojta per secilen moshe. Dikujt i pelqen te\njetoje edhe larg,mjaft qe t&#8217;i plotesohen kushtet e jetes vetiake qe ben . Ty\ns&#8217;te pelqen vetjakesia e tij, te duket jete e mbyllur, si nen zhguallin e nje\nbreshke. Dikujt i pelqen liria qe ka ne vendin e huaj, ty te pelqen vendi yt, me\ngjithe mungesat qe ka e qe ti ke besim se prania jote do t&#8217;i rregulloje ato\nmungesa. Po, kur nuk i ndreq as prania jote? Ti zhgenjhesh e pikellohesh e vuan\nse pse s&#8217;ka ndreqje e bie ne fatalitet. Ty s&#8217;te pelqen ky lloj fataliteti, por\nje bere imun me te dhe ai eshte bere pjese e gjallnise sate . Dhe, keshtu perseriten\ngjendjet shpirterore e bashke me to, perseriten edhe motivet, po qe krijues i\nndjeshem&#8230;Tek une ka perseritje gjendjesh shpirterore te perseritshme, por qe\nune jam perpjekur &#8221;t&#8217;i fsheh&#8221; perseritjen me njelloj zhanri tjeter letrar, ose\nme gjeegjeza, me fjale te urta,me distike,tristike apo komente letrare,me forma\nklasike si rubai apo trioleta. Thyrja e menyres se te shprehurit, te gjendjes\nse perseritshme shpirterore,mendoj se ia ka dale me sukses dhe krijon larmine\ndhe laryshine e motivimeve te mia. Ne te vertete,eshte perpjekje per\nshmangie,pa bere asnje shgmangie nga e njejta gjendje shpirterore,e\nperseritshme. Si shembull te renies ne perseritje gjendjesh shpirterore po marr\nidhullin tim, Lasgush Poradecin&#8230;Shume poezi te tij jane perseritur ne trajta\nvariantesh, sa per thyrje te gjendjes se tij shpirterore. Sido qofte kjo\nperseritje variantesh le te lexuesi pershtypjen e nje tematike te pasur dhe te\nnje perpunimi te vazhdueshem&#8230;Perpunimi i motiveve, rregullimi i ritmeve, i\nrimave, i theksave ritmike jane menyra veprimi te zakonshem, vetem te krijuesit\nte vullnetshem, pasionant dhe tejet kembengules&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>P.J\u00c7&#8217;mund te me thuash\nper kodin poetik,miku im?&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.: -Me ke bere\npyetjen me te veshtire per t&#8217;iu perjigjur,por jo te pamundur per te shprehur\ndi\u00e7ka qe eshte ne interes te \u00e7do krijuesi, qe rreket t&#8217;u lere brezave di\u00e7ka nga\nshpirti i tij, di\u00e7ka qe te mbetet ne kujtesen e tyre. Sipas meje,kodi poetik\nnuk eshte ndonje mrekulli e zbritur nga qielli.Kete kod une e shoh te trinia\njete-poet-poezi. Ky eshte universi poetik, i shkrire njesh,me nje harmoni te kendshme\nme kedo lexues te \u00e7do kohe, apo sistemi shoqeror. \u00c7do trajtim i ve\u00e7ante i kesaj\ntrinie nuk do te kishte kuptim. Te tre elementet e kesaj trinie i zbulon apo i\nmbulon vetem nje kod &#8211; kodi me emrin zemer dhe ku kod organik, (zemra),ka vetem\nnje \u00e7eles, \u00e7elesin e dashurise, me te cilin mund te hapet. Pa kete kod zor se\nka poezi. Kesisoj poezia ka nje emer, lind nga zemra dhe shkon ne zemer, vetem\nme \u00e7elesin e dashurise. Jo mekot populli yne ka nje shprehje te te\nmrekullueshme: Te kam zemer! Ky kod natyrisht ka mjetet e veta. Ne themel te\nsaj qendron shenjteria e saj,fjala, ajo qe tund malet, te kendojne lulet, te\nqeshin krojet, qe farfurin guret e druret, qe prek qiell e diell, qe edhe te\nvdes, edhe te ngjall. Ne kete mes qendron poeti si vezhgues jo i zakonshem i\ndukurive, si rremihes deri ne palcen e shpirtit njerezor per te zbuluar te\nbukuren, te madherishmen, te epermen, edhe atje ku nuk duket&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe atje ku nuk\ngjendet, poeti syvezhgues e gjen&#8230;Dhe kaq per kodin poetik&#8230;Dhe pike!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>P.J.:-\u00c7,mund te me\nthuash per qendrimin e krijuesit ndaj dialektit dhe ndaj standardit te njesuar\nte gjuhes sone shqipe?<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.: &#8211; I permbahem\nrigorozisht mendimit se dialektet e gjuhes shqipe jane ushqyes te njeri-tjetrit.\nDihet se gegenishtja eshte vazhdimesi gjuhesore e natyrshme e pellazgjishtes, nga\nku rrjedh edhe ama e ilirishtes, qe i behet ame gjuhes se sotme shqipe. Jam i\nmendimit se gegenishtja eshte dialekt baze jo vetem e shqipes, por edhe e shume\ngjuheve te tjera europiane,qe zene, me te drejte, kreun e komunikimit midis\nkombeve europiane. Madje, do te doja qe gegenishtja, si dialekt baze, te\nshpallej me patjeter domosdoshmeri muzeale dhe te mbrohej nga Unesko.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa per krijimet ne te\ndy dialektet, pohoj me plot gojen e me bindje te plote qe jane shprehje\nmrekullirash ne folkun e tyre tradicional, jane dy pasuri te natyrshme te\netnogjenezes sone kombetare. Sado qe thuhet se shqipja eshte e folura e nje\nkombi te vogel, pohoj se edhe gjuhet e kombeve te vegjel kane madheshtira te\ntilla, qe s&#8217;i kane as gjuhet e kombeve te medhenj. Ka kombe te vegjel,por jo\ngjuhe te vogla. Secila gjuhe ka madheshtine e saj te komunikimit, qofte edhe\nmidis dy vetave&#8230; Madje, do te doja qe gegerishtja te shpallej patjetersisht\ndomosdoshmeri muzeale.<\/p>\n\n\n\n<p>P.J.: -Dhe kaq per dialektete\n&#8230;Dhe pike! po per standartin e vendosur nga kongresi i drejtshkrimit i vitit\n1972?&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.: I drejtshkrimit\ndhe i njesimit te te dy dialekteve, zoti Pjeter!&#8230;Per mendimin tim te hershem\ndhe te mevonshem, ende me bindes tani se me pare,qe te tri keto menyrsa te\nfolura dhe te shkruara,le te lihen te lira,si\u00e7 kane qene,jane dhe do te jene, le\nte shkruhet shqipja jone ne te tri format e te shprehurit te saj, se te foluren\ns&#8217;e kemi ne ne dore ta ndalojme. Dy &nbsp;kongrese kombetare te behen,por edhe nderkombetare\nte jene kto kongrese,eshte e pamundur te njejtesohen e te unisohen dialektet. Secili\nka trevat e veta ku flitet e ku shkruhet, ka kohen e vet te pamohueshme, o te\nbjerrjes, o te zhvillimit,o te njesimit, por eshte heret te flitet per njesim. Njesimin\ne dialekteve e ben levizja e popullates nga nje vend ne tjetrin,nga nje brez ne\ntjetrin, kurre nga nje ligj apo nga nje detyrim me zor. Per drejtshkrimin dhe\nper pikesimin eshte bere nje pune e madhe dhe duhet lavderuar. Koha do t\ntregoje se cili variant i folur e i shkruar, gegerisht, toskerisht apo\nstandard, do te kete mbeshtetjen e popullit ne nje te ardhme,sa te larget&#8230; Ligjesite\ne gjuheve nuk pyesin per vendimet e superstrukturave, sado te dhunshme te\njene&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>P.J.: \u00c7,mesazh jep per\nkrijuesit e rinj perketej e perandej, kudo qe jetojne e punojne dhe shkruajne\nletersi?<\/p>\n\n\n\n<p>N.E.: Para se te jap mesazhin tim per te rinjte, po them pak\nfjale per revisten &#8221;Kuvendi&#8221;, qe na ka mundesuar me botimin e faqeve te saj\nese, cikle poezish, apo tregime, novel dhe kujtime nga shtresa te ndryshme\nshqiptaresh. Mua stafi i kesaj reviste me ka botuar cikle poezish dhe nje\nfragment poeme &#8221;Vitet nentedhjete&#8221;. <\/p>\n\n\n\n<p>Per mua \u00e7do numer i\nkesaj reviste eshte nje antologji me autore tregimesh, poezish, novelash\nreportazhesh nga me te ndryshmet. Ketu ka vershime talentesh nga te gjithe\nbrezat, nga ata qe bejne hapat e pare deri te mosha e trete. Me qe ra fjala per\nfillestaret apo te rinjte, i keshilloj te veteveshtrohen ne vetvete dhe te\nbejne perzgjedhjen e duhur ne morine e motiveve.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk shkruhet poezia si\nduke bere shaka&#8230;Moti eshte origjinal, kur trajtohet nga nje kendveshtrim i\nve\u00e7ante. Koha,si gjithmone i ndrron stinet. Shosh e sit pa nderprerje. Po nuk u\nvetezdrugove, koha qe vjen,nuk te zdrugon, por te pohon si\u00e7 ke qene, punetor i\nfjales srtistike apo dembel&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Kaq, i dashur, Pjeter,\nmunda t&#8217;u shtrydhem pyetjeve te tua, qe me sjellin ndermend pyetjet e te\nfamshmit Prust. E kalofsh mire mbasditen dhe te falura te perzemerta miqve e\nshokeve tane te atyshem, qe na kane mundesuar botimin! <\/p>\n\n\n\n<p><em>Bisedoi: Pjet\u00ebr\nJaku<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Detroit, &nbsp;29 Tetor, 2020<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Disa poezi nga NEXHIP&nbsp;\nEJUPI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lot\u00ebt e jargavanit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Mjegullir\u00eb&#8230;Er\u00eb\nqoftesh&#8230;Tym duhani&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb i dehur te nje\nqoshe,vjell e qan,<\/p>\n\n\n\n<p>Te dritarja sa ka\n\u00e7elur jargavani,<\/p>\n\n\n\n<p>Po asnj\u00ebri s&#8217;e kthen kok\u00ebn nga kjo an\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta,shiu i ka\nmbledhur krejt pa pritur,<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta,malli,pengu,rasti&#8230;S&#8217;di\nse \u00e7far\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Got\u00eb pas gote hapen\ngjokset e shkopsitur,<\/p>\n\n\n\n<p>Duke folur,duke\nqeshur,duke shar\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>I v\u00eb gishtin kok\u00ebs\nsime:&#8221;Kafenerat<\/p>\n\n\n\n<p>Mos jan\u00eb kthina ku sarhoshet\nkombi im?<\/p>\n\n\n\n<p>Shkulen flok\u00ebsh ret\u00eb e\nshiut me rruferat,<\/p>\n\n\n\n<p>Jargavani qan\np\u00ebrjasht\u00eb me ngash\u00ebrim&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nallanakja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7&#8217;marrin brigje k\u00ebsaj\nane,<\/p>\n\n\n\n<p>I njoh mir\u00eb e mir\u00eb m\u00eb\nnjohin,<\/p>\n\n\n\n<p>Nallanaken me nallane<\/p>\n\n\n\n<p>Syt\u00eb e mi kurrkund s&#8217;e\nshohin&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Pyes pleq e pyes\nplaka,<\/p>\n\n\n\n<p>Por askush p\u00ebr t\u00eb s&#8217;m\u00eb\nflet,<\/p>\n\n\n\n<p>Ve\u00e7 nj\u00eb vash\u00eb me t\u00eb m\u00eb\nngjaka,<\/p>\n\n\n\n<p>Lidhur flok\u00ebt\nnj\u00eb-g\u00ebrshet&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i\nqasem,goj\u00eb\u00e7aprazet,<\/p>\n\n\n\n<p>Shqyhen goje:-Mos iu\nqas!<\/p>\n\n\n\n<p>Shfryjn\u00eb mbi mua\ngjith\u00eb marazet,<\/p>\n\n\n\n<p>Si t\u00eb jem nj\u00eb\nkamikaz&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Thembrat kthej nga\nkisha majat,<\/p>\n\n\n\n<p>Pa m\u00ebsuar asgj\u00ebsend.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse s&#8217;m&#8217;u shemb\u00ebn\nkrejt krenajat,<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb m\u00eb linin top n\u00eb\nvend?!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Flas me veten:&#8221;Ky\n\u00ebsht faji,<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb po pyes p\u00ebr dik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb nuk jam si\nmaskarai<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb rren bot\u00ebn p\u00ebr\nasgj\u00eb&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Kok\u00ebn ul i merakosur,<\/p>\n\n\n\n<p>Ndjej t\u00eb nxeht\u00eb si n\u00eb\nkorrik&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Fshati im!&#8230;\u00c7&#8217;t\u00eb ka\nvrerosur,<\/p>\n\n\n\n<p>Mallit tim pse m&#8217;i ke\nfrik\u00eb?&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Th\u00ebrrimet e shpirtit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shpirti im qe buk\u00eb q\u00eb\ne ndava me shok\u00ebt,<\/p>\n\n\n\n<p>Ende m\u00eb kan\u00eb mbetur\nprej tij pak th\u00ebrrime,<\/p>\n\n\n\n<p>Tash q\u00eb po ndjehem i\nr\u00ebnduari i plog\u00ebt,<\/p>\n\n\n\n<p>Po i mbledh\ndor\u00ebdridhur dromcat e buk\u00ebs sime&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rilind\u00ebsit e kombit<\/strong><strong><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rilind\u00ebsit e lan\u00eb t\u00eb\nmosvarme Shqip\u00ebrin\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Na than\u00eb \u00e7&#8217;ka\nqen\u00eb,\u00e7&#8217;\u00ebsht e \u00e7&#8217;do t\u00eb jet\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7&#8217;u b\u00eb me t\u00eb,m\u00eb mir\u00eb\nq\u00eb s&#8217;e din\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;(Me t\u00eb mosvarmen e varme,Shqip\u00ebrin\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>U b\u00eb bah\u00e7e me lule p\u00ebr\nlukunin\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>Ku secili sipas qejfit\ne shet.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurr\u00eb s&#8217;e menduan\nk\u00ebshtu Shqip\u00ebrin\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7ka \u00ebsht v\u00ebrtet&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Triolete<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>S&#8217;ka njeri q\u00eb s&#8217;ka nj\u00eb\ndhimbje,<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb,nuk e\nbesoj, <\/p>\n\n\n\n<p>S&#8217;b\u00ebj hamendje,e kam\nbindje,<\/p>\n\n\n\n<p>Ku jetohet, gj\u00ebllon\ndhimbje&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Gj\u00ebllim-dhimbje,dhimbje-lindje,<\/p>\n\n\n\n<p>Gazavajthi mbijetohet,<\/p>\n\n\n\n<p>S&#8217;ka njeri q\u00eb s&#8217;ka nj\u00eb\ndhimbje,<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb qoft\u00eb nj\u00eb,ky nuk\nbesohet!&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Pengu i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebri lutje p\u00ebr paqen e\np\u00ebr m\u00ebshir\u00ebn,<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb,t\u00eb mos\nmbetej varf\u00ebri,<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr dahurin\u00eb\nnjer\u00ebzore,p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn,<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb njeriu p\u00ebr njeriun\nt\u00eb kishte njer\u00ebzi&#8230;<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebbrengoset nga\nbrengat e t\u00eb brengosurve,<\/p>\n\n\n\n<p>Ua leht\u00ebsonte me dy\nduart drejt Zotit,<\/p>\n\n\n\n<p>Trupi iu mpak prej\nplag\u00ebve t\u00eb t\u00eb plagosurve,<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe iku nga kjo bot\u00eb\nme pengun e lotit!&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>BINJAK ME SHKUMBININ Bised\u00eb &nbsp;me poetin e nohur, NEXHI EJUPI Realizuar nga Pjet\u00ebr Jaku Nexhip Ejupi, \u00ebsht\u00eb brezi i dyt\u00eb i realizmit socialist, ose vet\u00ebm nj\u00eb gjys\u00ebm hapi kishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb strikte, ku e pengonte shum\u00eb t\u00eb shprehurit&nbsp; jasht\u00eb kornizave, nd\u00ebrsa hapin e plot\u00eb po e b\u00ebn\u00eb me botimet e shum\u00ebta t\u00eb pas 90-t\u00ebs.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8650,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8649","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8649"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8649\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8653,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8649\/revisions\/8653"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}