{"id":8644,"date":"2020-10-26T12:56:41","date_gmt":"2020-10-26T12:56:41","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8644"},"modified":"2020-10-26T13:24:39","modified_gmt":"2020-10-26T13:24:39","slug":"nuk-me-ka-habit-ujvara-e-shpirtit-e-fran-gjokes-artistit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8644","title":{"rendered":"NUK ME KA HABIT UJVARA E SHPIRTIT E FRAN GJOKES &#8211; ARTISTIT"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"285\" height=\"378\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Zef-Pergega-1-2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8645\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Zef-Pergega-1-2.png 285w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/Zef-Pergega-1-2-226x300.png 226w\" sizes=\"auto, (max-width: 285px) 100vw, 285px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>\u2026ai i ka shkrire qirnjte vuajtjeve ne\nkenge e humanizem per kombin e vet e per vendlindjen e tij. Ajo drite e shndrite\nzanin dhe telin e zemres dhe \u00e7iftelise!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>ZEF PERGEGA<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <em>&nbsp;Nje kujtese ne Detroit\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ne shqiparet gjithnje te trembur nga pabesite\ndhe njerezit me nje njeqind fytyra, qe i kemi rrotull, si hunjt e shtrember te\ngardhit te oborrit, nuk e harrojme te shkuaren as te larget dhe as te afert. Ne\njeten time per gati 22 vjet ne Amerike vetem njehere kam drekuar me Fran Gjoken\ndhe Marsh Nuculajn, ne retorantin e ketij te fundit. Humanist i spikatur ne\ndisapore, qe fatkeqesisht me gjithe kembenguljen tone ai nuk i ka evidentuar\nato kontribute te shpirtit te tij, si psh, finacimin e shtatoreve te Nana\nTerezes, ne Koje, Tuz e Kroaci etj. Ashtu eshte miku i tij Fran Gjoka, qe\nshpreh te njejten shembelltyre. Mbaj mened qe me ftoi ne interviste, kur\ndrejtonte emisionin shqip \u201cZeri Shqiptareve\u201d per te folur mbi disa tema te\nkomunitetit dhe festivalin e pare folkorik, qe u mbajt me 3 -6 korroik 2008 me\nfryme e Fran Gjokes dhe poetit Gjovalin Lumaj. Po e sjelle ne kujtese per te\nshtuar di\u00e7ka nga ajo ndodhi:<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Drejtor\nartistik i ketij Festivali eshte rapsodi Fran Gjokaj, udheheqes artistik dhe\nlibretist poeti Gjovalin Lumaj ndersa regjizor i festivalit Ndue Gjekaj. P\u00ebr\nndarjen e \u00e7mimeve u ngrit nje juri me profesionist t\u00eb k\u00ebsaj fushe. Juria e\nfestivalit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Met Agolli ish koreograf i Ansambilit Komb\u00ebtar, dhe\npjesmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha festivalet komb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri. Profesor Lulash\nPalushaj studiues dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i folkolrit ton\u00eb, M\u00ebhill \u00c7uni mysafir\u00eb\nspecial nga Shqip\u00ebria, Tonin Tushaj, Zef P\u00ebrgega kryetar i juries. &nbsp;N\u00eb dit\u00ebn e hapjes, u zhvillua nj\u00eb parakalim\nrreth kish\u00ebs katolike shqiptare Sh\u00ebn Pali, i grupeve pjesmarr\u00ebse. Festivalin e\nprezantuan, Dritan Dako dhe Blerina Jahja. Festivalin e hapi k\u00ebnga me titull\n&#8220;Nuk kam djem me u kalb n\u00eb Qeli&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb her\u00eb e par\u00eb q\u00eb n\u00eb Shtetet\ne Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs shqiptar\u00ebt me banim n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet po organizojn\u00eb\nFestivalin e Par\u00eb Folklorik, me pjesmarrjen e grupeve artsitike nga disa shtete\nt\u00eb Amerik\u00ebs. Festivali i Par\u00eb Folklorik organizohet me iniciativ\u00ebn e Kish\u00ebs\nKatolike t\u00eb \u201cShen Palit\u201d n\u00eb Rochester, n\u00eb shtetin e Michiganit ku mendohet se\njetojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 150 mij\u00eb shqiptar\u00eb. &nbsp;Ne\nnaten e pare me 4 korrik konkuruan grupet e qendrave kulturore \u201cGjergj\nKastrioti\u201d Michigan dhe qendra kulturore \u201cNene Tereza\u201d ne New York Ne naten e\ndyte me 5 korrik konkurojne; grupi i valleve te shqiptarve te Bostonit, grupi i\nshoqerise kulturore artistike \u201cKelmendi\u201d nga New York. Diten e diele me 6\nkorrik do te shperndahen cmimet e fitueseve dhe po fituesit do te japin koncert\nartistik. Sponsor gjeneral i festivalit eshte Kisha Katolike e \u201cShen Palit\u201d\nRochester Michigan. Te drejten ekskluzive te transmetimeve televizive e ka\nTelevizioni Shqiptar i Michiganit me Drejtor Gani Vilen. \u00c7mimin m\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm,&#8221;Flamuri i Festivalit&#8221;, e mori shoq\u00ebria kulturore nga New\nYorku, &#8220;Grupi Bashkimi Komb\u00ebtra\u201d me drejtues Gjergj Dedvukajn. N\u00eb mesin e\nrreth 150 pjesmarr\u00ebsve, dhe pes\u00eb shoq\u00ebrive kulturore, dy grupet nga New Yorku,\nai i djemve dhe vajzave t\u00eb Kelmendit, dhe ai i Bashkimit Komb\u00ebtar, fituan\n\u00e7mimet e para s\u00eb bashku me grupin e kish\u00ebs se Shen Palit, &#8220;Gjergj\nKastrioti &#8211; Skenderbeu&#8221;<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Por \u00e7\u2019ndodhi?!! Fran Gjokaj bashke\nme Gjovalin Lumaj, ne respekt te krijimtarise time , me propozojne qe te isha\nkyrtar &nbsp;jurie, mbasi ne jeten time nuk\njam perzier me grupe dhe mosmarreveshje me njeri-tjetrit aq dominate ne diaspore.\nE pranova dhe keshtu ia nisem punes. Ne kafeterine e kishes se Shen Palit u\nzhvillua nje mbledhje, qe gabimisht e hapi nje ish officer sigurimi me\ninfluence ne kishe, i cili me tone te larta i binte tavolines, kundra personit\ntim dhe shkrimeve te mia. Mbasi mbaroj ai e mora fjalen e thashe: \u201c\u2026Prokurori e\ndha pretencen. Ju qe jeni ketu tu vije turp se jeni katolik e prokurori muslinan.\nNuk kerkoj meshire nga ju, por ju duhet te tregonit, se ne kishe nuk flitet me\nze te larte dhe nuk ofendohet njeri\u2026por ai e kishte grune me priftin dhe ai nuk\nmbajti asnje qendrim sikur mbante, kur ia lypte nevoja personale dhe jo fjala e\nHyut. Asnje nuk duhet ta harroje fjalen e kulles se kapidanit dhe masakrat&nbsp; e toger babes, bir i kurves se Lleshit. Frani\nmbajti nje qendrim pozitiv dhe konfidencial dhe e vlersoj kulturen dhe meyren e\nfjales time, se aty ishim bledh per festivalin. Fjalen e kam gjetke se une nuk\nia dhashe \u00e7mimin e flamurit grupit te tij. Ai nuk e kerkoi por, ne fakt, e\nmeritonte. Ne kosultim me Mehill Cunin mendova se po ta beja kete do te\nperfshihesha ne nje konflikt interesi, se Frani ishte organizatori kryesor dhe\nfryma e ketj aktiviteti te pare. Nuk mbajti inat vetem me pyeti ne intervisten\nqe dhashe ne radion qe drejtonte ai. E kuptoj shpirtin e tij prej frymes se\ndlire dhe te paster\u2026qe e ka nje artist<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mbeshtetes i letrareve dhe i Diteve te Letersise\nne Detroit<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Mbreme\nu mblodhem si komison ne kafe \u201cKuvendi\u201d per organizmin e Diteve te Leterise ne\nMichigan. Erdhi si gjithnje edhe Frani. Dikun kam mbajtur nje qendrim disi te\njustifikuar per Franin, por atij, kurre nuk iu var ne qerpik inati qe ne ne\nshume raste na behet tra. Ai me butesi e embelsi si nje kenge e re eshte ne\nanen e artisteve e krijuesve. Ka shume kengetar ne Detroit rreth 50 te tille.\nKurre nje nuk e kam pare te bleje nje liber as ato poetik, ku mund te marrin\nnje vjershe dhe ta kompozojne, as ta mbeshtesin dhe as te marrin pjese\nmasivisht ne kete aktivitet, sikur bejme ne kur shkojme e i degjojme e i\npromovojme. Ata me se shumti presin shiun e dasmave dhe ahengjeve te &nbsp;mbushin trasten edhe me \u00e7irrje dhe tamburante &nbsp;te qesin veshte ne aktivitete. Kam vene re se\nsa fillon muzika njerezit dalin jashte, qendrojne pak ne oborr, futen brenda\nhane di\u00e7ka, kercejne nje valle dhe presin me padurim te mbroje edhe ajo nate.\nFran Gjoka eshte ndryshe, dhe po them se eshte ndryshe. Njerezit kane\nkenaqesine ta kene prane ti degjoje kengen dhe fjalen. Edhe ne takimin e\nmbremshem u angzhua, jo vetem profesionalisht, por edhe sposorizues per\naktivitetin e letrare, qe te dale me sukses, duke kontribuar, qe te behet sa me\nbukur kjo feste e poezise dhe e leterise ne kujtimi te poetit te madh te Kombit\nGjergj Fishta, qe shpreh motivin e Revistes \u201cKuvendi\u201d si fillim para 20 vitesh\nte ketij aktiviteti. Po pse vetem nje Fran, nje Marash, nje Bese nga Kosova,\nprozatore bashke me bashkeshortin biznesmen?! Pse vetem nje dom Ndue e Gjovalin\nGege e ndonje tjeter?!<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <strong><em>Ne\nrrjedhe te kristaleve te humanizmit\u2026<\/em><\/strong>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; <\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nj\u00eb bashkatdhetari yn\u00eb n\u00eb SHBA, Fran\nGjoka ka ndihmuar q\u00eb qindra familje n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb skajshme n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb\nkalojn\u00eb me g\u00ebzim Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, jo vetem nje vit. Ai ka\nbashk\u00ebpunuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb bashk\u00ebvendasin e tij, gazetarin e \u2018News24\u2019 dhe \u2018BalkanWeb\u2019,\nArmir Mehaj dhe t\u00eb dy kan\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet k\u00ebt\u00eb bamir\u00ebsi t\u00eb bukur. Fran Gjokaj\nnjihet si artist me zem\u00ebr t\u00eb madhe dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ai ndihmon\nnjer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ai ka mbledhur edhe donacione nga pukjan\u00eb e\nshqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. \u201cNdihem shum\u00eb i\nleht\u00ebsuar, por edhe shum\u00eb i pik\u00eblluar p\u00ebr skamjen e tyre. M\u00eb vjen keq q\u00eb nuk\nkam mund\u00ebsi t\u00eb ndihmoj edhe m\u00eb shum\u00eb. Fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb gjith\u00eb\nbashkatdhetar\u00ebt q\u00eb iu bashkuan k\u00ebtij aksioni n\u00eb prag t\u00eb Krishtlindjeve dhe\nVitit t\u00eb Ri. Fal\u00ebnderoj gazetarin Armir Meha, bashk\u00eb me kryetar\u00ebt e bashkive t\u00eb\nPuk\u00ebs, Gjon Gjonaj dhe t\u00eb Fusharz\u00ebs, Fran Tuci q\u00eb ndihmuan n\u00eb shp\u00ebrndarjen e\nndihmave n\u00eb zonat shum\u00eb t\u00eb thella malore\u201d, tha &nbsp;Fran Gjoka ne ate moment te dhimbshem per\nkufijt e skamjet se bashkatdhetareve te vet. Rreth 150 familje mor\u00ebn nga nj\u00eb\npako rreth 75 kilogram\u00eb me ushqime t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb zbutur sadopak varf\u00ebrin\u00eb\nn\u00eb k\u00ebto raste festash. 10 ton\u00eb ushqime jan\u00eb dhuruar p\u00ebr skamnor\u00ebt n\u00eb total.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cJemi\nmunduar t\u2019i b\u00ebjm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tavolinave tona k\u00ebto familje n\u00eb nevoj\u00eb dhe uroj q\u00eb\nato t\u2019i kalojn\u00eb festat n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me shpres\u00eb q\u00eb jeta e tyre t\u00eb\np\u00ebrmir\u00ebsohet n\u00eb vitin q\u00eb po vjen\u201d, tha z. Gjoka. Fran Gjoka, k\u00ebng\u00ebtar i njohur,\nqytetar nderi i Puk\u00ebs, i cili me rastin e 100 \u2013 vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Sh\u00ebn\nTerez\u00ebs \u00ebsht\u00eb dekoruar me <em>titullin<\/em>\n\u201cKavalier i mij\u00ebvjecarit t\u00eb Paqes\u201d nga \u201cUnioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Paqes n\u00eb bot\u00eb\u201d,\nasnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga vendlindja, Puka ndon\u00ebse jeton prej dekadash n\u00eb\nSHBA. Ka ndihmuar vendlindjen edhe m\u00eb par\u00eb dhe thekson se do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe\nn\u00eb t\u00eb ardhmen. Bashkia e Puk\u00ebs e ka shpallur personalitet i vitit 2016. \u201cSa do\nt\u00eb m\u00eb jap\u00eb Zoti, do jap dhe un\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ai i thuri vargje Migjenit e\nmonomentin ia ngriti ne kupe te qiellit\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>-Busti i\nMigjenit vendoset n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Puk\u00ebs, vep\u00ebr e skulptorit Ardian Pepa,\nsponsorizuar nga Fran Gjoka-<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; 18 Prill 2016- N\u00eb qytetin e Puk\u00ebs u p\u00ebrurua\nsot vendosja e bustit t\u00eb poetit dhe prozatorit t\u00eb shquar shqiptar t\u00eb viteve 1930,\nMillosh Gjergj Nikolla, q\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi njihet me emrin Migjeni. Gjat\u00eb ceremonis\u00eb\ns\u00eb organizuar n\u00eb Puk\u00eb, busti i realizuar nga skulptori pukjan Ardian Pepa, u\nvendos n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit. Busti i Migjenit \u00ebsht\u00eb realizuar fal\u00eb\ndashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Fran Gjok\u00ebs, artistit pukjan q\u00eb jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara\nt\u00eb Amerik\u00ebs, i cili ka financuar realizimin e k\u00ebsaj vepre. Pjes\u00eb e bustit t\u00eb Migjenit\n\u00ebsht\u00eb dhe Luli i Voc\u00ebrr. Migjeni, lindi m\u00eb 23 tetor 1911 n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb\nfamiljen e nj\u00eb tregtari t\u00eb vog\u00ebl, ku shum\u00eb shpejt v\u00ebshtir\u00ebsive ekonomike iu shtuan\nedhe fatkeq\u00ebsit\u00eb familjare. Kur ishte pes\u00eb vje\u00e7, i vdiq n\u00ebna, kurse n\u00eb mosh\u00ebn\ntremb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7 humbi t\u00eb atin, e m\u00eb pas v\u00ebllan\u00eb e gjyshen me t\u00eb cil\u00ebn ai ishte\nlidhur fort pas vdekjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs. K\u00ebto fatkeq\u00ebsi e b\u00ebn\u00eb Migjenin, q\u00eb vetiu\nishte nj\u00eb natyr\u00eb e mbyllur, t\u00eb t\u00ebrhiqej nga jeta e moshatar\u00ebve t\u00eb tij. Pasi\nmbaroi shkoll\u00ebn fillore n\u00eb Shkod\u00ebr, ai shkoi p\u00ebr t\u2019i vazhduar m\u00ebsimet n\u00eb Tivar\ndhe m\u00eb pas p\u00ebrfundoi seminarin teologjik t\u00eb Manastirit. P\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri me\ninteresa t\u00eb gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbyt\u00ebse. Nga leximet\nMigjeni ra n\u00eb kontakt me ide revolucionare t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb zienin n\u00eb gjith\u00eb\nEvrop\u00ebn. N\u00eb vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi t\u00eb siguroj\u00eb\nnj\u00eb burs\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet e larta, mbeti pa pun\u00eb deri sa m\u00eb 1933 u\nem\u00ebrua m\u00ebsues n\u00eb Vrak\u00eb, nj\u00eb fshat af\u00ebr Shkodr\u00ebs. Rruga Vrak\u00eb-Shkod\u00ebr, q\u00eb ai\nb\u00ebnt\u00eb p\u00ebrdit\u00eb me bi\u00e7iklet\u00eb, ia p\u00ebrkeq\u00ebsoi gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb\nq\u00ebndroi n\u00eb seminar, Migjeni s\u00ebmurej shpesh dhe ishte n\u00ebn kontroll t\u00eb vazhduesh\u00ebm\nt\u00eb mjekut, ngase mushk\u00ebrit\u00eb e tij ishin t\u00eb dob\u00ebta dhe rrezikoheshin t\u00eb\nprekeshin nga turbekulozi, s\u00ebmundja tipike e koh\u00ebs, nga e cila i vdiq edhe\nn\u00ebna. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai kishte filluar t\u00eb botonte shkrimet e tij n\u00eb revisten\n\u201cIllyria\u201d. N\u00eb to ndihen p\u00ebrshtypjet e para, reagimi shpirt\u00ebror i Migjenit ndaj\nrealitetit t\u00eb zymt\u00eb, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti\nshqiptar. Migjeni \u00ebsht\u00eb nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqiptare. Me\nnj\u00eb realiz\u00ebm t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb panjohur deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb, ai pasqyroi\njet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, sidomos t\u00eb shtresave t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb\nqytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoq\u00ebror si dhe fashizmin\nq\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnonte Evrop\u00ebn. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i shquar i realizmit kritik, Migjeni\nfuti n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb me nj\u00eb shkall\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb ideoartistike protest\u00ebn e\nhapur, \u00ebnd\u00ebrr\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb re dhe optimizmin e thell\u00eb. Migjeni kaloi nga\nnj\u00eb romantiz\u00ebm revolucionar n\u00eb realiz\u00ebm kritik gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Ai pasqyroi\nvarf\u00ebrin\u00eb e thell\u00eb t\u00eb viteve kur jetoi, dhe duke u dal\u00eb zot heronjve t\u00eb\nkrijimeve t\u00eb tij si \u201cBuk\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme falna sot\u201d, \u201cBukuria q\u00eb vret\u201d,\n\u201cMoll\u00eb e ndalueme\u201d, \u201cLegjenda e misrit\u201d, \u201cA don qymyr zotni ?\u201d, etj. fshikulloi\nashp\u00ebr indiferentizmin e klasave t\u00eb kamura ndaj vuajtjeve t\u00eb popullit.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;E Fran Gjoka nuk e harron Lulin e vocer dhe\nopingat e tij te shkyera ne dheun qe e lindi. Keshtu njeriu mbetet artis me\nshpirti te kullluara si krojet e vendlindjes. Ne mes nesh ai nuk eshte nje\nmolle e ndalume, porn nje kenge e kerkueme!<\/p>\n\n\n\n<p><strong> \u00a0 Detroit, 25 tetor 2020<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2026ai i ka shkrire qirnjte vuajtjeve ne kenge e humanizem per kombin e vet e per vendlindjen e tij. Ajo drite e shndrite zanin dhe telin e zemres dhe \u00e7iftelise! ZEF PERGEGA &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; &nbsp;Nje kujtese ne Detroit\u2026 &nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Ne shqiparet gjithnje te trembur nga pabesite dhe njerezit me nje njeqind fytyra, qe i kemi rrotull,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8645,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[12],"tags":[],"class_list":["post-8644","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-jete-komuniteti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8644"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8644\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8647,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8644\/revisions\/8647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8645"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}