{"id":8589,"date":"2020-10-02T12:46:51","date_gmt":"2020-10-02T12:46:51","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8589"},"modified":"2020-10-02T12:46:51","modified_gmt":"2020-10-02T12:46:51","slug":"te-prishesh-nje-monument-kulture","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8589","title":{"rendered":"T\u00cb PRISH\u00cbSH NJ\u00cb MONUMENT KULTURE"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"160\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimkoper.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8590\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimkoper.png 160w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimkoper-150x150.png 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimkoper-50x50.png 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 160px) 100vw, 160px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga Agim\nXh. D\u00ebshnica<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do\nsht\u00ebpi ka ve\u00e7an\u00ebsit\u00eb e saj. Qindra syresh krijojn\u00eb nj\u00eb qytet me t\u00ebr\u00eb vlerat dhe\nhistorin\u00eb e tij. Si gjithmon\u00eb, trashgimtar\u00ebt, pas rr\u00ebnimesh p\u00ebr shkaqe nga m\u00eb\nt\u00eb ndryshmet, p\u00ebrpiqen t\u00eb mir\u00ebmbajn\u00eb vjet\u00ebrin\u00eb e bukur, krahas nd\u00ebrtimeve\nmoderne n\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7anta, si vazhdim t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb reja. Historia p\u00ebr\nqytetet e vdekur \u00ebsht\u00eb e mjegullt, shpesh e sajuar sipas hamendjeve. P\u00ebr\nmrekulli, Berati i lasht\u00eb, pas d\u00ebmtimesh t\u00eb q\u00ebllimshme n\u00eb vitet e nj\u00eb sistemi\nt\u00eb huaj, si\u00e7 qe socialimi, mundi t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb koh\u00ebt tona, si nj\u00eb d\u00ebshmitar i\ngjall\u00eb i ndodhive tragjike, mjerisht vet\u00ebm me tri lagje, Mangalemin, Goric\u00ebn e\nKalan\u00eb, edhe k\u00ebto t\u00eb prekuara nga nd\u00ebrtime t\u00eb gabuara. Asnj\u00eb popull dhe asnj\u00eb\nshtet n\u00eb bot\u00eb nuk prish monumentet e veta t\u00eb kultur\u00ebs, sipas manis\u00eb perverse t\u00eb\nnj\u00eb njeriu, pra: \u201cnuk prish sht\u00ebpi t\u00eb b\u00ebj\u00eb kasolle!\u201d Nga nj\u00eb revist\u00eb italiane\nm\u00ebsohet se, pasi arm\u00ebt e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore hesht\u00ebn, shum\u00eb qytete t\u00eb\nrr\u00ebnuar u ringrit\u00ebn si\u00e7 qen\u00eb m\u00eb par\u00eb. Turist\u00ebt amerikan\u00eb me origjin\u00eb nga k\u00ebto\nvende, befasoheshin, kur ktheheshin atje dhe gjenin pallatet klasike, kafet,\nparqet e rrug\u00ebt e koh\u00ebve t\u00eb bukura t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nShqip\u00ebri, n\u00eb mbarim t\u00eb luft\u00ebs, pas largimit t\u00eb trupave pushtuese gjermane, kudo\nu ndje fryma dhe pesha e nj\u00eb jete t\u00eb re; p\u00ebr disa &#8211; e lumtur, nd\u00ebrsa p\u00ebr mjaft\nt\u00eb tjer\u00eb &#8211; e panjohur, e dhunshme dhe e frikshme. <\/p>\n\n\n\n<p>Shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb\nvjet m\u00eb pas, me nj\u00eb vendim t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, Berati u shpall qytet muze.\nPra, shteti i ri tashti e tutje do t\u00eb kujdesej p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e sht\u00ebpive dhe\nt\u00eb qytetit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, t\u00eb njohur p\u00ebr lasht\u00ebsin\u00eb dhe bukurit\u00eb e rralla. Do t\u00eb\nkujdesej p\u00ebr Kalan\u00eb me dramat tragjike, p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e bardha e dritaret si\nmij\u00ebra yje mbi lum\u00eb e ur\u00eb, p\u00ebr xhamit\u00eb e kishat, p\u00ebr zejtarin\u00eb, legjendat e\nk\u00ebng\u00ebt. Por, \u00e7\u2019ndodhi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? Pas ngritjes s\u00eb fabrikave, ardhjes nga\nrrethet e tjer\u00eb t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve dhe pun\u00ebtor\u00ebve, qyteti u mbipopullua dhe mori\npamjen e nj\u00eb qendre industriale pa t\u00eb ardhme. Si nj\u00eb akt hakmarr\u00ebs i\npakuptimt\u00eb, qysh n\u00eb vitet e para u b\u00eb rr\u00ebnimi i Sarajeve t\u00eb Pashallar\u00ebve n\u00eb\nqend\u00ebr t\u00eb qytetit dhe hedhja n\u00eb lum\u00eb e shum\u00eb element\u00ebve arkitektonik\u00eb! Sot,\nashtu t\u00eb shkallmuara, ato d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr hijeshin\u00eb e hershme dhe p\u00ebr marr\u00ebzin\u00eb e\ndiktatur\u00ebs. Pas vendimit q\u00eb e shpalli at\u00eb qytet muze, qendra e tij me sheshe,\npazare e nj\u00eb varg dyqanesh, u shemb dhe u tjet\u00ebrsua! Nd\u00ebrtesa neoklasike e\nhotelit Kolombo u rrafshua p\u00ebr nj\u00eb lulishte! Edhe Shkolla qytet\u00ebse, ku dikur\nmb\u00ebrrinte Felbani (treni) austriak Shkod\u00ebr-Berat, u hodh p\u00ebrtok\u00eb! Xhamit\u00eb,\nmedreseja, teqet\u00eb e kishat u mbyll\u00ebn, disa u shemb\u00ebn! Po at\u00eb fat pat\u00ebn edhe\nlagjet e tjera. Emrat e vjet\u00ebr, q\u00eb d\u00ebshmonin historin\u00eb, u ndryshuan. Mbijetuan\nvet\u00ebm p\u00ebrmendorja e D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit dhe busti i Bab\u00eb Dud\u00eb Karbunar\u00ebs, t\u00eb\np\u00ebruruar qysh n\u00eb vitet \u201930. Kalimtar\u00ebt, n\u00eb hyrje t\u00eb parkut t\u00eb madh, kund\u00ebr\nnatyr\u00ebs s\u00eb qytetit, haseshin me bustin e Stalinit, kurse heroi yn\u00eb komb\u00ebtar\nSk\u00ebnderbeu, p\u00ebrfaq\u00ebsohej vet\u00ebm, gj\u00eb q\u00eb ndodh edhe sot, nga nj\u00eb p\u00ebrkrenare e\nbardh\u00eb, pa kurrfar\u00eb vlere artistike, sip\u00ebr nj\u00eb shk\u00ebmbi. <\/p>\n\n\n\n<p>Gjithsesi,\nnj\u00ebra nga lagjet vazhdoi t\u00eb mbronte emrin Murat \u00c7elepi. Ky em\u00ebr i shqiptarit\nKara Murat-\u00c7elepi, mytesarif i Sanxhakut me qend\u00ebr n\u00eb Berat, mbeti i pashlyer\nnga kujtesa, dhe emri i ri zyrtar \u201c\u00c7lirimi\u201d p\u00ebrdorej vet\u00ebm nga postier\u00ebt dhe\npolic\u00ebt. Karrocier\u00ebt e pajtoneve, para se t\u00eb hiqeshin nga qarkullimi,\nth\u00ebrrisnin \u201cHajt, \u00c7elepi!\u201d. Dikur kjo lagje e mbuluar nga nj\u00eb gjelb\u00ebrim i\nplot\u00eb, shtrihej nga hyrja e Beratit deri n\u00eb ur\u00ebn e Goric\u00ebs, me sht\u00ebpi n\u00eb\nshpatin e Kalas\u00eb dhe n\u00eb zon\u00ebn fushore buz\u00eb Osumit. Ajo kujtohej p\u00ebr disa\nshkolla, p\u00ebr Kull\u00ebn e Sahatit, p\u00ebr puset e \u00e7esmat, p\u00ebr xhamit\u00eb, teqet\u00eb e\ntyrbet, p\u00ebr parkun plot me lule, p\u00ebr nd\u00ebrtesat monumentale e p\u00ebr bah\u00e7et\u00eb, q\u00eb\nkufizoheshin me fushat e fshatrave p\u00ebrreth. Nj\u00ebra nga m\u00ebhall\u00ebt e saj, af\u00ebr\nlumit dhe p\u00ebrball\u00eb Shpiragut, njihej me emrin Sarajet. S\u2019dihet as sot, se si\nato saraje madh\u00ebshtore t\u00eb Omer Pash\u00ebs, me rojtar\u00eb e sh\u00ebrbyes t\u00eb shumt\u00eb, u\np\u00ebrfshin\u00eb nga flak\u00ebt e nj\u00eb zjarri t\u00eb madh dhe u kthyen n\u00eb g\u00ebrmadha brenda\nmureve t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb at\u00eb vend t\u00eb braktisur, me nj\u00eb port\u00eb t\u00eb zymt\u00eb, nuk u nd\u00ebrtua\nasnj\u00eb sht\u00ebpi. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, askush nuk guxonte ta blinte at\u00eb tok\u00eb t\u00eb\nmbuluar nga hithra e ferra, ku l\u00ebvrinin gjarp\u00ebrinj e hardhuca. Gjyshet\nshamibardha p\u00ebshp\u00ebrisnin, se atje, kur binte nata, shfaqeshin xhindet e bukura,\nq\u00eb endeshin si hije posht\u00eb e lart me veshje t\u00eb ndritshme dhe hidhnin valle. \u00c7do\nnjeri, q\u00eb besonte rr\u00ebfimet me xhinde t\u00eb gjysheve, n\u00ebse kalonte nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr\nsokak, p\u00ebrbri mureve gjysm\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuar, s\u2019kthente syt\u00eb anash, por shpejtonte\nhapat. Edhe emri Sarajet, se\u00e7 kishte di\u00e7ka t\u00eb frikshme. N\u00eb at\u00eb m\u00ebhall\u00eb t\u00eb\npast\u00ebr me sokak\u00ebt e gjer\u00eb, shtruar me gur\u00eb t\u00eb shesht\u00eb, kalonin leht\u00eb e leht\u00eb,\nkuaj e karroca, bi\u00e7ikleta, vetura dhe kamion\u00eb. Nj\u00ebri prej sokak\u00ebve fillonte nga\nporta e bejler\u00ebve Vokopolas, vijonte p\u00ebrmes sht\u00ebpive t\u00eb m\u00ebsuesve, tregtar\u00ebve\ndhe zejtar\u00ebve t\u00eb njohur beratas. Pak m\u00eb thell\u00eb, djathtas, ndodhej sht\u00ebpia e\nIbrahim Buharas\u00eb, m\u00eb von\u00eb e Vexhi Buharas\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb rrugice t\u00eb vetmuar\nmajtas, lart\u00ebsohej nj\u00eb port\u00eb e r\u00ebnd\u00eb me dy kanata druri n\u00ebn harkun e gurt\u00eb. N\u00eb\n\u00e7astet kur ajo qe e hapur, dukej nj\u00eb pjes\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb madhe e\ngjyshit tim Sulejmanit, me prejardhje nga Roshniku. Sipas kujtimeve, ai\nqe&nbsp;nj\u00eb burr\u00eb i pash\u00ebm, shtatlart\u00eb, me sy e flok\u00eb&nbsp;g\u00ebshtenj\u00eb, i\nrespektuar nga t\u00eb gjith\u00eb, her\u00eb &#8211; her\u00eb i rrept\u00eb, por i matur e bujar. Thuhej, se\nsht\u00ebpia e tij qe themeluar aty nga viti 1750, fare af\u00ebr Osumit. Ajo ngrihej\nngjitur me muret e Sarajeve. Rreth motit 1880, Sulejmani aso kohe oficer me\ngrad\u00ebn kapiten, e bleu at\u00eb dhe shtoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb sa e para. N\u00eb p\u00ebrfundim\nt\u00eb punimeve, u ruajt pamja e bardh\u00eb beratase me shum\u00eb dyer e dritare, n\u00eb t\u00eb\nkatra an\u00ebt, me t\u00eb dyja pjes\u00ebt n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb. N\u00eb an\u00ebn lindore gjyshi u\nkishte falur sh\u00ebrbyesve, q\u00eb merreshin me pun\u00eb t\u00eb ndryshme n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e madhe\ndhe n\u00eb bah\u00e7e, nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebrdhese, me disa kthina, me oborr, pus e kopsht. Nga\noborri kryesor, dy dyert e gjera t\u00eb \u00e7onin n\u00eb mjediset e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb bardh\u00eb, q\u00eb\ne shihte diellin t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn. E fresk\u00ebt n\u00eb ver\u00eb ajo, e ngroht\u00eb n\u00eb dim\u00ebr. Pjesa e\ndyt\u00eb, e nd\u00ebrtuar me mjesht\u00ebri, ashtu si e vjetra n\u00eb krahun e djatht\u00eb, qe vep\u00ebr\ne shk\u00eblqyer arti. Atje, miqt\u00eb kalonin n\u00ebp\u00ebrmjet katoit, ku lidhnin kuajt.\nPastaj, n\u00ebp\u00ebr shkall\u00ebt e brendshme, ngjiteshin n\u00eb dhom\u00ebn e pritjes, q\u00eb njer\u00ebzit\ne sht\u00ebpis\u00eb e quanin \u201cdhoma me boj\u00eb\u201d. Aty binin n\u00eb sy tavanet me rombe\nngjyra-ngjyra, figura zogjsh, zambak\u00ebsh e tr\u00ebndafil\u00ebsh, gdhendur n\u00eb kanatat e\nder\u00ebs, t\u00eb kamareve dhe musandrave. N\u00eb dhom\u00eb shk\u00eblqente gjith\u00e7ka: muret, vatra\nme rrasa guri gri, daullja e saj e bardh\u00eb dhe dyshemeja e mbuluar me qilim\npersian. Llampadar\u00ebt n\u00eb tavan dhe disa shandan\u00eb shum\u00ebdeg\u00ebsh mbi dyshem\u00e9,\nplot\u00ebsonin ndri\u00e7imin nat\u00ebn, kurse dit\u00ebn gjasht\u00eb dritare me perdet hapur\nt\u00ebrhiqnin rrezet e diellit nga lindja e per\u00ebndimi. N\u00eb katin e dyt\u00eb ndodheshin\nedhe dy hamame, si edhe dhoma e gatimit, (a\u00e7ill\u00ebku, apo kuzhina), e ndri\u00e7uar\nnga nj\u00eb baxha konike n\u00ebn \u00e7atin\u00eb me kat\u00ebr g\u00ebrshan\u00ebza e streh\u00eb t\u00eb gjera. N\u00eb nj\u00eb\nk\u00ebnd t\u00eb saj shihej hambari i drunjt\u00eb dhe mokrra e gurt\u00eb p\u00ebr bluarjen e drithit.\nM\u00eb tej, pas nj\u00eb dere, kalohej n\u00eb nj\u00eb mjedis, ku renditeshin furra p\u00ebr t\u00eb pjekur\nbuk\u00ebt e tavat, lar\u00ebsja e en\u00ebve, rrobalar\u00ebsja me nj\u00eb korridor t\u00eb zgjatur, q\u00eb\nkthehej n\u00eb an\u00ebn jugore p\u00ebr tharjen e teshave. Hap\u00ebsira mbi tavan sh\u00ebrbente si\ndepo. N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, brenda nj\u00eb dere t\u00eb gjer\u00eb me dy kanata\nngjyr\u00eb kafe, shtrihej hajati i gjat\u00eb e i gjer\u00eb i mbuluar me pllaka guri t\u00eb\ngdhendura im\u00ebt. N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb ndodhej kthina e kafes\u00eb me nime p\u00ebr miqt\u00eb, ku\nsh\u00ebrbehej n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dollapi rrotullues t\u00eb vendosur n\u00eb murin e hajatit.\nKafet\u00eb zbrisnin me tabaka nga kuzhina, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shkalleje t\u00eb fsheht\u00eb me\nkapak sa nj\u00eb der\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb hajatit hapej dera tjet\u00ebr p\u00ebr n\u00eb od\u00ebn e fresk\u00ebt,\nq\u00eb p\u00ebrdorej gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs. Majtas, p\u00ebrs\u00ebri pas nj\u00eb dere, ndodhej qilari\ni err\u00ebt e i ftoht\u00eb pa asnj\u00eb dritare, me voza druri, me sht\u00ebmba e qypa t\u00eb m\u00ebdhej\np\u00ebr zahiret\u00eb e dimrit. Nj\u00eb shkall\u00eb rrethore e brendshme me parmak, t\u00eb hipte\nlart n\u00eb sallonin e gjer\u00eb me piktura e kat\u00ebr dyer. E para, p\u00ebr dhom\u00ebn ku flinte\ngjyshi, e dyta p\u00ebr dhom\u00ebn me boj\u00eb t\u00eb miqve, e treta &#8211; tek e zjarrit, e kat\u00ebrta\n&#8211; p\u00ebr dhom\u00ebn e bibliotek\u00ebs me nime n\u00eb krahun jugor, q\u00eb p\u00ebr\u00e7onte rrezet e\ndiellit p\u00ebrmes tri dritareve t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb zgjidhje e men\u00e7ur e ustallar\u00ebve t\u00eb\npanjohur. Nga oborret dukej kalaja, mali i Goric\u00ebs dhe m\u00eb tej, shpesh, kur\nshkrepte dielli i m\u00ebngjesit, shfaqej n\u00eb lart\u00ebsi madh\u00ebshtor mbi re mali i\nTomorit. N\u00eb fund t\u00eb pusit, her\u00eb pas here shiheshin ngjala q\u00eb ndaheshin nga tufa\nn\u00eb lum\u00eb, pas shtegtimit t\u00eb gjat\u00eb nga deti i Sargaseve dhe mb\u00ebrrinin n\u00eb puset e\nm\u00ebhall\u00ebs s\u00eb Sarajeve. N\u00eb or\u00eb t\u00eb caktuara d\u00ebgjoheshin kambana nga Kulla e\nSahatit pran\u00eb xhamis\u00eb e \u00e7esm\u00ebs dhe z\u00ebri i myezinit nga minarja. N\u00eb oborr\nkryheshin jo rrall\u00eb rite fetare. N\u00eb raste festash e dasmash ushtonin k\u00ebng\u00ebt\nqytetare beratase t\u00eb shoq\u00ebruara me def e saze. N\u00eb ato \u00e7aste hareje, kur h\u00ebna qe\ne plot\u00eb, dukej sikur zbriste mbi kullat e muret e Kalas\u00eb dhe d\u00ebgjonte e k\u00ebnaqur\nato k\u00ebng\u00eb t\u00eb paharruara.<\/p>\n\n\n\n<p>&nbsp;Bah\u00e7eja u ngjante oazeve t\u00eb p\u00ebrrallave arabe,\nme palma, kopshte, lulishte e zogj. An\u00ebs bah\u00e7es\u00eb nxitonte rrjedha e rrem\u00ebs, q\u00eb\nkthehej m\u00eb sip\u00ebr nga lumi me an\u00ebn e nj\u00eb sfrati me trungje e deg\u00eb drur\u00ebsh. Deri\nn\u00eb koh\u00ebt e vona ai pellg i past\u00ebr, ku laheshin t\u00eb rinjt\u00eb, quhej \u201cte trar\u00ebt.\u201d Dy\nledhet e rrem\u00ebs i lidhte nj\u00eb ur\u00eb druri. Pran\u00eb saj sillej rrotull me k\u00ebrk\u00ebllima\n\u00e7ikriku me kova teneqeje, q\u00eb hidhte me gurgullim\u00eb uj\u00eb n\u00eb vij\u00ebn q\u00eb vadiste\nperimet e u b\u00ebnte mir\u00eb edhe pem\u00ebve. Kalimtar\u00ebt, tek kalonin p\u00ebrtej rrem\u00ebs, deri\nn\u00eb koh\u00ebt e shqet\u00ebsuara t\u00eb pasluft\u00ebs, ndaleshin dhe sodisnin pamjet e pem\u00ebve me\nfruta gjithfar\u00ebsh, si fiq, kumbulla e rrush t\u00eb bardh\u00eb e t\u00eb zi n\u00eb hardhit\u00eb, q\u00eb\nkacavireshin n\u00eb kavak\u00ebt e lart\u00eb; mes tyre &#8211; arra, lajthi, bajame, mana, ftonj,\nsheg\u00eb, kajsi e zerdeli. N\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd t\u00eb ngroht\u00eb af\u00ebr murit dukeshin zgjojet e\nblet\u00ebve. N\u00eb koh\u00eb pranvere e gjat\u00eb ver\u00ebs n\u00ebp\u00ebr bregun tej rrem\u00ebs, vraponin\nf\u00ebmij\u00ebt e m\u00ebhall\u00ebs me pip\u00ebzat e borijet prej druri t\u00eb njom\u00eb. Disa hidheshin\ntop\u00e7e n\u00eb rrem\u00eb dhe ndiqnin rosat. Ato zhyteshin n\u00ebn uj\u00eb dhe shfaqeshin larg mbi\nsip\u00ebrfaqe. N\u00eb freskin\u00eb e blerimit, tok me cic\u00ebrimat e zogjve, ndiheshin edhe xhi-xhi-t\u00eb\ne gjinkallave n\u00eb trungjet e pem\u00ebve. Blet\u00ebt, fluturat e pilivesat fluturonin\nlule m\u00eb lule. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndihej m\u00ebrm\u00ebrima e uturima nanurit\u00ebse e Osumit me ajrin\ne past\u00ebr nga kodrat n\u00ebn lart\u00ebsit\u00eb e malit Shpirag, q\u00eb shtrihej si i fjetur n\u00ebn\ndiell e re.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjysh\nSulejmani n\u00eb dit\u00eb t\u00eb kremte priste n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, madje edhe n\u00eb bah\u00e7e, n\u00eb nj\u00eb\nqoshk apo n\u00eb verand\u00eb t\u00eb mbuluar, p\u00ebr kafe, drek\u00eb a dark\u00eb, miq nga qyteti e\nfshati, zyrtar\u00eb, ushtarak\u00eb, doktor\u00eb, e m\u00ebsues, si Bab\u00eb Dud\u00eb Karbunara, Xhelal\nKoprencka, Sulo Resuli, Baki Gjebreja, Ibrahim Buharaja dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga\nm\u00ebhalla, t\u00eb njohur n\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebn. Aty bisedohej edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebdha,\nsi\u00e7 qen\u00eb hapja e shkollave shqipe dhe ngritja e flamurit n\u00eb Berat e n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb\nndodhish ndoq\u00ebn nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn n\u00eb rrjedh\u00ebn e koh\u00ebs n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr\nnga bukuria, vlerat artistike dhe historia e saj? <\/p>\n\n\n\n<p>Ajo\nu nd\u00ebrtua n\u00ebn pushtimin osman.<\/p>\n\n\n\n<p>U\ng\u00ebzua, kur lindi djali, Xhevdeti, q\u00eb do t\u00eb shquhej m\u00eb von\u00eb si patriot.<\/p>\n\n\n\n<p>Kremtoi\nn\u00eb koh\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>U\ndhunua nga rebel\u00ebt m\u00eb 1914, me k\u00ebrc\u00ebnime, z\u00ebnka, sharje e qortime ndaj gjyshit\np\u00ebr gjuh\u00ebn e flamurin shqiptar nga myftiu i Tiran\u00ebs Musa Qazimi, por nuk u\nprek.<\/p>\n\n\n\n<p>U\nvler\u00ebsua nga albanolog\u00ebt austriak\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Austro-Hungaris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Festoi\nn\u00eb vitin e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>U\ng\u00ebzua m\u00eb kot n\u00eb ngjarjet e qershorit dhe u braktis nga djali i vet\u00ebm i\narratisur mal m\u00eb mal n\u00eb dhjetorin e shqet\u00ebsuar dhe mbeti n\u00eb duart e motr\u00ebs s\u00eb\ntij me t\u00eb shoqin telegrafist, i njohur n\u00eb gjith\u00eb prefektur\u00ebn. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nnj\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb atyre dit\u00ebve ndodhi di\u00e7ka e papritur. <\/p>\n\n\n\n<p>Trokit\u00ebn\nn\u00eb port\u00ebn e madhe dhe hyn\u00eb me vrull n\u00eb oborr nj\u00eb tog\u00eb xhandar\u00ebsh me teneqe\nvajguri n\u00eb duar. Dilni jasht\u00eb, thirri kapteri, se k\u00ebsaj sht\u00ebpie do t\u2019i v\u00ebm\u00eb\nzjarrin! P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ai u step, kur pa at\u00eb sht\u00ebpi aq t\u00eb bukur. Halla mbylli\ndyert nga brenda, doli n\u00eb dritare dhe thirri: <\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;\nPo t\u00eb jeni burra, digjeni! Asnj\u00eb njeri nuk del nga kjo sht\u00ebpi! <\/p>\n\n\n\n<p>Kapteri\nu hutua edhe m\u00eb, teksa atje ia beh\u00ebn me vrap t\u00ebr\u00eb ata burra e gra nga m\u00ebhalla.\nAt\u00ebher\u00eb, me urdhrin e kapterit, xhandar\u00ebt mor\u00ebn teneqet\u00eb me vajguri dhe u\nlarguan p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nkoh\u00ebn e Luft\u00ebs italo-greke, me urdh\u00ebr t\u00eb Bashkis\u00eb, u vendos\u00ebn n\u00eb katin e par\u00eb\nt\u00eb sht\u00ebpis\u00eb zyrat e komand\u00ebs s\u00eb nj\u00eb reparti ushtarak italian, q\u00eb kishte fshehur\nkamion\u00ebt e luft\u00ebs me topa e mitroloza n\u00eb sokak\u00ebt e lagjes Murat \u00c7elepi. Shpesh\nher\u00eb oficer\u00ebt dilnin n\u00eb oborr p\u00ebr t\u00eb soditur n\u00eb qiell dyluftimin e ajror\u00ebve\nanglez\u00eb e italian\u00eb mbi fush\u00ebn e Otllakut. Halla, e shqet\u00ebsuar p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb, u\nfliste oficer\u00ebve t\u00eb hynin brenda. <\/p>\n\n\n\n<p>Pasi\nik\u00ebn italian\u00ebt, n\u00eb qytet erdh\u00ebn trupat gjermane. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb oborr u pa nj\u00eb\nushtar gjerman pa pushk\u00eb dhe pa helmet\u00eb, me kapelen me streh\u00eb n\u00eb duar. Halla\ndoli e trembur n\u00eb dritare. Gjermani me duar e me kapele b\u00ebnte shenj\u00eb drejt\nbah\u00e7es\u00eb. U kuptua se k\u00ebrkonte t\u00eb merrte ca kumbulla te nj\u00eb pem\u00eb e rritur vetiu\nbuz\u00eb rrem\u00ebs, kokrrat e tharta t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb nuk i mblidhnin\nkurr\u00eb. Ato piqeshin, binin n\u00eb rrem\u00eb dhe i rr\u00ebmbente me vete rryma e ujit. Merr,\nmerr sa t\u00eb duash! &#8211; ia b\u00ebri me shenj\u00eb halla ushtarit gjerman. Pas pak, ai mori\ndhe u kthye, e fal\u00ebnderoi hall\u00ebn dhe u largua drejt ur\u00ebs me d\u00ebrrasa, tek e\npriste nj\u00eb shoku i tij. <\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb\ndit\u00eb tjet\u00ebr halla pa nj\u00eb ballist, q\u00eb kishte mundur t\u00eb ngjitej te nj\u00eb nga\nkavak\u00ebt dhe po hante nga rrushi i verdh\u00eb i pjekur mir\u00eb. O djal\u00eb, i b\u00ebrtiti ajo,\nkjo bah\u00e7e ka zot! H\u00eb, moj hallo, ia ktheu ballisti, s\u2019u b\u00eb kiameti, m\u00eb shum\u00eb se\nnj\u00eb vesh rrush nuk ha dot un\u00eb! Ja, mbarova! Zbriti posht\u00eb ai dhe, duke qeshur,\nkaloi ur\u00ebn e u zhduk.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur\nShqip\u00ebria u \u00e7lirua prej \u201carmiqve e tradhtar\u00ebve\u201d, si\u00e7 shkruhet edhe sot nga\nakademik\u00ebt e thinjur dhe nga gazetar\u00ebt e rinj, erdh\u00ebn dit\u00eb t\u00eb papara\nndonj\u00ebher\u00eb. <\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb\nkoh\u00ebn e hapjes s\u00eb tokave t\u00eb reja, aty nga or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, nj\u00eb zyrtar\nnjoftoi se, sipas vendimit t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb dhe t\u00eb atij Ekzekutiv,\nbah\u00e7eja qe shtet\u00ebzuar p\u00ebr t\u2019u mbjell\u00eb me grur\u00eb e mis\u00ebr. Halla, aktiviste e\nguximtare e luft\u00ebs, u lodh m\u00eb kot t\u2019i bindte shefat, q\u00eb pem\u00ebt t\u00eb mos i pritnin.\nPa kaluar as tri dit\u00eb, dhjet\u00eb pun\u00ebtor\u00eb me sharra e s\u00ebpata n\u00eb duar e me nj\u00eb\np\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb krye, u fut\u00ebn n\u00eb bah\u00e7e dhe i pren\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb pem\u00ebt e \u00ebmbla t\u00eb\ngjyshit. P\u00ebrfytyroni p\u00ebr disa \u00e7aste rr\u00ebzimin e kavak\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, ku pati hipur\nballisti p\u00ebr nj\u00eb veshak rrush, k\u00ebputjen e dhimbshme dhe harlisjen mbi parcelat\ne perimeve t\u00eb hardhive me lloj &#8211; lloj rrushi, shembjen e zhurm\u00ebshme t\u00eb arr\u00ebs\nvigane me deg\u00ebt e gjelbra si direk\u00eb anijesh, plandosjen e m\u00ebnit t\u00eb lart\u00eb,\np\u00ebrmbysjen e kumbullave, t\u00eb fiqve e t\u00eb pem\u00ebve t\u00eb tjera me fruta gjithfar\u00ebsh! <\/p>\n\n\n\n<p>Merreni\nme mend d\u00ebshp\u00ebrimin dhe fyerjen e hall\u00ebs! <\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb\npas i erdhi radha tragjedis\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb regjistruar nga etnograf\u00ebt si\nmonument kulture! <\/p>\n\n\n\n<p>U\npan\u00eb n\u00eb oborr disa ustallar\u00eb. Mos vall\u00eb kishin ardhur p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e saj?\nP\u00ebrgjegj\u00ebsi mbante n\u00eb duar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb bardh\u00eb, tek shkruhej urdhri i qeveris\u00eb\np\u00ebr ta rrafshuar sht\u00ebpin\u00eb. At\u00ebher\u00eb halla nuk jetonte m\u00eb. S\u2019mund ta mbronte dot\nme vetmohim. Po edhe trashgimtar\u00ebt e saj ishin t\u00eb pafuqish\u00ebm. Me lot n\u00eb sy e\njetoi dhimbjen edhe nipi i tyre, shkruesi i k\u00ebtyre radh\u00ebve, me pun\u00eb larg\nBeratit. Pun\u00ebtor\u00ebt, t\u00eb ngjash\u00ebm me xhelat\u00eb koh\u00ebsh barbare, e nis\u00ebn rrafshimin\nme kazma, lopata, sharra, s\u00ebpata e sqepar\u00eb, ganxha e qysqi. Pra, b\u00ebn\u00eb rrafsh me\ntok\u00ebn nj\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb lagjes Murat \u00c7elepi, tok me historin\u00eb e\nsaj dhe artin e mjeshtrave t\u00eb panjohur! U godit\u00ebn e u hodh\u00ebn n\u00eb tok\u00eb muret e\ngurt\u00eb rrethues, porta e madhe me hark! U shemb\u00ebn tavanet dhe \u00e7atia e gjer\u00eb,\ndhomat me oxhak\u00eb e llampadar\u00eb, nimet e shkall\u00ebt, furra e qilari me qypa, hajati\ne konaku i kafes\u00eb, biblioteka&#8230; Gjith\u00e7ka &#8211; me vrull revolucionar! P\u00ebrse,\nvall\u00eb, u shfaros ajo mrekulli bujare!? Mister!<\/p>\n\n\n\n<p>Ndoshta\nn\u00eb arkivin e Kinostudios \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d ruhet edhe sot ndonj\u00eb film\ndokumentar, p\u00ebr at\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bardh\u00eb, tek u strehua e sigurt Margarita\nTutulani, e tek m\u00eb von\u00eb fsheh\u00ebn kok\u00ebn rreth tridhjet\u00eb hebr\u00e9 dhe ushtar\u00eb t\u00eb\nsfilitur italian\u00eb t\u00eb arratisur nga kampi gjerman i rob\u00ebrve t\u00eb luft\u00ebs.&nbsp;Disa\nfoto t\u00eb asaj sht\u00ebpie n\u00eb prag t\u00eb rr\u00ebnimit rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr hijeshin\u00eb e saj n\u00eb dit\u00ebt\ne fundit t\u00eb jet\u00ebs. Nj\u00eb etnografe e vonuar, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb veprave monumentale p\u00ebr\nstudime shkencore, ashtu si polic\u00ebt q\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb disa or\u00eb pas krimit, gjeti n\u00eb\nat\u00eb lagje nj\u00eb rrafsh t\u00eb pastruar nga mbeturinat e nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb zhdukur pa\nnam e nishan, si nga ndonj\u00eb bombardim i eg\u00ebr. <\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb\ntrualli i rrafshuar i saj ka mbetur shkret\u00eb. Nuk d\u00ebgjohen m\u00eb atje z\u00ebrat e nj\u00eb\nbrezi t\u00eb t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzish me kultur\u00eb, q\u00eb lind\u00ebn, u rrit\u00ebn, banuan dhe sh\u00ebrbyen n\u00eb\narsim, n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe ekonomi. Pip\u00ebzat e gajdat prej druri t\u00eb njom\u00eb t\u00eb\npranver\u00ebs heshtin. Nuk ndihen&nbsp;as cic\u00ebrimat e zogjve, as k\u00ebnga e kaposhit mbi\ndeg\u00ebt e fikut n\u00eb oborr, as kakarisja e pulave, as xhi-xhi-t\u00eb e gjinkallave n\u00eb\ntrungje pem\u00ebsh, as k\u00ebrk\u00ebllima e \u00e7ikrikut&nbsp;e llapashitja e krah\u00ebve t\u00eb rosave\nn\u00eb rrem\u00eb. Nuk fluturojn\u00eb m\u00eb blet\u00ebt e fluturat lule m\u00eb lule, as pilivesat mbi\nuj\u00eb. Rrezet e ngrohta t\u00eb diellit e ajri i past\u00ebr i Shpiragut m\u00eb kot k\u00ebrkojn\u00eb\ndritaret varg t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb bardh\u00eb dhe kurorat e blerta t\u00eb pem\u00ebve. Askush s\u2019e\nmerr me mend, se ku ndodhej ajo sht\u00ebpi zem\u00ebrgjer\u00eb si vet\u00eb madh\u00ebsia e bardh\u00ebsia\ne saj. N\u00eb at\u00eb m\u00ebhall\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb u rrafshua edhe sht\u00ebpia&nbsp;e dijetarit dhe\npoetit Vexhi Buharaja, edhe sht\u00ebpit\u00eb e m\u00ebsuesve, tregtar\u00ebve dhe t\u00eb zejtar\u00ebve t\u00eb\nnjohur t\u00eb qytetit. Nuk d\u00ebgjohet m\u00eb uturima nanurit\u00ebse e lumit, as kambana nga\nKulla e Sahatit e hedhur n\u00eb tok\u00eb bashk\u00eb me \u00e7esm\u00ebn, pran\u00eb xhamis\u00eb n\u00eb lagjen\nMurat \u00c7elepi. <\/p>\n\n\n\n<p>Esht\u00eb\np\u00ebr t\u00eb ardhur keq, kur ndonj\u00eb nga ish-banor\u00ebt e m\u00ebhall\u00ebs, q\u00eb merret me studime\nt\u00eb monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs, i qan hallin Shkodr\u00ebs e Tiran\u00ebs p\u00ebr zonat\nhistorike, q\u00eb nuk jan\u00eb mbrojtur si duhet, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur qyteti i vet i\nlindjes, jeton nj\u00eb gjendje t\u00eb dhimbshme p\u00ebr shkak t\u00eb shkujdesjes s\u00eb atij vet\u00eb\ndhe zyrtar\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb sot\u00ebm, q\u00eb mburren me librushkat p\u00ebr turist\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb trojet e harruar t\u00eb Beratit t\u00eb tanish\u00ebm shihen vet\u00ebm disa sht\u00ebpi p\u00ebrdhese. Kalldr\u00ebmet e \u00a0e past\u00ebr dhe sht\u00ebpit\u00eb e hijshme t\u00eb m\u00ebhall\u00ebs jan\u00eb zhdukur. Pamjet e dikurshme p\u00ebrtej mureve e mbi pem\u00ebt e bah\u00e7eve t\u00eb dhunuara kan\u00eb humbur trishtuesh\u00ebm. Jan\u00eb shlyer edhe nga kujtesa. Diku pran\u00eb tyrbes s\u00eb Baba Aliut t\u00eb shenjt\u00eb, prehet gjyshi i urt\u00eb. Ai nuk e di se\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me sht\u00ebpin\u00eb e vet t\u00eb bukur, ku g\u00ebzoi dhe u hidh\u00ebrua gjat\u00eb jet\u00ebs. Edhe h\u00ebna, teksa ulet mbi muret e Kalas\u00eb, ashtu e zbeht\u00eb, mallkon e qan. Vet\u00ebm mrekullia e Zotit ka shp\u00ebtuar nga shfarosja sheg\u00ebn, mjalt\u00eb t\u00eb \u00ebmb\u00ebl e plot l\u00ebng t\u00eb fshehur n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd, pran\u00eb murit, q\u00eb dikur rrethonte sht\u00ebpin\u00eb dhe bah\u00e7en\u00eb. Shega, qysh nga koha e gjyshit, rrit kokrra t\u00eb sh\u00ebndosha, duke d\u00ebshmuar, ashtu si\u00e7 ndodh shpesh pas nj\u00eb masakre barbare, se jeta n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb vazhdon.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"284\" height=\"302\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8591\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi.png 284w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi-282x300.png 282w\" sizes=\"auto, (max-width: 284px) 100vw, 284px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"307\" height=\"288\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi1.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8592\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi1.png 307w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi1-300x281.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 307px) 100vw, 307px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"305\" height=\"307\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi2.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8593\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi2.png 305w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi2-150x150.png 150w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi2-298x300.png 298w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi2-50x50.png 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 305px) 100vw, 305px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"391\" height=\"252\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi3.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8594\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi3.png 391w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi3-300x193.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 391px) 100vw, 391px\" \/><figcaption> <br> <br> <br> <br> <br> <br> <br><br> &lt;<br> <br> Hajati \u00a0i \u00a0shtruar me rasa guri\u00a0 dhe shkall\u00ebt p\u00ebr n\u00eb<br> \u00a0katin e dyt\u00eb , n\u00e8 or\u00ebt e fundit \u00a0para shembjes <br> s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb regjistuar n\u00eb list\u00ebn e Institutit t\u00eb <br> \u00a0monumenteve t\u00eb\u00a0 kultur\u00ebs.<br> \u00a0Fotot: J. Xibinaku\u00a0 n\u00eb vitet 70 \u2013 Akad. Sh RPSSh. <\/figcaption><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"487\" height=\"314\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi4.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8595\" srcset=\"https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi4.png 487w, https:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/agimi4-300x193.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 487px) 100vw, 487px\" \/><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Agim Xh. D\u00ebshnica \u00c7do sht\u00ebpi ka ve\u00e7an\u00ebsit\u00eb e saj. Qindra syresh krijojn\u00eb nj\u00eb qytet me t\u00ebr\u00eb vlerat dhe historin\u00eb e tij. Si gjithmon\u00eb, trashgimtar\u00ebt, pas rr\u00ebnimesh p\u00ebr shkaqe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, p\u00ebrpiqen t\u00eb mir\u00ebmbajn\u00eb vjet\u00ebrin\u00eb e bukur, krahas nd\u00ebrtimeve moderne n\u00eb zona t\u00eb ve\u00e7anta, si vazhdim t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb koh\u00ebra t\u00eb reja. Historia&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8590,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[11],"tags":[],"class_list":["post-8589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-publicistike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8589"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8589\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8596,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8589\/revisions\/8596"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8590"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}