{"id":8531,"date":"2020-09-04T18:53:26","date_gmt":"2020-09-04T18:53:26","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8531"},"modified":"2020-09-04T18:53:26","modified_gmt":"2020-09-04T18:53:26","slug":"prizreni-dhe-krojet-shume-shekullore-pjesa-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8531","title":{"rendered":"PRIZRENI DHE  KROJET SHUM\u00cb SHEKULLORE                      (PJESA E PAR\u00cb)"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"100\" height=\"160\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/ARGJIRA-KOPERTINE.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8532\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>ARGJIRA (ARI) UKIMERI,MA.SC. PEDAGOGE<\/p>\n\n\n\n<p>PRIZREN, SHTATOR 2020<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>KROI DHE XHAMIA E TERZI\nMAHALL\u00cbS<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Xhamia e <strong><em>TERZI\nMAHALL\u00cbS<\/em><\/strong> \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr xhamit\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Prizren. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb\nvitin 1721. Gjindet n\u00eb lagjen e Terzive n\u00eb Prizren, gjegj\u00ebsisht n\u00eb kryq\u00ebzimin e\nrrug\u00ebs kryesore dhe rrug\u00ebs an\u00ebsore, n\u00eb pjes\u00ebn ballore xhamia \u00ebsht\u00eb e orientuar\nkah veriper\u00ebndimi. Duke u bazuar n\u00eb faktet historike, n\u00eb fillim kjo xhami\nkishte 3 em\u00ebrtime: Xhamia e Terzi Memit, Xhamia e Terzi Memishit dhe Xhamia e\nMehmet Mehmet Beut. Nd\u00ebrsa sot n\u00eb popull njihet me emrin XHAMIA E TERZI M\u00cbHALL\u00cbS.\nKrahas xhamis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar edhe knj\u00eb krua. <strong><em>KROI I TERZI M\u00cbHALL\u00cbS<\/em><\/strong>, sh\u00ebrbente\np\u00ebr ritualet e fetare t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb lagjes (p\u00ebr pastrimin e trupave t\u00eb t\u00eb\nvdekurve, p\u00ebr ritual t\u00eb ndryshme fetare). Mbishkrimi n\u00eb gjuh\u00ebn arabe mbi k\u00ebt\u00eb\nkrua, ruhet n\u00eb Muzeun arkeologjik t\u00eb Prizrenit. Kroi s\u00eb bashku\u00eb me xhamin\u00eb, sot\nparaqesin vlerat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha historike, kulturore, religjioze n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>KROJET TOPOKLI \u2013 6 KROJET<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>6 Krojet jan\u00eb nd\u00ebr objektet kulturore m\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi\nn\u00eb Prizren. K\u00ebto kroje gjinden n\u00eb hyrje t\u00eb lagjes s\u00eb Marashit, p\u00ebrball\u00eb sht\u00ebpis\u00eb\ns\u00eb Ymer Qyses\u00ebGjith\u00ebsej ka gjasht\u00eb cepa t\u00eb punuar n\u00eb bronz, dhe nj\u00eb vask\u00eb prej\nguri. Nuk dihet sakt\u00ebsisht, se kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar, por mendohet q\u00eb egziston\npara ardhjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb trojet tona. K\u00ebto kroje vizitohen nga\nshum\u00eb njer\u00ebz, madje edhe uji q\u00eb rrjedh\u00eb aty, \u00ebsh\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrues. Qytetar\u00eb t\u00eb\nasaj lagje thon\u00eb s uji i 6 krojeve sh\u00ebron shum\u00eb s\u00ebmundje: dhimbjet e ko\u00ebs, s\u00ebmundjet\nreumatologjike etj. N\u00eb vitin 1994, jan\u00eb restauruar k\u00ebtokroje, duke e kthyer k\u00ebt\u00eb\npjes\u00eb t\u00eb vendit n\u00eb nj\u00eb vend mahnit\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb vizito\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>KROI I ESMA HAN\u00cbMIT<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave historike dhe goj\u00ebdh\u00ebnave t\u00eb\nndryshme, tregohet se Esma Han\u00ebm ishte donatore kryesore e k\u00ebtij kroi, dhe si i\ntill\u00eb e mori edhe emrin e saj. Kroi i Esma Has\u00ebmit, u nd\u00ebrtua n\u00eb gjys\u00ebmn e\nshekullit t\u00eb XIX. Vend-ndodhja e k\u00ebtij kroi ishte n\u00eb shehshin \u00c7lirimi i Popullit.\nMir\u00ebpo, me q\u00ebllim t\u00eb punimeve infrstrukturore, \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb oborrin e\nMuzeut Arkeologjik t\u00eb Prizrenit, n\u00eb vitin 1975. P\u00ebr periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit nuk\nka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakt\u00eb. Deri n\u00eb vitin1975 (viti kur u largua prej vendit&nbsp; paraprak), ky krua ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr nevoja t\u00eb\nqytetar\u00ebve dhe nevoja higjienik. Nd\u00ebrsa, sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Kura dhe nj\u00eb eksponant\nshu\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr kultur\u00ebn e Prizrenit. \u00cbsht\u00eb i punuar me gur\u00eb g\u00eblqerorq\nt\u00eb gdhendur me madh\u00ebsi t\u00eb ndryshme. Kurse pllanimetria e tij \u00ebsht\u00eb katrore q\u00eb\np\u00ebrfundon me nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb profiluar thjesht\u00eb, mbi t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb mbulesa\n(turbani) e punuar prej dy pjes\u00ebve n\u00eb form\u00eb piramidale t\u00eb punuar me gur\u00eb t\u00eb\ngdhendur t\u00eb profiluar. N\u00eb maje t\u00eb kulmit \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb gjyle metalike.\nPjesa e ballores \u00ebsht\u00eb gdhendur n\u00eb form\u00eb t\u00eb nj\u00eb kornize t\u00eb profiluar brenda s\u00eb\ncil\u00ebt gjendet nisha, ku duhet t\u00eb kishte qen\u00eb e vendosur pllaka e mbishkrimit.\nVaska \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00ebshe prej guri g\u00eblqeror. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb zhvendosjes s\u00eb\nkroit n\u00eb vendin actual, &nbsp;\u00ebsht\u00eb ndryshuar\nlart\u00ebsia e saj origjinale dhe n\u00eb vend t\u00eb tri hapjeve p\u00ebr dep\u00ebrtim t\u00eb ujit \u00ebsht\u00eb\nb\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>KROI I BIMBASHIT<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Zona historike e Prizrenit, \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e bukur dhe m\u00eb e\nndjeshme e qytetit. N\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend nj\u00eb num\u00ebr i madh i objekteve kulturore dhe\nfetare. P\u00ebrmes k\u00ebtyre objekteve, tregojet dhe nj\u00ebher\u00eb q\u00eb Prizreni \u00ebsht\u00eb qytet\nmultikulturor. N\u00eb mesin&nbsp; e objekteve kulturore\n\u00ebsht\u00eb edhe Kroi i Bimbashit. Kroi i Bimbashit, gjindet n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb\nzon\u00ebs historike t\u00eb Prizrenit, gjegj\u00ebsisht mes xhamis\u00eb s\u00eb Iljaz Kuk\u00ebs dhe ish\nnd\u00ebrtes\u00ebs Beledye. Ky krua u nd\u00ebrtua nga nj\u00eb officer i lart\u00eb shqiptar, q\u00eb ishte\npjes\u00eb e Perandori\u00eb Osmane. T\u00eb dh\u00ebnat historike na tregojn\u00eb q\u00eb &nbsp;na paraqiten p\u00ebrmes\nnj\u00eb mbishkrimi nq gjuh\u00ebn e vjet\u00ebr Osmane, tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb donacion q\u00eb e ka\nb\u00ebr\u00eb nj\u00eb officer i lart\u00eb ushtarak me em\u00ebr Bimbash, n\u00eb vitin 1902. Dhe n\u00eb baz\u00eb\nt\u00eb k\u00ebtij kontributi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, quhet <strong><em>KROI I BIMBASHIT.<\/em><\/strong> Si t\u00eb&nbsp; gjitha krojet q\u00eb jan\u00eb publike, edhe ky krua\nka t\u00eb nj\u00ebjtin epitet. Poashtu, edhe ky sh\u00ebrben p\u00ebr furnizim t\u00eb banor\u00ebve dhe\nkalimtar\u00ebve p\u00ebr uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm dhe higjien\u00eb mentale. Kroi i Bimbashit, \u00ebsht\u00eb\npunuar me gur\u00eb g\u00eblqeror\u00eb t\u00eb gdhendur n\u00eb form\u00eb drejtk\u00ebnd\u00ebshi. Planimetria e tij\n\u00ebsht\u00eb katrore q\u00eb p\u00ebrfundon me nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb profiluar thjesht\u00eb, mbi t\u00eb cilin\n\u00ebsht\u00eb mbulesa (turbani) e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej tri pjes\u00ebve n\u00eb form\u00eb piramidale, t\u00eb\npunuar me gur\u00eb t\u00eb gdhendur t\u00eb profiluar. Pjesa e ballores e k\u00ebtij kroi \u00ebsht\u00eb\ngdhendur n\u00eb form\u00eb t\u00eb nj\u00eb kornize t\u00eb profiluar brenda t\u00eb cilit gjenden dy nisha.\nE para ka form\u00eb t\u00eb hapjes me hark t\u00eb thepisur dhe sh\u00ebrben p\u00ebr vendosjen e\nsapunit, kurse e dyta ka form\u00eb drejtk\u00ebnd\u00ebshe ku ka qen\u00eb i vendosur mbishkrimi.\nMbishkrimi \u00ebsht\u00eb larguar nga kroi gjat\u00eb viteve \u201970 dhe tani gjendet n\u00eb Muzeun\nArkeologjik t\u00eb Prizrenit. Prej koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar e deri m\u00eb tani, kroi ka\nmbetur n\u00eb vendin fillestar me disa adaptime t\u00eb ambientit p\u00ebrreth. Gjat\u00eb\nrestaurimit t\u00eb kroit n\u00eb vitin 2014 jan\u00eb gjetur gypat prej qeramike origjinale\nprej nga ka rrjedh\u00eb uji nga p\u00ebrrenjt\u00eb q\u00eb deg\u00ebzoheshin nga lumi Lumbardhi. Ky\nkrua \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb veri t\u00eb Xhamis\u00eb \u201cIljaz Kuka\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb trotuar, ku\nb\u00ebhet kryq\u00ebzimi i dy rrug\u00ebve, rruga: \u201cShuaip Spahiu\u201d dhe rruga \u201cIljaz Kuka\u201d.\nKroi i Bimbashit takon tipit t\u00eb krojeve t\u00eb mb\u00ebshtetura t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebrtuar\npran\u00eb nd\u00ebrtesave t\u00eb vendosura n\u00eb k\u00ebnd t\u00eb rrug\u00ebve. Planimetria \u00ebsht\u00eb pothuajse\nkatrore me dimensione 98 x 90 cm. T\u00eb gjitha karakteristikat e krojeve publike\nt\u00eb nd\u00ebrtuara gjat\u00eb shek. XIX i p\u00ebrmbajn\u00eb k\u00ebto elemente: trupin me baz\u00eb katrore\nt\u00eb punuar nga gur\u00eb t\u00eb gdhendur g\u00eblqeror\u00eb, kuror\u00ebn me p\u00ebrfundim (turban) n\u00eb\npjes\u00ebn e ep\u00ebrme n\u00eb form\u00eb piramidale, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri breza horizontale, vendi\nku ka qen\u00eb i vendosur mbishkrimi, nisha p\u00ebr vendosjen e sapunit, rubineti prej\nnga rrjedh uji dhe vaska me planimetri katrore nga guri i mermerit t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>PASHA \u00c7EZMA<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pasha \u00c7eshmja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krua q\u00eb gjindet n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr af\u00ebr Kalas\u00eb s\u00eb\nPrizrenit. Ky krua (\u00e7ezm\u00eb), ka qen\u00eb pjes\u00eb e burgut n\u00eb periudh\u00ebn e Perandoris\u00eb\nOsmane. Poashtu, mendohet se \u00e7ezma n\u00eb fjal\u00eb ishte burgu p\u00ebr epror\u00eb dhe jeni\u00e7er\u00eb,\nq\u00eb d\u00ebnoheshin me ferman Nga Perandoria Otomane. N\u00eb vendin ton\u00eb kjo njihet edhe\nsi \u00c7ezma e Pash\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7ezme ka goj\u00ebdh\u00ebna dhe t\u00eb ndyshme si: Ndihmon n\u00eb\nzgjidhjen e halleve dhe problemeve t\u00eb ndryshme, mendime t\u00eb ndryshme!&nbsp; N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mendohet se Uji Pasha \u00c7eshmes,\nishte nxit\u00ebs p\u00ebr dashuri, dhe shum\u00eb nga t\u00eb burgosurit e pinin at\u00eb, dhe binin n\u00eb\ndashuri. Nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr shpjegon se ujit i k\u00ebtij kroi lidhej ngusht\u00eb edhe\nme kultin e zjarrit e kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me rip\u00ebrt\u00ebritjen e natyr\u00ebs dhe\nbim\u00ebsis\u00eb&nbsp; Nj\u00eb tjet\u00ebr goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb mbi \u00c7ezmen\ne Pash\u00ebs, ishte edhe Lisi i Pash\u00ebs. Sipas pleq\u00ebris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, rridhte uj\u00eb\nporsi qum\u00ebsht, q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr sh\u00ebrimin e f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb kishin problem n\u00eb t\u00eb\npamur, Grat\u00eb q\u00eb nuk lindnin (U ndihmonte q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin N\u00ebn\u00eb), mbylljen e\nplag\u00ebve t\u00eb ndryshme etj. etj. Karakteristik\u00eb e k\u00ebtij Kroi t\u00eb Pash\u00ebs, sipas\nbanor\u00ebve t\u00eb Prizrenit, sh\u00ebrben p\u00ebr sh\u00ebrimin e s\u00ebmundjes <strong><em>\u201cIBRET\u201d.<\/em><\/strong> T\u00eb gjitha\nfamiljet p\u00ebr t\u00eb patur suksese n\u00eb jet\u00ebn e tyre, familje dhe shoq\u00ebri, merrnin\nen\u00ebt e tyre me vete p\u00ebr t\u00eb mbushur uj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krua. Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Prizren\n(Pleq\u00eb dhe t\u00eb rinj\u00eb), k\u00ebt\u00eb krua e konsidrojn\u00eb t\u00eb Shenjt\u00eb \u2013 si dhurat\u00eb nga Zoti.\nVlen t\u00eb p\u00ebrmendet se Pasha \u00c7eshme ka luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb koh\u00ebn\nkur \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar Kalaja e Prizrenit dhe Kalaja e Cucave, dhe si e till\u00eb ka\nsh\u00ebbryer me pozitivitet. &nbsp;Nj\u00eb histori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krua tregohet k\u00ebshtu: Nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb turk (N\u00eb\nPerandorin\u00eb Osmane), ishte d\u00ebnuar me burg.&nbsp;\nPasi e kishte p\u00ebrfunduar burgun, ishte liruar dhe d\u00ebrguar n\u00eb Turqi, n\u00eb\nnj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb re. , Por udh\u00ebheq\u00ebsi pas 3 muajsh, kishte d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u00eb pinte p\u00ebrs\u00ebri\nn\u00eb k\u00ebt\u00eb krua. M\u00eb von\u00eb ai mori Fermanin (Urdh\u00ebrin), q\u00eb nuk mund t\u00eb vizitonte\nedhe nj\u00ebher\u00eb Prizrenin, ai (udh\u00ebheq\u00ebsi) vrau veten. Pas p\u00ebrfunfimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb\nDyt\u00eb bot\u00ebrore, n\u00eb Pasha \u00c7ezm\u00eb ka patur nj\u00eb vend-banim. Kryesisht banor\u00ebt ishin\nnga Luma e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kulltoav\u00eb dhe uji i sh\u00ebndetsh\u00ebm q\u00eb ishte.<\/p>\n\n\n\n<p><strong><em>KROI I QORR AG\u00cbS<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>I nd\u00ebrtuar n\u00eb zon\u00ebn historike t\u00eb Prizrenit, KROI I QORR AG\u00cbS\ngjindet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb Haxhi Ramadanit \u2013 n\u00eb lagjen JENI M\u00cbHALLA 9LAGJA\nE RE). I nd\u00ebrtuar af\u00ebr xhamis\u00eb dhe me nj\u00eb mur t\u00eb rrethues t\u00eb xhamis\u00eb, n\u00eb popull\nnjihet si Kroi i Qorr Ag\u00ebs. Bazuar n\u00eb analogjin\u00eb e krojeve publike n\u00eb Prizren,\nforma, material dhe teknikat e nd\u00ebrtimit na tregojn\u00eb se ky Krua u nd\u00ebrtua n\u00eb\nfund t\u00eb vitit t\u00eb XIX. Nga koha e nd\u00ebrtimit, e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme, KROI I\nQORR AG\u00cbS, sh\u00ebrben si krua i lagjes, p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj\nlagje, dhe p\u00ebr nevojat e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb higjien\u00ebs p\u00ebr besimtar\u00ebt q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb\nxhamin\u00eb. Planimetria e Kroit \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebk\u00ebnd\u00ebshe q\u00eb p\u00ebrfundon me nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb\nprofiluar thjesht\u00eb, n\u00eb form\u00eb piramidale dhe t\u00eb punuar me gur\u00eb t\u00eb gdhendur dhe\nme gurq g\u00eblqeror\u00eb. N\u00eb pjes\u00ebn ballore ka nj\u00eb p\u00ebrpunim-gdhendje t\u00eb cekt\u00eb n\u00eb form\u00eb\nkornize me harqe t\u00eb shkall\u00ebzuara, t\u00eb profiluara, me gjer\u00ebsi rreth 7.5 cm. N\u00eb\nmes t\u00eb k\u00ebsaj balline gjendet nisha p\u00ebr vendosjen e sapunit, derisa mbishkrimi\nnuk ekziston dhe nuk kemi informat\u00eb se a ka ekzistuar ndonj\u00ebher\u00eb. Q\u00eb nga\nfillimi i nd\u00ebrtimit, KROI I QORR AG\u00cbS \u00ebsht\u00eb aty, dmth nuk iu \u00ebsht\u00eb l\u00ebvizur\nvendi asnj\u00ebher\u00eb. Poashtu, Kroi ka p\u00ebrfunduar me nj\u00eb kuror\u00eb t\u00eb punuar me kat\u00ebr\nrende tullash prej argjil\u00ebs s\u00eb pjekur dhe me nj\u00eb rend gur\u00ebsh shpuz\u00eb, dhe n\u00eb\nfund \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb rend tjegulla t\u00eb luguara. Gjat\u00eb nj\u00eb studimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb\npara disa viteve, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetiar se kurora q\u00eb ka tani kroi, nuk \u00ebsht\u00eb\norigjinale. N\u00eb restaurimet e b\u00ebra n\u00eb vitim 2014, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar q\u00eb kurora\norigjinale \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb shekullin e XIX. Kjo kuror\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej prej 3 pjes\u00ebve,\npa ndonj\u00eb trajtim dekorativ. Por me kalimin e koh\u00ebs, kurora \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsuar.\nVitet e fundit jan\u00eb rind\u00ebrtuar pjes\u00ebt e de\u00ebmtuara t\u00eb k\u00ebtij kroi. Sikur t\u00eb\ngjitha korjet tjera edhe ky \u00ebsht\u00eb monument culture dhe i p\u00ebrdoruesh\u00ebm p\u00ebr\nnevojat e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ARGJIRA (ARI) UKIMERI,MA.SC. PEDAGOGE PRIZREN, SHTATOR 2020 KROI DHE XHAMIA E TERZI MAHALL\u00cbS Xhamia e TERZI MAHALL\u00cbS \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr xhamit\u00eb m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Prizren. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1721. Gjindet n\u00eb lagjen e Terzive n\u00eb Prizren, gjegj\u00ebsisht n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebs kryesore dhe rrug\u00ebs an\u00ebsore, n\u00eb pjes\u00ebn ballore xhamia \u00ebsht\u00eb e orientuar kah veriper\u00ebndimi.&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8531","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8531"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8531\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8533,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8531\/revisions\/8533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}