{"id":8519,"date":"2020-09-01T15:04:46","date_gmt":"2020-09-01T15:04:46","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8519"},"modified":"2020-09-01T15:05:59","modified_gmt":"2020-09-01T15:05:59","slug":"50-fakte-nga-jeta-e-skenderbeut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8519","title":{"rendered":"50 fakte nga jeta e Sk\u00ebnderbeut"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"261\" height=\"172\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/skenderbeu.png\" alt=\"\" class=\"wp-image-8520\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7do komb ka nj\u00eb Hero\nKomb\u00ebtar. Por rrall\u00eb i ndodh nj\u00eb vendi kaq t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr t\u00eb\ntill\u00eb, nj\u00eb figur\u00eb si Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeun. Jo thjesht se p\u00ebr 25 vjet ai\ne ktheu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb t\u00eb sigurt ndaj ushtrive turke, por\nnj\u00ebkoh\u00ebsisht ai u b\u00eb barrier\u00eb q\u00eb osman\u00ebt mos t\u00eb p\u00ebrparonin m\u00eb tej n\u00eb Evrop\u00eb.\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Evropa e njeh Sk\u00ebnderbeun si nj\u00eb \u201cAtlet t\u00eb Krishtit\u201d, nj\u00eb mbret\ndhe nj\u00eb luft\u00ebtar, q\u00eb, n\u00ebse nuk do t\u00eb ekzistonte, kishte gjasa q\u00eb kontinenti t\u00eb\nnd\u00ebrronte fen\u00eb. Me rastin q\u00eb dje Heroi yn\u00eb Komb\u00ebtar kishte dit\u00ebn e vdekjes\n\u201cTirana Observer\u201d sot boton 50 ngjarje dhe fakte nga jeta e heroit, ngjarje n\u00eb\nform\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>1. Gjergj Kastriot\nSk\u00ebnderbeu lindi n\u00eb Dib\u00ebr, m\u00eb 6 maj t\u00eb vitit 1405. Vdiq n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs, m\u00eb\n17 janar t\u00eb vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 dit\u00eb. Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb\nfigura m\u00eb e shquar n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>2. Gjergj Kastriot\nSk\u00ebnderbeu mban titullin Hero Komb\u00ebtar q\u00eb nga viti 1965, titulli m\u00eb i lart\u00eb dhe\ni vet\u00ebm q\u00eb mban nj\u00eb shqiptar p\u00ebr vlerat e larta t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>3. Gjergj Kastriot\nSk\u00ebnderbeu ishte djali m\u00eb i vog\u00ebl i Gjon Kastriotit, princit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb\nVeriut dhe i princesh\u00ebs malazeze, Vojsava. Gjergji ishte f\u00ebmija i fundit midis\n4 djemve dhe 5 vajzave.<\/p>\n\n\n\n<p>4. Gjergj Kastriot\nSk\u00ebnderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlor\u00ebs dhe me t\u00eb pati nj\u00eb\ndjal\u00eb, Gjonin, emrin e t\u00eb cilit ia vuri p\u00ebr nder t\u00eb t\u00eb atit. P\u00ebr nder t\u00eb t\u00eb\natit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>5. Vlera m\u00eb e lart\u00eb\nkomb\u00ebtare e figur\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr 25 vjet ai mbajti larg Shqip\u00ebris\u00eb\nushtrin\u00eb turke, duke e thyer pothuajse n\u00eb \u00e7do betej\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb shumta betejat e\nfituara nga Sk\u00ebnderbeu s\u00eb bashku me ushtrin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>6. Vlerat e figur\u00ebs s\u00eb\nSk\u00ebnderbeut jan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke qen\u00eb se ai u b\u00eb prij\u00ebsi i barrier\u00ebs ndaj\nushtrive turke p\u00ebr pushtimin e Evrop\u00ebs dhe mosshtrirjes s\u00eb fes\u00eb islame n\u00eb\nkontinentin evropian.<\/p>\n\n\n\n<p>7. Gjergj Kastrioti\nSk\u00ebnderbeu i p\u00ebrkiste fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb. U shnd\u00ebrrua n\u00eb mysliman, pasi shkoi n\u00eb\nushtrin\u00eb turke dhe m\u00eb pas u kthye p\u00ebrs\u00ebri i krishter\u00eb. Kjo ishte feja m\u00eb e\np\u00ebrhapur n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>8. Nga personalitete\nt\u00eb huaj, nga historin\u00eb t\u00eb huaj, ai ka marr\u00eb epitete t\u00eb tilla si \u201cAtlet i\nKrishtit\u201d dhe \u201cIdeatori i Aleanc\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Euroatlantike\u201d. Epitete k\u00ebto q\u00eb e\nngren\u00eb shum\u00eb lart figur\u00ebn e Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p>9. Mendohet se Gjergj\nKastriot Sk\u00ebnderbeu ishte shtatshkurt\u00ebr, truplidhur dhe shum\u00eb i fuqish\u00ebm.\nShpata t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrdori ai ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur nj\u00eb njeri i\nzakonsh\u00ebm p\u00ebr nga pesha e saj.<\/p>\n\n\n\n<p>10. Sot n\u00eb bot\u00eb emrin\ne Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut e mbajn\u00eb sheshe t\u00eb shumta n\u00eb kryeqytetet m\u00eb t\u00eb\nr\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs, duke filluar q\u00eb nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi,\nRoma, \u00c7ikago, Shkupi, etj.<\/p>\n\n\n\n<p>11. Buste dhe shtatore\nt\u00eb Sk\u00ebnderbeut ndodhen n\u00eb Lond\u00ebr, Spanj\u00eb, Buones Aires, Ne\u00eb York, Kanada,\nKosov\u00eb, Tiran\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha punimet artistike, Heroi Komb\u00ebtar q\u00ebndron hipur\nmbi kal\u00eb duke simbolizuar luft\u00ebtarin.<\/p>\n\n\n\n<p>12. P\u00ebrkrenarja me\nkok\u00ebn e dhis\u00eb q\u00eb mbante Sk\u00ebnderbeu ishte nj\u00eb simbol i huazuar nga legjendat e\nPirros s\u00eb Epirit dhe Aleksand\u00ebrit t\u00eb Madh. Ajo \u00ebsht\u00eb me metal t\u00eb bardh\u00eb dhe me\nnj\u00eb rrip (ruban) t\u00eb lar\u00eb me ar.<\/p>\n\n\n\n<p>13. Jan\u00eb dy shpata t\u00eb\nSk\u00ebnderbeut. E para i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga Papa n\u00eb Krishtlindjet e vitit 1466 dhe\n\u00ebsht\u00eb me trup t\u00eb drejt\u00eb, e gjat\u00eb 85.5 centimetra dhe e gjer\u00eb 5.7, peshon 1.3\nkg. E dyta \u00ebsht\u00eb model turk, \u00ebsht\u00eb 121 cm dhe peshon 3.2 kg.<\/p>\n\n\n\n<p>14. Kali i Sk\u00ebnderbeut\n\u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr simbol q\u00eb ka shoq\u00ebruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i\nbardh\u00eb, i nj\u00eb race t\u00eb zgjedhur. Pas vdekjes s\u00eb Sk\u00ebnderbeut, ai nuk pranoi t\u2019i\nhipte njeri tjet\u00ebr dhe ngordhi.<\/p>\n\n\n\n<p>15. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\ns\u00eb bashku me tre v\u00ebllez\u00ebrit e tij, Sk\u00ebnderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II,\nsi nd\u00ebshkim p\u00ebr luft\u00ebn q\u00eb i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Sk\u00ebnderbeut, si dhe\nu vendos n\u00eb Edrene t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>16. P\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb dhe\nzot\u00ebsin\u00eb n\u00eb artin ushtarak q\u00eb tregoi gjat\u00eb betejave me ushtrin\u00eb osmane, gjat\u00eb\nbetejave n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, Sk\u00ebnderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit.\nSk\u00ebnderbeu studioi n\u00eb Stamboll artin ushtarak, njihte gjuh\u00ebn osmane, latine dhe\nshqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori t\u00eb lindur. Ballkani dhe Azia e Vog\u00ebl\nishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs, duke u dalluar\np\u00ebr trim\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>17. Familja e\nKastriot\u00ebve kishte nj\u00eb principat\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb malet midis Matit dhe Dibr\u00ebs, n\u00eb\nkufirin verior, n\u00eb zot\u00ebrimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin\ne tij mbi k\u00ebt\u00eb principat\u00eb n\u00eb vitin 1383.<\/p>\n\n\n\n<p>18. Gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs\ns\u00eb tij, Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu zhvilloi 30 beteja, nga t\u00eb cilat 29 prej\ntyre i fitoi dhe vet\u00ebm nj\u00eb humbi. Betejat e udh\u00ebhequra nga Sk\u00ebnderbeu kan\u00eb qen\u00eb\nnga m\u00eb t\u00eb fortat dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshmet.<\/p>\n\n\n\n<p>19. Dy jan\u00eb uniformat\nq\u00eb ka p\u00ebrdorur Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu. E para ishte uniforma e luft\u00ebs, me\np\u00ebrkrenare dhe parzmore. Nd\u00ebrsa veshja tjet\u00ebr q\u00eb p\u00ebrmend Barleti \u00ebsht\u00eb ajo\npopullore me qeleshe dhe xhublet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>20. Eshtrat e\nSk\u00ebnderbeut u zhvarros\u00ebn nga turqit pas r\u00ebnies s\u00eb Kruj\u00ebs, m\u00eb 1480, 12 vjet pas\nvdekjes. Varri i tij, q\u00eb ndodhej n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Nikut n\u00eb Lezh\u00eb, u dhunua dhe\neshtrat u mor\u00ebn si hajmali nga ushtar\u00ebt turq.<\/p>\n\n\n\n<p>21. Sk\u00ebnderbeu ka\ndeklaruar se, \u201cun\u00eb jam pasardh\u00ebs i Pirros s\u00eb Epirit\u201d. Marin Barleti n\u00eb vepr\u00ebn e\ntij thot\u00eb se Sk\u00ebnderbeu i referohej shpesh origjin\u00ebs s\u00eb Pirros.<\/p>\n\n\n\n<p>22. Dy her\u00eb Papa Piu\nII k\u00ebrkoi t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri me q\u00ebllim kuror\u00ebzimin mbret t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb\narkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti q\u00eb do t\u00eb kuror\u00ebzonte Sk\u00ebnderbeun, Mbret\nt\u00eb Epirit.<\/p>\n\n\n\n<p>23. Emrin e Sk\u00ebnderbeut\ne mbajn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 objekte dhe institucione. Tri rrug\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs e\nKruj\u00eb; nj\u00eb muze n\u00eb Kruj\u00eb, nj\u00eb fshat n\u00eb Librazhd, nj\u00eb pije alkoolike konjak, nj\u00eb\nskuad\u00ebr futbolli e Kor\u00e7\u00ebs, universiteti ushtarak, nj\u00eb titull i lart\u00eb, \u201cUrdhri\nGjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu\u201d dhe nj\u00eb shesh n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n\n\n\n<p>24. Emri i Sk\u00ebnderbeut\nu propozua nga Sami Frash\u00ebri t\u2019i vendosej kryeqytetit t\u00eb vendit. N\u00eb 1889 n\u00eb\nvepr\u00ebn e tij \u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet\u201d, Frash\u00ebri mendon q\u00eb\nqyteti t\u00eb ngrihej n\u00eb fush\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>25. Biografi i par\u00eb i\nSk\u00ebnderbeut ka qen\u00eb Marin Barleti, n\u00eb vitet 1504, me vepr\u00ebn \u201cHistoria e jet\u00ebs\ndhe e b\u00ebmave t\u00eb Sk\u00ebnderbeut\u201d, botuar n\u00eb gjuh\u00ebn latine. Nd\u00ebrsa n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\nFan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frash\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>26. Familja e Kastriot\u00ebve\nkishte nj\u00eb principat\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb malet midis Matit dhe Dibr\u00ebs, n\u00eb kufirin\nverior, n\u00eb zot\u00ebrimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij\nmbi k\u00ebt\u00eb principat\u00eb n\u00eb vitin 1383.<\/p>\n\n\n\n<p>27. Rreth 60 kilometra\nkatror dhe nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb iu dhuruan Sk\u00ebnderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso,\nn\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje p\u00ebr ndihm\u00ebn q\u00eb i dha. Ky vend edhe sot \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e\npasardh\u00ebsve t\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>28. Lek\u00eb Zaharia,\nMoisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engj\u00eblli, Gjergj Araniti,\nAndrea Topia, Vrana Konti, ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Sk\u00ebnderbeut.\nMegjith\u00ebse dy prej tyre e tradhtuan.<\/p>\n\n\n\n<p>29. Fjalimi m\u00eb i\nr\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb i mbajtur mend, \u00ebsht\u00eb ai i mb\u00ebrritjes n\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs.\nFjal\u00ebt \u201clirin\u00eb nuk ua solla un\u00eb, por e gjeta n\u00eb mesin tuaj\u201d, kan\u00eb vler\u00eb letrare\ndhe mendimi edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n\n\n\n<p>30. P\u00ebr Gjergj\nKastriot Sk\u00ebnderbeun shkrimtari Longfello\u00eb ka shkruar poem\u00eb, opera nga Fran\u00e7ois\nFrancoeur dhe Fran\u00e7ois Rebel dhe nj\u00eb tjet\u00ebr e shkruar nga Antanio Vivaldi,\npiktori i madh Rembrand ka b\u00ebr\u00eb piktur\u00eb portretin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>31. P\u00ebr figur\u00ebn e\nSk\u00ebnderbeut dhe p\u00ebr personazhin t\u00eb tij jan\u00eb shkruar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn 600\nlibra, mes tyre romane, libra historik\u00eb dhe tregime, madje edhe legjenda, duke\ne ngritur n\u00eb piedestal figur\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>32. Tri mbahen mend si\ntradhtit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ndaj Sk\u00ebnderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi\nMoisi Golemi dhe tradhtia n\u00eb betej\u00ebn e Beratit, betej\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar\ne vetmja e humbur nga ushtria e Sk\u00ebnderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali\nturk q\u00eb u ndesh m\u00eb tep\u00ebr me Sk\u00ebnderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe p\u00ebr\nport\u00ebn e lart\u00eb ishte i vetmi q\u00eb e njihte artin e luft\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb nj\u00eb\nbetej\u00eb i vrau 8 komandant\u00eb t\u00eb lart\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>33. Tri her\u00eb qyteti i\nKruj\u00ebs, q\u00eb ishte dhe qendra e Sk\u00ebnderbeut, u rrethua nga ushtrit\u00eb osmane. Dy\nher\u00eb nga sulltan\u00ebt dhe nj\u00eb her\u00eb nga gjenerali m\u00eb i lart\u00eb turk, Evrenoz Pasha.\nPor n\u00ebn mbrojtjen e Sk\u00ebnderbeut qyteti asnj\u00ebher\u00eb nuk ra.<\/p>\n\n\n\n<p>34. Dy sulltan\u00eb erdh\u00ebn\nvet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar Sk\u00ebnderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas\nhumbjes vdiq nga hidh\u00ebrimi gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kthimit, si dhe djali i tij,\nMehmeti, i cili e la n\u00eb mes rrethimin e Kruj\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>35. N\u00eb t\u00eb tri\nrrethimet e Kruj\u00ebs Sk\u00ebnderbeut iu desh t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb ushtri shum\u00eb her\u00eb m\u00eb\nt\u00eb madhe n\u00eb num\u00ebr. 100 mij\u00eb me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin\ndhe gjeneral\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>36. Titulli Sk\u00ebnderbej\n\u201cIskander Bej\u201d ose \u201cAleksand\u00ebr i Madh\u201d, iu dha nga Sulltan Murati II, pas\nfitoreve t\u00eb betejave n\u00eb Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli \u201cSanxhakbej\u201d p\u00ebr\nzon\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet 1437-1438.<\/p>\n\n\n\n<p>37. Rreth pes\u00eb mij\u00eb t\u00eb\nvrar\u00eb mendohet se \u00ebsht\u00eb numri m\u00eb i madh i ushtar\u00ebve q\u00eb ka humbur Sk\u00ebnderbeu n\u00eb\nnj\u00eb betej\u00eb. Historian\u00ebt turq thon\u00eb se beteja e Beratit ishte d\u00ebshtimi m\u00eb i madh\ni Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n\n\n\n<p>38. Nj\u00eb her\u00eb\nSk\u00ebnderbeu vendosi paqe t\u00eb p\u00ebrkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave t\u00eb\nushtris\u00eb turke. Historian\u00ebt kan\u00eb mendime t\u00eb ndryshme, por Barleti thot\u00eb se\nosman\u00ebve u duhej t\u00eb linin pak koh\u00eb Sk\u00ebnderbeun dhe t\u00eb merreshin me luft\u00ebrat n\u00eb\nBosnj\u00eb dhe Azi.<\/p>\n\n\n\n<p>39. M\u00eb 1443 Sk\u00ebnderbeu\nbraktisi ushtrin\u00eb turke. I d\u00ebrguar nga Sulltani p\u00ebr t\u2019u ndeshur me hungarez\u00ebt e\ndrejtuar nga Janosh Huniadit, Sk\u00ebnderbeu me ushtar\u00ebt e tij besnik\u00eb largohet nga\nbeteja dhe drejtohet p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>40. M\u00eb 28 N\u00ebntor t\u00eb\nvitit 1443 u shpall rim\u00ebk\u00ebmbja e principat\u00ebs s\u00eb Kastriot\u00ebve. Kjo ndodhi pasi\nGjergj Kastrioti me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash ushtarake shtiu n\u00eb dor\u00eb qytetin e Kruj\u00ebs\ndhe atje ngriti flamurin kuq e zi.<\/p>\n\n\n\n<p>41. Lufta e kalor\u00ebsis\u00eb\nishte nj\u00eb nga mjesht\u00ebrit\u00eb e Sk\u00ebnderbeut. Kalor\u00ebsia e pajisur me arm\u00eb t\u00eb lehta\nishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshmet, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb sulmonte radh\u00ebt e armikut dhe\nt\u00eb t\u00ebrhiqej shpejt.<\/p>\n\n\n\n<p>42. Pas 25 vitesh\nluft\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1468 Sk\u00ebnderbeu thirri nj\u00eb tjet\u00ebr kuvend me princat\nshqiptar\u00eb. Barleti thot\u00eb se ato dit\u00eb Sk\u00ebnderbeu u s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga ethet dhe\nsh\u00ebndeti i tij nuk u p\u00ebrmir\u00ebsua m\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>43. P\u00ebr vdekjen\nSk\u00ebnderbeut ka pasur disa hipoteza. N\u00eb vepr\u00ebn e Barletit thuhet se ai vdiq n\u00eb\nmosh\u00ebn 62-vje\u00e7are pa asnj\u00eb shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel\nPlasari hedh tez\u00ebn se Sk\u00ebnderbeu mund t\u00eb jet\u00eb helmuar.<\/p>\n\n\n\n<p>44. Lidhja e Lezh\u00ebs\n\u00ebsht\u00eb i pari bashkim i princ\u00ebrve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pushtimin osman.\nGjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu ishte organizator i k\u00ebsaj lidhjeje historike nga ku\nnisi dhe q\u00ebndresa e arbrit.<\/p>\n\n\n\n<p>45. Gjoni, djali i\nvet\u00ebm i Sk\u00ebnderbeut, u largua n\u00eb Napoli pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, ku mori\ntitullin \u201cDuk\u00eb\u201d dhe \u201cKont\u201d. U martua me Irena Brankovi\u00e7 Paleologu, pasardh\u00ebsja\ne fundit e familjes perandorake t\u00eb Bizantit dhe pat\u00ebn shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Pasardh\u00ebsit\nu shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Le\u00e7e, n\u00eb vitin 1700.<\/p>\n\n\n\n<p>46. Gjyshi i Gjergj\nKastriot Sk\u00ebnderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij n\u00eb Kruj\u00eb n\u00eb vitin 1439, por\nm\u00ebsohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kok\u00ebn n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb vitin 1402.\nPas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Sk\u00ebnderbeut, i cili e mori Kruj\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri\ndhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiran\u00ebn, Matin, Dibr\u00ebn dhe\nMirdit\u00ebn, nga Prizreni n\u00eb lindje, deri n\u00eb detin Adriatik n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n\n\n\n<p>47. Nga viti 1407 deri\nm\u00eb 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 her\u00eb dhe u detyrua t\u00eb\npranonte kushte t\u00eb r\u00ebnda paqeje. Pas humbjes n\u00eb vitin 1421, ai mbante nj\u00eb\nkontroll t\u00eb kufizuar n\u00eb principat\u00ebn e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>48. Pas Kuvendit t\u00eb\nvitit 1443, Sk\u00ebnderbeu m\u00eb 2 mars t\u00eb vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues n\u00eb\nKatedralen e Sh\u00ebn Kollit t\u00eb qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs. Ky ishte i pari Kuvend Komb\u00ebtar\ni princ\u00ebrve dhe i fisnik\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb shek. XV.<\/p>\n\n\n\n<p>49. Portreti m\u00eb i\nhersh\u00ebm i Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeut daton n\u00eb vitin 1466. Gentile Bellini, n\u00eb\nvitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunov\u00ebs n\u00eb Itali, e pikturoi at\u00eb me\nurdh\u00ebr t\u00eb autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se\nportreti ka qen\u00eb me profil majtas.<\/p>\n\n\n\n<p>50. Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr n\u00eb\njet\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut \u00ebsht\u00eb edhe iniciativa papnore enciklike p\u00ebr nderimin\nbot\u00ebror t\u00eb Gjergj Kastriotit. Me iniciativ\u00ebn e tij papa i romes mendoi t\u2019i jepte\nk\u00ebt\u00eb titull t\u00eb lart\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vler\u00ebsimet m\u00eb\nt\u00eb m\u00ebdha n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do komb ka nj\u00eb Hero Komb\u00ebtar. Por rrall\u00eb i ndodh nj\u00eb vendi kaq t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb figur\u00eb si Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeun. Jo thjesht se p\u00ebr 25 vjet ai e ktheu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb t\u00eb sigurt ndaj ushtrive turke, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ai u b\u00eb barrier\u00eb q\u00eb osman\u00ebt mos&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8520,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[15],"tags":[],"class_list":["post-8519","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori-gjeografi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8519"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8519\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8521,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8519\/revisions\/8521"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}