{"id":8429,"date":"2020-08-02T22:19:48","date_gmt":"2020-08-02T22:19:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8429"},"modified":"2020-08-02T22:19:48","modified_gmt":"2020-08-02T22:19:48","slug":"novosej-dhe-shishtaveci-shenime-dhe-poezi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8429","title":{"rendered":"Novosej dhe Shishtaveci ( shenime dhe poezi )"},"content":{"rendered":"<h2><a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/bajame.hoxha\"><strong><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/BAJAME-HOXHA.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8430\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/BAJAME-HOXHA.jpg\" alt=\"\" width=\"134\" height=\"160\" \/><\/a>Bajame Hoxha &#8211; \u00c7eliku<\/strong><\/a><strong>\u00a0<\/strong><\/h2>\n<h2>\nIsha nisur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe dita e tret\u00eb m\u00eb zuri n\u00eb qytetin e ri t\u00eb Kuk\u00ebsit. Dhe, prej andej do t\u00eb udh\u00ebtoja p\u00ebr n\u00eb fshatin Shishtavec, p\u00ebr klim\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pasi vajz\u00ebs sime tet\u00eb muajsh nuk po i ecte sh\u00ebndeti n\u00eb kampin e Savr\u00ebs, ku ne si familje vuanim d\u00ebnimin.<\/h2>\n<p><!--more--><\/p>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Tashm\u00eb, banor\u00ebt e qytetit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Kuk\u00ebsit ishin transferuar plot\u00ebsisht n\u00eb qytetin e ri. Pallatet e nd\u00ebrtuara n\u00eb fush\u00ebn e zhveshur nuk t\u00eb jepnin dot at\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb t\u00eb afronte dikur qyteti i vjet\u00ebr. N\u00eb syt\u00eb e mi, kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb madh\u00ebshtor\u00eb p\u00ebr vet pozicionin gjeografik. Ah, me ato sht\u00ebpi t\u00eb gjitha private me avlli t\u00eb bukura plot pem\u00eb e lule! Me sokak\u00ebt p\u00ebrjashta q\u00eb shk\u00eblqenin nga past\u00ebrtia t\u00eb mbushnin me frym\u00ebzim, e t\u00eb jepnin nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi shpirt\u00ebrore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ku ndiheshe jeta e qytet\u00ebruar, e nj\u00eb qyteti t\u00eb vog\u00ebl por me l\u00ebvizje e vlera t\u00eb m\u00ebdha! Tani, pallatet e nd\u00ebrtuara nga t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs kryesore me t\u00eb nj\u00ebjtin model e struktur\u00eb, m\u00eb dukeshin se v\u00ebshtronin nj\u00ebri tjetrin ftoht\u00eb dhe si t\u00eb varf\u00ebr jasht\u00eb mase. Fillova ta ndjeja thell\u00eb shpirtit si nj\u00eb humbje t\u00eb madhe t\u00eb atij qytet\u00ebrimi dinjitar.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ishin p\u00ebrpjekur t\u2019i afronin pamjen e nj\u00eb qyteti t\u00eb ri, t\u00eb koh\u00ebs, me t\u00eb gjitha dimensionet. An\u00ebs dy trotuareve kishin mbjell\u00eb pem\u00eb dhe lule, por gjithsesi, m\u00eb paraqitej si nj\u00eb shkreti kur i shikoja ato lule t\u00eb pakta q\u00eb mbanin kryet varur nga that\u00ebsia.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Asgj\u00eb s\u2019po m\u00eb linte nj\u00eb shije t\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, t\u00eb gjitha m\u00eb jepnin p\u00ebrshtypjen\u00a0 se po ankoheshin n\u00ebn z\u00eb . Edhe njer\u00ebzit po ashtu sikur thoshin: Ishim mir\u00eb, pse na luajt\u00ebt, ne ishim qytetar\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb kuksit, qytetit t\u00eb historis\u00eb, \u00e7\u2019duam ne k\u00ebtu? Ishim mir\u00eb atje ku gdhend\u00ebsit e gurit e t\u00eb drurit ngrit\u00ebn qytetin me mjesht\u00ebri her\u00eb nd\u00ebr shekuj her\u00eb n\u00eb vite e vite m\u00eb par\u00eb, por q\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt qyteti i vjet\u00ebr i kishte shekullor\u00eb. E \u00e7\u2019k\u00ebrkojm\u00eb ne\u00a0 n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, ku era dim\u00ebrore do na thaj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb zhveshur an\u00ebs s\u00eb liqenit, dhe dielli i ver\u00ebs do na pjek\u00eb pothuajse n\u00eb rr\u00ebz\u00eb t\u00eb Gjallic\u00ebs?<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0Ishte ngritur tashm\u00eb qyteti i ri q\u00eb nuk ngjante fare me qytetin e vjet\u00ebr nd\u00ebrtuar mes dy Drinave i cili fal\u00eb higjien\u00ebs q\u00eb kishte, rregullit qe mbahej, me nj\u00eb sh\u00ebrbim tregtar tejet te kulturuar kish fituar epitetin \u201cStambolli i Vog\u00ebl&#8221;. Natyra qe treguar bujare dhe dy lumenjt\u00eb Drini i zi dhe Drini i bardh\u00eb q\u00eb zbrisnin mrekullisht nga lart\u00ebsit\u00eb e maleve t\u00eb larta dhe q\u00eb bashkoheshin me nj\u00eb harmoni fantastike pik\u00ebrisht n\u00eb Kuk\u00ebsin e vjet\u00ebr, i jepnin atij pamjen nga lart t\u00eb nj\u00eb gadishulli t\u00eb vog\u00ebl. E un\u00eb, e braktisura e viseve t\u00eb mia ndjeja mall. Nj\u00eb mall q\u00eb zemra ngacmohej nga emocione shum\u00eb t\u00eb fuqishme deri n\u00eb lot. Kudo q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte makina e kooperativ\u00ebs s\u00eb Shishtavecit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishim hipur shum\u00eb pasagjer\u00eb, si n\u00eb fshatin Novosej, ashtu dhe n\u00eb Shishtavec, p\u00ebr mua ishte nj\u00eblloj. Nuk ndryshonte asgj\u00eb, sepse maman\u00eb e kisha nga Novosej, dhe aty jetonin dajallar\u00ebt e mi dhe i gjith\u00eb fisi i mamas\u00eb. Kurse Shishtaveci, ishte fshati ku kishte lindur im at\u00eb, dhe m\u00eb ishte shum\u00eb i shtrenjt\u00eb. Edhe pse gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs sime kisha jetuar vet\u00ebm nj\u00eb vit e gjysm\u00eb aty, p\u00ebrs\u00ebri e kisha shum\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr e ngado q\u00eb shkoja \u00e7udit\u00ebrisht e kisha me vete. Aty kisha nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fisit t\u00eb babait q\u00eb nga xhaxhai, q\u00eb ishte nj\u00eb titullar shum\u00eb i respektuar, dhe q\u00eb\u00a0 p\u00ebr ne, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb vitit, e n\u00eb \u00e7do or\u00eb e \u00e7ast e mbante port\u00ebn hapur, e deri te dajallar\u00ebt e tij,(fisi Haxhiu) nj\u00eb fis ky me em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb\u00a0 n\u00eb gjith\u00eb krahin\u00ebn e m\u00eb gjer\u00eb.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb t\u00eb t\u00ebra koh\u00ebrat fshati Shishtavec ka qen\u00eb nj\u00eb nga fshatrat m\u00eb t\u00eb civilizuar t\u00eb rrethit t\u00eb Kuk\u00ebsit, po dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veriun. Fejesat nd\u00ebr shekuj n\u00eb Shishtavec nuk b\u00ebheshin me mbles\u00ebri, nuk b\u00ebheshin q\u00eb n\u00eb djep, nuk shiteshin vajzat. Martesat b\u00ebheshin me dinjitet, me bes\u00ebn e dashuris\u00eb, ku i dashuri i vajz\u00ebs \u00e7do mbr\u00ebmje ngjitej te dritarja e saj n\u00eb katin e dyt\u00eb, me shkall\u00eb dhe bisedonin me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra, aq sa d\u00ebshironin. N\u00eb Shishtavec vajzat g\u00ebzonin si trash\u00ebgimi t\u00eb drejtat e tyre, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur secila vet\u00eb shokun e jet\u00ebs, at\u00eb q\u00eb do t\u2019i rrihte e bardha zem\u00ebr. Ato ishin\u00a0 t\u00eb lira nga familjet, dhe brenda vet\u00ebs njer\u00ebzit ishin t\u00eb ngroht\u00eb dhe mikprit\u00ebs. Ky fshat lokalitet kaq i zhvilluar dhe i madh, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte kat\u00ebr or\u00eb larg nga qyteti dhe kishte kufirin me ish Jugosllavin\u00eb, Kosov\u00ebn sot, pes\u00ebqind metra larg.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Hap\u00ebsirat dhe bjeshk\u00ebt p\u00ebrball\u00eb tij jan\u00eb mahnit\u00ebse. N\u00eb pranver\u00eb bleron gjith\u00e7ka, e secila stin\u00eb vjen m\u00eb e gjall\u00eb, m\u00eb e bukur se tjetra. Nga vija kufitare q\u00eb ishte aq pran\u00eb fshatit pati dhe nj\u00eb privilegj t\u00eb madh nga sistemi komunist. Duke qen\u00eb zon\u00eb kufitare, frika se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb arratiseshin t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh, e hapej rruga dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb fshatra p\u00ebrreth t\u00eb cil\u00ebt i kishte kund\u00ebrshtar\u00eb politik, Enver Hoxha, ai katil, diti t\u2019i marr\u00eb me t\u00eb mir\u00eb. Regjimi u krijoi kushte t\u00eb mira jetese, duke i nisur n\u00ebp\u00ebr shkolla t\u00eb larta e t\u00eb mesme profesionale shume nga djemt\u00eb dhe vajzat e fshatit. N\u00eb fillim te viteve &#8217;70 ne Shishtavec u hap shkolla e mesme bujq\u00ebsore, m\u00eb von\u00eb dhe gjimnazi ku shum\u00eb prej nx\u00ebn\u00ebseve qe mbaronin aty vazhduan arsimin e lart\u00eb n\u00eb specialitete te ndryshme. Kur erdhi e mbara demokraci gjeti pes\u00ebdhjet\u00eb e dy djem oficer\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrbenin shtetit me guxim e devotshm\u00ebri t\u00eb papar\u00eb, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb profesione t\u00eb ndryshme, dhe do ta quaja pa ndrojtje: fshati intelektual. Pik\u00ebrisht, aty do t\u00eb kishte dhe nj\u00eb vend p\u00ebr mua, p\u00ebr t\u00eb braktisur\u00ebn e viseve t\u00eb mia, p\u00ebr t\u00eb internuar\u00ebn pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj, p\u00ebr shtytjen edhe pas er\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb, q\u00eb do t\u00eb m\u00eb jepte kuk\u00ebsi, si t\u00eb mohuar\u00ebn e trojeve t\u00eb veta. Kurse Novosej ishte e kund\u00ebrta: 90 % e banor\u00ebve, ishin armiq t\u00eb betuar t\u00eb komunizmit, sepse Shefqet Pe\u00e7i, kishte pushkatuar me dor\u00ebn e tij kat\u00ebr djem t\u00eb rinj n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, dhe kishte l\u00ebn\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb jetim.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb Novosej lufta e klasave ka qen\u00eb shum\u00eb e ashp\u00ebr p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs t\u00eb sundimit komunist. Dy fshatra v\u00ebllaz\u00ebror\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet, por t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy klasa t\u00eb kund\u00ebrta ku pik\u00ebpamjet e tyre ishin dhe jan\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme krejt t\u00eb ndryshme, t\u00eb kund\u00ebrta, por kjo nuk p\u00ebrb\u00ebnte ndonj\u00eb penges\u00eb n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Dy fshatrat shkonin jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb ngaq\u00eb Shishtaveci ka mbartur nj\u00eb kultur\u00eb per\u00ebndimore q\u00eb n\u00eb k\u00ebrthiz\u00eb.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ishim nisur nga qyteti <em>veri-lindor,<\/em> rreth or\u00ebs tre pasdite duke iu larguar temperatur\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, t\u00eb ftoht\u00eb nga pamja e jashtme, t\u00eb larg\u00ebt, por me njer\u00ebz bujar\u00eb e t\u00eb \u00e7ilt\u00ebr.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Makina me shpejt\u00ebsi la pas fshatin Nange, pastaj Bicaj, dhe u ngjit\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn ku dukej fshati i Spahijve, Kolesjani.\u00a0 Spahijt\u00eb,\u00a0 fis dijetar\u00ebsh e luft\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb paepur p\u00ebr mbrojtjen e kufijve, ishin t\u00eb shquar <em>n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr<\/em> <em>pushtuesve osman\u00eb dhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesve serbo-sllav\u00eb, deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 1912. Si nj\u00eb nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb krahin\u00ebn e Lum\u00ebs,\u00a0 Kosov\u00ebs, Dibr\u00ebs e Tetov\u00ebs, ishte Islam Spahiu, emri dhe kontributi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i lidhur ngusht\u00eb edhe me hapjen e shkoll\u00ebs shqipe n\u00eb Kolesjan.<\/em> Tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb fis, e kishin syrgjynosur burgjeve e kampeve t\u00eb internimeve ku b\u00ebja pjes\u00eb edhe un\u00eb. Fis q\u00eb djep pas djepi, e brez pas brezi ishte <em>thesari i kultur\u00ebs<\/em>, dhe djepi i atdhedashuris\u00eb.\u00a0 Riza Spahiu \u201c M\u00ebsues i Merituar\u201d hapi shkoll\u00ebn e par\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Lum\u00ebs. M\u00eb 14 Tetor 1911, <em>u hap shkolla n\u00eb Kolesjan. Pra, n\u00eb vitet 1911-1921, hodh\u00ebn hapat e par\u00eb t\u00eb arsimit n\u00eb Bicaj. Dhe brenda k\u00ebtyre viteve u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr hapjen e shkollave shqipe si n\u00eb Gor\u00eb dhe Malzi, dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trev\u00ebn e Lum\u00ebs . <\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ja dhe Qafa e Kolesjanit, sa shum\u00eb kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb! Ecja dhe meditoja, flisja me vete, doja t\u00eb kapja koh\u00ebn, doja t\u00eb gjeja at\u00eb fill t\u00eb holl\u00eb q\u00eb na ndau nga shoq\u00ebria, q\u00eb na ndau nga fisi, nga shkollat, cili ishte pjes\u00eb e fajit aq t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb un\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb s\u2019e gjeta dot?! Eh, m\u00eb doli p\u00ebrpara figura e<\/em> kolonel<em> Muharrem Bajraktarit nj\u00eb prej nacionalisteve m\u00eb t\u00eb shquar. Duke u ngjitur fshatit Kolesjan nga sip\u00ebr n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dukeshin themelet e sht\u00ebpis\u00eb dhe avllis\u00eb s\u00eb gurt\u00eb t\u00eb Kolonelit n\u00eb Domje t\u00eb Ujmishtit ? Nuk e njihja as fshatin, as kolonelin e famsh\u00ebm, trimin q\u00eb thon\u00eb se kishte lindur me k\u00ebmish\u00eb dhe se kapte as plumbi.<\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0\u00a0Un\u00eb njihja familjen e tij, vajz\u00ebn Lirin\u00eb q\u00eb emrin e kishte Liri por lirin\u00eb s\u2019e kishte njohur, dhe s\u2019kishte qen\u00eb kurr\u00eb e lir\u00eb q\u00eb nga lindja e saj. T\u00eb birin Gencin, e njoha pasi kishte dal\u00eb nga burgu dhe mua si f\u00ebmij\u00eb m\u00eb dukej se djali m\u00eb i bukur n\u00eb bot\u00eb ishte ai, ai djali i Muharrem Bajraktarit, q\u00eb, pasi kreu burgun nuk e liruan por e soll\u00ebn t\u00eb internuar n\u00eb Sav\u00ebr. <\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Meritat e Muharremit, t\u00eb k\u00ebtij strategu t\u00eb mohuara nga sistemi i njihja, por s\u2019guxoja t\u00eb pyesja, sepse gjuh\u00ebs kisha mundur t\u2019i vija nj\u00eb dry t\u00eb sigurt, heshtjen. M\u00eb kalonin parasysh me shpejt\u00ebsin\u00eb e makin\u00ebs trim\u00ebrit\u00eb, besa e tij e fort\u00eb, dhe kurthin q\u00eb i ngrit\u00ebn pas shpine, dhe q\u00eb donin me \u00e7do kusht ta asgj\u00ebsonin fizikisht. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur ky, ishte nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb shquar e m\u00eb t\u00eb besuar te populli, dhe g\u00ebzonte nj\u00eb popullaritet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm e t\u00eb papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Ai ishte dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i forcave t\u00eb Lum\u00ebs, dhe m\u00eb i p\u00ebrgatituri ushtarakisht. Luft\u00ebtar i \u00e7muar, besnik t\u00eb ideve p\u00ebrparimtare q\u00eb luftoi dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb me armikun. Dhe k\u00ebt\u00eb luft\u00eb nuk donte ta ndalte deri n\u00eb bashkimin e plot\u00eb t\u00eb trojeve shqiptare, donte v\u00ebllaz\u00ebrimin si komb e t\u00eb bashkuar me Kosov\u00ebn, dhe jo kurr\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim me Jugosllav\u00ebt. Muharrem Bajraktari dhe njer\u00ebzit e tij ishin\u00a0 luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb kishin luftuar fashizmin dhe nazizmin, dhe jo kurr\u00eb shqiptarin q\u00eb mbante yllin e kuq n\u00eb kapele. Tregimin mbi k\u00ebt\u00eb histori ma kishte treguar fije p\u00ebr pe nd\u00ebr vite e bija, Liria. M<\/em>akina po ece ngadal\u00eb dhe nisi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb madhe aq sa po m\u00eb largonte prej p\u00ebrfytyrimit t\u00eb betejave, t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ishin zhvilluar pik\u00ebrisht n\u00eb ato vise t\u00eb bukura.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Muharrem Bajraktari, lumjani, vigani i nacionalizmit shqiptar q\u00eb e deshi i madh e i vog\u00ebl, u detyrua t\u00eb largohej nga atdheu nd\u00ebrmjet Greqis\u00eb.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Strategu me dhimbje l\u00eb pas familjen n\u00eb duart e terrorit komunist, ku p\u00ebr 45 vjet do t\u2019i mbante burgjeve, internimeve, torturave pa m\u00eb t\u00eb voglin faj, dhe ai, nuk do t\u2019i shihte kurr\u00eb m\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Eh, Luma, Luma\u00a0 e trimave! Duke humbur mes p\u00ebrfytyrimit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb atyre viteve t\u00eb tmerrshme, m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen vajza ime e cila deri at\u00ebher\u00eb po flinte n\u00eb krah\u00ebt e mi. I buz\u00ebqesha, i fola, e ngrita duke e puthur dhe me padurim doja t\u00eb arrija, t\u00eb v\u00ebshtroja\u00a0 vendin, njer\u00ebzit e dashur, dhe gjith\u00eb kuriozitet v\u00ebshtroja p\u00ebr rreth, dhe thosha: vall\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebm?!<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Kur arrit\u00ebm n\u00eb <em>bjeshk\u00eb m\u00ebsova se ndodhej nj\u00eb krua q\u00eb quhej: Kroi i \u201cHasan Begjit\u201d pastaj ndesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lapidar, aty makina q\u00ebndroi dhe un\u00eb, mendova se duhej t\u00eb b\u00ebnim ndoshta homazhe por s\u2019ishte si\u00e7 mendova. <\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Makina q\u00eb udh\u00ebtonim qe prishur. Udh\u00ebn e gjat\u00eb duhej ta vazhdonim n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 bagazhit, q\u00eb dikush prej turm\u00ebs e mori dhe u nis p\u00ebrpara si p\u00ebr t\u00eb m\u00eb udh\u00ebhequr, un\u00eb kisha dhe vajz\u00ebn n\u00eb krah q\u00eb pesha e saj s\u2019m\u00eb kishte lodhur, e ajo vog\u00eblushe dukej se g\u00ebzohej q\u00eb do t\u00eb njihte vendin e gjysh\u00ebrve.<\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Posht\u00eb lapidarit has\u00ebm nj\u00eb krua q\u00eb quhej: \u201dKroi i Bardh\u00eb\u201d, ishte aq i kthjell\u00ebt kur derdhej sa aty mund t\u00eb shikoje qart\u00eb fytyr\u00ebn n\u00eb ujin me guralec\u00eb t\u00eb bardh\u00eb q\u00eb dukeshin si pasqyra me reflekse. M\u00eb pas \u201cFush\u00eb Kalore\u201d apo kthesat e fush\u00ebs Kalore, si\u00e7 quheshin. Mbi lapidar dukej kodrina q\u00eb quhet \u201cKepi i Gjelit\u201d n\u00eb\u00a0 lart\u00ebsin\u00eb 2020 m. mbi nivel te detit. Para se t\u00eb zbres\u00ebsh ne Fushe Kalore t\u00eb del p\u00ebrpara: toponimia, nj\u00eb &#8220;Rrasa e Ngulm\u00eb&#8221; ku legjenda thot\u00eb se nj\u00eb trim kishte k\u00ebrcyer me kalin e tij tre her\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebrcimin e tret\u00eb kishin plasur t\u00eb dy ndaj jan\u00eb tre rrasa t\u00eb m\u00ebdha te ngulura ne nj\u00eb distanc\u00eb mbi 30 m nga nj\u00ebra tjetra. Pastaj kalin dhe luft\u00ebtarin i kishin shti n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb madh t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt aty anash. O Zot, po prezantohesha me mrekullit\u00eb, me toponimet e vendit tim, q\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjitha mbartnin nga nj\u00eb histori t\u00eb heshtur!<\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Po m\u00ebsoja ato q\u00eb librat nuk mi kishim m\u00ebsuar, ato pamje fantastike e tablo abstrakte q\u00eb vet\u00ebm dora e nj\u00eb piktori mund t\u2019i ujdiste aq bukur. Por ja, natyra i kishte p\u00ebrsosur sa nuk ngopesha duke i shijuar. <\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Duke ecur me turm\u00ebn, p\u00ebr mua ashtu kuturu, papritur d\u00ebgjova nj\u00eb bari q\u00eb po i binte fyellit, ktheva vrik v\u00ebshtrimin tim t\u00eb pap\u00ebrqendruar dhe e dallova djaloshin e bukur e zeshkan, q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndalem, dhe p\u00ebr disa minuta mbeta e ngrir\u00eb duke d\u00ebgjuar bariun n\u00eb k\u00ebng\u00eb. <\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb \u00e7ast m\u00eb hipi frym\u00ebzimi dhe me nj\u00eb dor\u00eb ashtu shkel e shko nisa nj\u00eb poezi t\u00eb cil\u00ebn e gjeni n\u00eb fund t\u00eb p\u00ebrshkimit. Kjo thash\u00eb me vete, ishte nj\u00eb mrekulli tjet\u00ebr, nj\u00eb k\u00ebng\u00eb barinjsh ndoshta kishte mb\u00ebrritur te djaloshi nd\u00ebrmjet shekujve&#8230; Pastaj vinte fshati Turaj, lumi i \u201dZajes\u201d gjarp\u00ebrosh e me ujin kristal ku rritet trofta e eg\u00ebr. P\u00ebrball\u00eb fush\u00ebs Kalore me kthesat karakteristike p\u00ebrball\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr: Kallabaku i \u201cVog\u00ebl dhe i Madh\u201d. M\u00eb tutje pam\u00eb \u201cGurin e Kull\u00ebs\u201d q\u00eb shfryt\u00ebzohej p\u00ebr kuarc t\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsie t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb t\u00eb Kallabakut ndodhej nj\u00eb hauz i mrekulluesh\u00ebm q\u00eb toponimi i tij quhet \u201cKazan\u201d ngjitas me t\u00eb shtrihej bjeshka e \u201cVak\u00ebfit\u201d. Aty rritet \u201cLule K\u00ebmbora\u201d e \u201cLule Fjolla\u201d me bardh\u00ebsin\u00eb e saj, boronica e d\u00ebllinja e zez\u00eb e shum\u00eb e shum\u00eb lule bjeshke t\u00eb panum\u00ebrta sa mu duk se pik\u00ebrisht aty, ishte vendbanimi i kreshnik\u00ebve, Mujo e Halili apo Ajkuna duke k\u00ebrkuar te birin n\u00ebn h\u00ebn\u00ebn e praruar, her\u00eb duke u zbehur e her\u00eb duke ndri\u00e7uar&#8230;\u00a0\u00a0 <\/em><\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ishte pasdite von\u00eb. Zon\u00ebn e nxeht\u00eb e kishim l\u00ebn\u00eb pas tashm\u00eb dhe kishim hyr\u00eb n\u00eb bjeshk\u00ebt e fresk\u00ebta. Tisi mbr\u00ebmjes donte koh\u00eb t\u00eb binte mbi bjeshk\u00ebt e bukura me arom\u00eb tr\u00ebndelin\u00eb, e\u00a0 n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb hidhja, dikush para meje m\u00eb dukej se derdhte parfumin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur. Nga t\u00eb gjith\u00eb pasagjer\u00ebt q\u00eb mbet\u00ebm n\u00eb rrug\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb ato bjeshk\u00eb t\u00eb bukura,\u00a0 nuk njihja asnj\u00eb. Ecja krahas tyre pa fjal\u00eb, sepse nga dialekti i kuptoja nga ishin e n\u00eb cilin fshat do t\u00eb shkonin. N\u00eb at\u00eb rast, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitesha se e vetme n\u00eb mes t\u00eb kat\u00ebr rrug\u00ebve, \u00e7udit\u00ebrisht u ndjeva e lir\u00eb, e lumtur, se at\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme njoha mrekullit\u00eb e bjeshk\u00ebve t\u00eb mia, t\u00eb rr\u00ebnj\u00ebve t\u00eb babait tim, t\u00eb fisit tim, s\u00eb fundi t\u00eb patriot\u00ebve t\u00eb mi,\u00a0 q\u00eb s\u2019i kisha njohur e ndjer\u00eb kurr\u00eb kaq pran\u00eb. Njoha lulet, blerimin, fyellin n\u00eb k\u00ebng\u00eb, bujarin\u00eb, patriotizmin etj. <em>Pastaj, malin e Novosejt, Hurdhen, Ahun me drurin gjethor t\u00eb pyjeve malore, me trung t\u00eb trash\u00eb, karakteristike si n\u00eb malin e Kolesjanit dhe m\u00ebshtekn\u00ebn e bardh\u00eb q\u00eb bardh\u00ebsi nd\u00ebr zemra shp\u00ebrndante me flet\u00ebzat jeshile e t\u00eb arta q\u00eb n\u00eb stin\u00ebn e vjesht\u00ebs shp\u00ebrndan ende past\u00ebrti shpirt\u00ebrore. Te rezervuari i Novosejt ndeshesh me nj\u00eb mrekulli nga dora e njeriut nd\u00ebrsa djathtas shtrihet mali i Shishtavecit ku mbizot\u00ebron ahu, m\u00ebshtekna e lajthia.<\/em><br \/>\nPasi ec\u00ebm mjaft\u00eb, papritur rruga e gjer\u00eb ku ne po ecnim u nda n\u00eb dysh dhe nj\u00ebra mbante majtas q\u00eb t\u00eb \u00e7onte n\u00eb Novosej, te fshati i mamas\u00eb sime, dhe tjetra djathtas, t\u00eb \u00e7onte te fshati i atit tim, Shishtavec. Edhe pse s\u2019kishim jetuar kurr\u00eb n\u00eb ato vise, \u00e7udit\u00ebrisht i doja pakufi. F\u00ebmij\u00ebria jon\u00eb kaloi e bukur n\u00eb qytetin e Gjirokastr\u00ebs, me t\u00eb gjitha t\u00eb mirat e Tosk\u00ebris\u00eb, por m\u00eb pas, na mori ferra urat\u00ebn&#8230; Isha n\u00eb k\u00ebto mendime kur ngrita syt\u00eb dhe pash\u00eb para nesh po shum\u00eb larg akoma, shtriheshin dy fshatra t\u00eb bukur n\u00eb dy kodrina si dy motra binjake, dhe k\u00ebto dy fshatra i lidhte nj\u00eb rrug\u00eb e gjer\u00eb. Aty vura re, se udha q\u00eb ndiqnim ndahej n\u00eb dysh dhe u ndala instinktivisht. Bashk\u00eb me mua u ndal\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh sikur duhej t\u00eb merrnin nj\u00eb vendim apo nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<br \/>\n&#8211; Bajame, k\u00ebtej majtas me ne! &#8211; u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb burri.<br \/>\nUn\u00eb e d\u00ebgjova dhe nj\u00eb v\u00ebshtrim i shpejt kaloi mbi dy fshatrat dhe pa dashje psher\u00ebtiva sikur mora frym\u00eb thell\u00eb. Ishim akoma shum\u00eb larg!<br \/>\n&#8211; K\u00ebtej i ke dajallar\u00ebt&#8230;e ke fshatin e mamas\u00eb&#8230;- nguli k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/h2>\n<h2>Sigurisht t\u00eb gjith\u00eb sa ishin m\u00eb kishin njohur se kush isha, dhe e kujt isha, dhe q\u00eb vija nga kampi i internimin edhe k\u00ebt\u00eb e dinin. Un\u00eb mbeta n\u00eb dilem\u00eb!<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Shpirti m\u00eb dhembte, nuk dija nga t\u2019ia mbaja, t\u00eb shkoja nga fshati mamas\u00eb? E dija se dajallar\u00ebt e mi meritonin shum\u00eb e m\u00eb dhimbseshin sepse na ndiqnin kudo n\u00ebp\u00ebr internimet tona t\u00eb pafund. Nga ana tjet\u00ebr, z\u00ebri i babait tim t\u00eb humbur m\u00eb vinte si nj\u00eb jehon\u00eb q\u00eb zbriste me dhimbje andej nga po zbrisja un\u00eb nga bjeshk\u00ebt e larta dhe me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme m\u00eb shtynte djathtas. N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj dhimbje shpirt\u00ebrore q\u00eb po provoja, ndjeva se dikush ma rr\u00ebmbeu nga krahu vajz\u00ebn dhe pa lejen time u nis djathtas duke th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n-Je nga Shishtaveci!<br \/>\nPa fjal\u00eb, i ndoqa pas me krenari si bija e denj\u00eb e tyre. K\u00ebshtu u p\u00ebrgatita shpirt\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shkuar t\u00eb xhaxhai, i cili t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn kishte qen\u00eb nj\u00eb titullar i ndersh\u00ebm me gjith\u00eb djemt\u00eb e tij. Q\u00eb neve kurr\u00eb nuk na i kishin mbyllur der\u00ebn, si n\u00eb Tiran\u00eb ashtu dhe n\u00eb Shishtavec.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Garipi, djali i xhaxhait tim, q\u00eb ishte dhe sekretar partie n\u00eb Shishtavec, kishte mbetur n\u00eb kujtes\u00ebn time nj\u00eb hero, kur them nj\u00eb hero, e them p\u00ebr familjen \u00c7eliku n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ky trim me shtat t\u00eb lart\u00eb e sportiv q\u00eb kishte fituar disa her\u00eb gar\u00ebn komb\u00ebtare n\u00eb sportin e skive nuk e njihte frik\u00ebn. Dhe n\u00eb syt\u00eb e mi prej f\u00ebmije mbetej ai trimi i dikursh\u00ebm q\u00eb mbi dashurin\u00eb familjare nuk e vuri kurr\u00eb dashurin\u00eb e partis\u00eb. Dhe dit\u00ebn q\u00eb u internuam na rrethuan ushtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb armatosur e nuk linin njeri t\u00eb na afrohej apo t\u00eb na takonte. Garipi, i shtyu me forc\u00ebn e nj\u00eb djaloshari dhe kur ata e penguan me arm\u00eb, ai b\u00ebrtit sa kishte n\u00eb kok\u00eb:<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 -\u00cbsht\u00eb familja imeee! \u00cbsht\u00eb familja imeee! Dhe u fut brenda gardhit t\u00eb ushtar\u00ebve dhe na shoq\u00ebroi duke mbajtur n\u00eb krah v\u00ebllain tim 2 vje\u00e7 gjersa ne, (maman\u00eb me pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl) na larguan n\u00eb t\u00eb errur. Po ashtu sypatrembur, shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb duke qen\u00eb dhe sekretar partie vinte n\u00eb Sav\u00ebr, n\u00eb kampin fam\u00ebkeq dhe si trembej syri.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nj\u00eb rast fisnik brenda kampit n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, (dhom\u00eb t\u00eb vetme) p\u00ebrdhese gjith\u00eb lag\u00ebshtir\u00eb trokiti Garipi. Ishte dim\u00ebr. Shiu q\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb me shtamba, ashtu si\u00e7 bie n\u00eb Myzeqe kishte krijuar lluc\u00eb t\u00eb madhe. Pellgje uji q\u00eb ngjanin me liqene t\u00eb vegj\u00ebl, nd\u00ebrsa balta ngjitej pas \u00e7izmeve duke t\u00eb fundosur her\u00eb nj\u00ebra k\u00ebmb\u00eb her\u00eb tjetra deri n\u00eb gjunj\u00eb, aq sa nuk ia dilje dot. Ndoshta kjo v\u00ebshtir\u00ebsi dhe t\u00eb tjera e kishin habitur pak, por gjithsesi ai erdhi!<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ai mbante veshur nj\u00eb xhakavento t\u00eb trash dhe sa hyri brenda, gj\u00ebn\u00eb e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri hoqi xhakaventon dhe prej asaj nxori pistolet\u00ebn e ma dor\u00ebzoi mua n\u00eb dor\u00eb, e un\u00eb, un\u00eb e ngrita, e ky\u00e7a n\u00eb shtat\u00eb \u00e7el\u00ebsa dhe kur iku pas dy dit\u00ebsh ia dor\u00ebzova. Dhe tani, un\u00eb do t\u2019i trokisja te porta.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Muzgu kishte filluar t\u00eb binte mbi fshatra dhe temperaturat ran\u00eb ndjesh\u00ebm. Kishim ftoht\u00eb. Vajza ime rrinte ngroht\u00eb n\u00eb gjoksin e nj\u00eb personi t\u00eb panjohur dhe s\u2019ndihej. Papritur u gjend\u00ebm para port\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, dhe i ram\u00eb ziles ku der\u00ebn e hapi e shoqja e xhaxhait q\u00eb sa na pa, e habitur, i mori me shpejt\u00ebsi vajz\u00ebn nga krahu t\u00eb panjohurit duke th\u00ebn\u00eb: Tugo, tugo, nanino! Ajo grua fisnike e fort\u00eb, e mrekullueshme, nuk arriti kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsonte dot gjuh\u00ebn shqipe, e megjithat\u00eb, gjithmon\u00eb kuptoheshim dhe njeriu i mir\u00eb n\u00eb \u00e7do gjuh\u00eb q\u00eb t\u00eb flas\u00eb i njihet shpirtbardh\u00ebsia.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Ndjehesha si nj\u00eb bij\u00eb e p\u00ebrk\u00ebdhelur, e leht\u00ebsuar si n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e babait e rrethuar nga dashuria. Kaluam nj\u00eb dark\u00eb e nj\u00eb mbr\u00ebmje te k\u00ebndshme dhe u \u00e7mall\u00ebm me njeri tjetrin duke biseduar. Ata me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb rrinim sa m\u00eb gjat\u00eb, kishin merakun tim se isha lodhur nga udh\u00ebtimi dhe me shtruan te flija.<\/h2>\n<h2>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Nd\u00ebrsa trupi pushonte mendja n\u00eb qet\u00ebsin e nat\u00ebs kish filluar t\u00eb bridhte<\/h2>\n<h2><em>brigjeve te\u00a0 lumit te Re\u00e7ic\u00ebs me zambakun e bardhe n\u00eb livadhet e Novosejt, Morav\u00ebn e Gurin e M\u00ebngjesit, Gurin e Shishtavecit, fush\u00ebn e Shishtavecit e Novosejt, pist\u00ebn e hipizmit natyror\u00eb q\u00eb nga \u201cMulliri i Dautit\u201d n\u00eb Shishtavec.<\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0Nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr shum\u00eb e bukur q\u00eb plot\u00ebsonte rrug\u00ebtimin e djesh\u00ebm: Kisha mbledhur buqeta me lule Karafili arom\u00eb shum\u00eb, lule\u00a0 delesh, manushaqesh, lakra p\u00ebr pet\u00eb n\u00eb lugjata, isha flladitur n\u00eb lumin Llaugja n\u00eb Novosej, te\u00a0 mullinjt\u00eb e gjysh\u00ebrve t\u00eb mi Xhafer e Nebi Limani. Dhe s\u00eb fundi kisha pushuar te guri shekullor i sokakut q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb port\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb gjysh\u00ebrve t\u00eb mi. Q\u00eb me siguri, me shekuj qindra njer\u00ebz duhet t\u00eb ishin ulur pik\u00ebrisht aty. Te ai gur shekullor i l\u00ebmuar q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte gjithnj\u00eb nj\u00eb karrige.<\/em><\/h2>\n<h2><em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><em>U ngrita e leht\u00ebsuar! Dielli kishte lindur dhe gjith\u00e7ka shk\u00eblqente. P\u00ebrpara me priste nj\u00eb dite plote takime me te dashurit e mi. Arom\u00eb origjine !<\/em><\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>NOVOSEJ DHE SHISHTAVECI<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Lart bjeshk\u00ebve u ndala<\/h2>\n<h2>v\u00ebshtrova p\u00ebrqark,<\/h2>\n<h2>dy fshatra t\u00eb bukur<\/h2>\n<h2>u duk\u00ebn nga larg.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Ofshava aq thell\u00eb<\/h2>\n<h2>sa zemra m\u2019gufoi,<\/h2>\n<h2>E desha at\u00eb fshat,<\/h2>\n<h2>ku im at\u00eb ndaloi!<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>N\u00eb t\u00eb bukurat bregore<\/h2>\n<h2>p\u00ebrball\u00eb bjeshk\u00ebve,<\/h2>\n<h2>ngritur jan\u00eb dy fshatra,<\/h2>\n<h2>madh\u00ebshti e koh\u00ebve.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>M\u2019u desh t\u00eb mendoja<\/h2>\n<h2>Ku qe pjes\u2019 e fajit?<\/h2>\n<h2>Majtas fshati mamas\u00eb,<\/h2>\n<h2>djathtas i babait.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Shum\u00eb z\u00ebra m\u00eb than\u00eb:<\/h2>\n<h2>Eja k\u00ebtej, me ne!<\/h2>\n<h2>Prej nga ke maman\u00eb,<\/h2>\n<h2>g\u00ebzim dhe hare.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>N\u00eb dhimbje e dilem\u00eb,<\/h2>\n<h2>nga t\u2019ia mbaja, s\u2019dija!<\/h2>\n<h2>Isha e braktisura,<\/h2>\n<h2>e viseve t\u00eb mia.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Isha nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e re,<\/h2>\n<h2>me vajz\u00ebn n\u00eb krah!<\/h2>\n<h2>Mbeta n\u2019 udh\u00ebkryqe,<\/h2>\n<h2>nga t\u00eb shkoja, nga?<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Peizazhet m\u00eb deh\u00ebn,<\/h2>\n<h2>blerimi anek\u00ebnd.<\/h2>\n<h2>Kur fyellin d\u00ebgjova,<\/h2>\n<h2>bariun n\u00eb k\u00ebng\u00eb.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Lart qielli p\u00ebrflakur,<\/h2>\n<h2>lart\u00ebsi e d\u00eblir\u00eb!<\/h2>\n<h2>Mbeta krah\u00ebhapur,<\/h2>\n<h2>Shqiponj\u00eb e lir\u00eb.<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>Zemra mbajti djathtas!<\/h2>\n<h2>Dhe hapi s\u2019m\u00eb ngeci.<\/h2>\n<h2>I brendshmi z\u00eb m\u00eb foli:<\/h2>\n<h2>Je nga Shishtaveci!<\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2><\/h2>\n<h2>FSHATIT SHISHTAVEC (\u00e7do fjal\u00eb n\u00eb poezi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb)<\/h2>\n<h2>Mbi Shishtavec ndahet toka nga qielli<br \/>\nAsgj\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukur se kaq!<br \/>\nAty ku p\u00ebrflaket dielli<br \/>\nAty \u00e7elin lule, zambak\u00eb!<\/h2>\n<h2>Aty mbi bjeshk\u00ebt e larta<br \/>\nKu bora e mbulon \u00e7do vit,<br \/>\nAty, te gjurm\u00ebt e bardha<br \/>\nTretet aty, malli \u00e7do dit\u00eb!<\/h2>\n<h2>Mahnit\u00ebse pranvera kur vjen<br \/>\nE gjen rinin\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb,<br \/>\nA thua do kthehet nj\u00eb dit\u00eb<br \/>\nDashurin\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb me shkall\u00eb?!<\/h2>\n<h2>Psher\u00ebtijn\u00eb vajzat \u00e7do \u00e7ast<br \/>\nDhe syt\u00eb i \u00e7ojn\u00eb nga per\u00ebndimi,<br \/>\nA thua ai ju ka faj,<br \/>\nQ\u00eb jetojn\u00eb koh\u00eb d\u00ebnimi?!<\/h2>\n<h2>Diku braktisur shkall\u00ebt kan\u00eb mbetur<br \/>\nMungon dor\u00eb e djal\u00ebris\u00eb,<br \/>\nDritaret duket kan\u00eb vdekur<br \/>\nPa puthjet e \u00ebmbla t\u00eb rinis\u00eb!<\/h2>\n<h2>Ah, ato \u00e7aste zjarrmie ku jan\u00eb<br \/>\nSi mund t\u00eb harrohen vall\u00eb?<br \/>\nDhe vjen p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb syt\u00eb e tyre<br \/>\nDjali mbi t\u00eb bardhin kal\u00eb!<\/h2>\n<h2>Dashuria, kultura nd\u00ebr shekuj<br \/>\nCic\u00ebron mes gjuh\u00ebs si zog,<br \/>\nNd\u00ebr shekuj vash\u00ebz&#8217; e ngrat\u00eb<br \/>\nS\u2019e kish dashurin\u00eb monolog!<\/h2>\n<h2>Tani sy njomur shikon shkall\u00ebt<br \/>\nQ\u00eb kan\u00eb harruar t\u00eb ngjiten,<br \/>\nTek muri atje tek dritarja e saj<br \/>\nQ\u00eb myku ka nisur t\u00eb duket!<\/h2>\n<h2>M\u00ebrgim, \u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb i tmerron!<br \/>\nJu shkul dashurin\u00eb nga zemra,<br \/>\nTa dini o djem nga besa q\u00eb bleron<br \/>\nZgjohen me shpresa, me \u00ebndrra!<\/h2>\n<h2>Bajame Hoxha(\u00c7eliku)<\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bajame Hoxha &#8211; \u00c7eliku\u00a0 Isha nisur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe dita e tret\u00eb m\u00eb zuri n\u00eb qytetin e ri t\u00eb Kuk\u00ebsit. Dhe, prej andej do t\u00eb udh\u00ebtoja p\u00ebr n\u00eb fshatin Shishtavec, p\u00ebr klim\u00eb t\u00eb mir\u00eb, pasi vajz\u00ebs sime tet\u00eb muajsh nuk po i ecte sh\u00ebndeti n\u00eb kampin e Savr\u00ebs, ku ne si familje vuanim&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8430,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8429","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8429","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8429"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8429\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8431,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8429\/revisions\/8431"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8430"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8429"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8429"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8429"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}