{"id":8422,"date":"2020-07-29T17:28:48","date_gmt":"2020-07-29T17:28:48","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8422"},"modified":"2020-07-29T17:28:48","modified_gmt":"2020-07-29T17:28:48","slug":"poezia-e-ali-podrimjes-shqisa-deshmitare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8422","title":{"rendered":"POEZIA E ALI PODRIMJES, SHQISA DESHMITARE"},"content":{"rendered":"<h2><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/DHURATA-HAMZAI.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8423\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/DHURATA-HAMZAI.jpg\" alt=\"\" width=\"116\" height=\"160\" \/><\/a><\/h2>\n<h2><em>Dhurata Hamzai<\/em><\/h2>\n<h2>Duke kujtuar plot dashuri Ali Podrimjen 12 vjet me pare, kur shkrova per poezite me te reja te tij. Kujtoj se ky shkrim qe e beri ate ne ato pak caste te lumtur, u botua tek gazeta me e dashur TemA, e drejtuar nga Mero Baze, e vetmja qe me dha mundesine per te shprehur te plote individualitetin tim. Me pasion kam punuar edhe ne media te tjera sigurisht, por gjithmone me nje beteje te brendshme per pershtatje qe nuk me vinte per shtat. &#8230;.Ky shkrim me kujton se kam nevoje per rilindje, per rikthim tek ajo qe dua me shume dhe di ta bej me mire.<\/h2>\n<p><!--more--><\/p>\n<h2>POEZIA E ALI PODRIMJES, SHQISA DESHMITARE<\/h2>\n<h2><strong>Nga Dhurata Hamzai<\/strong><\/h2>\n<h2>Duke q\u00ebndruar nj\u00eb \u00e7ast p\u00ebr t\u00eb lexuar disa poezi t\u00eb Ali Podrimjes, t\u00eb cilat tashm\u00eb gjenden n\u00eb botime t\u00eb reja dhe t\u00eb hershme t\u00eb v\u00ebllimeve t\u00eb tij poetike, befas v\u00eb re nj\u00eb dukuri tjet\u00ebr nga ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb prej z\u00ebrit t\u00eb kritik\u00ebs.<\/h2>\n<h2>P\u00ebrve\u00e7se l\u00ebnd\u00eb poetike, poezia e Podrimjes ka reg\u00ebtim\u00ebn e rr\u00ebqethjen gati inkoshiente t\u00eb nj\u00eb shqise si t\u00eb p\u00ebrtejme, sidoqoft\u00eb \u00ebsht\u00eb shqis\u00eb q\u00eb prek, l\u00ebndon dhe dhemb. N\u00ebse na jepet rasti t\u00eb p\u00ebrzgjedhim mes poezive q\u00eb i ka shkruar d\u00ebgjon nga ai (lexon) se:<\/h2>\n<h2>\u201cN\u00ebn drit\u00eb pishe t\u00eb malit tim<\/h2>\n<h2>e shkruaj librin<\/h2>\n<h2>tek lexoj yjet para se t\u00eb shuhen<\/h2>\n<h2>n\u00eb katakombet e err\u00ebta t\u00eb kujtes\u00ebs\u201d.<\/h2>\n<h2>Poezit\u00eb e Podrimjes p\u00ebrher\u00eb i ngjajn\u00eb nj\u00eb lumi q\u00eb l\u00ebshohet me vrull shtatit e rrjedh\u00ebs pa e ditur se ku do t\u00eb ndal\u00eb, ku do t\u00eb kthej\u00eb e ku do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shkruari e ruan edhe t\u00eb fresk\u00ebt krijimtarin\u00eb e tij, sikur rrjedha e lumit q\u00eb s\u2019b\u00ebhet dot mo\u00e7al. Nga kjo m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qeni si poet, ndodh q\u00eb lexuesit shqiptar ia ngat\u00ebrrojn\u00eb shpesh Podrimjes mosh\u00ebn. Disa nga ata q\u00eb i din\u00eb vet\u00ebm emrin nga librat dhe nuk e kan\u00eb takuar asnj\u00ebher\u00eb mendojn\u00eb se ka qen\u00eb k\u00ebtu e 20 vjet m\u00eb par\u00eb plak, e disa mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb sot ndoshta edhe 20 vjet m\u00eb i ri. Ky ngat\u00ebrrim imazhi me mosh\u00ebn ose fizikun e poetit, saq\u00eb kur nuk e kishin par\u00eb disa e mendonin se pik\u00ebrisht ai ishte nj\u00eb burr\u00eb shum\u00eb shtatlart\u00eb..! Kjo e fundit ka ndodhur aq shpesh, saq\u00eb dyshoj se nuk mund t\u00eb shpjegohet kjo gjas\u00eb me dukuri tjet\u00ebr ve\u00e7 me t\u00eb ndjerit pran\u00eb t\u00eb poetit si njeri, si frym\u00eb, si z\u00eb, mandej ka qen\u00eb i pranish\u00ebm me pushtetin e fjal\u00ebs. Po p\u00ebrfytyrimi mbi shtalart\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb poetit mundet t\u00eb ket\u00eb ndodhur edhe pse n\u00eb vargjet e tij duket sikur fati i atdheut e kombit \u00ebsht\u00eb asht\u00ebzuar n\u00eb t\u00eb. Madje n\u00eb t\u00eb gjitha poezin\u00eb e tij atdheu (jo vetem Kosova, por mbar\u00eb trojet shqiptare) \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm nj\u00ebjt\u00ebsisht me lindjen dhe pritjevdekjen e poetit:<\/h2>\n<h2>\u201cVendi im quhej Dardani pastaj<\/h2>\n<h2>ia nd\u00ebrruan ardhacak\u00ebt<\/h2>\n<h2>N\u00eb ngadhnjimin tim un\u00eb besoj.\u201d<\/h2>\n<h2>Sa her\u00eb q\u00eb kujtesa e poetit bredh dlir\u00ebsisht n\u00eb prej jet\u00ebn historike t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb (shqiptar\u00ebve), nuk mundet t\u00eb mos qaset nj\u00eb d\u00ebshirim prej burri q\u00eb i del zot kombit, nj\u00eb kumtes\u00eb ose nj\u00eb fjal\u00eb urt\u00ebsie q\u00eb gjithsesi m\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore do t\u2019i dali zot. Shih:<\/h2>\n<h2>\u201cMe zot\u00ebra v\u00eb bised\u00eb n\u00eb horizont<\/h2>\n<h2>q\u00eb rr\u00ebshqet<\/h2>\n<h2>P\u00ebrfytyroj paranoik\u00ebt dhe gjurm\u00ebt<\/h2>\n<h2>kah Maja<\/h2>\n<h2>Identiteti i Evrop\u00ebs si t\u00eb lexohet<\/h2>\n<h2>n\u00eb porta t\u00eb hekurta kur trokasin<\/h2>\n<h2>e m\u00eb zgjojn\u00eb krrokam\u00ebt e zogjve<\/h2>\n<h2>parahistorik\u00eb<\/h2>\n<h2>D\u00ebshmoj se kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj<\/h2>\n<h2>(Poezia \u201cD\u00ebshmi\u201d A.Podrimja)<\/h2>\n<h2>K\u00ebshtu thot\u00eb burri i urt\u00eb Ali Podrimja..! P\u00ebr t\u00eb shquar shqis\u00ebn e tij poetike si d\u00ebshmi t\u00eb pamohueshme ka vargje t\u00eb Podrimjes q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vuash bashk\u00eb me poetin a ndoshta t\u00eb qash n\u00ebse e di p\u00ebrse \u00ebsht\u00eb fjala&#8230;si n\u00eb vargjet:<\/h2>\n<h2>\u201cLibrin mbi t\u00eb qenit e shkruaj<\/h2>\n<h2>n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn gllab\u00ebruese<\/h2>\n<h2>ku guri pikon gjak dhe e uroj<\/h2>\n<h2>p\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb ma fal\u201d<\/h2>\n<h2>Ku guri pikon gjak dhe ti uron p\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb ta fal, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjetim ndoshta nga m\u00eb sureal\u00ebt, nga ata q\u00eb t\u00eb rr\u00ebqethin misht\u00eb. Prekja e poetit b\u00ebhet dhimbja jote. Kemi k\u00ebtu nj\u00eb nga ato poetikat q\u00eb kan\u00eb krijuar simbioz\u00ebn e bashk\u00ebvuajtjes s\u00eb individit sikur kombi i tij vuan. Jemi k\u00ebtu m\u00ebdyshas n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn frymore t\u00eb lejuar p\u00ebr poetin dhe krijimin dhe rezonanc\u00ebn ose m\u00eb sakt\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn frymore t\u00eb lejuar p\u00ebr lexuesin dhe ndjesit\u00eb e tij. Vargu i Podrimjes kullon si nj\u00eb bashk\u00ebbisedim q\u00eb nuk t\u2019i rronit vesh\u00ebt, por e t\u00ebrheq edhe shpirtin edhe zemr\u00ebn t\u00eb d\u00ebgjoj. Shih n\u00eb vargjet e poezis\u00eb s\u00eb Podrimjes \u201cHiena\u201d:<\/h2>\n<h2>\u201cDek\u00ebn ia pash\u00eb<\/h2>\n<h2>Ia d\u00ebgjova gjam\u00ebn<\/h2>\n<h2>Mbi dh\u00e8 hiena<\/h2>\n<h2>Na i ha f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb?\u201d<\/h2>\n<h2>Poezit\u00eb e Ali Podrimjes jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb shfaqje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dramave t\u00eb m\u00ebdha, duke ligj\u00ebruar n\u00eb situata poetike hiperrealiste lakuar nga ndjesi gati paranormale, q\u00eb ligj\u00ebrojn\u00eb shqis\u00ebn e d\u00ebshmis\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb poeti q\u00eb nuk di t\u00eb jet\u00eb ndryshe, p\u00ebrve\u00e7 atdheu i tij, ose miti i atdheut-shqiptari model. Muzat e poetit jan\u00eb autoktone. Ai di t\u00eb bisedoj\u00eb me to si n\u00eb nj\u00eb zgj\u00ebnd\u00ebr nd\u00ebrsa fantazis\u00eb s\u00eb tij pa frik\u00eb i faniten t\u00eb gjalla muzat e Drinit, muzat e Mortjes, etj. Edhe shtriganit\u00eb epike jan\u00eb pasuri e metafor\u00ebs dhe simbolik\u00ebs s\u00eb Podrimjes aq sa n\u00eb shum\u00eb raste vjen i plot\u00eb perceptimi i gjarp\u00ebrit dhe lotit. Tek poezia \u201cMortja i harroi\u201d, Podrimja e fillon bash\u00ebndrr\u00ebn e tij me k\u00ebto fjal\u00eb:<\/h2>\n<h2>\u201cPse nuk plaken shqiptar\u00ebt<\/h2>\n<h2>M\u00eb pyeti nj\u00eb mikesh\u00eb e veriut<\/h2>\n<h2>Tek i bija Fyellit n\u00eb breg t\u00eb Drinit<\/h2>\n<h2>Mortja diku i harroi zonj\u00eb<\/h2>\n<h2>Se koha u shnd\u00ebrrua n\u00eb guri\u201d<\/h2>\n<h2>Duket se pesha e r\u00ebnd\u00eb e fatit t\u00eb Kosov\u00ebs, e gjith\u00eb shqiptaris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb barr\u00eb e ep\u00ebrme n\u00eb poezin\u00eb e Podrimjes, por jo makth, por as ndjesi q\u00eb kalon pa u l\u00ebnduar, pa u prekur. Megjithat\u00eb poeti i p\u00ebrulet atij d\u00ebshirimi metaforik me ndjesi t\u00eb mir\u00eb, pasi kalon nga dhembja nj\u00ebher\u00eb ku guri pikon gjak dhe mandej uron p\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb i fal. N\u00eb nj\u00eb poezi q\u00eb i ka kushtuar Aleksand\u00ebr Zotos ai i thot\u00eb:<\/h2>\n<h2>\u201cDo vdesim<\/h2>\n<h2>n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilire<\/h2>\n<h2>Duke puthur<\/h2>\n<h2>Tok\u00ebDiell<\/h2>\n<h2>Do i marrim me vete<\/h2>\n<h2>edhe vras\u00ebsit<\/h2>\n<h2>Fundi i loj\u00ebs<\/h2>\n<h2>Zgjimi i per\u00ebndive\u201d.<\/h2>\n<h2>Jemi aktualisht n\u00eb bashk\u00ebbisedim me poezit\u00eb e Ali Podrimjes q\u00eb nuk ndal rrjedh\u00ebn prej af\u00ebr 50 vjet\u00ebsh krijimtari. Ai gjithmon\u00eb shkruan. N\u00ebse duam e lexojm\u00eb nj\u00eb poezi dhe jo pak turbullohemi prej asaj q\u00eb na kumton. E ndjejm\u00eb q\u00eb nga ky \u00e7ast se koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se fantazmat e historis\u00eb, do ta na duhet ta ndjejm\u00eb gjall\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb prej k\u00ebsaj poezie, nj\u00eb shqise pothuaj d\u00ebshmitare. Ai, Podrimja do ta ket\u00eb l\u00ebn\u00eb shpirtin n\u00eb poezit\u00eb e tij, bashk\u00eb me truallin ku jeton dhe p\u00ebr ne q\u00eb e lexojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb pas kohe t\u00ebr\u00eb sy e vesh\u00eb. P\u00ebr ata q\u00eb bashk\u00ebbisedojm\u00eb me poezin\u00eb e tij ka nj\u00eb kumtes\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb form\u00eb dedikimi:<\/h2>\n<h2>\u201cPutha pik\u00ebn e gjakut<\/h2>\n<h2>Mes Qiellit e Tok\u00ebs<\/h2>\n<h2>M\u00eb mbuloi drita hyjnore<\/h2>\n<h2>Guri ia l\u00ebviz, rr\u00ebnja<\/h2>\n<h2>Frymon atDheu, paska Zot\u201d.<\/h2>\n<h2>K\u00ebt\u00eb poezi Podrimja ia kushton poetit Visar Zhiti, jo aq si poet, por si nj\u00eb g\u00ebzim takimi me t\u00eb pse gjuha gjen gjuh\u00ebn e kuptimit mes shqiptar\u00ebve, gjithaq ua dedikon edhe lexuesve t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb tij plot dhimba dhe hare.<\/h2>\n<h2>Ali Podrimja &#8211; Poezi<\/h2>\n<h2>DESHMI<\/h2>\n<h2>Librin mbi t\u00eb qenit e shkruaj<\/h2>\n<h2>n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn gllab\u00ebruese<\/h2>\n<h2>ku guri pikon gjak dhe e uroj<\/h2>\n<h2>p\u00ebr fuqin\u00eb q\u00eb ma fal<\/h2>\n<h2>Vendi im quhej Dardani pastaj<\/h2>\n<h2>ia nd\u00ebrruan ardhacak\u00ebt<\/h2>\n<h2>N\u00eb ngadhnjimin tim un\u00eb besoj<\/h2>\n<h2>N\u00ebn drit\u00eb pishe t\u00eb malit tim<\/h2>\n<h2>e shkruaj librin<\/h2>\n<h2>tek lexoj yjet para se t\u00eb shuhen<\/h2>\n<h2>n\u00eb katakombet e err\u00ebta t\u00eb kujtes\u00ebs<\/h2>\n<h2>Me zot\u00ebra v\u00eb bised\u00eb n\u00eb horizont<\/h2>\n<h2>q\u00eb rr\u00ebshqet<\/h2>\n<h2>P\u00ebrfytyroj paranoik\u00ebt dhe gjurm\u00ebt<\/h2>\n<h2>kah Maja<\/h2>\n<h2>Identiteti i Evrop\u00ebs si t\u00eb lexohet<\/h2>\n<h2>n\u00eb porta t\u00eb hekurta kur trokasin<\/h2>\n<h2>e m\u00eb zgjojn\u00eb krrokam\u00ebt e zogjve<\/h2>\n<h2>parahistorik\u00eb<\/h2>\n<h2>D\u00ebshmoj se kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jetoj<\/h2>\n<h2>(Ulpian\u00eb, 1987)<\/h2>\n<h2>NE SHTEPINE E MARTIN CAMAJT<\/h2>\n<h2>Erik\u00ebs, bashk\u00ebshortes s\u00eb Poetit<\/h2>\n<h2>Gjith\u00e7kaf\u00ebs i vinte era Dukagjin<\/h2>\n<h2>Dranja dhe Temali aty<\/h2>\n<h2>Oda e burrave me qilima Peje<\/h2>\n<h2>N\u00eb ball\u00eb t\u00eb oxhakut Lahuta<\/h2>\n<h2>Nga l\u00ebkura e Buallit t\u00eb Drinis\u00eb<\/h2>\n<h2>Dor\u00eb e nj\u00eb artisti anonim<\/h2>\n<h2>Q\u00eb e kishte qitur belaja n\u00eb Evrop\u00eb<\/h2>\n<h2>Mungonte vet\u00ebm i zoti i sht\u00ebpis\u00eb<\/h2>\n<h2>Kishte dal\u00eb<\/h2>\n<h2>p\u00ebr pak koh\u00eb<\/h2>\n<h2>Ta k\u00ebrkoj\u00eb t\u00ebMadhin se ishte vonuar<\/h2>\n<h2>N\u00eb kreshta t\u00eb Kruj\u00ebs<\/h2>\n<h2>Fluturimi i shkab\u00ebs ku ngrin<\/h2>\n<h2>E fillon<\/h2>\n<h2>\u062bndrra dim\u00ebrore<\/h2>\n<h2>(Lenggris, 16.5.1992)<\/h2>\n<h2>HIENA<\/h2>\n<h2>Dek\u00ebn ia pash\u00eb<\/h2>\n<h2>Ia d\u00ebgjova gjam\u00ebn<\/h2>\n<h2>Mbi dh\u00e8 hiena<\/h2>\n<h2>Na i ha f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb?<\/h2>\n<h2>(1990)<\/h2>\n<h2>FUNDI I LOJ\u062bS<\/h2>\n<h2>Aleksand\u00ebr Zotos<\/h2>\n<h2>Do vdesim<\/h2>\n<h2>n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ilire<\/h2>\n<h2>Duke puthur<\/h2>\n<h2>TokeDiell<\/h2>\n<h2>Do i marrim me vete<\/h2>\n<h2>edhe vras\u00ebsit<\/h2>\n<h2>Fundi i loj\u00ebs<\/h2>\n<h2>Zgjimi i per\u00ebndive<\/h2>\n<h2>(1991)<\/h2>\n<h2>MORTJA I HARROJ<\/h2>\n<h2>Pse nuk plaken shqiptar\u00ebt<\/h2>\n<h2>M\u00eb pyeti nj\u00eb mikesh\u00eb e veriut<\/h2>\n<h2>Tek i bija Fyellit n\u00eb breg t\u00eb Drinit<\/h2>\n<h2>Mortja diku i harroi zonj\u00eb<\/h2>\n<h2>Se koha u shnd\u00ebrrua n\u00eb guri<\/h2>\n<h2>T\u00eb m\u00eb harronte edhe mua<\/h2>\n<h2>Ofshani Hijer\u00ebnda nga Evropa<\/h2>\n<h2>Lotin ia pash\u00eb n\u00eb sy t\u00eb shkruar<\/h2>\n<h2>N\u00eb pasqyr\u00eb kur e pa gjarprin e viteve<\/h2>\n<h2>Drini ma kish rr\u00ebmbyer Fyellin<\/h2>\n<h2>(1990)<\/h2>\n<h2>PRIZRENI<\/h2>\n<h2>Visar Zhitit<\/h2>\n<h2>Putha pik\u00ebn e gjakut<\/h2>\n<h2>Mes Qiellit e Tok\u00ebs<\/h2>\n<h2>M\u00eb mbuloi drita hyjnore<\/h2>\n<h2>Guri ia l\u00ebviz, rr\u00ebnja<\/h2>\n<h2>Frymon atDheu, paska Zot<\/h2>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gazeta Tema &#8211; GAZETA SHQIPTARE ALBANIA &#8211; Gazeta shqiptare online.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhurata Hamzai Duke kujtuar plot dashuri Ali Podrimjen 12 vjet me pare, kur shkrova per poezite me te reja te tij. Kujtoj se ky shkrim qe e beri ate ne ato pak caste te lumtur, u botua tek gazeta me e dashur TemA, e drejtuar nga Mero Baze, e vetmja qe me dha mundesine per&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8423,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8422","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8422"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8422\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8424,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8422\/revisions\/8424"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}