{"id":8390,"date":"2020-07-20T19:24:01","date_gmt":"2020-07-20T19:24:01","guid":{"rendered":"http:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8390"},"modified":"2020-07-20T19:24:01","modified_gmt":"2020-07-20T19:24:01","slug":"edhe-pas-reve-te-ikjes-hija-e-malit-shquhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/revistakuvendi.org\/?p=8390","title":{"rendered":"Edhe pas reve t\u00eb ikjes, hija e malit shquhet!"},"content":{"rendered":"<h2><a href=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/gecaj-m.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-8391\" src=\"http:\/\/revistakuvendi.org\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/gecaj-m.png\" alt=\"\" width=\"117\" height=\"160\" \/><\/a>In Memoriam of Prof. Murat GECAJ<\/h2>\n<h2>Raimonda MOISIU &amp;\u00a0 Kozeta ZAVALANI<\/h2>\n<h2><strong>\u00a0<\/strong>Ndon\u00ebse vdekja \u00ebsht\u00eb fundi i nj\u00eb epoke p\u00ebr secilin nga ne, p\u00ebr shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt, artist\u00ebt, njer\u00ebzit e letrave, bot\u00ebn e artit dhe kultur\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e zanafill\u00ebs t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre dhe drita e vepr\u00ebs q\u00eb ata l\u00ebn\u00eb pas.<\/h2>\n<p><!--more--><\/p>\n<h2>Ikja n\u00eb am\u00ebshim e njer\u00ebzve t\u00eb shquar \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb humbje e madhe shpirt\u00ebrore e fizike, p\u00ebr kombin e shoq\u00ebrin\u00eb. Lajmin e trisht\u00eb t\u00eb ndarjes nga jeta t\u00eb Prof. Murat Gecaj alias \u201cBabushi\u201d sikund\u00ebr e th\u00ebrrisnim ne koleg\u00ebt e miqt\u00eb e tij q\u00eb na priste e na p\u00ebrcillte, me plot fisnik\u00ebri e dashamir\u00ebsi sa her\u00eb vinim n\u00eb atdhe, porse ende\u00a0 ndjejm\u00eb keqardhjen, boshll\u00ebkun dhe munges\u00ebn q\u00eb la n\u00eb zem\u00ebr e shpirt, humbja e nj\u00eb personaliteti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/h2>\n<h2>Prof. Murat Gecaj, ishte njeriu modest dhe fisnik i Bjeshk\u00ebve t\u00eb Tropoj\u00ebs, q\u00eb fitoi respektin e inteligjenc\u00ebs dhe qytetaris\u00eb shqiptare n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare; Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, dhe Diaspor\u00eb. I motivuar me dashuri e mir\u00ebsi p\u00ebr njer\u00ebzit, i pajisur me m\u00ebncuri dhe individualitet profesional, ai arriti t\u00eb na sjell\u00eb dhe t\u00eb ler\u00eb vepra e botime me shum\u00eb vlera n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs social-kulturore. Me vepr\u00ebn e tij voluminoze e tejet produktive, Prof. Murat Gecaj arriti t\u2019ia dal\u00eb dhe krijoi influenc\u00ebn e nj\u00eb studiuesi, gazetari t\u00eb m\u00ebncur dhe publicisti t\u00eb apasionuar dhe unik, n\u00eb letrat shqipe, publicistik\u00ebn shqiptare, at\u00eb ballkanike dhe Diaspor\u00ebn Shqiptare kudo n\u00eb bot\u00eb. Prof. Gecaj ka merituar vler\u00ebsimin e analist\u00ebve dhe kritik\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr ndihmes\u00ebn e sh\u00ebndetshme dhe shoq\u00ebrore q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb, vecmas me pen\u00ebn e tij publicistike dhe studiuese.\u00a0 Individualiteti profesional dhe p\u00ebrvoja tejet e pasur dhe krijuese e Prof. Gecaj argumenton bindsh\u00ebm se publicisti dhe studiuesi \u00ebsht\u00eb ajo pjes\u00eb e inteligjenc\u00ebs gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe njer\u00ebzores, dhe d\u00ebshmon dallimin mes vlerave vetjake, atyre morale dhee qytetare t\u00eb liris\u00eb s\u00eb mendjes e shpirtit. Me ritmin e pasur t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij, me shkrime dhe reportazhe, kolumna, esse, p\u00ebrsiatje,\u00a0 analiza dhe studime t\u00eb holl\u00ebsishme, arsimore, historike dhe folklorike, n\u00eb revistat periodike shqiptare dhe shtypin e koh\u00ebs, brenda e jasht\u00eb vendit; autor i dhjetra e dhjetra librave dhe i qindra e qindra punimeve publicistike, studimore, shkencore, historike dhe monografike; m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, gazetar dhe redaktor gazetash, ku\u00a0 d\u00ebshmohet qartsh\u00ebm veprimtaria e tij e palodhur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ar\u00ebsimit e kultur\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb e publicistik\u00ebs dhe shkenc\u00ebs komb\u00ebtare shqiptare. Ai mbetet intelektuali, qytetari, mendimtari dhe personaliteti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u00a0 komb\u00ebtar i koh\u00ebs, q\u00eb g\u00ebzon respektin e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe e t\u00eb gjith\u00eb atyre, q\u00eb e njoh\u00ebn nga af\u00ebr dhe larg. I dalluesh\u00ebm me bot\u00ebn e tij t\u00eb pasur shpirt\u00ebrore dhe ndjenjat fisnike njer\u00ebzore q\u00eb e karakterizonin, mendjen e sh\u00ebndosh\u00eb dhe krah\u00ebt e fort\u00eb, Prof. Gecaj i g\u00ebrshetoi\u00a0 ato aq natyrsh\u00ebm n\u00eb botimet e tij t\u00eb boll\u00ebshme e cil\u00ebsore, dhe promovoi, ndjesh\u00ebm e historikisht,\u00a0 motivet dhe vlerat\u00a0 komb\u00ebtare, historike, shoq\u00ebrore dhe idet\u00eb demokratike.<\/h2>\n<h2>*****<\/h2>\n<h2>I lindur n\u00eb lagjen Rosuj\u00eb t\u00eb Bujanit, t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs,\u00a0 nga dy prind\u00ebr me origjin\u00eb nga fshati Curraj i Ep\u00ebrm i krahin\u00ebs Nikaj- M\u00ebrturit, nga e ka prejardhjen edhe \u201cHeroi i Popullit\u201d, Bajram Curri.<\/h2>\n<h2>N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mitur, 3-4 vjecare, Prof.Murat Gecaj mbeti jetim nga n\u00ebna, dhe rritet n\u00ebn kujdesin e babait dhe kujdesit\u00a0 m\u00ebm\u00ebsor t\u00eb njerk\u00ebs s\u00eb tij. Mbaron ar\u00ebsimin e hersh\u00ebm shkollor n\u00eb kushtet gjeografike malore, ftoht\u00eb, bor\u00eb dhe shkoll\u00ebn tejet larg. Vendlindja e tij, Bujan i Tropoj\u00ebs, vazhdimisht e ka emocionuar e motivuar n\u00eb jet\u00eb, pun\u00eb e krijimtari n\u00eb studimet e botimet e shumta t\u00eb tij.<\/h2>\n<h2>Vendlindja, ah vendlindja! Mbeti nj\u00eb magnet i fort\u00eb, q\u00eb i thithte kujtes\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mos e harruar kurr\u00eb at\u00eb. Gjithmon\u00eb shprehte merakun dhe keqardhjen, q\u00eb nuk kishte mundur t\u00eb b\u00ebnte ndonj\u00eb botim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr at\u00eb krahin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se botimit\u00a0 p\u00ebr m\u00ebsuesin veteran Salih Myftar Kolgeci. Por, pothuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb librat e studimet e tij t\u00eb botuara, ka gjetur m\u00ebnyr\u00ebn\u00a0 p\u00ebr t\u00eb hedhur disa vecori, edhe p\u00ebr at\u00eb krahin\u00eb t\u00eb bukur dhe njer\u00ebzit e saj trima e liridash\u00ebs, arsimdash\u00ebs e p\u00ebrparimtar\u00eb. Ndon\u00ebse jetonte n\u00eb jet\u00ebn e zhurmshme t\u00eb kryeqytetit, ai gjendej p\u00ebrher\u00eb mes bashk\u00ebkrahinasve t\u00eb tij, n\u00eb p\u00ebrurime librash, n\u00eb g\u00ebzime e hidh\u00ebrime\u00a0 familjare e sociale. Kalvarin e sakrificave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e ka publikuar n\u00eb librin jet\u00ebshkrimor, \u201c\u00cbndrrat \u201ce grisura\u201d t\u00eb \u201cjet\u00ebs sime\u201d, lib\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht nga kritika e koh\u00ebs, brenda e jasht\u00eb vendit, edhe n\u00eb RTSH. N\u00eb mosh\u00ebn 12-vje\u00e7are e sjellin t\u00eb studioj\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme ushtarake \u201cSk\u00ebnderbej\u201d e m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb p\u00ebr oficer, madje edhe p\u00ebr aviator, sepse i doli e drejta e studimit p\u00ebr n\u00eb B. Sovjetik, n\u00eb vitin 1957-\u00eb. Por, ndodhi e papritura, s\u00ebmuret r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr ar\u00ebsye sh\u00ebndetsore u lirua nga jeta ushtarake. Pasi sh\u00ebrbeu gati\u00a0 nj\u00eb vit n\u00eb arsim n\u00eb vendlindjen e tij, m\u00eb pas kthehet n\u00eb kryeqytet dhe ndjek studimet n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs. M\u00eb pas specializohet p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb universitetin \u201cZhdanov\u201d, Rusi.\u00a0 M\u00eb duhet t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb me Babushin alias Prof. Gecaj, me pati treguar se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ishte m\u00ebsues n\u00eb vendlindje, pati qen\u00eb edhe m\u00ebsuesi i liderit historik demokrat, Dr. Prof. Sali Berisha.<\/h2>\n<h2>Pas mbarimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, diplomohet n\u00eb deg\u00ebn gjuh\u00eb-let\u00ebrsi shqipe, punon n\u00eb ar\u00ebsim dhe shtypin e koh\u00ebs n\u00eb gazetat; \u201cPioneri\u201d, \u201cBashkimi\u201d dhe koh\u00ebt e fundit derisa doli n\u00eb pension, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d.<\/h2>\n<h2>\u00a0Q\u00ebkur ishte student filloi t\u00eb merret me studime, dhe n\u00eb vitin \u201974 mbrojti diplom\u00ebn me vler\u00ebsimin \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d, me oponent akademikun, Eqrem Cabej, n\u00eb fush\u00ebn dialektologjis\u00eb. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, Prof. Gecaj p\u00ebrsh\u00ebndeti Konferenc\u00ebn e Par\u00eb t\u00eb Studimeve Albanologjike. M\u00eb pas do t\u00eb ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs me kumtes\u00eb n\u00eb Kongresin e Drejt\u00ebshkrimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb\u00a0 n\u00eb ekspedita k\u00ebrkimore e shkencore, vecmas n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb, etnografis\u00eb dhe folklorit, t\u00eb cilat i ka pasqyruar m\u00eb pas n\u00eb veprat e botimet e ndryshme t\u00eb tij shkencore. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb pune ishte baza q\u00eb e formoi dhe i hapi udh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kat\u00ebr provime pasuniverstare e tri universitare n\u00eb fush\u00ebn e pedagogjis\u00eb, t\u00eb mbronte desirtacionin, ku mori grad\u00ebn\u201d Doktor i Shkencave pedagogjike\u201d, dhe m\u00eb tej titullin \u201cProfesor i asociuar\u201d. Gjithnj\u00eb ka jetuar e punuar n\u00eb kryeqytet, sigurisht ky ishte fat e privilegj p\u00ebr Prof. Murat Gecaj, mbase n\u00eb ato vite numuroheshin me gishtat e dor\u00ebs banor\u00ebt e ardhur n\u00eb kryeqytet, nga Shqip\u00ebria Verilindore. Vec k\u00ebsaj, Tirana i krijoi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ishte\u00a0 i rrethuar intelektual\u00eb e personalitete\u00a0 t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sferave t\u00eb jet\u00ebs dhe dijes, n\u00eb mes t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb par\u00ebt ishin publicist\u00ebt e studiuesit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb q\u00eb kam zhvilluar para disa viteve me Prof. Murat Gecaj, mes t\u00eb tjerave \u00a0esht\u00eb shprehur; \u201cKam patur nderin e fatin e madh t\u00eb kem pedagog\u00eb, figura t\u00eb tilla t\u00eb shquara t\u00eb albanologjis\u00eb dhe fushave t\u00eb tjera t\u00eb dituris\u00eb, profesor\u00ebt; Eqrem \u00c7abej, Aleks Buda, Zihni Sako, Bedri Dedja, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, Myzafer Xhaxhiu, Mahir Domi e mjaft t\u00eb tjer\u00eb. Atyre u kam kushtuar librin tim \u201cFilolog\u00eb q\u00eb nuk harrohen\u201d. Nd\u00ebrsa sot kam mjaft koleg\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, t\u00eb aft\u00eb e t\u00eb mire, me ata jam konsultuar, m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e k\u00ebrkuar, bile dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb recensione, n\u00eb ose p\u00ebr librat e mij. Emra t\u00eb till\u00eb t\u00eb nderuar jan\u00eb shkrimtari Viron Kona, kritiku Adriatik Kallulli, gjuh\u00ebtar\u00ebt Enver Hysa e Gjovalin Shkurtaj, publicist\u00ebt Bardhyl Xhama, Sk\u00ebnder Haskaj e Sejdo Harka, studiuesi Isa Halilaj e tjer\u00eb.\u201d<\/h2>\n<h2>Publicistika ishte pasioni m\u00eb i madh i jet\u00ebs s\u00eb Prof. Murat Gecaj alias \u201cBabushi yn\u00eb\u201d, sa gjithmon\u00eb na thoshte se:- Ndoshta, shkrimi n\u00eb shtyp, gazetaria dhe publicistika lind\u00ebn si nj\u00eb nevoj\u00eb e brendshme e imja p\u00ebr t\u2019u shprehur. Bashk\u00ebshortja, m\u00ebsuese n\u00eb pension, \u00ebsht\u00eb lexuesja e par\u00eb e studimeve dhe e librave t\u00eb mi. V\u00ebrejtja kryesore e saj \u00ebsht\u00eb se un\u00eb shkruaj si gazetar, pra jo si letrar. Dhe \u201cshfaj\u00ebsimi\u201d im \u00ebsht\u00eb: \u201cI till\u00eb jam dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhem ndryshe! Edhe sikur ta nisja jet\u00ebn nga e para, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb b\u00ebhesha gazetar dhe do t\u2019i kushtohesha publicistik\u00ebs. Lum\u2019 ai njeri i k\u00ebsaj bote, q\u00eb jeton duke m\u00ebsuar dhe m\u00ebsimet e fituara i v\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.\u201d<\/h2>\n<h2>Dhe v\u00ebrtet, Prof. Murat Gecaj p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb af\u00ebrsisht 55-\u00eb vjecare ishte dhe mbeti bardi i publicistik\u00ebs shqiptare- studiues, publicist dhe nj\u00eb em\u00ebr fort i njohur i gazetaris\u00eb shqiptare,\u00a0 qindra shkrime, studime, n\u00eb gazeta, shtypin e koh\u00ebs n\u00eb atdhe e diaspor\u00eb, botime dhe\u00a0 vepra n\u00eb website, portale dhe revista shqiptare.<\/h2>\n<h2><strong>\u00a0<\/strong>*****<\/h2>\n<h2>Keqardhja p\u00ebr ikjen e nj\u00eb miku e kolegu t\u00eb kahersh\u00ebm, t\u00eb krijon ndjesin\u00eb e nj\u00eb zbras\u00ebtin\u00eb e realiteti shpirt\u00ebror, q\u00eb na k\u00ebrkon t\u00eb ekulibrojm\u00eb p\u00ebrpos trishtimit, p\u00ebrjetimin e dhimbjes dhe humbjen njer\u00ebzve t\u00eb dashur t\u00eb familjes e shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb miq\u00ebve, personaliteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebshmen njer\u00ebzore. Kozeta sjell cop\u00ebza kujtimesh\u00a0 dhe thot\u00eb se njohjen me \u201cBabushin\u201d (Prof. Murat Gecaj), e ka pasur qysh kur ishte studente dhe bashk\u00ebpunonin me gazet\u00ebn Bashkimi n\u00eb Tiran\u00eb. Shiheshim shpesh n\u00eb veprimtari t\u00eb bukura q\u00eb vazhdojn\u00eb ende t\u00eb mbeten n\u00eb kujtes\u00eb, si dhe promovime librash, madje m\u00eb pati intervistuar, p\u00ebr librin e tij me intervista krijuesish. Vec k\u00ebsaj un\u00eb i botoja shpesh n\u00eb Revist\u00ebn Stina, madje e kam ende mesazhin e tij t\u00eb fundit;\u2026\u201dKozet\u00eb e dashur t\u00eb falenderoj p\u00ebr publikimin! T\u00eb lutem m\u00eb lere nj\u00eb kopje t\u00eb Revistes, sepse nuk e di kur takohemi!\u201d Sa her\u00eb vija n\u00eb atdhe, un\u00eb e Kozeta takoheshim shpesh me Babushin te Bar Mondiali, Bar Europa, apo te Pjaca n\u00eb Tiran\u00eb, duke rrufitur kafet\u00eb, bisedonim, diskutonim, b\u00ebnim batuta e qeshnim, ku thelbi i bised\u00ebs ishte Let\u00ebrsia dhe Publicistika. Madje intervista q\u00eb kam zhvilluar me Babushin \u00ebsht\u00eb publikuar dhe botuar n\u00eb librin voluminoz me 61-\u00eb intervista, \u201cLetrat Shqipe k\u00ebtej e p\u00ebrtej Atlantikut\u201d. Vitet e fundit nuk ndjehej mir\u00eb dhe m\u00eb shkruante n\u00eb \u201cinbox\u201d-in e rrjetit social Facebook q\u00eb kur t\u00eb vija n\u00eb atdhe ta telefonoja e t\u00eb pinim kafe te lokali pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij. D\u00ebshironte t\u00eb m\u00eb dhuronte librin ku kishte publikuar shkrimin p\u00ebr Gruan Gazetare n\u00eb Diaspor\u00ebs. Komunikimi n\u00eb rrjetin social \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb inboxin tim.<\/h2>\n<h2>Prof. Murat Gecaj ishte dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb vler\u00eb e cmuar qytetare, komb\u00ebtare si studiues dhe publicist me ndikimin i thell\u00eb t\u00eb\u00a0 veprave t\u00eb tij n\u00eb shoq\u00ebri, art, kultur\u00eb dhe historin\u00eb e nj\u00eb kombi. Ajo c\u2019ka e b\u00ebn t\u00eb shquar, Studiuesin dhe Publicistin Prof. Murat Gecaj \u00ebshte se ai ka rekord botimesh studimore, publicistike sociale, n\u00eb fush\u00ebn e letersis\u00eb, shkenc\u00ebs albanologjike, dialekologjis\u00eb, folklorit dhe studimeve pedagogjike, etj.<\/h2>\n<h2>E n\u00eb dit\u00ebn e ikjes s\u00eb Babushit (Prof. Murat Gecaj) kemi aq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar, kujtime q\u00eb p\u00ebrzier me trishtimin ton\u00eb, jan\u00eb; mir\u00ebnjohja dhe vler\u00ebsimi. Mir\u00ebnjohje, q\u00eb jeta na ofroi t\u00eb ishim pjes\u00eb e orbit\u00ebs s\u00eb m\u00ebncuris\u00eb dhe erudicionit t\u00eb tij intelektual, qytetar e krijues, duke qen\u00eb\u00a0 nga njer\u00ebzit e panumurt q\u00eb m\u00ebsuam shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr prej personalitetit, vepr\u00ebs dhe kontributit t\u00eb Prof. Murat Gecaj.<\/h2>\n<h2>Mir\u00ebnjohje dhe nderim\u00a0 p\u00ebr mikun dhe kolegun ton\u00eb t\u00eb cmuar, vecse themi se:\u201cEdhe pas reve t\u00eb ikjes, hija e malit shquhet!<\/h2>\n<h2>U prehsh n\u00eb paqe Babush i mrekulluesh\u00ebm,\u00a0 Fisniku i Tropoj\u00ebs, Bardi i Publicistik\u00ebs Shqiptare!<\/h2>\n<h2>Qofsh i paharruar! \u00cbngj\u00ebjt t\u00eb k\u00ebndofshin \u00e7do agim!<\/h2>\n<h2>Se edhe pas res\u00eb \u201cMali\u201d ende ruan hijen e tij!<\/h2>\n<h2>Raimonda MOISIU<\/h2>\n<h2>Author\/ Freelancer, SHBA<\/h2>\n<h2>Kozeta ZAVALANI,<\/h2>\n<h2>Author\/Freelancer, Tiran\u00eb,<\/h2>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>In Memoriam of Prof. Murat GECAJ Raimonda MOISIU &amp;\u00a0 Kozeta ZAVALANI \u00a0Ndon\u00ebse vdekja \u00ebsht\u00eb fundi i nj\u00eb epoke p\u00ebr secilin nga ne, p\u00ebr shkrimtar\u00ebt, poet\u00ebt, artist\u00ebt, njer\u00ebzit e letrave, bot\u00ebn e artit dhe kultur\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e zanafill\u00ebs t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb tyre dhe drita e vepr\u00ebs q\u00eb ata l\u00ebn\u00eb pas.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8391,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-8390","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-letersi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=8390"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8390\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8392,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/8390\/revisions\/8392"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8391"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=8390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=8390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/revistakuvendi.org\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=8390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}